Tag: arlind

  • Opozita e përçarë, Arlind Qori paralajmëron se do të bëjë “namin” para Kuvendit nesër, Adriatik Lapaj proteston…

    Opozita e përçarë, Arlind Qori paralajmëron se do të bëjë “namin” para Kuvendit nesër, Adriatik Lapaj proteston…

    Opozita vijon të shfaqet e copëzuar në aksionin e saj politik. Arlind Qori ka njoftuar një tubim para Kuvendit nesër në orën 18:00, ku “Lëvizja Bashkë” synon të mbledhë qytetarët për të kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga institucionet. Paralelisht, Adriatik Lapaj ka zgjedhur një formë proteste përpara Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe me çadra, ndërsa Sali Berisha vijon me “Foltoret” e tij të hënave. Këto lëvizje të ndara tregojnë edhe një herë mungesën e bashkimit brenda opozitës, teksa secila palë kërkon të imponojë kauzën e vet në skenën publike.
    Paralajmërimi i Qorit
    Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes Bashkë theksoi se kjo protestë ka për qëllim rikthimin e Kuvendit në nivelin e duhur, atë të shërbimit të qytetarëve si dhe për të kërkuar shkarkimin e kryeministrit Edi Rama dhe të zv/ministres së pezulluar, Belinda Balluku. Duke marrë parasysh numrin e pakët të qytetarëve që së fundmi kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga partitë opozitare, Qori tha se asgjë nuk është e parealizueshme dhe se bashkimi i mijëra qytetarëve të enjten përpara Kuvendit, do të detyronte një pjesë të madhe të socialistëve të diskutonin vijimësinë e tyre në politikë. “Nuk me duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministra e deputetë janë përparësia e vendit tonë. Ditën e enjte në orën 18 Lëvizja Bashkë ka thirrur të gjithë qytetarët që të shkojmë tek Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm. Do të mblidhemi te Kuvendi për t’i kërkuar që të bëj detyrën në kushtet e një krize të madhe morale të qeverisjes, në kushtet e korrupsionit të gjithanshëm. Kuvendi duhet të votojë shkarkimin e Ramës dhe të Ballukut. Fundja Kuvendi ishte ai që i mandatoi këta abuzues. Nën presionin e qytetarëve kërkojmë që Kuvendi t’i shkarkojë. Nuk ka gjëra të parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen kësaj proteste. Nëse të enjten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do të ketë më shumicën parlamentare”, tha Arlind Qori. Teksa komentoi numrin gjithnjë e më të pakët të pjesëmarrësve në protestën e çdo të hëne të Berishës përpara kryeministrisë, Qori tha se Partia Demokratike është një parti e vdekur ndërsa tha se e njëjtë do të ishte dhe nëse Rama do të organizonte një miting. “Ne e kemi thirrur protestën të hënën paradite, si e vetja parti me reputacion moral për të thirrur protestë, do parti tjetër është pjesë e sistemit të pandershëm. Ne gjerat i planifikojmë dhe përpiqemi t’i realizojmë. Shumica e Ramës nuk është e shkruar në gurë. 83 deputetët janë 83 njerëz që nga një vesh i kap Rama dhe tjetrin e kanë bosh. Nëse në protestën e të enjtes do të marrin pjesë mijëra qytetarë, një pjesë e madhe e deputetëve të PS do të fillojnë të bëjnë llogari, ja vlen të rrimë në një varkë që po mbytet, apo të kërcej e të iki. Do të protestojmë në mënyrë periodike. Do ti tregojmë Shqipërisë sesi mund të bëhet një vend i jetueshëm ku nuk largohen 50-60 mijë të rinj në vit. Nuk më habit përmasa e protestës së PD se ajo është një parti e vdekur. Sikur dhe Rama të thërrasë një miting dhe mos të marrë njeri me dhunë nga administrata, përfundon dhe më keq se PD. Njerëzit janë të neveritur, e tregojnë zgjedhjet e fundit lokale”, tha Qori.
    Protesta e Adriatik Lapajt
    Nga ana tjetër Nisma “Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt, ka nisur protestat përpara Kryeministrisë, kundër pushtetit që sipas tyre ka kapur gjithçka. Gjatë mbrëmjes së djeshme protesta është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt. Policia i ka kërkuar Lapajt që të largojnë karriget dhe çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar. Adriatik Lapaj u shpreh se kjo sjellje e policisë është e papranueshme.  Erdhën forcat e policisë dhe bënë një sjellje barbare. Edi Rama t’i do japësh dorëheqjen se je kapur në flagrancë për vjedhjen e parave të shqiptarëve. Ne do të vëmë jo një çadër, por qindra”, u shpreh Lapaj. Ai tha se asgjë nuk do t’i ndal për të vijuar protestën. Ai ka bërë thirrrje që qytetarët ti bashkohen kësaj proteste. “Kur ne shohim punonjësit e policisë duhet që të shohim shtetin. Ishte sjellje e pabazuar në ligj dhe kjo gjë ne s’na ndal, as heqja e çadrave. Nuk na intimodojnë dot dhe as nuk na trembin dot, unë jam i qetë në këtë fazë por nuk është qetësia frikë, por respekt për uniformën. Ne do të vazhdojmë pa ndalim, kjo do të jetë protestë e gjatë dhe njerëzve i bëjë thirrje që të na bashkohen edhe në ditët na vazhdim”, tha ai. Lapaj qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë. Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij çdo ditë në orën 5 të pasdites për të protestuar kundër qeverisë.
    A do të bashkohet opozita?
    Për të bashkuar opozitën ka menduar Belind Këlliçi, i cili paralajmëroi se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Po ashtu ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama. “Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos. Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë”, tha ai dje në një studio televizive.

