Tag: arlind

  • Vazhdon përplasja, Arlind Manxhuka i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Ka ardhur apo jo me helikopter?

    Vazhdon përplasja, Arlind Manxhuka i kundërpërgjigjet Edi Ramës: Ka ardhur apo jo me helikopter?

    Zëdhënësi i Lëvizja Vetëvendosje Arlind Manxhka i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e ballafaquar me disa pyetje të renditura me numra.

    Pasi Rama e tha se Vetëvendosje po i “ngatërron marrëdhëniet institucionale me çorbën e balotazheve komunale”, partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti e ka pyetur Ramën se a ka ardhur me helikopter në Kosovë për votimin e Gjykatës Speciale.

    “Kryeministri Rama mund të përpiqet të nxirret me eskivazhe të padenja e përshtypje personale, ose mundet edhe të adresojë dhe përgjigjet shkurt e saktë në pikat kryesore që përmban deklarata e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në një deklaratë të lëshuar sot nga zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

    “1. Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyer ai themelimin e Gjykatës Speciale?”, pyeti Vetëvendosje, Ramën.

    “2. Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?”.

    “3. Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?

    Të tjerat janë vetëm për konsum personal e madje as për konsum të brendshëm politik”, pyeti VV-ja Ramën.

  • Është i blerë nga Rama? Arlind Qori zbulon shifrën e majme, ja sa e ka rrogën

    Është i blerë nga Rama? Arlind Qori zbulon shifrën e majme, ja sa e ka rrogën

    I ftuar në një studio televizive, ka qenë kreu i Lëvizjes Bashkë, kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës, Arlind Qori.
    Ai ka folur më shumë për zgjedhjen për t’iu kushtuar politikës dhe çfarë shpreson ai të ndryshojë në shoqëri.Pjesë nga intervista:
    Çfarë mund t’u thoni atyre që mendojnë se jeni i blerë nga Rama? Ku i gjeni paratë për të mbajtur Lëvizja Bashkë?
    “Lëvizja Bashkë që kur është themeluar, mbahet me kontributet e anëtarëve të vet. Na kontrollon KQZ çdo vit, që nga kontrata e qirasë e gjithçka tjetër. Prej gati 15 vitesh, unë lë një pjesë të rrogës sime, edhe të gjithë anëtarët e tjerë.”
    Sa është rroga juaj?
    “Rroga ime si pedagog universiteti, neto është diku tek 1 milion e 100 mijë lek të vjetra. Kontribuoj diku tek 10% të rrogës sime dhe si unë kontribuojnë dhe shumë të tjerë. Shpenzimet tona janë minimale. Kontribuojnë dhe nga Diaspora, sidomos në fushatat zgjedhore kemi kontribute të mëdha, sepse e kanë më të lehtë.”
    Keni shumë zyra?
    Një në Tiranë, një në Fier dhe një në Durrës, të vogël.
    Do të hapni një GoFundMe për fushatën?
    E kemi që prej ditës që është themeluar Lëvizja Bashkë. Në çdo muaj kemi kontribute nga anëtarët dhe mbështetësit tanë, që dokumentat depozitohen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

  • Gazetari ngacmon Arlind Qorin: Ndërroji ndonjëherë atletet se i kishe dhe te Grida Duma

    Gazetari ngacmon Arlind Qorin: Ndërroji ndonjëherë atletet se i kishe dhe te Grida Duma

