Tag: armando

  • Nuk e ka ndezur ende mirë motorrin, Armando Broja në stol kundër Notingham

    Nuk e ka ndezur ende mirë motorrin, Armando Broja në stol kundër Notingham

    Armando Broja është ende në pritje për të nisur një ndeshje si titullar te Burnley. Sulmuesi shqiptar ka bërë gjithsesi një hap përpara duke ardhur nga tribuna në stol falë dy ndeshjeve të zhvilluara me Shqipërinë.
    Në takimin e fundit kundër Liverpul, Broja debutoi me Burnley në minutën e 89. Ndërkohë edhe në formacionin e dalë pak minuta më parë për ndeshjen Burnley-Nottingham Forest, Armando e nis nga stoli. Fati i tij i madh është fakti se sulmuesi aktual, Foster, nuk ka aspak marrëdhënie të mirë me golin, por forma jo e duhur fizike e shqiptarit po e pengon për të shkëlqyer si dikur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Shqipëria i shërbeu shumë, Armando Broja debuton kundër Liverpulit

    Shqipëria i shërbeu shumë, Armando Broja debuton kundër Liverpulit

    3 ndeshje në Premier League dhe në të 3 ndeshjet, Armando Broja ishte në tribunë. Për shkak të mungesës së sezonit përgatitor, Broja po vazhdonte të stërvitej pa hyrë dot në fushë me Burnley.
    Shqipëria i dha një dotë duke e marrë në listë për të bërë 45 minuta me Gjibraltarin dhe thuajse 90 minuta me Letoninë.
    Pas marrjes së ngarkesës fizike në ndeshje, për herë të parë Broja shihet në listën e ekipit për ndeshjen Burnley-Liverpul që nis në orën 15:00. Nuk dihet nëse për Brojën do të ketë disa minuta në pjesën e dytë, por gjithsesi, një debutim e ka bërë, këtë herë ndodhet në stol. /Sport Ekspres/

  • Armando Broja tregon arsyen e formës së dobët, problemi qëndron në mesin…e tre klubeve

    Armando Broja tregon arsyen e formës së dobët, problemi qëndron në mesin…e tre klubeve

    Armando Broja nuk është ngritur mbi pritshmëritë në dy ndeshjet e shtatorit për Shqipërinë. Megjithatë ndaj Letonisë, Broja punoi më shumë për ekipin dhe kjo ishte arsyeja se përse Silvinjo e la të luante deri në minutën e 90.
    Pavarësisht se tifozët kërkojnë më shumë prej tij, që të jetë më kërcënues në portë, këtë herë Broja punoi më shumë në mbrojtje, luajti më shumë me pasime duke e hequr topin më lehtë nga këmba dhe njëkohësisht futi dy topa të mirë në zonë që ishin raste goli, por Manaj nuk e sulmoi në momentin e duhur.
    Por përse Broja ndodhej kaq jo mirë fizikisht? Vetë sulmuesi tregoi në Tv Klan edhe arsyen: “Nuk kam bërë fazë përgatitore për sezonin e ri. Ishte një problem mes ekipeve, por nuk dua të flas më shumë për këtë, thjesht konfirmoj se nuk kam pasur mundësi të bëjë fazë përgatitore”. Broja ishte në huazim te Evertoni, që në fillim po shihte mundësinë e blerjes së kartonit dhe më pas hoqi dorë. Më pas Broja kaloi te Chelsea që mesa duket nuk i dha mundësinë Brojës për t’u stërvitur me grupin dhe në fund kaloi te Burnley, pak ditë para nisjes së sezonit të ri. Fakti që Broja ka përfunduar në tre javë në tribunë te Burnley lidhet me mungesën e përgatitjes, në fazën përgatitore. /Sport Ekspres/

  • Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

    Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

    “Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “Top Channel”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të.
    Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri Kacerit

