Tag: armando

  • Fier – Kryebashkiaku Armando Subashi voton, bën thirrje për pjesëmarrje masive

    Fier – Kryebashkiaku Armando Subashi voton, bën thirrje për pjesëmarrje masive

    Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, ka votuar paraditen e sotme në Qendrën e Votimit nr. 2983/01, që i përket KZAZ-së nr. 60. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Irena Subashi.Reklama në FieriWeb

    Pas përfundimit të procesit të votimit, Subashi dha një prononcim për mediat, ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar. “Kjo është një ditë kur politika hesht dhe qytetari flet,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë proces demokratik.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Kryebashkiaku u shpreh i bindur se procesi do të vijojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa theksoi se pjesëmarrja pritet të jetë në nivele të ngjashme me proceset e mëparshme zgjedhore.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Shihet i menduar në stol! David Moyes nuk po e preferon më shqiptarin, tjetër ndeshje me 0 minuta për Armando Brojën 

    Shihet i menduar në stol! David Moyes nuk po e preferon më shqiptarin, tjetër ndeshje me 0 minuta për Armando Brojën 

    Duhet ta mbyll njëherë e mirë me huazimet, Armando Broja po vazhdon të njëjtat probleme si në rastin e dëmtimit. Sulmuesi shqiptar nisi dy ndeshje rresht si titullar nën drejtimin e David Moyes dhe më pas ka bërë dy ndeshje të tjera rresht në stol, me zero minuta aktivizimi. 
    Sot Evertoni arriti të fitonte në shifrat 1-3 ndaj Fulham, teksa Armando Broja nuk është hedhur në asnjë minutë në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar është parë i menduar dhe i mërzitur në stol, aspak në humor të mirë, por duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shkuar në një ekip që do të ketë përfundimisht kartonin e tij dhe të qëndrojë larg huazimeve. Në ditët e fundit qarkulloi lajmi se Everton do ta rikthejë te Chelsea dhe nuk do të blejë kartonin e tij, kështu që Moyes nuk e ka më në interes aktivizimin e shqiptarit. /Sport Ekspres/ 

  • Sot kishte “shansin e fundit” për të shënuar gol mes dëshirës për hakmarrje, Armando Broja në stol te Evertoni 

    Sot kishte “shansin e fundit” për të shënuar gol mes dëshirës për hakmarrje, Armando Broja në stol te Evertoni 

    A do të shënojë një gol Armando Broja para ndeshjes me Serbinë? Tifozët shqiptarë kërkojnë që sulmuesi të zhbllokohet në Premier League dhe të jetë më i qetë psikologjiksht para derbit të madh të Ballkanit që do të kemi me Serbinë. 
    Megjithatë Broja po vuan ende te Evertoni teksa pas dy ndeshjeve si titullar, është ulur sërish në stol, dy herë radhazi. Këtë herë në transfertën ndaj Fulham, atje ku shihet se sulmuesi shqiptar ndodhet në stol, ndërsa në ndeshjen e fundit me Ipsëich nuk u aktivizua për asnjë minutë. 
    Por ky takim me Fulham mund të ishte ndoshta “shansi i fundit” për Brojën. Kjo pasi shqiptari ka qenë pjesë e Fulham në huazim dhe nuk u aktivizua kurrë te kjo skuadër. Me dëshirën e madhe për hakmarrje dhe ndoshta në të vetmen ndeshje nga të ngelurat ku motivimi është i madh, përtej normales, Broja mund të shënonte gol vetëm kundër Fulham. Për fat të keq, Moyes ka vendosur që të qëndrojë në stol me shqiptarin dhe të aktivizojë Beton, pasi Broja do të rikthehet te Chelsea në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/ 

  • Vendimi i çuditshëm i trajnerit të Evertonit, hedh në fushë të gjithë sulmuesit, lë jashtë Armando Brojën 

    Vendimi i çuditshëm i trajnerit të Evertonit, hedh në fushë të gjithë sulmuesit, lë jashtë Armando Brojën 

