Tag: arena

  • Testi U21/ Gjermania e Grudës dhe Vaiper triumfon në ‘Elbasan Arena’ ndaj Shqipërisë

    Testi U21/ Gjermania e Grudës dhe Vaiper triumfon në ‘Elbasan Arena’ ndaj Shqipërisë

    U zhvillua sot në “Elbasan Arena” miqësorja Shqipëri U21- Gjermani U21. Në këtë takim trajneri kuqezi i Shpresave Alban Bushi hodhi në fushë lojtarë që aktivizohen jashtë vendit ndërsa vetëm portieri i Vllaznisë Jukaj ishte nga kampionati shqiptar.

    Në radhët e gjermanëve të kësaj grup moshe militojnë dhe dy futbollistët me origjinë shqiptare, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper. Pas pjesës së parë 0-0 në start të së dytës, skuadra e Gjermanisë shënoi dy herë me Ansah 48′ dhe Pejçinoviç në të 52′.

    Në pjesën e dytë për Shqipërinë u kativizuan disa lojtarë të tjerë por pa mundur të ndryshojnë situatën. Deri në fund nuk pati gol tjetër (0-2 final). Takimi u arbitërua nga Eldorjan Hamiti./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Superiore/ Flamurtari pritës në Ballsh, Egnatia provë ndaj Elbasanit, Teuta nis përballë të kuqëve

    Superiore/ Flamurtari pritës në Ballsh, Egnatia provë ndaj Elbasanit, Teuta nis përballë të kuqëve

    Abissnet Superiore zhvillon sot dhe nesër javën e dytë të edicionit 2025/2026. Do të startojë me duelin Flamurtari- Bylis i cili me një vendim të FSHF-së përkundër kalendarit të parashikuar për në Vlorë, do të zhvillohet në “Adush Muça” (16:00).

    Ndërkaq dy sfidat e tjera të ditës së shtunë nisin në orën 20:00. Në ‘Arena e Demave’ Partizani pret Teutën e Durrësit e cila e nis kampionatin pikërisht nga kjo përballje (Teuta- Dinamo e javës së parë shtyrë nga Sektori i Garave për në 5 shtator).

    Paralelisht në ‘Egnatia Arena’, supersfida e ditës ndërmjet Egnatias dhe AF Elbasanit. Kampionët në fuqi e nisën me humbje (ndaj Vllaznisë 2-0) mbrojtjen e titullit ndërsa këtë mbrëmje do të kenë punë me fqinjët nga Elbasani plot ambicje për këtë sezon të ri.

    Sakaq dy takimet e tjera të javës së dytë, përpara se kampionati të ndalë për dy javë (angazhimi i Kombëtares), luhen nesër. Vora pritëse në Laç përballet me Tiranën në orën 17:00 ndërsa një tjetër duel i nivelit të lartë ai mes Dinamos dhe Vllaznisë do të zhvillohet në orën 20:00 në “Elbasan Arena”./Erga Kenga/

    Superiore, java e dytë 2025/2026:

    Sot:

    Flamurtari- Bylis 16:00 (në Ballsh)

    Partizani- Teuta 20:00

    Egnatia- AF Elbasani 20:00

    Të dielën:

    Vora- Tirana 17:00 (në Laç)

    Dinamo Siti- Vllaznia 20:00 (në Elbasan)

    Vazhdo leximin

  • Ariana Grande rikthehet në O2 Arena të Londrës me turne gjigant verën e ardhshme

    Ariana Grande rikthehet në O2 Arena të Londrës me turne gjigant verën e ardhshme

    Këngëtarja Ariana Grande do të mbajë një sërë koncertesh në Mbretërinë e Bashkuar gjatë verës së ardhshme, zbulon The Sun. Ajo pritet të rikthehet në ikonën e muzikës, O2 Arena të Londrës, në gusht, për herë të parë pas shtatë vitesh.

    Koncertet në O2 do të zhvillohen më 15, 16, 19, 20 dhe 23 gusht. Parashitja e biletave fillon më 16 shtator, ndërsa shitja e përgjithshme nis më 18 shtator.

    Hera e fundit kur Ariana performoi në këtë sallë ishte pjesë e turneut Sweetener në vitin 2019, kur mbajti pesë koncerte në Londër, dy në Birmingham dhe një në Sheffield. Koncertet e reja do të jenë pjesë e një turneu botëror, por me data të përzgjedhura globalisht.

    Shfaqjet, të titulluara Eternal Sunshine Tour, mbështesin albumin e saj të shtatë, Eternal Sunshine, të publikuar në mars 2024, i cili trajtonte përjetimet e saj personale, përfshirë prishjen e martesës me Dalton Gomez dhe gjetjen e dashurisë me bashkë-yllin e saj në Wicked, Ethan Slater.

