Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve.
Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që nëse është ashtu siç është më duket mua nga sa pashë dhe sic tregon edhe interesimi i shumë arkitektëve, do të mund ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektorit dhe studiot e arkitekturës botërisht.
Sikundër me shumë gëzim dhe me shumë përgjegjësi, do të angazhohen personalisht edhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re, të propozuar nga start up, muzeun e parë tërësisht me AI.
Thënë të gjitha këto, besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.
Tag: arkitekturës
-

“Muze me AI”, Rama: Në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh
-

Arkitektura e peizazhit në Shqipëri, një dritare e re hapet për planifikuesit e zhvillimit të qëndrueshëm urban e rural
Nga Adriatik BALLA
Sot shkenca dhe kërkimi shkencor kanë hyrë në një fazë intensive zhvillimi që diktohet veçmas nga progresi i jashtëzakonshëm teknologjik dhe përmirësimi i vazhdueshëm i koncepteve, metodave etj, duke sjellë ndihmesë për zgjidhje afatgjata të problemeve në natyrë e shoqëri. Javën e kaluar, pikërisht më 26 qershor, arkitektura e peizazhit në Shqipëri mori një hov të ri dhe e bëri këtë pikërisht nga Akademia e Shkencave. Në fakt, arkitektura e peizazhit nuk është thjesht një term shkencor, por një profesion, madje më shumë se kaq. Nëse në botë kjo fushë po njeh arritje të mëdha, në Shqipëri po bëhen përpjekje për ta ngritur në nivelet që kërkon koha.
Pra, arkitektura e peizazhit në Shqipëri nuk e ka përvojën e duhur e ndoshta këtë kishin parasysh organizatorët e Forumit ndërkombëtar që u zhvillua të enjten në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave në Tiranë, në prani të pedagogëve, studiuesve dhe arkitektëve të peizazhit. Veprimtaria regjistron për herë të parë një qasje në nivel akademik në këtë lëmi, ku folësit, referuesit e kumtesave dhe diskutantët, sollën ide me vlera për zbatimet e projekteve që lidhen me arkitekturën e peizazhit në Shqipëri. Forumi u organizua nga Njësia e përkohshme e Kërkimeve Gjeografike, në bashkëpunim me Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, si dhe Shoqatën e Arkitektëve të Peizazhit. Fjalën hapëse dhe prezantimin në forum e mbajti organizatori profesor Zydi Teqja, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Në emër të akademisë përshëndeti akademik Gëzim Hoxha, kurse Katerina Gkoltsiou përshëndeti në emër të federatës ndërkombëtare të arkitektëve të peizazhit (IFLA), zona e Evropës. Forumin e përshëndeti edhe drejtuesi i njësisë së përkohshme të kërkimeve gjeografike, prof.dr. Perikli Qiriazi.Qëllimi i forumit ishte mbledhja për herë të parë e ekspertëve nga fusha të ndryshme që lidhen me peizazhin, me qëllim rritjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe promovimin e profesionit të ri të arkitektit të peizazhit në Shqipëri. Përveç anëtarëve të shoqatës së arkitektëve të peizazhit të Shqipërisë dhe ekspertëve vendas, në forum morën pjesë edhe Presidentja e IFLA Europe, Katerina Gkoltsiou, dhe Sekretarja e Përgjithshme, Diana Culescu; Prof. Giulio Senes, presidenti i Shoqatës Evropiane të Rrugëve të Gjelbra nga Universiteti i Milanos, dhe Prof. Albert Fekete, Drejtor i Institutit të Arkitekturës së Peizazhit, në Universitetin e Budapestit, si dhe ark. Guust Selhorst, themelues e drejtues i të parës studio të arkitekturës së peizazhit në Shqipëri “JESHILE landscape studio”.
Mbi konceptin e peizazhit dhe arkitekturës së peizazhit