    Në foto: Armando Pali

    Mëngjesi i së hënës, 8 shtatorit, në Shkodër, do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër. Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kishte zgjedhur të pinte një kafe pranë bashkisë, në një lokal përballë shkollës “Kole Idromeno”. Për fat të keq, ai ndodhej aty në të njëjtën kohë me Erogen Brajoviqin, një figurë e njohur e botës së krimit në veri të vendit. Të dy janë takuar bashkë dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë. Plumbat e një atentati mafioz, që kishin në shënjestër Brajoviq, i morën jetën Palit i cili nuk kishte asnjë lidhje me bandat e Shkodrës. Thjesht një qytetar që shkoi për një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi.
    Në të njëjtën ngjarje u plagos edhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, kamarierja e lokalit. Ajo ndodhej në vendin e punës, në fillim të ditës së saj të zakonshme, kur breshëria e kallashnikovit e shtriu përtokë. Fatmirësisht, mjekët arritën ta stabilizojnë dhe sot ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ky atentat i ku humbi jetën edhe truproja e Brajoviq, Liridon Kraja tregoi edhe një herë se në Shqipëri plumbat nuk bëjnë dallim mes njerëzve me precedentë penalë dhe të pafajshmëve. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

    Bashkim dhe Flutura Basha, të vrarë në atentat në Shkodër

    Shkodra ka përjetuar edhe më parë tragjedi ku viktima kanë qenë njerëz të pafajshëm. Çifti Bashkim dhe Flutura Basha, prindër të tre fëmijëve, humbën jetën në tetor 2024, teksa po ktheheshin në shtëpi me motorin e tyre. Aty pranë, një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate, ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u qëllua me breshëri nga një “Range Rover” në lëvizje. Plumbat goditën gjithçka në rrugë, përfshirë edhe motorin e çiftit. Flutura mbeti e vdekur në vend, ndërsa burri i saj, Bashkimi, humbi jetën katër ditë më pas.
    Atentati kishte për objektiv Hamza Licin, vëllain e Ibraim Licit, një emër i kërkuar për vrasje, ndërsa në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili kishte denoncuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij. Por fatkeqësia ra mbi dy prindër të pafajshëm, që po ktheheshin pranë fëmijëve të tyre. Qytetarët e Shkodrës, që i njohin prej vitesh konfliktet mes bandave të qytetit u kujtuan edhe njëherë se rruga për në shtëpi nuk është më e sigurtë.

    Gledio Muka dhe Marsel Çela, të vrarë në atentat në Memaliaj

    Edhe më tragjike ishte ajo që ndodhi në Memaliaj në korrik të vitit 2024. Në një lokal përballë bashkisë, një atentat mafioz u kthye në një masakër ku humbën jetën tre persona. Shënjestra e atentatit ishte Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi, por në breshërinë e tre kallashnikovëve humbën jetën edhe kamarieri i lokalit, Gledio Muka, 36 vjeç, dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela, 47 vjeç.
    Gledio Muka kishte vetëm disa muaj që punonte në lokal për të mbajtur familjen e tij. Në momentin e atentatit, ai sapo kishte mbaruar turnin, kur plumbat e kapën në fytyrë dhe e lanë të pajetë në vend.
    “Flori dhe kaluar floririt. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë? Çfarë u bë? Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tregoi atëherë gjyshja e të ndjerit.
    Klienti Marsel Çela, banor i zonës, kishte dalë për të pirë një kafe të qetë pranë shtëpisë. Plumbat e atentatit e lanë të vdekur në vend. Autorët, që lëviznin me një BMË të zezë, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre viktima dhe një komunitet të shokuar.

    Mimoza Paja, e vrarë në atentat në Don Bosko

    Në mars 2023, Tirana u trondit nga atentati në Don Bosko, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal të thjeshtë dhe atë mbrëmje kishte marrë me vete edhe mbesën 10-vjeçare. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili kishte lënë Shqipërinë vetëm disa orë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë. Autorët nuk u tërhoqën dhe qëlluan drejt lokalit, pa marrë parasysh kush ishte brenda.
    Plumbat e kallashnikovit i morën jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa mbesa e vogël u plagos lehtë nga xhamat e thyer. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.
    “I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës”, tregoi një grua, banore e zonës.
    Dhimbja më e madhe ishte për fëmijën 10-vjeçar që pa me sytë e saj sesi plumbat i morën gjyshen. Një mbrëmje e zakonshme në lokalin e gjyshes, e kthyer në një kujtim të tmerrshëm që nuk do të harrohet kurrë për të miturën.

