Tag: arkeologjik

  • Skandal/ Masakër me buldozer në Finiq, qeveria gërmon me mjete të rënda në mes të parkut arkeologjik

    Skandal/ Masakër me buldozer në Finiq, qeveria gërmon me mjete të rënda në mes të parkut arkeologjik

    Disa turistë të huaj, ditën e djeshme, kanë shkuar në sajtin arkeologjik të Finiqit për të vizituar këtë sajt. Por janë përballur me punimet të cilat po bëheshin aty.

    Pas gërmimeve në parkun antik të Finiqit nuk qëndrojnë thesar kërkues siç denoncuan turistët në zonë, por punonjës të shtetit që gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda si buldozer.

    Në zonën e mbrojtur ka nisur restaurimi dhe konsolidimi i murit të rrethues, me një vendim të datës 25 korrik 2025, i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.Ndërkohë që institucioni përgjegjës për punimet është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë. Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për të ndërhyrë e restauruar murin rrethues të sitit arkeologjik, por se si është e mundur të lejohen ndërhyrje të tilla me mjete të rënda që dëmtojnë sitin. Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera, i thanë Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për këtë ndërhyrje në Finiq. 

  • Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

    Gërmimet në Parkun e Finiqit! Gonxhe: Restaurime. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: S’ mund të futen mjete të tilla

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Disa buldozerë u filmuan nga turistët duke gërmuar mbi rrënoja antike në Parkun e Finiqit. Turistët pretenduan se mund të ishin kërkues thesaresh që po shkatërronin sitin kulturor. Gërmimet hapën diskutim, ku ministri Blendi Gonxhe hodhi poshtë pretendimet e turistëve, duke theksuar se në Finiq po zhvillohen punime të miratuara restaurimi, të cilat po kryhen sipas standardeve dhe procedurave ligjore.
    “Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit informon publikun se lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi. Aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të Vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale. Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po merr më në fund trajtën e zbatimit konkret, duke shënuar një hap të domosdoshëm në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më përfaqësuese të antikitetit në jug të vendit. Ndërhyrjet synojnë stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, duke i hapur rrugë një përvoje më cilësore kulturore dhe turistike në Finiq,’- shprehej Gonxhe në reagim.
    Ndërkohë, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera vendore deklaruan për Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë ndërhyrje të tillë të nisur në parkun antik. Nga ana tjetër Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pas pamjeve ku buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq. Në reagimin e Forumit thuhet se në website-n ku botohen të gjitha vendimet e autorizuara nga Ministria e Kulturës nuk ka asnjë njoftim për ndërhyrje në Park nga ana e këtij institucioni. Sipas Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike.
    REAGIMI:
    Si pergjigjia per interesin e larte te mediave mbi Ceshtjen e Parkut te Finiqit, Ministria e Kultures ka leshuar nje deklarate shtypi duke treguar se punimet me eskavator ne Akropolin e Finiqit jane te autorizuara nga ajo vete. Nderkohe media prezente ne sitin arkeologjik nuk gjeti asnje arkeolog apo restaurator. Nderkohe sipas Ministrise se Kultures keto punime kryehen nga Firma “JOGI shpk”. Me nje kerkime shume te thjeshte ne faqet e administrates mund te vertetohet se firma “JOGI Shpk” nuk ka asnje pervoje te ngjashme ne restaurimin e Mureve Antike te nje rendesie nderkombetare si Finiqi. E dyta keto punime te autorizuara nga Ministria e Kultures nuk jane te paraqitura ne sitin e IKTK. website ku botohen te gjitha vendimet e ketij Institucione. E treta ne asnje sit arkeologjik te kesaj rendesie nuk mund te futen mjete te tilla te cilat demtojne rende shtresat kulturore dhe arkeologjike. E fundit, a ka mbetur kush ne Ministrine e Kultures qe te kuptoje nga keto koncepte teknike?

  • Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Gërmimet me buldozer në Finiq/ Reagon Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Në asnjë sit arkeologjik nuk mund të futen mjete të tilla

    Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër pasi disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike në Finiq.

