Tag: arkeologjik

  • 100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milion vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit

    100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milion vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit

    Muzeu arkeologjik më i madh në botë, kushtuar një qytetërimi të vetëm u inaugura pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, me të cilën Egjipti shpreson të ringjallë turizmin dhe të rrisë ekonominë e dëmtuar.

    Me një sipërfaqe prej gjysmë milioni metrash katrorë, sa madhësia e 70 fushave të futbollit, Muzeu i Madh Egjiptian ekspozon rreth 100.000 objekte, shumë prej të cilave datojnë që para 6000 vitesh.
    Për herë të parë që nga zbulimi në 1922, publiku do të shohë varrin e paprekur të mbretit Tutankhamun, përfshirë maskën prej ari dhe fronin apo varkën spektakolare funerare 4500-vjeçare të Khufu-së.
    Midis gurëve të çmuar, bie një sy një obelisk 3.200-vjeçar i faraonit të fuqishëm, Ramses II, dhe statuja e tij 11 metër e lartë.
    Egjiptologë të shquar argumentojnë se krijimi i Muzeut forcon kërkesën e tyre për kthimin e antikiteteve egjiptiane të mbajtura në vende të tjera, përfshirë Gurin e famshëm të Rosettës të ekspozuar në Muzeun Britanik, por ky i fundit, në një përgjigje për BBC tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga qeveria egjiptiane për kthimin e objektit që kur u zbulua në 1799, u bë çelësi për deshifrimin e hieroglifeve.
    Me një kosto prej rreth 1.2 miliardë dollarësh, kompleksi i madh muzeal për të cilin u deshën 20 vite për ta ndërtuar, pritet të tërheqë deri në 8 milionë vizitorë në vit, duke i dhënë një nxitje të madhe turizmit egjiptian.

    Top Channel

  • 100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milionë vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit

    100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milionë vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit

    Muzeu arkeologjik më i madh në botë, kushtuar një qytetërimi të vetëm u inaugura pranë njërës prej Shtatë Mrekullive të Botës së Lashtë, Piramidës së Madhe të Khufusë në Giza, me të cilën Egjipti shpreson të ringjallë turizmin dhe të rrisë ekonominë e dëmtuar.

    Me një sipërfaqe prej gjysmë milioni metrash katrorë, sa madhësia e 70 fushave të futbollit, Muzeu i Madh Egjiptian ekspozon rreth 100.000 objekte, shumë prej të cilave datojnë që para 6000 vitesh.

    Për herë të parë që nga zbulimi në 1922, publiku do të shohë varrin e paprekur të mbretit Tutankhamun, përfshirë maskën prej ari dhe fronin apo varkën spektakolare funerare 4500-vjeçare të Khufu-së.

    Midis gurëve të çmuar, bie një sy një obelisk 3.200-vjeçar i faraonit të fuqishëm, Ramses II, dhe statuja e tij 11 metër e lartë.

    Egjiptologë të shquar argumentojnë se krijimi i Muzeut forcon kërkesën e tyre për kthimin e antikiteteve egjiptiane të mbajtura në vende të tjera, përfshirë Gurin e famshëm të Rosettës të ekspozuar në Muzeun Britanik, por ky i fundit, në një përgjigje për BBC tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare nga qeveria egjiptiane për kthimin e objektit që kur u zbulua në 1799, u bë çelësi për deshifrimin e hieroglifeve.

    Me një kosto prej rreth 1.2 miliardë dollarësh, kompleksi i madh muzeal për të cilin u deshën 20 vite për ta ndërtuar, pritet të tërheqë deri në 8 milionë vizitorë në vit, duke i dhënë një nxitje të madhe turizmit egjiptian.

  • Projekti për parkun Bylis-Klos, plani i konservimit synon restaurimin e monumenteve në një perspektivë pesë vjeçare

    Projekti për parkun Bylis-Klos, plani i konservimit synon restaurimin e monumenteve në një perspektivë pesë vjeçare