Referuar edhe trajtesës që bëri në prezantimin e tij profesor Zydi Teqja, termi “peizazh” është relativisht i ri në gjuhën shqipe. Është përdorur shumë rrallë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, kryesisht në pikturë dhe gjeografi, dhe në vitet 1960 dhe 1970 filloi të gjendej shpesh në letërsi. Në vitin 1980, termi peizazh u përfshi për herë të parë në botimin e Akademisë së Shkencave “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”. Në vitin 2000, Konventa Evropiane e Peizazhit e përcaktoi Peizazhin si “një zonë, siç perceptohet nga njerëzit”. Pra, peizazhi është edhe hapësirë fizike edhe perceptim mendor. Megjithatë, e vetmja disiplinë për të cilën peizazhi qëndron në qendër të shqetësimeve të saj, është arkitektura e peizazhit. Shqipëria ka qenë relativisht e vonuar në këto zhvillime. Programi i plotë i studimeve universitare në arkitekturën e peizazhit filloi në vitin 2018. Duke filluar nga viti 2019, Programi i Arkitekturës së Peizazhit është anëtar i Këshillit Evropian të Shkollave të Arkitekturës së Peizazhit (ECLAS). Vitin e kaluar gjenerata e parë e arkitektëve të peizazhit të Shqipërisë, themeloi shoqatën e tyre profesionale, e cila është ftuar të nisë procedurat për t’u anëtarësuar në Federatën Evropiane të Arkitektëve të Peizazhit (IFLA Europe).
Në fjalën e profesor Zydi Teqja, u tha se Shqipëria sapo ka filluar të ketë arkitektë të rinj peizazhi, të cilët sigurisht kanë nevojë për mbështetje dhe një kuptim të duhur të rolit të tyre në sfidat që po kalon vendi. Ky profesion i ri, përpara se të ketë mbështetjen e politikbërësve, ka nevojë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e ekspertëve të fushave të ndryshme, medias dhe shoqërisë. “Pavarësisht ndërgjegjësimit në rritje për nevojën për kopshte, parqe dhe gjelbërim, duhet pranuar se publiku i gjerë, politikanët dhe mediat në Shqipëri nuk kanë ende nivelin e duhur të të kuptuarit të profesionit të arkitektit të peizazhit dhe rolin e rëndësishëm që pritet të luajë ky profesion në shumë aspekte të jetës dhe veprimtarisë në vendin tonë. Një pjesë e mirë e publikut të gjerë e shikon këtë profesion më shumë si një profesion për zbukurimin e mjedisit sesa një profesion që kujdeset për cilësinë e jetës dhe mjedisin në të cilin jetojmë. Sot ne duhet të reflektojmë për të gjetur arsyet pse shoqëria në përgjithësi nuk ka vlerësimin që do të donim për profesionin e arkitekturës së peizazhit”, – tha profesor Teqja.Gjeografia dhe arkitektura e peizazhit
Profesor Qiriazi, në fjalën e tij në këtë forum, u ndal në pikëtakimet mes natyrës, artit dhe teknologjisë. Këtë urë lidhëse mes tyre ai e evidentoi pikërisht si arkitektura e peizazhit. “Gjeografia studion marrëdhëniet midis njeriut, territorit dhe mjedisit natyror. Me objektin e saj të gjerë studimor: natyra, peizazhi natyror e social, popullsia, qendrat e banuara dhe aktiviteti jetësor e prodhues i tyre; trashëgimia natyrore e kulturore etj; me risitë metodologjike të vlerësimit të resurseve natyrore e njerëzore, përmes GIS-it, teknologjive gjeohapësinore, instrumenteve e teknikave për analiza hapësinore e eksplorime virtuale, mundëson analiza përgjithësuese shkencore, që i shërbejnë forcimit të bashkëpunimit me disiplinat e tjera të afërta shkencore, midis tyre edhe të fushës së arkitekturës së peizazhit. Siç shihet, midis gjeografisë dhe arkitekturës së peizazhit ka lidhje të ngushta, sepse të dyja mbështeten te njohja e territorit, peizazhi natyror e social dhe tek mënyrat e ndërveprimit të njeriut me territorin e mjedisin”, tha ai.Më tej, profesor Qiriazi vuri në dukje se arkitektura e peizazhit dhe gjeografia duhet të bashkëpunojnë ngushtë në projektet e rigjenerimit urban për të krijuar territore funksionale, estetike, të qëndrueshme dhe sociale. Ky bashkëpunim mund të konkretizohet në disa forma, si: hapësira dhe territori, studiohen nga gjeografia, ndërsa arkitektura e peizazhit i transformon dhe i organizon ato për përdorim njerëzor dhe ruajtje ekologjike; mjedisi natyror dhe kulturor, të cilët studiohen nga të dyja fushat; planifikimi hapësinor, të dyja fushat shqyrtojnë relievin, klimën, ujin, bimësinë, përdorimin e tokës dhe ndikimin e njeriut në to. “Arkitektët e peizazhit përdorin të dhëna gjeografike për të planifikuar zhvillimin urban apo rural në mënyrë të qëndrueshme, duke marrë parasysh aspektet sociale, ekologjike dhe ekonomike. Nisur nga këto, theksojmë se arkitektura e peizazhit dhe gjeografia nuk janë të ndara, por plotësojnë njëra-tjetrën në projektet urbane apo natyrore. Bashkëpunimi midis tyre prodhon rezultate të matshme në rigjenerimin e territoreve urbane e rurale”, – theksoi më tej profesor Qiriazi.
