Tag: arkeologjike

  • Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

    Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?

    Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin!
     
    Ditën e djeshme në rrjetet sociale u publikua një shqetësim nga vizitorë dhe banorë të zonës, të cilët pretendonin se persona të panjohur po kryenin gërmime të paligjshme brenda Parkut Arkeologjik të Finiqit. Sipas raportimit fillestar, në terren ishin vërejtur mjete gërmuese dhe dyshohej se qëllimi ishte kërkimi i sendeve të çmuara apo objekteve me vlerë arkeologjike – një praktikë e ndaluar rreptësisht me ligj dhe që përbën kërcënim serioz për trashëgiminë kulturore të zonës.
     
    Duke qenë se Finiqi është një nga sitet më të rëndësishme historike të jugut, shqetësimi ngriti reagime të menjëhershme dhe thirrje për ndërhyrje nga institucionet përkatëse, për verifikimin e situatës në terren.
     
    Sqarimi nga autoritetet: Punime të miratuara për përforcimin e murit rrethues
     
    Pas publikimit të këtyre shqetësimeve, Saranda Web kontaktoi drejtues të Parkut Arkeologjik të Finiqit për të verifikuar informacionin. Sipas tyre, gërmimet e konstatuara nuk lidhen me aktivitete të paligjshme, por me një ndërhyrje emergjente të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
     
    Autoritetet bënë me dije se në park po kryhen punime për përforcimin e murit rrethues të qytetit antik, i cili është dëmtuar progresivisht ndër vite dhe, së fundmi, edhe nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Përkeqësimi i situatës e bëri të domosdoshme nisjen e menjëhershme të ndërhyrjes për të shmangur rrëshqitje të mëtejshme apo shembje të strukturës së murit.
    Po ashtu, u theksua se punimet zhvillohen nën monitorimin e drejtpërdrejtë të Institutit të Monumenteve të Kulturës.
     
    Trashëgimia kulturore kërkon kujdes dhe transparencë
     
    Edhe pse autoritetet kanë dhënë sqarimet përkatëse, prania e mjeteve të rënda brenda një zone arkeologjike mbetet një çështje që kërkon transparencë të vazhdueshme dhe komunikim të hapur me publikun. Në raste të tilla, çdo ndërhyrje — sado e domosdoshme të jetë — duhet shoqëruar me informim paraprak për të shmangur keqkuptime dhe tensione të panevojshme.
    A mund të shkaktojnë këto mjete të rënda dëmtime të padukshme ose të pariparueshme në shtresat arkeologjike? A është bërë një vlerësim i plotë i riskut? A garanton monitorimi aktual mbrojtjen maksimale të sitit?
    Publiku ka të drejtë të kërkojë sqarim për këto dilema. 
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     
  • Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

    Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

    Zbulimet arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë gjatë muajit nëntor janë tepër interesante. Gërmimi arkeologjik i shpëtimit në zonën e Kthellës së Epërme, në Mirditë gjatë muajit nëntor u realizua nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Bashkisë Mirditë. Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, të dhënat arkeologjike nga kjo zonë janë tepër interesante, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, e cila dëshmon për aktivitet njerëzor, duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë. “Hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
    Gërmimi arkeologjik që ka vijuar gjatë muajit nëntor në Kthellën e Epërme në Mirditë është në vijim dhe të projekteve të tjerë më parë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë  edhe në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, harton kriteret e hulumtimeve arkeologjike, shqyrton dokumentacionin teknik në lidhje me to, si dhe kryen mbikëqyrjen e proceseve arkeologjike dhe ecurisë së projekteve.
     
  • Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

    Auron Tare/ Duhen futur njerëz në burg për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros

    Studiuesi Auron Tare për abuzimet e ndërtimeve në bregdetin e jugut e veçanërisht në Gjirin e Manastirit që kanë sjellë edhe shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike, duke lejuar ndërtimin e një fshati turistik, kërkon që të merren masa deri në burgosje.