    Nga Julia Vrapi
    Infrastruktura, konservimi i trashëgimisë apo edhe vijimi i hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike përfshihen në planin e ri të menaxhimit të parkut arkeologjik Bylis-Klos .Qytetet antike të Bylisit dhe Klosit përfaqësojnë një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të vendit, por që për shumë kohë kanë qenë të pazhvilluara dhe të rrezikuara për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe fondeve, ku këto ditë u mblodh dhe Komiteti Drejtues i projektit për parkun arkeologjik. Në qendër të takimit ishte jo vetëm plani i konservimit arkeologjik, por dhe Qendra Multifunksionale për Vizitorët. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporti Blendi Gonxhja shprehet se në mbledhjen e radhës të Komitetit Drejtues të projektit për Parkun Arkeologjik Bylis-Klos, me pjesëmarrjen e zv.ministres së MTKS, znj. Lira Pipa, Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, përfaqësuesve të Delegacionit Europian, AICS dhe IKTK, u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të tij. “Në qendër të takimit ishin dy komponentët kryesorë: -Qendra Multifunksionale për Vizitorët, që do të shërbejë si hapësirë moderne për interpretim, edukim dhe promovim të trashëgimisë së Bylisit dhe Klosit; -Plani i Konservimit Arkeologjik, që synon ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të parkut në një perspektivë pesëvjeçare”, shprehet Gonxhja. Më tej ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe qeveria italiane, përfaqëson një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në shërbim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit kulturor në Shqipëri.
     Parku arkeologjik Bylis-Klos  
    Parku arkeologjik Bylis-Klosi ka tashmë një plan të ri menaxhimi. Me vizion fillestar pesë vjeçar, plani është përgatitur nga AICS (Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Tiranë) me financim të BE-së në kuadër të projektit IPA 2018 (“BE për Zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi trashëgiminë kulturore”), të nënshkruar mes Komisionit Europian dhe qeverisë. Siç është bërë me dije më herët, vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA), si dhe të punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Kulturës. Qyteti antik i Klosit është ngritur mbi një pllajë kodrinore, 355 m mbi nivelin e detit dhe përfaqëson një nga qendrat urbane më të hershme të Ilirisë. Ndërsa parku arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në Shqipëri, për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik. Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike.

  • Destinacionet kulturore dhe historike, Rama ndan shifrat: Rekord, mbi 1.2 mln vizitorë për periudhën janar-shtator

    Destinacionet kulturore dhe historike, Rama ndan shifrat: Rekord, mbi 1.2 mln vizitorë për periudhën janar-shtator

    Destinacionet kulturore dhe historike kanë pasur rekord vizitorësh nga muaji janar deri në shtator.

    Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se gjatë kësaj periudhe kohore janë numëruar 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë.
    Më tej ai rendit destinacionet më të vizituar, ku në krye është Parku Arkeologjik i Butrinit, që ndiqet nga Kalaja e Gjirokastrës.
    “Rekord vizitorësh në destinacionet tona kulturore dhe historike, ku nga janari deri në shtator janë numëruar gjithsej 1,259,774 vizitorë, një rritje me 57% krahasuar me një vit më parë.
    Sitet më të vizituara:
    Parku Arkeologjik Butrint – 257,670 vizitorë
    Kalaja e Gjirokastrës – 253,407 vizitorë
    Parku Arkeologjik Shkodër – 150,927 vizitorë
    Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë
    Parku Arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Trashëgimia kulturore në Komisionin për Kulturën, ndërhyrjet në zonat arkeologjike rikthejnë debatet

    Trashëgimia kulturore në Komisionin për Kulturën, ndërhyrjet në zonat arkeologjike rikthejnë debatet