    Ashtu siç theksuam edhe pak ditë më parë, do të jetë e vështirë që Armando Broja të shënojë një gol në Premier League me Evertonin dhe të vijë moralisht lart për ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar nisi dy herë radhazi si titullar me Evertonin e Moyes në ndeshjet më të forta, kundër Notingham dhe Man City. 
    Një vendim i papritur i Moyes, ndërsa Broja duhej të mbeste jashtë për ndeshjen me Chelsea për shkak të marrëveshjes së huazimit. Megjithatë shqiptari ka ngelur jashtë edhe në një tjetër ndeshje, këtë të sotmen kundër Ipsëich. 
    Por këtë herë jo nga rregullat e huazimit, por nga vendimi i Moyes. Pavarësisht se luhej ndaj një rivali të rënë në letër, Evertoni ka barazuar 2-2 dhe Broja nuk ka pasur asnjë minutë. Moyes hodhi si titullar Beton, më pas e zëvendësoi me Calëert Leëin që sapo erdhi nga dëmtimi. Në minutat e fundit, Moyes shkoi në skemën me dy sulmues duke hedhur në fushë një tjetër sulmues pykë, Chermitin, duke shkuar kështu me përdorimin e 3 sulmuesve, por duke lënë jashtë Armando Brojën. /Sport Ekspres/ 

  • Evertoni publikon formacionin zyrtar, Moyes kthen Armando Brojën në stol

    Evertoni publikon formacionin zyrtar, Moyes kthen Armando Brojën në stol

    Pasi luajti dy herë titullar, Armando Broja kthehet në stol. Sulmuesi shqiptar e nisi nga minuta e parë në ndeshjet kundër Notinghamit dhe Man City.
    Më pas Broja nuk mund të luante dot kundër Chelsea për shkak të marrëveshjes së huazimit. Megjithatë Broja është rikthyer në ekip sot për ndeshjen Chelsea-Ipswich. Sulmuesi shqiptar do të rikthehet në stol pasi vendin e tij e ka marrë Beto. /Sport Ekspres/

  • I duhet një gol para ndeshjes me Serbinë! 4 ndeshje nga fundi i Premier League, shtohen hallet e Armando Brojës te Evertoni 

    I duhet një gol para ndeshjes me Serbinë! 4 ndeshje nga fundi i Premier League, shtohen hallet e Armando Brojës te Evertoni 

    Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i Premier League, Armando Broja është ende në kërkim të golit të parë në elitën e futbollit anglez. Shanset teorikisht do të jenë më të mëdha për të shënuar pasi tre ndeshjet radhazi të Evertonit do të jenë ndaj ekipeve si Ipsëich dhe Southampton, që ndodhen në fundin e tabelës. 
    Ndërkohë përballja ndaj Fulham do të ketë motiv shtesë për Brojën, për shkakun se kjo skuadër e la jashtë gjithë kohës në huazimin e tij dhe shqiptari do të kërkojë që t’i tregojë sesa shumë vlen, ndërsa ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë në transfertë me Neëcastle. 
    David Moyes është për t’u përgëzuar pasi po luan me Armando Brojën si titullar pavarësisht shpërthimit të Betos, duke e hedhur shqiptarin nga minuta e parë ndaj Notingham Forest dhe Man City. Më pas Broja ngeli jashtë ndaj Chelsea, për shkak të marrëveshjes së huazimit që nuk ia lejonte që të merrte pjesë në këtë takim. 
    Por problemi i madh është fakti se në ndeshjen e nesërme kundër Ipsëich nuk kthehet vetëm Armando Broja, por edhe Calëert Leëin. Ky i fundit ka lënë pas një dëmtim të gjatë që nga janari dhe ka qenë sulmuesi i parë në hierarki. Sigurisht nesër pritet që ta nis nga stoli, por Broja tani duhet të konkurrojë me Beton dhe Calëert Leëin për një vend në sulm, që e bën më të vështirë situatën dhe që do të thotë më pak minuta për shqiptarin, veçanërisht pasi Evertoni nuk ka më objektiva dhe kanë mbetur vetëm katër ndeshje nga fundi. 
    Në kushte të tilla, nëse hidhet sërish si titullar nesër ndaj Ipëich, Broja duhet të bëjë gjithçka për të gjetur golin e parë me Evertonin. Shqiptarit dhe Shqipërisë i duhet shumë një gol i Brojës në këto ndeshje të fundit që të rigjejë besimin para finales së madhe që do të kemi në qershor me Serbinë. /Sport Ekspres/ 