    Sipas forumit, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike
    “Si përgjigje për interesin e lartë të mediave mbi çështjen e Parkut të Finiqit, Ministria e Kulturës ka lëshuar një deklaratë shtypi duke treguar se punimet me eskavator në Akropolin e Finiqit janë të autorizuara nga ajo vetë.
    Ndërkohë media prezente në sitin arkeologjik nuk gjeti asnjë arkeolog apo restaurator.Ndërkohë sipas Ministrisë së Kulturës këto punime kryhen nga firma “JOGI shpk”.Me një kërkim shumë të thjeshtë në faqet e administratës mund të vërtetohet se firma “JOGI shpk” nuk ka asnjë përvojë të ngjashme në restaurimin e mureve antike të një rëndësie ndërkombëtare si Finiqi.E dyta, këto punime të autorizuara nga Ministria e Kulturës nuk janë të paraqitura në sitin e IKTK-së, website ku botohen të gjitha vendimet e këtij institucioni.
    E treta, në asnjë sit arkeologjik të kësaj rëndësie nuk mund të futen mjete të tilla të cilat dëmtojnë rëndë shtresat kulturore dhe arkeologjike. E fundit, a ka mbetur kush në Ministrinë e Kulturës që të kuptojë nga këto koncepte teknike?”-thuhet në reagim.

    Top Channel

  • Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

    Ministri Gonxhja reagon pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun arkeologjik të Finiqit: Po mbikëqyren nga institucionet

    Pas denoncimit për punime të paligjshme në parkun Arkeologjik të Finiqit, ka reaguar ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. 

    Në një mesazh në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se lajmet nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi. 

    “Sipas njoftimit, aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale. 

    Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po merr më në fund trajtën e zbatimit konkret, duke shënuar një hap të domosdoshëm në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më përfaqësuese të antikitetit në jug të vendit. Ndërhyrjet synojnë stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, duke i hapur rrugë një përvoje më cilësore kulturore dhe turistike në Finiq”, thuhet në njoftim. 

    Sipas Gonxhes, punimet përfshijnë lidhen me pastrimin e sipërfaqeve dhe të bimësisë, kryerjen e sondazheve për verifikimin e themeleve, ndërtimin e sistemit të drenazhit, konsolidimin me shufra inoksi, si dhe rivendosjen në pozicion të gurëve ciklopikë të rrëzuar, me peshë 1.8–2.2 ton secili. 

    “Konsideruar peshën e rëndë të gurëve ciklopikë të rrëzuar, në raste të tilla, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, plotësisht në përputhje me normat dhe kriteret e VKM nr. 1099/2020. Pikërisht këto mjete dhe veprimtari janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme, ndërkohë që ato janë pjesë e procesit të dokumentuar të restaurimit”, tha Gonxhja. 

    Ministri Gonxhja theksoi se deri më tani, projekti ka arritur në 80% të realizimit, duke garantuar stabilitetin afatgjatë të Murit të Bastionit, sigurinë e vizitorëve dhe ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës së vendit. 

    Në fund, Gonxhja nënvizon se ftohen mediat dhe publiku që të verifikojnë informacionin pranë institucioneve përgjegjëse përpara publikimit, për të shmangur shpërndarjen e lajmeve të pasakta që cenojnë perceptimin publik mbi punën e bërë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 

     

     

     

     

  • Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq/ Akreologu: Skandal! TCH zbardh vendimin, Ministria: Është restaurim

    Gërmimet me buldozer në Parkun Arkeologjik në Finiq/ Akreologu: Skandal! TCH zbardh vendimin, Ministria: Është restaurim

    Filmimet e turistëve të huaj në udhëtimet e tyre në sajtet aerologjike të Shqipërisë në parkun e qytetit antik në Finiq kanë ngjallur debat.

    Disa buldozerë u filmuan duke gërmuar mbi rrënoja antike dhe fillimisht u mendua se ishin jenë kërkues thesaresh që po shkatërronin sitin kulturor.
    Top Channel investigoi dhe zbuloi se pas gërmimeve të kryera ditët e fundit në Parkun Antik të Finiqit, nuk qëndrojnë thesarkërkues, siç denoncuan fillimisht turistët, por punonjës të shtetit, të cilët po gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda.
    Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
    Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për restaurimin e murit rrethues të sitit arkeologjik, por për mënyrën se si po kryhen këto ndërhyrje. Lejimi i mjeteve të rënda në zemër të parkut antik rrezikon seriozisht integritetin e sitit, duke cenuar shtresat arkeologjike të ekspozuara dhe strukturat antike që janë zbuluar me kujdes ndër vite.
    Situata problematike u përforcua edhe më shumë nga fakti se rruga që të çon drejt sitit arkeologjik ishte totalisht e bllokuar. Ekipi i Top Channel eci për afro 30 minuta në këmbë, për të mbërritur në vendin e punimeve dhe për të parë nga afër situatën. Në terren u panë relike të hapura e të ekspozuara në shesh, ndërsa mjetet e rënda ishin pozicionuar pikërisht në mes të parkut, aty ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj kanë punuar për gati një dekadë vetëm me mjete dore, për të shmangur çdo dëmtim të sitit.
    Ndërkohë, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera vendore deklaruan për Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë ndërhyrje të tillë të nisur në parkun antik.
    Por a rrezikon kjo mënyrë ndërhyrjeje punën gati 10-vjeçare të arkeologëve? Përgjigjja është e qartë sipas arkeologut Halil Shabani, i cili e cilëson këtë praktikë si të patolerueshme, duke theksuar se metoda të tilla nuk zbatohen në asnjë vend ku respektohen standardet e konservimit dhe restaurimit arkeologjik.
    Edhe ministri Blendi Gonxhe ka reaguar ndaj pretendimeve të turistëve, duke theksuar se në Finiq po zhvillohen punime të miratuara restaurimi, të cilat po kryhen sipas standardeve dhe procedurave ligjore.
    Gonxhe sqaron se “Konsideruar peshën e rëndë të gurëve ciklopikë të rrëzuar, në raste të tilla, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, plotësisht në përputhje me normat dhe kriteret e VKM nr. 1099/2020. Pikërisht këto mjete dhe veprimtari janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme, ndërkohë që ato janë pjesë e procesit të dokumentuar të restaurimit”.