    Problemet në trashëgiminë kulture në vend rikthyen edhe debatet në Kuvend. Në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, u zhvillua një seancë dëgjimore me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore me informacion mbi ruajtjen, studimin, dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në vend. Por raporti vjetor i IKTK-së në parlament riktheu dhe debatet për ndërhyrjet në zona të mbrojtura në vendin tonë. Drejtuesit e IKTK-së kundërshtuan qëndrimet e përfaqësuesve të opozitës, të cilët thanë se i referohen vlerësimeve të UNESCO-s për situatën e krijuar veçanërisht në parkun e Butrintit. Çështja e rishikimit të kufijve të parkut të Butrintit dhe miratimi më pas i ndërtimit të një resorti turistik, u rihap në komisionin parlamentar nga kryetarja e tij dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa. Përfaqësuesi i IKTK-së arkeologu Maringlen Meshini, duke iu referuar zonës tha se nuk ka asnjë objekt arkeologjik.
    “Zona ku është objekti resort nuk ka status pasuri kulturore. Jam unë që e kam zbuluar kullën rrethore. Mediat më pas manipuluan çdo lloj informacioni. Është rrënojë poste kufitare e vitit 1930. U mendua se ishte objekt arkeologjik, për shkak të objekteve të qeramikës. Në atë hapësirë nuk ka asnjë objekt arkeologjik. Kjo gjurmë ndërtimi nuk prek asnjë objekt arkeologjik apo objekt me status monument kulture. Struktura e re që po ndërtohet nuk ka dëmtuar asnjë lloj pasurie kulturore”, tha ai. Një projekt i Bashkisë së Peqinit me asfalt te Via Egnatia një nga rrugët më të mëdha e më të rëndësishme të botës antike ka qenë më parë objekt kritikash. Drejtoresha e IKTK-Joli Mitrojorgji tha se nga gjithë verifikimet, bëhet fjalë për trasenë ku ka kaluar Via Egnatia dhe jo kalldrëmi origjinal.
    “Bashkia ka dashur të shtojë pikë turistike në zonë. Ajo trase që ka qenë pjesë e këtij projekti, ka qenë një rrugë e kalueshme nga makinat”, vijoi ajo. Ndër të tjera duke iu përgjigjur pyetjeve, drejtoresha e përgjithshme e IKTK-së Joli Mitrojorgji sa i përket projekteve kërkimore shkencore tha se IKTK i administron të gjitha aplikimet që i vijnë, si dhe i monitoron në terren. Sipas saj në vitin 2024 ishin 22 projekte të tilla të realizuara. Ndërsa në vitin 2025, për periudhën janar-shtator, janë 20 projekte. Në lidhje me investimet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin 2024-2025, ku shumica janë në proces, Mitrojorgji vijoi se rezultojnë rreth 40 pasuri kulturore të shpërndara në të gjithë territorin.
     
     

  • Janar – shtator 2025, mbi një milion turistë në sitet kulturore  

    Janar – shtator 2025, mbi një milion turistë në sitet kulturore  

    Parku arkeologjik i Butrintit dhe kalaja e Gjirokastrës nga janari deri në muajin shtator kanë pasur dhe numrin më të madh të vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja publikoi  një ditë më parë statistikat, ku rreth 1.259.774 vizitorë kanë vizituar sitet kulturore nga muaji janar deri në shtator të këtij viti.
    “Një rritje me 57 për qind krahasuar me vitin 2023. Falë mirëardministrimit, të ardhurat nga biletat janë rritur me 84 për qind, krahasuar me vitin 2023!”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Në materialin e publikuar nga ministri Blendi Gonxhja sitet më të vizituara për këto muaj janë: parku arkeologjik Butrint – 257.670 vizitorë; kalaja e Gjirokastrës- 253.407 vizitorë; parku arkeologjik Shkodër – 150.927 vizitorë; muzeu kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – 147,178 vizitorë dhe parku arkeologjik i Apolonisë – 109,669 vizitorë.  Herë pas here edhe më parë institucionet kanë bërë me dije numrin vizitorëve në kala, muze e parqe arkeologjike në vend, ku ka pasur një rritje të tyre. Nga statistikat për numrin e vizitorëve të publikuar së fundmi parku kombëtar i Butrintit ka edhe numrin më të madh të vizitorëve, që gjithashtu është edhe një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.
    Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

  • Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia

    Turistët evropianë zbulojnë thesaret shqiptare/ Parku i Bylisit mikpret vizitorë nga Polonia, Gjermania, Franca e Çekia

