Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
Në terren ndodhen ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit, së koordinim me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.
“Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të funditEkipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale, për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura”, shkruan Rama në rrjete sociale, teksa ka ka ndarë dhe pamje nga punimet në terren.
Tag: argjinaturave
-

FOTO / Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren
