Tag: armando

  • “Po çfarë Pavlovici i Milanit po flisni…”, Dervishi: Armando Broja i shkëputej edhe Maldinin me  Baresin në kohën e artë, jo më Pavlovic… 

    “Po çfarë Pavlovici i Milanit po flisni…”, Dervishi: Armando Broja i shkëputej edhe Maldinin me  Baresin në kohën e artë, jo më Pavlovic… 

    Armando Broja i ka dhënë një mbrëmje të keqe Pavlovic. Mbrojtësi i Milanit vuajti shumë me shkëputjet dhe mënyrën e lojës së Brojës, i cili u shkëput në dy tre momente duke ngritur në këmbë gjithë tifozët. I ftuar në Koha Shtesë, Dritan Dervishi, zyrtari i Veronës, nuk i ka kursyer elozhet për Brojën. (Emisionin e plot e ndiqni më poshtë) ?“Armando Broja është i vetmi talent që ka Kombëtarja në sulm. Mos të diskutojmë më tutje, nuk ke se çfarë diskuton. Broja dje luajti në një krahë që nuk ka se çfarë i duhet, nuk duhet të rrijë Broja aty në krahë të majtë. E degjeneroi Pavlovicin? Broja edhe Baresin apo Maldinin e artë të kishte, në një moment do t’i shkëputej, jo më Pavlovicin e Milanit. Ka një fuqi fizike dhe një sprint të shpejtë, një shkëputje të madhe. Ka fizik, 1.90 djalë që të fsheh topin dhe tallet me ty. Pastaj dëgjojmë që Broja ishte i lodhur, por nuk duhet futur Broja në krahun e majtë”, tha Dervishi. /Sport Ekspres/ 

  • Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

    Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

    Sëlltik është klubi më i fundit që i është bashkuar garës për shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare po rikthehet në vëmendje në këtë merkato vere, ndërsa largimi i tij nga Çelsi shihet si i pashmangshëm.
    Skocia mund të jetë një destinacion i mundshëm për 23-vjeçarin, pasi Sëlltik kërkon të përforcojë repartin ofensiv dhe ka vendosur Brojën në listën e alternativave. Klubi i njohur botërisht po ndjek me vëmendje situatën e tij, pas një sezoni të vështirë për shkak të dëmtimeve.
    Gjatë sezonit të fundit, Broja ishte i huazuar te Evertoni, por kartoni i tij vijon të jetë në pronësi të Çelsit deri në vitin 2028. Ende nuk dihet nëse lëvizja e radhës do të jetë një tjetër huazim, apo një transferim i përhershëm. E rëndësishme është se sulmuesi tashmë është plotësisht i rikuperuar fizikisht dhe gati për të rifilluar.
    Përveç Sëlltikut, interes për sulmuesin shqiptar kanë shfaqur edhe klube të rëndësishme si Milani, Ajaksi, PSV dhe Lajpcigu, duke e bërë këtë verë një moment kyç në karrierën e tij.