    Rreth tetë mijë turistë vendas e të huaj kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Bylisit në gjashtë muajit e parë të vitit.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar vihet re një rritje me 20%, ndërsa vizitorët e huaj janë kryesisht polakë, çekë, gjermanë, francezë, por edhe spanjollë. Teatri antik mbresëlënës, pesë bazilikat paleokristiane, dhe agoraja, janë pjesët më të vizituara të parkut. Ndërtimi i rrugës së re Levan-Tepelenë-Parku Arkeologjik është një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve.
    “Të huajt që vizitojnë parkun i surprizon natyra e mrekullueshme piktoreske që ofron Lugina e Vjosës por dhe kodrat që e rrethojnë”, shprehet Ardit Shehu, përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Bylisit.
    “Po bëjmë një tur prej 6 ditësh dhe jemi të interesuar për arkeologjinë dhe ushqimin duke qenë se kuzhina shqiptare është e mirë. Kjo është arsyeja që jemi këtu, për murin e madh rreth kodrës”, shprehet një vizitor.
    “Erdhëm nga Belgjika me makinë në Shqipëri, të vizitojmë vendin tuaj. Ka shumë asete të bukura arkeologjike, natyrore. Është një vend i panjohur për ne dhe na ka impresionuar sepse mund të vizitosh shumë vende, nuk është i mbipopulluar. Pjesa e detit është shumë e këndshme, ndërsa përshtypja e parë këtu është për një vend të bukur, nga fillimi i kodrës, deri te muret e mëdha, dhe ne do të vazhdojmë të vizitojmë akoma më shumë”, thotë një tjetër turist.
    “Ne jemi nga Republika Çeke, nga Praga. Është hera e parë në Shqipëri, dhe mendojmë se është një vend i bukur, natyrë shumë e këndshme. Ne e kemi njohur Shqipërinë nëpërmjet Domap sepse ne kemi hyrë në site arkeologjike për tu informuar, do të jetë një eksperiencë e bukur për ne”, thotë turistja nga Republika Çeke.
    Ndërkohë, duke patur parasysh rritjen e numrit të turistëve nga viti në vit në Bylis, dhe për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit turistik ,në janar të vitit 2026 pritet të fillojë zbatimi i programit prej 6 milionë e 250 mijë euro, që BE do të ofrojë për punime restaurimi, përmirësime të infrastrukturës si dhe përkrahje të potencialeve të zhvillimit ekonomik
    “Falë këtij projekti, Parku Arkeologjik i Bylisit pritet të hyjë në një fazë të re të ruajtjes dhe promovimit falë mbështetjes së Bashkimit Europian”, thotë Ardit Shehu, përgjegjës i Parkut Arkeologjik të Bylisit.

    Top Channel

  • Zbulohet muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit

    Zbulohet muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit

    Nga Julia Vrapi
    Zbulime të reja arkeologjike në parkun e Amantias. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shekullin III para Krishtit. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës dhe është bërë objekt studimi dhe gërmimi arkeologjik për shumë vite. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se muaji gusht dhe fillimi i muajt shtator, sollën zbulime të reja arkeologjike, si dhe projekte restaurimi, në parkun arkeologjik të Amantias. “Gjatë gërmimeve arkeologjike, u zbulua një element i panjohur më parë për arkeologët: Muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr. Ky fortifikim i fuqishëm, hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit Ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike”, shprehet ministri Blendi Gonxhja  në rrjete sociale, që ka ndarë dhe foto të gërmimeve arkeologjike në park. Ministri Gonxhja vijon më tej se veç këtij zbulimi, u realizuan edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cënoheshin nga agjentët klimatik, si ngricat, shiu, etj.
    Pasurim i peizazhit arkeologjik të parkut
    Parku arkeologjik dhe qyteti ilir i Amantias në Shqipëri shërben si një dëshmi e pasur e historisë.   Ministri Blendi Gonxhja shprehet se zbulimet e reja arkeologjike, si muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias dhe elementë të tjerë të organizimit urbanistik, së bashku me ndërhyrjet restauruese në varret monumentale dhe monumentet e tjera të evidentuara, po pasurojnë vazhdimisht peizazhin arkeologjik të parkut. “Këto gërmime dhe restaurime jo vetëm që sjellin fakte të reja studimi mbi jetën e qytetit ilir, por edhe garantojnë ruajtjen dhe prezantimin e tyre për vizitorët e sotëm dhe brezat që vijnë”, shprehet ministri Gonxhja. Në vijim të zbulimeve arkeologjike edhe vjet gjatë verës një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë u angazhuan në gërmime arkeologjike dhe zbulimin e një varri tjetër monumental në hyrje të territorit të parkut arkeologjik të Amantias. Sipas DRTK Vlorë, ekzistenca e këtij varri, është pretenduar gjatë gërmimeve arkeologjike të shpëtimit të realizuara nga kjo drejtori dhe D.SH.A / Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në vitin 2020, ku në atë vit, u zbulua varri i parë monumental në atë territor. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. Në hyrje të parkut arkeologjik të Amantias mund të vizitohen grup varresh monumentale, me arkitekturë të veçantë dhe histori mijëra vjeçare.

