Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
“Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë.
është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër. Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/?
Tag: armando
-

“Kam folur me Armando Brojën, ja pse u mërzit”! Silvinjo: Nuk jemi të çmendur dhe s’po e fusim në mbrojtje, shikoni rastin e Uzunit
-

Kapet një Gof gjigant në Vlorë – Peshkatari i njohur Armando nxjerr nga deti trofeun 35 kilogramësh
Agimi i sotëm në Vlorë ka sjellë një tjetër kapje mbresëlënëse: një Gof gjigant, me peshë plot 35 kilogramë, ka rënë në rrjetën—më saktë, në shtizën e peshkatarit të njohur Armando, mjeshtër i zhytjes së thellë dhe i trofeve spektakolare nën det.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Ky peshk, të cilin peshkatarët vendas e quajnë me humor “delfini i detit”, është një nga grabitqarët më të fuqishëm dhe më të vështirë për t’u kapur në zonat e thella të Adriatikut dhe Jonit. Kapja e tij kërkon pajisje profesionale, përvojë dhe një shkallë të lartë kontrolli nën ujë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas komunitetit të peshkatarëve, Armando e ka pikasur Gofin në një nga zonat më të thella të gjirit të Vlorës, aty ku drita e diellit venitet dhe qetësia mbizotëron. Me saktësi të rrallë, ai ka realizuar goditjen e pastër, duke siguruar trofeun që ka ndezur menjëherë debatet e peshkatarëve të zonës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Kapja e këtij Gofi 35-kilogramësh ka rindezur “garën e heshtur” mes peshkatarëve të apasionuar, të cilët çdo sezon kërkojnë të thyejnë njëri-tjetrin me trofe të rrallë dhe sfidues.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Për Armandon, ky është thjesht një tjetër dëshmi e mjeshtërisë së tij: kur deti flet, ai di ta dëgjojë — dhe shpesh deti i kthen përgjigje me trofe që pak të tjerë arrijnë t’i prekin.
-

Momenti kur Broja rri vetëm dhe në lot, nuk feston me lojtarët e Shqipërisë, e merr Hysaj me vete
Shqipëria ka arritur që për herë të parë në histori të kalojë në Play Off-in e Botërorit. Një arritje e madhe për Kombëtaren tonë që lë pas vetes në grup Serbinë dhe merr përfundimisht vendin e dytë. Anglia nuk toleroi aspak Serbinë duke fituar 2-0 dhe duke bërë që fitorja jonë 0-1 në transfertë me Andorrën të mjaftojë për të shkuar atje ku ne të gjithë dëshironim.
Ndërkohë nga minuta e parë në fushë ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi i Burnley po kalon një moment shumë të vështirë, si në ekip ashtu edhe në Kombëtare. Një ndeshje shumë e dobët e lojtarit që ne të gjithë kemi shpresa se do të jetë ai heroi ynë, teksa u zëvendësua me Uzunin.
Në fund Uzuni rezultoi si heroi i takimit pasi me një asist të tij, Shqipëria arriti të fitonte 0-1 ndaj Andorrës. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Andorrën, Armando Broja po qëndronte në stol dhe ishte i mërzitur. Ai po shpërthente në lot, teksa i gjithë ekipi i Shqipërisë ishte duke festuar për kualifikimin në Play Off-in e Botërorit. Elseid Hysaj e pa situatën dhe shkoi menjëherë për ta marrë lojtarin e Burnley, që të festonte së bashku me pjesën tjetër të ekipit.Broja dukej mjaft i mërzitur me faktin se Silvinjo po e aktivizon në krahë dhe jo në qendër, duke e bërë akoma më të pamundur që të shpalos aftësitë e tij. Pra edhe vetë sulmuesi e ndieu ndeshjen e dobët që kishte zhvilluar pa mbaruar ndeshja dhe pa parë ende komentet e tifozëve, në ndeshjen që ishte historike për të gjithë shqiptarët. Hysaj është munduar që t’i jap forca Brojës në mënyrë që të bashkohet me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës.?Kështu Broja e dëgjoi Elsin për të festuar së bashku me të tjerët, nëse mund të quhet festë, pas atij momenti të vështirë që po kalonte. Kjo pikë tregon saktësisht se Armando Broja nuk është ende pjesë e skuadrës ashtu siç ne të gjithë dëshirojmë dhe nga krahu tjetër duhet përgëzuar edhe Elseid Hysaj, që në ato momente kur të gjithë festonin, tregoi gjithë eksperiencën e tij duke e pasur vëmendjen tek shoku i ekipit. Dhe kjo nuk është hera e parë që Elseid Hysaj bën një veprim të tillë. Edhe në të kaluarën ai është shprehur se kërkon që të ndihmojë sa më shumë Brojën që të shpërthejë, duke vënë në pah karakterin paksa të turpshëm të lojtarit. Ndërkohë Silvinjo është munduar që të shmang të gjithë këtë me një deklaratë publike duke thënë se sot vuajtën të gjithë dhe më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë kundër Andorrës. /Sport Ekspres/ -