    Kreu i Lëvizja Bashkë Arlind Qori ka dhënë një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka tentuar të vendosë në “pozitë” Qorin, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar bashkie të Tiranës duke e komentuar për paraqitjen e jashtme.
    Arlind Qori ka zgjedhur të përgjigjet me diplomaci duke thënë se këto komente nuk e vendosin në siklet apo në pozitë dhe se koha e tij i kushtohet punës dhe bashkëbisedimeve me qytetarët në terren.
    Ronaldo Sharka: Dukeni simpatik.
    Arlind Qori: Të falenderoj, s’ma kanë thënë shpesh këtë gjë. Të falenderoj. Çfarë nuk dëgjon njeriu në jetë.
    Ronaldo Sharka: Mund të duhet pak punë, por këtë mund ta bëja unë. Nëse fiton zgjedhjet për kryebashkiak i Tiranës. Mendoj se do ishte më mirë pak më shumë stil.
    Arlind Qori: Kohë e humbur nga gjëra të tjera. Takimet me njerëzit, studimet.
    Ronaldo Sharka: Edhe pedagog, edhe kreu i Lëvizjes Bashkë me të njëjtat atlete edhe në studion e Grida Dumës dhe tek studiot e tjera, edhe këtu. Nuk është tentativë për t’iu vënë në siklet.
    Arlind Qori: Nuk jetoj në siklet. Përkundrazi. Them se është kollaj të bësh gol me penallti me veshjen time sepse jam qëllimisht modest.
    Ronaldo Sharka: Ka dhe nga ata që e humbin si Rey Manaj por mund ta rifitojmë prap pastaj. Edhe ju gjatë intervistës, nëse tu duk si gol me penallti mund të më bëni gola të tjerë në vazhdim.

  • Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

    Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

    Arlind Qori, drejtues i partisë Lëvizja Bashkë, është partia e vetme opozitare që nuk është futur në negociata me partitë e tjera për të bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme për Tiranën. Vetë Qori do të jetë kandidat për postin e kryebashkiakut.
    Arlind Qori thotë se do të ketë përkrahjen më të madhe të qytetarëve, dhe se nuk do të jetë aspak problem për të mudur kandidaten e PS-së Ogerta Manastirliu apo kandidatin e pavarur Florjan Binaj, i cili ka marrë mbështetjen e të gjithë opozitarëve.
    Në studion e emisionit “Top Story”, Arlind Qori sfidoi publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun që të përballen në emisionin e Grida Dumës. Qori u shpreh se është i gatshëm në çdo orë të natës.

  • ‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve pasi pinë nga 1 dopjo raki. Lekët për bukën, shkoi i piu…

    ‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve pasi pinë nga 1 dopjo raki. Lekët për bukën, shkoi i piu…

    Nga Elton Qyno/

    Një konflikt i çastit mes dy miqve nga Tropoja por që ishin vendosur me banim në Kamëz, është kthyer në një tragjedi pasi Arlind Demushi ka vrarë me thikë Hajdar Ismailgecin i thirur shkurt si “Bali”.

    Në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, jepet dinamika e plotë e kësaj ngjarje të rëndë. Viktima Ismailgeci kishte disa kohë që ishte vendosur në banesën e autorit të krimit Arlind Demushi, pasi kishte ardhur nga Tropoja dhe qëndronte përkohësisht derisa të gjente banesë me qëra.

    Çdo mbrëmje dy shokët uleshin në lokalet e lagjes dhe pinin kafe bashkë. Ashtu ndodhi dhe në mbrëmjen e krimit, ku Demushi dhe Ismailgeci, konsumuan kafe dhe secili nga një dopio raki.

    Pasi kanë mbaruar Arlind Demushi, ka treguar se janë çuar nga lokali dhe i ka dhënë 10 mijë lekë të vjetra mikut të tij që mbante në shtëpi, Hajdar Ismailgecit, me qëllim që ky i fundit të shkonte të blinte bukë.

    Ndërsa vetë ka shkuar përpara për të vajtur në shtëpi. Por teksa ka konstatuar se Ismailgeci po vonohej, ai e ka marrë në telefon atë për ta pyetur se ku ishte dhe pse vonohej, pasi ai po e priste në shtëpi.

    Por sipas rrëfimit të tij Ismailgeci gjatë bisedës i ka thënë: “…ik mos më çaj k…”. Arlind Demushi është nxehur dhe i ka kërkuar të takohen tek një lokal aty afër për tu sqaruar.

    Ai ka mbëritur në lokal dhe ka porositur një dopio raki. Në lokal ka shkuar dhe miku i tij që mbante në shtëpi, Hajdar Ismailgeci, dhe ky ka porositur një dopio raki.

