Tag: arkeologjike

  • Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    Godine antike në lindje të qytetit të Vlorës

    REXHEPAJ (VLORË) Në fshatin Rexhepaj, rreth 30 km në lindje të qytetit të Vlorës, prej kohësh ishin konstatuar mbeturinat e një godine antike. Në qershor të 1984 Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik të rrethit të Vlorës organizuan këtu një ekspeditë arkeologjike.

    Gjatë punimeve dolën në dritë disa rrënoja ambientesh dhe gjurmë tubacionesh, shenja këto që dëshmonin për ekzistencën e një banjoje termale të vjetër. Për kohën e ndërtimit të tij rëndësi kanë lënda arkeologjike e përbërë kryesisht nga qeramika masive si tulla, tjegulla e pak fragmente enësh, që u përkasin shekujve të parë të erës sonë.

    © Ilia Çano

  • Tempulli i Apollonit, apo i Marsit në Shtyllas?

    Tempulli i Apollonit, apo i Marsit në Shtyllas?

    Misioni shqiptaro-gjerman zbulon themelet, me gjithë bazamentin, të tempullit të Shtyllasit.

    Gërmimet arkeologjike janë bërë pranë Apollonisë së Pojanit. Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, Ornela Dyrmishi, thekson për mediet, se këto zbulime japin të dhëna me peshë për themelet e tempullit, si dhe kuptimin e situatave nga ndërtimi dhe deri në shkatërrimin dhe marrjen e blloqeve, nga Pashai i Beratit.

    Tempulli, prej nga edhe merr emrin fshati Shtyllas, është ndërtuar në vitin 480 para Krishtit dhe si i tillë, prej kohësh ka ndjellë kërshërinë e arkeologëve, kjo edhe për të zbuluar se cilës perëndi i kushtohej,

    Për këtë arsye, nisja e gërmimeve mendohet e një rëndësie të veçantë.

    Kolona verikale e mbetur prej tempulli të lashtë, me lartësi 6,83, cilësohet Monument Kulture i Kategorisë I.

    Pranë tempullit janë bërë punime të sondazheve arkeologjike edhe më herët, por jo të nivelit të zbulimit të bazamentit. Sipas studiuseve, këto gërmime, përbëjnë një përpjekje thelbësore për të hedhur dritë mbi misterin 2,500-vjeçar, për sa i përket perëndisë që i është kushtuar. Ndonëse, siç konstatojnë studiuesit edhe në dekadat e mëhershme, aty janë bërë disa punime të sondazheve arkeologjike, si edhe restauruese në kolonë.

    Ende jo në përfundime konkrete, ekzistojnë disa hipoteza se tempulli mund të jetë ngritur në nder të Apollonit (Artan Shkreli), apo perëndisë së luftës, Marsit (Guri Pani).

  • ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    Natyra  do të rrethohet nga fshehtësitë (Herakliti) 

    ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave

    Faktet janë të dobishme – s’janë ato banesa ime, ato janë shkallë me të cilat

    unë ngjitem në banesën time (Uollt Uitman) 

    I.

    Shkruan: Dr. Moikom Zeqo

    Historia e njeriut është vetëm një pjesë e historisë së natyrës. Midis tyre nuk do të ketë asnjëherë një përputhje të plotë.

    Historia njerëzore parakupton një ndryshueshmëri të vijueshme, ciklike, të statusit të njeriut të identifikuar në progresivitetin e dijes, për ta quajtur konvencionalisht nga “skllav” në “zot” të natyrës.

    Natyra i mbart përjetësisht raportet e saj me njeriun, (njeriu mund të kjapërcejë vetveten po kurrë natyrën!)

    Dijetari dhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch – Gimpera botoi në vitin 1960 në Mexico “El problema indoeuropeo” me qëllimin e kuptueshëm dhe ambicioz për të paraqitur teoritë kryesore për origjinën e popujve indevropianë të gjuhëve dhe të kulturave të tyre. Ky aksion i llojit të enciklopedistëve francezë të epokës së iluminizmit ishte rezultat i një praktike paraardhëse të dijes njerëzore. P.B.Gimpera në librin e tij – i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe që e bëri atë të famhëm, tenton të japë një kronologji të teorive kryesore për Origjinën e popujve indevropianë, pra bën një kompjuterizim dhe një skedim tejet të domosdoshëm të dijes deri në atë kohë.

    Pavarësisht nga mangësitë e pahmangëshme edhe në librat të kalibrit të tillë vepra e Gimperas e run vlerën e saj kulturore dhe informative.

    Nga vitet 60′ e deri tani, në fundin e mijëvjeçarit të dytë, teoritë për origjinën (më saktë origjinat) e popujve indevropianë kanë patur një zhvillim në segmentin e dijes së pozitivitizmit lingustik dhe zbulimeve të mëdha arkeologjike. po mund të thuhet se nuk ka ndryhsime konceptuale të mëdha në rrafshet teorike dhe se problemi në fjalë është përherë në kundërthënien dhe ende rri pezull midis hipotezës dhe tezës. Kjo gjëndje e dyfishtë e dijes njerëzore është një dialektikë sub eternitas.

    Kuptueshmëria e gjenezës (e ftillëzimit) është motiv i përhehrshëm i njeriut.

    Kozmogonia qe përpjekja e parë e njeriut të lashtë për të përputhur mitin me të vërtetën. Miti bën spjegime të përgjithëshme me metafora poetike të fuqishme e të paharrueshme. Te kinezët, babilonasit, egjiptianët e grekërit e vjetër kozmogonia qe një modus vivendi e kuptimeve për ftillëzimin universal. Prandaj kozmogonia ishte në substancë mitike dhe një parathënie tepër e pasur dhe e gjenezës biblike e cila i thjeshtëzon prirjet e paskajëshme të miteve në  ciklin  monoteist të krishtërimit. Megjithatë metafora e babilonizmit biblik (jo pagan) për ndarjen e gjuhëve gjithmonë linte te nënkuptonte një paragjuhë, që askush nuk e di dhe që nuk ruhet nga pasardhësit. Në esencë spjegimi biblik të tërë origjinat i parashtron si hyjnore. E tillë është zanafilla e popujve, ose e njeriut adamik. Teoritë teologjike ishin si brinjët e Adamit për të bërë Evat e mendimit në mesjetë.

    Arkeologjika shkencore pothuaj nuk ekzistonte.

    Mungesa e arkeologjisë është fatale për të konstruktuar një histori të pashkruar të së kaluarës të së kaluarës së largët.

    Antropologjia si dije pozitive lulëzon vetëm në shekullin në shekullin e XX dhe është kaq shumë e ndërlidhur edhe me arkeologjinë, etnologjinë e gjuhësinë.

    Vetëkuptohet që për të thënë diçka serioze duhej çveshur dija nga mitizimi, që dija të identifikohej me vetveten. Kjo është mundësia dhe mbijetesa e dijes, që e vërteta natyrore të krijojë një paritet maksimal me të vërtetën e mendimit.

