Tag: armando

  • Do të mungojë për 6 javë! Dëmtimet e shpeshta, specialistët gjejnë të njëjtën zgjidhje për Neymar si rasti i Armando Brojës

    Do të mungojë për 6 javë! Dëmtimet e shpeshta, specialistët gjejnë të njëjtën zgjidhje për Neymar si rasti i Armando Brojës

    Dëmtim pas dëmtimi, Neymar po kalon shumë peripeci në karrierë që e kanë bërë të kthehet para kohe në Brazil, te Santosi. Por pavarësisht ndryshimit të nivelit dhe uljes së intensitetit, pasi ka qenë edhe në Arabinë Saudite, dëmtimet e Neymar nuk kanë të ndalur.
    Shqiptarëve u kujton e gjitha kjo situatë rastin e Armando Brojës, por çështja e Neymar ka qenë edhe më e rëndë. Në ndeshjen e fundit kundër Atletico, Neymar u dëmtua dhe u largua në minutën e 34 mes lotëve.
    Në Brazil nisën të dyshojnë nëse ky lojtar do të braktis futbollin përpara kohe dhe të mbyll karrierën pasi trupi nuk po i përgjigjet më. Sipas raportimit të ESPN, me këtë dëmtim të fundit, Neymar do të qëndrojë jashtë për gjashtë javë.
    Ndërkohë specialistët kanë gjetur të njëjtën zgjidhje si në rastin e Armando Brojës, që për disa kohë u kthye çështje diskutimi në Shqipëri nëse ishte zgjidhje e drejtë apo jo. Mësohet se edhe në rastin e Neymar do të punohet shumë me formacimin e muskujve dhe shtimin e masës së tyre në mënyrë që të shmangen dëmtimet në të ardhmen. /Sport Ekspres/

  • Befasia e bukur/ Trajneri i Everton befason, Armando Broja titullar kundër Manchester City

    Befasia e bukur/ Trajneri i Everton befason, Armando Broja titullar kundër Manchester City

    Në ditën e sotme, Evertoni do të përballet kundër Manchester City. Ndërkohë pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi.
    Befasia e madhe është fakti se Armando Broja e nis këtë takim si titullar. Sulmuesi shqiptar ka ulur për herë të dytë në stol Beton dhe ka shansin e artë të tregojë aftësitë e tij kundër Manchester City. /Sport Ekspres/

