Tag: armando

  • Rikthimi si titullar i Brojës, trajneri i Burnley: Jam i kënaqur, ishte versioni më i mirë i tij

    Rikthimi si titullar i Brojës, trajneri i Burnley: Jam i kënaqur, ishte versioni më i mirë i tij

    Armando Broja u rikthye të lunate si titullar me skuadrën e tij Burnley, në sfidën e fundjavës së kaluar ndaj Newcaste. Sulmuesi Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, shkoi dhe takoi menjëherë Armando Brojën në momentin kur e zëvendësoi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Njukasëllit. U duk menjëherë që ishte një gjest pozitiv për sulmuesin dhe kjo u konfirmua edhe nga fjalët që tha trajneri në konferencën e sotme për mediat.
    Ai u pyet rreth paraqitjes së Brojës në atë sfidë dhe Parker nuk kurseu elozhet për të, duke e cilësuar si një paraqitje shumë të mirë nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

    “Unë isha më të vërtetë i kënaqur me të, me të vërtetë. Mendoj se ishte versioni më i mirë që kemi parë nga Armando.
    Ai luajti ndeshjen e parë si titullar dhe të jem i sinqertë mendoj se ishte super. Në fillimin e ndeshjes, kur ishim 11 kundër 11, ai ishte një platformë për ne, na dhuroi diçka. E bëri edhe kur mbetëm me 10, kur ajo vijëza e energjisë fillon e bie në atë momente, kur je një numër 9 aty para i vetëm dhe mund të humbasësh entuziazmin pasi po lufton i vetëm atje. Por e përsëris, ai ishte super, ndaj jam shumë i lumtur për të, mendoj se funksionoi shumë mire, u shpreh trajneri i Burnley, duke i dhënë kështu merita Brojës për paraqitjen e tij.

  • Broja debuton si titullar me Burnley, reagojnë mediat angleze

    Broja debuton si titullar me Burnley, reagojnë mediat angleze

    Sulmuesi shqiptar Armando Broja më në fund ka bërë debutimin si titullar me ekipin e Burnley në Premier League. Ai ishte në fushë për 86 minuta ndaj Neëcastle, duke u përpjekur të “bezdis” vazhdimisht mbrojtjen rivale.
    Mediumi “Burnley Experess” ka analizuar paraqitjen e skuadrës së drejtuar nga Scott Parker. Në përshkrimin e këtij medium, Armando Broja zhvilloi ndeshje pozitive si titullar për herë të parë, duke luftuar për topin e parë.
    Mungesa e minutazhit ka ndikuar edhe te rendimenti i lojtarit të Kombëtares. Armando Broja ende nuk e ka gjetur golin e parë me Burnley, por besimin i 86 minutave ndaj një rivali të “hekurt” si Neëcastle është “sinjal” se po vjen momenti që shqiptari të marrë detyra të rëndësishme në fazën ofensive.

  • VIDEO/ Armando Broja bindi për herë të parë te Burnley, shihni se çfarë i bëri trajneri kur doli nga fusha

    VIDEO/ Armando Broja bindi për herë të parë te Burnley, shihni se çfarë i bëri trajneri kur doli nga fusha

