Banorët dhe bizneset që operojnë përgjatë bulevardit “Epidamn” në Durrës, kanë paditur në SPAK dy ish-ministrat e Kulturës Elva Margaritin dhe Blendi Gonxhen, dy përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim dhe 3 studiot e projektimit që kanë hartuar dhe miratuar projektin “TID”, nga zbatimi i së cilit kërkohet të shpronësohen 74 familje. Padia nga banorët është ngritur për “Falsifikim të materialeve” dhe për një sërë shkeljesh të tjera, pasi sipas tyre, nuk është bërë një konsultim publik për tjetërsimin e pronës. “Në 2022 është bërë një leje e parë e projektit “TID”, dhe në 2024 është bërë një leje e dytë ku numri i pronarëve ka shkuar nga 100 në 74 pronarë banesashd dhe biznesesh. Ndryshimi i numrit tregon se është bërë në mënyrë selektive”, tha arkitektja Entela Koja.
Arkitektja dhe urbanistja Entela Koja bën të ditur se bashkë me pronarët e tjerë të banesave dhe bizneseve po përgatisin materialin për pezullimin e projektit “TID”, plani për zbatimin e së cilit është ndryshuar disa herë në vite të ndryshme, duke selektuar pronat që preken. “Problemet e mëdha që ka projekti, është interpretimi në mënyrë klienteliste kë ka dashur pronë të papërshtatshme, me projekte të gabuara për t’i çuar në prishje. Ka shpronësime të trojeve private për t’i kthyer në park publike. Një pjesë e mirë e tyre këto i kanë banesa të vetme.
Shpronësohen dhe kthehen në të pastrehë dhe gjëja më qesharake është vlera qesharake, kur këto banorë duhet të pyeteshin nga bashkia”, tha arkitektja Entela Koja. Banorët e bulevardit “Epidamn” bëjnë të ditur se kanë pasur letërkëmbime me AADF-në, përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe disa institucione shqiptare, por nuk kanë gjetur zgjidhje. Ata kanë protestuar disa herë edhe përpara Bashkisë Durrës, që është bashkëpunëtore në këtë projekt, por çështja vetëm është zvarritur. Projekti “TID” synon “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës”, që prek Parkun Arkeologjik në Durrës.
Tag: arkitektja
-

Projekti për bulevardin “Vollga”, paditen në SPAK Elva Margariti dhe Blendi Gonxhe
-

Selvija pas ndarjes: ‘Jam arkitektja e jetës sime, zemrën time nuk e prek më askush’
Koha pas ndarjes duket se ka shërbyer si periudhë reflektimi dhe rilindjeje për Selvijen, ish-partneren e Shpat Kasapit. Në foton e saj të fundit të ditëlindjes, ajo publikoi një postim të gjatë në Instagram, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe u interpretua si një mesazh i koduar për ish-partnerin, këngëtarin Shpat Kasapi.
“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlejë. Është shumë bukur të rrethohesh me njerëz që të duan thjesht për atë që je!”, shkruan ajo. Selvija thekson se tani është “arkitektja e jetës sime” dhe nuk pranon më “manipulime, gënjeshtra e tradhti”.
Në postim, ajo ndalet edhe tek roli i saj si nënë, duke theksuar se prioritet i saj mbetet djali i saj, Roeli: “Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me dashuri. Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!”
Selvija shpjegon se kjo ditëlindje shënon një kapitull të ri në jetën e saj, ku shumë pak njerëz do të kenë akses. Ajo shfaqet më e fortë dhe e vendosur se kurrë, duke falënderuar për çdo gjë të vogël në jetë dhe duke theksuar vendosmërinë për të mos humbur veten dhe për të mbrojtur zemrën e saj.