Përdhunoi 29-vjeçaren, policia arreston të riun, në makinë i gjen kallashnikov dhe kokainë! Në pranga edhe 5 shokët e tij
Tiranë-Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.
I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Në pranga janë vënë edhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Ata janë: Armando Mirashi, Ersel Kumrija, Endrit Kumrija, Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, Anxhelo Hodja
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike. Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari. Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-Armando Mirashi, 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”;
– Ersel Kumrija, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
-Endrit Kumrija, 23 vjeç, Anesti Prroi, 25 vjeç, Siciljan Cakraj, 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasi Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Endrit Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit Armando Mirashi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. 5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

“Ekonomia artizanale ka potencial të lartë por sfidat mbeten të shumta”
Flet Armando Muça, Drejtor Ekzekutiv i “Albanian Night” Artizanati dhe produktet autentike, nën shkëlqimin turistik të Shqipërisë, mund të kthehen në një potencial të jashtëzakonshëm por për të arritur këtë, sfidat dhe palët që duhet të angazhohen janë të shumta.Armando Muça, Drejtor Ekzekutiv i qendrës etnokulturore “Albanian Night”, që ka në fokus rigjallërimin e trashëgimisë shqiptare, shpre…
-

Armando Broja merr minutat e para në Premier League pas golit me Shqipërinë, trajneri e harroi me Arsenalin
Armando Broja është rikthyer që të marrë pak minuta me Burnley pas golit të shënuar me Shqipërinë kundër Jordanisë. Pas atij zhbllokimi psikologjik, u mendua se Broja do të merrte më shumë minuta edhe te Burnley.
Por kjo nuk ndodhi dhe për dy ndeshje radhazi sulmuesi shqiptar qëndroi në stol. Madje në ndeshjen e fundit të Burnley, dy konkurrentët e tij, Foster dhe Fleming arritën të shënonin. Megjithatë sot kundër Arsenalit, Foster ishte i dëmtuar dhe trajneri vazhdoi me Flemming për 76 minuta.
Pavarësisht formës së tij jo të mirë dhe rezultatit 0-2 që në pjesën e parë, trajneri i Burnley e hodhi Brojën vetëm për 13 minuta. Madje shqiptari kishte dalë në nxehmje që në minutën e 30 dhe u mendua se këtë ndeshje do të kishte më shumë minuta në këmbë. Sa i përket performancës së sotme, Broja lëvizi mirë në fushë dhe arriti të shkakonte pak kaos në zonën kundërshtare në një moment, por vihet re edhe mos shërbimi i tij nga shokët e ekipit. /Sport Ekspres/ -