  • Tarifa të reja deri në 171 mijë lekë/ditë për shfaqje apo ekspozita në kala dhe muze kombëtarë

    Tarifa të reja deri në 171 mijë lekë/ditë për shfaqje apo ekspozita në kala dhe muze kombëtarë

    Janë vendosur tarifat e reja për përdorimin e pasurive kulturore, përfshirë kalatë, muzetë kombëtare dhe parqet për mbajtjen e aktiviteteve jofitimprurëse dhe fitimprurëse.Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët, që përcakton çmimet për aktivitete të ndryshme në kala, muze dhe objekte të tjera me vlerë historike e kulturore.Sipas udhëzimit “Për përcaktimin e tarifave të përdorimit të pasurive kulturore në administrim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore i cili hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, janë përcaktuar tarifat për aktivitete jofitimprurëse dhe fitimprurëse. Për aktivitete jofitimprurëse që përfshijë vizita të jashtëzakonshme, mbajtje eventesh, konferencash apo shfaqje pa shitje biletash që do të zhvillohen në monumentet e kulturës si kalatë apo muzetë kryesore të vendit tarifat variojnë nga 104 mijë lekë/dita deri në 122 mijë lekë/dita.Tarifa për mbajtjen e aktiviteteve fitimprurërse përfshirë mbajtjen e shfaqjeve, koncerteve apo ekspozitave me biletë tarifa varion nga 132,933 lekë/ditë deri në 171,633 lekë/ditë.Tarifat për filmime, dokumentarë, video private, dhe përdorim për qëllime promocionale ose riprodhimi variojnë nga 55,600 lekë/ditë deri 67,300 lekë/ditë.Udhëzimi përcakton edhe tarifa për dhënia me qira mujore për rijetëzimin e pasurive kulturore, si p.sh. organizimi i aktiviteteve në kala apo muze. Tarifat arrijnë deri në 390,000 lekë në muaj për përdorim me qëllim rijetëzimi të monumenteve si Kalaja e Lëkursit në Sarandë. Po ashtu, riprodhimi i materialeve muzeale për botime do të kushtojë 2,511 lekë për copë, ndërsa për riprodhim digjital 3,516 lekë.TARIFAT PËR PËRDORIMIN E MUZEVE DHE KALAVE KOMBËTARE SI HAPËSIRA PËR EVENTE KULTURORE APO FILMIME:Kalatë dhe parqet arkeologjike, si: Kalaja e Gjirokastrës, Porto Palermos, Kaninës, Himarës, Lezhës, Shkodrës, Lëkursit, Bashtovës, Prezës, Petrelës, Parku Arkeologjik, Apoloni dhe Bylis Parku Arkeologjik Amantia, Parku Arkeologjik Orikum dhe Parku Arkeologjik FiniqAktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 122,000 lekë/ditë ose 10,014 lekë/orëAktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 171,633 lekë/ditë ose 14,030 lekë/orëShërbime fotografike; Aktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 67,300 lekë/ditë ose 5,009 lekë/orëMuzetë Kombëtarë, si: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu i Fotografisë Marubi, Muzeu i Pavarësisë Vlorë, Muzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe:Aktivitete jofitimprurëse: -Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa: 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/orëAktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orëAktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/orëMuzetë lokalë, si: Muzeu Etnografik Krujë, Muzeu Etnografik Berat, Muzeu Ikonografik Berat, Muzeu Arkeologjik Korçë dhe Muzeu i Arsimit KorçëAktivitete jofitimprurëse: – Vizitë e jashtëzakonshme dhe ekskluzive – Event privat (prezantim) editorial, konferencë, konventë) – Shfaqje/Koncerte që nuk ofrojnë shitjen e një biletë: Tarifa 104,000 lekë/ditë ose 10,008 lekë/ orë.Aktivitete me qëllim fitimin ose komerciale: – Prezantim editorial/ konferencë ose konventë; – Ekspozitat e përkohshme që nuk janë të organizuara nga institucioni pritës; – Shfaqje/Koncerte që ato ofrojnë shitjen e një biletë; – Shërbime fotografike: Tarifa: 132,933 lekë/ditë ose 14,017 lekë/orëAktivitete me qëllim dokumentimin, riprodhimin: – Fushatat reklamuese; – Filmime për seriale televizive dhe filma artistikë; – Formatet televizive dhe videot muzikore; – Shfaqje televizive; – Xhirime video për qëllime private; – Dokumentarë, filma të shkurtër: Tarifa: 55,600 lekë/ditë ose 5,005 lekë/ora.Tarifat mujore për dhënien në përdorim për qëllime rijetëzimi:Kalaja e Gjirokastrës – 348,500 lekë/muajKalaja e Porto Palermos – 235,500 lekë/muajKalaja e Kaninës – 156,000 lekë/muajKalaja e Himarës – 156,000 lekë/muajKalaja e Lezhës – 176,000 lekë/muajKalaja e Shkodrës – 340,850 lekë/muajKalaja e Lëkursit – 390,000 lekë/muajKalaja e Bashtovës – 175,000 lekë/muajKalaja e Prezës – 216,200 lekë/muajKalaja e Petrelës – 236,300 lekë/muajPër muzetë:Muzeu Historik Kombëtar – 113,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar i Pavarësisë Vlorë – 124,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar Fotografisë Marubi – 124,000 lekë/muajMuzeu Kombëtar Shtëpia me Gjethe – 124,000 lekë/muajMuzeu Gjergj Kastrioti Krujë – 300,000 lekë/muajMuzeu Etnografik Krujë -218,400 lekë/muajMuzeu Etnografik Berat – 113,775 lekë/muajMuzeu Ikonografik Berat – 113,775 lekë/muajMuzeu Arkeologjik Korçë – 176,000 lekë/muajMuzeu i Arsimit Korçë – 113,775 lekë/muajParku Arkeologjik Apoloni dhe Bylis – 156,000 lekë/muajParku Arkeologjik Amantia – 103,000 lekë/muajParku Arkeologjik Orikum – 103,000 lekë/muajParku Arkeologjik Finiq – 103,000 lekë/mua. Tarifat për riprodhimin e materialeve muzeale dhe kulturore:Publikime shkencore dhe materiale promovuese (printim, kopertina, broshura, etj.): 2,511 lekë/copëShërbime që kërkojnë riprodhim digjital: 3,516 lekë/copë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dokumentimi i mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në Apoloni, studim dhe konservim i tyre