    Top Channel

  • Parku Arkeologjik i Finiqit, Gonxhja: Punime nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore

    Parku Arkeologjik i Finiqit, Gonxhja: Punime nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një reagimi publik përgënjeshtroi sot lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Në reagim thuhet se lajmet nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi.
    Në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.

    “Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po merr më në fund trajtën e zbatimit konkret, duke shënuar një hap të domosdoshëm në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më përfaqësuese të antikitetit në jug të vendit. Ndërhyrjet synojnë stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, duke i hapur rrugë një përvoje më cilësore kulturore dhe turistike në Finiq”, thuhet në njoftim.

    Sipas Gonxhes, punimet përfshijnë lidhen me pastrimin e sipërfaqeve dhe të bimësisë, kryerjen e sondazheve për verifikimin e themeleve, ndërtimin e sistemit të drenazhit, konsolidimin me shufra inoksi, si dhe rivendosjen në pozicion të gurëve ciklopikë të rrëzuar, me peshë 1.8–2.2 ton secili. “Konsideruar peshën e rëndë të gurëve ciklopikë të rrëzuar, në raste të tilla, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, plotësisht në përputhje me normat dhe kriteret e VKM nr. 1099/2020. Pikërisht këto mjete dhe veprimtari janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme, ndërkohë që ato janë pjesë e procesit të dokumentuar të restaurimit”, tha Gonxhja.

    Ministri theksoi se deri më tani, projekti ka arritur në 80% të realizimit, duke garantuar stabilitetin afatgjatë të Murit të Bastionit, sigurinë e vizitorëve dhe ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës së vendit. Në fund, Gonxhja nënvizoi se ftohen mediat dhe publiku që të verifikojnë informacionin pranë institucioneve përgjegjëse përpara publikimit, për të shmangur shpërndarjen e lajmeve të pasakta që cenojnë perceptimin publik mbi punën e bërë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

  • Gërmimet në Parkun Arkeologjik në Finiq për të kërkuar flori? Bie poshtë denoncimi i turistëve, ja si qëndron e vërteta

    Gërmimet në Parkun Arkeologjik në Finiq për të kërkuar flori? Bie poshtë denoncimi i turistëve, ja si qëndron e vërteta

    Top Channel investigoi dhe zbuloi se pas gërmimeve të kryera ditët e fundit në Parkun Antik të Finiqit, nuk qëndrojnë thesarkërkues, siç denoncuan fillimisht turistët, por punonjës të shtetit, të cilët po gërmonin në mes të parkut arkeologjik me mjete të rënda.