    Armando Broja ka luajtur për herë të parë si titullar në Premier League me fanellën e Burnley. Një aktivizim ndoshta i papritur për shumë tifozë, por disi i paralajmëruar nga trajneri Scott Parker. Vetëm pak ditë më parë Parker foli sërish për aftësitë e Brojës duke e quajtur si një sulmues të kalibrit të lartë. Një vlerësim që nuk korrenspondonte me minutat që Parker i ka besuar Brojës në fushën e lojës, pasi shqiptari po aktivizohej vetëm nga 10 minuta në çdo ndeshje. Pas disa humbjeve të Burnley, trajneri Scott Parker u shpreh se kundër Neëcastle do të bëhej befasia dhe ajo ndeshje do të fitohej ose barazohej nga Burnley.
    Një ndeshje në transfertë ndaj një Neëcastle të pathyeshëm në shtëpi ishte sigurisht një bast i madh. Parker paralajmëroi një surprizë dhe bëhej fjalë për sulmin atje ku u aktivizua Bruno Larrsen dhe Armando Broja si surprizat e mëdha. Armando Broja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa luajti për 84 minuta në fushën e blertë.Madje në momentin kur Broja doli, Parker nisi që ta duartrokiste që pa dalë mirë nga fusha. Më pas kur Armando e kaloi vijën kufizuese, trajneri e ka përqafuar duke i dhënë disa fjalë inkurajuese dhe vlerësuese për gjithë ndeshjen e bërë. Sulmuesi ishte ende i pakënaqur me veten pasi nuk shënoi, por për shkak të super ndeshjes së bërë, Parker nuk i kurseu të gjitha lëvdatat për të duke ia thënë në sy për t’i dhënë edhe një dozë morale shumë të madhe.?Sa i përket ndeshjes së bërë, në pjesën e dytë, Armando Broja e ngriti performancën në mënyrë shumë të dukshme. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 dhe me një karton të kuq të Burnley. Kështu Broja bëri një repart të sulmit i vetëm, pa asnjë shok të skuadrës dhe mes shumë lojtarëve kundërshtarë. Sa herë që shqiptari prekte topin, rrethohej nga 3-4 lojtarë të Newcastle.
    Në shumë raste shqiptari arriti që të fitonte duelet duke marrë një rivënie anësore apo duke fituar një faull i vetëm mes 4 lojtarëve kundërshtarë, pa pasur asnjë shok të ekipit në hapësirë për shkak të penalizimit me karton të kuq dhe forcës së Neëcastle, vecanërisht në shtëpinë e saj. Kjo ishte edhe arsyeja se pse Parker nuk i kurseu duartrokitjet dhe fjalët motivuese për Armando Brojën në sy të publikut. Nëse te Shqipëria ka pasur performanca me ulje-ngritje, performancat e Brojës te Burnley nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Por prova e sotme mund të quhet e kaluar për shqiptarin që nëse vazhdon kështu, do të marrë fanellën e titullarit te Burnley. /Sport Ekspres/
     