    Gimpera tërë librin e vet e ka me një prapavijë të tillë kuptimore, larg skemave (pavarësisht që i paraqet skemat) larg kultivimit të teorive që në kohëra të ndryshme zotëruan mendimin e dukeshin gati si aksioma gjeometrike (pra relativizmi shkencor është në thelbin e librit).

    Ato që mundësuan një rezyme në formën e një libri si ky i Gimperës qenë sidomos zbulimet epokale të prehistorisë.

    Arkeologjia prehistorike i afrohet kufirit midis historisë gjelogjike dhe historisë njerëzore, midis gjenezës natyrore dhe antropogjenezës (ende tepër natyrore) të segmentuar në historinë e Homo Sapiensit.

    Gimpera bën një kufizim gjithësesi: ai interesohet kryesisht për popujt indevropianë, pra, për thelbin e europianizmit.

    Kjo gjë e dimensionon tematikën shkencore.

    Për ftillëzimin e europianizmit flitet si për një pjesë gjenetike të gjenezës universale njerëzore të gjithë popujve në planetin tonë. Në parashtrimin e problemit Gimpera thekson se vështrimi i trefishtë arkeologjik, antropologjik e gjuhësor mundëson një paraqitje të fakteve. Pafundësia e fakteve është e tillë, saqë të orientohesh drejt duhet dhe një parashtrim konceptual llogjik e shkencor.

    Gimpera e ve problemin në një bazë diskutimi, pra, në rrafshin e një kritike dialogogjike, shpesh antonimike. Ky relativitet i teorive dhe mendimeve është i frytshëm dhe jo ortodoks, i ngrirë.

    Gimpera vërtet synon në këtë libër një “parahistori” po ai nuk e paragjykon atë, e paraqet si një materje të gjallë dhe aspak të kristalizuar përfundimisht. Kështu “Në kërkim të kohës së humbur” duke huazuar një metaforë të shkëlqyer e kuptimplotë të Marsel Prustit, Gimpera ravizon fakte të nxjerra në dritë dhe struktura teorike që shpehs kanë dështuar. Pra, arkeologjia i ka paraqitur sukseset e saj në formën dramatike e disa herë komike të dështimeve. Ky është paradoksi i vetëdijes, i mendimit njerëzor, për të aritur te evërteta relative, po kurrë deri në fund te e vërteta absolute.

    Tipik është dështimi i teorisë arkeologjike e gjenetike të Kosinës, i cili nuk arriti të vërtetojë burimin verior (nordik) të qytetërimit europian, sepse ai i fetishizoi të dhënat e kohës së vet për neolitin, i absolutizoi disa tipare e nuk pa (siç u vërtetua më pas) se neoliti europian në zanafillë qe shumë më  i larmishëm e një shumësi neolitike, një mozaik kulturash, disa prej të cilave nuk lidheshin fare me stërgjyshërit e popujve indoeuropianë.

    Po kështu edhe dështimi i teorive për unicitetin e pastër të racës indoevropiane si dhe dështimi i teorive për gjuhën mëmë, të vetme zanafillëse etj., janë dështime të antropologjisë dhe të gjuhësisë, që ne vetvehte janë kërkime te së vërtetës dhe mënjanime të konvencioneve, disa herë të politizuara.

    Gimpera i di të gjitha këto dhe e ka të qartë se faktet teorike duhet të bëhen fakte të së vërtetës. Prandaj në librin e Gimperas duhet ditur për te lexuar, jo në formën pamore grafike, por në thellësitë kuptimore, në lojën e dyshimeve dhe të paraqitjeve, të mendimit të epokave, të kundërthënieve.

    Në këtë libër, ajo që na intereson është edhe çështja e ilirëve, si një nga popujt indeuropianë.

    Për fat të keq hapësira informative për ilirët është këtu tepër e kufizuar.

    Për të plotësuar diçka le të më lejohet që të paraqes disa nga rezultatet arkeologjike dhe gjuhësore te gjenezes së ilirëve dhe të problemit të formësimit, ose të lidhjes me konceptin e europianizmit, si dhe gjenezën e dytë, atë të shqiptarëve, që birësohen nga ilirët e lashtë. Të dy gjenezat janë pjesë të njera tjetrës, një e vetme.

    2.

    Në rrafshin arkeologjik gjeneza e ilirëve, ose e parailirëve, protoilirëve, të mbiquajtur edhe si pellazgë, ka dy probleme themelore: problemin e indoeuropianizmit në gadishullin Ballkanik dhe problemin e indoeuropianëve me ilirët dhe ilirishten.

    Një tezë e dijetarëve thotë se në kohën e herëshme dhe të mesme neolitike ka ekzistuar një njësi gjuhësore e karakterit paraindoeuropian në tërëterritorin e Mesdheut (kuptohet e brigjeve), kurse elementet indoeuropianë kanë depërtuar në fushën e  epokës neolitike të vektuar nga Lindja e Juglindja.

    Një tezë më e re favorizon një situatë të ndryshme kur elementi indoeuropian ka ekzistuar në Europën Juglindore qysh në neolitin e hershëm dhe të zhviluar në vend. Kjo tezë është teza e autoktonisë së formimit të kulturave neolitike. Gjatë këtij procesi të gjatë e interesant elementi indoeuropian i ardhur në mbarim të neolitit e eneolitit i dha një ferment gjallërues  të veçantë indoeuropianizimit të territoreve të Shqipërisë – çka vërtetohet arkeologjikisht (kulturat neo-eneolitike në Vashtem, Kolsh, Cakran, Maliq – Kamnik).

    Zbulimet arkeologjike të prehistorisë sidomos të neolitit të hershëm na bëjnë të mendojmë qartë se elementi indoeuropian, ose paleoindoeuropian dallohet që në këtë hark kohor dhe vetëm më vonë procesi i indoeuropianizimit pati flukse nga Lindja dhe Juglindja.

    Tërë vështirësia është përcaktimi i sintezës, shkrirjes së karakterit të banorëve shumë më të vjetër  me ardhësit indoeuropianë, që u vendosën në këto treva, duke formuar një bashkësi themelore gjuhësore të karakterit indoeuropian, që i korespondon kompleksit ballkano-egjean të neolitit të vonë. Pikërisht në këtë kohë krijohen mundësitë e formimit të një shtrese të pashlyrshme indoeuropiane në Gadishullin Ballkanik, që më pas në epokë e metaleve, formësuan dy grupet e mëdha gjuhësore të ilirëve dhe të thrakëve.

    Padyshim që përcaktimi se cila ishte popullsia indoeuropiane paragreke në epokën e neo-eneolitit të kompleksit ballkano-egjean është nje problem i hapur nga diskutimet dhe tezat e kundërta. Arkeologjia dhe linguistika ende na japin pak prova të vërtetimit shkencor, por shkencëtarët preferojnë ta quajnë këtë popullsi si parailire, paragreke e parathrake. Në këtë konteks flitet për banorët paleoballkanikë të emërtuar si pellazgë e gjuhën e tyre pellazgjike.

    Nënshtresa indoeuropiane në lidhje gjenetike me komplkeksin kulturor ballkano-egjean si nënshtresë parailire parakupton për mendimin tonë pellazgët, pra banorët me parakë, më të stërlashtë të vendit tonë.

