Tag: argjentina

  • E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar

    E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar

    8 Dhjetor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Nga Argjentina vjen një zë i fortë merkatoje për të ardhmen e Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon me Romën më 30 qershor. Sipas burimeve amerikano-jugore, rrethi i sulmuesit argjentinas po punon për zgjidhjen e parakohshme të kontratës që në janar, me synimin që Dybala të transferohet te Boca Juniors, ku luan miku i tij Leandro Paredes, i cili prej kohësh po e shtyn të rikthehet në Argjentinë.
    “E di që Paulo dëshiron të vijë te Boca. E ka zemrën te Boca Juniors”, – kishte thënë disa javë më parë Daniel Paredes, babai i Leandros, duke zbuluar se kishte dëgjuar një bisedë mes dy lojtarëve ku Dybala shprehej i gatshëm të vinte.
    Mes Romës dhe Dybala nuk ka ende bisedime për rinovim, siç e ka konfirmuar drejtori sportiv Frederic Massara. Për klubin verdhekuq peshojnë dëmtimet e shpeshta të lojtarit dhe paga prej rreth 8 milionë euro në sezon. Për të qëndruar në Romë, Dybala do të duhej të pranonte ulje rroge. Ndërkohë, Boca po pret.

  • VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

    VIDEO/ Argjentina triumfon me 2 gola ndaj kombëtares afrikane

    Argjentina triumfoi me rezultatin 0-2 në miqësoren ndaj Angolës, në kryeqytetin Luanda, në ditën e festimeve për 50-vjetorin e Pavarësisë së afrikanëve.
    Vendasit disa momente të rrezikshme në pjesën e parë, ku Banza iu afrua golit, ndërsa portieri Rulli reagoi mirë.
    Ndërkohë Lionel Mesi pati mundësi të zhbllokonte rezultatin, por Hugo Marques e ndaloi me një pritje vendimtare. Goli i parë erdhi pak para pushimit, kur shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 43-të.

    Në pjesën e dytë, Angola u afrua me barazimin me Zito Luvumbo, por nuk gjeti portën. Argjentina e mbylli takimin në minutën e 82-të me golin e Mesit pas një aksioni individual.

    Argjentina vijon përgatitjet për Botërorin 2026, ndërsa Angola ka mbetur jashtë pasi doli e katërta në grupin eliminator. Kombëtarja e Leo Mesit do të rikthehet në fushë në mars, në prag të Kupës së Botës 2026, për të mbrojtur titullin e fituar në Katar në 2022.

  • Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Emra që do ndezin BBVA5: Mateo Borri, Argjentina Ramosaj dhe të tjerë VIP-a që mund të hyjnë!

    Showbiz E Premte, 18 Korrik 2025 09:56
    Spekulimet kanë nisur dhe rrjeti po zien: “Big Brother VIP Albania 5” pritet të rikthehet fuqishëm në ekran, dhe si gjithmonë, emrat që përfliten për hyrje janë më “të nxehtë” se kurrë.
    Edhe pse nuk ka ende një listë zyrtare, disa figura publike janë bërë pjesë e thashethemeve të para. Salsano Rrapi, aktor dhe moderator shumë i dashur për publikun, ka pranuar në një intervistë televizive se ka marrë një ftesë nga produksioni. “As po, as jo” ishte përgjigjja e tij, duke shtuar kuriozitetin dhe dyshimet.

    Por nuk mbaron me kaq. Dy emra të tjerë që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet janë këngëtarja Argjentina Ramosaj dhe modeli e njëkohësisht trajner fitnesi, Mateo Borri, të cilët fansat i kanë përmendur si hyrje të mundshme që mund të ndezin atmosferën.

     
    Po ashtu, në listë janë përmendur edhe Evi Reçi, Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira, ndonëse në këtë fazë çdo emër është spekulim.

    Pas suksesit të “BB VIP 2”, i cili mbetet edicioni më i komentuar dhe më kaotik deri më sot, pritshmëritë janë të larta. Me premtime për një kast “bombë”, dinamika të reja dhe surpriza të mëdha, mbetet për t’u parë nëse ky sezon do të jetë i denjë për hype-in që po krijohet.

