Tag: arena

  • 45′ e para: Teuta mbyll llogaritë ndaj Partizanit, mungon goli në “Elbasan Arena” në sfidën për kreun

    45′ e para: Teuta mbyll llogaritë ndaj Partizanit, mungon goli në “Elbasan Arena” në sfidën për kreun

    9 Nëntor 2025

    17:50

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para në dy sfidat e fundit për javën e 11-të në Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta është duke fituar 2-0 ndaj Partizanit.
    Durrsakët gjetën golin e parë në minutën e 32-të me një aksion të shkëlqyer, toli asiston për Fadairo, ky i fundit dërgon topin në zonë, aty ku ishte Xhoel Macolli, i cili shkundi rrjetën me një goditje klasi. Festë e madhe te “Djemtë e Detit”, ku nga gëzimi shihet duke çaluar trajneri Enkelejd Dobi.
    Në minutën e 39-të, Ardit Toli shënon direkt nga goditja e këndit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Teutës. Në sfidën tjetër në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Egnatia u ndanë në barazim pa gola.
    SHIKOGOLINETOLITNGA KENDI

  • U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

    U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

    Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim që ishte mjaft i luftuar deri në fund.
    Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja.

    Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonw.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vajzat kuqezi. Në pjesën e dytë, Estonia reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 59-të me anë të Pihlak, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.
    Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit me një pikë, po aq sa edhe Estonia. Në krye të renditjes ndodhen Izraeli dhe Greqia, me nga katër pikë secila. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, e luajtur në Rrogozhinë, Greqia dhe Izraeli ndanë pikët pas barazimit 1-1.
    Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.

  • U-17 për vajza / Shqipëria barazon 1-1 me Estoninë në “Elbasan Arena”

    U-17 për vajza / Shqipëria barazon 1-1 me Estoninë në “Elbasan Arena”

    Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim qw ishte mjaft i luftuar deri në fund.
    Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja.
    Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonw.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vajzat kuqezi. Në pjesën e dytë, Estonia reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 59-të me anë të Pihlak, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.
    Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit me një pikë, po aq sa edhe Estonia. Në krye të renditjes ndodhen Izraeli dhe Greqia, me nga katër pikë secila. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, e luajtur në Rrogozhinë, Greqia dhe Izraeli ndanë pikët pas barazimit 1-1.
    Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.

  • Kualifikueset e Euro 2026 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Greqisë

    Kualifikueset e Euro 2026 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Greqisë

    Shqipëria U-17 për vajza luajti pasditen e sotme ndaj Greqisë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Europianit 2026. Në takimin e zhvilluar në ”Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj u mund me rezultatin 2-0.
    Trajnerja Lulaj hodhi në fushë këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (c), Aldisa Kronaj, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj.
    Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me një organizim dhe qarkullim të mirë të topit si edhe disa alternativa të rrezikshme drejt portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Në minutën e 55-të, Greqia kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Elissavet Schortsianiti, ndërsa në minutën e 86-të Athina Papourtzi realizoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. Shqipëria krijoi disa raste të mira për të barazuar, por pa arritur të konkretizojë.
    Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur ditën e sotme në ”Arena Egnatia”, Izraeli mposhti 3-1 Estoninë. Takimet e dyta të këtij grupi do të zhvillohen më 20 tetor. Shqipëria do të përballet me Estoninë në ”Elbasan Arena” në ora 14:00 ndërsa Greqia do të luajë kundër Izraelit në ”Arena Egnatia” në ora 12:00.