    Duke folur për “MCN Informacion” ai u shpreh se autoritetet nuk duhet ta lejonin se aty ka pasur rrënoja arkeologjike që janë evidentuar që në 2011 nga instituti i arkeologjisë dhe normalisht dihej që kishte rrënoja arkeologjike.
    Sipas tij, është vërtetuar që ka pasur fshehje të dokumentacionit e cila i ka hapur rrugë ndërtimit të këtij resorti.
    “Resorti është diku 100 metra larg murit të Demës një nga ndërtimet më të rëndësishme në botë, ku tre janë në total, dy janë në Greqi dhe një në Ksmail. Ky mur i ndërtuar në shekullin e IV para Krishtit ka një rëndësi të vetën. Aty ka dalë një kullë por është jo e qartë nëse ka qenë thjesht një kullë, ka pasur rrënoja të tjera. 
    Nuk besoj të jetë vetëm një kullë. Por edhe nëse ka qenë vetëm një kullë tregon rëndësinë e fortifikatave dhe rëndësinë e madhe strategjike të zonës. Kjo nuk mund të shkatërrohej, aq më tepër firmosur nga këshilli i trashëgimisë kombëtare dhe ministria e Infrastrukturës.
    Këto institiucione i kanë hapur rrugë ndërtimit. Shteti shqiptar nuk ka humbur asgjë, se i ka humbur të gjitha, por problemi është çfarë humbet populli, kombi dhe historia jonë, aty është problemi i madh. Shteti me sa duket po ndihmon në prishjen e këtyre vlerave historike. 
    Vërtetohet me dokumentacion që njerëzit që paguhen për mbrojtjen e trashëgimisë, falsifikojnë dokumentet për t’i hapur rrugë këtyre ndërtimeve. 
    Në 2010 ka pasur kërkim shpëtimi nga Agjecia e Shërbimit Arkeologjik, më pas nga Ministria e Kulturës dhe firma private është marrë një arkeologe që sot është në universitetin shtetëror dhe ka bërë një vëzhgim shumë sipërfaqësor dhe ky dokumentacion i është dhënë më tej ministrisë e cila ka lejuar fillimin e punimeve. 
    Në raportin e vitit 2021 nuk përmenden gjetjet e 2021. Madje tregohet se kur është bërë raporti, janë bërë gërmime, janë futur eskavatorë për gërmime. Është bërë një raport sipërfaqësor, thjesht për të qenë në rregull me ligjim. 
    Aty duhet të kishte një ekip të tërë që merrej me raportin. Aty është prishur pasuria arkeologjike, kushdo që kalon e sheh që është bërë një katrahurë. Prokuroria e Tiranës dhe Sarandës duhet ta hetojë si një rast flagrant të shkatërrimit të pasurisë kombëtare. 
    Kjo që po bëhet atje, po shtrihet dhe në parkun kombëtar të Butrintit që është pasuri e UNESCO-s. Kjo është pasuri e brezave që vijnë, nuk i përket as ndonjë biznesmeni, as ndonjë kryeministri, i përket brezave të ardhshëm. Nuk është çudi më, por ka ardhur pika ku nuk mban më gota, po derdhet gota. 
    Duhen marrë masa për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Të gjitha zonat, edhe zonat e mbrojtura, u amendua ligji për zonat e mbrojtura për ti hapur rrugë ndërtimit në zona të mbrojtura.  Duhen futur njerëzit në burg, që ata mbas të kenë frikë. Kjo është zgjidhja. Të tjerat janë lule dhe trëndafila. Duhen futur njerëzit në burg për atë që është bërë.”
    MCN TV

  • Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

    Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik

    Unaza e Durrësit”/ Projekti më i rëndësishëm i qytetit zhvillohet pa monitorim arkeologjik
    Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin.
    Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial të lartë arkeologjik, por pa monitorim nga ekspertët e fushës edhe se institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për mbikëqyrje arkeologjike,
    Në kërkesën drejtuar Bashkisë Durrës, Media Amfora pyeti ndër të tjera nëse për projektin e unazës ishte lidhur një marrëveshje me një subjekt të licencuar në arkeologji për monitorimin e punimeve. Institucioni u përgjigj se duhet ti drejtoheshim Fondi Shqiptar të Zhvillimit, megjithëse vetë është autoriteti hartues i projektit dhe përfituesi kryesor i investimit.
    “Përsa i përket këtij projekti ai po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës është në cilësinë e përfituesit, ndaj duhet ti drejtoheni FSHZH-se për pikat për të cilat kërkoni informacion”, u shpreh institucioni.
    Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit thekson se në këtë projekt luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa Bashkia Durrës, si përfituese e investimit, është autoriteti që ka hartuar projektin dhe që mban përgjegjësinë për ndjekjen e proceseve.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rastin në fjalë luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa bashkia si përfituese e investimit është njëkohësisht autoriteti që ka hartuar projektin dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për ndjekjen e proceseve përkatëse dhe pajisjen me lejet e nevojshme”, u shpreh institucioni për Median Amfora.
    Projekti i investimit “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ nëpërmjet rrugëve ‘Isuf Ferra’ (Vangjel Gjurga), ‘Vojsava’, ‘Prokop Meksi’, ‘Abdullah Teku’ (Sul Demiri) dhe ‘Pjetër Bodani’ka një vlerë prej rreth 835 milionë lekësh (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 24 muajsh.
    Aktualisht, në kantier po kryhen punime për gërmimin e skarpateve dhe zgjerimin e trupit të rrugës, ndërsa projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis qendrës urbane të Durrësit dhe zonës turistike të Currilave.
    Ky investim konsiderohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për qytetin bregdetar, me ndikim në qarkullimin urban dhe aksesin në zonat turistike.
    Në videon e publikuar nga kryetarja Emiriana Sako, shfaqen pamje nga kantieri ku po kryhen gërmime dhe punime për zgjerimin e rrugës, ndërsa ajo e prezanton projektin si një investim që “do t’i japë Durrësit një rrjet të ri modern lidhjesh rrugore”.
    Në publikim nuk përmendet asnjë element që lidhet me aspektet arkeologjike të zonës apo me masat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë punimeve.
    Zona ku po zhvillohen punimet është pjesë e hapësirës historike të qytetit antik të Dyrrahut, e njohur për gjetje të shumta arkeologjike në nëntokë.
    Në dekadat e fundit, gërmimet në pjesë të ndryshme të Durrësit – përfshirë rrugët pranë Currilave dhe bulevardin “Aleksandër Goga” – kanë zbuluar struktura ndërtimore, rrjete ujësjellësish, fragmente mozaikësh dhe qeramika që datojnë nga periudha romake dhe ajo ilire.
    Në vitet 2000–2005, gjatë kërkimeve të kryera nga projekte ndërkombëtare arkeologjike, u dokumentuan shtresa urbane të shekullit I p.e.s., ndërsa në gërmime më të fundit janë zbuluar objekte shtëpiake dhe mure antike rreth 1900-vjeçare, që dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë territor.
    Këto gjetje e kualifikojnë zonën si një territor me potencial të lartë arkeologjik, ku çdo ndërhyrje ndërtimore kërkon monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë të fushës për të shmangur dëmtimin e shtresave historike.
    Në përgjigjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk konfirmohet ekzistenca e një monitorimi arkeologjik të vazhdueshëm në kantier. Në vend të kësaj, institucioni thekson se në rast se gjatë punimeve do të gjenden objekte me vlerë arkeologjike, stafi teknik është i instruktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi.
    “Referuar interesimit tuaj, në rastin e gjetjeve rastësore arkeologjike gjatë procesit të gërmimeve, stafi teknik në kantier është i instr uktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi”, sqaroi FSHZH.
    Nëse Bashkia Durrës e përjashton veten nga përgjegjësia për procesin, duke e konsideruar veten “vetëm përfituese” të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit theksoi se vepron në bashkëpunim me njësinë vendore, pa sqaruar konkretisht ndarjen e detyrimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
    “FSHZH qëndron me vullnet pozitiv si për çdo ndërhyrje deri më tani zhvilluar dhe ato të parashikuara dhe në bashkëpunim me Njwsinw e Qeverisjes vendore (NJQV) si aktor kyç në progresin e përbashkët në investimet infrastrukturore (nëpërmjet rrugëve lidhëse kryesore) me ndikim në përmirësimin e transportit rajonal dhe jo vetëm”, tha institucioni.
    Mungesa e mbikëqyrjes arkeologjike në një zonë me kaq shumë shtresa historie ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si zhvillohen projektet publike në qytetin antik të Durrësit. Amfora