  • Dy ndeshje rresht si titullar dhe tani duhet ta shoh nga tribuna, Armando Broja nuk luan këtë javë me Evertonin

    Dy ndeshje rresht si titullar dhe tani duhet ta shoh nga tribuna, Armando Broja nuk luan këtë javë me Evertonin

    Armando Broja ka nisur dy ndeshje radhazi si titullar me Evertonin. Sulmuesi shqiptar është hedhur nga minuta e parë në dy ndeshjet më të vështira ndoshta të kampionatit. Në fillim në një transfertë ndaj Nottingham Forestit, surpriza e bukur e këtij sezoni në Premier League dhe më pas kundër Manchester City.
    Performanca ndaj Notingham ishte e mirë për Brojën, por në të dytën kundër Manchester City, nuk pati ndikim të madh. Ndërkohë këtë javë, Armando Broja nuk luan dot me Evertonin dhe do ta ndjek ndeshjen nga tribuna. Kjo pasi Evertoni do të luajë kundër ekipit që i zotëron kartonin Brojës, Chelsea, dhe në bazë të rregullave, është e ndaluar që Armando Broja të marrë pjesë në këtë ndeshje. /Sport Ekspres/
     
     

  • David Moyes “dashurohet për herë të dytë” dhe Armando Brojën e quajnë lojtarin më të dobët të ndeshjes, ja se çfarë po ndodh me sulmuesin tonë

    David Moyes “dashurohet për herë të dytë” dhe Armando Brojën e quajnë lojtarin më të dobët të ndeshjes, ja se çfarë po ndodh me sulmuesin tonë