    Termat “pellazgë” e “pellazgjishte” e ruajnë ende karakterin konvensional dhe ne i lidhim tani me ato gjurmë arkeologjike të një popullsie shumë me të vjetër mbi të cilën  dallgët e shtegëtimeve të mëdha indoeuropiane demiurguan një entitet, ose më saktë disa entitete të reja kulturore.

    Një problem konceptual dhe kyç është ai i lidhjes së pellazgëve të indoeuropianizuar me popullsinë pasardhëse, që spikat në kohën e bronxit. Sustrati i hershëm pellazg me raportet e reja kulturore dhe etnike të bartësve të kulturës së epokës së bronxit të hershëm në Shqipëri (Maliq, shpella e Blazit në Mat) janë të dokumentuara në një vijimësi arkeologjike. Kjo është tejet e rëndësishme.

    Në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë e në fillim të mijëvjeçarit të dytë- para erës sonë si rrjedhim i dyndjes së popujve indoeuropianë u zhdukën qytetërimet e lashta të neolitit dhe u formua kultura e herëshme e bdronxit, të ndërlidhur me substratin eneolitik ballkanik, pra edhe me pellazgët e stërlashtë dhe pas tyre ilirët.

    Nuk duhet harruar se gjumë të kulturave të mirëfillta paspaleolitike, ose mezolitike nuk janë zbuluar deri më sot në Shqipëri. Mungesa e materialit mezolitik duhet t’i atribuohet mungesës së kërkimeve në këtë fushë. Në Vlush të Skraparit janë gjetur gjurmë të një horizonti të neolitit të hershëm me tradita të forta mezolitike.

    Zbulimet arkeologjike në Shqipëri kanë bërë të mundur njohjen me disa grupe etno kulturore neolitike si binomi kulturor Vashtëmi-Podgori, kultura e Cakranit, kultura Maliq Kamnik etj, të zhvilluara në një bazë autoktone, jo pa koresponduese me komplekset e gjëra ballkanike etnokulturore.

    Ilirologjia studion pikërisht gjenezën dhe kulturën e ilirëve. Në periudhën e herëshme të hekurit burimet historike na bëjnë të ditur se banorët e Shqipërisë ishin ilirët.

    Ka dy mendime kryesore (kryeteza) për prejardhjen e ilirëve:

    njëra i konsideron ilirët si të ardhur në gadishullin ballkanik dhe tjetra si popullsi autoktone, të formuar në truallin historik të Ilirisë.

    Ndër teoritë e shumta të prejardhjes së ilirëve në Ballkan spikat ajo që i lidh bartësit e kulturës së fushave me urna të Europës Qëndrore me ilirët. Kjo teori thotë se bartësit e kësaj kulture të kontinentit kanë lëvizur drejt Jugut në shekujt XII-IX para erës sonë (dyndjet dorike, egjeane apo paneno-ballkanike), duke u përzjerë, apo zhvendosur shumë popullsi anase, duke krijuar një tablo të ndryshme etnologjike.

    Kultura e fushave me urna (urnenfelderkultur) dhe veçmas dega e saj e quajtur kultura e Lushicës (rajon në Gjermani) u mbiquajt e ilirëve nga arkeologu Gustav Kosina e më pas u pasua nga Richard Pittioni dhe filologu Julius Pokorny. Këtu procesi konceptohet si një hop cilësor i protoilirëve në ilirë dhe që shkaktuan dyndjen e madhe dorike në atë që quhet në shkencë ende “Dark Egae”.

    Shkolla e Kosinës ftillëzoi të ashtuquajturin panilirizëm që me të drejtë Vittore Pizani e quajti si ‘një sëmundje”

    Një teori tjetër ishte ajo e arkeologut Karl Shugard, që bartësit e qeramikës neolitike thrakase i quajti parailirë (Urillyrier).

    Nga ana tjetër Vladimir Gjeorgjievi mbron tezën se krijuesit e kulturës kreto-mikenase qenë protoilirët, që edhe paniliristi më i madh Hans Krahe e vlerësoi si një fantazi të thjeshtë. Për të treguar se sa shumë skajuan deri në absurd teoritë e prejardhjes së ilirëve le të përmendim edhe dijetarin Robert Heine-Geldern, i cili në vitin 1951 botoi një tezë, që ilirët dikur rreth shekullit të IX – VIII para erës sonë morrën pjesë në një dyndje që çoi deri në Mongoli, Kinë dhe në Indi (?!)

    Pikëpamja e zhvilluar nga arkeologët shqiptarë në gjysmën e shekullit të XX ka krijuar teorinë e formimit të ilirëve dhe të kulturës ilire në vend pa ndërprerje, pra, kjo shtë teoria e autoktonisë. Në këtë kuptim teza që i lidh ilirët me bartësit e kulturës së fushave me urna bije, ose zbehet. Gjithashtu të dhënat arkeologjike flasin se dyndja oanono-ballkanike nuk e ka përfshirë pjesën përqndimore të gadishullit ballkanik, pra edhe teritoret e Shqipërisë.

    Etnogjeneza ilire nuk duhet parë vetëm në lidhjen me dyndjen panano-ballkanike, pavarësisht nga disa ndikime të saj. Kjo dyndje e cilësuar indoeuropiane në fundin e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë ndikoi në kultura neolitike të Ballkanit, po nuk është totalitare për territorin shqiptar të sotëm.

    Etnosi ilir i krijuar në epokën e bronxit është edhe një unitet, që ka brenda diversitet dhe përgjithësisht sot nënvizohen dy grupe të mëdha kulturore ilire: ai jugor dhe ai verior.

    Për grupin ilir verior ka dhënë kontribut të veçantë arkeologu Alojz Benac, i cili favorizon një autoktonizëm të ilirëve.

    Në pikëpamje të përafërt edhe Gimpera e mbështet teorinë e Benacit, por duke përfshirë në këtë proces edhe bartësit të kulturës së Lushicës nga Veriu.

    Teoria e autoktonizmit ilir përfaqësohet sot nga dijetarët shqiptarë si Prendi, Korkuti, Ceka, Selimi etj. dhe zbulimet arkeologjike ne prehistori, në kulturën paraqytetare ilire dhe sidomos  konceptimi më i kompletuar rreth çështjeve të tilla si qyteti ilir, shteti ilir pa harruar komponentet e artit, të botëkuptimit etj., kanë krijuar një epokë të re në shkencën  për ilirët.

    Trinomi pellazgët-ilirët – shqiptarët paraqitet në një dritë të re. Po edhe është i paplotësuar, plot të vjetra e të reja.

    Sidomos karakteri gjenetik i filiacionit të shqiptarëve nga ilirët është një problem, ku arkeologjia ka dhënë një material bindës dhe hedh poshtë tërë pseudo teoritë e politizuara shoviniste, që mohojnë karakterin sutokton të shqiptarëve në trojet e tyre historike.

    Gimpera në sythin e librit të tij të quajtur “Ilirët, thrakët, dakët” jep gjykimet vetiake të jehonizuara nga dijetarë të tjerë paraardhës ose bashkëkohës.

