Tag: ardon

  • Igli Tare rrit ofertën për Jasharin, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i kampionatit belg

    Igli Tare rrit ofertën për Jasharin, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i kampionatit belg

    Igli Tare është i vendosur për të sjellë Ardon Jasharin në Milano. Pas refuzimit të ofertës së parë nga Klub Bryzhi, drejtori sportiv shqiptar vendos në tryezë një tjetër propozim. Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, Tare do të ofrojë 33 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusi. Një shifër kjo që do ta bënte Ardon Jasharin transferimin më të shtrenjtë të kampionatit belg, duke kaluar kështu edhe De Ketelaren.
    Sipas Fabricio Romanos, drejtuesit e Bryzhit pritet t’i ulin pretendimet e tyre për të arkëtuar mbi 50 milionë euro. Shkak është bërë qendrimi i vetë Jasharit, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron vetëm Milanin./Sport Ekspres/
     

  • Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

    Gara për Ardon Jasharin, klubi gjerman “bezdis” Milanin

    Milani po lëviz me vendosmëri për të kompletuar mesfushën e re. Pasi mbylli marrëveshjen e Samuele Ricci-t të Torinos, tani objektivi i radhës është Ardon Jashari.
    Mesfushori shqiptar i Brugge ka shprehur preferencën e tij për Milanin, por siç raportohet nga Tuttosport, tani edhe Borussia Dortmund është futur në garë.

    Verdhezinjtë janë shndërruar në “kërcënim” serioz, pasi kanë arkëtuar 65 milionë euro nga shitja e Bynoe-Gittens te Chelsea. Brugge kërkon të paktën 40 milionë për Jasharin, ndërsa Milani shkon në 30 milionë plus bonuse.

  • Milan mbetet thatë? Gjiganti i Bundesligës gati t’i “rrëmbejë” Ardon Jasharin

    Milan mbetet thatë? Gjiganti i Bundesligës gati t’i “rrëmbejë” Ardon Jasharin

    Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar që luan me Zvicrën, Ardon Jasharin.
    Oferta e parë e kuqezinjve për Jasharin që përfshinte 27 milionë euro në tavolinë, plus 3 milionë euro bonuse, u refuzua direkt nga Club Brugge. Belgët nuk lëshojnë terren dhe janë të vendosur, duan 35 milionë euro në tavolinë dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.
    Ndërkohë, eksperti i merkatos në Zvicër, Sacha Tavolieri, zbulon se një tjetër klub i madh ka hyrë në garë për Ardon Jasharin dhe është pranë transferimit të tij. Klubi verdhezi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Chelsea-n për shitjen e Jamie Gittens për 65 milionë euro, më saktë pritet vetëm zyrtarizimi.
    Me paratë e fituara nga kjo lëvizje, Dortmund ka të gjithë mundësitë që të paguajë klauzolën e vendosur nga Club Brugge për Ardon Jasharin. Mesfushori shqiptar pëlqhet shumë nga trajneri i Dortmundit, Niko Kovac, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij.
    Në këtë situatë, Milan nuk ka më kohë për të humbur dhe ka vetëm dy rrugë. E para të paguajë kaluzolën e vendosur nga Club Brugge, e dyta të heq dorë nga mesfushori shqiptar dhe të shohë për alternativa të tjera për në mesfushë.

  • Igli Tare udhëton drejt Belgjikës me misioni për të veshur Jasharin kuqezi, do të takohet kokë më kokë me drejtuesit e klubit

    Igli Tare udhëton drejt Belgjikës me misioni për të veshur Jasharin kuqezi, do të takohet kokë më kokë me drejtuesit e klubit

    Ardon Jashari është një nga objektivat më të rëndësishëm të Milanit në këtë merkato transferimesh. Mosha e tij mjaft e re dhe fakti që shihet si një nga talentet më premtues në Europë në rolin e tij, e bëjnë mesfushorin shqiptar profilin ideal për të investuar. Sipas gazetarit belg, Sasha Tavolieri, Igli Tare ka udhëtuar sot drejt Blegjikës. Drejtori sportiv i Milanit do të takohet kokë më kokë me drejtuesit e Klub Bryzhit për të arritur një marrëveshje për blerjen e kartonit të Ardon Jasharit.
    Tare synon që të gjejë gjuhën e përbashkët për një shifër prej 35 milionë eurosh dhe 5 milionë të tjera bonus. Megjithatë, sipas “Nieusblad.be” drejtuesit e Klub Bryzhit janë të gatshëm të dëgjojnë vetëm ofertat mbi 50 milionë euro, pasi e konsiderojnë 22-vjeçarin si pjesë të rëndësishme të skuadrës./Sport Ekspres/