  • Investigimi/ Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit

    Investigimi/ Parku fotovoltaik i Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit
    Familjarë të Fatmir Xhafajt, pa asnjë lidhje me sektorin e energjisë, blejnë një kompani pa asnjë lloj aktiviteti, që vështirë se mund të quhen biznese aktive. Aplikojnë dhe përfitojnë pa asnjë pengesë për t’u bërë prodhues energjie, në fushën e parqeve fotovoltaike në Fier, që duket se është shndërruar në parkun e korrupsionit për prodhuesit e rinj të energjisë.
    Pa kapital e pa asnjë eksperiencë, kësaj kompanie për të zhvilluar lejen i duhej edhe prona. Dhe këtu do t’ju tregojmë një tjetër skandal, se si kompanisë së familjarëve të Fatmir Xhafajt iu dhurua toka, që në fakt duhet t’i përkiste banorëve të asaj zone.
    E për këtë është angazhuar edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, që para interesit të qytetarëve që duhet të përfaqësojë, zgjodhi që tokën t’ia falë familjes Xhafa, veprim të cilin KLSH e cilëson shkelje të rëndë e deri në grabitje të pronës shtetërore.
    Për 70 mijë metra katrorë tokë që iu morën banorëve të zonës dhe iu dhanë dy kompanive Dion Energy dhe Amel Energy, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një audit të posaçëm në vitin 2022 dhe ka konstatuar paligjshmëri të plotë, favorizim dhe deri në kryerje veprash penale nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, që për t’u dhënë tokën ka përvetësuar kompetencat e qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë.
    Auditimi Financiar dhe i Përputhshmërisë shtrihet në periudhën 01.01.2022 – 31.12.2022, ku janë kontrolluar edhe 15 kontrata qeraje për tokat publike të lidhura nga Bashkia Fier me subjekte private për ndërtimin e Centraleve Fotovoltaike.Gjetjet janë tronditëse.Të gjitha kontratat janë lidhur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe VKM 54 e cila përcakton procedurën e dhënies me qera të tokave, por mbi të gjitha përcakton edhe autoritetin që mund t’i lidhë këto kontrata. Në këtë emision do të trajtojmë me detaje pasuritë 288/7 dhe 288/8 dhe kontratat e lidhura nga Bashkia Fier me Amel Energy dhe Dion Energji, objekt investigimi i këtij emisioni.
    Kontrata e lidhur me shoqërinë “Dion Energji”, ku pronarë janë të afërmit e Fatmir Xhafajt, është nënshkruar në maj të vitit 2022, ku përfshihet dhënia me qera për 20 vjet e një sipërfaqe prej 35,245 m2 ose 3,5 ha ranishte, në pronësi shtet. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dhënia me qira e pasurisë me nr. 288/7 është dhënë pa miratuar nga Këshilli Bashkiak Fier.
    Për të shmangur pengesën e marrjes së një vendimi nga Këshilli Bashkiak, Armando Subashi dhe Kompania Dion Energji kanë përdorur si referencë një prej vendimeve të Këshillit Bashkiak nr. 101 datë 19.12.2017 “Për miratimin e fillimit të procedurave të dhënies me qira të sipërfaqeve tokë pa frut në Fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë, Bashkia Fier”.
    Por nga verifikimet, konstatohet se sipërfaqja e tokës që i është dhënë me qera kësaj kompanie, as nuk rezulton si pjesë e listës së sipërfaqeve të tokës për të cilat Këshilli vendosi që të jepen me qera.
    Siç citohet në Raportin e KLSH, është e qartë se Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar dhënien me qera të pasurisë 288/7 dhe Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka lidhur një kontratë në kundërshtim me ligjin për Vetëqeverisjen Vendore. Por shkeljet nuk përfundojnë me kaq. Raporti vijon me gjetje edhe më skandaloze të cilat duhet ta çonin në pranga kryetarin e Bashkisë e jo më në një mandat të 3-të.
    KLSH relaton:
    Nuk janë ngritur grupe pune nga titullari për vlerësimin e dokumentacionit për dhënie me qira të pronës sipas zërave, veprime në kundërshtim me udhëzimin nr. 12 datë 30.07.2018 në zbatim të tij.Nuk ka relacione për miratimin e dhënies me qira, është përcaktuar çmimi/lekë në vit. Në zbatim të VKM nr. 54/2014, sipas Kreu III, pika (c), për tokat e pafrytshme, sipas përkufizimit të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, tarifat dysheme të qirasë mujore duhet të jenë të njëjta me ato për tokat bujqësore.
