Tag: ardhurave

  • Bie serveri! Sot afati i fundit për plotësimin e formularit DIVA, qytetarët nuk aksesojnë dot në portal

    Bie serveri! Sot afati i fundit për plotësimin e formularit DIVA, qytetarët nuk aksesojnë dot në portal

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).

    Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars.

    Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

    Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

    Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.

    Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final./Monitor

  • 33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024

    33 milionë euro të ardhura nga platformat online, Tatimet paralajmërojnë deklarimin për 2024

    Autoritetet kanë identifikuar volumin e të ardhurave nga platformat e internetit për individët në Shqipëri.
    Ndërsa kanë kujtuar datën e fundit për deklarimin e të ardhurave, 1 prill, nga verifikimet paraprake zyrtare deklarohet se rezultojnë rreth 33 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga individët.
    Në dorëzimin e DIVA 2024 (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) këto të ardhura janë përfshirë si detyrim për deklarim. Ky i fundit ka pësuar shtyrje për një ditë nga afati i mëparshëm, 31 mars, për shkak të ditës së pushimit.
    Detyrimin për deklarimin e DIVA-s e kanë individët rezidentë dhe jorezidentë, që gjatë vitit 2024 kanë pagë bruto vjetore mbi 1,2 milion lekë; janë të dypunësuar, të paktën për një periudhë tatimore brenda vitit; realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.
    Deklarata vjetore e të ardhurave gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të.

  • “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    “Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i tatimeve

    Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por duke qenë se sot është ditë pushimi, deklarimi shtyhet për ditën e nesërme, në 1 prill).Risia e këtij viti është ulja e kufirit të nivelit të ardhurave vjetore të deklaruesve dhe afrimi i afatit të dorëzimit nga 30 prilli, që ka qenë vitet e kaluara, në 31 mars).Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë, duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, me uljen e kufirit nga 2 milion në 1,2 milion, numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.Numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.Por, një ditë përpara afatit, serveri rezulton të ketë rënë për shkak të fluksit të madh të individëve që po tentojnë të bëjnë deklarime. Nese faqja e tatimeve hapet nomalisht, nëse tenton të hysh për të bërë deklarimin e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi, siç është në foto.Kjo situatë vazhdoi për rreth 2 orë, ndërsa më pas faqja u rregullua, por sërish përdoruesit raportojnë se ndonëse mund të hysh në faqe, nuk arrin që të bësh deklarimin final. Si të plotësoni formularin DIVA; Afati i dorëzimit elektronik brenda 31 MarsitKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nesër afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Pas 1 prillit nisin gjobat

    Nesër afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Pas 1 prillit nisin gjobat

    Nesër më 1 prill është afati fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave për vitin 2024. Detyrimin e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar (mbi 1.2 milionë lekë në vit), të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking.
     
    Janë rreth 144 mijë individë sipas Tatimeve që duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave deri më 1 prill 2025. Deri më 26 mars numëroheshin 85 mijë deklarata të dorëzuara.
    Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë. Afati i fundit ishte 31 marsi, por Drejtoria e Tatimeve e shty më 1 prill për shkak se dita e sotme është pushim zyrtar nga festa e Fitër Bajramit.
    Udhëzim për plotësimin e formularit DIVA,
    Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Për individët që do të deklarojnë DIVA për herë të parë fillimisht duhen të regjistrohen elektronikisht në https://ëëë.tatime.gov.al

  • 80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e afatit zyrtar të deklarimit të të ardhurave, mijëra shqiptarë ende nuk e kanë plotësuar formularin.
    Sipas të dhënave nga tatimet pritshmëritë janë që 140 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Por deri më tani rreth 50% e tyre e kanë zbatuar këtë detyrim ligjor.
    “Ne kemi evidentuar si individë që kanë të ardhura vjetore sipas kufirit të përcaktuar së bashku me ata që janë të dypunësuar rreth 140 mijë të punësuar. Deri më tani kanë dorëzuar formularin rreth 80 mijë individë. Jemi brenda afatit dhe cilido që ka paqartësi mund të informohet në faqen zyrtare të tatimeve”, deklaroi Rozana Çelmeta nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

    Administrata tatimore thotë se në faqen zyrtare të institucionit  gjendet informacioni i nevojshëm për cilindo që nuk ka njohuritë e duhura, lidhur me atë që njihet si DIVA. Por çfarë ndodh në përfundim të afatit zyrtar që është 31 Marsi, për të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar formularin?
    “Ndryshe nga vitet e kaluara që ka qenë fundi i Prillit, këtë vit afati i dorëzimit të formularit është 31 Marsi. Për të gjithë ata që do e dorëzojnë këtë formular pas këtij afati, sistemi gjeneron automatikisht një penalitet prej 3 mijë lekësh. Ndërsa për ata që janë të dypunësuar dhe kanë detyrim për të paguar, shoqërohet me kamatëvonesa”, sqaron Çelmeta.
    Por cilido që ka plotësuar gabim deklaratën, ka një mundësi të dytë për korrigjim.
    “Cilido që mendon se i  ka plotësuar gabim të dhënat në deklaratë, ka mundësinë që dy herë brenda tre muajve nga fundi i afatit të mund ta korrigjojë. Më pas korrigjimi do të bëhet pranë drejtorisë rajonale ku individi është i regjistruar”, tha Çelmeta.
    Subjekt i deklarimit të të ardhurave janë të gjithë ata që kanë të ardhura bruto 1.2 milion lekë në vit dhe ata që janë të dypunësuar. Këtë vit detyrim kanë dhe ata që kanë të ardhura bruto mbi 50 mijë lekë të patatueshme, ku  përfshihen të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking./vizionplus.tv