Tag: aredin

  • 80 mijë euro për ta vrarë/ U shpëtoi 2 atentateve nga ‘ushtari’ i Dumanit, Aredin Behari: E kisha prej vëllezërve Pashaj

    80 mijë euro për ta vrarë/ U shpëtoi 2 atentateve nga ‘ushtari’ i Dumanit, Aredin Behari: E kisha prej vëllezërve Pashaj

    Aredin Behar

    TIRANË-Në seancën e sotme gjyqësore të çështjes “Plumbi i Artë” ka dëshmuar Aredin Behari. Ky i fundit u ka shpëtuar 2 atentateve, në 2017 dhe 2019  për të cilat tregoi rrethanat e ngjarjeve. Biznesmeni ka theksuar se që në fillim ka qenë i bindur se planet për eliminimin e tij ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj.
    Aredin Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002. Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepsë u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë. Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapucc. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn. Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.
    Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme. Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin. Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit.  Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.
     

  • SYRI TV/ Skerdi Tase rrëfen 2 atentatet ndaj Aredin Beharit, Tase: U porositën nga Albert Pashaj

    SYRI TV/ Skerdi Tase rrëfen 2 atentatet ndaj Aredin Beharit, Tase: U porositën nga Albert Pashaj

    Skerdi Tase, bashkëpunëtori i tretë i drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë” ka rrëfyer disa nga ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë.

    Tase rrëfen nga porositësit, bashkëpunëtorët e tij në krim dhe deri te pagesat e majme.
    Bashkëpunëtori i tretë i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”, Skerdi Tase, ka dëshmuar këtë të martë në Gjykatën e Posaçme pas 4 shtyrjeve të seancave gjyqësore. Dëshmia e tij nis me rrëfimin se si u bë atentati i parë ndaj tregtarit të naftës Aredin Beharit:

    “Vendi ku do ekzekutohej s’kishte kamera dhe nuk na duhej makinë e vjedhur. Henriku më thotë: ‘Porositësi i punës po ankohet se shumë po e zgjasni.’ Ishte me 4-5 persona të tjerë në tavolinë shënjestra. Kur del, drejtoj armën ‘Skorpions’ dhe qëllova. Ai u shtri poshtë tavolinës, më pas u fut brenda lokalit, mendova se e godita. Pasi i qëllova 5-6 herë Aredin Beharit, 100 metra më tutje më pret Henriku. Shkuam te lokali i tij. Hedhim ‘Skorpions’-in në lumin Gjanica. Henriku më tha se Albert Pashaj ishte marrë në pyetje, emrin e tij e kishte nxjerrë Aredini. ‘Ç’punë ka ai të pyetet për diçka që e kemi bërë ne dhe s’e kryem dot,’ më thoshte Henriku. Viron Tavanxhiu, që me sa di merrej me prostitucion dhe drogë, në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në Itali. Edhe pse në kërkim nga Interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në Policinë e Shtetit, të cilat e njoftonin. Henriku më tha: ‘Pse e more përsipër kur s’e bëje dot?’ Jam larguar disa kohë në Itali.”

    Dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe, Skerdi Tase thotë se në Shqipëri ishte bërë plani për vrasjen e një tjetër personi, Agim Boriçit. Bashkëpunëtori ishte kontaktuar nga Viron Tavanxhiu:

    “Viron Tavanxhiu me Agim Boriçin kishte një konflikt personal. Vironi kërkonte kontakt te shtëpia ime, ma kërkoi si nder vrasjen e Boriçit, më premtoi një hyrje në Fier dhe disa lekë, nuk kam marrë asnjë lekë sepse qëllimi nuk u arrit. Nga Henriku mësova se kishte marrë kontakt edhe nga Renato Çami (Saliaj) për ta kryer vrasjen e Agim Boriçit. Kemi ndejtur 8 muaj duke e ruajtur. Shkuam ta qëllonim te spitali, por nuk e gjetëm, ishte larguar. Pastaj shkuam te shtëpia e tij, e pamë duke pirë kafe me vëllain, tha Henriku: ‘Bëhu gati se qenkan të dy.’ Ndaluam para lokalit, fillova të qëlloj, më ngeci kallashi, Henriku gjuajti me një pistoletë deri sa i mbaruan fishekët, ata nuk i kapi asnjë fishek. Dogjëm makinën pas atentatit diku te shinat e trenit, u dogja edhe vet pak nga zjarri në fytyrë dhe duar, u larguam pastaj në shtëpi.”

    Pentito rikthehet sërish te shënjestra e parë, pasi kërkohej me çdo kusht eliminimi i Aredin Beharit:

    “Në 2019 më kontaktoi sërish Henriku që kishte marrë një tjetër punë, po për Aredin Beharin. Kishte marrë një kapar prej 4 mijë euro për armët, në total do merrnim 80 mijë euro. Sa doli nga lokali, Aredini po shkonte për te shtëpia në këmbë, iu afruam me makinë, kur ‘Riku’ qëlloi, pas 3-4 plumbave kallashi i ngeci, Henriku sërish më bëri fajtor mua: ‘Ku e gjete këtë kallash që ngec kështu,’ më tha. E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam. Ika disa muaj në Gjermani. Me Henrikun u takova në 2020, kur ky ishte vënë në kontakt dhe me Nuredin Dumanin. Henriku më tha: ‘I ke parë 4 vrasjet në Durrës? Kam marrë pjesë dhe unë. Pse ike? Do kishe marrë ndonjë lek.’”

    Dhe krimet nuk ndalen, rrethi i shënjestrave zgjerohet, gjithashtu edhe i autorëve dhe palëve të interesuara:

    “Fillimisht mu ofrua të merrja pjesë në vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës. Morëm 5 mijë euro kapar diku në një fshat të Peqinit. Na treguan makinën që lëvizte, por ne nuk donim ta vrisnim, edhe kur e shikonim e anashkalonim. Nuredini e kuptoi pastaj, na u identifikua makina që e ndiqnim. Për Emiljano Ramazanin jepeshin 130 mijë euro. Makinën e atentatit e kishte siguruar Erion Alibej me Nuredin Dumanin. Henriku ishte shofer, e pritëm te pallati, sapo ai parkoi, zbrita nga makina, iu afrova e qëllova disa herë në kokë dhe në qafë me pistoletë. Dogjëm makinën dhe u larguam me makinën me qira që kishim ardhur nga Tirana, i ramë nga Rrogozhina, armën e krimit e lamë në një vend rrugës që e dinte Nuredini, pasi do vendosej diku për të akuzuar një person tjetër. Kam marrë 23 mijë euro për vrasjen, edhe pse sipas muhabeteve na binte nga 60 mijë. Lekët i ka sjellë një grua, ‘Klara’, Henriku ma tha emrin e saj.”

    Edhe në shpërthimin me tritol në shtëpinë e Talo Çelës, Skerdi Tase pranon autorësinë. Lënda prej 2 kilogramësh erdhi nga Fushë-Kruja përmes Besian Xhixhës, por shpërthimi nuk shkoi sipas planit. Për këtë ngjarje Tase tha se mori 3 mijë euro. Në fund, Skerdi Tase flet edhe për atentatin ndaj Lulzim Mashës në Tiranë, tashmë e njohur për mënyrën se si u krye. Pentito konfirmoi se shënjestër ishte i biri, por në pamundësi të kapjes së tij, u vendos të vritej Masha. Fatmirësisht ky i fundit i shpëtoi sulmit. Dine Çami dhe Oti Kile ishin gjithashtu në listën e zezë të eliminimeve nga grupi kriminal.

     

  • I penduari tregon vrasjet me pagesë, Skerdi Tase rrëfen atentatet ndaj Aredin Beharit dhe Agim Boriçit

    I penduari tregon vrasjet me pagesë, Skerdi Tase rrëfen atentatet ndaj Aredin Beharit dhe Agim Boriçit

    Të tjera dëshmi tronditëse janë dhënë në procesin  gjyqësor të “Plumbit të Artë”, për lidhjet mafioze të botës së krimit si dhe autorëve të dyshuar për vrasje dhe ngjarje të rënda.

