Në datën 11 tetor, Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në Leskovac. Një ndeshje jetike për kuqezinjtë që duhet të fitojnë me patjetër në mënyrë që të marrin vendin e dytë dhe të shpresojnë deri në fund për kualifikimin e madh në Botëror. Por si mund të fitohet me Serbinë?Pika kryesore e planit të Silvinjos do të jetë Armando Broja. Këtë herë nuk bëhet fjalë për Armando Brojën e ndërtuar në fantazinë tonë dhe të kohës së Southampton, për të pritur që të na zgjidh ndeshjen i vetëm, por për një detyrë taktike shumë të rëndësishme.
Broja po kalon një periudhë skandaloze të Burnley, por te Shqipëria është ngritur mbi performancën e zhvilluar në Angli. Për çfarë bëhet fjalë saktësisht? Silvinjo po e përdor Brojën gjithmonë në krahun e djathtë dhe këtë herë më shumë se kurrë, pritet që sulmuesi të jap frytet.Pikësëpari Serbia e ka kthyer Pavlovic, mbrojtësin e Milanit, në një pikë shumë të rëndësishme. Jo vetëm për mbrojtjen, por edhe për sulmin. Si në ndeshjet e fundit me Milanin, por edhe në Letoni-Serbi, disa situata të rrezikshme goli vinin nga këmbët e Pavlovic.
Me një kontroll topi të dobët, por duke përdorur gjithë forcën fizike, Pavlovic kalonte nga zona e tij në zonën kundërshtare për të sjellë gola si te Milani apo raste të rrezikshme goli si kundër Letonisë, që shtojnë panikun në portën tonë. Duke mbajtur Armando Brojën në krahun e Pavlovic këtë herë, ky i fundit do të jetë i detyruar për të qëndruar më mbrapa dhe të mos i hidhet shumë aventurave pasi është i ngathët dhe nuk e ka shpejtësinë për të arritur më pas Brojën.?Pra një Broja që do të kryente me përpikmëri detyrat e tij taktike, do ta bënte Shqipërinë që të kishte një rrezik më pak, për të minimizuar daljet e rrezikshme dhe kaotike të Pavlovic. Gjithashtu Armando Broja në shtator, në një kohë që ishte edhe më keq fizikisht sesa në këtë moment, e la mbrapa në dy tre raste duke dërguar dy topa në zonë që kërkonin vetëm shtyrjen në rrjetë, por që Rei Manaj nuk i sulmoi në asnjë rast. Këtë herë me siguri që Silvinjo duhet ta këshillojë Manajn për të sulmuar zonën në cdo shpërthim të Armando Brojës, në mënyrë që të mbyllen aksionet ashtu siç duhet. /Sport Ekspres/
Tag: armando
-

Plani i Silvinjos për të fituar ndeshjen me Serbinë, Armando Broja bën Shah Mat me Pavlovic
-

Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, mori 50.000 m2 ranishte buzë detit nga Armando Subashi!
Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, është një nga përfituesit e shumtë të lejeve për parqe fotovoltaike në zonën ranore të Fierit, buzë detit Adriatik. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, Ledian Ruçi, ka marrë në mënyrë të dyshimtë një sipërfaqe të stërmadhe prone buzë detit, ndërkohë që firmëtar i faljes së pronës është vetë Armando Subashi. Në dukje, një konflikt i pastër interesi, pasi z. Gramoz Ruçi ka qenë deputet i qarkut të Fierit, madje edhe përfaqësuesi politik i mazhorancës në atë qark. Ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që vitet e fundit ka mbajtur një profil të ulët në publik, por mjaft aktiv në strukturat e Partisë Socialiste.
Tashmë djali i tij, Ledian Ruçi ka përfituar një pronë të stërmadhe në zonën e Topojës, buzë detit, madje edhe me vetë vendimet e ish-vartësit të babait të tij, kryetarit Armando Subashi. Ky i fundit njihet si një nga mbështetësit dhe “njeriu” i vetë Ruçit, teksa “nderi” që ai i ka bërë familjes është tepër i madh! Sipas dokumenteve që ka siguruar VoxNews, ditët e fundit Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur një nga lejet më kontroverse, atë të “miratimit të lejes se ndërtimit për objektin ‘ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 më, dhe veprave ndihmëse, ne fshatin grykë, Njësia Administrative Topojë’”. Mësohet se subjekti zhvilluar do të jetë shoqëria “SLR Albania” sh.p.k. Në të njëjtin vendim, jepet edhe një përshkrim i zonës. Mësohet se leja është dhënë në fshatin “Grykë”, rreth 5.5 km nga qendra e fshatit dhe rreth 16 km nga qendra e qytetit Fier.
“Sipërfaqja e përgjithshme e pronës së marrë me qira është 50.000m². Sheshi i ndërtimit i vënë në dispozicion të zhvillimit nga prona e përgjithshme ka një sipërfaqe totale prej rreth 20.000m²”, thuhet në dokumentet shoqëruese. Por, si e përfitoi firma SLR të gjithë sipërfaqen? Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, subjekti zhvillues propozon që zhvillimi të kryhet mbi pasurinë me Nr.554/6 e ndodhur në Zonën Kadastrale 3358, e llojit “ranishte” me sipërfaqe 50 000m². “Kjo pasuri është marrë në përdorim nëpërmjet kontratës së qerasë nr.968 Rep dhe Nr.460 Kol, datë 9 korrik 2022 midis qiradhënësit ‘Bashkia Fier’ dhe qiramarrësit shoqërisë ‘SLR ALBANIA’ sh.p.k” thuhet në dokument. Pra, leja është firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi!
Mësohet se shoqëria “SLR ALBANIA” sh.p.k. përdor për qëllim të zhvillimit një sipërfaqe toke prej 2 ha nga pasuria e mësipërme me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar nga MIE dhe firmosjen e kontratës për ndërtimin e Impiantit fotovoltaik me fuqi 2MW. VoxNews shfletoi edhe të dhëna nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se firma SLR ALbania ka si pronar me 100 % të aksioneve z. Ledian Ruçi. Një emër i njohur, edhe në të kaluarën në disa çështje të hapura në Tiranë apo edhe nga kronika rozë. Sipas statutit dhe aktit të themelimit të firmës, z. Ledian Ruçi, ka lindur në Tepelenë dhe banon në Tiranë, është djali i Gramozit dhe i Erfanes.
Në vitin 2022 ka themeluar firmën “SLR ALBANIA”, e cila ka si objekt implementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese të energjisë elektrike solare (fotovoltaike) dhe energjisë së erës (eolike) në Republikën e Shqipërisë dhe marrja nga Qeveria Shqiptare apo Ministrive e Institucioneve të Shtetit Shqiptar i të gjitha miratimeve, lejeve dhe licencave të cilat mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti në mënyrë të qetë dhe në përputhje me kuadrin ligjor. Megjithatë, “qetësia” e kësaj firme vjen nga babai i pronarit, i cili është një emër i lartë në politikë, me funksione të larta në qeveri apo në Partinë Socialiste. “Fati” e deshi që vetëm me disa vite themelim, e njëjta firmë të marrë një sipërfaqe të stërmadhe trualli apo të gjitha lejet nga këto institucione, të drejtuara nga “vartësit” e babait. -

Pas Armando Brojës, edhe trajneri i Trabzonsporit i del në mbrojtje Ernest Muçit: është talent, por duhet të jetë i lumtur
Dy yjet e Shqipërisë, Armando Broja dhe Ernest Muçi ndodhen në një moment të vështirë të karrierës së tyre. Të dy këta lojtarë kanë humbur besimin në vete dhe nuk ndihen aspak mirë psikologjikisht në fushën e blertë. Nëse Armando Broja mund të justifikohet disi me dëmtimet e shpeshta, Ernest Muçi e ka pasur rrugën më të qetë.
Trajneri i Burnley i ka dalë në mbështetje Brojës duke i kërkuar tifozëve që të kenë pak durim pasi sipas tij, sulmuesi do të rikthehet në një super formë, por kërkon më shumë minuta në këmbë. Në po të njëjtin stil ishte edhe trajneri i Trabzonspor, Fatih Tekke, për Ernest Mucin.
Ky i fundit po luan në pozicionin e tij të preferuar si 10 te Trabzonspori, por dy ndeshjet e para kanë qenë skandaloze. Megjithatë Tekke u shpreh: “është një lojtar që unë e pëlqej, një talent. Muci duhet të jetë i lumtur, kërkon pak kohë, të luajë dhe të fitojë besim. Jam duke folur me të dhe pritshmëritë e mia janë që kjo të ndodhi, shpresoj se do të ndodhi”, tha trajneri i Trabzonspor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Rrini të qetë për Armando Brojën”! Trajneri i Burnley optimist: Do kthehet dhe do jetë i rëndësishëm për ne
Çfarë po ndodh me Armando Brojën? Të shumtë janë njerëzit që mendojnë se sulmuesi shqiptar nuk mund të kthehet si dikur te Southampton, por trajneri i Burnley, Parker, ndan një tjetër mendim. Ai shprehet se Broja ka nevojë vetëm për pak minuta në këmbë dhe më pas do të kthehet në nivelet më t? larta.
“Dëgjo, mendoj se Amando ka nevojë për pak punë për momentin. Ai nuk ka luajtur shumë futboll gjatë dy viteve të fundit. Mendoj se të gjithë duhet të jemi shumë të qetë aty ku është Amando në këtë moment.
Ai ka nevojë për punë, pajtohem. Mendoj se pamë patjetër një version më të mirë sonte me të [krahasuar me raundin e fundit]. Por gjithashtu mund të shihni se ai ndoshta ka nevojë vetëm për minuta në këmbë. Ai ka nevojë për më shumë stërvitje. Ai duhet të vazhdojë të punojë. Ai do të jetë jetik për ne këtë vit, me siguri. Ne vetëm duhet të kujdesemi për të dhe duhet të bëjmë edhe disa punë serioze me të”, tha Parker. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Rasti i artë i humbur nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar vazhdon me thatësirën e golave
Armando Broja ka luajtur nga minuta e parë në takimin e djeshëm të Burnley kundër Cardiff. Burnley humbi në shifrat 1-2 ndaj Cardiff, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup. Ndërkohë paraqitja e sulmuesit shqiptar nuk ishte ajo që pritej.
Në pjesën e parë, Broja kishte një rast të pastër të cilin e humbi, teksa i vetëm para portierit nuk arriti dot që të dërgojë topin në rrjetë. Broja zgjodhi që të godiste me të majtën, në një moment që goditja me këmbën e djathtë do të kishte dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres/ -