    Gimpera ve në reliev faktin se në marrëdhëniet me popujt e tjerë të Europës Qëndroire problemi i popujve danubianë dhe ballkanikë “shtrohet në mënyrë të ndryshme”

    Kosina e kish quajtur kulturën luzasiane si qytetërim ilir verior ‘karpo-dak” në lidhje me kulturën e popujve danubianë. Ky përcaktim dështoi në vërtetësinë e vet (arkeologjikisht). Lidhjet e kulturës së Luzasës me venetët, (të dalluar përfundimisht nga ilirët – ndryshe nga ç’i kishin quajtur ilirë më parë) solli një ndryshim të fokusit të problemit në fjalë.

    Kalimi nga epoka e bronxit në atë të hekurit (në disa shekuj) bëri të shfaqen grupe të reja historike të dakëve, ilirëve dhe thrakëve.

    Ilirët përfaqësonin një kulturë etnike, ku qenë asimiluar rezultatet e kulturave neolitike të zonës dinarike të Ballkanit Perëndimor si dhe një element të fortë të huazuar nga popujt alpinë, ndoshta të dalluar nga ata që janë indoeuropianë në karakteristikë, duke u indoeuropianizuar ndërmjet marrëdhënieve e ndikimeve indoeuropiane të mirëfillta, duke asimiluar edhe ndikimet e depërtimet e kulturës luzasiane.

    Siç shihet më sipër teza e Gimperës i takon grupit ilir verior dhe në raport me gërmimet arkeologjike të bëra në Ilirinë e Jugut ajo ka një mangësi të materialit arkeologjik që nuk kishte se si ta njihte Gimpera kur po e shkruante librin e tij.

    Në sythin “Dyndjet e keltëve – keltët dhe ilirët” Gimpera thekson se venetët nuk kanë qenë ilirë të mirëfilltë nga ana tjetër kultura e LKuzacës nuk ka qenë tërësisht venete. Kurse Qytetërimi Halshtatian ka një personalitet të fortë dhe duhet të identifikohet me popujt ilirë historikë.

    Këta popuj ilirë arritën një zhvillim të dukshëm dhe përmes Adriatikut më saktë në brigjet perendimore dhe lindore të Adriatikut krijuan një komunuelth, sepse grupet etnike të japigëve dhe të mesapëve në Italinë e Jugut ose daunët, janë të afërt me ilirët, ose të identifikueshëm me ilirët.

    (Vijon)

  • Etimologjia e emrit “Mitrovicë”

    Etimologjia e emrit “Mitrovicë”

    Kujtim Sh.DEMIRI M.Sc.05 Qërshor 2020 |Mitrovicë RKS

    Shumë emra të qyteteve në botë, nuk kuptohen lehtë apo edhe nuk kuptohen fare. Mbase evoluimi i gjuhës e bën që emërtimet e vjetra, të mos japin mesazh të qartë!

    Edhe emri Mitrovicë, nuk është që ka kuptim në gjuhën e sotshme shqipe – andaj, përmes këtij shkrimi duke u bazuar edhe në opinione të studiusve synoj të paraqes kuptimin e qartë të emrit “Mitrovicë” rrjedhimisht edhe etimologjinë e saj.

    Në qytetin dhe periferinë e Mitrovicës janë pesë vendbanime të lashta, që dëshmojnë se Mitrovica ka qenë e banuar në periudhën e neolitit, përkatësisht: Municipium D.D. (Dardanorum), Vallaç, Fafos, Zhitkoc dhe Karagaç.

    Në këto vendbanime të lashta, janë zbuluar objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm si objekte kulti, vazo ritualesh, altarë dhe figura antropomorfe.

    Gjithëmonë sipas studiimeve arkeologjike, në regjionin tonë nuk ka gjurmë të jetesës për priudhën e paleolitit dhe mezolitit, respektivisht vendbanimet neolitike merren si kohë fillestare kronologjike e popullimit të vendit tonë.

    Reklama

    about:blank

    RAPORTOJENI KËTË REKLAMË

    Pozicioni i Mitrovicës në veriun e fushëgropës së Kosovës, i shtrirë në fushën e ulët të lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë, dhe i rrethuar me kodra – është fakt plotësues për vendbanimet në periudhë e neolitit.

    Shoqëria njerëzore në këtë periudhë merr karakter të shoqërisë së organizuar dhe reflektohet në ngritjen e vendbanimeve të përhershme, të ndërtuara në vende të thata, mbi brigje lumenjsh dhe rrafshnalta të plleshme.

    Bazuar në studimet arkeologjike në këto vendbanime janë gjetur artefakte të shumëta – vlenë të përmenden sarkofaget dhe figurat antropomorfe tipike pellazge dhe ilire-dardane.

    Por, a është i vjetër emri “Mitrovicë” sa edhe këto vendbanime ?

    Opinioni i historianit të shquar Prof.Dr.Skender Riza, vlerësoj që është bazë e mirë dhe bindëse për sa i përket etimologjisë së emrit “Mitrovicë”.

    I cili emrin “Mitrovicë” si togfjalësh e spjegon kësisoj:

    Mitrovica => Mitër-o-vë-caMitër => NënëO => ËshtëVë => VendCa => është sufiks apo prapashtesë e pellazgishtës, ilirishtës dhe shqipës së lashtë

    Sipas kësaj, përkthimi i sotshëm është: “vendi nanë ku krijon/lindë”.

    Studiues të ndryshëm, vlerësojnë që sufiksi “ca” apo “vica” është sllave, mirëpo kjo nuk qëndron sepse sufiksi “ca” haset në emërtime të ndryshme njerëzish dhe lokacionesh në të gjitha trojet shqiptare para dyndjeve sllave!

    Po ashtu ka studiues që emërtimin e Mitrovicës e lidhin me hyjneshën supreme Dhemitra nga mitologjia pellazge-ilire, sipas të cilës ishte perendeshë e tokës dhe plleshmërisë.

    Bazuar në gjetjet arkeologjike në vendbanimet e lashta në regjionin e Mitrovicës dhe studimeve të historianit Prof.Bektesh Vidishiqi, në mesin e këtyre begative kulturore arkeologjike e veçanta është që ato kryesisht i janë dedikuar hyjneshës supreme Dhemitra.

    Sipas tij emrin “Dhemitra” si togfjalësh e spjegon kësisoj:

    Dhemitra => Dhe-MitërDhe => TokëMitër => Nënë

    Sipas kësaj, përkthimi i sotshëm është: “nëna tokë”.

    Andaj konkludoj, që emri i sotëm i MItrovicës, ka për bazë antroponimin shqip Mitër dhe Dhemitër – mbështetur edhe në relievin e plleshëm dhe pasuritë natyrore të Mitrovicës. Po ashtu krahas gjetjeve arkeologjike dhe studimeve, emri i Mitrovicës është i vjetër sa edhe vendbanimet.

    Sa për plotësim, citoj gjuhëtarin e shquar dhe patriotin Eqrem Çabej “format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse”.