    Lokali ku mbeti i vrarë rastësisht, Erion Çela

    Një vit më parë, në janar 2022, në të njëjtën zonë, Don Bosko, ndodhi një tjetër tragjedi. Objektivi i atentatit ishte Geron Hasanbelliu, por autorët, të porositur nga Kasandër Noga, ngatërruan shënjestrën. Në vend të tij, breshëria e kallashnikovit goditi një tavolinë ku ndodhej një kalimtar i pafajshëm, 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vdekur. Katër persona të tjerë u plagosën.
    “Panik, të bërtitura, ikën me vrap, shumë frikë për klientët për stafin. Ambulanca nuk e di për sa minuta por u vonua, viktima doli për rreth një orë nga lokali. Bashkëshortja ishte pesë minuta para se të ndodhte ngjarja në tavolinë ndërsa 5 minuta pasi u largua që aty, ndodhi atentat”, tregoi më vonë menaxheri i lokalit.
    Këto ngjarje të dhimbshme kanë një gjë të përbashkët: viktimat e pafajshme që u përfshinë pa dashur në llogaritë e gjakut mes bandave. Armando Pali shkoi për një kafe dhe nuk u kthye. Flutura dhe Bashkim Basha ktheheshin në shtëpi me motor dhe u goditën rastësisht. Gledio Muka po shërbente tavolinat për të mbajtur familjen, ndërsa Mimoza Paja po mbyllte si çdo ditë turnin e zakonshëm në banak. Erion Çela po pinte një kafe kur plumbat ia morën jetën.
    Sot mund të flitet shumë për sigurinë dhe rendin që ofron vendi ynë, në veçanti kur i referohesh turistëve që shohin bregdetin, fshatrat piktoreske dhe natyrën mikpritëse, pa e ditur se nën fasadën e Shqipërisë turistike fshihet një përplasje e egër bandash.
    Vërtet mund të kthehesh qetësisht mbrëmjeve në shtëpi pa u cenuar nga askush, por ky është i njëjti vend ku një mëngjes të zakonshëm, ndërsa pi kafen në qendër të qytetit, plumbat e kallashnikovit mund të të marrin jetën papritur.

  • “Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor”/ Mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit Armando Pali: Po pinte kafe, ishte njeri i qetë

    “Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor”/ Mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit Armando Pali: Po pinte kafe, ishte njeri i qetë

    Miku i Armando Palit, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në masakrën e Shkodrës, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” disa detaje.

    Ai deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor.
    Miku i të ndjerit u shpreh se ai vinte nga një familje shumë e mirë dhe njihej si një njeri i qetë.
    “Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë.
    Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.
    Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.
    Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.
    Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai.

    Top Channel

  • Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

    Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

    “Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk e ka merituar të largohet kështu. Ai ka shkuar thjesht të pijë një kafe përballë bashkisë, takimi me Erogen Brajoviqin ka qenë rastësor. Në Shkodër sot del në mëngjes për një kafe dhe nuk e di nëse kthehesh në darkë në shtëpi. Ky është realiteti”, kështu ka treguar një mik i Armando Palit, që humbi jetën mëngjesin e djeshëm në një intervistë për “Top Channel”, duke përshkruar tronditjen dhe dhimbjen e thellë të familjes Pali, e cila humbi djalin e tyre të vetëm për shkak të një atentati që nuk kishte asgjë të bënte me të.

    Vrasja e Armando Palit dhe plagosja e Meri Kacerit

    Mëngjesi i së hënës, 8 shtatorit, në Shkodër, do të duhej të ishte si çdo ditë tjetër. Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe ish-inspektor në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kishte zgjedhur të pinte një kafe pranë bashkisë, në një lokal përballë shkollës “Kole Idromeno”. Për fat të keq, ai ndodhej aty në të njëjtën kohë me Erogen Brajoviqin, një figurë e njohur e botës së krimit në veri të vendit. Të dy janë takuar bashkë dhe janë ulur në të njëjtën tavolinë. Plumbat e një atentati mafioz, që kishin në shënjestër Brajoviq, i morën jetën Palit i cili nuk kishte asnjë lidhje me bandat e Shkodrës. Thjesht një qytetar që shkoi për një kafe dhe nuk u kthye më në shtëpi.