  • “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

    “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

    Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin dhe ishte pranë arritjes në Europë, në Final Four, por në fund ishte Partizani që e tejkaloi duke marrë biletën e Europës. Gozdenovic ka dhënë një intervistë në median serbe “Zurnal”, atje ku ka folur sa i përket rrezikut të madh që i vjen Serbisë nga Shqipëria. Kur ndalet te një futbollist i vetëm, Gozdenovic është i ndikuar nga shqiptarët, ai përmend Armando Brojën.  Ndërkohë kur është pyetur në lidhje me incidentet e mundshme, trajneri ndihej pak i nervozuar kur dëgjonte për skenare të tilla pasi sipas tij nuk do të ketë, as në Tiranë dhe as në Beogradë.  
    “Shqipëria është një ekip kombëtar me shumë cilësi. Çdo lojtar ka një dëshirë të paparë për sukses. Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë, dhe në vitet e fundit ekipi kombëtar ka pasur edhe një cilësi të caktuar, të mishëruar kryesisht në lojtarë të shumtë ndërkombëtarë, kryesisht nga klubet italiane. Shqiptarët kanë një sulmues të rrezikshëm, Armando Broja, lojtari i Evertonit, shumë i shpejtë dhe i shkëlqyer në lojën një-me-një. Ata lanë gjithashtu një përshtypje pozitive në Kampionatin Evropian, ofruan rezistencë të fortë ndaj Italisë dhe Spanjës, dhe barazuan me Kroacinë. 
    Së bashku me Brojën, Berat Gjimshiti nga Atalanta është më i miri. Përpara portës është Tomas Strakosha me përvojë, tani te AEK, ai ishte portieri i Lazios për një kohë të gjatë. Kristjan Asllani është në Inter, ai pati një shans në gjysmën e dytë të finales së Ligës së Kampionëve. Ai nuk është një lojtar standard në klubin e Milanos, por është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar. Ekipi vendas do të ketë erën në shpinë, por kjo mund të ushtrojë presion shtesë mbi ta. Tifozët do ta mbushin stadiumin, do t’i mbështesin lojtarët dhe do të presin një fitore. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një plus apo një minus për Shqipërinë”, tha Gozdenovic. ?E teksa gazetari serb i tregoi një incident të ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan kur u godit autobuzi i ekipit të Serbisë, Gozdenovic tha: “Nervozohem kur dëgjoj gjëra të tilla që vijnë në Serbi, nuk ka për të pasur incidente as në Tiranë dhe as në Beograd”, tha Gozdenovic. /Sport Ekspres/ 

  • Broja do të dalë në treg, Milani dhe tre klube të mëdha janë të interesuara për shqiptarin

    Broja do të dalë në treg, Milani dhe tre klube të mëdha janë të interesuara për shqiptarin

    Adriatik BALLA
    Armando Brojës nuk po i ndahen hijet e zeza të dëmtimeve, të cilat në vitet e fundit e kanë lënë disi mënjanë, duke mos e lejuar të shfaqet në kapacitetin e vet maksimal dhe pavarësisht se i është dhënë shansi të luajë në ekipet ku është huazuar, fati ndonjëherë nuk ka qenë me të në momentet më të mira. Gjithsesi, shqiptari nuk heq dorë lehtë. Ai dëshiron të lerë gjurmë. Cilësitë e tij nuk vihen në diskutim dhe këtë e kanë të qartë edhe klubet ku ka luajtur e interesohen për të dhe së fundmi ka marrë interesim nga klube të mëdha në Itali e në Angli.
    Ofertat në treg
    Referuar mediave sportive, për sulmuesin kuqezi ka një interesim të shtuar që në momentin kur klubi i Çelsit vendosi ta nxjerrë atë lojtar të lirë dhe madje t’i ulë çmimin e transferimit, pasi nuk është pjesë e projektit të bluve të Londrës për sezonin në vazhdim. E pranojnë edhe analistët anglezë të futbollit se Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar ame “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Çelsi nuk mungojnë. Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër skuadra europiane të cilat kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare për të siguruar transferimin e tij në verë.
    “Burime i kanë treguar “SunSport” se Milani dhe Ajaksi kanë qenë të dyja në kontakt para asaj që do të jetë një verë shumë e zënë me punë te Çelsi. Bisedime me holandezët e PSV dhe gjermanët e Lajpcig janë zhvilluar që më parë”, shkruhet në portalin e tabloidit të njohur britanik. Sipas tij, Çelsi kërkon tashmë një shifër prej rreth 20 milionë paund për sulmuesin shqiptar, i cili bëhet e ditur se ka insistuar që këtë verë transferimi i tij të jetë përfundimtar pasi nuk dëshiron të jetë më vazhdimisht në huazim, ndonëse ka kontratë me blutë deri në vitin 2028.
    Dëmtimi alarm fals, rezonanca nxori Brojën “ok”
    Ndërsa gjendja e grupit kuqezi duket e mirë, një situatë e pakëndshme të hënën duket se shërbeu si alarm në lidhje me Brojën. Për momentin, të gjithë lojtarët duken në formë të mirë, por pak ditë më parë, në kampin kuqezi kishte alarm për situatën e Armando Brojës. Këtë e ka treguar përgjegjësi i zyrës për marrëdhëniet me publikun në FSHF, Fatjon Kodra. “Broja ka pasur një problem muskulor. Ka bërë rezonance, por për fat të mirë ka rezultuar negative. Ai ka marrë pjesë normalisht me grupin, është stërvitur rregullisht, kështu që deri tani është alarm fals”, tha Kodra për “Klan Neës”, duke zbuluar situatën e sulmuesit kuqezi para kësaj ndeshje delikate të kualifikueseve të Botërorit. Broja do të synojë të luajë ndaj Serbisë për të rritur kuotat e tij në treg. Një gol do ta ndihmonte shumë, për të mos thënë se do t’i hapte rrugën për gjetjen e një skuadre të madhe në top-ligat europiane. Cilësitë nuk mungojnë, ndaj Broja ka shansin e artë të tregojë vlerat e veta në këto dy takime eliminatore të Botërorit për Shqipërinë.