    Kur është shkruar për herë të parë për Mitrovicën?

    Pozicioni gjeografik i Mitrovicës, imponohet si koridor apo rrugë tranzite. Andaj, ata që kanë shkruar për herë të parë për Mitrovicën, kishin shfrytëzuar rrugët që kalonin përmes këtij qyteti.

    Përmendja e parë e Mitrovicës në letrat e shkruara, daton në vitin 1499 nga kalorësi gjerman Arnold Von Harff. I njejti Mitrovicën e shkruan si Mitriks.

    Në vitin 1660 pason përshkrimi i Evlia Qelebija për qytetin e Mitrovicës, ky përshkrim konsiderohet si përshkrimi i parë i detajuar i Mitrovicës.

    Po ashtu në vitin 1684, kur kalon në Mitrovicë Pjetër Bogdani e përshkruan qytetin me 500 shtëpi, përmend kalanë dhe urën e drurit.

    Në vitin 1560, Mitrovica për herë të parë paraqitet në hartë, në ndër më të vjetrat të Giacomo Gastaldi me emërtimin Ibar.

  • Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Në kalanë e Bashtovës, e cila iu nënshtrua një restaurimi të plotë për rijetësimin e saj, janë zbuluar gjetje arkeologjike.

    Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se këto gjetje hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit.

    “Bashkë me lajmin e mirë të restaurimit të kalasë unike të Bashtovës, vjen dhe ai i gjetjeve arkeologjike, që na hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit”, u shpreh kryeministri në rrjetet sociale.

    “Sipas studimeve në kala ka gjurmë të periudhës otomane të shek. XVIII, bëhet fjalë për gjylet e përmasave të ndryshme si dhe materiale qeramike të së njëjtës periudhë”, u shpreh Kryeministri.

    Jo vetëm gërmimet e mëtejshme, por edhe dokumentimi dhe studimi i materialeve të gjetura do të japin përgjigje më të sakta lidhur me këto gjetje.

    Kalaja e Bashtovës është një nga më të bukurat në Shqipëri dhe restaurimi e kthen atë në një qendër tërheqëse për vizitorët.

    E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.

    Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra.

    Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

    Mendohet se kjo kala ka qenë dykatëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës. Ajo që e bën Bashtovën të veçantë në krahasim me kështjellat e tjera që mund të vizitohen në Shqipëri është fakti se ajo është e vetmja kështjellë e ndërtuar në një fushë dhe jo në majë të kodrave apo maleve.

  • Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Gjetje të reja arkeologjike në Kalanë e Bashtovës

    Në kalanë e Bashtovës, e cila iu nënshtrua një restaurimi të plotë për rijetësimin e saj, janë zbuluar gjetje arkeologjike.

    Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se këto gjetje hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit.

    “Bashkë me lajmin e mirë të restaurimit të kalasë unike të Bashtovës, vjen dhe ai i gjetjeve arkeologjike, që na hapin dritare të reja mbi historinë e monumentit”, u shpreh kryeministri në rrjetet sociale.

    “Sipas studimeve në kala ka gjurmë të periudhës otomane të shek. XVIII, bëhet fjalë për gjylet e përmasave të ndryshme si dhe materiale qeramike të së njëjtës periudhë”, u shpreh Kryeministri.

    Jo vetëm gërmimet e mëtejshme, por edhe dokumentimi dhe studimi i materialeve të gjetura do të japin përgjigje më të sakta lidhur me këto gjetje.

    Kalaja e Bashtovës është një nga më të bukurat në Shqipëri dhe restaurimi e kthen atë në një qendër tërheqëse për vizitorët.

    E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.

    Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve për shkëmbime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra.

    Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

    Mendohet se kjo kala ka qenë dykatëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës. Ajo që e bën Bashtovën të veçantë në krahasim me kështjellat e tjera që mund të vizitohen në Shqipëri është fakti se ajo është e vetmja kështjellë e ndërtuar në një fushë dhe jo në majë të kodrave apo maleve.

  • ​Vula unike e amuletit egjiptian antik u zbulua gjatë gërmimeve në Turqi

    ​Vula unike e amuletit egjiptian antik u zbulua gjatë gërmimeve në Turqi

    Gjatë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të Amastris në lagjen Amasra në Bartin të Turqisë veriore, u zbulua një vulë me pullë amuleti që mendohej se i përkiste egjiptianëve të lashtë.

    Në zonën ku në vitin 2014 nisën gërmimet për ndërtimin e shkollave, në vitin 2017 u gjetën disa mbetje që konsiderohen se i përkasin periudhës romake. Më pas, punimet ndërtimore u ndërprenë dhe në zonë nisën gërmimet arkeologjike.

    Ndërsa gërmimet arkeologjike, të cilat filluan në qershor nën drejtimin e Drejtorisë së Muzeut Amasra dhe konsultimeve shkencore nga Universiteti Bartın, kanë vazhduar të nxjerrin mbetje historike, së fundmi është zbuluar një gjetje e rrallë.

    Amuleti i vulës piramidale ka një lartësi prej 2 centimetra dhe një formë piramidale prej 0.9 centimetra. Amuleti përmban shenja të ndryshme, të tilla si një dorë e djathtë që mban një shpatë, dy krahë dhe karaktere shkronjash.

    Profesoresha e asociuar Fatma Bagdatli Çam, drejtuese e Departamentit të Arkeologjisë të Fakultetit të Letërsisë në Universitetin Bartin, u tha gazetarëve se amuleti është artefakti i parë unik i gjetur në një strukturë romake të ndërtuar nga mermeri, që daton në shekullin e dytë pas Krishtit.

    Çam shpjegoi se amuleti është një artefakt me bazë katrore dhe formë piramidale në majë dhe prej guri obsidian.

    “Ne shohim se ka një figurë që paraqet perëndinë Bes, të cilin e njohim nga feja egjiptiane, e paraqitur me vija të incizuara në bazën e veprës. Në pjesën e sipërme të veprës shohim se ka karaktere shkronjash dhe fjalë hajmali të fesë së lashtë egjiptiane të quajtura demotike. Personazhet e shkronjave në vepër ndoshta përfaqësojnë këtë kuptim të mbrojtjes. Si një lloj objekti hajmali, mund ta përkufizojmë si një objekt që një person vesh për t’u mbrojtur nga e keqja dhe sëmundjet ose në çfarëdo kuptimi që ai dëshiron të mbrohet. Mund të themi se është i vetmi shembull i këtij lloji i gjetur nga shtresa romake në Anadoll gjatë gërmimeve”, tha Fatma Bagdatli Çam.

    Çam u shpreh se zbulimi i artefaktit është një zhvillim i rëndësishëm dhe emocionues për arkeologët.

    “Ne do të hetojmë se çfarë do të thotë kjo vulë dhe nëse personi që e mban atë është prift, zyrtar fetar, apo nëse dikush e mban atë për qëllime shëndetësore dhe sigurie. Ndoshta do të zbulojmë nëse një ushtar në legjion e solli atë këtu (pas) misionit të tij në lindje.”