    Në të njëjtën ngjarje u plagos edhe Meri Kaceri, 25 vjeçe, kamarierja e lokalit. Ajo ndodhej në vendin e punës, në fillim të ditës së saj të zakonshme, kur breshëria e kallashnikovit e shtriu përtokë. Fatmirësisht, mjekët arritën ta stabilizojnë dhe sot ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ky atentat i ku humbi jetën edhe truproja e Brajoviq, Liridon Kraja tregoi edhe një herë se në Shqipëri plumbat nuk bëjnë dallim mes njerëzve me precedentë penalë dhe të pafajshmëve. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.

    Çifti i pafajshëm në Shkodër, Bashkim dhe Flutura Basha

    Shkodra ka përjetuar edhe më parë tragjedi ku viktima kanë qenë njerëz të pafajshëm. Çifti Bashkim dhe Flutura Basha, prindër të tre fëmijëve, humbën jetën në tetor 2024, teksa po ktheheshin në shtëpi me motorin e tyre. Aty pranë, një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa kroate, ku udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u qëllua me breshëri nga një “Range Rover” në lëvizje. Plumbat goditën gjithçka në rrugë, përfshirë edhe motorin e çiftit. Flutura mbeti e vdekur në vend, ndërsa burri i saj, Bashkimi, humbi jetën katër ditë më pas.

    Atentati kishte për objektiv Hamza Licin, vëllain e Ibraim Licit, një emër i kërkuar për vrasje, ndërsa në makinë ndodhej edhe Arlind Bushati, i cili kishte denoncuar disa ditë më parë një atentat të dështuar ndaj tij. Por fatkeqësia ra mbi dy prindër të pafajshëm, që po ktheheshin pranë fëmijëve të tyre. Qytetarët e Shkodrës, që i njohin prej vitesh konfliktet mes bandave të qytetit u kujtuan edhe njëherë se rruga për në shtëpi nuk është më e sigurtë.

    Memaliaj, vrasja e kamarieri Gledio Muka dhe një klienti, Marsel Çela

    Edhe më tragjike ishte ajo që ndodhi në Memaliaj në korrik të vitit 2024. Në një lokal përballë bashkisë, një atentat mafioz u kthye në një masakër ku humbën jetën tre persona. Shënjestra e atentatit ishte Shyqyri Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi, por në breshërinë e tre kallashnikovëve humbën jetën edhe kamarieri i lokalit, Gledio Muka, 36 vjeç, dhe një klient i rastësishëm, Marsel Çela, 47 vjeç.

    Gledio Muka kishte vetëm disa muaj që punonte në lokal për të mbajtur familjen e tij. Në momentin e atentatit, ai sapo kishte mbaruar turnin, kur plumbat e kapën në fytyrë dhe e lanë të pajetë në vend.

    “Flori dhe kaluar floririt. Nuk e prisnim ta vrisnin. Punonte atje kamarier, për bukën e gojës. Pse ma vranë djalin? E kishin lënë punën, po rrinte atje se ishte vapë. Djali ka nënë babanë dhe unë, e xhaxhallarët. Kërkojmë të drejtën e djalit. Pse na e vranë? Çfarë u bë? Djalë i vetëm, i mori jetën djalit… Gledi nënës, floriri nënës”, tregoi atëherë gjyshja e të ndjerit.

    Klienti Marsel Çela, banor i zonës, kishte dalë për të pirë një kafe të qetë pranë shtëpisë. Plumbat e atentatit e lanë të vdekur në vend. Autorët, që lëviznin me një BMË të zezë, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas tre viktima dhe një komunitet të shokuar.

    Tirana, vrasja e Mimoza Pajës në Don Bosko

    Në mars 2023, Tirana u trondit nga atentati në Don Bosko, ku viktimë mbeti banakierja Mimoza Paja. Ajo punonte në një lokal të thjeshtë dhe atë mbrëmje kishte marrë me vete edhe mbesën 10-vjeçare. Shënjestra ishte Fatjon Murati, i cili kishte lënë Shqipërinë vetëm disa orë më parë dhe kishte udhëtuar drejt Turqisë. Autorët nuk u tërhoqën dhe qëlluan drejt lokalit, pa marrë parasysh kush ishte brenda.

    Plumbat e kallashnikovit i morën jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa mbesa e vogël u plagos lehtë nga xhamat e thyer. Pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.