    Në mungesë të procedurave të sipërcituara, me shkresën nr. 9444/1, dt. 18.12.2020, është nënshkruar një Akt-Marrëveshje midis Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi dhe z. Spartak Isakaj, administrator i shoqërisë “Dion Energji” Sh.P.K. Nënshkrimi i kësaj Akt-Marrëveshje është në kundërshtim me VKM nr. 54, që përcakton se të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e ka ministria për ekonominë.
    Sipas kësaj VKM-je, Bashkia Fier dhe Armando Subashi kanë për detyrë përgatitjen e dokumentacionit për gjendjen e tokës që do të jepet me qera dhe pas kësaj i adresohen Ministrisë së Ekonomisë, që është organi që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit të pronës shtetërore. Por e gjithë kjo procedurë ligjore është shmangur dhe ka vijuar me mbylljen e procedurave dhe firmosjen e kontratës për t’i dhënë pronën shtetërore kompanisë Dion Energji.
    Gjithashtu, nga Bashkia nuk janë respektuar kërkesat e Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 13, datë 26.4.2018 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 54, datë 05.02.2014 ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’, të ndryshuar”, pika 17, ku përcaktohet:“Në zbatim të pikës 6-c të kreut I të VKM-së, institucioni që përgatit dokumentacionin merr konfirmimin se pasuria është ‘tokë e pafrytshme’ nga Drejtoria e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës në Qarkun përkatës. Tokat e pafrytshme lejohet të jepen me qira për qëllime blegtorale, bujqësore, kulturore, industriale etj., sipas objektit të veprimtarisë së subjektit qiramarrës. Të drejtën e lidhjes së kontratës për pasurinë ‘tokë e pafrytshme’ e ka ministria përgjegjëse për ekonominë”.
    Por ligjet dhe vendimet e Këshillit të Ministrave të shkelura për këtë rast duket se janë të pafundme. Sipas Raportit të KLSH-së, kompania Dion Energji, që mori 35 mijë metra katrorë sipërfaqe tokë shtetërore, as nuk kishte plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. E kjo vërtetohet edhe nga leja e marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që i dha lejen me kusht që për 6 muaj duhet të plotësonte kushtet e mëposhtme:
    (Lista e kushteve – e korrigjuar sipas drejtshkrimit):
    Shoqëria “Dion Energji” Sh.P.K ka marrë Miratimin Paraprak nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me nr. 3095/3 dt. 30.12.2021 për ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MW dhe vepra ndihmëse. Për vazhdimin e procedurave të mëtejshme për pajisjen me autorizim dhe lejet përkatëse, duhet që brenda 6 (gjashtë) muajve të përfundojë dhe dorëzojë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dokumentacionin si më poshtë vijon:
    a) studimin e plotë të fizibilitetit teknik, ekonomik, financiar, mjedisor e social, bazuar në të dhëna dhe matje reale të kryera në zonat e zbatimit të projektit;b) planin e biznesit të projektit;c) grafikun e zbatimit të projektit;ç) miratimin e OST-së ose OSSH-së për pikën e lidhjes me rrjetin e transmetimit ose të shpërndarjes;d) lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore;dh) dokumentacionin ligjor, në përputhje me Kodin Civil, që provon marrëdhënien afatgjatë mbi pasurinë që do të përdoret për ndërtimin e burimit gjenerues.Por këto kritere të vendosura nga Ministria e Infrastrukturës, me VKM të Këshillit të Ministrave, janë gjithashtu kusht që kjo kompani të konsiderohej si pretendente për të përfituar tokën me qera. KLSH konstaton se kontrata mes Armando Subashit dhe Dion Energji është firmosur më 30.05.2022 e për pasojë nuk ka plotësuar pikërisht kushtet që Ministria e Infrastrukturës i kishte kushtëzuar lejen për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik.Shihet qartë se Armando Subashi nuk ka pyetur jo vetëm për procedurën ligjore të përcaktuar në VKM 54 dhe Udhëzimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 13, por mbi të gjitha ka marrë kompetencat e Ministrit përgjegjës për Ekonominë, pasi sipas VKM është i vetmi AUTORITET që mund të lidhë kontratat për tokat PAFRYT, ku hyjnë edhe tokat e përcaktuara si RANISHTE. E për më tepër, kur kompania Dion Energji nuk kishte plotësuar ende kushtet e nevojshme për ta përfituar atë pronë.