    Bregdeti i Amasrës ishte mikpritës i kolonisë fenikase, Sesamus, në shekullin e 12-të p.e.s. Lulëzimi i kolonisë ishte gjatë sundimit të princeshës iraniane Amastris.

  • STUDIM I RËNDËSISHËM HISTORIOGRAFIK NGA KËNDVËSHTRIMI ARKEOLOGJIK

    STUDIM I RËNDËSISHËM HISTORIOGRAFIK NGA KËNDVËSHTRIMI ARKEOLOGJIK

    -Neritan Ceka: “Ilirët deri te shqiptarët”,Tiranë, 2014.

    Jusuf Buxhovi

    Me librin “Ilirët deri te shqiptarët”, arkeologu i njohur, Neritan Ceka, historiografisë sonë i dha një vepër kornizë thuajse fundamentale nga sfondi arkeologjik, fokusimi i së cilës nis te parahistoria, koha historike, për të vazhduar, me qëndrime dhe konkluzione gjithëpërfshirëse, deri te koha jonë. Kundrimi bazik mbi antikitetin si themel të një etnosi historik, i cili nëpërmes dëshmive materiale nxjerr në pah kompleksitetet etno-socale, ato etno-kulturore e deri te definimet politike, pasqyron vazhdimësinë ilire deri te ajo shqiptare jashtë klisheve të njohura të shekullit të kaluar, atyre sllaviste të Vjenës dhe të ilirologëve jugosllavë, të cilat, për arsye objektive (mungesa e hulumtimeve gjithëpërfshirëse arkeologjike dhe të disciplinave të tjera nga shqiptarët) si dhe limiteve ideologjike (atyre serbomëdha edhe më tutje të pranishme), e kanë shtrembëruar atë në përputhje me konceptet e njohura shtetomëdha nga Kriza Lindore e këndej me ç’rast vendi i shqiparëve në hartën e re europiane duhej të ishte i mjegulluar dhe sa më i margjinalizuar, në mënyrë që të mos e fitonte dividentën e merituar shtetërore.

    Në këtë studim, përnga metodologjia – sintetik, bie në sy pretendimi i autorit, që reliefi i trashëgimisë materiale, të kapërcejë kornizat shtetërore dhe kufizimet e njohura tek ajo e një shtrirje gjeografike çfarë i kishte nga antikiteti e deri te koha jonë.

    Natyrisht, se zgjerimi i kësaj game, që ishte i domosdoshme, me konceptin e qartë që të ndërtohet një diskurs historiografik te një fizionomie te Ilirëve, si një etni ndër më të rëndësishmet e antikitetit dhe rolit të saj vendimtar në kohën historike në të gjitha fazat e zhvillimeve politike, shoqërore dhe kulturore që përcaktuan elementet identitare të qytetërimeve që njihen për deri te shqiptarët e sotëm, ka për fokus dëshmimin e rrënjëve të kombit shqipar nga gërmimet e para arkeologjike në vitet 1916-1924, të ndërmarra nga arkeologë të huaj, për të vazhduar me ato të viteve 1947-2014. Kjo ecuri ishte e domosdoshme për të participuar në sfondin e përgjithshëm të trashëgimisë europiane dhe për të aticipuar në të.

    Përcaktimi i tillë, pra që arkeologjia shqiptare të nxjerrë në syprinë lashtësinë ilire nga prehistoria, nga koha historike e deri te ditët tona, kërkonte përkushtim institucional si dhe infrastrukturë të caktuar profesionale, e cila mungonte në fazat e hershme të themelimit të shtetit shqiptar. Profesor Ceka, jo rastësisht ndalet te ky zhvillim, me ç’rast pasqyrohet rruga nëpër të cilin kaloi nga viti 1947 deri në vitin 2014, kur arkeologët shqiptarë (Hasan Ceka, Prendi e të tjerë) në bashkëpunim me arkeologë të jashtëm, i vunë themelet arkeologjisë shqiptare. Me gërmimet në lokalitetet e njohura në disa pjesë të Shqipërisë, harta arkeologjike shqiptare filloi ta plotësojë mozaikun e pamjes së neolitit dhe të asaj në eneolitit në Shqipëri (midis viteve 6000-2100 para Kr.), pamje kjo e ndërlidhur me preilirët dhe protoilirët, me ç’rast, dëshmitë arkeologjike në trevat brenda shtetit shqiptar, do të inkorporohen në tablon e përgjithshme europiane, duke i dhënë asaj dëshmi tepër të rëndësishme. Me eksponatet e gjetura në shumë vendbanime (Koman, Fier, Apolloni dhe pjesë të tjera), protoilirët (nga epoka e bronzit 2100-1200 p.kr) si dhe Ilirët e Epokës së Hekurit nga vitet 1200-450 para Kr.), shfaqen si faktor dominant i qytetërimit antik të kohës. Duke u mbështetur mbi këto gërmime, profesor Ceka, rekonstruon fizionomin e etnosit ilir në kuadër të strukturave shoqërore, politike dhe kulturore nga koha e formësimit të tyre, me ç’rast ato dalin në përputhje me modelet e njohura të organizimeve fillimisht fisnore e deri te ato mbrtërore. Gjithnjë duke u bazuar në zbulimet arkeologjike në Shqipëri si dhe ato të njohura përreth e deri te tërësia euro-aziatike, Ceka, ndryshon diskursin e deritanishëm të ilirëve “të shkapërderdhur” dhe nën ndikimin e helenëve dhe të kulturave të tjera mediterane, tek ajo e një etnosi të organizuar me një shtrirje të gjerë euro-aziatike, që edhe e ka ndikuar atë. Ky përcaktim, gjithësesi se ndryshon edhe imazhin e deritanishme pseudoshkencor të shumë qendrave, të cilat etninë ilire e kanë pasqyruar si të shkëputur nga vazhdimësia me arbërorët (në mesjetën e vonshme) dhe me atë shqiptare, etni kjo e cila, përkundër proceseve të njohura të etnocideve dhe të gjenocideve që përjetoi në shekullin e XIX dhe XX, përkundër rrudhjes së saj shtetërore dhe shkapërderdhjes në shtetet të tjera (Greqi, Serbi e Mal të Zi), ia doli që në masë të madhe të ruajë faktorin etnik thuajse në përmasat që kishte nga trinomi i njohur i mbretërive ilire në antikitet: Maqedonisë, Dardanisë dhe Epirit. Në këtë perceptim të Cekës, të mbështetur mbi gjurmimet arkelogjike në Shqipëri, po edhe atyre në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi që ruajnë kredibilitetin shkencor, konfirmohen dy teza të rëndësishme.