  • Armando Broja mund të përfundojë në… kategorinë e dytë

    Armando Broja mund të përfundojë në… kategorinë e dytë

    Armando Broja nuk po gjen “paqe” për sa i përket të ardhmes së tij. Sulmuesi shqiptar, mbylli një sezon jo fort pozitiv tek Evertoni, ku u aktivizua si i huazuar, teksa tashmë është duke kërkuar një aventurë të re.
    Së fundmi ka dalë skenë një rikthim i mundshëm i Brojës te Sauthemptoni, që në edicionin e ardhshëm do të militojë në Championship, që është dhe kategoria e dytë angleze për nga renditja.
    “Shenjtorët” janë në kërkim të një sulmuesi, ndërsa Broja është në kërkim të një ekipi të ri. Për këtë fakt mediat britanike mendojnë se ribashkimi mes palëve nuk mund të konsiderohet një utopi. Vlen të theksohet fakti se Broja është aktivizuar me ekipin e Sauthemptonit në sezonin 21/22 ku luajti 38 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe dhuruar dy asist.

  • “Do të vendoset shumë për Armando Brojën kundër Serbisë”, Bicaj: Ndajmë rrugët me të ose e mbajmë mbi supe, tani kemi nevojë 

    “Do të vendoset shumë për Armando Brojën kundër Serbisë”, Bicaj: Ndajmë rrugët me të ose e mbajmë mbi supe, tani kemi nevojë 

    Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë) ?
    “Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ 

  • “Cerciz Topulli do të jetë Qazim Laçi dhe Adem Jashari do të jetë Mirlind Daku”, Bicaj: Këta janë “heronjtë kombëtar” kundër Serbisë 

    “Cerciz Topulli do të jetë Qazim Laçi dhe Adem Jashari do të jetë Mirlind Daku”, Bicaj: Këta janë “heronjtë kombëtar” kundër Serbisë 

    Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë) ?“Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën. 
    Sigurisht që është ndeshje futbolli, nuk do bëjmë luftë. “Lufta” e vetme në këtë rast është futbolli. Pra një Adem Jashari për ne është Mirlind Daku në fushë, një Azem Galicë është Ramadani, nëse është një Cerciz Topulli është Qazim Laci. Pra këto janë heronjtë tanë kombëtar për 90 minuta. Nuk do marrim armët, por arma jonë më e mirë do të jenë duelet fizike, mendja e ftohtë dhe fitorja në fund”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ 
     