    Në këtë zonë të mbrojtur ka nisur projekti “Restaurimi dhe konsolidimi i murit rrethues”, me një vendim të datës 25 korrik 2025 të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas kërkesës së bërë nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Institucioni përgjegjës për zbatimin e punimeve është Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
    Pikëpyetjet janë të mëdha, jo për faktin që është dhënë leje për restaurimin e murit rrethues të sitit arkeologjik, por për mënyrën se si po kryhen këto ndërhyrje. Lejimi i mjeteve të rënda në zemër të parkut antik rrezikon seriozisht integritetin e sitit, duke cenuar shtresat arkeologjike të ekspozuara dhe strukturat antike që janë zbuluar me kujdes ndër vite.
    Situata problematike u përforcua edhe më shumë nga fakti se rruga që të çon drejt sitit arkeologjik ishte totalisht e bllokuar. Ekipi i Top Channel eci për afro 30 minuta në këmbë, për të mbërritur në vendin e punimeve dhe për të parë nga afër situatën. Në terren u panë relike të hapura e të ekspozuara në shesh, ndërsa mjetet e rënda ishin pozicionuar pikërisht në mes të parkut, aty ku arkeologët shqiptarë dhe të huaj kanë punuar për gati një dekadë vetëm me mjete dore, për të shmangur çdo dëmtim të sitit.
    Ndërkohë, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera vendore deklaruan për Top Channel se nuk kishin asnjë dijeni për ndonjë ndërhyrje të tillë të nisur në parkun antik.
    Por a rrezikon kjo mënyrë ndërhyrjeje punën gati 10-vjeçare të arkeologëve? Përgjigjja është e qartë sipas arkeologut Halil Shabani, i cili e cilëson këtë praktikë si të patolerueshme, duke theksuar se metoda të tilla nuk zbatohen në asnjë vend ku respektohen standardet e konservimit dhe restaurimit arkeologjik.

    Top Channel

  • Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë

    Alarm në Finiq: Gërmimet po dëmtojnë parkun arkeologjik? Turistët denoncojnë

    Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në brenda Parkut Arkeologjik te Finiqit, por në momentin askush nuk po punonte.
    Punimet ishin ndalur që ditën e djeshme kohë në të cilën policia i konstatoj ato, gërmimet janë kryer në mes të ditës nga këto mjete të rënda, policia, drejtoria e monumenteve të kulturës dhe IKMT zbarkuan në terren, këta të fundit kërkonin nga punonjësit lejen për ndërhyrjen që po kryhej, ndërsa policia e Vlorës e kontaktuar thotë se ka marr indicie për ndërhyrje por që deri më tani nuk ka dalë me një komunikim zyrtar.
    Dyshimet e turistëve që ngritën alarmin për këto punime janë se persona të paautorizuar kanë punuar për qëllime përfitimi personale nisur dhe nga fakti se gjithë rruga për të shkuar në site ishte totalisht e bllokuar nga inertet duke e bërë të pakalueshme, çka shton dyshimet se mjetet janë futur në site nga një rrugë dytësore.
    I vetmi dokumentacion që disa punonjës kishin ishte një miratim i vitit 2021 ku kërkohej ndërhyrja në muret rrethuese të sitit arkeologjik. Por a lejohet ndërhyrja me mjete të renda në sitin arkeologjik ? A ka pasur leje dhe a janë vendosur në dijeni për këtë ndërhyrje IKMT, Bashkia e Finiqit dhe instancat e tjera?

  • Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

    Zbulime arkeologjike në Kthellën e Epërme, puna nga arkeologët do të vijojë në Mirditë

    Zbulimet arkeologjike në Kthellën e Epërme në Mirditë gjatë muajit nëntor janë tepër interesante. Gërmimi arkeologjik i shpëtimit në zonën e Kthellës së Epërme, në Mirditë gjatë muajit nëntor u realizua nga arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, me mbështetjen e Bashkisë Mirditë. Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, të dhënat arkeologjike nga kjo zonë janë tepër interesante, të shoqëruara edhe me një toponimi të pasur dhe domethënëse, e cila dëshmon për aktivitet njerëzor, duke filluar nga periudha e Hekurit të Hershëm e deri në atë të Antikitetit të Vonë. “Hulumtimi dhe gjurmimi arkeologjik do të vijojë dhe priten rezultate të rëndësishme për njohjen dhe zbulimin e thesareve të trashëgimisë kulturore të zonës së Mirditës dhe më gjerë”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
    Gërmimi arkeologjik që ka vijuar gjatë muajit nëntor në Kthellën e Epërme në Mirditë është në vijim dhe të projekteve të tjerë më parë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, u formua nga bashkimi i dy institucioneve të mëparshme në varësi të Ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga  Instituti Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. IKTK-ja ushtron veprimtarinë  edhe në fushën e arkeologjisë parandaluese e të shpëtimit dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, si rrjedhojë e planifikimit urban e territorial në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, harton kriteret e hulumtimeve arkeologjike, shqyrton dokumentacionin teknik në lidhje me to, si dhe kryen mbikëqyrjen e proceseve arkeologjike dhe ecurisë së projekteve.
     

