Tag: arlind

  • Arlind Qori shpalos programin e Lëvizjes Bashkë, ja cilat janë shtyllat kryesore

    Arlind Qori shpalos programin e Lëvizjes Bashkë, ja cilat janë shtyllat kryesore

    Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes ‘Bashkë’, parashtroi disa pika që përmban program i kësaj lëvizje. Ai tha se çdo gjë nis që nga krijimi i një shteti zhvillimor, duke vijuar me ngritjen e disa mekanizmave shtesë, e deri tek pensionet për vendosjen e minimumit jetik.
    “Proprozojmë një shtet zhvillimor. Të vihen nën kontroll pasuritë e nëntokës. Të nxisim industrinë përpunuese dhe bujqësinë në Shqipëri, në mënyrë që bizneseve prodhuese tu japim lehtësira fiskale. Gjithashtu, synojmë ngritjen e disa mekanizmave të tjerë shtesë që kanë të bëjnë me politikat parandaluese ndaj korrupsionit. Mendojmë se duhet një ligj i posaçëm për financimin e partive, kjo sepse shohim se edhe në këto zgjedhje, partitë shpenzojnë në mënyrë të çmendur.
    Më tej, taksimi efektiv do të jetë më i vogël për çdo pagë deri në 3 milionë lekë të vjetra, dhe pastaj do vazhdojë të rritet për pagat mbi 3 milionë lekë të vjetra. Kur vjen puna tek pensionet, ne kemi në program vendosjen e minimumit jetik që i llogaritur në kushtet e sotme, do duhej të ishte 21 mijë e 168 lekë të reja, pra pensioni minimal duhet të jetë 21 mijë e 168 lekë të reja. Projeksioni ynë është që pensioni mesatar nga 18 mijë lekë të reja të shkojë tek 33 mijë lekë të reja”, tha Arlind Qori.

  • “Janë çmendur të gjitha partitë…”/ Arlind Qori prezanton programin: Nga taksat e biznesit tek korrupsioni, ja premtimet

    Edhe pse zyrtarisht nuk ka nisur fushata elektorale, partitë politike kanë shpalosur programi ne tyre politik, me të cilin kërkojnë votat e qytetarëve. Edhe “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori ka nisur premtimet e veta, teksa nuk kursen as kritikat për kundërshtarët. Qori ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku analizon premtimet e kundërshtarëve të tij për taksat e biznesit. Ai shprehet se “Lëvizja Bashkë” do taksojë oligarkët, për të shpëtuar ekonominë nga duart tyre. Qori ka një premtim edhe për financimi ne partive në periudhë fushate, teksa shprehet që partitë e tjera po financohen nga oligarkët dhe po bëjnë shpenzime marramendëse.
    Arlind Qori: Është për të qeshur dhe për të qarëse si të gjitha partitë politike në Shqipëri po nxitojnë të premtojnë taksa më të ulëta për oligarkët. E nisi Edi Rama këtë lojë, duke bërë 8% tatimin mbi dividentin e korporatave të oligarkëve. Pyetën Sali Berishën, njëherë tha 10, pastaj tha 8, pastaj çfarë të doni ju u tha. Mbase e bën 0 fare, sepse janë komplet të papërgjegjshëm. Po ashtu, ka plot parti të tjera në Shqipëri, përveç “Lëvizjes Bashkë”, të cilat premtojnë taksa shumë të ulëta për oligarkët.
    Programi i “Lëvizjes Bashkë” premton që oligarkët të paguajnë një tarifë tatimi 20% dhe mbi këtë, të paguajnë dhe 15% tatim dividenti. Gjithsesi, masat tona për të çliruar ekonominë nga oligarkia do shkojnë më tej se sa premtimi për taksimin. Ne do të anulojmë ligjin e investitorëve strategjikë. Ne do t’ju japim fund përmes hetimit dhe anulimit pastaj koncesioneve, që i kanë pasuruar oligarkët mbi mishin dhe pasurinë e një shoqërie të tërë. Por ka dhe më, ne do të hetojmë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet. Do të hetojmë posaçërisht lejet e ndërtimit të kullave dhe kudo ku ka shkelje ligjore dhe sipas ligjit, kullat do të rrëzohen.
    Po ashtu, nuk do të jepen më leje ndërtimi në Tiranë, brenda Unazës së Madhe. Ne do të themelojmë një agjenci të pavarur, për Integritet dhe Anti-korrupsion, e cila do të hartojë politika parandaluese kundër konfliktit të interesit, kapjes së shtetit dhe korrupsionit.
    Ne do të hartojmë një ligj të ri për financimin e partive, për t’i dhënë fund kësaj ndyrësie që shihet edhe në këto zgjedhje, ku oligarkët nuk lënë parti pa financuar, përveç “Lëvizjes Bashkë”. Janë çmendur të gjitha partitë duke shpenzuar shuma marramendëse për aktivitete që nuk përputhen me forcën e tyre dhe me mbështetjen që kanë qytetarët. Nuk mund të ketë edhe oligarki edhe demokraci. “Lëvizja Bashkë” ka zgjedhur demokracinë, ndaj unë ju ftoj të bëhemi bashkë në mënyrë që ta vendosim njëherë e mirë demokracinë në vendin tonë.

