Ka nisur këtë të enjte fluturimi më i gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar që mbulon rreth 20 mijë kilometra, lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë.
Ngjarja u njoftua nga kompania ajrore “China Eastern Airlines” dhe avioni u nis nga aeroporti Pudong i Shangait për në Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar është Buenos Aires në Argjentinë
Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë.
Veçse vendos një rekord të distancës më të gjatë pa ndërprerje, linja e re shkurton kohën totale të udhëtimit mes Kinës dhe Amerikës së Jugut me më shumë se katër orë.
Linja do të operohet dy herë në javë me fluturime vajtje-ardhje duke u bërë një korridor i ri jugor mbi Paqësor.
Kompania shpjegoi se për shkak të distancës së gjatë dhe kufizimeve në performancën e avionëve, fluturimet mes Kinës dhe Amerikës së Jugut deri më tani kanë kërkuar ndalesa të ndërmjetme.
Por itinerari i si ka vetëm një ndalesë në dy orëshe Acukland, por sërish konsiderohet pa ndërprerje sepse nuk ka ndryshim avionësh dhe qëllimi është vetëm që pasagjerët të mund të pushojnë.
Tag: argjentinë
-

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
-

Shpërthime në një zonë industriale në Argjentinë, 20 të plagosur
Një seri shpërthimesh kanë goditur një zonë industriale në Ezeiza, në periferi të Buenos Aires, duke shkaktuar një zjarr që është përhapur në disa objekte, sipas zyrtarëve lokalë.
“Shpërthimet dhe zjarri që po përhapet në disa objekte janë të tmerrshme”, tha kryebashkiaku i Ezeizës, Gaston Granados, për televizionin C5N.
Më shumë se 20 persona janë plagosur, raportoi rrjeti televiziv lokal.
Pamjet nga parku industrial Spegazzini tregojnë shkallën e shkatërrimit në zonë, ku brigada të mëdha zjarrfikësish dhe ambulanca kanë shkuar me nxitim në vendngjarje.
Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.Top Channel
-

‘Mitër me qira’/ Midis dëshirës për fëmijë dhe krimit
Një çift gjerman ka paguar rreth 50,000 euro për të lindur fëmijën e tyre përmes një nëne zëvendësuese në Argjentinë, duke nxjerrë në pah një rrjet të dyshimtë agjencish dhe debatet ligjore mbi legalizimin apo ndalimin e praktikës së zëvendësimit kudo në botë.
Në nëntor të vitit 2023, Heike dhe Claude udhëtuan për në Buenos Aires për të marrë fëmijën e tyre, Rabi, i cili lindi nga një nënë surrogate. Çifti kishte kontaktuar më parë një agjenci dhe kishte paguar pothuajse 50,000 euro për shërbimet. Por pas kthimit në Gjermani, foshnja u detyrua të shtrihesh në spital për probleme me frymëmarrjen, duke zbuluar se kishte vetëm dokumente argjentinase dhe që prindërit nuk ishin të përgatitur për trajtimin e saj.
Shërbimet Sociale gjermane ndërhynë dhe morën Rabi-n nën kujdes, duke alarmuar autoritetet argjentinase. Hetimet e mëvonshme zbuluan një rrjet kompleks agjencish dhe individësh që shfrytëzonin gratë në disavantazh ekonomik, duke ngritur akuza për trafikim dhe shfrytëzim të nënave të surrogate.
Shtatzënitë zëvendësuese janë të ndaluara në Gjermani, por kontraktimi jashtë vendit nuk ndëshkohet. Ekspertët vlerësojnë se tregu global i zëvendësimeve arrin afërsisht 19 miliardë euro dhe vazhdon të rritet, ndërkohë që mungon një legjislacion ndërkombëtar që e rregullon.
Në Argjentinë, zëvendësimi nuk është ligjërisht i ndaluar, por gjithashtu nuk lejohet shprehimisht, duke krijuar një boshllëk që rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar për përfitime financiare. Carlos Leiva, një ndër të përfshirët, pranoi se kishte ndihmuar më shumë se 400 familje, por mohoi ekzistencën e kontratave komerciale, duke e quajtur pagesën “rimbursim shpenzimesh”.
Çështja ka nxitur debate të ashpra në Gjermani rreth legalizimit të praktikës së zëvendësimit dhe rregullimit të agjencive, ndërsa fëmija Rabi vijon të rritet nën kujdesin e një nëne kujdestare. Hetimet në Argjentinë vazhdojnë, ndërsa Leiva ka paralajmëruar Kolumbinë si tregun e tij të ardhshëm.
-

Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok
viktimat
ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja.
Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë’ dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth 20 milje larg shtëpive të tyre. Automjeti me të cilin u morën vajzat ndodhej 100 metra larg shtëpisë, i ishte vënë flaka dhe ishte djegur plotësisht.
Më pas tre të rejat iu nënshtruan u torturuan dhe u vranë në atë që po etiketohet si një “vrasje hakmarrjeje”, që dyshohet se është orkestruar nga kreu i bandës. Bosi i krimit, i identifikuar si një shtetas peruan i cili mendohet se është larguar nga vendi, thuhet se urdhëroi vrasjen e tyre si një “paralajmërim” për të tjerët. Deri më tani janë arrestuar katër persona. /ZËRI -

Horror në Argjentinë! 3 vajza bien pre e kartelit të drogës, torturohen, përdhunohen dhe vriten ‘live’ në Tik-Tok
viktimat
ARGJENTINË-Një përdhunim, torturë dhe vrasje e tmerrshme e tre vajzave u transmetua drejtpërdrejt në TikTok në Argjentinë. Një nga viktimat, Lara Gutierrez, ishte vetëm 15 vjeç. Dy të tjerat janë identifikuar si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
Ministri i Sigurisë së Buenos Airesit, Javier Alonso, ka konfirmuar se trupat e pajetë të Brenda del Castillo, Morena Verdi dhe Lara Gutiérrez, të cilat ishin raportuar të zhdukura të premten, janë gjetur të groposura në oborrin e një shtëpie në një zonë periferike të kryeqytetit, raportojnë mediat e huaja.
Vajzat u akuzuan për vjedhje kokaine nga një bandë droge. Policia beson se ato u joshën si të ftuara për një “festë’ dhe shkuan në një shtëpi në periferi të Buenos Aires, kryeqytetit të Argjentinës, rreth 20 milje larg shtëpive të tyre. Automjeti me të cilin u morën vajzat ndodhej 100 metra larg shtëpisë, i ishte vënë flaka dhe ishte djegur plotësisht.
Më pas tre të rejat iu nënshtruan u torturuan dhe u vranë në atë që po etiketohet si një “vrasje hakmarrjeje”, që dyshohet se është orkestruar nga kreu i bandës. Bosi i krimit, i identifikuar si një shtetas peruan i cili mendohet se është larguar nga vendi, thuhet se urdhëroi vrasjen e tyre si një “paralajmërim” për të tjerët. Deri më tani janë arrestuar katër persona. /ZËRI -

Scaloni: Emocione të forta për ndeshjen e fundit të Messit në Argjentinë, por ai mund të…
16 Shtator 2025
10:38
Alfred Lleshi
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, kujtoi me emocion fitoren 3-0 ndaj Venezuelës, ndeshjen që shënoi ndeshjen e fundit zyrtare të Lionel Messit në Argjentinë. Ai theksoi rëndësinë e momentit dhe gëzimin e numrit 10, duke përmendur edhe praninë e familjes:
“Ne e jetuam ndeshjen si të gjithë, duke e ditur emocionin e madh, që të gjithë ishin atje për të dhe për shokët. Emocionet që përjetuam atë ditë do të mbeten përgjithmonë. Ishte një ditë e mrekullueshme. Messi e shijoi ndeshjen duke shënuar, ishte me familjen e tij, çka kishte vërtet rëndësi për të”.
Scaloni la të hapur mundësinë që Messi të kthehet në fushë në Argjentinë, edhe pse pa pikë në lojë: “Sigurisht, nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Buenos Aires. Do ta shohim përsëri, sepse meriton të luajë këtu”. Kjo tregon jo vetëm dashurinë e Messit për vendin e tij, por edhe respektin e gjithë ambientit argjentinas për një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit. -

Argjentinë-Venezuelë 3-0; Messi e feston me dopietë ndeshjen e fundit në shtëpi (video)
5 Shtator 2025
7:49
Alfred Lleshi
Lionel Messi shënoi dy gola, ndërsa Lautaro Martínez shtoi një tjetër në fitoren 3-0 të Argjentinës, në atë që mund të ketë qenë ndeshja e fundit konkurruese e kapitenit në tokën argjentinase. Pjesa e parë nisi me dominim, por pak raste të rrezikshme. Venezuela mbrohej mirë, derisa një aksion i shkëlqyer solli golin.
Leandro Paredes gjeti Julián Álvarez, i cili në vend që të gjuante, asistoi për Messin. Kapiteni e ngriti topin mbi dy mbrojtës dhe shënoi. Thiago Almada rrezikoi për 2-0, por portieri reagoi. Në minutën e 60-të, Messi pati një tjetër rast, por u ndal nga portieri. Në fund, Argentina gjeti forcë shtesë.
Lautaro Martínez realizoi golin e dytë pas një pasimi të Almada. Më pas, Messi vulosi fitoren 3-0 dhe siguruar tri pikë të merituara. Nëse kjo ishte ndeshja e fundit konkurruese e Messit në Argjentinë, ai e mbylli në mënyrën më të bukur. -