Kumtesat e paraqitura në forum
Forumi trajtoi një spektër të gjerë temash në lidhje me peizazhin dhe zhvillimin e arkitekturës së peizazhit në Shqipëri, duke përfshirë: Koncepti i peizazhit në arkitekturën e peizazhit dhe fusha të tjera; Historia e arkitekturës së peizazhit në Shqipëri; Detyrat e arkitekturës së peizazhit në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave urbane; Detyra e arkitekturës së peizazhit në ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve të peizazhit natyror dhe kulturor; Përvoja nga arkitektura e peizazhit në vende të tjera; Sfidat dhe potencialet e arkitekturës së peizazhit në Shqipëri; Strategjitë më të mira për të promovuar arkitekturën e peizazhit në Shqipëri. Forumi ishte ndarë në dy seanca plenare. Në të parën, “Peizazhi, disiplinat e afërta dhe arkitektura e peizazhi në Shqipëri”, moderuan prof. dr. Bilal Draçi e prof.as.dr. Gjok Vuksani, kurse seancën e dytë, “Të mësojmë nga eksperiencat ndërkombëtare”, e moderuan prof.dr. Zydi Teqja dhe prof.as.dr. Jostina Dhimitri.
Në studimin e paraqitur nga profesorët Jostina Dhimitri, Perikli Qiriazi e Dhimitër Doka, u fol për transformimin e peizazhit dhe kontributin e studimeve gjeografike në analizën e ndryshimeve hapësinore dhe natyrore. Prof.dr. Zydi Teqja, në kumtesën e tij solli historinë e arkitekturës së peizazhit në Shqipëri si dhe një platformë për promovimin e saj. Prof.as.dr. Ermir Hoxha erdhi me studimin “Peizazhi shqiptar në shek.XX, një dritare multiforme mbi realitetin shqiptar”. Dr.Artan Hysa, solli në forum studimin e tij “Peizazhi i arkitekturës apo arkitektura e peizazhit, vështrime kritike mbi rastin shqiptar”. Arkitekt Kreshnik Merxhani paraqiti studimin me temë “Disa konsiderata mbi dy plane që trajtojnë vlerësimin dhe mbrojtjen e peizazhit në qendrën historike dhe zonën e mbrojtur në Gjirokastër mes viteve 2003-2009”.Në panelin e dytë, presidentja e IFLA Europë, Katerina Gkoltsiou, erdhi me kumtesën “Njohja e profesionit të arkitekturës së peizazhit, nga një perspektivë europiane në një perspektivë kombëtare”. Profesor Gulio Senes paraqiti “Hapësirat e gjelbra urbane si një strategji zhvillimi. Roli i arkitektëve të peizazhit për të projektuar të ardhmen e qyteteve tona”. Prof.dr.Albert Fekete, solli për të pranishmit studimin me temë “Arkitektura e peizazhit në Hungari – arsimimi, kërkimi dhe praktika profesionale: në 25 vitet më frytdhënëse 2000-2025”. Ark.Guust Selhoste erdhi me artikullin “Roli i arkitektit të peizazhit – reflektime nga JESHILE, landscape studio, Shqipëri”.
Përfundimi
Arkitektura e peizazhit në Shqipëri nuk e ka përvojën e mjaftueshme, por forumi i zhvilluar në Akademi, trajtesat e paraqitura dhe diskutimet, vunë në dukje se ajo ka një të ardhme të ndritur në vendin tonë dhe departamentet përkatëse në universitete mund të thellohen në këtë drejtim. Për këtë nevojitet ndihmesa e pushtetit vendor e qendror si dhe e medias. Shqipërisë nuk i mungojnë potencialet për të zhvilluar profesionin e arkitektit të peizazhit, profesion për të cilin shoqëria ka nevojë, por njëherësh nëpërmjet tij u jepet zgjidhje mjaft problemeve dhe arrihet në një zhvillim të qëndrueshëm urban e rural. Sfidat do të jenë të mëdha, por kjo dritare e re do të shërbejë për ndërgjegjësim dhe do të shtrojë rrugën për suksese në vitet në vazhdim. -

