Tag: arena

  • Europiani U17 “Shqipëri 2025”, përcaktohet kalendari i kampionatit

    Europiani U17 “Shqipëri 2025”, përcaktohet kalendari i kampionatit

    Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin tonë nga data 19 maj deri më 1 qershor.

    Shqipëria është pjesë e Grupit A, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Pjesë e Grupit B janë Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.

    Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian është Shqipëri – Portugali, e cila do të luhet më 19 maj në “Arenën Kombëtare”, në orën 18:00. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

    Ndeshjet e para të Grupit B do të zhvillohen më 20 maj. Anglia do të përballet me Belgjikën në “Egnatia Arena”, në orën 18:00, ndërsa Itali – Çeki do të luhet në “Niko Dovana”, në orën 20:30.

    Takimet e dyta të Grupit A do të luhen më 22 maj, ndërsa ato të Grupit B më 23 maj. Ndeshjet e fundit të Grupit A janë programuar më 25 maj, ndërsa sfidat e fundit të Grupit B do të zhvillohen më 26 maj.

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Gjermanisë më 22 maj, në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja e tretë dhe e fundit në grup do të jetë ajo ndaj Francës, më 25 maj, po në “Elbasan Arena”, në orën 20:30.

    Më poshtë kalendari i plotë i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”:

    Grupi AShqipëri – Portugali “Arena Kombëtare”, 19.05.2025 18:00

    Gjermani – Francë “Elbasan Arena”, 19.05.2025 20:30

    Grupi BAngli – Belgjikë “Egnatia Arena”, 20.05.2025 18:00

    Itali – Çeki “Niko Dovana”, 20.05.2025 20:30

    Grupi AShqipëri – Gjermani “Elbasan Arena”, 22.05.2025 18:00

    Francë – Portugali “Arena Kombëtare”, 22.05.2025 20:30

    Grupi BBelgjikë – Çeki “Niko Dovana”, 23.05.2025 18:00

    Itali – Angli “Egnatia Arena”, 23.05.2025 20:30

    Grupi AFrancë – Shqipëri “Elbasan Arena”, 25.05.2025 20:30

    Portugali – Gjermani “Arena Kombëtare”, 25.05.2025 20:30

    Grupi BÇeki – Angli “Egnatia Arena”, 26.05.2025 20:30

    Belgjikë – Itali “Niko Dovana”, 26.05.2025 20:30/FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Interi fiton në “Allianz Arena” ndaj Bayernit, Arsenali shkatërron Realin

    Spektakël, emocione dhe gola në dy çerekfinalet e para të Champions League. Interi triumfoi 2-1 në duelin e parë në “Allianz Arena”, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve.
    Mes mungesave të shumta, skuadra e Kompany nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën me një super gol në minutën e 38-të, me një goditje në hyrje të zonës. Bayerni gjeti barazimin në pjesën e dytë në minutën e 85-të me veteranin Thomas Muller. Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati pak pasi, Frattesi shënoi golin e dytë për Interin 3 minuta më pas.

    Arsenali dhuron spektakël në Emirates duke marrë një fitore historike 3-0 ndaj Real Madridit. Edhe pse me mungesa të mëdha në sulm, ekipi i Artetës dominoi dhe shënoi 3 gola në pjesën e dytë. Declan Rice shkëlqeu me një dopietë personale, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Merino. /R.Lika-Koha Jonë/

  • GOOOOOOOOOOL! Martinez hesht “Allianz Arena-n”, Interi kalon në avantazh (video)

    GOOOOOOOOOOL! Martinez hesht “Allianz Arena-n”, Interi kalon në avantazh (video)

    8 Prill 2025

    21:43

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë i mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po përballet me Inter-in, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League.
    Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe tek zikaltrit. SHIKOGOLIN 
    Kujtojmë se në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin. Pas një pasimi fantastik të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt. Anglezi nuk iu beson dot syve me rastin që humbi.  SHIKORASTIN
     
     
     

  • Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton në Co-Op Manchester Arena ndaj kampionit nga Kili, Mellado

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fiton në Co-Op Manchester Arena ndaj kampionit nga Kili, Mellado

    Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që tashmë është pjesë e klubit Anglez “Queensbarry Promotins”,  me Promotor Numrin  1 në botë të boksit profesionist Frank Warren, dhuroi mbrëmë një fitore të pastër dhe në të gjitha raundet, duke koleksionuar fitoren e 20 të tij.

