Tag: argjinatura

  • Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Rritet rreziku i përmbytjeve, çahet sërish argjinatura e Lagunës së Kune Vainit

    Vetëm një javë pas mbylljes, argjinatura e Lagunës së Kune Vainit është çarë sërish. Dëmtimi ka ndodhur disa metra mbi çarjen e mëparshme, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonë.

    Pak ditë më parë, argjinatura pësoi dëmtime për shkak të reshjeve të dendura, duke përmbytur disa banesa dhe duke rrethuar me ujë të tjera, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.
    Po ashtu, nën ujë u gjendën edhe toka bujqësore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet lokale janë në terren ku ka filluar serish ndërhyrja

    Top Channel

  • Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Alarm për përmbytje në Lezhë/ Çahet argjinatura e lagunës së Vainit

    Zona e Lezhës po përballet sërish me rrezik përmbytjesh, pasi në argjinaturën e lagunës së Vainit është konstatuar një çarje e re.
    Ky dëmtim ndodhet vetëm pak metra mbi prishjen e mëparshme që ka pësuar argjinatura e laguës, duke rritur mundësinë që uji të depërtojë drejt tokave bujqësore dhe banesave të zonës.
    Ekipet e emergjencës janë në terren, ku po monitorojnë nga afër gjendjen.
    Aktualisht po punohet për të marrë masat e menjëhershme për stabilizimin dhe forcimin e argjinaturës.

  • Çahet argjinatura e Vainit, rikthehet rreziku i përmbytjeve në zonat përreth

    Çahet argjinatura e Vainit, rikthehet rreziku i përmbytjeve në zonat përreth

    Situata e re ka krijuar ankth dhe panik tek banorët e Rrilës, Barbullonjës dhe Myltes, të cilët gjatë çarjes së parë të argjinaturës qëndruan për më shumë se 10 ditë nën ujë.
    Kjo ngre dyshime për dobësimin strukturor të argjinaturës dhe mungesën e ndërhyrjeve afatgjata që mund të zgjidhin njëherë e mirë problemin e erozionit dhe presionit hidrik mbi lagunë.

  • ‘Argjinatura të çara dhe zona pa energji elektrike’, Qarku Korçë përballet me dëme nga reshjet

    ‘Argjinatura të çara dhe zona pa energji elektrike’, Qarku Korçë përballet me dëme nga reshjet

    Problematikat në qarkun e Korçës janë shfaqur të shpërndara në disa bashki, me dëmtime që prekin argjinatura, rrugë rurale, sistemin e kullimit dhe furnizimin me energji në disa zona të izoluara.
    Në Bashkinë Maliq, po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumenjve Dunavec dhe Devoll, të cilat paraqesin rrezik për përmbytje të tjera.
    Në Bashkinë Pogradec, përveç dëmeve në rrugët dhe pronat familjare, u evidentuan problematika serioze në pastrimin e pusetave dhe menaxhimin e rrjedhjeve të lumenjve, veçanërisht në zonat e Verdovës dhe Rëmenjit. Humbja e 50 metrave të korsisë së biçikletave përbën një tjetër tregues të erozionit të fortë.
    Është verifikuar gjithashtu shkarje dherash pranë rezervuarit Stropskë 2, e cila po vlerësohet nga ekipet e emergjencave, duke ngritur shqetësime për sigurinë e rezervuarit.
    Nga ana e furnizimit me energji, OSHEE raporton se Fideri 6 i Nënstacionit Mollas ka lënë pa energji 11 abonentë në zonën Kurtesh, ndërsa pjesa tjetër e fiderave funksionon normalisht.
    Drejtoria Qendër–Lindje e ARRSH njofton se në aksin Qafë Plloçë – Qukës po vijojnë punimet për pastrimin e inerteve nga rruga, pasi reshjet kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.
    Megjithë punën e strukturave në terren, shumë zona të qarkut Korçë vijojnë të përballen me dëmtime strukturore dhe problematika që po kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme dhe afatgjata.
     

  • Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit

    Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile.
    Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit.
    Prurjet e pazakonta kishin depërtuar përmes çarjes, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa.
    Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.

  • Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO

    Argjinaturat çahen, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës – VIDEO

    Përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit, ku argjinaturat janë shkatërruar njëra pas tjetrës, duke vënë në rrezik banesa, blegtori dhe prodhimin bujqësor. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë përfshirë nga ujërat që kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike.
     

     
    Çarja e argjinaturës së lumit Bistricë në Çukë – Bagëti të mbytura, stalla të shkatërruara, banesa nën ujë
     
    Argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në blegtori. Më shumë se 500 krerë bagëti të imta dhe të trasha janë mbytur, ndërsa stalla të tëra janë shkatërruar.
    Uji ka përfshirë me shpejtësi fermat dhe magazinat bujqësore, duke shkatërruar qindra tonë misër, ushqim për bagëti, lëndë ushqimore të depozituara dhe pajisje të fermave. Për shkak të prurjeve të mëdha, pesë banesa janë përmbytur, duke detyruar familje të largohet përkohësisht.
    Katër barinj u izoluan për orë të tëra brenda një stalle me dhjetëra dele, ndërsa vetëm ndërhyrja me vonesë e emergjencave civile shmangu humbje të tjera njerëzore.
     

     
    Operacion i ushtrisë për shpëtimin e deleve – Ndërhyrje me mjete speciale në Çukë
     
    Për herë të parë pas shumë vitesh, forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile u angazhuan në një operacion të drejtpërdrejtë evakuimi të kafshëve të bllokuara. Ushtarët hynë në ujë deri në 1 metër lartësi, dhe me mjete të posaçme tërhoqën delet nga stalla e rrethuar nga uji.
    Ndërkohë, një pulari në Çukë ka pësuar dëme të rënda, ku uji ka shkatërruar ushqimin e shpendëve, inkubatorë, pajisje elektrike dhe një pjesë të prodhimit.
     

    Pavlla del nga shtrati – 6 fshatra të Markatit të izoluar
     
    Situata është kritike edhe në Konispol, ku lumi Pavëll ka dalë nga shtrati pranë urës në Vilë, duke izoluar 6 fshatra të Njësisë Administrative Markat:Markat, Dishat, Ninat, Janjar, Shalës dhe Vërvë
     
    Rruga mbeti për disa orë e pakalueshme. Banorët thonë se mungesa e pastrimit të kanaleve dhe investimeve serioze në argjinatura ka sjellë përhapjen e ujit drejt zonave të banuara dhe fushave bujqësore.
     

     

    Mandarinat nën ujë – Dëme të rënda në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrina
     
    Fushat e Konispolit, zona me prodhimin më të madh të mandarinave në Shqipëri, janë plotësisht të përmbytura. Parcela të tëra me mandarina në Çiflik, Shkallë, Musi, Xarrë dhe Vrinë ndodhen nën ujë në momentin e korrjes.
    Fermerët paralajmërojnë se:
    “Nëse uji qëndron edhe dy ditë, pemët do të humbasin prodhimin dhe mund të thahen edhe për vitet e ardhshme.”
    Dëmet ekonomike në mandarina, perime dhe foragjere mund të shkojnë në miliona euro, duke goditur qindra familje që jetojnë vetëm nga bujqësia.
     

    Bamatat – Shembet argjinatura pak ditë pas vizitës së ministrit
     
    Në Bamatat të Delvinës, argjinatura është shembur vetëm pak ditë pasi u vizitua publikisht nga Ministri i Bujqësisë dhe deputetët Ardit Bido dhe Vasil Llajo, të cilët e prezantuan si një investim “strategjik” për mbrojtjen e fermerëve nga përmbytjet.
    Pas shirave, strukturat e sapo ndërtuara nuk i rezistuan dot prurjeve të lumit. Banorët kërkojnë hetim të punimeve dhe ndëshkim për përgjegjësit, duke e cilësuar projektin si “punim të dobët dhe pa cilësi”.
     
    Thirrjet e banorëve: “Të shpallet gjendja e emergjencës!”
     
