Tag: arkeologjik

  • Janar-qershor, mbi  560 mijë vizitorë  në sitet kulturore

    Janar-qershor, mbi 560 mijë vizitorë në sitet kulturore

    Gjatë periudhës janar-qershor sitet tona kulturore kanë pritur 569.089 vizitorë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri publike një ditë më parë statistikat e vizitueshmërisë së siteve kulturore në gjysmën e parë të vitit, ku sipas tij ka një rritje të numrit të tyre krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. “Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 569,089 vizitorë gjatë janar-qershor 2025! Një rritje prej 74 për qind krahasuar me 2023”, shprehet Gonxhja.
    Kjo rritje e numrit të vizitorëve ka sjellë dhe rritje të të ardhurave, ato janë shtuar me 119 për qind krahasuar po me 2023-shin. Pesë destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Parku Arkeologjik Butrint, me 105.623 vizitorë; Kalaja Gjirokastër, me 92,999 vizitorë; Parku Arkeologjik Shkodër, me 79.885 vizitorë; Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, me 74.636 vizitorë; Parku Arkeologjik Apoloni, me 58.059 vizitorë. Parku Kombëtar i Butrintit ka shënuar dhe numrin më të madh të vizitorëve gjatë këtyre muajve, i cili është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.
    Zemra e Parkut Kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si monument kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

  • Parku Arkeologjik i Butrintit, destinacioni i preferuar i turistëve! 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

    Parku Arkeologjik i Butrintit, destinacioni i preferuar i turistëve! 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

    Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 569,089 vizitorë gjatë Janar-Qershor 2025, një rritje prej 74% krahasuar me 2023 sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
    5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

    Parku Arkeologjik Butrint, 105,623 vizitorë
    Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.
    Kalaja e Gjirokastrës, 92,999 vizitorë
    Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.
    Parku Arkeologjik Shkodër, 79,885 vizitorë
    Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse. Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.
    Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë, 74,636 vizitorë
    Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. I vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare, me fokus kryesor dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.
    Parku Arkeologjik Apolloni, 58,059 vizitorë
    Parku Kombëtar Arkeologjik i Apollonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë. Peizazhi magjepsës, objektet dhe monumentet e shumta që mbart e bëjnë qytetin antik që të jetë në vëmendje të vizitorëve. Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit.

  • Parku Arkeologjik i Butrintit, i preferuari i turistëve! 74% më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me 2023

    Parku Arkeologjik i Butrintit, i preferuari i turistëve! 74% më shumë vizitorë në sitet kulturore krahasuar me 2023

    Sitet tona kulturore kanë mirëpritur plot 569,089 vizitorë gjatë Janar-Qershor 2025, një rritje prej 74% krahasuar me 2023 sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:
    Parku Arkeologjik Butrint – 105,623 vizitorë
    Kalaja Gjirokastër – 92,999 vizitorë
    Parku Arkeologjik Shkodër – 79,885 vizitorë
    Muzeu “Gjergj Kastrioti” Krujë – 74,636 vizitorë
    Parku Arkeologjik Apolloni – 58,059 vizitorë

    Top Channel

  • Gjirokastër/ Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës

    Gjirokastër/ Zjarret rrezikojnë monumentet e kulturës

    Zjarret e verës rrezikojnë monumentet e kulturës dhe objektet e trashgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes që po tregohet për evitimin e zjarreve në zonën historike të qytetit të gurtë kujdes po i kushtohet edhe siteve dhe parqeve arkeologjike. Për vetë pozicionin gjeografik Parku Arkeologjik i Antigonesë në këto ditë vere është në vëmendje për mirëmbajtjen e tij.

    “Gjatë kësaj periudhe në këtë park janë kryer punime mirëmbajtëse kryesisht në evitimin e bimësisë së rritur pasi në këtë sezon të temperaturave të larta egziston mundësia e rrezikut nga zjarret, nisur edhe nga pozita gjeografike e këtij parku”, tha Ardis Duka, drejtor i DRTK, Gjirokastër.

    Në bashkëpunim me komunitetin e zonës së Lunxhërisë synohet parandalimi i zjarreve në zonën ku shtrihen rrënojat e këtij siti arkeologjik.

    “Duke kryer pastrimin e gjithë këtyre monumenteve që ndodhen në këtë park si dhe njoftimi i të gjithë bannorëve për të evituar mundësinë e zjarreve në këtë park”, shton Duka.

    Në këtë sezon vere Parku Arkeologjik i Antigonesë po regjistron rritje të vizitueshmërisë nga turistët vendas dhd të huaj.

    “Antigoneja është një park i vizituar ka patur një rritje progresive nga viti në vit, aktualisht kemi një rritje 15% të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, interesi është në rritje por duke qenë një park arkeologjik ka veçantinë dhe tipologjinë e të qënit të një grupi të kualifikuar të vizitorëve që janë të interesuar drejt arkeologjisë apo këtyre siteve të trashëgimisë kulturore”, nënvizoi drejtori i DRTK.

