Tag: armando

  • Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Evertoni merr vendimin për të ardhmen e Armando Brojës, ja çfarë thuhet në njoftimin e klubit anglez

    Armando Broja ka mbyllur aventurën e tij te skuadra e Evertonit, ku ishte dhënë në huazim nga radhët e Çelsit. Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Xhek Herrison, Zhesper Lindstrom dhe Orel Mangala.
    Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi komunikoi se të gjithë këta lojtarë mbyllnin zyrtarisht huazimin e tyre dhe se ktheheshin në radhët e klubeve të cilat kishin në zotërim kartonin. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Çelsi dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të Kombëtares shqiptare.
    Megjithatë, trajneri Devid Mojes falënderoi lojtarët e larguar për kontributin e tyre. “Ne do të dëshironim të falënderonim lojtarët tanë që ishin në huazim, të cilët kontribuuan në hapat pozitive që bëmë në fushë. Të gjithë ata përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe sjellja e tyre dhe përkushtimi gjatë periudhës te Evertoni ishte e klasit të parë. I urojmë Xhek, Xhepser, Orel dhe Armandos më të mirat në karrierën e tyre”, ishin fjalët e Mojes, duke i mbyllur kështu përfundimisht etapën e Brojës në këtë klub.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Evertoni njofton largimin e Armando Brojës, David Moyes e falenderon: Të gjitha të mirat në të ardhmen 

    Evertoni njofton largimin e Armando Brojës, David Moyes e falenderon: Të gjitha të mirat në të ardhmen 

    Armando Broja e ka mbyllur huazimin me Everton. Këta të fundit kërkuan që ta blinin te Chelsea me një ulje të cmimit sulmuesin shqiptar, por pasi hasën kundërshtërin e londinezëve, Moyes e uli në pankinë dhe në tribunë Brojën për ndeshjet e fundit në Premier League. Ndërkohë në ditën e sotme ka ardhur edhe njoftimi i Everton që falenderon Brojën për kontributin e dhënë. 
    “Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar, të cilët kanë kontribuar në hapat pozitivë që kemi bërë në fushë. Ata të gjithë përqafuan atë që do të thotë të luash për këtë klub dhe qëndrimi dhe përkushtimi i tyre gjatë gjithë kohës së tyre në Everton ishte i klasit të parë. Ne i urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armandos të gjitha më të mirat për të ardhmen”, shkruan Everton. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • Deklarata e fortë e ish-futbollistit që hap polemika: Armando Broja i formës më të dobët më i mirë se Rei Manaj i formës ideale 

    Deklarata e fortë e ish-futbollistit që hap polemika: Armando Broja i formës më të dobët më i mirë se Rei Manaj i formës ideale 

    Si do të luajë Shqipëria kundër Serbisë? Një diskutim i madh është edhe për pjesën e sulmit, atje ku si ide është hedhur herë pas here aktivizimi i Rei Manajt dhe Armando Brojës si një dyshe sulmuese. Ndaj Andorrës kjo dyshe funksionoi, por sigurisht që Serbia është një muzikë tjetër. 
    I ftuar në “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës”, Ilir Alliu jo vetëm që mendon të kundërtën, por nuk ngurron të thotë se Armando Broja i formës më të dobët është më i mirë dhe më i domosdoshëm te Shqipëria se Manaj i formës më të mirë. Pra për të, në qendër duhet ta fillojë Armando Broja. 
    “Për mua Manaj dhe Broja nuk duhet të luajnë bashkë në formacion, lojtarët me të njëjtat karakteristika nuk mund të luajnë të dy bashkë. Futboll njeh edhe gjëra të tilla, për mua Broja i formës së dobët është më i mirë se Manaj i formës më të mirë”, tha Alliu. /Sport Ekspres/ 

  • A do të jetë Armando Broja pika e referimit te Shqipëria? Silvinjo e thotë prerë para ndeshjes me Serbinë: JO! 

    A do të jetë Armando Broja pika e referimit te Shqipëria? Silvinjo e thotë prerë para ndeshjes me Serbinë: JO! 