    Policia ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit ku duken të ulur në një nga tavolinat autori dhe viktima. Sipas dëshmisë së Demushit, Ismailgeci, në bisedë e sipër ka filluar të ngrejë zërin dhe ka bërtitur.

    Demushi, i ka kërkuar të dalin jashtë dhe të sqarohen për atë fjalë që i kishte thënë “…ik mos më çaj k…”. Por teksa janë larguar nga lokali dhe kanë shkuar në një kënd lodrash aty afër, Ismailgeci ka filluar ta ofendojë dhe godasë me grushta.

    Sipas Arlind Demushit, “Bali” ka nxjerë një thikë dhe ka tentuar ta qëllojë me të. Por ai ka arritur t’ia marrë dhe më pas e ka qëlluar në pjesën e ijeve.

    Në dëshminë e tij Arlind Demushi ka treguar se nuk ka qenë në gjëndje të kujtonte se ku e ka goditur tjetër, pasi është larguar me vrap dhe ka shkuar në Durrës.

    Ai u arrestua në Durrës në orët e para të mëngjesit ndërsa tashmë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

  • Pse po kandidon për herë të dytë për Tiranën? Arlind Qorit zbulon tre arsyet

    Pse po kandidon për herë të dytë për Tiranën? Arlind Qorit zbulon tre arsyet

    Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë që kandidon për të dytën herë në zgjedhjet lokale të pjesshme pas zgjedhjeve të 2023-ës, ka folur për arsyet e kandidimit për herë të dytë.
    Qori tha se ka pasur tre arsye thelbësore sipas tij që e kanë bërë të kandidojë sërish.
    “E para është politike dhe ka të bëjë me Lëvizjen Bashkë, gjykimi i përgjithshëm im ishte që isha kandidati më i fortë. Edhe kur është një propozim nga Lëvizja Bashkë, është përgjegjësi. E dyta është se e përjetoj Tiranën si një kandidat i thjeshtë unë, përveçse kam lindur në Tiranë, kam jetuar vetëm 1 muaj larg Tiranës ky mund të jetë një hendikep. E treta, Tirana ka nevojë për një ndryshim të madh, për një ndryshim urgjent. Tirana ka nevojë të bëhet një qytet i jetueshëm. Tirana nuk ka një plan të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm rregullues.”-tha Qori.

  • VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

    VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

    Ndoshta Enver Hoxha do të kishte mbetur një mësues i thjeshtë gjimnazi, nëse disa ngjarje do të kishin marrë një rrjedhë tjetër, thotë Arlind Qori. Historia e së majtës në Shqipëri është e ndërthurur me kontradikta, ideale dhe dështime. Arlind Qori analizon shkurtimisht figurat e së majtës në një shekull. Nis me Fan Nolin – klerikun, intelektualin dhe politikanin që tentoi të sillte një frymë europiane në një vend me probleme madhore si ato të Shqipërisë së viteve ’20. Vazhdon me periudhën e errët të diktaturës, me diktatorin Enver Hoxha që la pas mijëra viktima, shqiptarë të pafajshëm që u vranë e u burgosën padrejtësisht. Çfarë pasoi atë epokë, sipas Qorit, është një histori me dritëhije: një tranzicion i stërzgjatur ku liria u përdor si fasadë dhe korrupsioni u trashëgua si sistem. 
    I etiketuar shpesh si i majtë, madje edhe “komunist”, Arlind Qori sjell një tjetër dimension të raportit mes së majtës dhe shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Ai rrëfen historinë e një familjari të tij, dramën që përjetoi gjatë diktaturës dhe sjelljen përçmuese të sistemit postkomunist ndaj kësaj shtrese, që u përdor për retorikë, por rrallë u trajtua me drejtësi. 
    Në intervistën për TemA, Qori flet për takimet me qytetarët pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Lëvizja Bashkë arriti të fitojë përfaqësim në Kuvend. “Janë me qindra qytetarë që më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: ‘Jam penduar që nuk të votova më 11 maj’. Janë njerëz që kanë votuar mazhorancën, opozitën apo parti të tjera brenda tyre, por që pas zgjedhjeve u gjendën në një situatë qesharake e pa përfaqësim real. Unë besoj te qytetarët dhe jam optimist,” shprehet ai. 
    Qori flet për marrëdhëniet me partitë e opozitës dhe pamundësinë për t’u bashkuar në një betejë kundër Edi Ramës, fillimisht në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë. Ai është kritik ndaj mënyrës se si funksionon politika e sotme, që sipas tij është e kapur nga interesat e ngushta, lidhjet me krimin dhe oligarkët, duke e kthyer shtetin në një pronë të përbashkët të pakicës. 
    Kundër sistemit të kalbur politik dhe lidhjeve të tij me krimin dhe oligarkët… me qytetarët dhe nga qytetarët vjen fuqia e mendimit se së shpejti Tirana do të jetë tjetër, dhe më pas Shqipëria do të ketë një udhëheqje tjetër. Është Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. 
    Në një intervistë për TemA, ai flet për takimet me qytetarët pas 11 majit, ku partia që drejton mori një deputet. 
     