  • Ndërtojnë mbi historinë: Unaza e re e Durrësit pa asnjë arkeolog në terren!

    Ndërtojnë mbi historinë: Unaza e re e Durrësit pa asnjë arkeolog në terren!

    Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin.
    Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial të lartë arkeologjik, por pa monitorim nga ekspertët e fushës edhe se institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për mbikëqyrje arkeologjike,
    Në kërkesën drejtuar Bashkisë Durrës, Media Amfora pyeti ndër të tjera nëse për projektin e unazës ishte lidhur një marrëveshje me një subjekt të licencuar në arkeologji për monitorimin e punimeve.  Institucioni u përgjigj se duhet ti drejtoheshim Fondi Shqiptar të Zhvillimit, megjithëse vetë është autoriteti hartues i projektit dhe përfituesi kryesor i investimit.
    “Përsa i përket këtij projekti ai po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës është në cilësinë e përfituesit, ndaj duhet ti drejtoheni FSHZH-se për pikat për të cilat kërkoni informacion”, u shpreh institucioni.
    Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit thekson se në këtë projekt luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa Bashkia Durrës, si përfituese e investimit, është autoriteti që ka hartuar projektin dhe që mban përgjegjësinë për ndjekjen e proceseve.
    “Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rastin në fjalë luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa bashkia si përfituese e investimit është njëkohësisht autoriteti që ka hartuar projektin dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për ndjekjen e proceseve përkatëse dhe pajisjen me lejet e nevojshme”, u shpreh institucioni për Median Amfora.
    Projekti i investimit “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ nëpërmjet rrugëve ‘Isuf Ferra’ (Vangjel Gjurga), ‘Vojsava’, ‘Prokop Meksi’, ‘Abdullah Teku’ (Sul Demiri) dhe ‘Pjetër Bodani’ka një vlerë prej rreth 835 milionë lekësh (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 24 muajsh.
    Aktualisht, në kantier po kryhen punime për gërmimin e skarpateve dhe zgjerimin e trupit të rrugës, ndërsa projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis qendrës urbane të Durrësit dhe zonës turistike të Currilave.
    Ky investim konsiderohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për qytetin bregdetar, me ndikim në qarkullimin urban dhe aksesin në zonat turistike.
    Në videon e publikuar nga kryetarja Emiriana Sako, shfaqen pamje nga kantieri ku po kryhen gërmime dhe punime për zgjerimin e rrugës, ndërsa ajo e prezanton projektin si një investim që “do t’i japë Durrësit një rrjet të ri modern lidhjesh rrugore”.
    Në publikim nuk përmendet asnjë element që lidhet me aspektet arkeologjike të zonës apo me masat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë punimeve.
    Zona ku po zhvillohen punimet është pjesë e hapësirës historike të qytetit antik të Dyrrahut, e njohur për gjetje të shumta arkeologjike në nëntokë.
    Në dekadat e fundit, gërmimet në pjesë të ndryshme të Durrësit – përfshirë rrugët pranë Currilave dhe bulevardin “Aleksandër Goga” – kanë zbuluar struktura ndërtimore, rrjete ujësjellësish, fragmente mozaikësh dhe qeramika që datojnë nga periudha romake dhe ajo ilire.
    Në vitet 2000–2005, gjatë kërkimeve të kryera nga projekte ndërkombëtare arkeologjike, u dokumentuan shtresa urbane të shekullit I p.e.s., ndërsa në gërmime më të fundit janë zbuluar objekte shtëpiake dhe mure antike rreth 1900-vjeçare, që dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë territor.
    Këto gjetje e kualifikojnë zonën si një territor me potencial të lartë arkeologjik, ku çdo ndërhyrje ndërtimore kërkon monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë të fushës për të shmangur dëmtimin e shtresave historike.
    Në përgjigjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk konfirmohet ekzistenca e një monitorimi arkeologjik të vazhdueshëm në kantier. Në vend të kësaj, institucioni thekson se në rast se gjatë punimeve do të gjenden objekte me vlerë arkeologjike, stafi teknik është i instruktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi.
    “Referuar interesimit tuaj, në rastin e gjetjeve rastësore arkeologjike gjatë procesit të gërmimeve, stafi teknik në kantier është i instr uktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi”, sqaroi FSHZH.
    Nëse Bashkia Durrës e përjashton veten nga përgjegjësia për procesin, duke e konsideruar veten “vetëm përfituese” të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit theksoi se vepron në bashkëpunim me njësinë vendore, pa sqaruar konkretisht ndarjen e detyrimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
    “FSHZH qëndron me vullnet pozitiv si për çdo ndërhyrje deri më tani zhvilluar dhe ato të parashikuara dhe në bashkëpunim me Njwsinw e Qeverisjes vendore (NJQV) si aktor kyç në progresin e përbashkët në investimet infrastrukturore (nëpërmjet rrugëve lidhëse kryesore) me ndikim në përmirësimin e transportit rajonal dhe jo vetëm”, tha institucioni.
    Mungesa e mbikëqyrjes arkeologjike në një zonë me kaq shumë shtresa historie ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si zhvillohen projektet publike në qytetin antik të Durrësit.
    /Amfora.al

