Tag: arkeologjik

  • Befason nipi i NapoIeon Bonapartës, ja deklarata e madhe për shqiptarët

    Befason nipi i NapoIeon Bonapartës, ja deklarata e madhe për shqiptarët

    Leon Hëzej (Leon Heuzey, 1831-1922) ishte një arkeolog dhe historian i shquar francez, Anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura dhe i Akademisë së Mbishkrimeve dhe Letërsisë së Parisit, nip i Napoleon Bonapartit.

    Pas ekspeditës arkeologjike në Maqedoni, ku mblodhi mjaft material arkeologjik, të cilin e botoi në librin “La mission arhelogigue de la Macedoine” (Misioni arkeologjik në Maqedoni), më 1867 erdhi në Shqipëri. Zbriti në Vlorë dhe u nis në Apoloni. Heuzey gjatë udhëtimeve në Tesali banoi në një fshat arvanitas, ku përshkruan me pasionet kostumet e shqiptarëve, por ajo që e befasoi ishte se shqiptarët i mbanin gratë pranë tyre dhe nuk i largonin kur vinin miqtë. Per arsyje qe historia eshte e gjate, vazhdoni ketu: Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

  • Një domino gjigande në Parkun Arkeologjik të Finiqit

    Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar ka kryer gërmime në sektorin A11, në Finiq, ku kanë dalë në dritë shumë blloqe që mbivendosen me njëri-tjetrin.

    Janë ato që kanë mbetur nga një mur i periudhës romake, i shembur ndoshta për shkak të një tërmeti. Sipas specialistëve, efekti i tyre i përgjithshëm është mbresëlënës, pasi duken si gurët e një dominoje gjigante.

    “Në sektorin A11 ka shumë gjëra që na kanë bërë përshtypje, si muri i tarracimit i shembur plotësisht në rrjedhën e poshtme”, shkruan në rrjetet sociale Misioni Arkeologjik.

    Parku Arkeologjik i Finiqit është një destinacion gjithmonë e më i frekuentuar nga turistët vendas e të huaj, ndërkohe që i rriten vlerat me zbulimet e herëpashershme të ekspeditës italo-shqiptare.

    Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Që nga fillimi i viteve 2000 në Finiq gjendet Misioni Arkeologjik Italo-Shqiptar, me specialistë nga Universiteti i Bolonjës.

    Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.

  • Ekspeditë arkeologjike në Antigonenë antike të Shqipërisë

    Ekspeditë arkeologjike në Antigonenë antike të Shqipërisë

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër ka njoftuar se ka nisur ekspeditë arkeologjike në Antigone, parkun arkeologjik afër Gjirokastrës.

    “Ditë emocionuese në Antigonenë e historisë dhe bukurive të mëdha”, ka shkruar ky institucion në një njoftim në rrjete sociale. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Perna dhe Sabina Veseli, ka nisur ekspeditën arkeologjike duke eksploruar thellësinë e historisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në gjithë territorin e Parkut Arkeologjik, Hadrianopoli dhe vendbanimet e Luginës së Drinos.

    “Përveçse një aventurë e bukur që do të na shoqërojë për disa javë ndërsa eksplorojmë nëntokën, kjo eksperiencë do të na kthejë pas në kohë për të zbuluar artefaktet që kanë qenë të mbuluara me shekuj”, shkruhet në njoftim. Sipas shënimeve, Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Vendbanimi brenda mureve fortifikuese të shekullit III ka një sipërfaqe prej 45 hektarësh, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 hektarë. Mbi vendndodhjen e Antigonesë ka pasur hipoteza të ndryshme derisa kërkimet arkeologjike të viteve ‘70 dhanë dëshmi të sigurta për këtë. Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Pirro.

    “Qyteti fortifikohet me mure të fuqishme në fillim të shekullit III para Krishtit, ndërsa nuk përjashtohet që në atë vend të ketë pasur një vendbanim më të hershëm të riemëruar më pas nga Pirro. Qyteti dominonte Luginën e Drinosit, që ishte një zonë rurale e pasur dhe për të mbrojtur gjithë këtë territor kishte edhe fortesa të tjera periferike: fortesa e Leklit në veri, e Labovës në lindje dhe e Selosë në jug”, shkruhet në shënime.