    E para, ka të bëjë me atë se vazhdimësia ilire për te arbërit në mesjetë e deri te shqiptarët, si një kapërcim, shihet si zhvillim i natyrshëm i një etnie historike, politike dhe kulturore, që u transformua në përputhje me rrethanat identitare kulturore dhe gjuhësore, të ndikuara nga krishtërimi, të ngjashme nëpër të cilat kaluan italianët, francezët, rumunët e të tjerë nga latinët; grekët nga helenët; gjermanët nga germanët. Pra, shqiptarët dhe shqipja dolën nga ilirët, ndërkohë që edhe lashtësia e ilirëve nuk përjashtohet nga ajo e preilirëve dhe protoilirëve që ndërlidhet edhe me atë pellazge. Në këtë perceptim, bota ilire, shfaqet e formësuar me dy “shtresime”: atë bregdetar (ku kolonitë luajnë një rol të rëndësishëm) dhe atë të brendisë, njëherësh pjesë të epiqendrës që lidhin mediteranin me Europën Qendrore dhe lindore. Këto sfera gjithësesi kanë ndikuar edhe jetën shoqërore, politike dhe atë kulturore.

    E dyta, ka të bëjë me atë, se karakterin e shtresimit të brendshëm të botës ilire me shtrirje të gjërë hapsinore nga qendra deri te pjesët lindore, e ka përcaktuar faktori dardan, si epiqendër tepër e rëndësishme, që nga mbretëria dardane (shekulli IV para erës sonë deri në shekullin I pas erës sonë) kur Iliriku bie nën pushtimin romak. Nuk është e rastësishme që Ceka një pjesë të mirë të librit (kapitulli IX) ia kushton Dardanëve si ilirë të parë dhe të fundit.

    Te sintagma “Dardanët – ilirët e parë dhe të fundit” gjithësesi gjendet ajo që paraqet kthesë në historiografinë shqipare, por jo vetëm shqiptare, meqë si mbretëri nga shfaqja e tyre në shekullin IV para erës sonë e deri te shekulli I pas erës sonë, Dardanët luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të rrethanave të kohës. Me këtë rast, Ceka, tumir vlerësimet e deritanishme të F. Paspazogllu, M. Garashaninit, Georgievit, Budimirit, Mirditës e së voni edhe të Përzhitës, të cilët mbretërinë dardane e shohin si epiqendër të botës ilire dhe të qytetërimit të saj, që ndikoi gjithë antikitetin, po edhe mesjetën e hershme dhe atë të vonë, veçmas pas shfaqejs së krishterimit, ku edhe u zyrtarizua në shekullin IV nga perandori Konstandin i Madh me prejardhje ilire-dardane.

    Për ndryshim nga studimet e deritanishme dardane, që atë ose e kanë anashkaluar, ose minimizuar në përputhje me konceptin e shkollës sllaviste të Vjenës ose të disa ilirologëve jugosllavë, të cilët në mjesjetë konstruaan të ashtuquajturin “Shtet mesjetar serb”, Ceka, duke u mbështetur në faktet arkeologjike, mbretërinë Dardane e portreton si ndër më të zhvilluarat e kohës, me qytete, xehetari dhe prodhime bujqëre. Madje, sipas Cekës, xehetarët dardanë ishin ndër më të njohurit e kohës, të shpërndarë edhe nëpër xeherorët tutje mbretërisë dardane, deri në Daci, gjë që demanton në tërësi tezën antishkencore se në mesjetë, xeherorët e Dardanisë (Novobërdo, Zveçani e të tjera) u shfrytëzuan nga kolonët sas ose rraguzianë. Apropo kësaj, Ceka, rrëzon edhe tezën se disa ngulime katolike në disa pjesë të Kosovës (Novobërd) dali si “koloni” të shkëputura raguziane kur ato datojnë në kuadër të krishtërimit të përbashkët në këtë pjesë. Po ashtu, Ceka, gjithnjë duke u mbështetur mbi zbulimet e deritanishme arkeologjike (tumave ilire, kështjellave si dhe kulteve fetare) nxjerr përfundimin se të gjitha kishat e ndërtuara në pjesën e Dardanisë në mesjetën e vonë dhe veçmas pas ndarjes së krishterimit në shek. XI, janë ndërtuar mbi ato paleokristianje, gjë që si të tilla i takojnë trashëgimisë kishtare ilire-dardane.

    Ky interpretim, po ashtu, përjashton çfarëdo ndikimi të kulturës sllave në epiqendër të Dardanisë. Madje, edhe në pjesët ku ajo ruan disa gjurmë toponomastike, Ceka përjashton çfarëdo ndikimi sllav në strukturat urbane. Shtrija e disa enklavave sllave në Zahumle, Pohumle dhe Posavinë (sipas Porfirogentit), dhe të paraqitjes së tyre fragmentare në pjesën e Dalmacisë, gjithnjë sipas gjurmimeve arkeolgjike, pra mungesa e tyre në Dardani, shpjegohet me atë se Dardanët në vazhdimësi penguan depërtimet avarë-sllave. Ndërkohë që edhe akomodimi i tyre në krishterim u bë nëpërmes faktorit dardan.

    Në përgjithësi për librin “Ilrët deri te shqipatarët” mund të thuhet se është një kontribut i rëndësishëm i pamjes historike, shoqërore, politike dhe kulturore të shqipatarëve, në një vazhdimësi të përhershme, nga antikiteti deri te koha jonë i fokusuar mbi faktorin arekeologjik si më kredibilin në përcaktimin e lashtësisë.

  • Çfarë zbuloi arkeologu britanik në Shqipërinë e viteve ’30.

    Çfarë zbuloi arkeologu britanik në Shqipërinë e viteve ’30.

    Djaloshi 23 vjeçar, i quajtur Nikollas Hammond, një nga profesorët dhe studiuesit më të mirënjohur të Universiteteve të Kembrixhit, Bristolit dhe anëtar i Akademisë Britanike viziton Shqipërinë në vitet ’30. Nuk i interesonin aspak gërmimet e arkeologut Luigji Ugolini në qytetin e Butrintit.

    I riu i cili synonte të ishte një ditë arkeolog kishte pasur situata të pakëndëshme në vendin tonë, pasi pasaporta e tij britanike ishte shpërfillur.

    Ndoshta 23 vjeçari donte që udhëtimi i tij në Shqipëri të mbetej sekret. Por për humbjen e tij të kohës pasi nuk mundi të zbulonte gjë, Hamond ja vë fɑɉȋɳ ambasadorit francez, pasi tha se rrëfimet e tij ishin të mbushura me ɠȅɳjeshʈɾɑ sa i përket ekzistencës së Epirit. A arrin Nikollas të zbulojë Antigonean e sotme? Gjetjet arkeologjike, studiues dhe arkeologë ngren hipoteza nëse Antigonea është me vendondodhje aty ku është sot, apo jo.

    Në Antigone u gjetën rreth 500 monedha të cilat vinin nga vende të ndryshme si Epiri, Dyrrahu etj. Kjo tregonte marrëdhëniet tregtare që ekzistonin mes vendeve.

    Dukej se Nikollas mund të ishte zbuluesi i Antigonesë. Gjurmët e tij i kishin ndjekur edhe autoritetet shqiptare, por duke e braktisur sërish këtë kodër duke u ɖeɱȯɾɑɭȋɀuɑɾ pasi nuk do të gjenin gjë. Por në kodrën e Jermës u bënë edhe studime të tjera arkeologjike, duke zbuluar ekzistencën e një qyteti antik.