    “I ka vdekur burri. Ishte me qira, bënte tre punë. Ishte e sëmurë, ka tre vajza dhe një djalë. Ishte shumë varfër, ka vuajtur shumë. Mbesën që u plagosur e kishte shumë përzemër, ishte vajza e vajzës”, tregoi një grua, banore e zonës.

    Dhimbja më e madhe ishte për fëmijën 10-vjeçar që pa me sytë e saj sesi plumbat i morën gjyshen. Një mbrëmje e zakonshme në lokalin e gjyshes, e kthyer në një kujtim të tmerrshëm që nuk do të harrohet kurrë për të miturën.

    Një tjetër i vrarë rastësisht në Don Bosko, Erion Çela

    Një vit më parë, në janar 2022, në të njëjtën zonë, Don Bosko, ndodhi një tjetër tragjedi. Objektivi i atentatit ishte Geron Hasanbelliu, por autorët, të porositur nga Kasandër Noga, ngatërruan shënjestrën. Në vend të tij, breshëria e kallashnikovit goditi një tavolinë ku ndodhej një kalimtar i pafajshëm, 35-vjeçari Erion Çela, i cili mbeti i vdekur. Katër persona të tjerë u plagosën.

    “Panik, të bërtitura, ikën me vrap, shumë frikë për klientët për stafin. Ambulanca nuk e di për sa minuta por u vonua, viktima doli për rreth një orë nga lokali. Bashkëshortja ishte pesë minuta para se të ndodhte ngjarja në tavolinë ndërsa 5 minuta pasi u largua që aty, ndodhi atentat”, tregoi më vonë menaxheri i lokalit.

    Këto ngjarje të dhimbshme kanë një gjë të përbashkët: viktimat e pafajshme që u përfshinë pa dashur në llogaritë e gjakut mes bandave. Armando Pali shkoi për një kafe dhe nuk u kthye. Flutura dhe Bashkim Basha ktheheshin në shtëpi me motor dhe u goditën rastësisht. Gledio Muka po shërbente tavolinat për të mbajtur familjen, ndërsa Mimoza Paja po mbyllte si çdo ditë turnin e zakonshëm në banak. Erion Çela po pinte një kafe kur plumbat ia morën jetën.

    Sot mund të flitet shumë për sigurinë dhe rendin që ofron vendi ynë, në veçanti kur i referohesh turistëve që shohin bregdetin, fshatrat piktoreske dhe natyrën mikpritëse, pa e ditur se nën fasadën e Shqipërisë turistike fshihet një përplasje e egër bandash.

    Vërtet mund të kthehesh qetësisht mbrëmjeve në shtëpi pa u cenuar nga askush, por ky është i njëjti vend ku një mëngjes të zakonshëm, ndërsa pi kafen në qendër të qytetit, plumbat e kallashnikovit mund të të marrin jetën papritur./ Lapsi.al/ 

  • “Po mund të jesh yll futbolli mor burrë”, shpërthimi emocional i gazetarit: Nëse Armando Broja e dëgjon këtë intervistë, të mbledhi mendjen…

    “Po mund të jesh yll futbolli mor burrë”, shpërthimi emocional i gazetarit: Nëse Armando Broja e dëgjon këtë intervistë, të mbledhi mendjen…

