Tag: argjentinas

  • “Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas”; Messi zbulon dhimbjen që mbante përbrenda

    “Më shanin, më thoshin që s’jam argjentinas”; Messi zbulon dhimbjen që mbante përbrenda

    Lionel Messi, duke u ndalur te familja, mbështetësja më e madhe në karrierën e tyij të jashtëzakonshme, zbulon se ka pasur brenda vetes edhe dhimbje të mëdha. Për t’i përballuar ato e ka ndihmuar pikërisht familja, gjëja më e shtrenjtë për të:
    “Familja është gjithçka për mua. Ata kanë qenë gjithmonë pranë meje, sepse ka edhe momente të vështira, momente që i kemi vuajtur shumë me kombëtaren.  Flisnim pak për këtë më parë. Ti je tashmë duke menduar për ndeshjen tjetër, unë kthehesha nga Argjentina dhe tri ditë më pas luaja me Barcelonën. Po jetoja dy realitete të ndryshme.
    Në Barcelonë po fitonim gjithçka, po luaja mirë dhe po shënoja gola, pastaj shkoja te kombëtarja dhe rezultatet nuk vinin. Më shanin. Më thonin nga të gjitha, se nuk e ndieja fanellën, se nuk isha argjentinas, se nuk do të luaja më, që s’duhej të isha fare atje.
    Familja ime po kalonte një periudhë shumë të vështirë. Dhe pikërisht atëherë e vlerëson edhe më shumë dashurinë e vërtetë që njerëzit kanë për ty, që janë pranë teje.Dhe kam qenë gjithmonë me fat që familja ime është kaq pranë meje. Ne jemi shumë të bashkuar, ashtu si edhe familja e gruas time. Kjo e bën çdo gjë më të lehtë, sepse ata sillen në të njëjtën mënyrë si ne”.

  • (VIDEO) Diamanti i Serie A ishte duke realizuar golin e vitit, portieri i Kosovës kreu superpritjen për duartrokitje!

    (VIDEO) Diamanti i Serie A ishte duke realizuar golin e vitit, portieri i Kosovës kreu superpritjen për duartrokitje!

    28 Nëntor 2025

    23:10

    Telesport

    Sezoni i Nico Paz me Comon po vjen duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë. Pas fitores së sotme kundër Sassuolos, numri dhjetë argjentinas është tani një nga dy lojtarët me më shumë se pesë gola dhe pesë asiste në pesë ligat më të mira europiane këtë sezon.
    Me mire se talenti argjentinas eshte vetem Michael Olise, me gjashtë gola dhe gjashtë asiste te Bayern Munich. Sonte, Paz ishte serish arkitekti i mesfushes se Comos teksa fitorja 2-0 ndaj Sassuolos mban firmat e Anastasios Douvikas dhe Alberto Moreno. Kjo ishte fitorja e gjashte ne kete kampionat per djemte e Fabregas qe jane duke ecur me ritme te rendesishme dhe duan qe sivjet zonen top 4 ne Serie A, teksa kane edhe 6 barazime dhe nje humbje te vetme.
    Nderkohe po sonte Nico Paz pa t’i prishej supermagjia e roveshate nga portieri i Kosovës, Arijanet Muric, i cili fluturoi per te pritur topin. Ai u vlersua nder me te miret ne fushe me noten 8.2 nga Sofascore.
     

  • Barcelona e ëndërron, gjiganti i PL gati të transferojë Julian Alvarez për 150 mln euro

    Barcelona e ëndërron, gjiganti i PL gati të transferojë Julian Alvarez për 150 mln euro

    13 Nëntor 2025

    18:25

    Telesport

    Julian Alvarez me siguri do të jetë personazhi kryesor i merkatos së ardhshme verore. Për sulmuesin argjentinas ka interes të madh nga Barcelona, por edhe shumë klube të tjera të mëdha.
    Megjithëse Atletico Madrid e ka bërë të ditur disa herë që nuk e mendon largimin e yllit argjentinas, situata mund të ndryshojë kur bëhet fjalë për një ofertë ekonomike 150 milionë euro.
    Mediet angleze raportojnë se “Blutë” janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë euro për të rikthyer në Premier League sulmuesin argjentinas, për të cilin ka interes konkret edhe nga Barcelona dhe PSG.
    Në situatën aktuale financiare që janë katalanasit, është e vështirë të bëjnë një transferim që kushton mbi 100 milionë euro. PSG ka shprehur interes, por ende pa dhënë një shifër.

  • Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

    Një argjentinas për Allegri-n në merkaton e janarit, Milan gjen sulmuesin që i mungon

    6 Nëntor 2025

    19:17

    Telesport

    Reparti që ka shfaqur më shumë probleme te Milan deri tani është padyshim sulmi. Santiago Gimenez dhe Christopher Nkunku nuk e kanë bërë ende sefte për këtë sezon në Serie A dhe deri tani paraqitjet e tyre kanë qenë zhgënjyese.
    Për këtë arsye, Max Allegri ka kërkuar nga drejtuesit një sulmues të ri gjatë merkatos së janarit dhe emri i parë në listë është ai i Joaquin Panichelli. Sulmuesi argjentinas po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Ligue 1 me fanellën e Strasbourg, ku ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje.
    Gara për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar nuk do të jetë aspak e lehtë, duke qenë se ai është në radarin e disa klubeve të njohura si Chelsea dhe Barcelona. Te Milan janë gati të “sakrifikojnë” Gimenez për të siguruar shumën e nevojshme për transferimin e Panichelli.

  • Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    1 Nëntor 2025

    20:51

    Telesport

    Një tjetër emër i është shtuar listës së gjatë të sulmuesve që po ndjek Barcelona, për të gjetur mes tyre pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.
    “Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur që tani me negociatat për transferimin e Joaquín Panichelli, sulmuesit argjentinas i cili po shkëlqen me fanellën e Strasbourg këtë sezon, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e para.
    23-vjeçari argjentinas u transferua nga Alaves te Strasbourg gjatë verës së fundit për 7 milionë euro, por me formën e treguar deri tani, vlera e tij në fund të sezonit do të jetë shumë herë më e madhe.
    Joaquín Panichelli është gati të rikthehet në Spanjë, aty ku sezonin e kaluar në Segunda Divizion shënoi 21 gola me fanellën e Mirandes, para se të transferohej këtë verë në Ligue 1. E vetëdijshme që sulmuesi është në radarin e disa klubeve, Barcelona kërkon të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Strasbourg.

  • Fund tragjik për biznesmenin argjentinas, bie nga 900 metra lartësi dhe humb jetën teksa ngjitej në mal

    Fund tragjik për biznesmenin argjentinas, bie nga 900 metra lartësi dhe humb jetën teksa ngjitej në mal

    Një fund tragjik i erdhi sipërmarrësit 45-vjeçar argjentinas dhe bashkëthemeluesit të GranData, Matias Augusto Trevizan, i cili vdiq pasi ra nga një lartësi prej 900 metrash ndërsa zbriste nga mali Shasta në Kaliforninë Veriore.

    Trevizano e kishte ngjitur malin më 12 shtator, por ndërsa zbriste nga Shtegu i njohur Clear Creek, ai u çorientua. Sipas policisë lokale, ai doli nga rruga “jo-teknike” dhe përfundoi me një alpinist tjetër në Akullnajën Wintun, në një lartësi prej 4100 metrash.
    Të dy burrat u përpoqën të zbrisnin shpatin në mënyrë të kontrolluar për të arritur në një vend më të sigurt. Megjithatë, Travisano humbi kontrollin dhe goditi një shkëmb 100 metra më poshtë, duke mbetur pa ndjenja për rreth dhjetë minuta. Kur ai rifitoi vetëdijen dhe u përpoq të lëvizte, ai rrëshqiti përsëri dhe ra në një përrua, duke humbur jetën.
    Trupi i tij u gjet nga një helikopter i Policisë Shtetërore të Kalifornisë në bazën e akullnajës, në një lartësi prej 3,100 metrash. Autoritetet paralajmëruan se, pavarësisht përcaktimit të rrugës Clear Creek si “më e sigurt”, alpinistët shpesh çorientohen në kushte të dukshmërisë së ulët dhe përfundojnë në kalime të rrezikshme.
    Travisano, një fizikant dhe sipërmarrës, ishte bashkëthemelues dhe ish-drejtor ekzekutiv i GranData, një kompani analizash të të dhënave me seli në San Francisko. Në vitin 2024, ai ishte këshilltar i qeverisë së Javier Milley dhe e kishte shoqëruar presidentin argjentinas në turneun e tij të parë në Silicon Valley, ku është fotografuar me të dhe drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook.
    Kolegët dhe bashkëpunëtorët i dhanë lamtumirën me emocion. “Ai ishte një person shumë i ngrohtë, një njeri familjar dhe tepër shakaxhi”, tha një nga studentët e tij në një mesazh lamtumire.

    Top Channel

  • Pikëllim për futbollin argjentinas, ndahet nga jeta talenti i madh. Klubi i tij shpall tri ditë zie

    Pikëllim për futbollin argjentinas, ndahet nga jeta talenti i madh. Klubi i tij shpall tri ditë zie