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë
Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë bota.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se u zhvillua një ditë e hapur diskutimesh publike dhe një ditë e mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë.
‘MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë videokartolinë të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë ajkën e arkitektëve të botës, të cilët zhvilluan një ditë të hapur diskutimesh publike dhe një ditë të mbyllur diskutimesh teknike, për ecurinë e Shqipërisë, sfidat e planifikimit, ndërtimit, mbrojtjes së natyrës, edukimit e të tjera me radhë, në një format unikal bashkëpunimi ku u përfshinë edhe profesionistë të ftuar nga vetë arkitektët për të ndarë eksperiencat e tyre në fushat e Inteligjencës Artificiale, arkitekturës së pejzazhit, transportit, dizajnit të brendshëm e me radhë, ju uroj një të dielë të qetë🖐️❤️’, shkruan Rama në FB.
-

Festivali i arkitekturës “Bread & Heart” bën bashkë arkitektë nga e gjitha bota në Tiranë
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart” që po zhvillohet në Tiranë ka mbledhur 150 arkitektë ndërkombëtar. Në këtë festival të konsideruar si një ngjarje e re europiane, arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, kanë sjellë me vete edhe të ftuarit e tyre, për të ndarë eksperiencat dhe perspektivën mbi zhvillimin e kryeqytetit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, që sipas tij Shqipëria po intrigon gjithnjë e më shumë si një vend në zhvillim, arkitektë nga e gjithë bota.
“Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë. Në një botë të fiksuar me ikona, ajo çfarë shpaloset këtu duket thuajse supersive, diçka që krijohet si e përbashkët, por si asgjë tjetër më parë. Çfarë është më e rëndësishme guxon të ndërtojë mes asaj që është vërtetë e përbashkët, si një akt krijimi. Ky festival s’ka të bëjë me arkitekturën si profesion, por si aktin më të afërt njerëzor, të krijosh hapësira ku jeta mund të rritet dhe të mbrojë veten”, tha Rama.
Pjesë Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës (Bread & Heart-Bukë e zemër) janë dhe ekspozita që të tregojnë zhvillimin e vendit përmes modeleve arkitekturore, të ndërtuara dhe të pandërtuara, nga konkurset dhe komisionet në Tiranë, bregdet dhe rajone të tjera. Në kuadër të këtij festivali 3 ditor është dhe prezantimi i librit “Bosco Verticale” monografia e plotë, e kuruar nga Stefano Boeri, arkitekti i një prej ndërtesave më të njohura në Milano “Pylli vertikal”. Libri që shënon 10-vjetorin e Bosco Verticale, ndjek historinë e ndërtesës, që është kthyer në një ikonë të arkitekturës ndërkombëtare dhe ka hapur një mënyrë të re për të imagjinuar të ardhmen e qyteteve. -

Event historik! 150 grupe arkitektësh ndërkombëtarë në Tiranë për festivalin “Bread and Heart”, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë
Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Sot festivali startoi në orën 8:00, deri në orën 23:55.
Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë. Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”.
Edicioni i parë i Festivalit Bukë & Zemër vendos themelet për atë që mund të bëhet një ngjarje bienale, një festë që nderon mikpritjen shqiptare (ALBAN-ITY) dhe zhvillimin e qëndrueshëm, çarjet, rrugëtimet, dhe guximin pas arkitekturës. Festivali nxit reflektim kritik mbi të kaluarën dhe të tashmen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetet dhe mjedisin tonë.Top Channel
-

Event historik! Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread and Heart” vjen në Tiranë, mundësi bashkëpunimi mes arkitektëve botërorë dhe shqiptarë
Më datat 5 deri më 8 qershor në Tiranë do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës “Bread & Heart Festival”.
Më 6 qershor, duke nisur nga ora 8:00 deri në orën 23:55, do të jetë dita e hapur e festivalit.
Edicioni i parë i festivalit nën moton “Bukë dhe zemër/ Sillni pak kripë ju lutem”, mikson mikëpritjen shqiptare me një ftesë për dialog të hapur dhe një mundësi ndërlidhje mes arkitektëve botërorë dhe atyre shqiptarë.
Një festival mikpritjeje, arkitekture dhe dialogu mbi të ardhmen, ku vizionarët globalë dhe perspektivat lokale takohen, shkëmbejnë ide dhe frymëzojnë.
Ky festival, i zhvilluar nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama është një event historik për Shqipërinë.
Event i cili do të sjellë në Shqipëri studiot më prestigjioze të arkitekturës dhe arkitektët më të njohur nga e gjithë bota, do të zhvillohet në “Book Building” në qendër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.
Dita e hapur e festivalit do të jetë e ndarë në katër sesione, ku do të çelen ekspozita, do të zhvillohen konferenca. Vlen të theksohet se në këtë këtë festival do të ketë dhe performanca artistike.
Do të jenë mbi 150 grupe arkitektësh pjesëmarrës në këtë ngjarje historike në fushën e arkitekturës, të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Grupet e arkitektëve që do të jenë pjesë e festivalit, janë të angazhuar në projekte që po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë.
Organizatorët e festivalit ftojnë arkitektët botërorë pjesëmarrës të sjellin dhe një mik të ri në këtë event, ose siç thuhet në Shqipëri “sillni pak kripë” për “Bukë e zemër”Top Channel
-