    Sot ishte i penduari i tretë i kësaj dosjeje Skerdi Tase i cili tregoi për krimet e lidhura me Nuredin Dumanin dhe Erion Alibejn.
    I pyetur nga prokurorët e SPAK, Tase rrëfeu për vrasjet e planifikuara me Henrik Hoxhajn, një prej tyre ishte atentati i 2017-ës ndaj Aredin Beharit.

    Skerdi Tase: Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, Viron Tavanxhiu, na foli për një atentat që do t’i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje. Ditën e ekzekutimit, Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por ai u fut poshtë tavolinës dhe më pas brenda në lokal. Unë nuk u futa më tej, sepse isha pa doreza.
    Pasi shënjestra i shpëtoi atentatit, dy miqtë bashkëpunëtorë nisën konfliktet mes tyre.
    Skerdi Tase: Aredini u fut poshtë një tavoline. Më priste Henriku 100 metra më larg. Unë mendova se e kisha vrarë. Kaluam mbi “Gjanicë”, hodhëm edhe armën “Scorpion”. Debatuam që nuk u krye vrasja. Henriku më tha: “Pse e more përsipër, kur s’e bëre dot,” pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henriku më thoshte: “Çfarë punë ka ai, kur ne s’e kryem dot.” Quhej Albert Pashaj. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte.
    Pas kësaj, Tase u shpreh se organizuan një tjetër atentat ndaj Aredin Beharit në vitin 2019.
    Skerdi Tase: Në total do merrnim 80 mijë euro, pak a shumë. Ai bënte të njëjtat lëvizje që kishim vënë tek atentati i parë. Në muajin prill nga ora 9-10 e darkës, sa doli nga lokali dhe po shkonte për në shtëpi, ishte në këmbë. Iu afruam me makinë. Kur Riku qëlloi, pas 3-4 plumbave, kallashi ngeci. Henriku sërish më bëri fajtor mua, duke më thënë: “Ku e gjete këtë kallash që ngec?” E dogjëm prapë makinën bashkë me kallashin dhe u larguam.
    Skerdi Tase rrëfeu edhe për atentatin e dështuar ndaj Agim Boriçit, që sipas tij ishte porositur dhe paguar nga Renato Çami. Ndërkohë Tase tha se ishte kontaktuar edhe për të vrarë vëllain e Talo Çelës, Bujarin, por sipas tij atë nuk donin që ta ekzekutonin dhe e kishin anashkaluar.

  • ‘Plumbi i artë’ në GJKKO/ Atentati ndaj Aredin Beharit, dëshmon Skerdi Tase: Hoxhaj kishte siguruar makinën e armët…

    ‘Plumbi i artë’ në GJKKO/ Atentati ndaj Aredin Beharit, dëshmon Skerdi Tase: Hoxhaj kishte siguruar makinën e armët…

    Në seancën e sotme për procesin “Plumbi i artë” që po mbahet në GJKKO, po dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase.
    Ai është pyetur nga prokurori i SPAK, Behar Dibra për atentatin e vitit 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.
    “Me Henrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë pse po e vononi atë punë. I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza”, ka rrëfyer Tase.

  • Vrasësi me pagesë Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Aredin Beharit: Henriku kishte siguruar armët …

    Vrasësi me pagesë Skerdi Tase rrëfen atentatin ndaj Aredin Beharit: Henriku kishte siguruar armët …

    Skerdi Tase, i njohur si pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Nuredin Dumanit, ka dëshmuar këtë të martë për herë të parë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Skerdi Tase, në procesin “Plumbi i artë”.

    Më herët kanë dëshmuar në këtë proces të penduarit Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.
    Pyetet nga prokurori i SPAK-ut, Behar Dibra, për atentatin në vitin 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.

    Skerdi Tase: “Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët. Ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat që do i bëhej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar një makinë, armët dhe i ishin vënë në ndjekje të këtij personi.

    Ditën e ekzekutimit Henriku më tha se porositësi e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë “Pse po e vononi atë punë?” I shkuam në lokal për ta qëlluar, por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal. Nuk u futa më tej se isha pa doreza.
    Vironi më ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet.

    Riku më tha se kishte marrë dhe një punë tjetër për Aredin Beharin”.