Masakra e Shkodrës! “Del jashtë se s’të baj gja” – Si ndodhi atentati me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur (DËSHMITË)
Armando Pali, Erogen Vaso, Ragip Gila dhe Liridon Kraja
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç), i cili mbeti i plagosur së bashku me kamarieren 25-vjeçare.
Si mbërriti autori Ragip Gila në lokalin ‘Idromeno’, mëngjesin e datës 8 Shtator?
Dëshmitarë okularë rrëfyen se atentatori mbërriti përpara lokalit me një motoçikletë të cilën e la të ndezur përpara hyrjes. Dhe pasi zbriti nga motomjeti, me një armë në dorë të cilën e nxorri në ecje e sipër, u afrua me hapa të shpejtë drejt tavolinës ku ndodheshin të ulur Erogen Brajoviç, Liridon Kraja dhe Armando Pali. Gila, pasi qëlloi mbi tavolinën ku ishin ulur tre burrat, doli nga hyrja e pasme e lokalit.
Pasi la motorin e ndezur përpara lokalit ku kreu krimin dhe doli nga dera e pasme e objektit, ai doli në rrugë duke marrë me forcë një automjet. Pasi me të hipur në këtë automjet nën kërcënimin e armës, vetëm pak metra më tutje ai u përplas me një tjetër makinë, çka i kushtoi shumë në largimin në kohë.
I pari që ofroi dëshminë e tij mbi atë që i ndodhi në rrugë ishte drejtuesi i automjetit që nën kërcënimin e armës u detyrua të zbriste dhe t’i linte drejtimin e makinës, personit të veshur në të zeza. Në dosjen e siguruar nga ‘Në Shënjestër’, ai tregoi se ishte duke shkuar në punë, pasi sapo kishte lënë djalin në kopësht, kur një person me armë në dorë i doli përpara makinës dhe i drejtoi armën.
“Ishte ora 8.50, kur sapo kisha lënë djalin në kopsht, u ngjita në makinë dhe po bëhesha gati të shkoja në punë. Por vetëm pak sekonda pasi isha nisur, në rrugën ‘Martin Camaj’, një person i veshur me të zeza më doli përpara makinës dhe më drejtoi armën. Ai mbante në kokë një skafandër të errët, armë me ngjyrë gri si alumini. Personi mbante të veshur një xhakovento të errët, si edhe syze të errëta. Gjatësia e tij nuk më kujtohet, por mbaj mend që më foli në dialekt duke thënë: ‘del jashtë se s’të baj gja. Në atë moment i ndjerë në pozitë të ngushtë, nga brenda makinës, iu drejtova personit që më kishte vendosur përpara armën e zjarrit me fjalët: Çfarë të kam ba mor burrë? Aty menjëherë dola nga makina me duart lart, jam kthyer me shpinë dhe kam ecur në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes. Në këtë çast pasi pashë që personi i maskuar u largua me makinën time, unë mora në telefon gruan time dhe i tregova për ngjarjen”, ka treguar dëshmitari.
Një tjetër drejtuese automjeti që përjetoi momente ankthi ishte edhe shtetasja e identifikuar me inicialet Z. G. Ajo rrëfeu për grupin hetues se ishte duke lëvizur me makinën e saj, kur u përplas nga një automjet tip BMW me ngjyrë gri.
“Rreth orës 08.50 kam qenë duke ecur në rrugën e Katedrales për në drejtim të shkollës Pyjore. Në këtë moment unë kam parë që drejt meje po vinte me shpejtësi një automjet tip BMW, i cili lëvizte midis dy korsive. Në çast ndalova, por sërish nuk e parandalova dot përplasjen. Pasi automjeti erdhi dhe më goditi pranë dyerve si edhe në pjesën e prapakolpit nga ana e shoferit. Më pas pashë që shoferi i automjetit që më goditi mbante në kokë një skafandër si edhe një armë zjarri. Çka më bëri që të lajmëroja menjëherë policinë”, ka rrëfyer dëshmitarja me inicialet Z. G.Krahu i djathtë i Licëve, Barush Bregu dhe një 17-vjeçar janë shpallur në kërkim, si bashkëpuntorë në masakrën e ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në Shkodër. Ndërkohë armatime, dronë, municione e maska, janë gjetur në një shtëpi të braktisur në Kiras, lagjen ku banojnë Licët. Banesa rezulton në pronësi të hallës së Ibrahim Licit, e cila jeton në Turqi. Objektivi, anëtar i Bajrave, në kërkim një person i implikuar i Licëve dhe një bazë me armë në Kiras-këto elementë kanë çuar hetuesit drejt pistës së përplasjes mes dy fiseve në armiqësi prej vitesh me njëra-tjetrën në Shkodër, Bajri-Lici./ZËRI
-

