Tag: argjendari

  • Mos lejo që një shitës rrepe të përcaktojë vlerën tënde

    Mos lejo që një shitës rrepe të përcaktojë vlerën tënde

    Foto ilustrim

    Në qytetin e Samarrës, Irak, i cili ndodhet në veri të Bagdadit, jetonte një pedagog, Ebul Hasen, një nga intelektualët e rrallë të Irakut. Mes shumë studentëve, ai kishte dhe një student të varfër dhe nevojtar, por shumë të zgjuar dhe ambicioz.Një ditë të vështirë, studenti vajti të blejë diçka për të ngrënë. Me vete kishte vetëm 150 cent, ndërkohë që një vakt ngrënie me rrepë kushtonte 200 centë. Me njëqind centë ai bleu një bukë dhe me pjesën e mbetur vajti të blejë ca rrepë. Iu afrua një shitësi dhe i tha: “Kam vetëm pesëdhjetë cent.”Shitësi iu përgjigj: “Por një racion rrepë kushton njëqind.”Student i tha: “Do të të tregoj diçka rreth shkencës në këmbim të pesëdhjetë centëve.”Shitësi iu përgjigj me ironi: “Nëse shkenca jote do të të kishte bërë dobi, do ta kishe fituar me djersë atë 50 centsh e s’do të vije tek unë. Tani shko fute në një gotë me ujë atë shkencën tënde dhe pije në vend të rrepës!”Fjalët e shitësit i ranë si shpatë e mprehtë studentit, i cili me vete tha: “Po, e vërtetë, nëse do më bënte dobi shkenca që studioj, do t’i kisha siguruar paratë e ushqimit, por kam dhjetë vite studime dhe as një 50 centsh se siguroj dot. Do të heq dorë nga studimet e larta.”Pas disa ditësh mungesë, pedagogu u interesua për studentin e tij ambicioz dhe fisnik. Studentët e tjerë i treguan se ai i kishte lënë studimet dhe kishte filluar punë për të përballuar jetesën e vështirë.Profesori e mori adresën e studentit të tij dhe i vajti në shtëpi. Pasi e gjeti dhe hyri brenda, e pyeti përse kishte vendosur të heqë dorë nga studimet.Student ia rrëfeu fije për pe historinë me shitësin e rrepës, ndërkohë që lotët i rridhinin faqeve çurg.Pedagogu, pasi e dëgjoi i tha: “Nëse të duhen para, merre unazën time dhe shite, me ato para plotëso nevojat e tua.” Studenti iu përgjigj: “E urrej shkencën dhe dijen sepse nuk më kanë sjellë asnjë dobi material.”Nën presionin e nevojës dhe nën insistimin e profesorit, studenti e pranoi unazën dhe vajti tek argjendari ta shesë. Me ta parë, argjendari e pyeti: “Ku e ke marrë këtë unazë?”“Ma ka dhuruar profesori im, Ebul Hasen”, iu përgjig.Argjendari dyshoi dhe mori studentin dhe të dy vajtën tek pedagogu në fjalë, i cili e siguroi se ia kishte dhënë ai.Mandej, argjendari e vlerësoi unazën dhe i dha paratë sipas vlerës.Të nesërmen u takuan dhe profesori e pyeti: “Ku vajte për ta vlerësuar dhe shitur unazën?”Studenti:”Tek argjendari.”Profesori: “Përse vajte tek argjendari dhe jo tek shitësi i rrepës?”Student: “Sepse vetëm atje e dinë vlerën e vërtetë të arit dhe sendeve të çmuara.”Profesori: “Po përse pranove që dijen tënde ta vlerësojë shitësi i rrepëve dhe të të thotë se çfarë ke mësuar e mëson nuk vlen fare? Dijen tënde nuk e vlerëson veçse një i ditur dhe ti je nga studentët e mi më të ditur. Kurrë mos lejo që ta përcaktojë vlerën tënde akademike dikush që s’të njeh dhe se vlerëson dijen. Njerëzit janë si metalet dhe metalet e shtrenjtë nuk i vlerëson dot kush veçse një argjendar. Prandaj, kthehu sërish në auditor dhe vazhdo studimet!”