  • Etnor Canaj: Nuk janë ndjekur politika menaxhimi serioze për sitet arkeologjike, probleme në mirëmbajtje e restaurim

    Etnor Canaj: Nuk janë ndjekur politika menaxhimi serioze për sitet arkeologjike, probleme në mirëmbajtje e restaurim

    Problemet në trashëgiminë kulturore kanë bërë që institucionet në vend të përballen herë pas here me kritika të specialistëve të fushës. Në vendin tonë nuk i është dhënë kurrë përparësi aspektit kulturor apo të jenë ndjekur politika menaxhimi serioze, që kanë të bëjnë me sitet arkeologjike, kalatë apo monumentet e kulturës në përgjithësi, shprehet arkeologu Etnor Canaj. Në intervistën për gazetën “SOT” dr. Etnor Canaj arkeolog rendit një sërë problemesh, që sipas tij janë shkak dhe i politikave që janë ndjekur ndër vite. Sipas tij gjendja në sitet tona kulturore vazhdon të ngelet problematike, si në aspektin e mirëmbajtjes dhe restaurimit, ashtu edhe në nivelin e infrastrukturës. Me riorganizimin që u bë ASA-s nga janari 2024 Instituti i Arkeologjisë bëhet sërish si pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por arkeologu Etnor Canaj ashtu sikurse ka shprehur kur u krye kjo reformë, ngelet ende kritik, pasi sipas tij shkenca nuk kryhet me direktiva apo centralizim. Dr. Etnor Canaj ka folur dhe më parë për gjendjen e trashëgimisë kulturore, problemet apo dhe çfarë duhet bërë më shumë nga institucionet dhe ndër të tjera këtë herë ai shprehet edhe për ekspeditat arkeologjike në vend, që ende vazhdojnë në pjesën më të madhe të financohen prej të huajve.
    -Një sezon veror që ka përfunduar, ku dhe këtë vit është pohuar nga institucionet për rritje të numrit të vizitorëve, duke sjellë në vëmendje dhe numrin e tyre në sitet tona kulturore. Ju keni qenë dhe vetë i keni vizituar parqet arkeologjike, por përveç vlerave që kanë si pjesë e trashëgimisë tonë kulturore, ku ju dhe të tjerë specialistë i keni shprehur herë pas here, çfarë mund të na thoni mbi gjendjen e tyre sot, problematikat që kanë?
    Shumë e vërtetë që kemi një rritje të vizitorëve, qofshin këta të huaj apo vendas, por do isha i kujdesshëm në këtë aspekt pasi shifrat që jep MTKS i krahason ato në këtë dhjetëvjeçar të fundit, pra duke nisur nga viti 2013 e këtej. Këto shifra, sigurisht të rëndësishme, duhet ti shohim brenda rritjes së turizmit që ka interesuar vendin tonë, sidomos në këto 2-3 vitet e fundit, interes ky i cili në të shumtën e rasteve ka pasur kuriozitetin, sidomos tek vizitorët e huaj. Dua të shtoj në këtë pikë që jemi ende larg një turizmi kulturor të mirëfilltë. Thënë kjo, gjendja e tyre vazhdon të ngelet problematike si në aspektin e mirëmbajtjes dhe restaurimit, ashtu edhe në nivelin e infrastrukturës ku në këtë pjesë të fundit hyjnë gjithë ato shërbime për të cilat ka nevojë vizitori. Vizitorin apo vizitorët, nuk duhet ti shohim thjesht si individë të cilët lidhen thjesht me një biletë hyrje në një sit arkeologjik, në një muze, apo ta konsiderojmë thjesht si një konsumator.
    Nëse më lejoni t’ju paraqes një shembull që hasa në një vizitën time të fundit para pak kohësh. Në një qendër të rëndësishme kulturore tonën, gati gjithë grupet e vizitorëve ishin të organizuara prej vetë agjencive të udhëtimit (të huaja), që prej guidës/ciceronit ashtu edhe itinerarin që duhet të ndiqnin. Jo se diçka e tillë është e gabuar, por në një vend të huaj, nëse do shkoja, do më pëlqente që të paktën guida apo guidat të ishin të atij vendi. Kjo pasi guida ka rolin e një profesionisti dhe duke qenë vendas, pikërisht njeh më mirë jo vetëm dinamikat, por do e bënte më interesante, pra më me interes, këtë eksperiencë. Në një monument mund të gjejmë të shtresëzuara disa periudha dhe një udhërrëfyes përmbledhës (tabelë paraqitje) nuk mund të jetë kurrë shterues nëse do kërkoja informacione më të detajuara. Që të merremi seriozisht, figura e një guide kulturore duhet të jetë ajo e një figure profesionale dhe të mirëpërgatitur profesionalisht.
    Aspekti tjetër, ku tashmë është kthyer në një rutinë sidomos në rrjetet sociale, shpërndahen informacione lidhur “pastrimit dhe mirëmbajtjes”, operacione këto që kryhet sidomos prej muajit maj e deri në muajin shtator. Pyetja ime është: po muajt e tjerë të vitit, a kryhen këto operacione? Jo se dua të jem provokues duke menduar se kemi të bëjmë me një aspekt propaganistik, pasi jam më se i bindur që sitet dhe monumentet në Shqipëri ndiqen prej figurash profesionistësh të përkushtuar, por mirëmbajtja është e rëndësishme gjatë gjithë vitit dhe në gjithë vitet në vijim.
    -Në një aktivitet më parë ministri i Kulturës u shpreh ndër të tjera se kalatë dhe parqet arkeologjike do të përfshihen në një skemë të re menaxhimi, që synon sipas tij jo vetëm restaurimin, por dhe konservimin, përmirësimin e infrastrukturës turistike. Çfarë mund të na thoni, si e shikoni këtë?
    Dalje të tilla prej institucioneve, kanë vite që i dëgjojmë ku përdoret e ardhmja e afërt apo e largët. Pra, me këtë dalje ministri i Kulturës, në një mënyrë apo tjetrën, pranon që në gjithë këto vite menaxhimi i siteve dhe kalave, në përgjithësi ka lënë dhe lë për të dëshiruar. Duke nisur që nga investimet, të cilat janë në një masë teje modeste e deri tek përgatitja profesionale e asaj që njihet si piramidë organigrame. Por gjithsesi shpresojmë që diçka e tillë të marri drejtimin e duhur.
    – Me riorganizimin që u bë ASA-s nga janari 2024  Instituti i Arkeologjisë bëhet sërish si pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Si e shikoni këtë institut, çfarë ka sjellë ndryshe ky administrim?
    Lidhur kësaj pike, sikurse jam shprehur edhe kur u krye kjo reformë, ngelem ende kritik dhe skpetik. Kjo pasi shkenca nuk kryhet me direktiva apo centralizim dhe figura e një profesionisti, qoftë ky në fushën e arkeologjisë apo të kërkuesit shkencor në fushat e tjera, duhet të ketë liritë, që i garantohen një studiuesi. Shkenca nuk centralizohet kurrë dhe si ishte organizuar qoftë Instituti i Arkeologjisë apo edhe institutet e tjera, pikërisht përpara kësaj reforme, ndoshta nuk ishte ndër më të përkryerat, por kishin njëfarë autonomie ku sot kam përshtypjen mungon.
