Tag: ardita

  • Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR! Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR! Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.
    Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
    Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
    E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
    “Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj./ Top Channel

  • Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore

    Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.

    Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
    Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
    E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
    “Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”
    Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me  vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.
    Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj.

    Top Channel

  • Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë

    Ardita kuçi-Ardit Bënja

    TIRANË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
    Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
    Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
    Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi.  Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj  nuk është vënë re nga syri  drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
    Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë  u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë.  Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD,  i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel

  • Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Cikël me poezi nga Ardita Jatru: Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të autores Ardita Jatru që në epiqendër kanë figurën e nënës:

    Nënë, sa shumë ngjajmë…

    Nxjerr nënën në fotografi.-Dal ta shoh veten?-Oh, Dita, shumë jam plakur!I shoh pakënaqësinëqë i ngushtohet shtrati mbi buzë.E fus në kraharor.Kaloj gishtat nën borën e butë.E puth. Përpiqem të qesh.-Ne të dyja ngjajmë mam!-Mos o zot nga fati, psherëtin përvajshëm.-Po të marr me vete, i them,këtu tek froni i syve.Shqitemi.Mbyll xhamin e makinësdhe zoti vetë s’di ku më shpie.

    Nëna ime kishte vetëm një fustan

    Nëna ime kishte vetëm një fustane lante natën dhe e thante pranë furnelës.Ditën e vishte me aromë të reNuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytëNuk desha të kishte një të dytëUnë ashtu e njohame fustanin me lule rozë,deri te gjunjët.Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhëe preva copash natën me gërshërëdhe mbusha xhepat.Nëna heshti dy ditëe unë gëzohesha nga brendaqë ajo vishte prapë të njëjtin fustandhe i përsërisja vetes,sa dua t’i ngjaj.Tani kam filluar të kuptoj nënën.Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,nga dalin ofshamatkam filluar të kuptojdhe vetëm pse copëtohej,pse luftonte vetëm.Fundja pse duhej të kishte një fustan.Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,rritem dhe i ngjaj asajpor me fustane të ndryshmeluftoj vetë i dytëdhe stinët e mia thinjen para pasqyrës.

    Nëna urrente numrin trembëdhjetë

    Nëna urrente numrin trembëdhjetëdhe për fatin e saj të keqmë trembëdhjetë të prillit,ora s’dihet,linda unë.

    Dhe isha një fëmijë i lumtur atëherë.Festonim ardhjet tonaunë dhe vëllai i madhnë ditën e njëzet të prillit,destinë e shenjtëa fat i rrallë,a plan perëndie, ku dihej,të lindurit e të dyve në të njëjtën datë.Atë ditë,nëna bënte të vetmen ëmbëlsire që dintedhe e hanim të ngrohtë në pjatë.“Zoti ju bekoftë”dhe shuante me një frymë,fjollën e flakës që digjej në furnelë.

    Gjersa një pasdite, e ngrysurpara syve të mi u gris harta e yjësisë.Isha gjashtëmbëdhjetë.Në çertifikatën e lindjes që nëna kish harruarnga nxitimi, mbi bufenën emrin tim,qëndronte i paepur prej viteshnumri trembëdhjetë.Nuk qe destinëishte një kështjellë e stisur që u shemb.E pyeta, “pse”dhe mes dënesjese mbyste në grykë luhatja e një bestytnijesi një lëmsh që rritej bashkë me tënga kohët e një gjindjeje të vdekur.Nuk kuptoja asgjë. As ajo.Kaq vjet, flakë të shuajtura me besim.Duke qarë,linda për së dyti.

    Nëna urrente atë dreq numri trembëdhjetëpor nuk mundi t’i shmangej.

    Ëngjëlli që quhej Tigri

    Nënën e gjeta duke qarë.Kisha pa e parë një vit.S’më ka ardhur Tigri, tha,s’është kthyer, ka tre ditë.Dhe atë natë kujtuam Tigrin,kur e pat’ gjetur rrugës,kotele të hedhur në një kanaldhe sa i bukur dhe i dashur u bë.Flinin bashkë.

    Do kthehet, i thashë.Por nëna më shihte me sytë e sajmosbesues dhe të dhembshur.Dashtë zoti, dashtë…së fundmishumë ëngjëj janë vrarë!

    Natën e tretënë derë u dëgjua një mjaullimë e fortëdhe ca thonjë që gërvishtnin derënsi frika kur rend nëpër pyllin e errët.E hapi nëna.U fut Tigri me një këmbë të çalëdhe plagënë trupin që i vinte era benzinë.Piu ujë i qetëdhe hyri në folenë e tij prej kartonidhe u mblodh,si lëmsh i ngecur në fund minderi.Nga mesi i natësndërsa flinimtë mallëngjyera e me ndjesinëe zemërimit në stomaknënës ju duk sikur dikush thirri mama.Ish grahma e falenderimitdhe e fundit e Tigrit.Nëna qau.Mbeti vetëm,pa ëngjëllin e saj të pafat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Ardita Jatru: Erdhi një ditë