  • James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

    James Rodriguez tha se Argjentina fiton me arbitra, Messi: Ti flet shumë…

    11 Qershor 2025

    17:46

    Telesport

    Lionel Messi është përballur me rivalin e tij kolumbian James Rodriguez gjatë ndeshjes së Argjentinës me Kolumbinë.
    Ndeshja u mbyll në barazim 1–1 në raundin e 16-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Në pjesën e dytë, sulmuesi argjentinas iu afrua mesfushorit dhe shkëmbeu disa fjalë me të.
    “Ke thënë që arbitrat na ndihmuan në finale. Ti flet shumë”, i është drejtuar Messi rivalit të tij. “Nuk kam thënë asgjë”, ka qenë reagimi i James.

  • Ancelotti debuton me barazim pa gola te Brazili, fiton Argjentina e kualifikuar tashmë

    Ancelotti debuton me barazim pa gola te Brazili, fiton Argjentina e kualifikuar tashmë

    Debutimi i Carlo Ancelottit në stolin e Brazilit nuk la gjurmë. Në transfertën delikate kundër Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, “Seleção” u ndal me barazim pa gola (0-0), pa emocione, duke treguar sërish probleme shqetësuese në fazën sulmuese. Ekuadori, i pamposhtur prej 8 ndeshjesh në shtëpi dhe i fortë në mbrojtje (vetëm 5 gola të pësuar në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi), e konfirmon qëndrueshmërinë e vet.
    Pavarësisht skemës më të balancuar të zgjedhur nga Ancelotti, me Marquinhos dhe Alex Sandro që udhëhoqën mbrojtjen dhe Vinicius Junior që veproi si lider ofensiv me fanellën me numrin 10, Brazili nuk arriti ta çajë mbrojtjen kundërshtare. I riu Estevão krijoi rastin e vetëm të rrezikshëm në pjesën e parë, të humbur nga Gerson, ndërsa në pjesën e dytë as Richarlison dhe as Vinicius nuk arritën të shënonin nga rastet që patën. Të mërkurën, “Seleção” do të përballet në shtëpi me Paraguajin për të tentuar të sigurojë kualifikimin në Botërorin 2026.
    Në fushë ishte edhe Argjentina, e cila festoi kualifikimin matematikor për në Botëror, pasi mposhti 1-0 Kilin në Santiago. Golin vendimtar e shënoi Julian Alvarez në minutën e 16-të. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Mastantuono, 17 vjeç e 295 ditë, debutuesi më i ri në historinë e “Albiceleste”, i cili hyri në lojë në fund dhe është prenotuar tashmë nga Real Madridi. “Albiceleste”, edhe pa Messin, tregoi sërish forcë dhe pragmatizëm, me Balerdi dhe Romero që spikatën në mesfushë.

  • Ançeloti debuton me barazim, Argjentina matematikisht në USA, Kanada, Meksikë

    Karlo Ançeloti debuton me një barazim pa gola si trajner i Brazilit. Në ndeshjen delikate jashtë fushe kundër Ekuadorit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 zona CONMEBOL, Seleçao u ndal në një 0-0 pa emocione. Ekuadori, i pamposhtur në tetë ndeshje në shtëpi dhe i fortë në mbrojtje (vetëm pesë gola të pësuar në 15 ndeshjet e fundit në shtëpi), konfirmoi këmbënguljen e tyre.

    Pavarësisht formacionit më të ekuilibruar me Markuinjos dhe Aleksandro që udhëheqin mbrojtjen dhe Vinicius që vepron si lider sulmues me fanellën me numër 10, Brazili nuk arrin të depërtojë. I riu Estevao krijon shansin e vetëm të vërtetë të pjesës së parë, të shpërdoruar nga Gerson, ndërsa në pjesën e dytë as Riçarlison dhe as Vinicius nuk i shndërrojnë rastet e tyre në gola. Të mërkurën, Seleçao do të përballet me Paraguain në shtëpi për të provuar të sigurojë kualifikimin.

    Gjithashtu Argjentina doli në fushë, duke festuar kualifikimin e saj matematikor për Kupën e Botës duke mposhtur Kilin 1-0 në Santiago. Goli i Julian Alvarez në minutën e 16-të ishte vendimtar. Mastantuono, 17 vjeç e 295 ditë, debutuesi më i ri në historinë e Albiceleste, ishte gjithashtu një yll, duke hyrë në fund (i premtuar i Real Madridit). Ndërkaq Argjentina, pavarësisht se ishin pa Mesin, konfirmuan soliditetin dhe konkretësinë e tyre, me Balerdin dhe Romeron që spikasnin në mesfushë.