    Një mbrëmje madhështore, në Co-Op Manchester Arena (arena më e madhe e brendshme në Europë). Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Me këtë fitore ndaj boksierit kampion nga Kili, Mellado, tani hapet rruga për titullin e madh botëror, që edhe Shqiptaria të ketë kampionin e vet, në Boksin Profesionist, për të shkruar emrin në librin e art të kampionëve.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Një falenderim i veçantë shkon edhe për të gjithë shqiptarët me banim në Angli dhe Europë për pjesmarrje masive dhe mbështetjen e zjarrtë që i dhanë Jurgenit.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Java e 33-të, spikat derbi Tirana-Partizani në ‘Arena Kombëtare’

    Java e 33-të, spikat derbi Tirana-Partizani në ‘Arena Kombëtare’

    Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.

    Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”. Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00.

    Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta.

    Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.

    Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.

    Vazhdo leximin

  • SHORTI – Finalet e Kampionatit Europian në Shqipëri, kuqezinjtë U- 17 njohin kundërshtarët…

    SHORTI – Finalet e Kampionatit Europian në Shqipëri, kuqezinjtë U- 17 njohin kundërshtarët…

    Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit” duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
    Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, i cili tërhoqi goglat, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.
    Grupet e turneut:
    Shqipëria do të jetë pjesë e grupit A dhe tre përfaqësueset e tjera që i bashkohen këtij grupi janë: Franca, Gjermania dhe Portugalia.
    Pjesë e grupit B do të jenë katër ekipet e tjera: Italia, Belgjikë, Angli dhe Çeki.
    Faza finale e këtij turneu do të luhet në katër stadiume në vendin tonë: “Arena Kombëtare”, Tiranë, “Elbasan Arena”, Elbasan, “Arena Egnatia”, Rrogozhinë dhe “Niko Dovana”, Durrës.
    Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian U-17 ndaj Portugalisë më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00.
    Finalja e madhe do të luhet më 1 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

  • Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Hidhet shorti për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”, skuadrat njohin kundërshtarët

    Shorti për ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u hodh këtë të hënë në “Shtëpinë e Futbollit”, duke përcaktuar grupet dhe kundërshtarët e tetë ekipeve kombëtare finaliste. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
    Shorti u hodh nga ambasadori i turneut, Klaus Gjasula, ndërsa ceremonia u drejtua nga Shefi i Futbollit të Djemve në UEFA, Lance Kelly. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të ekipeve finaliste, UEFA-s, FSHF-së, mediave, qeverisë shqiptare dhe partnerëve të FSHF-së.
    Grupet e turneut:

    Grupi A: Shqipëri, Francë, Gjermani, Portugali
    Grupi B: Itali, Belgjikë, Angli, Çeki

    Faza finale e turneut do të zhvillohet në katër stadiume në Shqipëri:

    “Arena Kombëtare”, Tiranë
    “Elbasan Arena”, Elbasan
    “Arena Egnatia”, Rrogozhinë
    “Niko Dovana”, Durrës

    Shqipëria do të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 19 maj ndaj Portugalisë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në të njëjtin stadium në Tiranë.

  • Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Superioria me dy duele, Tirana ‘finale’ me Bylis në “Arena Kombëtare”

    Abissnet Superiore rikthehet sot dhe nesër të luajë javën e 31-të të parashikuar në kalendar.

    Kështu sot dy takime. Në orën 15:00 do të startojë Laçi-AF Elbasani ndërsa në orën 18:00 Tirana do të presë Bylisin në Arena Kombëtare.

    Ndërkohë të enjten derbi Dinamo- Partizani dhe Teuta Skënderbeu nisin në orën 17:00 teksa në 20:00 supersfida e Rrogozhinës Egnatia- Vllaznia

    Java e 31-të:

    Sot, 26 mars 2025

    Laçi – AF Elbasani  15:00

    Tirana – Bylis   18:00 (Arena Kombëtare)

    Të enjten:

    Dinamo – Partizani   17:00 (në Elbasan)

    Teuta – Skënderbeu   17:00

    Egnatia-Vllaznia 20:00/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”.
    Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta.
    Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.
    Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.
    Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
    Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.
    Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën në orën 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në orën 19:00.