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në kryeqytet, nga sonte deri nesër në mbrëmje për zhvillimin e këtij aktiviteti.
“Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:
-nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
-”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB”, thuhet në njoftim.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit. -

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që do të bllokohen sot dhe nesër në Tiranë
Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë do të bllokohen disa rrugë.
Sipas njoftimit të policisë rrugët do të bllokohen sot më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri nesër në orën 23:30 të datës 06.06.2025 janë:– nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;
– ”Myslym Shyri”;
“Giro d’Italia” paralizon Tiranën/ Rrugët që bllokohen nesër dhe blloqet e banimit me akses të kufizuar– “Ibrahim Rugova”;
– bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.
Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit. -

SYRI TV/ Bienalia e Arkitekturës në Venecia, Edi Rama pazare me kullat
SYRI TV
Nga Egla Xhemalaj
Në Bienalen e 19-të të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet jo me risi apo debat mbi të ardhmen urbane, por me estetizmin e pushtetit personal, ku arkitektura kthehet në mjet imponimi dhe marketingu. Në vend të një vizioni të qëndrueshëm, pavijoni glorifikon një model ndërtimi të centralizuar dhe të padiskutuar, që shet për art shijet dhe skicat personale të Kryeministrit.
Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me një pavijon që flet për “ndërtimin e kulturës arkitektonike”, ndërsa realisht ekspozon shndërrimin e arkitekturës në një instrument pushteti dhe tregtie. Në vend të një risie dhe ekspozimi mbi arkitekturën e së ardhmes, pavijoni shqiptar glorifikon një model arkitektonik të sundimtarit, ku arti imponohet, jo frymëzohet, dhe që shitet si efekt për turizmin dhe jo si temë e vërtetë e Bienales.
Në thelb të këtij modeli qëndron dëshira e Kryeministrit për të vizatuar jo metaforikisht, por realisht objekte që më pas ua ofron arkitektëve të huaj si bazë për t’i materializuar. Këto skica personale, të mbështetura jo në konkurrencë të hapur, por në urdhër politik, shpallen si vizion modern dhe ekspozohen si vepra arti në Bienale. Kështu, Shqipëria përfaqësohet jo me një novatorizëm të arkitekturës, por me estetizmin e një pushteti që shet për art shijet e një njeriu të vetëm. Arkitektët e huaj të cilët marrin pjesë edhe në pavijonin tonë, angazhohen për të zbatuar këto ide dhe e gjejnë Shqipërinë një terren të përshtatshëm për të eksperimentuar me projekte që në vendet e tyre do të refuzoheshin për shkak të shkeljeve të rregullores urbane.
Kulla që duken si karikatura estetike, objekte pa kontekst dhe pa përmasë humane, mbrohen në Këshillin Kombëtar të Rregullimit të Territorit, me justifikimin se po krijojnë një “siluetë urbane” një term që në fakt maskon mungesën e çdo kriteri real të rregullores arkitektonike të qyteteve dhe shpërfilljen e komunitetit. Në këtë kuptim, pavijoni shqiptar nuk është një ftesë për debat, por një përpjekje për të legjitimuar një rend të ri estetik, ku arkitektura nuk del nga konkursi, komuniteti apo nevoja funksionale, por nga dëshira personale dhe egoja politike. Kultura e ndërtimit është zëvendësuar nga kultura e imponimit.
Në vend që Bienalja të shërbejë si hapësirë për novatorizëm dhe risi arkitektonike, ajo është shfrytëzuar si vitrinë për të eksportuar një produkt të brendshëm të deformuar: një arkitekturë që i bindet pushtetit dhe jo artit, që shërben më shumë për fotografinë e radhës sesa për jetën qytetare. Kështu, ndërsa pjesa tjetër e botës diskuton qëndrueshmëri, trashëgimi, kontekst dhe zhvillim në epokën e inteligjencës artificiale, Shqipëria në Venecia ekspozon një spektakël lejesh ndërtimi.