    Banorët e të gjithë zonave të prekura kërkojnë shpallje të gjendjes së emergjencës, dëmshpërblim dhe ndërhyrje të menjëhershme në argjinatura, kanale dhe rrugë.
    “Nëse shteti nuk ndërhyn tani, nesër nuk do të mbetet as një pemë, as një lopë, as një familje këtu.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë

    Rrugë të bllokuara dhe argjinatura e çarë në Çukë të Sarandës, mjeti zjarrfikës nën ujë

    Reshjet e dendura të natës kanë shkaktuar probleme serioze në disa bashki të nënprefekturës Sarandë, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar dëmtime në infrastrukturë.

    Rruga Delvinë–Kardhiq ishte e pakalueshme për disa orë për shkak të prurjeve të mëdha të ujit dhe dherave, por pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës është bërë e mundur hapja e saj.
    Situata paraqitet e rënduar edhe në Çukë, ku argjinatura është çarë gjatë natës dhe uji ka vërshuar në fushat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
    Në Delvinë vijojnë prurjet e dherave dhe gurëve, të cilat po krijojnë probleme të reja përgjatë akseve rrugore. Vështirësi të shumta janë raportuar edhe në bashkinë Konispol, ku brenda qytetit ka rënie dherash dhe gurësh. Në aksin Shkallë–Konispol–Qafë Botë, situata është rënduar aq sa rruga është bërë e pakalueshme.
    Ndërkohë, lumi Pavllo ka dalë nga shtrati në zonën e quajtur Vilë, duke bllokuar rrugën nacionale. Ura që lidh fshatin Shalës me fshatrat Markat, Ninat dhe Janjar është shembur, duke izoluar zonën dhe duke krijuar emergjencë për lëvizjen e banorëve.
    Autoritetet ndodhen në terren, por reshjet e vazhdueshme po e bëjnë situatën gjithnjë e më të vështirë.

    Top Channel

  • Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

    Çahet argjinatura e lumit Bistricë në Çukë të Sarandës, përmbyten disa banesa

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 08:56
    Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në argjinaturën e lumit Bistrica në zonën e Çukës, duke sjellë përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe disa shtëpive.
    Uji ka dalë nga shtrati dhe ka pushtuar tokat përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

    Situata paraqitet e rënduar edhe në Konispol dhe Shalës, ku përmbytjet kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për banesat pranë zonave të ekspozuara.

    Ndërkohë, si pasojë e reshjeve intensive, gjashtë fshatra të njësisë administrative Markat në Sarandë janë izoluar. Rrugët hyrëse janë bllokuar nga prurjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin e banorëve dhe të mjeteve.

  • Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore

    Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore

    Moti i keq ka përfshirë vendin, teksa në Çukë të Sarandës, për shkak të reshjeve të dendura, është çarë argjinatura e lumit Bistrica. Për pasojë, janë përmbytur pesë banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.
    Ndërkaq, katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë me dele.
    Përmbytje ka pasur edhe në Shalës, Konispol. Lumi Pavlla ka dalënga shtrati te ura në Vilë.
    Dalja nga shtrati e lumit ka izoluar 6 fshatra të njësisë administrative Markat.
    Poashtu, reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa zonë në vend. Bëhet me dije se kanali i ujërave në në fshatin Sovjat ka dalë nga shtrati dhe për pasojë ka përmbytur disa banesa. Katër familje janë detyruar të evakuohen, pasi uji është futur në banesat e tyre.
    Prej disa ditësh intensiteti i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje dhe probleme në qarkullim ndërsa në shumë zona lumenjtë dhe kanalet janë në nivel kritik. Banorët shprehen se uji ka dëmtuar prodhimet e tyre të vitit.
     

  • Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Moti i keq, çahet argjinatura e Vainit

    Për shkak të motit të keq dhe prurjeve të shumta të ujit ka çarje në argjinaturën e lagunës së Vainit ku sasi të mëdha uji po derdhen drejt kanalit kullues.
    Pamjet me dronë tregojnë dëmtimet dhe përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore.
    Autoritet thonë se po merren masa ndërsa banorët të alarmuar tregojnë se rrezikohen edhe zona e banuar e Bregut të Matës.

    Ekipet emergjente ndodhen në terren dhe po hedhin inerte për të frenuar rrjedhjen e ujit.