  • Broja në mesin e 23 lojtarëve që do të largohet nga Çelsi, enigmë e ardhmja

    Broja në mesin e 23 lojtarëve që do të largohet nga Çelsi, enigmë e ardhmja

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses po luajnë ndeshjet e fundit për këtë sezon me skuadrat e tyre në Europë. Mendja shkon më pas direkt në merkato, ku një pjesë do të respektojnë kontratat që kanë, një pjesë do të rinovojnë me klubet ku ndodhen, e të tjerë do të përpiqen të gjejnë alternativa më të mira. Ndër lojtarët kuqezi që tërheq vëmendje është padyshim Armando Broja, i cili është pjesë e Çelsit në Premier League, ndodhet i huazuar tek Evertoni,por me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij, pasi duke nisur nga kjo verë e në vijim nuk e di klubin ku do të përfundojë. Janë vetë mediat angleze që shkruajnë se e ardhmja e Armando Brojës është në ajër, pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesit të Kombëtares i përfundon huazimi tek Evertoni dhe do të kthehet te Çelsi. Blutë e Londrës po ashtu e kanë jashtë planeve për sezonin e ardhshëm. “Record” raporton se Broja është pjesë e listës me 23 lojtarë, që do të jenë në shitje gjatë merkatos së verës. Trajneri Mareska nuk i ka pjesë të planeve, ndërsa pjesë e listës është edhe Zhoao Feliks. Ky i fundit qëndron në huazim te Milani ku po ashtu nuk ka lënë gjurmë. Broja ka kaluar një periudhë të gjatë të mbushur me dëmtime. Së fundmi është rikuperuar plotësisht. Çelsi prej kohësh ka preferuar huazimin për 23-vjeçarin e Kombëtares shqiptare, ndërsa tashmë pritet largimi përfundimit. Kujtojmë se kontrata e sulmuesit të lindur në Angli përfundon në vitin 2028.
    Pikëpyetjet e huazimit
    Referuar asaj që shkruajnë mediumet angleze, Çelsi ka vënë re se ka shumë interesim për Armando Brojën pasi Europa po vuan për sulmues, edhe pse Broja nuk ka bërë ende një gol në këtë sezon, por e shet veten, shtrenjtë madje, vetëm me prezencë dhe cilësitë që ka, që janë të rrallë për sulmuesit në Europë. Sipas tyre Çelsi nuk do të ul asgjë nga çmimi i vendosur për të pavarësisht situatës që po kalon. Nga ana tjetër dëgjon kritikë shqiptarë që thonë gjëra të tipit: “Sa lekë ju paguan Broja për këto shkrime? A e menaxhon familja e Brojës këtë faqe? A nuk keni punë tjetër? Ky ka mbaruar kaq e kishte, po jeton me golat e së kaluarës”. Treguesi është shumë i qartë për të vërtetuar të gjithë këto dyshime dhe aludime, dil në treg dhe kupton sesa vlen, faktet thonë se Armando Broja vlen ende shumë edhe pa bërë asgjë, kjo tregon saktë se çfarë lojtari është. Mbetet të shihet në fakt situata pasi Broja të kthehet në Londër, menjëherë sapo të mbyllë sezonin me Evertonin. Ky i fundit si klub s’ka ende një qëndrim zyrtar, por mediat angleze thonë se Broja nuk e ka kaluar “klasën”, ndaj huazimi nuk do të vijojë më tej.
    Silvinjo e ka në preferencë Brojën
    Pavarësisht dëmtimeve të njëpasnjëshme dhe formës jo optimale, Broja ka qenë pikë referimi për sulmin nga stafi i Kombëtares. Kjo ngaqë ai ka të dhëna të shkëlqyera dhe është lojtar që tërheq shumë në vijën e parë sulmuese. por problemi i Brojës është se i mungojnë golat. Ai luajti edhe në Europian vitin e kaluar dhe bëri performancë të mirë, por goli mungoi. Luajti pak minuta në eliminatoret e Europianit të shkuar por pa lënë gjurmë, sikurse luajti dhe me Anglinë pak minuta në mars, e titullar me Andorrën në Tiranë, por prapë goli mungoi. Stafi e do, tifozët po ashtu, por duhet goli dhe Broja e di këtë.

  • Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë

    Interes nga kudo për shqiptarin! Chelsea i befason të gjithë me Armando Brojën, nuk e lëshon lehtë sulmuesin tonë

    Armando Broja ka kaluar shumë dëmtime dhe prej një kohe të gjatë tanimë, nuk po e gjen veten si dikur te Southampton kur shpërtheu me gola. Shumëkush vendosi bast se shqiptari do ta linte nivelin e lartë për shkak të këtyre problemeve dhe se do ta riniste gjithçka nga fillimi.
    Megjithatë te Chelsea mendojnë ndryshe, ata nuk kanë ndërmend ta lëshojnë lehtë Brojën. Sipas raportimeve të fundit, londinezët do të kërkojnë sërish një shifër të lartë për kartonin e shqiptarit në mënyrë që ta shesin dhe nuk do të ulin asgjë sipas pretendimeve për shkakun e mungesës së golave.
    Mediat britanike bëjnë të ditura se e gjithë Europa po vuan për sulmues dhe për shkak të kësaj arsye dhe karakteristikave që ka Broja, deri tani Chelsea ka parë që për shqiptarin ka ende shumë interesim. Klube brenda dhe jashtë Premier League janë të interesuar për të dhe për këtë arsye, londinezët presin të përfitojnë shumë prej tij. Kjo tregon saktësisht edhe faktin se përse Evertoni nuk do të futet në këtë garë pasi klubi i Moyes priste një ulje çmimi për të menduar më pas që të firmoste me Brojën, por situata është shumë më ndryshe. /Sport Ekspres/

  • Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e…

    Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e…

    Gjyshja dhe babai shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok, Gjykata e Beratit dënoi sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula. Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.
    Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, mori fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta. Gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.
    Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa,i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.