    E njëjta situatë është dhe me pasurinë tjetër 288/8 dhe kontratën e lidhur me Amel Energy të bashkëshortes së Artan Sakos. E për habi tonën, por që do duhet të hetohet mirë nga SPAK, kontrata e “Dion Energji” ku ortak janë Artan Sako dhe familjarët e Fatmir Xhafaj, është lidhur në datën 30.05.2022, kurse kontrata e komshiut “Amel Energy” në pronësi të gruas së Artan Sakos është lidhur në datën 31.05.2022. Çka për ne është e qartë se këto dy impiante janë miratuar për të funksionuar si të ndarë, por realisht do të jenë një impiant i vetëm dhe e gjithë kjo piruetë bëhet vetëm që këto kontrata të lidhen me firmën e Belindës, pa pasur nevojën për procedura shtesë.Por vijojmë me gjetjet e KLSH për kontratën e lidhur nga Armando Subashi me “Amel Energy” sh.p.k.
    Edhe në këtë rast, sipërfaqja e pronës shtetërore është e njëjtë — 35 mijë metra katrorë apo 3.5 hektarë — dhe janë dhënë me qera për 20 vite. Nga auditimi i KLSH konstatohet se dhënia me qira është bërë gjithashtu pa miratuar nga Këshilli Bashkiak Fier. Edhe në këtë rast, sërish ka falsifikim të vendimit të Këshillit Bashkiak, pasi në kontratë përdoret një vendim Këshilli për dhënie tokash me qera që s’ka asnjë lidhje me sipërfaqen në objekt investigimi.Sipas KLSH-së, kontrata e lidhur me shoqërinë “Amel Energy” Sh.P.K dt. 31.05.2022 me afat 20 vjet, është në kundërshtim me nenin 54 pika e, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” ku citohet: “Miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të të tretëve.”Pra edhe në këtë rast, Armando Subashi ka lidhur një kontratë qeraje për një pronë publike pa marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.
    KLSH:
    – Nuk janë ngritur grupe pune nga titullari për vlerësimin e dokumentacionit për dhënie me qira të pronës sipas zërave, veprime në kundërshtim me udhëzimin nr. 12, datë 30.07.2018.– Nuk ka relacione për miratimin e dhënies me qira për përcaktimin e çmimit / lekë në vit.
    Në mungesë të procedurave ligjore, me shkresën nr. 9526/1, dt. 18.12.2020, është nënshkruar një Akt-Marrëveshje midis Bashkisë Fier, përfaqësuar nga Kryetari i Bashkisë z. Armando Subashi, dhe z. Elian Shena, administrator i shoqërisë “Amel Energy” Sh.P.K.Nënshkrimi i kësaj Akt-Marrëveshje është në kundërshtim me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, Kreu I, pika 6, ku përcaktohet se “Të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë dhe të përcaktimit të afateve të dhënies me qira e ka Ministria për Ekonominë.”
    Si edhe në rastin e kontratës së lidhur me kompaninë “Dion Energji”, edhe kompania “Amel Energy” nuk kishte plotësuar ende dokumentacionin e nevojshëm që të hynte në procedurën e marrjes së tokës me qera. Por edhe në këtë rast, Armando Subashi duket se ka mbyllur të dy sytë dhe ka firmosur kontratën, pa menduar se ky veprim e bën atë subjekt të SPAK. Por duket se interesi financiar dhe politik në këtë rast janë vendosur mbi interesin apo fatin e një individi, qoftë ky edhe kryebashkiaku i Fierit.
    Duket qartë se jo vetëm Armando Subashi ka miratuar kontratat e qerave brenda 24 orëve për këto dy kompani. Miratimet e Belindës janë bërë në të njëjtën ditë, si dhe lejet e ndërtimit janë miratuar po në të njëjtën ditë. Çka konfirmon se janë një projekt i vetëm, pas të cilit qëndrojnë interesat financiare por edhe politike të një individi që ka pasur fuqinë e marrjes së dy vendimeve për dy kompani të ndryshme brenda së njëjtës ditë.I takon SPAK të qartësojë opinionin publik se cili është ky individ, që për emisionin PLUG dyshimet janë të qarta.
    Iu treguam se si lëvizin influencat brenda Partisë Socialiste. Ku Fatmir Xhafaj, një xhaketë e vjetër e selisë rozë, ka mbështetur e lëshuar thuajse çdo kryetar me radhë e çdo yll në ngjitje të kësaj force. Por pas këtyre lëvizjeve, duket se asgjë nuk ka qenë as rastësore por as politico-ideologjike, por thjesht blerje influencash nëpërmjet miliona eurove.
    Por Fatmir Xhafaj nuk është i vetmi, një pjesë e madhe e deputetëve apo personazheve brenda së majtës kanë hyrë sa në një derë në tjetrën, veç për këto benefite ekonomike, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Dikur këto influenca i bleu Edi Rama kundër Fatos Nanos, deri para pak kohës Erion Veliaj për rrugën e tij drejt kreut, e së fundmi Belinda Balluku.Por cili është qëllimi i blerjes së influencave? A është vrasja e “babait politik”? Mbetet për t’u parë…/EMISIONI PLUG