    Ardita Jatru: Bisha ime e butë

    Ardita Jatru: Sa të bukur i ke sytë

  • SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

    SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

    Në çdo cep të Shqipërisë, fermerët e vërtetë po përballen me mungesën e mbështetjes, me tokat që thahen, me naftën që s’vjen kurrë dhe me subvencionet që shkojnë për “fermerë” që ekzistojnë vetëm në letra. Ndërkohë, në zyrat e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), nën drejtimin e Ardita Kuçit, vazhdon pa u ndalur një nga skemat më të paturpshme të vjedhjes së fondeve publike dhe atyre të Bashkimit Europian.
    AZHBR u krijua për të ndihmuar bujqësinë, për të fuqizuar fermerin, për të zhvilluar zonat rurale dhe për të mbështetur ekonominë e fshatit. Por ajo që ndodh sot është e kundërta e çdo misioni publik. Ky institucion është kthyer në një makineri grabitjeje të organizuar, ku çdo tender, çdo subvencion, çdo faturë kalon përmes rrjeteve të interesit të ngritura nga vetë drejtuesit.
    Në krye të kësaj skeme që funksionon me preçizionin e një grupi të strukturuar kriminal qëndron drejtoresha Ardita Kuçi. Ajo është kthyer në simbolin e një burokracie të korruptuar që nuk njeh as turp, as ndëshkim, dhe që prej vitesh luan me paratë e fermerëve si të ishin pronë personale.
    Burime nga brenda institucionit flasin për subvencione për ferma që nuk ekzistojnë, fatura për naftë për fermerë që s’kanë asnjë hektar tokë, skema për blegtori me dele e lopë që ekzistojnë vetëm në Excel, dhe kompani-fantazmë që marrin miliona euro për projekte që nuk kanë parë kurrë dritën e diellit.
    Ndërkohë, fermeri i ndershëm, ai që zgjohet në agim për të punuar tokën, pret në radhë për një bidon nafte. Ai sheh lajmet për “mbështetje rekord” nga AZHBR, por nuk merr asgjë. Sepse AZHBR sot nuk është për fermerin. AZHBR është për klientët e pushtetit, për të afërmit e drejtoreshës, për njerëzit që dinë t’i telefonojnë zyrtarët e duhur dhe të marrin para për projekte fiktive.
    Dhe në këtë histori, më skandaloze se çdo faturë mashtruese është heshtja e SPAK-ut.
    Institucioni që u krijua për të luftuar korrupsionin e lartë, bën sikur nuk sheh.
    Dosjet e AZHBR-së janë plot me elementë që duhej të ishin hetuar prej kohësh — por në vend të hetimeve, kemi heshtje. Në vend të përballjeve me drejtësinë, kemi promovime dhe deklarata për “sukseset” e rreme të agjencisë.
    Pse hesht SPAK-u?
    Pse nuk hetohen tenderat e AZHBR-së?
    Pse nuk kontrollohen fushatat e subvencioneve ku çdo fletë shoqërohet me mashtrime?
    Pse nuk pyetet asnjë fermer i vërtetë në terren për të parë ku shkuan paratë?
    Nëse kjo agjenci do të kishte vepruar në ndonjë vend tjetër europian, drejtuesit e saj do të ishin para gjykatës për shpërdorim fondesh dhe mashtrim me fonde të BE-së. Por në Shqipëri, Ardita Kuçi vazhdon të komandojë AZHBR-në me të njëjtën arrogancë, me të njëjtat lidhje politike, me të njëjtin guxim që i jep mosndëshkimi.
    Kjo është fytyra e vërtetë e korrupsionit shqiptar: një drejtoreshë që shpërndan fondet e bujqësisë mes miqsh e militantësh, një agjenci që i ka kthyer dosjet e subvencioneve në fatura mashtrimi, dhe një SPAK që bën sehir.
    Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin:
    A është SPAK pjesë e heshtjes së organizuar për të mbrojtur Ardita Kuçin dhe njerëzit e saj?
    A ka ndonjë dosje të mbyllur në sirtar që pret “urdhërin e duhur” për t’u hapur?
    Sa fonde europiane janë vjedhur ndër vite në emër të bujqësisë, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur pa asnjë ndihmë?
    Nëse drejtësia nuk lëviz tani, atëherë çdo raport, çdo auditim, çdo “reformë” është një farsë. AZHBR është dëshmia e gjallë se korrupsioni në Shqipëri nuk është thjesht abuzim me para, por një sistem i tërë që mbron vetveten, nga zyrat e larta deri te dosjet e fshatit.
    Kjo agjenci nuk ka më lidhje me bujqësinë, me zhvillimin apo me fermerët. AZHBR është kthyer në një korporatë të korrupsionit publik, me logo shtetërore dhe me drejtoreshë që komandon në heshtje të plotë të drejtësisë.
    Derisa SPAK të guxojë të veprojë, çdo euro e re që shkon në AZHBR është një euro e humbur për fermerët shqiptarë dhe një tjetër plagë në trupin e bujqësisë sonë./ Nga  Almer Toska

  • Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave demokrate në Devoll

    Deputeti jep lajmin e trishtë/ Ndërron jetë në moshë të re kryetarja e grave demokrate në Devoll

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në Devoll, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.
    Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.
    “Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë. Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike. Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti Nallbati.

  • ‘E humbëm Arditën…’, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

    ‘E humbëm Arditën…’, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

    Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD, Bledjon Nallbatika bërë të ditur ndarjen nga jeta të Ardita Kapos, një vajzë e re dhe grua e jashtëzakonshme që luftoi me guxim dhe shpresë kundër një sëmundjeje të rëndë për vite me radhë.

    Ai e përshkroi Arditën si një mike të dashur, zërin e grave dhe një lidere të përkushtuar, që shërbeu me pasion si kryetare e grave të Partisë Demokratike. Nallbati i uroi ngushëllime familjes dhe forcë vajzave të saj, duke theksuar se mungesa dhe shembulli i saj do të mbeten gjithmonë të gjallë në zemrat e tyre.

    Postimi i plotë:

    Humbëm Arditën…
    Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.
    Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën.
    Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe, ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë.
    Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura.
    U prehsh në paqe, Ardita.