  • “E njoh nga afër Mario Mitajn dhe babain e tij, janë patriot”! Bicaj: Të vazhdoj me këtë krenari për Shqipërinë, Zoti do ta nderojë këtë djalë 

    “E njoh nga afër Mario Mitajn dhe babain e tij, janë patriot”! Bicaj: Të vazhdoj me këtë krenari për Shqipërinë, Zoti do ta nderojë këtë djalë 

    Ditmar Bicaj ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku është folur për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një analizë interesante nga ana e Bicajt për mënyrën sesi e sheh këtë ndeshje, ndërsa është ndalur edhe tek Armando Broja, ylli i Kombëtares. Sipas Bicajt, tani Shqipëria ke nevojë për të dhe nëse Broja nuk do të përgjigjet, magjia e tij do të binte tek kuqezinjtë. (Emisionin e plot me Ditmar Bicajn në Koha Shtesë e gjeni më poshtë) ?“Kundër Serbisë duhen burra, duhen lojtarë që kanë dëshirë për të fituar dhe e vlerësojnë fanellën që veshën. Ta shohin Serbinë në sy dhe t’i tregojmë se këtu është Shqipëria. Për mua ndeshja me Serbinë do të vendos shumë për Armando Brojën. Ky do të jetë takimi që ose ne “do të ndajmë rrugët” me Brojën ose do të vazhdojmë ta mbajmë në shpinë Armando Brojën. Ka potencial të madh, lojtari që duan më shumë tifozët. Prandaj thashë, ose Broja do të jetë djali i artë sic ka qenë deri tani ose do të fillojmë me bisedat pastaj do të grumbullohet apo nuk do të grumbullohet. Tani Shqipëria ke nevojë vërtet për Armando Brojën. 
    Sigurisht që është ndeshje futbolli, nuk do bëjmë luftë. “Lufta” e vetme në këtë rast është futbolli. Pra një Adem Jashari për ne është Mirlind Daku në fushë, një Azem Galicë është Ramadani, nëse është një Cerciz Topulli është Qazim Laci. Pra këto janë heronjtë tanë kombëtar për 90 minuta. Nuk do marrim armët, por arma jonë më e mirë do të jenë duelet fizike, mendja e ftohtë dhe fitorja në fund. 
    Festa e Mitajt me flamur shqiptar në Arabinë Saudite? Njeriu duhet të jetë krenar për prejardhjen e tij, më vjen shumë mirë që Mitaj është njeri shumë patriot, ka emigruar herët nga Shqipëria dhe është rritur në Greqi, por është rritur me shumë krenari për origjinën e tij. E njoh nga afër Mitajn dhe babain e tij. Kjo ndikoi edhe te zgjedhja e tij për të ardhur te Shqipëria dhe faktin që festoi me flamurin shqiptar në Arabinë Saudite. Nuk na bëhet vonë fare për Rajkovic dhe mediat serbe. Të vazhdoj me këtë krenari të madhe për faktin e të qenit shqiptar dhe Zoti do të nderojë”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ 

  • U zyrtarizua në Serie A! Nga Mario Mitaj te Armando Broja, ja lojtarët e Shqipërisë që Igli Tare mund të transferojë te Milani 

    U zyrtarizua në Serie A! Nga Mario Mitaj te Armando Broja, ja lojtarët e Shqipërisë që Igli Tare mund të transferojë te Milani 