EMRI/ Trafik droge në sasi të mëdha nga Kolumbia, arrestohet shqiptari që kërkohej prej 10 vitesh
IL MATTINO
Më 23 tetor u arrestua në Shqipëri Armando Bako, i cili ishte në arrati për më shumë se dhjetë vjet.
Kush është Armando Bako?
Bako ishte subjekt i një urdhri për bashkim dënimesh që arrinin gjithsej 29 vite burgim, pasi ishte shpallur fajtor si pjesëtar i një organizatë kriminale me karakter mafioz, e angazhuar në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, me rrugë furnizimi që vinin nga Kolumbia, Spanja dhe Shqipëria.
Dënimi
Personi ishte zhdukur në prill të vitit 2013, në momentin e lëshimit të urdhrit të parë për ekzekutimin e dënimit me burg, pas një dënimi me 22 vite burgim për të njëjtat vepra penale. Hetimet e mëvonshme gjyqësore çuan në lëshimin e urdhrit të bashkimit të dënimeve, që përcaktoi dënimin aktual.
Hetimet
Hetimet, të kryera me vendosmëri ndër vite dhe të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar policor, bënë të mundur lokalizimin e të arratisurit në Shqipëri, ku ai ishte strehuar duke përdorur emra të ndryshëm të rremë për të shmangur arrestimin. Edhe në momentin e ndalimit, Bako u përpoq të fshehë identitetin e tij, duke u dhënë hetuesve shqiptarë një nga pseudonimet që kishte përdorur më parë për të shmangur kontrollet.
-

E çuditshme/ Trajneri i Burnley bën gjithçka për të mos futur Armando Brojën, nuk mjafton as Shqipëria dhe as Foster
Armando Broja i ngriti të gjithë tifozët në këmbë me super performancën e zhvilluar kundër Jordanisë. Entuziazmi për rikthimin e këtij lojtari ishte në masën më të lartë, por te Burnley shqiptari vazhdon të vuajë. Burnley luajti sot kundër Leeds atje ku fitoi në shifrat 2-0. Burnley ishte pa sulmuesin kryesor të dëmtuar, Foster, por sërish Broja nuk u hodh në fushë, madje për asnjë minutë të vetme.
Trajneri i besoi sulmuesit të tretë, Flaming, që mori vendin e titullarit. Madje edhe pas largimit të tij, nuk iu besua Brojës. Në fund trajneri hodhi një 35-vjeçar që nuk e kishte parë asnjëherë fushën e lojës këtë sezon në Premier League, Barnes, duke lënë sërish në stol Brojën. Një vendim që tregon qartazi se dicka nuk po shkon në marrëdhënien mes tyre. /Sport Ekspres/ -

Çfarë ndodhi mes Armando Brojës dhe intervistueses? Komunikimi i sikletshëm që zgjoi vëmendjen e komentuesve
Së fundmi mund të keni hasur një video ku Françeska Rustemi, ish-Miss Universe Shqipëria, dhe Armando Broja, lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, përpiqen të sajojnë një intervistë që rezultoi në shkëmbimin më të sikletshëm ndonjëherë.
Françeska, e cila përpiqet të nisë pyetjet me ndonjë batutë, u përball me Brojën që iu deshën ca sekonda të mira të kthente përgjigje pas çdo pyetjeje, gjithmonë pa e parë në sy.
Françeska vazhdon ndjek planin e saj dhe e pyet nëse futbollisti ka ndonjë supersticion që e ndjek para ndeshjeve, nëse ka parë ëndrra sikur do të fitonte, e të tjerë, e të tjerë, por mori ca përgjigje të thata dhe kurrë një kontakt me sy.
Kjo ka bërë që në rrjet të shpërthejnë komentet.
Njerëzit që e ndjenë ngërçin e këtij komunikimi përtej telefonit, nuk kursyen as Françeskën për pyetjet “e pavenda” dhe as Armando Brojën për mungesën e gatishmërisë për të kthyer një përgjigje të plotë. -

Po kthehet Armando Broja! Një lajm fantastik vjen për shqiptarin nga Anglia, tani do të luajë titullar
Armando Broja po kthehet! Në ndeshjen e djeshme kundër Jordanisë, Broja gjeti golin që i kishte munguar prej shumë kohësh. Megjithatë sinjalin më të mirë të Brojës që ne presim e dha në asistin për Nedim Bajramin duke bërë shpërthimet në krahë si dikur kur luante te Southampton.
Një lajm fantastik po vjen për shqiptarin nga Anglia. Sulmuesi i Burnley, Foster, është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin e Kombëtares. Kështu Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Burnley kundër Leeds dhe me golin e shënuar dje, me shumë gjasa, do të shpërthejë edhe në Premier League. /Sport Ekspres/