Tag: argëtuar

  • Cirku italian shfaqje në Osum, krijohet atmosferë e veçantë për fëmijët e Beratit

    Cirku italian shfaqje në Osum, krijohet atmosferë e veçantë për fëmijët e Beratit

    Prej disa ditësh mbrëmjet në qytetin e Berat ndriçojnë nga diritat magjike të  Cirkut italian “Marina Ofrei”.

    Ky cirk me animatorë dhe akrobatë italianë ka dhuruar prej disa netësh emocione dhe spektakël për familjet vendase.
    Aktorët nga shteti fqinj performojnë çdo natë në skenën e cirkut, ku për rreth 1 orë e 30 minuta, spektatorët kanë parë numrat ajrorë dhe akrobaci të ndryshme, kanë parë tigrat të ngjiten në skenë, ndërkohë që fëmijët janë argëtuar me dy kllounët “Banana e Briciola”.

    “Kemi zgjedhur Beratin për të dhënë shfaqje pasi është një qytet shumë i bukur, me një shtrirje të gjerë dhe duke qenë një qytet turistik ishte zgjedhja më optimale për të ardhur këtu. Publiku është shumë i ngrohtë, qyteti është shumë i bukur, po ndihemi shumë mirë. Spektakli është i kompletuar, me kafshë, ekuilibristë, akrobatë dhe kllounët veçanërisht për fëmijët”, tha regjizori Ricardo Zafatta.
    Dy kllounët “Banana e Briciola”, Roberto Riva dhe Alex Spada janë shprehur se publiku beratas ka qenë i ngrohtë e sidomos fëmijët janë argëtuar me ta.
    “Publiku është kënaqur shumë me shfaqjen tonë të cirkut, fëmijët janë argëtuar mjaft me ne. Ne japim shfaqjet në çdo vend të Evropës e në mbarë botën dhe kemi dëshirë të shëtisim edhe në të gjithë Shqipërinë”, thanë ata.
    Cirku italian do të përformojë deri në 13 korrik në qytetin e Beratit./vizionplus.tv

  • Etiketimi “Mamica”, Spiropali: Nuk më ka rënduar, por më ka argëtuar! Opozita barazoi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë

    Etiketimi “Mamica”, Spiropali: Nuk më ka rënduar, por më ka argëtuar! Opozita barazoi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku ndër të tjera komentoi etiketimin si “Mamica”.
    Pyetjes ngacmuese të bërë nga autorja dhe drejtuesja e emisionit, Grida Duma për termat “Mamicë” dhe “Skënderbe”, kryeparlamentarja u përgjigje duke thënë se termi “Mamica” nuk është përdorur nga ajo vetë.
    Socialistja zbuloi se ky term nuk e ka rënduar, por madje e ka argëtuar.
    “Unë s’kam kuriozitet dhe as e ndjej si sakrificë, as më rëndon si kryq. Eshët një kryq që ma kanë vënë të tjerët, as nuk më ka rënduar, herë-herë më ka argëtuar duke më shpallur si pagëzuesen e Rilindjes. Edhe pse Mamica nuk është një term që e përdor unë, nuk e di nëse e meritoj atë term. Ajo që unë di… dua që ta lejoj mitin që te jetojë. Ne ishim në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kishim atë mbi kal (Skënderbeun), dhe opozita zgjodhi të bënte Edi Ramën si Skënderbeu dhe bravo u qoftë. Kjo është beteja jonë e dhjetë, që besoj se është e fitores tjetër”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.