Tag: arenën

  • Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Francë – Portugali, finalja e madhe luhet të dielën në “Arenën Kombëtare”

    Euro U-17 “Shqipëri 2025”/ Francë – Portugali, finalja e madhe luhet të dielën në “Arenën Kombëtare”

    Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të mbyllet të dielën në mbrëmje me finalen e madhe mes Francës dhe Portugalisë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në orën 20:30.
    Francë kërkon të rikthehet te trofeu pas tre vitesh mungesë, ndërsa Portugalia do të synojë të hakmerret për finalen e humbur vitin e kaluar, duke tentuar kësaj here ta ngrejë kupën në Tiranë.
    Të dyja skuadrat e nisën rrugëtimin e tyre në këtë Europian nga Grupi A, ku përballë kishin edhe Shqipërinë dhe Gjermaninë. Franca dhe Portugalia e përfunduan fazën e grupeve me nga 7 pikë, ndërsa ndeshja direkte mes tyre përfundoi në barazim 0-0.
    Në gjysmëfinale, Franca eliminoi Belgjikën me rezultatin 3-2, ndërsa Portugalia kaloi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive.
    Dy prej kombëtareve më në formë të turneut përballë njëra-tjetrës dhe një trofe në lojë, finalja e së dielës në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një mbrëmje spektakli që do të mbyllë me dinjitet Europianin historik të zhvilluar në Shqipëri.

  • Duka: Le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen!

    Duka: Le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen!

    Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar me entuziazëm prag finalen e Europianit U-17, që po zhvillohet në Shqipëri për herë të parë në histori.
    “14 ndeshje të zhvilluara, shumë gola të shënuar, emocione në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Rrogozhinë.
    UEFA European Under-17 Albania 2025 tashmë ka mësuar ekipet finaliste, Francën dhe Portugalinë, që do të tentojnë të ngrejnë trofeun më 1 qershor në “Arenën Kombëtare”.
    Këto ditë me futboll në vendin tonë kanë qenë të bukura dhe kjo falë edhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse, si Belgjika, Italia, Gjermania, Anglia, Çekia dhe Kombëtarja jonë.
    Tani le ta kthejmë “Arenën Kombëtare” në një vend feste dhe ta shijojmë finalen.
    Më 1 qershor, koha për ta mbyllur siç duhet këtë kompeticion historik të organizuar në vendin tonë.”

  • Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Nis Europiani U-17 në Shqipëri/ Kuqezinjtë munden nga Portugalia në “Arenën Kombëtare”

    Ka nisur sot Kampionati Europian U-17, i cili këtë vit zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, me kuqezinjtë që marrin pjesë si vend organizator.
    Ndeshja hapëse u zhvillua në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, mes Shqipërisë dhe Portugalisë, ku skuadra iberike dominoi duke fituar me rezultatin 0-4.
    Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të portugalezëve 0-1, pas një goli të shënuar me kokë nga Rafael Quintas në minutën e 36-të, pas një krosimi nga krahu.
    Në pjesën e dytë, Portugalia e rriti ndjeshëm ritmin dhe thelloi rezultatin:
    Minuta 65: Mide fitoi një penallti, pasi u ndal në mënyrë të parregullt nga Nuhaj. Ai vetë ekzekutoi saktësisht 11-metërshin për 0-2.
    Minuta 82: Manuel realizoi golin e tretë pas një aksioni të bukur.
    Minutat shtesë: Soares vulosi fitoren me golin e katërt për “luzitanët”.
    Në orën 20:30, luhet edhe ndeshja tjetër e grupit, mes Francës dhe Gjermanisë, në “Elbasan Arena”.

  • Tensione në Eurovision nga protestat pro-Palestinës në arenën e Bazelit

    Tensione në Eurovision nga protestat pro-Palestinës në arenën e Bazelit

    Tension në arenën e Eurovision në Bazel të Zvicrës, ku gjatë provave për gjysmëfinalen e dytë u ndërpre performanca e përfaqësuesit të Izraelit, Yuval Raphael pas ndërhyrjes së protestuesve pro-palestinezë.
    Disa persona me flamuj të Palestinës dhe fishkëllima hynë në arenë gjatë provës zyrtare. Sipas deklaratës së transmetuesit publik zviceran SRG SSR, “gjashtë persona, mes tyre edhe një familje, penguan provën duke protestuar. Stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë dhe i largoi nga salla”. Organizatorët falënderuan pjesëmarrësit dhe stafin për mirëkuptimin dhe konfirmuan përkushtimin e tyre ndaj një mjedisi të sigurt, neutral dhe gjithëpërfshirës, ku respektohen të gjithë.