  • Shqipëria U-17 për vajza, gati për përballjen me Greqinë në kualifikueset e Euro 2026

    Shqipëria U-17 për vajza, gati për përballjen me Greqinë në kualifikueset e Euro 2026

    Kombëtarja shqiptare U-17 për vajza do të luajë nesër në orën 14:00 ndaj Greqisë, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian 2026 të kësaj grupmoshe.
    Skuadra e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj është përgatitur maksimalisht gjatë ditëve të fundit në Durrës dhe të gjitha futbollistet janë në dispozicion të stafit teknik për këtë sfidë.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa takimi tjetër i grupit, Izraeli – Estonia, do të luhet po nesër në orën 12:00 në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis sot grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare

    Euro U-17 për vajza/ Kombëtarja nis sot grumbullimin, trajnerja Lulaj fton 20 lojtare

    Kombëtarja U-17 e vajzave nis sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026 për këtë grupmoshë. Trajnerja Cyme Lulaj ka zbardhur sot edhe listën me 20 emrat e vajzave kuqezi që do të përfaqësojnë Kombëtaren në sfidat kundër Izraelit, Greqisë dhe Estonisë.
    Skuadra do të nisë sot përgatitjet në Durrës dhe më 17 tetor do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Greqisë në “Elbasan Arena” në ora 14:00. Në të njëjtin stadium dhe orë do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera. Takimi i dytë do të luhet kundër Estonisë më 20 tetor dhe tre ditë më vonë kuqezezat do të luajnë ndeshjen e tretë kundër Izraelit. Sakaq, edhe ndeshjet e tjera të grupit do të luhen po në Shqipëri.
    Shqipëria U-17 që drejtohet nga trajnerja Cyme Lulaj është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë vendin e parë të grupit, për t’u ngjitur në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues të Europianit të vajzave për këtë grupmoshë.
    Ndeshjet e raundit të parë të UEFA Women’s Under-17
    Greqi vs Shqipëri
    17 tetor, 14:00, Elbasan Arena
    Estoni vs Shqipëri
    20 tetor, 14:00, Elbasan Arena
    Shqipëri vs Izraeli
    23 tetor, 14:00, Elbasan Arena

  • Orët më të vështira për ish-yllin serb Dragan Stojkoviç

    Orët më të vështira për ish-yllin serb Dragan Stojkoviç

    Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, dha dorëheqjen pas humbjes nga kombëtarja shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës.
    “Rezultati është vërtet i keq, nuk e prisja që mund të humbisnim,” tha Stojkoviç për TV Arena sport.
    “Më vonë u përpoqëm me gjithçka për të shënuar, por Shqipëria ishte e organizuar mirë. Është faji im, përgjegjësia ime dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk duhet t’i kritikojmë lojtarët”, tha ai.
    Media nga Serbia raportoi se një trajner i ri u zgjodh gjithashtu shpejt.
    Është Veljko Paunoviç, siç shkruan Arena Sport.
    Kështu, për ish-yllin e futbollist serb të viteve ‘80-‘90, Stojkoviç, ishte dita më e vështirë e karrierës së tij, pasi ishte dështimi më i madh i tij. /tesheshi.com/   

  • 45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    14 Shtator 2025

    19:49

    Telesport

    Po luhen dy sfidat e fundit të javës së tretë për Kategorinë Superiore. Në “Elbasan Arena”, pjesa e parë mes Elbasanit dhe Dinamos është mbyllur 0-0.
    Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Në “Niko Dovana”, Teuta po fiton 1-0 ndaj Vorës. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij, në minutën e 32-të. Teuta fiton 1-0 pas pjesës së parë.

  • ZYRTARE! Kombëtarja kuqezi, miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Arena Kombëtare”

    ZYRTARE! Kombëtarja kuqezi, miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Arena Kombëtare”

    10 Shtator 2025

    12:43

    Alfred Lleshi

    Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore në tetor kundër Jordanisë. FSHF ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ora 19:00.
    Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola.
    Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj, kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd.

  • Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

    Shqipëria merr fitore me vuajtje në “Arena Kombëtare”/ Kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën e Botërorit

    Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 Letoninë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”.
    Golin e epërsisë e realizoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërthyer entuziazmin në shkallët e stadiumit të mbushur me tifozë kuqezi.
    Ky gol i jep kuqezinjve një shtysë të madhe në këtë përballje vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.