    Sipas The Sun, para koncerteve pritet të publikohet edhe muzikë e re, më pozitive dhe frymëzuese./KultPlus.com

  • Starton kampionati, Vllaznia- Egnatia kartolina e mirëseardhjes së edicionit të 87-të

    Starton kampionati, Vllaznia- Egnatia kartolina e mirëseardhjes së edicionit të 87-të

    Me Vllaznia- Egnatia në program këtë mbrëmje në orën 20:00 në “Loro Boriçi” merr udhë edicioni i 87-të i Kategorisë Superiore që vijon të njihet me emrin ‘Abissnet Superiore’. Kalendari “kokëfortë”, ka vendosur që në fillim dy nga skuadrat pretendente për titull në takimin hapës i cili pritet të jetë dhe kartolina më e mirë e mundshme e futbollit shqiptar për t’i dhënë’ ‘goditjen’ e parë topit 2025/26.

    Ndërkohë nesër më 23 gusht radha e dy takimëve të tjera të javës së parë. Në orën 17:00 në “Adush Muça” të Ballshit, Bylis me Mirel Josën në timon, pret Tiranën e një tjetri trajneri debutures si Vangjel Mile.

    Pak orë më vonë (20:00) në “Elbasan Arena” AF Elbasani- Flamurtari me vlonjatët që rikthehen në Superiore pas 5 viteve mungesë. Ndeshja Partizani-Vora mbyll javën e parë të dielën në orën 20:00. Takimi luhet në “Arena e Demave”. Sakaq Teuta- Dinamo është shtyrë në 5 shhator pas një vendimi të FSHF-së.

    Vazhdo leximin

  • Abissnet Superiore nis më 22 gusht, Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin për 2 javët e para të kampionatit

    Abissnet Superiore nis më 22 gusht, Komisioni i Ligave dhe Garave përcakton kalendarin për 2 javët e para të kampionatit

    Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
    Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.

    Abissnet Superiore 2025-2026
    JAVA 1E premte, 22 gushtVllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi
    E shtunë, 23 gushtBylis – Tirana, 17:00, Adush MuçaAF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena
    E diel, 24 gushtPartizani – Vora, 20:00, Arena e DemaveTeuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana
    JAVA 2E shtunë, 30 gushtFlamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi FlamurtariPartizani – Teuta, 20:00, Arena e DemaveEgnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
    E diel, 31 gushtVora – Tirana, 17:00, Stadiumi LaçiDinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena

  • Përcakohet kalendari për sezonin e ri në Superiore, fillon në 22 gusht me Vllaznia-Egnatia

    Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
    Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.
    Abissnet Superiore 2025-2026
    JAVA 1E premte, 22 gushtVllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi
    E shtunë, 23 gushtBylis – Tirana, 17:00, Adush MuçaAF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena
    E diel, 24 gushtPartizani – Vora, 20:00, Arena e DemaveTeuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana
    JAVA 2E shtunë, 30 gushtFlamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi FlamurtariPartizani – Teuta, 20:00, Arena e DemaveEgnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
    E diel, 31 gushtVora – Tirana, 17:00, Stadiumi LaçiDinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena

  • “Fortesa” e shtëpisë/ Rrogozhina, një qytet në “ethe”

    “Fortesa” e shtëpisë/ Rrogozhina, një qytet në “ethe”

    Rezultati 0-0 në fushën e Olimpija Ljubljanës ka lënë gjithçka të hapur për Egnatian, e cila tani e ka fatin e kualifikimit në duart e saj. Kampionët e Shqipërisë treguan personalitet në transfertën e vështirë, duke u përballur me kujdes dhe pa u dorëzuar asnjë moment.
    Tani, me ndeshjen e kthimit në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit besojnë se mund të bëjnë hapin vendimtar drejt turit tjetër europian, aty ku historia e tyre e deritanishme flet qartë: në shtëpi dinë të fitojnë.