    Dokumentimi i mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në Apoloni, studim dhe konservim i tyre

    Nga Julia Vrapi
    Dokumentimi dhe konservimi i disa mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në parkun arkeologjik në Apoloni do të vijojë përgjatë këtij viti. Projekti i përbashkët “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri” solli edhe takimin mes specialistëve shqiptarë dhe atyre francezë. Në ambientet e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore u zhvillua një takim pune ndërmjet përfaqësuesve të këtij instituti  dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore – Universiteti i Sorbonës-Paris IV, znj. Anne Cave dhe znj. Marie-Patricia Raynaud. Sipas IKTK-së ky takim u zhvillua në kuadër të vijimit të projektit të përbashkët “Inventari i Trashëgimisë në Shqipëri, Inventari i mozaikëve në Shqipëri”, ku qëllimi final i tij është publikimi në disa volume i “Korpusit të Mozaikëve të Shqipërisë”. Volumi i parë u botua në vitin 2018, mbi mozaikët e Butrintit, ndërsa volumi i dytë në dhjetor 2024 dhe ka të bëjë me mozaikët e bazilikave përgjatë via Egnatia. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën me dije se fushata e këtij viti, do të përqendrohet në disa prej mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në parkun arkeologjik të Apolonisë. “Këtë vit na pret një udhëtim i ri në zbulimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore!”, shprehet instituti. Do të realizohen: Dokumentime grafike dhe fotografike me dron; Regjistrimi i detajeve dhe elementeve të veçanta; Studimi i teknikave të realizimit; Ndërhyrje konservuese. Vila e Athinasë përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake në Apoloni.
    Misioni studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”
    Misioni studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve” është një bashkëpunim disavjeçar mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të vendit tonë dhe Qendrës Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, ku fushata e tij përqendrohet në disa prej mozaikëve të parkut arkeologjik të Apolonisë dhe Bylisit. Çdo vit në këto parqe arkeologjike në vendin tonë kemi një mozaik, ku ndërhyhet në konservimin e tij, si edhe një studim të imtësishëm, për mënyrën e ndërtimit, atelien që ka punuar për të, materiale dhe teknikat, ku sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në vijim fushata e këtij viti, do të përqendrohet në disa prej mozaikëve të banesës romake D “Vila e Athinasë” në Apoloni. Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë.   Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Pak ditë më parë në kuadër të procesit të përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe hartimit të rregullores së administrimit për parkun arkeologjik të Apolonisë, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me specialistët e parkut, realizuan një inspektim në terren.