    Në dhjetor të vitit 1912, në mesin e kolonave të usɧʈɾȋsȅ greke që po pusɧʈȯɳȋɳ ʈeɾɾȋʈȯɾȋɳ e shtetit të saposhpallur shqiptar bënte pjesë edhe një grup i fshehtë. Ky repart i usɧʈɾȋsȅ greke, përbëhej nga studiues arkeologjikë grekë. Kjo bëhej me qëllim ɀɧɖukjeɳ e historisë dhe arkeologjisë shqiptare.

  • Zbulimi i arkeologeve polake Kryeqendra Ilire ka qene Rozafa

    Zbulimi i arkeologeve polake Kryeqendra Ilire ka qene Rozafa

    Zbulimet më të fundit arkeologjike në kalanë Rozafa në Shkodër dëshmojnë kulturën e lashtë ilire të zonës ku ajo ndodhet dhe zhvillimin e veriut të Shqipërisë. Ekspedita polako-shqiptare që po kryen gërmimet në parkun arkeologjik të Shkodrës ka përfunduar fazën e dytë dhe së shpejti do të largohet. Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, drejtor i Qendrës për kërkime në antikitet për Europen Juglindore në Universitetin e Varshavës në Poloni, shprehet se tashmë puna ka nisur të bëhet shumë interesante.”Nga gërmimet arkeologjike në Kalanë Rozafa dhe në qytetin e Shkodrës po dalin çdo ditë fakte të reja.

    Nga puna e bërë deri tani kemi arsye të besojmë se Kështjella e Rozafës ka qenë një fortesë ilire, me siguri e periudhës së Gentit, kjo për faktin sepse ne kemi gjetur dy mure helene dhe disa gjurmë parahelenistike, dhe kështu ne tashmë e dimë se ka qenë një qendër e rëndësishme në periudhën helenistike të shekullit II dhe III para Krishtit. Pra, është e dëshmuar tashmë se gërmimet tona kanë kuptim dhe se bashkëpunimi mes Polonisë dhe Shqipërisë do ketë një të ardhme shumë të mirë.

    Të gjitha programet që ne kemi, sidomos programi me Shqipërinë është shumë mirë i organizuar, ka disa nivele, ne në çdo vit planifikojmë hapat që do ndjekim, për të ndjekur gjurmët, duke marrë informacione për kohërat e lashta dhe periudhat e ndryshme në të cilat ka kaluar Rozafa dhe kohërat e lashta të Shkodrës. Viti i parë i gërmimeve, më 2011, ka qenë thjesht vetëm prodhimi i dokumentacionit dhe ndërtimi i rrjetit. Këtë vit ne kemi vendosur disa piketa (gjurmë) me qëllim organizimin e informacionit arkeologjik për Kalanë Rozafa dhe të ashtuquajturin Pjesa e Ulët e qytetit, ose siç njihet ndryshe Shkodra e vjetër. Vitin tjetër ne planifikojmë të kemi gërmime më të mëdha në pjesën e së ashtuquajturës Shkodra e vjetër, që ndodhet rreth kalasë dhe vetëm dy gjurmë në kala, dhe po ashtu me anë të gjeo-fizikës dhe fotografive nga ajri”, shprehet profesori polak. Në ambientet e kalasë Rozafa, ku është gërmuar, punimet janë drejt fundit dhe po mbulohen. Arkeologët polakë dhe dy shqiptarë, si dhe arkeologë të parkut arkeologjik të Shkodrës, po përgatisin mbylljen e gërmimeve për këtë vit, ndërsa testet si dhe vitin e kaluar i nënshtrohen analizave në Francë, në institucionet e specializuara me të cilat ka bashkëpunim Universitetit i Varshavës.

    Drejtori i parkut arkeologjik në Shkodër, Nikolin Shati, shprehet se “jemi në ditët e fundit të gërmimeve të vitit të dytë dhe vërejmë me kënaqësi se kjo është një zonë shumë e pasur me objekte arkeologjike. Qëllimi është gjetja e vërtetimi i rrënjëve ilire të zonës. Kjo është e padiskutueshme por përpiqemi të vërtetojmë se këtu ka patur jetë, qytetërim që nga epoka e bronzit e më pas. Janë gjetur objekte, gjurmë, rrënoja ndërtimesh, muresh etj. Këtë vit janë bërë gjashtë teste, tre në qytetin antik poshtë kalasë dhe katër brenda në kështjellë në ambientet e saj. Dy nga gërmimet në pjesën e sipërme të kështjellës mbesin pa përfunduar, por kjo do bëhet vitin tjetër, përveç hapjes së testeve të tjera”. Gërmimet në këtë zonë arkeologjike mundësohen nga një marrëveshje 5-vjeçare me të drejtë rinovimi mes Ministrisë së Turizmit, Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Varshavës. Çdo analizë bëhet në Francë dhe raporti del një vit më pas.

    Sipas Shatit, në këtë zonë, në kalanë e Shkodrës dhe pjesën rreth saj, që përbëjnë dhe parkun arkeologjik të Shkodrës, ka 25 vite që nuk janë bërë gërmime. “Ka qenë këmbëngulja e kryetares së Parlamentit që ka lobuar për disa vite dhe ka arritur që në bashkëpunim me Ambasadën polake dhe Universitetin e Varshavës të krijojë mundësinë e gërmimeve arkeologjike në këtë zone”, shton Shati. Specialistët polakë kanë qenë dhe në Mal të Zi dhe kanë vërtetuar atë që kryeqendra e parë ilire nuk është Kotorri, ashtu siç u është thënë atyre, por kështjella e Rozafës. Gjetjet arkeologjike të periudhës së bronzit janë të njëjta me ato të traditës e kulturës ilire, krejt e ndryshme nga ajo sllave, shprehen specialistët. Profesori Piotr Dyczek shton: “Ne jemi të sigurt dhe jo vetëm se kemi supozuar se këtu është qendra e periudhës Helenistike dhe jo vetëm gjatë sundimit të Gentit, por edhe me herët.

    Unë mendoj se ka qenë qendra më e rëndësishme ilire në rajonin verior të Shqipërisë. Ne tani kemi të dhëna bazuar nga gërmimet se këtu kanë qenë me të vërtetë ndërtesa të mëdha dhe pikërisht në këtë vend ku ne ndodhemi momentalisht dhe se ka qenë një qytet shumë i pasur. Është e pamundur tani të pretendohet më se kjo Kala ka qenë sllave, sepse të gjitha materialet që kemi gjetur tani dhe ato të mëparshmet na çojnë deri në periudhën e bronzit, por tipike dhe karakteristike për Shqipërinë dhe mandej ne kemi periudhën ilire, që është shumë e vërtetë. Ilirët kanë pasur lidhje me civilizimin grek, që është mëse e natyrshme dhe ne këtu kemi vetëm materiale të civilizimit grek dhe ilir, nga vitet e para dhe më vonë, siç janë otomane dhe veneciane, por këto janë periudha të tjera më të vona. Por që në fillim çdo gjë që kemi gjetur është e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe sidomos me kulturën e kësaj zone, që është zhvilluar në veri të Shqipërisë”.