    A do të jetë Armando Broja pika e referimit te Shqipëria? Deri tani janë ngritur shumë diskutime në media nëse Shqipëria duhet të luajë vetëm për Armando Brojën duke ditur cilësitë e këtij sulmuesi. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” me gazetarin Gerti Carcani, Silvinjo ndau një mendim krejt tjetër duke mos kërkuar që të ngre figurën e Brojës mbi ekipin. 
    “I kënaqur nga Broja? I kënaqur nga të gjithë. Preokupon shumë fakti që që nga 2 vitesh që jam këtu ka pësuar shumë dëmtime kryesisht ne krucialin e gjurit. Një vit ishtë jashtë dhe nuk është e thjeshtë aspak të rikthehesh. Sërish 3 muaj jashtë, më pas në të njëjtën javë kur grumbullohet rikthehet ne pankinë me Evertonin. Jam I kenaqur për të. Por për të gjithë natyrisht sa më shumë minuta në këmbë, aq më mirë për ne. -A mund të themi që Broja është pika e referimit në sulmin tonë? Jo. Sa ndeshje ka realizuar si titullar me ekipin tonë? Sepse ka qenë I dëmtuar dhe kjo e ka kushtëzuar jo pak. Ai ka potencial si gjithë të tjerët dhe ka bërë punë të mirë ne Uembli.  
    Broja është një lojtar për ekipin apo një lojtar për trajnerin? Për të dy do të thoja dhe e them me bindje këtë. Futbollisti përgjigjet për të tërë në momeentin që hidhet në fushë.  Një shembull tjetër mund të jap Uzunin për kontributin e tij edhe prapa. Ndërsa për Brojën pamë në ndeshjen me Andorrën që bëri mirë edhe një një pozicion tjetër si i jashtëm dhe jo si pykë në sulm”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/ 

  • Ndeshja e fundit e Evertonit në Premier League, Moyes kthen Armando Brojën në ekip 

    Ndeshja e fundit e Evertonit në Premier League, Moyes kthen Armando Brojën në ekip 

    Sot luhen ndeshjet e fundit të Premier League, ndërsa edhe për Evertonin, ky do të jetë takimi i fundit i cili do të zhvillohet në transfertë kundër Neëcastle. Armando Broja nuk ka marrë mintua në ndeshjet e fundit, madje në 90 minutëshin e kaluar u la jashtë ekipit. 
    Por Moyes ka vendosur që ta rikthejë Brojën në skuadër për ndeshjen e sotme. Megjithatë sulmuesi shqiptar do të jetë sërish në stol pasi nga minuta e parë luan Beto. Me shumë mundësi do të ketë vetëm pak minuta aktivizimi për futbollistin tonë pasi në stol ndodhet edhe një tjetër sulmues i cili do të jetë pjesë e ekipit edhe për sezonin tjetër, Calëert Leëin, i cili është i avantazhuar në krahasim me Armando Brojën që e mbyll këtu huazimin. /Sport Ekspres/ 

  • “Diego Armando Maradona” në “flakë”, shënon McTominay! Napoli prek titullin (video)

    “Diego Armando Maradona” në “flakë”, shënon McTominay! Napoli prek titullin (video)

    23 Maj 2025

    21:37

    Telesport

    Luhen sot dy ndeshjet vendimtare, ku do mësohet fituesi i titullit kampion për këtë sezon në Serie A. Napoli që kryeson renditjen me 1 pikë më shumë se Inter, pret në shtëpi Cagliari-n.
    Në rast fitoreje sot, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte fiton titullin, pa i interesuar ezultati në sfidën tjetër Como-Inter. Në anën tjetër, zikaltërve iu duhet me patjetër fitorja sot dhe të shpresojnë në një hap fals të Napolit, për të shpresuar për te tituli.
    Goli i parë ka ardhur në takimin Como-Inter, ku Stefan De Vrij shënoi me kokë në minutën e 21-të pas krosimit nga këndi nga Hakan Calhanogolu.Ndërkohë në sfidën tjetër, Napoli-Cagliari, goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 40-të, ku Scott McTominay shënoi me gjysmë rroveshatë pas krosimit nga Politano, duke mposhtur kështu Alen Sherrin.
    Kaq mjaftoi dhe nis festa e madhe në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe jashtë tij.
    SHIKOGOLINEDEVRIJ
    SHIKOGOLINETOMINAY

  • Ekipi i Premier League kërkon Armando Brojën

    Ekipi i Premier League kërkon Armando Brojën

    Armando Broja dhe talenti i tij kuotohet ende shumë lartë në Angli pavarësisht problemeve që ka pasur sulmuesi shqiptar dhe që për fat të keq, është bërë një kohë e gjatë tani.
    Edhe në këtë sezon Broja e mbyll me 0 gola të shënuar, ndërsa Everton e ka larguar nga ekipi në dy ndeshjet e fundit pasi Chelsea nuk pranon të ul çmimin e blerjes.
    Pak kohë më parë qarkulloi lajmi në Britani se Chelsea nuk ulet nga 20-30 milionë euro pasi ka vënë re një “krizë europiane” për sulmues pykë dhe duke parë talentin që ka Broja, potencialin e tij, ka shumë interesime për të.
    Në orët e fundit në Britani ka qarkulluar lajmi se Neëcastle po sheh nga afër mundësinë e marrjes së Brojës për të zëvendësuar Wilson që do të largohet.
    Deri tani, një javë para fundit të kampionatit, Neëcastle ndodhet në vendin e 4 që e dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
    Megjithatë të njëjtat burime theksojnë se te Newcastle janë duke e shqyrtuar me vëmendje mundësinë e Brojës pasi çmimi është shumë i lartë dhe kanë frikë nga ndonjë pësëritje dëmtimi si në të kaluarën.