  • A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi

    A do të vijë në Superiore tani? Situata e pazakontë, një gol i shënuar e heq Armando Sadikun nga ekipi në Indi

    Një situatë tërësisht e pazakontë është ajo e Armando Sadikut në Indi. Sulmuesi shqiptar ishte pjesë e Fc Goa, por si për çudi, kontrata e tij është shkëputur menjëherë me klubin indian. E gjitha kjo vjen vetëm pak ditë pas golit të shënuar kundër Bengaluru.
    Një gol i shënuar që i prish punë Sadikut dhe kjo jo pasi tundi rrjetën, por pasi festoi në mënyrë të ekzagjeruar duke i treguar organet gjenitale kundërshtarëve. Pas kësaj skene ka ardhur edhe njoftimi zyrtar i ndërprerjes së bashkëpunimit të Armando Sadikut.
    Nuk mund të jetë një rastësi fakti që ka ndodhur kaq shpejt dhe shumëkush e lidh këtë vendim të klubit me festimin e sulmuesit shqiptar. Ndërkohë tani ka ardhur koha që Sadiku të jap kontributin e tij edhe në Superiore pasi e shkroi emrin në historinë e Shqipërisë me golin e shënuar në Europianin e Francës kundër Rumanisë. /Sport Ekspres/

  • A do të largohet në verë? Në mediat britanike zbulojnë planin e Evertonit me Armando Brojën, kthehet te Chelsea

    A do të largohet në verë? Në mediat britanike zbulojnë planin e Evertonit me Armando Brojën, kthehet te Chelsea

    A do të largohet Armando Broja në verë? Tani më shumë se kurrë ka ardhur moment që sulmuesi shqiptar të ketë një skuadër të re, që të besojë te shqiptari dhe njëkohësisht që Broja të jetë pjesë e saj dhe jo i dërguar në huazim nga Chelsea.
    Në ditën e djeshme, Moyes e provoi Armando Brojën nga minuta e parë në transfertë ndaj Notingham Forest, në një ndeshje shumë të vështirë. Jo më kot, Moyes po sheh mundësinë për të investuar te shqiptari në merkaton e verës.
    Ai e ka ndjekur dhe kërkuar më herët Brojën, ndërsa tani ka mundësinë ta ketë në organikë. Një ndeshje e mirë e shqiptarit, pavarësisht se Broja shkëlqen më shumë në sistemin me dy sulmuesë si te Southampton dhe Viteshe dhe jo në atë me një sulmues, si te Evertoni.
    Sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike, deri tani Evertoni nuk do të investojë për të blerë përfundimisht kartonin e Brojës nga Chelsea dhe gjasat janë që ai të rikthehet te Evertoni. Ka ende edhe disa ndeshje të fundit për të ndryshuar këtë mendim dhe nëse Broja do të rikthehet te goli, mund të ndryshojë vendimin e klubit të Evertonit. /Sport Ekspres/

  • Armando Broja luan si titullar te Evertoni në Premier League, shqiptari i vjen shansi i artë në dorë

    Armando Broja luan si titullar te Evertoni në Premier League, shqiptari i vjen shansi i artë në dorë

    Në ditën e sotme, Evertoni do të përballet ndaj Notingham Forest në transfertë. Një ndeshje e vështirë ndaj një rivali si Notinghami që në këtë sezon ka treguar një super nivel në elitën e futbollit anglez.
    Ndërkohë nga minuta e parë është Armando Broja që hidhet në fushë. Kështu shqiptarit i vjen shansi i artë për të treguar veten, ndërsa disa ditë më parë vetë trajneri Moyes u shpreh se Broja ka disa cilësi të mira dhe se do të vinte shansi për të treguar veten. Fjala u mbajt, ndërsa sic shihet situata te Evertoni po shohin mundësinë për të blerë kartonin e tij në verë. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Armando Broja luan super në pjesën e parë kundër Notinghemit, Evertoni shumë pranë golit

    VIDEO/ Armando Broja luan super në pjesën e parë kundër Notinghemit, Evertoni shumë pranë golit