    Kur nga kioskat e Kosovës dhe Shqipërisë, nisën të bënin përçarje mes shqiptarëve dhe të tregonin se kush është më i suksesshëm, shqiptari i kujt krahine, kjo temë preku edhe Igli Taren.
    Nuk dilte shpesh në media, por në ato ditë doli. I pyetur në lidhje me këtë temë, tha thjeshtë: “E di, i kam dëgjuar. Një turp i madh, Kosova mënjanë Shqipërisë nuk ekziston. Lorik Canën dhe Besnik Hasin nuk i kam quajtur kurrë si kosovarë, por si vëllezërit e mi. Jemi një komb, jemi kaq pak sa duhet të kuptojmë që duhet të jemi bashkë”
    Dhe puna e tij fliste për këtë, nga Valon Berisha te Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha, mjafton të jesh shqiptar, pavarësisht i kujt krahine dhe te Igli Tare dera hapet. Dje zyrtarizohet drejtor sportiv i Milanit, ndërsa ne vazhdojmë kioskave të Kosovës dhe Shqipërisë të diskutojmë se kush është më i miri dhe sesi nuk na duan andej dhe këndej kufirit, duke dhënë këshilla madje si duhet të luajë Hansi Flick dhe Anceloti. 
    Në faqjen zyrtare te Milanit tani ka dalë njoftimi se Igli Tare është zyrtarisht pjesë e kuqezinjëve si drejtor sportiv. Puna e tij në të kaluarën ka treguar se Tare ua jep një dorë të madhe edhe futbollistëve shqiptarë, të Shqipërisë dhe Kosovës, kudo qofshin ata. E sigurt është se edhe në këtë kalim te Milanit, nuk do të mungojnë lojtarët shqiptarë te Milani, pavarësisht se do të jenë më pak se te Lacio pasi synimet e Milanit si klub dhe të Lacios, janë të ndryshme. 
    Por ndonjëherë ajo që të duhet është një dhënie dore për të treguar aftësitë e tua dhe disa lojtarë të Shqipërisë mund të bënin mirë nëse do t’u vinte kjo dhënie dore nga Tarja te Milani. Më i kuotuari është padyshim Mario Mitaj, stili i tij i futbollit dhe potenciali që zotëron, është padyshim i një klasi tjetër. Sigurisht që te Milani do të kishte konkurrencën e madhe të Theo Hernandez, por duke parë ulje-ngritjet e këtij futbollisti te Milani si të Di Marco-s te Interi, nuk do të mungonin edhe minutat për Mitajn. ?Një tjetër emër do të ishte padyshim Armando Broja. Në fakt Milani e ka vëzhguar nga afër Armando Brojën edhe para kalimit të Tares, por më shumë se kurrë, ky transferim mund të ndodh tani pasi Broja nuk po gjen veten në Premier League. Për momentin janë vetëm këto dy emrat më të kuotuar, pa përjashtuar edhe disa futbollistë të rinj talente që mund t’i bashkohen akademisë së Milanit, siç ka ndodhur me Lacion në të kaluarën. /Sport Ekspres/ 
     

  • Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen

    Evertoni largon Armando Brojën: I urojmë suksese në të ardhmen

    Përfundon zyrtarisht aventura e Armando Brojës te Evertoni. Sulmuesi shqiptar e mbyll huazimin e tij pas disa muajsh në “Goodison Park”, ndërsa klubi anglez kishte shfaqur interes për ta blerë përfundimisht nga Chelsea. Megjithatë, për shkak të kërkesave të larta financiare nga londinezët, marrëveshja nuk u arrit.
    Vendimi zyrtar për fundin e bashkëpunimit ka ardhur sot, me klubin i cili ka njoftuar largimin e tij, ashtu si edhe të Jack Herrison, Casper Lindstrom dhe Orel Mangala.
    “Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë lojtarët tanë të huazuar për kontributin e tyre në përmirësimet që kemi arritur në fushë. Ata treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë qëndrimit në klub. I urojmë Jack, Jesper, Orel dhe Armando të gjitha të mirat në karrierën e tyre”, tha trajneri David Moyes.
    Ndërkohë që reagoi edhe klubi i Everton. “Broja iu bashkua Evertonit në ditën e fundit të merkatos së verës së kaluar nga Chelsea dhe luajti 11 ndeshje”, shkruhej në njoftimin e klubit për këtë aventurë të Brojës që për fat të keq u ndikua nga dëmtimet e vazhdueshme të sulmuesit të kombëtares shqiptare.