  • VIDEO/ Nuk merret vesh me portierin dhe në fund debatojnë, gabimi gjen edhe Arlind Ajetin në skenë

    VIDEO/ Nuk merret vesh me portierin dhe në fund debatojnë, gabimi gjen edhe Arlind Ajetin në skenë

    Taulant Seferi mungoi në ndeshjet e marsit për Kombëtaren, por aktualisht ky sulmues po kalon një formë shumë të mirë. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në përballjen që Bodrumspori po zhvillon në transfertë ndaj Trabzonsporit.
    Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë, takimi ka përfunduar në shifrat 2-2, sa i përket këtyre 45 minutave. Në minutën e 15, Seferi shënoi një super gol duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar, ndërsa pesë minuta më vonë, do të jepte asist për Enis Bardhin, ku rezultati do të shkonte në 1-2.
    Ndërkohë në golin e dytë të Trabzonsporit, është gjetur sërish një shqiptar si protagonist. Një top i gjatë nga pas shpine të Arlind Ajetit, do të rezultonte në rrjetë. Ajeti e ngacmoi pak më shumë lojtarin kundërshtar duke i lënë kohë portierit të tij për të dalë dhe për të reaguar, por ky veprim nuk u kuptua nga shoku i ekipit. Në fund Trabzonspori shënoi, ndërsa Ajeti me portierin e Bodrumsporit kishin edhe një debat pas golit. /Sport Ekspres/

  • “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit

    “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezanton programin për zgjedhjet e 11 majit

    Mbrëmjen e djeshme, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit prezantoi programin qeverisës me të cilin do të hyjmë në zgjedhjet e 11 majit.
    “Programi ynë është produkt i punës së rreth 50 ekspertëve dhe profesionistëve, të cilët kanë punuar 15 muaj për të studiuar rrugëdaljet nga kriza permanente.Mes shumë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes, drejtuesja e eventit Ariela Zeneli ia dha fjalën drejtuesit shkencor të punës së grupit të programit, pedagogut të shkencës politike Sofokli Meksi. Pas tij aktivistët Redi Muçi, Jani Marka, Redi Kociaj dhe Bora Mema parashtruan katër shtyllat programore: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja demokratike.Shqipëria ka nevojë për një transformim të madh ekonomik, social dhe demokratik. Lëvizja BASHKË ka planin e detajuar të mëkëmbjes së bujqësisë, industrisë, infrastrukturës, energjetikës e turizmit të qëndrueshëm. Po ashtu, duke luftuar korrupsionin dhe informalitetin, do të rrisim pensionet dhe kujdesin social mbi minimumin jetik, do të sigurojmë arsim dhe kujdes shëndetësor universal e cilësor, do të çojmë përpara politika të strehimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Për ne kanë rëndësi madhore edhe fuqizimi i ndarjes së pushteteve, sundimi i ligjit dhe lufta institucionale ndaj korrupsionit e kapjes së shtetit. Të gjitha këto parime e zotime nuk mund të realizohen pa demokratizimin e sistemit politik, pjesëmarrjen qytetare, rë drejtat në punë, barazinë gjinore, të drejtat e diasporës dhe një politikë të jashtme dinjitoze.Ky program ka për të qenë udhërrëfyesi ynë jo vetëm për 11 majin, por për dekadën e ardhshme. Lëvizja BASHKË do t’i përhapë idetë e saj në çdo qytet e fshat të Shqipërisë”, shkruan Lëvizja Bashkë në një postim në rrjetet sociale.

  • Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se është i vendosur të mbrojë çdo votë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duke denoncuar njëkohësisht fenomenin e blerjes dhe shantazhimit të votës në Shqipëri.
    Në një intervistë për MCN TV, Qori shprehu shqetësimin për raportimet se njerëzit detyrohen të votojnë nën presionin e humbjes së vendit të punës dhe se votat shiten e blihen.
    “Të dyja këto janë vepra penale dhe të gjithë ata që kërcënojnë apo blejnë votat duhet të përgjigjen përpara drejtësisë,” theksoi ai, duke shpresuar për veprime konkrete nga SPAK në javët e ardhshme.
    Megjithatë, ai tha se nuk e vendos besimin e tij te institucionet, por te aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Bashkë.
    “Unë jam i sigurt se nuk do të na vidhet asnjë votë. Jo se nuk do të tentojnë ta bëjnë, por sepse nuk do t’i lejojmë ta bëjnë,” u shpreh ai.
    Qori theksoi se Lëvizja Bashkë do të ketë vëzhgues në çdo qendër votimi dhe numërimi, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të procesit për të garantuar transparencën.
    “Dy vite më parë, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, mora 13,852 vota dhe asnjë votë nuk na u vodh. Do të sigurohemi që e njëjta gjë të ndodhë edhe në këto zgjedhje,” shtoi ai.
    Sipas tij, organizimi i Lëvizjes Bashkë do të jetë i tillë që çdo votë e hedhur për këtë parti do të numërohet si e tillë, duke mos lënë vend për manipulime. “Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë që më kanë vjedhur votat, sepse nuk do të mund t’i vjedhin,” përfundoi Qori.