Tag: armando

  • U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, ish-punonjës i IMT në Shkodër

    U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, ish-punonjës i IMT në Shkodër

    Armando Pali mbeti viktimë e sulmit me armë zjarri të ndodhur sot në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

    Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se Armando Pali, është ish- këshilltar bashkiak në Shkodër, si dhe ish-punonjës i IMT.
    Bashkë me të mbeti i vrarë edhe Liridon, Kraja, shoqëruesi i Eugen Vasos, ky i fundit shenjestër e atentatit. Vaso mbeti i plagosur bashkë me kamerieren e lokalit ku ndodhi vrasja.

    Top Channel

  • U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, këshilltar bashkiak në Shkodër

    U ekzekutua me armë zjarri/ Kush është Armando Pali, këshilltar bashkiak në Shkodër

    Armando Pali mbeti viktimë e sulmit me armë zjarri të ndodhur sot në Shkodrër, ku u plagosën në një lokal edhe tre persona të tjerë.

    Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se Armando Pal, është këshilltar bashkiak në Shkodrër, i partisë PBDNJ.
    Lajmi në përditësim….

    Top Channel

  • Kush ishte Armando Pali, punonjësi i IKMT që mbeti i vrarë nga atentati në Shkodër

    Kush ishte Armando Pali, punonjësi i IKMT që mbeti i vrarë nga atentati në Shkodër

    Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm.
    Personi që shihni në foton e meposhtme është shtetasi Armando Pali, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e sotëm në atentatin e regjistruar në Shkodër.
    Armando Pali disa vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa aktualisht ishte punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.
    Ai ishte në të njëjtën tavolinë me shtetasin Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i konsideruar si anëtar i Bajrave. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
    Nuk dihet nëse shënjestra e atentatit ka qenë Armando Pali apo Erogen Vaso alias Brajoviç, apo të dy bashkë.
    Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasje.
    Erogen Vaso alias Brajoviç, është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër.

     
     

  • Zbulohet emri! Ja autori i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Zbulohet emri! Ja autori i dyshuar i atentatit të përgjakshëm në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
    Armando Pali, viktima e atentatit ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.

  • Atentati në Shkodër, ja kush është viktima që u ekzekutua me breshëri plumbash pranë Bashkisë

    Atentati në Shkodër, ja kush është viktima që u ekzekutua me breshëri plumbash pranë Bashkisë

    Ky që shihni në foto është Armando Pali, viktima e atentatit në Shkodër.
    Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata raporton se ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, pranë bashkisë. Viktima Armando Pali ishte në kafe me Erogen Vason, i cili mbeti i plagosur së bashku dhe me dy persona të tjerë.Lexo edhe :Related Posts

    Ende nuk dihet se kush ka qenë shënjestër e atentatit.
    /vizionplus.tv
     

  • Kë sulmues duan tifozët titullar ndaj Letonisë? Për herë të parë nuk është më Armando Broja, kryeson frikshëm Shpendi

    Kë sulmues duan tifozët titullar ndaj Letonisë? Për herë të parë nuk është më Armando Broja, kryeson frikshëm Shpendi

    Cili sulmues qendre duhet të jetë titullar ndaj Letonisë? Kjo është pyetja e shtruar nga Sport Ekspres, ndërsa në këtë sondazh gjendeshin emrat e katër futbollistëve, Manaj, Shpendi, Daku dhe Broja.
    Për herë të parë, Armando Broja nuk është më emri më i parapëlqyer i tifozëve shqiptarë, të paktën ata që votuan në këtë sondazh. Madje Armando Broja vinte në vendin e dytë me një numër të përafërt votash me Mirlind Dakun që gjendej i treti.
    Manaj gjendej në vendin e katërt me një mungesë pëlqimi të dukshme, ndërsa vendi i parë kryesohet frikshëm nga Cristian Shpendi. Thjeshtësia e treguar prej tij dhe kërcënimi i portës kundërshtare, pa bërë driblime të panevojshme dhe kthim topi mbrapa më kot, kanë bërë që tifozët shqiptarë të kërkojnë që të shohin Shpendin titullar. /Sport Ekspres/

  • Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

    Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

    26 Gusht 2025

    22:41

    Telesport

    Armando Broja debutoi sonte zyrtarisht për sezonin 2025-26 me ekipin e tij të ri, Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.
    Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 63 minuta pozitive sidomos per te gjetur kondicionin fizik teksa po afrojne ndeshjet e shtatorit per Shqiperine e Sylvinhos (miqesore ndaj Gjibraltarit dhe sfida vendimtare ndaj Letonise).
    VIDEO E ASISTIT

  • LIVE/ Vetëm 4 minuta në fushë, Broja jep asistin e parë me fanellën e Burnley-t

    LIVE/ Vetëm 4 minuta në fushë, Broja jep asistin e parë me fanellën e Burnley-t

    Armando Brojës i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të qenë protagonist me Burnley-n. Sulmuesi shqiptar ka debutuar mbrëmjen e sotme me klubin e tij të ri. Burnley është duke u përballur me Derby-n në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cub, të cilën po e udhëheq me shifrat minimale 1-0.
    Goli i këtij takimi u shënua në minutën e 4-t, kur Armando Broja pasoi në zonë për Ramsey-n. Ky i fundit nuk e mendoi dy herë goditjen, duke gjetur kështu rrugën e rrjetës./Sport Ekspres/

  • Armando Broja debuton sot te Burnley, është koha për të parë sulmuesin e Shqipërisë

    Armando Broja debuton sot te Burnley, është koha për të parë sulmuesin e Shqipërisë

    Armando Broja pritet që të debutojë sot me ekipin e Burnley. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar për dy javë jashtë skuadrës për shkak të mungesës së ritmit në krahasim me shokët e ekipit.
    Pas dy ndeshjeve në kampionat, Burnley do të luajë sot kundër Derby në FA Cup. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45, ndërsa Armando Broja pritet që ta fillojë ndeshje nga stoli dhe të aktivizohet në pjesën e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/