  • “Bashkë kundër Ramës”, Këlliçi i shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt

    “Bashkë kundër Ramës”, Këlliçi i shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt

    Deputeti demokrat Belind Këlliçi komentoi dhe vlerësoi protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori. Ai tha se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama, madje shton se do të bashkëpunonte edhe me Erion Braçen.
    “Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.
    Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai në News24.

  • Këlliçi përkrah protestën e Lapajt dhe Qorit, bën ftesën publike: Bashkë kundër Ramës

    Këlliçi përkrah protestën e Lapajt dhe Qorit, bën ftesën publike: Bashkë kundër Ramës

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në një emision televiziv, komentoi dhe vlerësoi protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori.
    Ai tha se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama.
    “Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.
    Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai.

  • “Do bashkëpunoja me Braçen!”/ I shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt, Këlliçi: Bashkë kundër Ramës!

    “Do bashkëpunoja me Braçen!”/ I shtrin dorën për bashkëpunim Qorit, Shehajt e Lapajt, Këlliçi: Bashkë kundër Ramës!

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ftuar në programin e drekës në News24, komentoi dhe vlerësoi protestën që po mban Adriatik Lapaj apo dhe ajo që do të mbajë Arlind Qori.
    Ai tha se shumë shpejt opozita do të mbajë një protestë kombëtare. Ai tha se i shtrin dorën çdo lëvizjeje që është kundër qeverisë Rama.
    “Kudo ku kam qenë kam dhënë dorën e bashkëpunimit. Arlind Qori është koherent në qëndrimet e tij, ka të njëjtin emërues kur vjen puna te debati dhe kundërshti ndaj Ramës. Për sa kohë Qori, Lapaj, Agron Shehaj, apo çdo drejtues tjetër i një forcë është në konflikt të hapur dhe është në oponencë e Ramën, jam pro bashkëpunimit. Do të bashkëpunoja dhe me zotin Braçe. S’mund të heq një paralele mes Ballukut dhe Majkos.
    Është mirë që zoti Arlind Qorri ka njoftuar të enjten një protestë, e Lapaj ka nisur një të tillë. Ne ende nuk e kemi thirrur një protestë kombëtare. Ai formati që ndodh para Kryeministrisë, është vetëm për një target të caktuar. Shumë shpejt do të kemi një protestë kombëtare. Por sa i përket planeve, apo dhe për realizimin e veprimeve të deputetëve apo dhe ngujimin tonë në Kuvend, ka një plan dhe hapa. Çdo gjë do të merret me hapa. Kemi një plan të qartë, që shihet deri përtej vjeshtës tjetër që duam të arrijmë.”, tha ai.

  • Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

    Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ-së: Nuk mbaj mend…

    Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.
    Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.
    Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
    Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.
    Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.“Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.
    Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.
    Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro./tch/

  • DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

    DETAJET/ Dokument i falsifikuar, si u konstatua në zgjedhjet e 11 majit? Punonjësja e KQZ: Nuk mbaj mend…

    Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.

    Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.
    Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
    Migena Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin, mësohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.
    Arlind Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.
    “Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla. Genc Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë Migena Xibinaku.
    Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.
    Ndër të tjera zbulohet se Arlind Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga Genc Demiro.

    Top Channel

  • EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

    EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku, për përdorim të dokumenteve të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e datës 11 maj 2025.
    Sipas organit të akuzës hetimet zbuluan se Arlind Pepa është paraqitur me badge fals në votime, ndërsa dy të tjerët, përfshirë një punonjëse të KQZ-së (Migena Xibinaku) ndihmuan në sigurimin e tij.
    Hetimet dhe skema e manipulimit
    Sipas Prokurorisë, nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi Arlind Pepa. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar.
    Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi Genc Demiro me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve.
    Shtetasi Genc Demiro, pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi Arlind Pepa. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion.
    Nga hetimet rezultoi se dokumentii falsifikuar u përdor nga shtetasi Arlind Pepa, ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit Genc Demiro dhe Mirela Xibinaku, sekretare në zyrën e protokollitnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.
    Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.

  • “Nëse unë vjedh si ti, e pësofsha 100 herë më keq”/ Qori ironi me Veliajn pas deklaratës në Kushtetuese

    “Nëse unë vjedh si ti, e pësofsha 100 herë më keq”/ Qori ironi me Veliajn pas deklaratës në Kushtetuese

    Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizja Bashkë’ dhe kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pasi Veliaj para Gjykatës Kushtetuese tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë.
    “Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij.
    Në përgjigjen e tij, Arlind Qori shprehet se nëse zgjidhet kryetar bashkie nuk do të veprojë si Veliaj dhe ironizon se ‘nëse çmendet dhe ndjek rrugën e Veliajt, duhet ta pësojë 100 herë më keq’.
    Arlind Qori: Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti!

  • “Betejën po e bëj për kandidatët e Bashkisë” Qori i përgjigjet Veliajt: Nëse bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq

    “Betejën po e bëj për kandidatët e Bashkisë” Qori i përgjigjet Veliajt: Nëse bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq

    Erion Veliaj dhe Arlind Qorri

    TIRANË-Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizja Bashkë’ dhe kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar pasi Veliaj para Gjykatës Kushtetuese tha se këtë betejë po e bën dhe për kandidatët e tjerë që synojnë të zgjidhen në krye të Bashkisë.
    “Unë sa herë që më është kërkuar kam qenë i pranishëm. Po sikur tia bëjnë këtë Ogertës, Florit apo Arlindit, kjo është një betejë që po e bëj dhe për ta, do të krijonte një precedent të rrezikshëm”, u shpreh Veliaj në fjalën e tij.

    Në përgjigjen e tij, Qori shprehet se nëse zgjidhet kryetar bashkie nuk do të veprojë si Veliaj dhe ironizon se ‘nëse çmëndet dhe ndjek rrugën e Veliajt, duhet ta pësojë 100 herë më keq’.
    Arlind Qori: Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti!
    Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet në seancë publike ankimi i Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Seanca nisi në orën 10:00 dhe i pranishëm është edhe kryebashkiaku Veliaj që shfaqet për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt./ZËRI

  • Arlind Qori befasohet nga pyetja e Arbanës, zbulon paratë që ka në bankë

    Arlind Qori befasohet nga pyetja e Arbanës, zbulon paratë që ka në bankë

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, do të jetë i ftuar në puntatën e radhës të emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, ku është befasuar nga një pyetje e drejtpërdrejtë e moderatores mbi gjendjen e tij financiare.
    Megjithëse puntata ende nuk është transmetuar, Arbana Osmani ka ndarë disa momente të shkurtra në Instagram, duke treguar një nga pyetjet më të sikletshme të intervistës.
    Në njërën prej këtyre videove, Arbana e pyet Arlind Qorin se sa para ka në llogarinë e tij bankare.
    Pa hezitime, Qori u shpreh se menaxhimi i financave është në dorë të bashkëshortes së tij. Ai tregoi se nuk e di shifrën saktë, por nuk e la pa dhënë një numër, duke thënë: “Diku te 20 milionë lekë të vjetra.”
    Më pas, ai theksoi se shifra nuk është e saktë dhe mund të ketë një luhatje: “plus minus 5 mijë euro.”
    Vëmendje mori edhe reagimi i Arbanës, e cila u përgjigj:”Sa the?”.