    Futbolli argjentinas është zhytur në zi, pas vdekjes së Santiago Valentino Guzmán Zanni, një prej talenteve më premtues të akademisë së San Lorenzos, i cili u nda nga jeta vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
    Klubi nga Buenos Aires e njoftoi lajmin me një komunikatë zyrtare, ku shprehu ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e lojtarit, duke e përshkruar si një djalë me guxim të jashtëzakonshëm:
    “Familja e San Lorenzos është në zi. Me trishtim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Santiago Valentino Guzmán Zanni (15 vjeç), lojtar i akademisë sonë, i cili luftoi me guxim të jashtëzakonshëm kundër një sëmundjeje të rëndë.
    Jemi pranë dhe përqafojmë familjen e tij, miqtë dhe të gjithë të dashurit e tij në këtë moment dhimbjeje të thellë. Ky përqafim shkon edhe për mësuesit e tij, skuadrën e futbollit të të rinjve, shokët e ekipit dhe miqtë, për të gjithë ata që do ta ndiejnë mungesën e tij”.
    Mesazhi i San Lorenzos vijoi me një tjetër shenjë respekti dhe afërsie: “Klubi është plotësisht në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar mbështetjen e nevojshme. Në kujtim të Valen, San Lorenzo shpall tri ditë zie. Pusho në paqe, Valen! Do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.
    Ky njoftim plot dhimbje ka tronditur gjithë futbollin argjentinas. Guzmán Zanni, pavarësisht moshës së re, konsiderohej një nga talentet më premtues të akademisë së San Lorenzos.

  • Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    22 Gusht 2025

    11:41

    Telesport

    Bayer Leverkusen i është bashkuar Borussia Dortmund në një garë “kokë më kokë” për Facundo Buonanotte. Talenti 20-vjeçar argjentinas luan me Brighton në Premier League.
    Sipas “Sky Germany”, skuadra e Dortmund dhe ajo e Brighton kanë diskutuar më herët për një huazim për një vit, me mundësi blerjeje verën e ardhshme. Më pas, në bisedime ka hyrë edhe Leverkusen.
    Edhe pse Brighton preferon ta huazonte Buonanotte në një klub tjetër në Premier League, siç bëri edhe vjet, Dortmund dhe Leverkusen të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me skuadrën angleze.
    Lojtari anësor argjentinas, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Leicester në Premier League, ku realizoi 5 gola në 31 ndeshje.

  • Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh, ja propozimi i verdhekuqve

    Roma i kërkon Pep Guardiolës një nder të madh, ja propozimi i verdhekuqve

    30 Korrik 2025

    19:25

    Telesport

    Claudio Echeverri, talenti i ri argjentinas, në pronësi të Manchester City, për të cilin janë paguar 18 milionë euro, nuk është në planet e menjëhershme të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll ka një skuadër plot me lojtarë të afirmuar dhe nuk ka mundësit’i japë shansin talentit argjentinas të provojë veten tek ekipi i parë i “Qytetarëve”.
    Guardiolës dhe City-t i ka ardhur në ndihmë Roma. Klubi kryeqytetas ka kërkuar zyrtarisht huazimin e lojtarit. Klubi italian beson se mund t’i ofrojë atij një rol të rëndësishëm këtë sezon, në të cilin ai do të ketë mundësinë të provojë veten për herë të parë në Europë.
    “Tuttosport” raporton se propozimi i Romës përfshin dhe opsionin e blerjes në fund të huazimit. Deri tani nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga ana e klubit anglez. Duhet thënë se propozimi i Romës do i kënaqte të treja palët.
    Së pari, klubi kryqytetas do të përforcohej me një talent që mund të bie shumë në sy në Serie A. Së dyti, për vetë lojtarin transferimi te Roma mund të jetë një përvojë e mbarë për të nisur karrierën në Europë. Së treti, për vetë Man. City-n dhe Guardiolën. Duke qenë se vetë nuk kanë mundësi t’i japin minuta loje djaloshit argjentinas, huazimi në Serie A mund të jetë një përvojë e mirë para se lojtari të provoje veten te ekipi anglez.

  • Juventus largon pas vetëm një sezon anësorin argjentinas, shitja e tij hap dritën jeshile për Sancho e Conceicao

    Juventus largon pas vetëm një sezon anësorin argjentinas, shitja e tij hap dritën jeshile për Sancho e Conceicao

    11 Korrik 2025

    10:39

    Telesport

    Juventus është gati të pranojë një ofertë të mirë financiare për Nico Gonzalez dhe të lirojë anësorin argjentinas. Shifra që konsiderohet e arsyeshme për shitjen e tij është rreth 30 milionë euro.
    Kjo do t’u jepte mundësi bardhezinjve për të rritur fondet e tyre për lëvizjet e ardhshme të tregut të transferimeve. Sipas “Tuttosport”, klubi është duke pritur oferta konkrete nga klubet saudite, të cilat vazhdojnë ta monitorojnë nga afër lojtarin.
    Marrëdhënia e Nico Gonzales me Juventus duket se po i afrohet fundit, pasi 27-vjeçari, që ka një kontratë deri në vitin 2029 me Juventus (5 gola në 38 ndeshje zyrtare), nuk bën pjesë në planet e trajnerit Igor Tudor.
    Transferimi i tij mund të zhbllokojë edhe marrëveshjet në vazhdim të klubit. Shitja e argjentinasit do t’i hapë rrugën një marrëveshje më Manchester United për Jadon Sancho si dhe të lehtësojë blerjen e kartonit të Francisco Conceicao.