    Në kryqëzimin kryesor të zbuluar ndodhen rrënojat e një kishe mesjetare (shek. IX-X). Ajo është një kishë e vogël dhe është ndërtuar kur qyteti antik ishte shkatërruar dhe sistemi i vjetër urbanistik ishte zhdukur. Gjetjet arkeologjike në ambientet e punës (zejtarisë) kanë dhënë dëshmi për aktivitetet ekonomike që kryenin banorët e qytetit. Për këtë arsye disa banesa kanë marrë emra të përveçëm konvencionalë, si banesa e lëkurëpunuesit, banesa e tezgjahistes, apo banesa e karrocierit. Në këtë të fundit është zbuluar një rrotë qerreje prej hekuri, një gjetje arkeologjike mjaft e rrallë. Në gërmimet arkeologjike në Antigone kanë dalë në dritë mjaft objekte interesante, ndër të cilat spikasin ato prej bronzi. Figurina prej bronzi e sfinksit është ndoshta ajo më interesantja. Gjetje tjetër e rëndësishme janë teserat prej bronzi me emrin e qytetit të stampuar mbi to. Këto përdoreshin, sipas arkeologëve, nga qytetarët për votime. Gjetja e këtyre teserave ishte prova definitive që vërtetoi vendndodhjen e Antigonesë.

    Megjithëse Antigonea nuk përmendet në burimet historike si vendbanim në antikitetin e vonë (shek. IV-VI), të dhënat arkeologjike tregojnë se ajo ka vazhduar të ekzistojë edhe në këtë periudhë.

    “Antigonea – qyteti që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Ky qytet ilustron një histori sfiduese të një prej qytetërimeve më të rëndësishme të antikitetit në Shqipëri dhe në botë, që i përkasin periudhës së shekujve III dhe II para Krishtit. Disa objekte kulti i përkasin periudhës së parë të kristianizmit. Antigonea u ndërtua me urdhër të Pirros, Mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit për nder të gruas së tij Antigonea, si një dhuratë dashurie. Qyteti në fakt mbijetoi shumë pak, vetëm dy shekuj, pasi u dogj brenda natës me urdhër të gjeneralit romak Amelius Paulus si hakmarrje ndaj Pirros”, përshkruhet ky qytet nëpër guidat turistike./koha.net

  • Tepelenë-Memaliaj, zbulohet vendbanimi neolitik

    Tepelenë-Memaliaj, zbulohet vendbanimi neolitik

    Akademia e Studimeve Albanologjike njoftoi se ka përfunduar fushata e parë e projektit arkeologjik shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”, i drejtuar nga profesorët C. Silvio Fioriello (Universiteti “Aldo Moro” i Barit), Eduard Shehi dhe Sabina Veseli (Instituti i Arkeologjisë – Akademia e Studimeve Albanologjike).

    Territori i studiuar përkon me një hapësirë të gjerë, të vendosur në fshatin Qesarat. Të dhënat mbi gjetje me interes arkeologjik në këtë territor dëshmohen që nga mesi i shekullit të 20-të, si edhe nga gërmimet arkeologjike të shpëtimit, të kryera nga Dr. Taulant Rama.

    Gjatë vëzhgimeve u kontrolluan rreth 70 ha, u regjistruan 67 njësi topografike dhe u izoluan rreth 20 site, pothuajse të gjitha shumështresore.

    Gjetjet e raportuara paraprakisht:

    – gjurmë të një ndërtese të madhe dhe të pasur, e pajisur me ambiente termale, të lidhura me fazat e jetës së saj në antikitetin e vonë, e cila u gjurmua pjesërisht në vitin 2017;

    – një vendgjetje e rëndësishme që ka nxjerrë një material të gjerë arkeologjik, që daton nga fundi i periudhës qytetare ilire deri në periudhën perandorake romake;

    – një ndërtesë komplekse nga periudha perandorake romake, ndoshta një rezidencë luksoze, e vendosur në një fermë të mëparshme të fundit të periudhës qytetare ilire dhe e pajisur me një koleksion të rëndësishëm skulpturor dhe dysheme me mozaikë të rafinuar dhe mure me pikturë murale.

    – dy vendbanime të rëndësishme, të krijuara ndoshta në fundin e periudhës qytetare ilire dhe të ripërdorura në shekujt në vijim, deri në Antikitetin e Vonë.