    FORTESA E SHTËPISË – Pas dy fitoreve të mëdha në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë e presin me besim të plotë duelin vendimtar ndaj Olimpija Ljubljanës. Rrogozhinasit kanë treguar se e njohin mirë rrugën drejt suksesit kur luajnë në shtëpi: kanë mposhtur fillimisht Breidablikun nga Islanda dhe më pas Dinamo Minskun nga Bjellorusia, të dyja herët me rezultatin minimal 1-0. Dy mbrëmje të paharrueshme që u kthyen në festa të mëdha për qytetin dhe tifozët. Ky është pikërisht skenari që Egnatia kërkon të përsërisë edhe këtë herë. Në dy ndeshjet e kaluara, skuadra ka ditur të mbajë ekuilibër perfekt: ka qenë e kujdesshme në mbrojtje, duke mos lënë hapësira për kundërshtarët dhe ka goditur në momentin e duhur, me efikasitet maksimal. Edlir Tetova dhe lojtarët e tij e dinë se edhe përballë Olimpijas, një gol dhe një mbyllje e kujdesshme e ndeshjes mund të vulosë kualifikimin. Barazimi 0-0 në Slloveni e ka lënë gjithçka të hapur, por Egnatia ka provuar tashmë se në “fortesën” e saj di të marrë atë që i duhet.
    TIFOZËT, ZEMRA E SKUADRËS – Në Rrogozhinë, tifozët nuk janë thjesht spektatorë, por pjesë e pandashme e suksesit. Ata e kanë shndërruar “Egnatia Arena”-n në një ambient ku çdo kundërshtar ndjen presionin që nga momenti i daljes në fushë. Në dy fitoret e mëparshme europiane, atmosfera ka qenë elektrizuese. Të enjten në mbrëmje, pritet që kjo atmosferë të jetë edhe më e zjarrtë. Pesha e ndeshjes, rëndësia e kualifikimit dhe dëshira për të vazhduar rrugëtimin europian e bëjnë këtë përballje një moment unik. Përballë Olimpijas, tifozët do të kërkojnë jo vetëm të mbështesin skuadrën, por edhe të ndikojnë psikologjikisht te kundërshtari, duke mos i lënë asnjë moment qetësie.
    NJË QYTET NË ETHE – Rrogozhina është transformuar në prag të kësaj sfide. Në rrugë dhe në çdo qoshe dëgjohen diskutime për formacionin, taktikat dhe mundësitë e kualifikimit. Banorët flasin me krenari për rrugëtimin e skuadrës së tyre në Europë. Ky mobilizim nuk është thjesht për futbollin, është një çështje identiteti. Të gjithë e ndjejnë se janë pjesë e një historie që po shkruhet në kohë reale. Të enjten në mbrëmje, kur bilbili i arbitrit të japë sinjalin e nisjes, stadiumi dhe qyteti do të rrahin në të njëjtin ritëm, me një qëllim të vetëm: ta çojnë Egnatian në turin tjetër, me të njëjtin rezultat minimal 1-0 që ka dhuruar dy mbrëmjet më të bukura europiane të saj.

  • Tifozët e Bayern për rekord, shiten biletat për ndeshjet në “Allianz Arena”

    Tifozët e Bayern për rekord, shiten biletat për ndeshjet në “Allianz Arena”

    Bayern ka shitur të gjitha biletat për ndeshjet që do luhen në “Allianz Arena” në sezonin e ri të Bundesligës. Tifozët e kampionëve të Gjermanisë do të mbushin shkallët e stadiumit në çdo ndeshje, që ekipi bavarez do zhvillojë në shtëpi.
    “Që kur ‘Allianz Arena’ u hap 20 vjet më parë, stadiumi ynë është shitur plotësisht për çdo ndeshje. Pa ‘Allianz Arena’, Bayern nuk do të ishte klubi që është sot”, tha Dressen, drejtori i Bayern.

    Sfida e parë që Bayern do luajë do jetë ajo më 22 gusht ndaj Leipzig.

  • Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…

    Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…

    Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.
    Policia ka hequr dhe ka sekuestruar rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Ndërkohë që në lidhje me aksionin e policisë janë proceduar penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.
    Nga ana tjetër policis njoftoi se nisi procedimi në gjendje të lirë për një 40 vjeçar punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.
    “Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin. Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.
    Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme. Opinion.al

  • Zhgënjim total i Vllaznisë në Conference League, shkodranët munden në “Elbasan Arena”

    Zhgënjim total i Vllaznisë në Conference League, shkodranët munden në “Elbasan Arena”

    Vllaznia ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
    Shkodranët u hodhën në sulm dhe shkaktuan drithërima te zona e kundërshtarit. Fillimisht ishte Kruja që tentoi, e më pas Dodaj.

    Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.
    Presioni i ekipit të Martinit u shtua në maksimum edhe në fillimin e pjesës së dytë. Qato vendosi në provë portierin por vetëm kaq, pasi “gardiani” neutralizoi gjithçka.
    Letonezët qëndruan mjaft mirë mbrapa, duke lënë pak ose pothuajse fare hapësira. Mysafirët ndëshkuan Vllazninë 5 minuta nga fundi me Lizunovs, duke e komplikuar kështu kualifikimin e ekipit shqiptar në ndeshjen e kthimit.
    (J.S/)