    Kujdes në këto ditë me temperatura të larta po i kushtohet parandalimit të zjarreve edhe në sitet e tjera arkeologjike në Luginën e Drinos si : Adrianopol, Palokastër./Euronews

  • Zbulohet varreza në bazilikën mesjetare gjatë gërmimeve në Çukën e Ajtoit

    Zbulohet varreza në bazilikën mesjetare gjatë gërmimeve në Çukën e Ajtoit

    Gërmimet e kryera gjatë muajit qershor në sitin arkeologjik të Çukës së Ajtoit kanë nxjerrë në dritë disa varre të dokumentuara në dyshemenë e bazilikës mesjetare. Ky projekt i përbashkët shqiptaro-italian po zhvillohet në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në fshatin Çiflig, në bashkinë e Konispolit.Gërmimet janë përqendruar në kompleksin e njohur si “Pallati”, ku po dalin të dhëna të rëndësishme mbi jetëgjatësinë e vendbanimit dhe funksionin e godinave që e përbëjnë atë.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, dr. Julian Bogdani nga Universiteti i Sapienza-s në Itali dhe dr. Nevila Molla nga Instituti Arkeologjik në Tiranë, po punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të duhura me qëllim konservimin dhe ruajtjen e monumenteve dhe strukturave arkitektonike të zbuluara gjatë gërmimeve.Ky projekt arkeologjik premton të sjellë informacion të rëndësishëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës, duke vënë në pah vlerat e rëndësishme të qytetit antik të Çukës së Ajtoit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gërmimet e kryera gjatë muajit qershor në sitin arkeologjik të Çukës së Ajtoit kanë nxjerrë në dritë disa varre të dokumentuara në dyshemenë e bazilikës mesjetare. Ky projekt i përbashkët shqiptaro-italian po zhvillohet në qytetin antik të Çukës së Ajtoit dhe në rrënojat e bazilikës mesjetare në fshatin Çiflig, në bashkinë e Konispolit.Gërmimet janë përqendruar në kompleksin e njohur si “Pallati”, ku po dalin të dhëna të rëndësishme mbi jetëgjatësinë e vendbanimit dhe funksionin e godinave që e përbëjnë atë.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, dr. Julian Bogdani nga Universiteti i Sapienza-s në Itali dhe dr. Nevila Molla nga Instituti Arkeologjik në Tiranë, po punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të duhura me qëllim konservimin dhe ruajtjen e monumenteve dhe strukturave arkitektonike të zbuluara gjatë gërmimeve.Ky projekt arkeologjik premton të sjellë informacion të rëndësishëm për historinë dhe trashëgiminë kulturore të zonës, duke vënë në pah vlerat e rëndësishme të qytetit antik të Çukës së Ajtoit.

  • Rama ndan pamjet e Parkut Arkeologjik Nënujor të Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë

    Rama ndan pamjet e Parkut Arkeologjik Nënujor të Durrësit: Çdo amforë rrëfen një kujtim të lashtë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit në Facebook me pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit. Sipas kreut të qeverisë çdo amforë rrëfen dhe çdo valë mbart një kujtim të lashtë.
    “Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, krahas videos.

  • Gjinushi vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit

    Gjinushi vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit

    Muzeu Arkeologjik në Durrës u mbyll në vitin 2022, por puna po vijon ende për restaurimin e tij. Pas përfundimit të restaurimit në këtë muze pritet që të ekspozohen edhe objektet arkeologjike. Akademik Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilloi më 26 qershor një vizitë inspektuese në fondet arkeologjike të Durrësit, në kuadër të monitorimit të punimeve për transferimin dhe sistemimin e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë në Durrës.
    ASH shprehet se vizita u përqendrua në procesin teknik të zhvendosjes së materialit arkeologjik nga godina e mëparshme, e cila aktualisht do t’i nënshtrohet një rikualifikimi tërësor si pjesë e projektit të rikonstruksionit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit. “Materialet janë transferuar dhe po sistemohen në një strukturë të re dhe të dedikuar, ngritur enkas për të garantuar ruajtjen, administrimin dhe aksesin shkencor të fondeve arkeologjike. Akad. Gjinushi u njoh nga afër me kushtet teknike të ruajtjes së materialit, organizimin e inventarit, si dhe me punën e stafit specialist në këtë proces delikat që synon të sigurojë vazhdimësinë e kërkimit shkencor dhe trashëgimisë arkeologjike të qytetit antik”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.
    Sipas ASH, kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të standardizimit të infrastrukturës së ruajtjes muzeale dhe të burimeve arkeologjike, si edhe një model i bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare. Muzeu  është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 dhe po restaurohet në kuadër të projektit “EU4Culture” të financuar nga BE, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

  • Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

    Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.
    Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

    “Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

    “Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.
    Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit, daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.
    Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

    Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.
    Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

  •  Parku i Apolonisë, janar-maj 2025 rreth 40.000  vizitorë

     Parku i Apolonisë, janar-maj 2025 rreth 40.000  vizitorë

    Parku arkeologjik i Apolonisë  këtë vit nga janari deri në muajin maj ka pritur rreth 40 mijë vizitorë. Këto shifra u publikuan një ditë më parë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. “Mirëmëngjes nga Apolonia, qyteti i diellit që mirëpret çdo ditë qindra vizitorë, duke e çuar në rreth 40,000 numrin total të vizitorëve për janar-maj 2025!”, thuhet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI). Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale.
    Për guidat turistike, parku arkeologjik i Apolonisë është destinacioni i preferuar i turistëve të huaj. Qyteti i Apolonisë është themeluar në shekullin e VI p.e.s. Kronikat e lashta dëshmojnë se midis 30 qyteteve të të gjithë botës antike që kishin të njëjtin emër, Apolonia ilire ishte qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm i kohës, ku strehonte 60 000 banorë.  Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, ndërsa përgjatë sezonit turistik parqet arkeologjike në vendin tonë ngjallin interesin e vizitorëve të ndryshëm. Herë pas here institucionet në vend shprehen për rritje të numrit të vizitorëve në parqet arkeologjike.