    Armando Broja është tema e momentit te Shqipëria. Ylli i madh i Kombëtares, me potencialin më të madh, nuk po kalon aspak kohë të mirë. Stërvitja jo ideale gjatë verës, në një kohë që kishte kaluar pafund dëmtime dhe forcat duhej t’i shtonte në këtë kohë pushimesh, bëri që Broja të përfundojë për 3 javët e para në tribunën e Burnley. Ndaj Gjibraltarit, performanca ishte zhgënjyese nga ana e Brojës, teksa tifozët duket se po lodhen duke pritur rikthimin e tij. Për herë të parë Armando po kalon në plan të dytë nga tifozët që ngriheshin në këmbë në çdo stadium duke thirrur emrin e tij për t’i kërkuar ndihmë, që të shpëtonte Shqipërinë nga një ndeshje futbolli. Por Broja nuk ishte në gjendje ndaj Anglisë, as ndaj Serbisë dhe as ndaj Letonisë në transfertë. Pritja u bë e gjatë dhe tifozët këtë herë kërkonin Shpendin në formacion. Nga ana tjetër, në një intervistë për Koha Shtesë, edhe gazetari Skerdilaid Sulozeqi ka pasur një shpërthim emocional për Armando Brojën.?“Nëse Armando Broja e dëgjon këtë intervistë, do t’i sygjeroj në mënyrë të sinqertë që të punoj shumë fortë dhe të ul kokën. Broja duhet të punojë shumë fortë, pavarësisht talentit që ka. Unë e kam shumë përzemër si lojtar, e dua fort. Sa herë janë cuar shqiptarët në këmbë në stadium për të? Broja e ka problemin te vetja, as te mbështetja e tifozëve, as te trajneri, as te Federata. E vërteta është kjo, ndoshta dhe pak e hidhur, është marrë komplet jashtë forme dhe është aktivizuar te Shqipëria. Ai duhet të mbledh mendjen dhe të punoj shumë fort, për veten e tij. është një lojtar që mund të bëhet yll i madh futbolli mor burrë në skenën botërore. Sic thoshte Alban Bushi që kur të shkojmë në aeroport, do të themi se jemi nga vendi i Armando Brojës.
    Ka që nga Southampton, i ka rënë vlera në mënyrë të frikshme nga 40 milionë euro ka shkuar në 15 milionë euro në Transfermarkt. FSHF duhet t’i jap shansin njëherë, dy herë, tre herë dhe nëse nuk e kap, jo Broja të jesh, por edhe Cristiano Ronaldo, nuk ka më. Të jepet mesazhi që ose puno fort ose nuk ke më vend se e presin trenin të tjerët, e presin radhën të tjerët. Mos të bëhet dembel sepse është pak dembel edhe në fushë dhe në stërvitje. Duhet të këshillohet mirë edhe nga prindërit dhe menaxheri, t’i thonë që zotëri duhet punë. Kam folur me doktorë dhe e kam bërë bisedën nëse këto dëmtime kaq të shpeshta të Brojës lidhen me stërvitjen jo ideale të tij dhe më kanë thënë që po, nëse nuk stërvitesh fort, më pas trupi mund të dëmtohet në këtë lloj mënyre. Prandaj duhet t’i jap forca sepse kështu nuk mund të vazhdohet më, me paraqitje si me Gjibraltarin nuk mund të ecet më”, tha Sulozeqi. /Sport Ekspres/

  • Armando Pali mbeti i vrarë, flet miku i tij: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

    Armando Pali mbeti i vrarë, flet miku i tij: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

    Miku i Armando Palit, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal në mes të Shkodrës, deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor.
    Ai tha se në Shkodër krimi ka krijuar pasiguri në jetën e qytetarëve.
    “Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë. Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.
    Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.
    Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.
    Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai për Top Channel.
    Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i atentatit që trondit Shkodrën mëngjesin së hënës në një lokal pranë Bashkisë së qytetit.
    Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).
    Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.

  • Armando Pali mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

    Armando Pali mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, ishte i pafajshëm

    “Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë.
    Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.
    Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.
    Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.
    Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai.
     

    Top Channel

  • Ja kush është Ragip Gila, 29-vjeçari autor i masakrës në Shkodër. Ishte liruar nga burgu pak muaj më parë. SPAK heton kush e liroi!

    Ja kush është Ragip Gila, 29-vjeçari autor i masakrës në Shkodër. Ishte liruar nga burgu pak muaj më parë. SPAK heton kush e liroi!

    Një atentat mafioz tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një person i armatosur qëlloi me breshëri automatiku drejt një lokali në qendër të qytetit, në afërsi të Bashkisë. Viktimë mbeti 37-vjeçari Armando Pali, ndërsa nga plagët e rënda ndërroi jetë më vonë edhe Liridon Kraja, shoferi i Erogen Vasos, i cili dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit.
    Autori i dyshuar i kësaj masakre është identifikuar si Ragip Gila, 29 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të Shkodrës. Ai nuk është emër i panjohur për autoritetet: ishte liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë, pasi u arrestua në dhjetor të vitit 2023 gjatë një operacioni të madh policor.