    Nëse kjo reformë synonte të kontrollonte apo të menaxhonte aspektin financiar, pra në investime, kjo është çështje më vete, por që ka rëndësinë e vet dhe nuk kam njohuritë në këtë aspekt të mund të shprehem. Investimet, sikurse u shpreha edhe më lart, janë të një niveli modest dhe ekspeditat arkeologjike vazhdojnë ende që në pjesën më të madhe të financohen prej të huajve, pra nuk shoh ndonjë ndryshim kualitativ apo hapa të rëndësishëm që solli kjo reformë.
    Në arkeologji kemi gjetje të rëndësishme në vitet e fundit si dhe publikime të tyre në aspektin shkencor, por gjithë këto publikime duhet të bëhen të njohura jo vetëm në nivel lokal, por mbi të gjitha atë ndërkombëtar dhe në këtë pikë të fundit duhet të synojmë të jemi sa më të pavarur dhe të lirë, që të mund të merremi seriozisht.
    -Flitet për ekspedita arkeologjike, por dhe për probleme me fondet. Në fushën e arkeologjisë si ka ndikuar kjo?
    Pa kërkuar të jem ripërsëritës, problemi me fondet është një problem i tipit politik, pasi politika është ajo që vendos përparësitë gjatë një mandati legjislativ. Pra nuk është se ka zanafillën sot, por është një problem, i cili ka dekada që trashëgohet. Shikoni, një ekspeditë arkeologjike nuk kap kurrë shifra, të cilat janë të një niveli marramendës, apo që do i sillnin probleme ekonomisë. Këto shifra, shumë herë modeste, janë përherë jo vetëm të kontrollueshme dhe të verifikueshme, pasi organizatorët e një ekspedite kurrsesi nuk do mund të abuzonin me to, pikërisht sepse profesionisti është më tepër i dedikuar misionit të vet, por nëse ky aspekt do merrej seriozisht prej institucionit përkatës, nuk do kishim gjithë këto probleme që hasim sot.
    -Më parë ishte dhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, por përveç disa aktiviteteve, nga institucionet nuk pati ndonjë prezantim mbi gjendjen e monumenteve të kulturës, problematikat, ndërhyrjet, etj, gjë e cila ka ndodhur edhe më parë. Ju si arkeolog si e shihni këtë?
    Në vendin tonë nuk i është dhënë kurrë përparësi aspektit kulturor apo të jenë ndjekur politika menaxhimi serioze, që kanë të bëjnë me sitet arkeologjike, kalatë apo monumentet e kulturës në përgjithësi. Evente të tilla, apo aktivitete të tilla, ku paraqitja është disi jo e kompletuar, pra nuk bëhet ndonjë prezantim substancial për gjendjen e tyre, e pra ky aspekt nxjerr vetvetiu në dritë gjithë këto shqetësime. Nuk dua të përdor fjalën fasadë lidhur organizatorëve, por shoh një mungesë të theksuar dëshire në aspektin politik. Nuk di arsyet e vërteta, por kam përshtypjen se përparësitë në ato që njihen si politika investimi fokusohen gjetkë dhe në rastin konkret nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Sigurisht që shteti funksionon mbi shifra dhe llogjikon me shifra, por sikurse thashë, do mjaftonte dëshira e mirë politike si dhe investime serioze, ku këto të fundit kurrsesi nuk do shkonin të dëmtonin në mënyrë të rëndësishme buxhetin e shtetit, pasi flasim përherë për shifra jo marramendëse.
    -Ju jeni shprehur dhe më parë si arkeolog mbi politikat që kanë ndjekur institucionet në vend për trashëgiminë kulturore. Çfarë mendoni se duhet të ndryshojë në politikat e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit ( MTKS), që merret me trashëgiminë kulturore?
    Dua të hap një parantezë lidhur kësaj pyetje. Nëse do shkonim të vizitonim një kantier gërmimi, pra kur kryhen gërmime arkeologjike, në një ekspeditë të përbashkët shqiptare dhe e huaj, operatorët të cilët kryejnë këtë aktivitet nga pala jonë, gati në përqindjen më të madhe janë të moshës së mesme apo edhe më të vjetër. Pra nuk kemi një prezencë të konsiderueshme të të rinjve në këto gërmime. Shumë herë drejtuesit e një ekspedite arkeologjike të palës shqiptare, janë të detyruar që në ekipin e tyre të marrin për shembull banorë të zonës. E kundërta ndodh me palën e huaj, ku gati tërësisht ekipi gërmues përbëhet prej studentëve. Pa kërkuar të ndalem gjatë në teknicizma në këtë pikë, por studenti jo vetëm mëson dhe vë në praktikë anën teorike të një gërmimi, por me eksperiencën që përfiton është në gjendje të dallojë shtresat apo atratigrafine, të mbledhë të dhënat e duhura në mënyrë profesionale lidhur gjetjeve, etj.
    Pra ky është një ndër problemet kryesore dhe në këndvështrimin tim ka lidhje me motivimin e të rinjve shqiptar kur zgjedhin degët universitare, pasi shumë pak zgjedhin arkeologjinë. Mos të harrojmë në këtë pikë edhe një problem të madh që po has shoqëria jonë, pra atë demografik dhe ikjen e të rinjve, problem ky që duhet marrë seriozisht. Nëse do krijoheshin fonde të posaçme për mirëmbajtjen dhe restaurimin e çdo objekti, siti, kalaje apo monumenti në përgjithësi do ishte një hap tjetër serioz në rolin që do kishte politika. Sikurse krijimi i një task force për menaxhimin e këtyre fondeve në mënyrë transparente. Nuk duhet të presim përherë prej të huajve apo fondesh, të cilat shumë herë ngjallin debate. Nëse një sit arkeologjik, nëpërmjet vizitueshmërisë krijon të ardhura të kënaqshme, e pra ai sit ka kapacitetin financiar jo vetëm të burimeve njerëzore që e mirëmbajnë dhe kujdesen, por edhe të financojë gërmime periodike dhe të vazhdueshme. Pra në një farë mënyre mirëmban dhe ripërtërin vetveten.
    Sikurse theksova shteti është përherë pragmatik, por shteti nuk duhet të shohi trashëgiminë kulturore si një sportel bankomati apo të investojë nëse ka një përfitim financiar. Politikat afatgjatë janë përherë ato më të zgjuara dhe më efektive dhe politikat serioze në një investim po aq serioz si në burime njerëzore dhe ato financiare, bëjnë përherë të mundur që atë që kemi sot të mund t’ua lëmë edhe brezave në vijim.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • Gjysmë miliardë lekë të ardhura, shtohet interesi i turistëve në sitet kulturore dhe historike