    Moyes e kishte thënë se Armando Broja është gati për ta nisur si titullar dhe se i kishte parë aftësitë e shqiptarit, ndërsa këtë herë trajneri i Evertoni e mbajti fjalën. Ai e hodhi shqiptarin si titullar në transfertë ndaj Notingham Forest, i cili është një prej ekipeve më të mira në Premier League.
    Paraqitja e Brojës në 45 minutat e para ishte shumë e mirë dhe mban notën 6.9 në Sofascore, më e larta në ekipin e tij. Shqiptari kaloi në një moment tre lojtarë të Notingham Forest duke shfaqur cilësitë e tij dhe gjithashtu në dy momente dha dy topa në zonë që mund të shndërroheshin në asist, por për fat të keq, shokët e tij të ekipit nuk ishin të saktë. Edhe njëherë tjetër tregohet qartësisht se talenti dhe potenciali është aty, Broja kërkon vetëm pak kohë për kalimin e dëmtimeve. Shfaqja e lodhjes dhe frikës është ende atyre si armiku i vetëm i sulmuesit. /Sport Ekspres/
     

     

  • “Këtë doja, tani nuk kam më dhimbje”! Armando Broja karikon edhe tifozët shqiptarë: Tani vjen koha ime

    “Këtë doja, tani nuk kam më dhimbje”! Armando Broja karikon edhe tifozët shqiptarë: Tani vjen koha ime

    Armando Broja zgjodhi që të rrezikonte gjithçka në ndeshjet e marsit me Shqipërinë. Pavarësisht se po vinte nga dëmtime të shpeshta, Broja nuk e mendoi dy herë t’i bashkohej Shqipërisë edhe në momentin që nuk ndihej ende në 100% e tij. Ndihmën e tij e dha duke na ofruar sadopak sinjale pozitive në shpërthimet ndaj Anglisë dhe njëkohësisht duke kontribuar në dy golat e parë ndaj Andorrës, në të parin duke fituar faullin dhe në të dytin, duke asistuar për Manajn.
    Në momentin e asistit për Manajt, fytyra e Armando Brojës i thoshte të gjitha. Nuk ishte një festim, ishte një pamundësi, një dëshpërim dhe inat me veten, e ndien veten shumë në borxh me shqiptarët që çohen në këmbë në stadiumet e Europës dhe Shqipërisë sa herë përmendet emri i tij.
    Pas super asistit, fytyra e Brojës dukej sikur thoshte: “Më falni, e di që nuk kam bërë ende asgjë për ju, por as vetë nuk e kuptoj se çfarë po ndodh me mua”. Ndoshta Zoti e ka shkruar kështu, që pas vështirësive, të vijë një gol kundër Serbisë dhe ky njeri të shkojë në qiellin e shtatë. Ky besim i madh nuk i mungon as Armando Brojës, një cilësi që e ka karakterizuar gjithmonë. Në një intervistë të fundit për klubin e Everton pas ndeshjes me Arsenal, Broja ka entuziazmuar edhe tifozët shqiptarë duke thënë se tani ndihet gati dhe se nuk ka më asnjë dhimbje në trup. Duket se mallkimi dhe dëmtimet e shpeshta i janë lënë të kaluarës dhe Broja është gati të shpërthejë si dikur në kohën e Southampton.?“Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të kthehem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është gjithçka që doja, të jem pa dhimbje, të shijoj futbollin tim, të luaj para tifozëve dhe të përpiqem të bëj më të mirën për ekipin. Jam 100 për qind i sigurt, ka shumë për të ardhur nga unë. Më të mirat janë për të ardhur nga unë. Ka shumë më tepër që mund të bëj.
    Do të ketë momente ku do të vijnë golat, do të vijnë asistimet dhe unë do të luaj shumë më mirë, sigurisht. Por, siç thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është të rikthehem dhe të luaj pa dhimbje dhe thjesht të lë çfarëdo lloj lëndimi që kam pasur në të kaluarën dhe të vazhdoj përpara.
    Është shumë e rëndësishme të shënon një gol tani, kur të vjen mundësia duhet t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithë të tjerëve se çfarë je i aftë që të bësh, kjo është pjesa e të qenit lojtar. Sigurisht që unë dua ta kaloj atë vijë të bardhë dhe të jap gjithçka kam, por më e mira nuk ka ardhur ende, e di se çfarë jam i aftë të bëj”, tha Broja. /Sport Ekspres/