    Perktheu nga arabishtja: Elmaz Fida

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KUR MÁRQUEZ FLISTE PËR ROMANIN “NJËQIND VJET VETMI”: TËRË FRIKË PYETA SE ÇFARË DREQIN DO TË VINTE MË PAS…

  • VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

    VIDEO+EMRI – Arrestohet 24- vjeçari, grabiti bizhuteri në Lezhë dhe i shiti në Shkodër, e pëson edhe argjendari

    Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin Marjolin Malaj, 24 vjeç, banues në këtë fshat.

    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

    Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

    Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë teksa në mes të ditës hyn i qetë në banesën ku grabiti.
    Vlera e bizhtuterive kap vlerën rreth 300 000 lekë.
    Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi sot policia.

  • Vodhi bizhuteri në një banesë dhe i shiti në një argjendari, arrestohet i riu në Shkodër

    Vodhi bizhuteri në një banesë dhe i shiti në një argjendari, arrestohet i riu në Shkodër

    Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin
    Vlera e bizhtuterive kap vlerën rreth 300 000 lekë.
    Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
    “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.

    Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
    Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Panik në Shkodër! ‘Skifteri’ futet më skafandër në argjendari dhe i drejton armën pronarit, por del pa asgjë…(DETAJET)

    Panik në Shkodër! ‘Skifteri’ futet më skafandër në argjendari dhe i drejton armën pronarit, por del pa asgjë…(DETAJET)

    Pamje nga vendngjarja

    SHKODËR- Një ngjarje që ka ngjallur panik në Shkodër është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 11:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Vasil Shanto”, ku një person i paidentifikuar me skafandër në kokë, ka tentuar të kryeje vjedhje në një argjendari. Mirëpo, si duket tentativa e tij ka dështuar, pasi pronari i argjendarisë i ka kërkuar të heqë skafandën dhe ai është larguar menjëherë me vrap nga vendngjarja. Dyshohet se ky person ka kërcënuar me armë pronarin e argjendarisë që mos ta ndiqte. 
    Njoftimi:
    Shkodër / Informacion paraprak
    Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

  • Panik në Shkodër! Një person i armatosur futet me skafandër në argjendari! Refuzon të identifikohet, largohet me vrap dhe ‘harron’ motorin

    Panik në Shkodër! Një person i armatosur futet me skafandër në argjendari! Refuzon të identifikohet, largohet me vrap dhe ‘harron’ motorin

    Rreth orës 11:30, në lagjen “Vasil Shanto”, një shtetas ende i paidentifikuar, që qarkullonte me motomjet, ka qëndruar para një argjendarie dhe me skafandër në kokë është futur në argjendari. Pronari i argjendarisë i ka kërkuar që të heqë skafandrën, por ai ka refuzuar dhe është larguar me vrap, duke lënë edhe motomjetin para argjendarisë.
    Dyshohet se jashtë ambienteve të saj, ky shtetas i ka drejtuar një armë zjarri pronarit të argjendarisë që të mos ta ndiqte për ta kapur.
    Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tij.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Top Channel

  • Në kërkim ndërkombëtar për grabitje të aramatosur në një…/ Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

    Në kërkim ndërkombëtar për grabitje të aramatosur në një…/ Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

    Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për një grabitje të armatosur në një argjendari në Gjirokastër është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë.
    Ai akuzohet se në vitin 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur bizhuteri. Operacioni u zhvillua falë punës së Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë.
    Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se nga Greqia është ekstraduar shtetasi Armand Mevlani.
    Njoftimi i policisë:
    Interpol Tirana
    Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
    Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

  • Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

    Ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari, vodhi bizhuteri në një argjendari

    Një 45-vjeçar është ekstraduar nga Greqia, pasi në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri.
    Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndëkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.
    Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

  • Vodhi bizhuteri në një argjendari duke kanosur shitësin me armë, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

    Vodhi bizhuteri në një argjendari duke kanosur shitësin me armë, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

    Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari.

    Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.