    Por zbulimi më i bujshëm ka të bëjë me një zonë të madhe që ka nxjerrë një sasi të konsiderueshme materialesh prehistorike, të datuara në neolitin e vonë dhe përgjatë periudhës së bronzit. Ndoshta mund të rezultojë të jetë vendbanimi më i madh neolitik në të gjithë Shqipërinë e ndoshta në Ballkanin jugperëndimor.

  • Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

    Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

    Pas gati dy muaj gërmime ndërdisiplinore në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, janë bërë zbulime të rëndësishme që hedhin dritë të re mbi historinë e Dardanisë së lashtë.

    Nën dyshemenë e katedrales monumentale të periudhës së Perandorit Justiniani i Madh, është zbuluar një mbishkrim i dytë dhe më i madh, që hap perspektiva të reja për kërkimin shkencor, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

    “Projekti është realizuar nga një ekip i përbashkët franko-kosovar i udhëhequr nga profesori francez Christophe Goddard (ENS), në bashkëpunim me profesor Arben Hajdarin nga Universiteti i Prishtinës, arkeologun Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, si dhe dr. Ilir Culaj nga Departamenti i Antropologjisë. Në projekt kanë marrë pjesë edhe shumë studentë. Ky zbulim është bërë i mundur falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, Francës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Prishtinë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RITA ORA SHPËRNDAN INTERVISTËN E FATBOY SLIM NË KOSOVË DHE I URON SUKSES PËR PERFORMANCËN: MIRËSEVJEN NË VENDLINDJEN TIME MIK

  • Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

    Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

    Të shtunën e 2 gushtit, një pirg me zhavorr vijon të qëndrojë në hyrjen e Muzeut Arkeologjik në Durrës, i cili vijon të jetë i rrethuar me perimetrin e sigurisë prej hekuri, ndërsa në hyrje të tij qëndron tabela e punimeve sipas së cilës afati i përfundimit do të ishte 31 korriku i kësaj vere, por megjithatë objekti ende nuk është hapur për të pritur vizitorët.
    Së jashtmi rrëmuja e punimeve dëshmon për një proces zbatimi që është ende larg përfundimit, ku më në brendësi dallohen ende punimet e rikonstruksionit dhe pozicionimi përfundimtar i objekteve, testimi dhe vendosja në shërbim të vizitorëve duket se nuk do të jetë objektiv i arritshëm për këtë sezon turistik – ndryshe nga sa ishte premtuar.
    “Data e saktë për hapjen publike të muzeut do të diskutohet dhe konfirmohet në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe institucione të tjera përkatëse”, tha zbatuesi i punimeve, “United Nations Office for Project Services” (UNOPS), në një përgjigje zyrtare për Median Amfora.
    Punimet për rikonstruksionin e Muzeut Arkeologjik nisën nëntorin e vitit 2022 dhe fillimisht u parashikua se do të përfundonin pas 17 muajsh, por ato u shtynë disa herë dhe gati 3 vite pas nisjes së tyre nuk duken drejt finalizimit. Mungesa e regjistrimit të pronës, problem të cilin Media Amfora e ka trajtuar edhe më herët në shkallë të gjerë për monumentet e vendit tonë, u has gjatë zbatimit të projektit dhe sipas autoriteteve është bërë shkak për vonesat në zbatimin e tij.
    “Projekti është aktualisht në fazën e tij përfundimtare, me punën e mbetur që përqendrohet në finalizimin e rregullimeve të brendshme, instalimin e elementëve të ekspozitave dhe hapave të tjerë përgatitorë të nevojshëm për të siguruar që muzeu të jetë gati të mirëpresë publikun”, u përgjigj UNOPS më 25 korrik – kur u pyet nga Media Amfora se çfarë fazash kishin mbetur për t’u përfunduar deri në hapjen zyrtare.
    “Një nga çështjet kryesore që u shfaq gjatë zbatimit të projektit ishte nevoja për të regjistruarpronën ku ndodhet godina e Muzeut në emër të Qeverisë së Shqipërisë, në mënyrë që të merrej leja e ndërtimit”, tha (UNOPS).
    Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka statusin “muze kombëtar” dhe është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019, që po restaurohet në kuadër të projektit “EU4Culture” (Bashkimi Evropian për Kulturën), i financuar nga BE-ja dhe që po zbatohet nga UNOPS-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).
    Restaurimi i Muzeut Arkeologjik po realizohet me një fond që shkon në 348 milionë lekë ose rreth 3.2 milionë euro dhe sipas zbatuesit punimet përfshijnë: Restaurimin e ndërtesës ekzistuese, përfshirë paketimin dhe përgatitjen e artefakteve për ekspozim, ndërtimin e një hapësire të re magazinimi për artefaktet, ndërtimin e zonave të reja teknike në pjesën e pasme të muzeut edhe vendosjen e një strukture të hapur me çati kanavacë për ekspozimin e artefakteve në hapësirën e jashtme.
    Muzeu u ndërtua në vitin 2002 dhe është më i madhi në vend për sa i përket koleksionit të tij, i cili tashmë është magazinuar, por ende nuk dihet se kur do t’i prezantohet vizitorëve që tërhiqen pas kulturës dhe arkeologjisë. Muzeu numëron mbi 3000 artefakte të zbuluara në Durrës, që dëshmon zhvillimin e qytetit nga antikiteti deri në mesjetë.

  • Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Parku Arkeologjik i Apolonisë, ndër më të vizituarit në vend

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau sot në rrjetet sociale fotografi nga një ditë e zakonshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, ku duket se vizitorët janë të shumtë në numër.

    PAA është nga sitet tona kulturore më të vizituara. Çdo ditë janë me qindra vizitorët vendas dhe të kombësive të ndryshme që shijojnë ato çka ofron ky park arkeologjik. Sipas statistikave, nga të huajt kryesojnë vizitorët nga Evropa Perëndimore.

    Apolonia është një ndër parqet arkeologjike që pret një numër relativisht të lartë vizitorësh gjatë një viti. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti në PAA u tejkalua shifra prej 58 mijë vizitorësh.

    Vizitorët e këtij parku, përveç qytetit antik të Apolonisë dhe monumenteve të tij, mund të shohin edhe objekte të tjera të vendosura në muzeun brenda parkut. Ky muze arkeologjik është ndër më të pasurit e vendit, me objekte unike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj./atsh/

  • Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

    Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

    Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, në jug të vendit.

    Flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të parkut arkeologjik të Finiqit, një zonë që edhe verën e kaluar u përfshi nga zjarret.

    Parku arkeologjik i Finiqit është një prej aseteve më të rëndësishme kulturore dhe historike të jugut, dhe çdo përhapje e zjarrit në këtë zonë ngre shqetësime për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

  • Tuma ilire e Kamenicës, gërmime në sitin arkeologjik ku ndodhen 400 varre nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit

    Tuma ilire e Kamenicës, gërmime në sitin arkeologjik ku ndodhen 400 varre nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit

    Tuma Ilire e Kamenicës një sit arkeologjik i rëndësishëm në rajonin e Korçës ka tërhequr vëmendjen e turistëve dhe studiuesve të huaj.

    Një grup arkeologësh dhe filologësh nga Austria i janë drejtuar sitit ku gjenden mbi 400 varre që datojnë nga mijëvjeçari i dytë para Krishtit si dhe objekte, stoli, armë dhe vegla që tregojnë shumë për jetën, zakonet, strukturat shoqërore dhe besimet e popullsisë ilire.
    Për arkeologun Olsi Lafe, i cili ka qenë pjesë e gërmimeve në vitin 2000, Tuma Ilire e Kamenicës ka rëndësi të jashtëzakonshme nga pikëpamja arkeologjike dhe antropologjike
    Vizitorët austriakë e kanë konsideruar Tumën Ilire të Kamenicës si një destinacion me vlera të jashtëzakonshme
    “Kemi 2-3 ditë që kemi ndërmarrë këtë tur dhe kemi parë Tiranën dhe Shkodrën. Jemi duke vizituar sitet antike dhe prehistorike dhe ky vend është shumë i pasur. Jam mësuese e latinishtes dhe anglishtes në Vjenë , Austri. Kemi një program shumë të ngjeshur, kemi parë gërmimet e Linit ishte një pamje shumë e bukur në liqen”, thotë një vizitore.
    “Vij nga Viena dhe jam mësuese e latinishtes ndaj jam shumë e interesuar për arkeologjinë e Ballkanit. Ne kemi shumë studentë me origjinë nga vemdet e Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Bosnja si edhe Shqipëria ndaj më shërben të kuptoj më shumë për vendet nga ata vijnë. Mendoj që është shumë interesante dhe keni bërë një punë shumë të mirë në mënyrën sesi e prezantoni historinë tuaj”, shprehet një vizitore tjetër.
    “Punoj në departamentin e antikitetit në universitetin e Salsburgut dhe fokusi im janë arkeologjia nënujore Shumë mbresëlënëse, më pëlqeu shumë. Një zonë shumë e rëndësishme këtu dhe nga sa dëgjova ka një lidhje mes vendndodhjes dhe Tumës këtu gjë që është shumë e rrallë. Shqipëria është një vend shumë interesant, jam i lumtur që jam këtu. Kam qenë vite më parë dhe kam vizituar Butrintin dhe këtë herë kam parë shumë vende historike dhe arkeologjike”, u shpreh një vizitor.
    Tuma e Kamenicës, ndodhet vetëm pak kilometra larg Korçës dhe është ndër më të mëdhatë dhe më të ruajturat në Ballkan. Ajo përfaqëson një dëshmi të vyer të identitetit dhe trashëgimisë ilire në territorin shqiptar.
     