    Pjesëmarrja e Izraelit këtë vit ka qenë objekt debatesh dhe thirrjesh për përjashtim për shkak të luftës në Gaza. Yuval Raphael, përfaqësuesja izraelite, është një e mbijetuar e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1.200 persona – fakt që ka nxitur diskutime të mëtejshme rreth pjesëmarrjes së saj.

  • Marciniak vendos drejtësi në finalen e Superiores Vllaznia – Egnatia, ja grupi i arbitrave që zbresin në “Arenën Kombëtare”

    Marciniak vendos drejtësi në finalen e Superiores Vllaznia – Egnatia, ja grupi i arbitrave që zbresin në “Arenën Kombëtare”

    Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.
    Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.
    Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Pawe? Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.
    Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Vllaznia ‘shkatërron’ Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” dhe siguron finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion

    Vllaznia ‘shkatërron’ Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” dhe siguron finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion

    Vllaznia është ekipi i parë që siguron finalen e madhe të sezonit për titullin kampion në “Abissnet Superiore”.
    Kuqeblutë mundën Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 2-1. Dygolëshi i Bekim Balajt në pjesën e parë ishte vendimtar për kuqeblutë, ndërsa për Dinamon rrugën e rrjetës e gjeti Itodo Mandela.
    Formacionet titullare:
    Vllaznia: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj.
    Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela.
    Vllaznia fitoi dy penallti në pjesën e parë, të cilat u shndërruan në gola nga Bekim Balaj. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
    Dinamo e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 52-të me golin e Itodo Mandelës.
    Megjithatë, Vllaznia administroi avantazhin deri në fund dhe siguroi finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion të “Abissnet Superiore” 2024–2025. Ndeshja u mbyll 2-1 për Vllazninë.
    Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia – Partizani, do të luhet nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.
    Në mbrëmje do të mësohet skuadra e dytë finaliste, që do të përballet me Vllazninë në finalen e madhe të 12 majit.

  • Gjysmëfinalja e parë e Final 4, Vllaznia – Dinamo City, luhet sot në “Arenën Kombëtare”

    Gjysmëfinalja e parë e Final 4, Vllaznia – Dinamo City, luhet sot në “Arenën Kombëtare”

    Sot, më datë 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Dinamo City.
    Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe.
    Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.
    Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

  • Nis “Final Four” për titullin kampion: sonte gjysmëfinalja e parë me skemën e renditjes!

    Nis “Final Four” për titullin kampion: sonte gjysmëfinalja e parë me skemën e renditjes!

    4 Maj 2025

    1:11

    Telesport

    Sot, data 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, mes Vllaznisë dhe Dinamo City.
    Një përballje vendimtare, që do të përcaktojë skuadrën e parë finaliste të këtij sezoni në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe.
    Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City-t i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në finale.
    Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, ku tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar mund të sigurojnë biletat online në ebileta.al, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
     

  • Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, 45-minutat e para: Dinamo me një këmbë në finale, “paqe” në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias

    Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, 45-minutat e para: Dinamo me një këmbë në finale, “paqe” në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias

    23 Prill 2025

    19:49

    Telesport

    Po luhen sonte ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet për Kupën e Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, Dinamo po përballet me Vllazninë. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ka përfunduar në barazim pa gola.
    “Blutë” gjetën avantazhin në minutën e 16-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ku i zakonshmi Baton Zabërgja asiston bukur për Peter Itodo Mandela, i cili ndëshkon shkodranët. Në minutën e 36-të, Dinamo shënon golin e dytë me Zabërgja, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit shkodran, Jukaj, dhe dërgoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit, duke e mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
    Në gjysmëfinalen tjetër, Partizani po përballet me Egnatia-n në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kanë fituar 1-0 në ndeshjen e pare dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim. Në anën tjetër, për Egnatian sonte bën punë vetëm fitorja nëse do që të shkojë në finale.

  • Tifozët e Tiranës revoltë në ‘Arenën Kombëtare’, bllokojnë skuadrën brenda dhomave të zhveshjes! Ndërhyn policia

    Tifozët e Tiranës revoltë në ‘Arenën Kombëtare’, bllokojnë skuadrën brenda dhomave të zhveshjes! Ndërhyn policia

    Tirana humbi sot 0-1 me Teutën në ‘Arenën Kombëtare’ dhe rrezikojnë mbijetesën.
    Pas humbjes tifozët ‘Fanatics’ të Tiranës janë revoltuar dhe kërkojnë një takim me lojtarët, duke tentuar të futeshin në dhomat e zhveshjes.
    Ndërhyrja e policisë dhe infrastruktura e stadiumit kanë bërë që tifozët të mbahen në kontroll jashtë impiantit.