  • Vrau me thikë ‘shokun’ në Babrru, lihet në burg Arlind Demushi

    Vrau me thikë ‘shokun’ në Babrru, lihet në burg Arlind Demushi

    Arlind Demushi dhe Hajdar Ismailgeci

    TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burgë, Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë më 2 tetor. Avokati i tij është shprehur para trupës gjykuese se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka pasur qëllim për ta vrarë Hajdar Ismailgecin.
    Sipas avokatit mbrojtës Arlindi e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi ata kanë qenë prej shumë vitesh.Por gjykata nuk ka marrë parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit.
    40-vjeçari u gjet i pajetë pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” të enjtën e kalur, ndërsa autori, 38-vjeç, u lokalizua një ditë më pas në Durrës. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë krimit./ZËRI

  • Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, burg për Arlind Demushin! Avokati: Nuk donte ta vriste 

    Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, burg për Arlind Demushin! Avokati: Nuk donte ta vriste 

    Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Arlind Demushin, i cili pak ditë më parë vrau me thikë Hajdar Ismajlgecin në Babrru. 
    Avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka pasur qëllim për ta vrarë. 
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Siç edhe kishin bërë çdo darkë së bashku ata u ulën në një lokal për të pirë por biseda mes tyre mori tjetër rrjedhë. 
    Një fjalë jo etike përdorur ndaj gruas së mikut që i kishte hapur dyert e shtëpisë bëri që Arlind Demushi të humbasë arsyen dhe ta qëllojë me thikë mikun e tij Hajdar Ismailgeci duke e lënë të vdekur në vend. Pasi e pa të pa jetë e braktisi në rrugë dhe tentoi të arratisej duke u fshehur në një banesë në Durrës ku edhe u arrestua nga policia. 
    Kanë qenë banorët e zonës ata që sinjalizuan policinë për personin e pajetë pranë shkollës Azem Hajdari në Babrru. Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe dëshmitë e banorëve që treguan për lëvizjet e 38 vjeçarit të përgjakur nëpër lagje çuan në identifikimin e shpejtë të tij dhe më pas vënien në pranga. 
     

  • Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, Gjykata e Tiranës lë në burg Arlind Demushin

    Vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru, Gjykata e Tiranës lë në burg Arlind Demushin

    Gjykata Penale e Tiranës la në qeli Arlind Demushin, autorin e vrasjes së 40 vjeçarit Hajdar Ismailgeci në zonën e Babrrusë.
    Autori i dyshuar nuk ka folur në seancë, por avokati i tij është shprehur se sherri ka qenë i momentit dhe se Arlind Demushi nuk ka patur për qëllim ta vriste 40 vjeccarin.
    Sipas mbrojtjes, ai e ka goditur me thikë Ismailgecin në kushtet e tronditjes psikologjike, teksa shtoi se nuk qëndron akuza “vrasje me paramendim” pasi autori e ka mbajtur ne shtëpi viktimën dhe se kanë patur relata të mira.
    Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e avokatit duke caktuar masën “arrest në burg” ndaj autorit te dyshuar.
    Ngjarja u shënua dy dite me parë, ku viktima u gjet në anë të rrugës i vrarë me thikë.