    Si ndodhi ngjarja
    Sipas burimeve nga vendngjarja, Ragip Gila mbërriti me motor para lokalit ku po pinin kafe disa persona dhe hapi zjarr me armë automatike. Në vendngjarje mbeti i vdekur në mënyrë të menjëhershme Armando Pali, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe një grua e identifikuar si kalimtare e rastësishme.
    Pasi kreu atentatin, Gila u largua fillimisht me motor dhe më pas hipi në një automjet tip BMW X5, ngjyrë gri, me të cilin tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Por në dalje të qytetit, automjeti u aksidentua. Ragip Gila braktisi makinën dhe u përpoq të largohej në këmbë drejt lumit Kir, por u kap nga forcat “Shqiponja” pas një ndjekjeje intensive në terren.
    Kush është Ragip Gila – një profil kriminal i rrezikshëm
    Ragip Gila kishte rënë më parë në prangat e policisë më 6 dhjetor 2023, gjatë operacionit të koduar “Imazhi Fals”. Në atë kohë, në banesën e tij u gjet një arsenal i plotë armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më gjerë.
    Policia sekuestroi në atë kohë:
    7 jelekë antiplumb
    3 maska fytyre
    2 paruke dhe 2 palë doreza
    Municion luftarak
    Një armë gjahu
    Një kokore metalike
    Një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa
    Gila u arrestua në flagrancë për veprat penale:
    “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
    “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
    “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”
    Pas disa muajsh paraburgim, ai përfitoi masë më të butë sigurie dhe doli nga burgu, duke u kthyer sërish në qendër të skenës kriminale.
    SPAK-u po heton gjyqtarin që e liroi nga burgu.
    Ngjarja tronditëse që ndodhi në qytetin e Shkodrës ka marrë një tjetër dimension, pasi burime të sigurta pranë hetuesisë kanë zbardhur dinamikën e plotë të atentatit, i cili la dy persona të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.
    Autori i dyshuar, Ragip Gila, një 29-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, ka vepruar me gjakftohtësi ekstreme, duke ndjekur dhe qëlluar viktimat në mënyrë të drejtpërdrejtë, përpara se të arratisej në stilin klasik të krimit të organizuar.
    Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive nga kamerat e sigurisë:
    Ragip Gila ka hyrë në lokalin në afërsi të Bashkisë Shkodër, ku ndodheshin Erogen Vaso, Armando Pali, Liridon Kraja dhe një grua që pinte kafe në momentin fatal.
    Ai ka ndjekur dhe qëlluar drejt për drejt në drejtim të grupit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Armando Palit dhe plagosjen e rëndë të Erogen Vasos e një gruaje të rastësishme.
    Gila më pas është kthyer në dalje nga një derë dytësore e lokalit, duke ecur me armë në dorë për rreth 300 metra, nga rruga “Don Bosko” në drejtim të zonës Perash, në një rrugë të populluar dhe në mes të ditës.
    Grabitja e makinës me armë në kokë
    Në lagjen Perash, ai ka ndaluar një automjet në lëvizje dhe ka detyruar drejtuesin e tij të zbriste, duke i vendosur armën në kokë, sipas burimeve policore. Ai ka hipur në makinën e grabitur, ndërsa mbante skafandër në kokë, për të mos u identifikuar nga kamerat.
    Në këtë moment nisi arratisja me makinë.
    Aksidenti në Sarreq dhe ndjekja nga policia
    Pasi kishte përshkuar disa rrugë brenda qytetit, Ragip Gila humbi kontrollin e automjetit dhe u aksidentua në zonën e Sarreqit.
    Pas aksidentit, ai ka braktisur automjetin dhe ka vijuar në këmbë drejt shtratit të lumit Kir, duke tentuar të fshihej nën shinat e trenit, në një zonë me shkurre dhe mbeturina urbane.
    Në këtë pikë, forcat speciale “Shqiponja” dhe njësia patrulluese e Policisë së Shtetit e kanë kapur dhe neutralizuar, duke i sekuestruar armën dhe sende të tjera të dyshuara si prova materiale.
    Bilanci i atentatit: 2 të vdekur, 2 të plagosur
    Armando Pali, viktimë në vendngjarje
    Liridon Kraja, i plagosur rëndë, humbi jetën në spital
    Erogen Vaso, i dyshuari si objektiv i atentatit, ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore
    Një grua, kalimtare, mbeti e plagosur në pjesën e këmbës