Masakra e Shkodrës! “Del jashtë se s’të baj gja” – Si ndodhi atentai me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur (DËSHMITË)

Erdhi koha që Armando Broja të shënojë? Sulmuesi shqiptar ka sot shansin e artë, duhet të ndizet para Serbisë
Goli është kthyer në një problem të madh psikologjik për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në stol për gjithë ndeshjen e fundit të Burnley kundër Notingham Forest.
Por minutat e munguara në Premier League duket se do t’i jepen në mbrëmjen e sotme, në EFL Cup. Burnley do të përballet kundër Cardif, në një ndeshje ku Broja duhet të përmirësojë aftësinë e tij të shënimit të golit dhe t’i rikthehet portës kundërshtare. Ky është një rast i mirë pasi Cardiff është pjesë e League One, niveli i tretë i futbollit në Angli, ndërsa me një gol tani, Broja do të ndizet akoma më shumë para ndeshjes me Serbinë. /Sport Ekspres/ -

Belinda Balluku gjatë një ndalese në Delvinë, takon të riun që ruan kujtesën e qytetit në një bar/kafe
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga vizita e saj në Delvinë, ku ndalesa në një prej bar/kafeve të qytetit u shndërrua në një takim frymëzues me Armando, një të ri që menaxhon këtë biznes me pasion dhe përkushtim të rrallë.
Në përshkrimin e saj, Balluku e ka cilësuar këtë ndalesë si një përvojë të veçantë, ku Armando jo vetëm që shërben kafe, por edhe shpjegon me pasion historinë e qytetit, të ekspozuar në muret e lokalit përmes fotografive të vjetra, kujtimeve të rralla dhe detajeve që flasin për identitetin e Delvinës.Ky biznes i vogël është më shumë se një vend takimi – është një hapësirë e gjallë e kujtesës kolektive, ku historia nuk është thjesht në libra, por në mure, në biseda, në frymë. Armando ka krijuar një ambient ku çdo vizitor mund të ndalet për një kafe dhe të largohet me një copëz historie.
“Një ndalesë në Delvinë, në një prej bar/kafeve të qytetit, ku Armando, një i ri që punon dhe menaxhon këtë biznes, me shumë pasion shpjegon historinë e qytetit, ekspozuar në disa fotografi historike në muret e këtij biznesi të vogël,” shkruan Balluku në postimin e saj.
Ky takim është një kujtesë e bukur se ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk kërkon domosdoshmërisht institucione të mëdha, por zemra të përkushtuara si ajo e Armandos. Në një kohë kur qytetet shqiptare po transformohen, ky bar në Delvinë është një shembull i harmonisë mes të vjetrës dhe të resë, mes kujtesës dhe zhvillimit.
AV/KJ -

0 minuta për Armando Brojën, trajneri i Burnley e lë shqiptarin si zgjedhje të tretë
Burnley ka barazuar në shifrat 1-1 ndaj Notingham Forest në ditën e sotme. Ekipi i Burnley ka parkuar autobuzin ndaj Notingham Forest, duke lënë për të dëshiruar shumë në nivelin e aftësive dhe teknikës, megjithëse në fund mund t’i gëzohet pikës.
Ajo që vazhdon të habis është mënyra sesi po trajtohet Armando Broja në Angli. Pasi u rikthye në stol dhe mori pak minuta kundër Liverpulit, sot shqiptari ka përfunduar në stol për gjithë ndeshjen. Madje kur trajneri largoi nga fusha sulmuesin kryesor, Forster, zgjodhi që të aktivizonte sulmuesin tjetër, Flemmer, duke e lënë Brojën si zgjedhje të tretë. /Sport Ekspres/