    David Moyes e ka kërkuar prej kohësh Armando Brojën në ekip. Një transferim që nuk u arrit kurrë dhe rrugët u kryqëzuan papritur, Broja ishte pjesë e Evertonit dhe pas shkarkimit të trajnerit, Moyes mori drejtimin e Everton. Në fillim, Moyes kërkoi largimin e Brojës për shkak se shqiptari po vuante një tjetër dëmtim dhe Moyes i sapoardhur, kërkonte që të bënte gati ekipin për sezonin tjetër dhe Broja ishte jo vetëm i dëmtuar, por është edhe në huazim. Interesi nuk përkonte fare në këtë rast.
    Megjithatë Chelsea e kuptoi shpejt lojën e Everton dhe i kërkoi pagesat e rrogës së Brojës deri në fund të sezonit sipas marrëveshjes, edhe nëse ata do ta rikthenin shqiptarin para kohe. Më pas Evertoni “u bllokua” dhe vendosi ta mbante sërish në ekip sulmuesin tonë dhe si për “çudi” apo “magji”, dëmtimi i Brojës nuk ishte aq serioz sa tha Evertoni, u kthye shpejt në fushë.
    Por nga stërvitjet e bëra me Everton, David Moyes ra në “dashuri për herë të dytë” me sulmuesin tonë. Ai e nisi me shqiptarin si titullar kundër Notingham Forestit dhe dje kundër Manchester City-t, ka pasur shumë hapësirë edhe pse është në huazim dhe kampionati po mbaron. Pavarësisht se shumë tifozë të Evertonit janë kundër këtij vendimi, duke parë mungesën e golit të Brojës dhe një marsh më pak të futur prej tij, Moyes i doli sërish kundër të gjithëve duke e aktivizuar sulmuesit tonë titullar.
    Nëse me Notingham Forestin ndeshja ishte pozitive, në ndeshjen kundër Manchester City paraqitja e sulmuesit tonë nuk ishte më e mira. Shumë prej mediave afër Evertonit e kanë cilësuar si lojtarin më të dobët në fushë. Ajo që të bën shumë çudi është fakti se dje Broja kundër Manchester City kishte edhe një ulje dëshire për të luajtur, që nuk ka ndodhur kurrë më parë ndaj ekipeve të kalibrit Manchester City, zakonisht Broja e shfaqte këtë mungesë dëshire ndaj ekipeve të “dorës së dytë”, por tentonte gjithçka në ndeshjet e mëdha.
    Një ndryshim që vihet re fare mirë pasi në ndeshjet e marsit me Kombëtaren, veçanërisht kundër Anglisë, Broja e tregoi se çfarë është i aftë të bëj kur ka dëshirën dhe futet me impenjimin maksimal. Nuk dihet nëse kjo mungesë dëshire dhe gjuha e trupit e dëshpëruar i përket një frike për një dëmtim tjetër apo vetë Armando është afër largimit nga Evertonit dhe ndoshta Premier League, e për këtë arsye po e rezervon veten në klub.
    Kjo është padyshim edhe çudia më e madhe e tifozëve shqiptarë që e ndjekin Evertonin rregullisht si të ishte Kombëtaren dhe e kanë vënë re faktin se nëse Broja nuk po bën magji në këto kohë nuk është për shkakun se cilësitë dhe aftësitë e tij janë këto, me limite, por se nuk po përpiqet të nxjerrë maksimumin nga vetja.
    Ajo që nuk duhet harruar është fakti se vitet po kalojnë, Broja është në moshën 24 vjecare dhe tani sulmuesi ynë nuk është më 18-vjeç për të vazhduar huazime të tilla dhe sidomos të ardhura në minutën e fundit. Armando nuk ndihet pjesë e ekipit dhe zgjidhja e tij e vetme është që në merkaton e verës të transferohet diku tjetër, pak rëndësi nëse është Premier League apo jashtë Premier League, por me rëndësi është fakti që Broja të mos jetë në huazim por një lojtar i blerë dhe kjo të ndodh sa më shpejt në verë, në mënyrë që sulmuesi ynë të bëj një sezon parapërgatitor të mirë dhe më pas të jetë gati për të dhënë gjithçka në fazën normale të kampionatit. /Sport Ekspres/

  • Armando Broja titullar ndaj Manchester City, Evertoni pëson dy gola pas daljes së sulmuesit kuqezi

    Armando Broja titullar ndaj Manchester City, Evertoni pëson dy gola pas daljes së sulmuesit kuqezi

    Everton është mposhtur nga Manchester City me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku Armando Broja e nisi titullar.Golat e fitores nga skuadra e Pep Guardiolës erdhën në fundin e takimit, pasi sulmuesi kuqezi, i cili luajti 64 minuta, ishte zëvendësuar.
    Për Brojën kjo ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar me Evertonin.

  • VIDEO/ Gvardiol i hoqi shansin që do ta nxirrte para portierit, Armando Broja mund të shënonte kundër Manchester City

    VIDEO/ Gvardiol i hoqi shansin që do ta nxirrte para portierit, Armando Broja mund të shënonte kundër Manchester City

    Armando Broja ka luajtur sërish si titullar te Everton, këtë herë ndaj Manchester City në humbjen 0-2. Sulmuesi shqiptar luajti për rreth 63 minuta dhe më pas i la vendin Betos, ndërsa në atë moment, rezultati ishte ende 0-0.
    Një tjetër besim i madh nga ana e Moyes që kërkon të shoh nga afër cilësitë e shqiptarit, ndërsa në takimin e radhës, Broja nuk do të luajë pasi Everton përballet me Chelsea dhe shqiptarit nuk i lejohet që të luajë kundër ekipit që i zotëron kartonin.
    Sa i përket ndeshjes së sotme, nuk ka qenë edhe shumë pozitive. Shqiptari kishte një shans të artë në pjesën e dytë për të shënuar gol, por pasi fitoi sprintin dhe duelin me qendërmbrojtësin e City, Gvardiol i ka ardhur nga mbrapa Brojës dhe me eksperiencën e tij arriti të fitojë një duel që ishte me shumë rëndësi. /Sport Ekspres/