  • Everton do ta kthejë mbrapsht te Chelsea, Armando Broja përfundon në “orbitën” e sheikëve të Premier League

    Everton do ta kthejë mbrapsht te Chelsea, Armando Broja përfundon në “orbitën” e sheikëve të Premier League

    Armando Broja është një nga emrat që po qarkullon në tryezat e merkatos këtë verë, teksa Newcastle United është në mesin e klubeve që po i ofrohet mundësia për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares shqiptare.

    Pas një sezoni të vështirë në huazim te Evertoni, e ardhmja e Brojës mbetet e paqartë, dhe kërkesa prej 30 milionë paund nga Chelsea mund të jetë një pengesë serioze për një transferim të mundshëm.
    23-vjeçari ka kaluar një sezon të zymtë në “Goodison Park”, ku për shkak të lëndimeve dhe formës së ulët ka arritur të luajë si titullar në vetëm katër ndeshje të Premier League. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e vazhdimësisë dhe në vlerësimin e tij në treg.
    Ndërkohë që Callum Wilson pritet të largohet nga Newcastle në fund të sezonit dhe nuk do t’i ofrohet rinovim kontrate, trajneri Eddie Howe është në kërkim të një alternative për ta mbështetur Alexander Isak në sulm. Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk janë të bindur të investojnë një shumë të konsiderueshme për një lojtar që ende nuk ka gjetur stabilitet pas një serie dëmtimesh.
    Chelsea është i gatshëm ta largojë Brojën përgjithmonë këtë verë, dhe dëshiron të përfitojë maksimalisht nga kartoni i sulmuesit, por Newcastle nuk shihet si i gatshëm të paguajë 30 milionë paund për të. Nëse nuk arrihet një kompromis për çmimin ose një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje, mundësia që Broja të transferohet në “St. James’ Park” mbetet e vogël.
    Pavarësisht gjithçkaje, interesi ndaj Armando Brojës është ende prezent në Premier League dhe ai mbetet një lojtar me potencial të madh, veçanërisht nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të rigjejë formën që e bëri të spikaste te Southampton në sezonin 2021/2022.

    Top Channel

  • Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

    Lajm i keq për Armando Brojën, Everton e lë në tribunë për ndeshjen historike, në dyshim e ardhmja…

    Armando Broja duket se ka mbyllur para kohe sezonin e tij me Everton. Kjo duket nga vendimi i sotëm i trajnerit Devid Mojes, i cili ka lënë si spektator sulmuesin e Kombëtares shqiptare për ndeshjen historike ndaj Sauthemptonit.
    Ndeshja në fjalë është e veçantë pasi do të jetë e fundit që Evertoni luan si pritës në stadiumin “Goodison Park”, pasi do të zhvendoset te një i ri më modern. Për këtë sfidë, Broja nuk është preferuar as në stol nga trajneri i cili ka dhënë kësisoj një mesazh të qartë se nuk përfshihet në planet e klubit për të ardhmen.
    Evertoni kishte mundësinë e aktivizimit të klauzolës për blerjen e sulmuesit shqiptar, por vendimet e fundit të Mojes, i cili i ka rezervuar shumë pak minuta, bëjnë që tashmë ky opsion të mos diskutohet më. Kësisoj, Broja do të kthehet në fund të huazimit te Çelsi, për të nisur menjëherë kërkimin për një ekip të ri pasi nuk ka hapësira as te londinezët për të.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • E papritur/ Armando Broja përjashtohet nga Everton? Sulmuesi shqiptar nuk gjendet sot as në stol 

    E papritur/ Armando Broja përjashtohet nga Everton? Sulmuesi shqiptar nuk gjendet sot as në stol 

    Një tjetër lajm i papritur për lojtarët shqiptarë. Kur vjen fundi i kampionatit dhe po afron ndeshja e Shqipërisë me Serbinë, disa prej futbollistëve tonë janë zhdukur nga lista e ekipeve të tyre, teksa janë ende me valixhet në dorë. 
    Tani ishte radha e Armando Brojës. Evertoni luan sot kundër Southamptonit dhe nëse të gjithë prisnin disa minuta për shqiptarin pasi rivali është i dobët dhe ka rënë nga kategoria, në fakt jo vetëm që nuk do të ndodhi, por për herë të parë Broja nuk gjendet as në stol. 
    Ka dalë formacioni zyrtar i Evertoni dhe shihet se emri i Brojës mungon si në fushë ashtu edhe në stol. Në fakt nuk ka ende një lajm sa i përket një dëmtimi të mundshëm të futbollistit të Kombëtares, ndërsa ky largim duket të jetë një përgatitje për të ardhmen përfundimtare të Armandos. Duhet theksuar se nën drejtimin e Moyes, Broja luajti dy herë si titullar kundër Notingham dhe Man City, ndërsa në dy takimet e fundit, nuk mori asnjë minutë. /Sport Ekspres/