    Top Channel

  • Peruja zbulon qytetin e shenjtë të Caralit të fshehur për gati 4,000 vjet

    Peruja zbulon qytetin e shenjtë të Caralit të fshehur për gati 4,000 vjet

    Peñico, një vendbanim i ri arkeologjik i zbuluar në zonën e shenjtë të Caral në Peru, po cilësohet si një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit për historinë e qytetërimeve para-kolumbiane. Pas tetë vitesh gërmimesh dhe konservimi, autoritetet arkeologjike njoftuan se Peñico kishte shërbyer si një “qytet i integrimit shoqëror” për popullsitë e luginave Supe dhe Huaura, rreth viteve 1800-1500 para Krishtit. Gjetja e shtëpive të shumta, ndërtesave publike dhe objekteve ceremoniale dëshmon për një qytet të zhvilluar, i cili ruante lidhje të ngushta me komunitete të tjera në Peru.

    Qyteti Peñico ndodhet rreth 600 metra mbi nivelin e detit, në një tarracë gjeologjike që mbikëqyr lumin Supe, më pak se 200 kilometra në veri të Limës. Ai është ndërtuar nga shoqëria karalane, një nga qytetërimet më të vjetra në Amerikën para-hispanike, të cilët patën kulmin midis viteve 3000 dhe 1800 para Krishtit. Megjithëse Peñico u zhvillua pak më vonë, ai ruan trashëgiminë dhe ndikimin e kësaj kulture të lashtë. Ekspertët theksojnë se zgjedhja e kësaj vendndodhjeje u ndikua nga faktorë të shumtë, përfshirë mbrojtjen natyrore dhe rëndësinë strategjike për shkëmbimin kulturor dhe ekonomik.

    Një nga elementët më të spikatur të gjetur në sit është një sallë ceremoniale monumentale me paradhoma të zbukuruara me friza që paraqesin “pututus” – instrumente muzikorë të krijuar nga guaska deti, të përdorura për ceremoni dhe komunikim. “Këto objekte janë dëshmi e qarta e lidhjeve të forta të Peñico me popullsitë e tjera në Perunë veriore,” deklaroi Mauro Ordóñez, drejtues i sitit arkeologjik.

    Më 12 korrik, autoritetet do të organizojnë për herë të parë festivalin Peñico Raymi, një ngjarje që do të rikrijojë ceremonitë tradicionale andine për të përuruar këtë sit të ri. Kultura karale, e cila njihet për organizimin e saj kompleks, monumentalitetin arkitektonik dhe rëndësinë e shkëmbimeve ndërkomunitare, vazhdon të zgjerojë horizontet tona mbi lashtësinë dhe zhvillimin e qytetërimeve amerikano-jugore.

    Zbulimi i Peñico-s jo vetëm që i shton një gur të çmuar kurorës së qytetit të shenjtë Caral – tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – por edhe rikonfirmon rolin udhëheqës të kësaj kulture në ndërtimin e rrjeteve të hershme sociale, ekonomike dhe kulturore në rajon.