  • Zbulimi i ri arkeologjik: Njerëzit e parë ishin më të zgjuar dhe shpikës se sa mendonim

    Zbulimi i ri arkeologjik: Njerëzit e parë ishin më të zgjuar dhe shpikës se sa mendonim

    Një zbulim arkeologjik në veriperëndim të Kenias ka tronditur botën shkencore, duke sugjeruar se njerëzit e parë në Tokë ishin shumë më të zgjuar dhe shpikës sesa besohej më parë.

    Studiuesit kanë zbuluar se paraardhësit e njerëzve që jetonin 2.75 milionë vjet më parë në një vend arkeologjik të quajtur Namorotukunan kanë përdorur mjete prej guri në mënyrë të vazhdueshme për 300 mijë vite rresht, një dëshmi që ndryshon rrënjësisht mënyrën si e kuptojmë evolucionin njerëzor, raporton BBC.

    Deri më tani, shkencëtarët mendonin se përdorimi i mjeteve ishte i rastësishëm dhe i përkohshëm, një ide që ky studim e përmbys plotësisht.

    “Ne mendonim se përdorimi i mjeteve ishte si një shkëndijë që u shua shpejt. Por kur sheh një vazhdimësi prej 300 mijë vjetësh, kupton se kjo është diçka e qëndrueshme dhe e trashëguar”, tha profesori David Braun, nga Universiteti George Washington në SHBA, i cili drejtoi kërkimin.

    Ekipi ndërkombëtar i arkeologëve, pas dhjetë vitesh kërkimesh, gjeti mbi 1,300 fragmente guri të mprehtë, çekiçë guri dhe bërthama, të gjitha të përpunuara me kujdes përmes një teknike të njohur si Oldowan, metoda e parë e njohur e prodhimit të mjeteve prej guri. Sipas Dr. Dan Palcu Rolier, gjeoshkencëtar nga Universiteti i São Paulos, këta njerëz të hershëm ishin “shumë më të sofistikuar se ç’mund të mendojmë”.

    “Këta individë ishin gjeologë të shkëlqyer. E dinin saktësisht cilat gurë duhej të zgjidhnin dhe si t’i përpunonin. Disa prej mjeteve janë aq të mprehta sa mund të na presin gishtat edhe sot”, tha ai për BBC.

    Teknologjia kundër evolucionit biologjik

    Zbulimet tregojnë se përdorimi i mjeteve i ndihmoi këta njerëz të mbijetonin në një mjedis që ndryshonte me shpejtësi. Rajoni i Turkana-s, ku ndodhet siti, kaloi nga kënete të gjelbërta në savana të thata dhe gjysmëshkretëtira, sipas Rahab N. Kinyanjui, shkencëtare në Muzeun Kombëtar të Kenias.

    Ndryshe nga kafshët që duhej të përshtateshin përmes evolucionit biologjik ose të migronin, këta banorë të hershëm përdorën teknologjinë si mjet mbijetese.

    “Ata nuk ndryshuan trupat e tyre për t’u përshtatur, por mënyrën se si gjenin ushqim”, shpjegon Dr. Rolier.

    Në shtresat e ndryshme të gërmimeve janë gjetur kocka kafshësh të thyera dhe të prera, që tregojnë përdorimin e mjeteve për të ndarë mishin nga kockat dhe për të gërmuar bimë. Kjo aftësi i lejoi ata të mbeteshin në të njëjtin vend për qindra mijëra vjet, pavarësisht ndryshimeve klimatike ekstreme.

    Sfida ndaj teorive të vjetra të evolucionit

    Zbulimi i Namorotukunanit sfidon bindjet e deritanishme të komunitetit shkencor, që e lidhnin përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve me rritjen e trurit njerëzor rreth 2.4–2.2 milionë vjet më parë.

    Por sipas Prof. Braun, mjetet ishin tashmë në përdorim shumë kohë përpara se truri i njeriut të zmadhohej.

    “Kemi nënvlerësuar jashtëzakonisht shumë këta njerëz të hershëm”, tha ai.

    “Aftësia për të përdorur teknologjinë për t’u përshtatur me ndryshimet e mjedisit mund të gjurmohet shumë më herët sesa kemi menduar, ndoshta deri 2.75 milionë vjet më parë, dhe ndoshta edhe më herët.”

    Ky zbulim nuk është thjesht një detaj arkeologjik, është një rishkrim i historisë së njerëzimit.

    Ai tregon se rrënjët e kreativitetit dhe inovacionit, cilësi që sot e përcaktojnë qenien njerëzore, janë shumë më të thella në kohë sesa mund ta imagjinojmë. Në vend që të ishin thjesht mbijetues të natyrës, njerëzit e parë ishin shpikës që filluan të kontrollonin botën përreth tyre.