Kërkohet arrestimi i Netanyahut kur ai të mbërrijë në Argjentinë
Benjamin Netanyahu
ARGJENTINË-Një grup avokatësh argjentinas dhe palestinezë i kanë kërkuar sistemit federal të drejtësisë në Buenos Aires të arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas mbërritjes së tij në vend, nëse konfirmohet vizita e tij te aleati i tij Javier Milei, e paralajmëruar për në shtator.
Padia, e bashkëautorizuar nga avokatët Rodolfo Yanzón dhe Raji Sourani, bazohet në një ankesë të paraqitur nga familjet e viktimave dhe të mbijetuarve të një sulmi ndaj një karvani humanitar në Rafah, në jug të Gazës, i cili më 23 mars rezultoi në vdekjen e 15 personave, përfshirë punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe, shkruan Reuters.
Sipas avokatëve, masakra përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas Statutit të Romës – i cili themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale – dhe Kushtetutës Argjentinase. Organizatat lokale, përfshirë Abuelas de Plaza de Mayo, kanë shprehur tashmë kundërshtim të fortë ndaj vizitës së mundshme të udhëheqësit izraelit./ZËRI -

Portreti i vjedhur nga nazistët 80 vite më parë, rishfaqet rastësisht në Argjentinë
Një portret nga shekulli i 18-të, i vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, besohet se është rishfaqur në një vend krejt të paparashikueshëm: i varur mbi një divan në një shtëpi bregdetare në Argjentinë dhe nuk u zbulua nga organet ligjzbatuese apo ndonjë muze, por nga një foto e publikuar në një faqe interneti për shitjen e pasurive të patundshme.
Vepra, “Portreti i një Zonje” i realizuar nga artisti barok italian Giuseppe Vittore Ghislandi, i përkiste Jacques Goudstikker, një tregtar i njohur hebre-arti nga Holanda, koleksioni i të cilit me më shumë se 1 mijë e 100 vepra u konfiskua pas pushtimit nazist të Holandës në vitin 1940.
Zyrtarë të lartë nazistë morën qindra prej tyre, sipas Agjencisë Holandeze për Trashëgiminë Kulturore. Trashëgimtarët e Goudstikker përfaqësohen nga avokatët amerikanë Yael Friedman dhe Amelia Cuneo nga Friedman, Norman & Friedland, LLP.
Friedman konfirmoi për “ABC News” se klientja e tyre, Marei von Saher, vajza e dhëndrit të Goudstikkerit, 81 vjeçe dhe trashëgimtare e vetme, synon të ngrejë një kërkesë zyrtare për dëmshpërblim për “Portretin e një Zonje”.
-

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore gjendet në Argjentinë, reklamimi i shtëpisë për ta shitur nxori në pah grabitjen
Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian është zbuluar në faqen e internetit të një agjencie pasurish në Argjentinë, që reklamonte një shtëpi për shitje.
Bëhet fjalë për veprën “Portreti i një gruaje” (Contessa Colleoni) nga piktori barok Giuseppe Ghislandi, i njohur edhe si Fra’ Galgario. Piktura shfaqet e varur mbi një divan në dhomën e ndenjes së shtëpisë, në një qytet bregdetar pranë Buenos Aires.
Gazeta holandeze AD tha se pas një hetimi të gjatë, arriti të gjurmojë veprën e artit. Ky portret është pjesë e një databaze të arteve të humbura dhe sipas ministrisë holandeze të kulturës është ende i pazbuluar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Portreti i përkiste Jacques Goudstikker, një prej tregtarëve më të njohur të artit në Holandë, i cili iku nga vendi në maj 1940 për të shpëtuar nga nazistët, por vdiq tragjikisht gjatë udhëtimit drejt një zone të sigurt. Pas luftës, shumë vepra u gjetën dhe iu kthyen trashëgimtarëve, por ky portret nuk u identifikua kurrë.
Dokumentet e kohës tregojnë se piktura ka qenë në pronësi të Friedrich Kadgien, një zyrtar nazist, i cili më pas u zhvendos në Brazil dhe Argjentinë, ku ndërtoi familjen dhe biznesin e tij. Kadgien vdiq në vitin 1978.
Historia mori kthesë kur gazeta AD pa foton e portretit në faqen e një agjencie imobiliare që po shiste shtëpinë e Kadgien në Argjentinë. Ekspertët e artit thonë se piktura është origjinali i humbur, por për konfirmim të plotë duhet ekzaminimi direkt i veprës.
Kjo zbulim është një hap i rëndësishëm në historinë e artit të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore.Top Channel