    Raundi i 15-të CONMEBOL, Kupa e Botës 2026

    Ekuador-Brazil 0-0Paraguai-Uruguai 2-0 Kili-Argjentinë 0-1

    Kolumbi- Peru 22:30

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Botës/ Argjentina shpartallon Brazilin, e para e kualifikuar nga CONMEBOL

    Kupa e Botës/ Argjentina shpartallon Brazilin, e para e kualifikuar nga CONMEBOL

    Bolivia dhe Uruguai barazuan 0-0 në El Alto, në Estadio Municipal, në ditën e 14-të të ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut.

    Kjo bëri që kombëtaren e Argjentinës, kampionët në fuqi të Botës (Katar 2022) u kualifikuan zyrtarisht për Botërorin e ardhshëm 2026 përpara se të fitonin klasikun kundër Brazilit 4-1. Për Albiceleste është pjesëmarrja në Kupën e Botës numër 19-të.

    Ndërkohë përpos Bolivi- Uruguai gjatë mëngjesit të sotëm u zhvilluan disa takime të tjera të zonës CONMEBOL. Kështu Argjentina shpartalloi Brazilin 4-1, Kili- Ekuador 0-0, Kolumbi- Paraguai 2-2, venezuelë- Peru 1-0.

    Katër xhiro nga fundi, Amerika e Jugut me 6 bileta botërori në dispozicion dhe një të 7-të që shkon në play off, ka hyrë në fazë vendimtare.

    Të kualifikuara për në fazën finale të Botërorit 2026 në SHBA, Kanada, Meksikë:

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kanadaja (kualifikuar si organozatorë), Japonia, Irani, Zelanda e Re dh Argjentina.

    Vazhdo leximin

  • Edhe pa Messin, Argjentina mbetet e madhe. Kampionët e botës në fuqi shkatërrojnë 4-1 Brazilin

    Edhe pa Messin, Argjentina mbetet e madhe. Kampionët e botës në fuqi shkatërrojnë 4-1 Brazilin

    Duhej të ishte nata e madhe e Brazilit. Ajo e revanshit, siç kishte thënë Raphinha, ylli i Barcelonës, i cili donte fitoren me çdo kusht. Dukej si fundi i një epoke, pasi nga njëra anë mungonte ikona Lionel Messi, ndërsa nga ana tjetër nuk kishte arsye për të qeshur, me mungesën e Neymar. Në fund të fundit, doli më keq për Brazilin, sepse “albicelestët” treguan të gjithë forcën e tyre.
    Skuadra e Scalonit, edhe pa numrin e saj 10, i shkatërroi verdhëjeshilët, duke i futur në telashe përsa i përket renditjes. Megjithatë, barazimi i Bolivisë i kishte siguruar tashmë Argjentinës një vend në Kupën e Botës 2026, para se të luante ndaj Brazilit, duke e mbrojtur atë si kampione në fuqi.
    Më pas, Julian Alvarez dhe Enzo Fernandez vulosën epërsinë e tyre, e cila u zbeh për një moment nga Matheus Cunha. MacAllister realizoi golin e tretë përpara zëvendësimeve, ndërsa Giuliano Simeone shënoi golin e katërt dhe të fundit, duke vulosur fitoren 4-1.

    Renditja e përditësuar

    Argjentina – 31 pikë
    Ekuadori – 23 pikë (3 pikë penalizim)
    Brazili – 21 pikë
    Uruguaji – 21 pikë
    Paraguaji – 21 pikë
    Kolumbia – 20 pikë
    Venezuela – 15 pikë
    Bolivia – 14 pikë
    Peruja – 10 pikë
    Kili – 10 pikë

    Argjentina-Brazili 4-1Shënues: 4′ Alvarez, 12′ Fernandez, 41′ MacAllister, 71′ Giuliano Simeone / 27′ Matheus Cunha.Argjentina (4-2-3-1): Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico (76′ Medina); Paredes (82′ Palacios), Fernandez; MacAllister (76′ Paz), De Paul, Almada (68′ Simeone); Alvarez (82′ Correa). Trajner: Lionel Scaloni.Brazili (4-2-3-1): Bento; Wesley, Marquinhos, Murilo (45′ Ortiz), Arana; André (84′ Ederson), Joelinton (46′ Joao Gomes); Rodrygo (46′ Endrick), Raphinha, Vinicius Junior; Matheus Cunha (69′ Savinho). Trajner: Dorival Junior.