  • Lajm i mirë/ Broja e la pas dëmtimin, pritet të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

    Lajm i mirë/ Broja e la pas dëmtimin, pritet të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

    Armando Broja e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen Shqipëri-Angli, ndërsa këtë gjë e konfirmoi trajneri Skot Parker. Në konferencën për shtyp ai pohoi se Broja nuk ka pasur shqetësime dhe është stërvitur me ekipin.
    Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, krahas humbjes lajmi i keq ishte dëmtimi i sulmuesit Armando Broja, i cili nuk mundi ta vijonte dot përballjen. Të gjithë u shqetësuan për gjendjen e tij, por fatmirësisht nuk ishte diçka serioze dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Burnley Scott Parker në konferencën për mediat.
    “Shpresoj se Armando do të jetë gati për fundjavë. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë shqetësim tjetër sepse është lojtar i nivelit të lartë”, përfundoi tekniku.
    Burnley do të përballet me Chelsean në shtëpi të shtunën, skuadër nga e cila transferoi lojtarin kuqezi. Aktualisht gjendet pranë zonës së ftohtë dhe një tjetër humbje do ti vendoste edhe më tepër në rrezik për rënien nga kategoria, megjithëse është ende herët për të folur. Në 5 ballafaqimet e fundit mes tyre, Burnley nuk ka asnjë fitore përballë Chelsea, që është një ndër skuadrat që po kalon një formë të mirë në Premier League.

  • Dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

    Dëmtimi i Armando Brojës, ja sa pritet të zgjasë rikuperimi i tij

    Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë. Sikur të mos mjaftonte që sulmuesi nuk po gjen dot golin me kuqezinjtë, ai u dëmtua në sfidën ndaj Anglisë.
    Ai u aktivizua në minutën e 75 në vend të Bajramit, por nuk ishte e thënë që ta mbyllte sfidën. Sa i takon dëmtimit, të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Bëhet fjalë për ndrydhje të gradës 1 dhe rikuperimi mund të zgjasë 14-16 ditë.

    Broja synon që të rikthehet në fushë sa më parë të jetë e mundur, për të kërkuar kështu të jetë në formë për ndeshjet e marsit.
     

  • Momenti kur Kristjan Asllani e shihte i tronditur, mesfushori e vuajti dëmtimin e Armando Brojës

    Momenti kur Kristjan Asllani e shihte i tronditur, mesfushori e vuajti dëmtimin e Armando Brojës

    Cfarë fati i keq! Armando Broja pësoi një tjetër lëndim, një tjetër sprovë e madhe për sulmuesin shqiptar që pasi nuk ishte rikthyer ende mirë nga dëmtimet e kaluara, me një vendosje të keqe të këmbës në tokë e gjeti veten mes dhimbjeve të mëdha në fushën e blertë.
    Mes lotësh dhe me fytyrën e mbuluar me bluze, Broja nisi të qante. Një pamje shumë prekëse, po aq prekëse sa pamja kur Kristjan Asllani u ul pranë Armando Brojës dhe nisi ta shihte me keqardhje dhe pafuqi të plot për të ndryshuar situatën. Por ishte një përjetim real i mesfushorit të Torinos për të hedhur poshtë njëherë e mirë të gjitha “historitë e kafeneve” se diçka është krisur në marrëdhënien mes lojtarëve. Arbër Hoxha dhe Kristjan Asllani u ulën dhe mes heshtjes, kërkuan të jepnin sadopak forcë për Brojën, edhe në atë moment kur fjala e tyre nuk do të dëgjohej. /Sport Ekspres/?