    Gjysmë miliardë lekë të ardhura, shtohet interesi i turistëve në sitet kulturore dhe historike

    Turizmi kulturor në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
    Gjatë periudhës janar–shtator 2025, 1,2 milionë persona kanë zgjedhur të vizitojnë sitet e trashëgimisë kulturore në vend. Ky interes në rritje tregon se publiku po e vlerëson gjithnjë e më shumë historinë, arkeologjinë dhe identitetin kulturor të Shqipërisë.

    Në total, 538,508 vizitorë kanë frekuentuar parqet arkeologjike, 364,504 kanë vizituar muzetë, ndërsa 356,762 kanë zgjedhur kalatë dhe monumentet historike.

    Përveç rritjes së numrit të turistëve, është shtuar ndjeshëm edhe përfitimi ekonomik nga ky sektor.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, gjatë nëntëmujorit të parë të vitit, të ardhurat e përfituara nga vizitat në sitet kulturore kanë arritur në 517 milionë lekë.
    Parqet arkeologjike kanë gjeneruar pjesën më të madhe të fitimeve, me 291 milionë lekë, pasuar nga muzetë me 120.5 milionë lekë dhe kalatë e monumentet me 106 milionë lekë.
    Kryesisht në fillimvit janë muajt me numrin më të ulët të fitimeve nga këto kategori, ndërsa piku i verës dhe vjeshta kanë tërhequr më shumë turistë në sitet kulturore.
    Këto rezultate dëshmojnë se trashëgimia kulturore po kthehet në një burim të rëndësishëm ekonomik dhe një element kyç të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. Parqet arkeologjike, muzetë dhe kalatë po e ruajnë interesin e vizitorëve përgjatë gjithë vitit, duke forcuar lidhjen mes kulturës dhe ekonomisë vendase.

  • Historia e peshkimit tek shqiptarët dhe ilirët

    Hyrje
    Peshkimi përbën një nga veprimtaritë më të hershme ekonomike të njeriut në trojet shqiptare. Prania e liqeneve, lumenjve dhe detit Adriatik ka ndikuar që popullsitë e këtyre hapësirave të zhvillojnë forma të ndryshme peshkimi që nga prehistoria deri në periudhën osmane. Gjetjet arkeologjike, burimet historike dhe toponimet dëshmojnë për një lidhje të qëndrueshme midis komuniteteve shqiptare dhe burimeve ujore.

    1. Peshkimi në Prehistori
    Gjetjet arkeologjike në vendbanimet prehistorike pranë liqeneve të Ohrit, Prespës, Shkodrës dhe Butrintit tregojnë se peshkimi ishte pjesë e rëndësishme e jetesës që në epokën e gurit. Në këto vendbanime palafite janë zbuluar vegla të punuara nga guri, briri dhe kocka që shërbenin për peshkim: grepë, shtiza dhe copëza rrjetash primitive. Po ashtu, mbetjet kockore të peshqve në shtresat arkeologjike dëshmojnë për një ushqim të bazuar pjesërisht në burimet ujore.

    Në këto faza të hershme, peshkimi kishte karakter mbijetese dhe ushqimor, duke u kryer me mjete të thjeshta artizanale dhe me njohuri të kufizuara mbi ciklin jetësor të peshqve.

    2. Peshkimi tek ilirët dhe shqiptarët
    Në periudhën ilire, peshkimi fitoi dimensione më të organizuara. Fiset bregdetare si Liburnët, Taulantët dhe Ardiejt ishin të njohur për aftësitë detare dhe për ndërtimin e anijeve të vogla (të njohura si liburna), që përdorej jo vetëm për tregti e luftë, por edhe për peshkim.

    Në qendrat urbane ilire si Lissos (Lezha), Dyrrhachium (Durrësi) dhe Apollonia, janë gjetur monedha me motive detare – peshq, spiranca dhe anije – që tregojnë rëndësinë ekonomike dhe simbolike të detit dhe peshkimit.Në zonën e Butrintit, kërkimet arkeologjike kanë zbuluar plumba rrjetash dhe vegla metalike për peshkim, që datojnë nga periudha helenistike e vonë, duke treguar një traditë të zhvilluar të peshkimit në ujërat e lagunës.

    3. Peshkimi në Antikitetin Romak dhe Bizantin
    Me përfshirjen e trojeve ilire në perandorinë romake, peshkimi mori trajtë të organizuar ekonomike. Në burime të ndryshme përmenden kriporet dhe përpunimi i peshkut në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës, veçanërisht për prodhimin e garum-it – një salcë peshku e fermentuar që ishte shumë e vlerësuar në Romën e lashtë.Gjurmë të ndërtesave për përpunim peshku janë identifikuar në afërsi të Butrintit dhe Amantias, ndërsa mbetjet e enëve amforike për tregti tregojnë për eksportimin e produkteve detare.
    Në periudhën bizantine, burimet flasin për tregti të peshkut të tharë dhe të kripur. Liqenet e Shkodrës dhe Ohrit përmenden si zona të njohura për peshkim dhe për tregti me qytetet bregdetare të Adriatikut.

    4. Mesjeta dhe periudha osmane
    Gjatë Mesjetës, peshkimi mbeti pjesë përbërëse e ekonomisë lokale. Dokumentet e manastireve dhe kishave, sidomos në veri dhe jug të vendit, përmendin peshq si dhurata ose taksa ushqimore. Në disa raste, manastiret zotëronin të drejta ekskluzive peshkimi në lumenj ose liqene përreth.
    Në regjistrat osmanë të shekujve XV–XVI (defterët), përmenden të ardhura nga peshkimi në liqenin e Shkodrës, në Drin, në Bunë dhe në Vjosë. Disa vendbanime e kanë ruajtur këtë traditë edhe në toponimi – si Peshkopia, Peshkëpi apo Peshkan, që lidhen drejtpërdrejt me fjalën “peshk”.

    Në periudhën osmane, peshkimi organizohej përmes koncesioneve lokale, ku komunitete të caktuara kishin leje për peshkim në ujërat pranë, ndërsa produkti tregtohej në tregjet urbane.