  • La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

    La fushën e lojës me barrelë mes lotëve, ja çfarë ndodhi me Armando Brojën

    Për Armando Brojën, dëmtimet janë kthyer në një makth të vërtetë. Sulmuesi kuqezi që aktivizohet në radhët e Burnley në Premier League angleze u aktivizua në ndeshjen ndaj Anglisë në pjesën e dytë për ta lënë fushën e lojës pas vetëm 15 minutash për shkak të një dëmtimi të pësuar me sulmuesin 24 vjecar që e la fushën e lojës me barrelë dhe mes lotësh.

    Ishte një  moment ky që tërhoqi vëmendjen edhe të tabloidit britanik Daily Mail që vuri në dukje dëmtimet e shpeshta të Brojës me futbollistin që për shkak të tyre ka humbur plot 80 ndeshje në karrierën e tij.
    Ndërkaq tifozët nuk ngurruan t’iu drejtoheshin rrjeteve sociale që t’i jepnin mesazhe inkurajuese sulmuesit shqiptar e t’i uronin atij shërim të shpejtë. ‘Sa herë Broja dëmtohet, mendoj se edhe unë vetë ndjej dhimbje në atë pikë, ky djalë është kaq i pafat-ishte një prej mesazheve që lexoheshin në rrjetin social X.
    Armando Broja ka qenë pjesë e akademisë së Tottenham përpars se të transferohej te Chelsea që e dha me huazim te Vitesse dhe Southampton nga 2020 deri në 2022. Pas mbylljes së kontratës së huazimit me Southamptonin, Broja u bë pjesë e skuadrës së parë te Chelsea me të cilin e nisi mjaft mirë sezonin përpara se të pësonte një dëmtim në ligamentet e gjurit, duke munguar për rreth 1 vit në fushat e lojës.
    Pas rikthimit të tij, Broja kaloi me huazim te Everton dhe Fulham pa shënuar asnjë gol ndërkohe që edhe Burnely nuk ka mundur të bëjë një gjë të tillë. Tani pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të radhës së sulmuesit të kombëtares që duket sikur e kanë mallkuar.

  • LAJM I FUNDIT/ Silvinjo befason me formacionin kundër Anglisë, Armando Broja ngelet në stol

    LAJM I FUNDIT/ Silvinjo befason me formacionin kundër Anglisë, Armando Broja ngelet në stol

    Silvinjo ka vendosur për formacionin sa i përket ndeshjes kundër Anglisë. Ajo që bie në sy është lënia jashtë e Armando Brojës. Pavarësisht se ishte bërë e ditur që Manaj do të mbeste pushim në këtë takim, trajneri nuk ka vendosur për Brojën si titullar. Në sulm do të jetë Arbër Hoxha-Myrto Uzuni-Nedim Bajrami. /Sport Ekspres/

  • Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

    Ndjesë dhe duartrokitje, Armando Broja mban fjalim para ekipit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

    Situata e Armando Brojës ka qenë një nga më të diskutuarat pas fitores me Andorrën dhe kualifikimit në play-off. Sulmuesi refuzoi të merrte pjesë në festimet me ekipin pas ndeshjes dhe u mor me zor nga kapiteni Hysaj.
    Më pas, ai u duk tejet i mërzitur dhe shmangu kontaktet me të tjerët në dhomat e zhveshjeve duke krijuar një situatë të pazakontë që e ktheu sulmuesin në temë diskutimi në opinionin publik, por edhe vetë brenda skuadrës.
    Vetë trajneri Silvinjo sot në konferencë për mediat theksoi se kishte folur privatisht me Brojën ashtu si edhe me skuadrën për situata të tilla, pasi të gjithë duhej të bëheshin pjesë e grupit në të mrië e në të keq.
    Edhe vetë Broja ka dashur të bëjë gjërat e qarta sot dhe në stërvitjen e fundit të Kombëtares, në stadiumin “Air Albania”, para se të niste seanca, ka mbajtur një fjalim të shkurtër duke kërkuar ndjesë para ekipit. Një fjalim që është mbyllur me duartrokitje dhe buzëqeshje nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka vlerësuar gjestin e sulmuesit për të mbyllur këtu këtë situatë para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Anglisë.