    5. Trashëgimia kulturore dhe kuptimi bashkëkohor
    Peshkimi, përveç funksionit ekonomik, ka pasur edhe vlerë kulturore. Ai është pasqyruar në gjuhën popullore, në shprehje, në emra vendesh dhe në kujtesën e komuniteteve që kanë jetuar pranë ujërave.Në zonat e liqeneve dhe në bregdet, mënyrat tradicionale të peshkimit – me rrjeta, grepë dhe kurthe druri – janë ruajtur deri në shekullin XX, duke përfaqësuar një formë trashëgimie të gjallë të dijes popullore shqiptare.

    Referenca të zgjedhura

    Ceka, Neritan. Ilirët dhe qytetet e tyre, Tiranë: 2010.

    Korkuti, Muzafer. Prehistoria e Shqipërisë, Akademia e Shkencave, 2002.

    Wilkes, J. J. The Illyrians, Oxford: Blackwell, 1992.

    Burime arkeologjike nga qendrat e Butrintit, Shkodrës dhe Apollonisë (raportet e Institutit të Arkeologjisë, Tiranë).

    Defterët osmanë të shek. XV–XVI (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë).

  • Butrinti sipas japonezit Kuma, Rama: Projekt i shkëlqyer me standard të ri menaxhimi

    Butrinti sipas japonezit Kuma, Rama: Projekt i shkëlqyer me standard të ri menaxhimi

    Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe integrimit me peizazhin natyror dhe trashëgiminë arkeologjike të zonës.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti më i ri për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një projekt model që i shtohet kolonës së objekteve kulturore.
    I konceptuar nga mjeshtri i njohur japonez i arkitekturës, Kengo Kuma, ky projekt po realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe synon transformimin rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të parkut arkeologjik të Butrintit.
    Kryeministri vlerësoi kontributin e AADF në kthimin e Butrintit nga një problem menaxherial, në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet kulturore të vendit, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore
    “Një projekt i shkëlqyer që i jep jetë një standardi të ri në menaxhimin dhe promovimin e pasurive tona kulturore”, u shpreh Kryeministri Rama.
    “Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shkruan Rama.
    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në krahun tjetër, u shpreh se “qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”.
    “Kjo qendër është një mënyrë e re për të përjetuar historinë me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri për çdo shtresë të këtij siti unik. Arkitektura e saj ndërthur natyrën, kulturën dhe bashkëkohoren, pa mbizotëruar peizazhin, por duke u bërë pjesë organike e tij.
    Druri, drita natyrale, hapësirat e qeta dhe ndërtimi mbi themele të cekëta mbrojnë shtresat arkeologjike nën tokë, duke ndjekur standardet më të avancuara ndërkombëtare të ruajtjes. Një projekt që i flet historisë me gjuhën e së sotmes dhe brezave të ardhshëm”, shkruan Gonxhja në një postim të tij.
    Qendra është në një vend strategjik, që lidh shtigjet malore, zonat me lagunë, liqenin e Butrintit dhe Kanalin e Vivarit. Kjo mundëson përvoja të ndryshme për vizitorin: natyrë, arkeologji, pamje panoramike.
    Qendra e re në hyrjen kryesore të zonës arkeologjike ndihmon në menaxhimin më të mirë të fluksit të vizitorëve, ndërsa përfshin rimodelimin e zonës së biletave, ankorimet dhe shërbimet për mbështetjen e vizitorëve.
    Studioja e arkitektit japonez me famë botërore “Kengo Kuma” u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
    Studioja fituese u përzgjodh për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët.
    Kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar.

  • Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

    Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

    Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe integrimit me peizazhin natyror dhe trashëgiminë arkeologjike të zonës.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga projekti më i ri për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit, një projekt model që i shtohet kolonës së objekteve kulturore.
    I konceptuar nga mjeshtri i njohur japonez i arkitekturës, Kengo Kuma, ky projekt po realizohet nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) dhe synon transformimin rrënjësor të mënyrës së menaxhimit të parkut arkeologjik të Butrintit.
    Kryeministri vlerësoi kontributin e AADF në kthimin e Butrintit nga një problem menaxherial, në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet kulturore të vendit, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore
    “Një projekt i shkëlqyer që i jep jetë një standardi të ri në menaxhimin dhe promovimin e pasurive tona kulturore”, u shpreh Kryeministri Rama.
    “Është radha tashmë e Martinit dhe Aleksandrit ta ndërtojnë. Nuk është e lehtë, është një prekje japoneze që kërkon cilësi, përsosmëri. Është e jashtëzakonshme dhe besoj që mund të shndërrohet a të bëhet një prej qendrave më të mira, në mos më e mira, për vizitorët në botë”, shkruan Rama.
    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në krahun tjetër, u shpreh se “qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”.
    “Kjo qendër është një mënyrë e re për të përjetuar historinë me kujdes, respekt dhe ndjeshmëri për çdo shtresë të këtij siti unik. Arkitektura e saj ndërthur natyrën, kulturën dhe bashkëkohoren, pa mbizotëruar peizazhin, por duke u bërë pjesë organike e tij.Druri, drita natyrale, hapësirat e qeta dhe ndërtimi mbi themele të cekëta mbrojnë shtresat arkeologjike nën tokë, duke ndjekur standardet më të avancuara ndërkombëtare të ruajtjes. Një projekt që i flet historisë me gjuhën e së sotmes dhe brezave të ardhshëm”, shkruan Gonxhja në një postim të tij.