Tag: ardhurave

  • Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

    Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

    Te ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pësuar rënie përgjatë këtij viti, duke reflektuar një performancë jo shumë të kënaqshme.
    61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 25.3 miliardë lekë apo 253 milionë euro në 8 muajt e parë të vitit.  Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat e pushtetit lokal regjistrohen më rënie në rreth 22 milionë euro.
    Ndikimin kryesor në këtë performancë e ka rënia e të ardhurave nga taksat lokale me afro 26 milionë euro.
    Megjithatë nëse do të marrim në analizë të njëjtën periudhë të dekadës së fundit vihet re një rritje progresive e të ardhurave nga pushteti vendor, dhe 3-fishim nga viti 2015.
    Të ardhurat nga pushteti vendor, të cilat përfshijnë taksa lokale si taksa mbi pasurinë dhe taksa mbi biznesin e vogël, mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale.
    Po ashtu, varësia e pushtetit vendor, nga transfertat e buxheti i shtetit, ka sjellë kufizime në lidhje me autonominë financiare dhe mbështetjen e pensioneve dhe shërbimeve sociale në nivel lokal. Rritja e këtyre të ardhurave, veçanërisht nga taksat lokale, është shumë e varur nga politikat fiskale dhe ekonomike të qeverisë qendrore, dhe shpesh këto transfertat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e rritura për pensione.
    Po ashtu, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.
    Referuar raportit vjetor të financave vendore, dy burimet kryesore që furnizojnë bashkitë që janë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e ndërtesave.
    Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka “taksa e ndikimit në infrastrukturë”. Në këtë burim peshën më të rëndësishme me 77.4% e zë bashkia Tiranë.

  • Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, ja hapat që duhet të ndiqni

    Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, ja hapat që duhet të ndiqni

    Në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025.
    Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pavarësisht të ardhurave të individit.
    “Kjo përfitohet individët e vetëpunësuar, por edhe një individ i punësuar. Kjo zbritje është 48 mijë lekë për çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, sado të jenë të ardhurat”, tha eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani.
    Sipas ekspertit Edvin Stefani, për të përfituar këtë rimbursim, deklaratën e të ardhurave mund ta plotësojnë edhe personat me të ardhura më të ulëta, që nuk e kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, por e bëjnë për efekt që të kërkojnë rimbursimin prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë të mitur, vlerë e cila arrin në gati 6 mijë lekë.
    “Nuk është 48 mijë lekshi që rimbursohet, rimbursohet tatimi përkatës i 48 mijë lekshit. Pra, 13% e 48 mijë lekshit shkon diku tek 5 mijë lekshi”, sqaroi eksperti.
    Ndërkohë që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim të fëmijëve deri në 100 mijë lekë në vit, për individët me të ardhura vjetore më pak se 1.2 milionë.
    “Jemi në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, e po bëhen pagesat. Të gjithë të interesuarit duhet të kenë parasysh që kanë mundësi në mars të 2026-ës të realizojnë një zbritje të detyrimit të tyre tatimor. Bëhet deklarata personale e të ardhurave dhe krijohet një rimbursim i caktuar në një vlerë e cila është maksimalisht 13% e 100 mijë lekshit të reja”, tha ai.
    Eksperti Stefani shpjegon rastet e përfitimit dhe dokumentet që duhen, ku përfshihen edhe kurset private të gjuhëve të huaja.
    “Unë do të rekomandoja arsimin e fëmijëve nëpër shkolla private. Edhe pagesat që bëhen në shkollat shtetërore vlejnë por duhet pasur kujdes. Duhet të kemi kujdes të ruajmë kontratën, mandatin e pagesës dhe një certifikatë familjare”, tha Stefani.
    Kjo skemë e re synon të mbështesë familjet shqiptare duke ulur barrën tatimore dhe duke njohur shpenzimet e nevojshme për edukimin e fëmijëve. Referuar të dhënave nga Tatimet, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin në rreth 20 milionë euro.

  • Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj

    Frenohet rritja e fitimeve të investitorëve të huaj

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2025 arritën vlerën e 549 milionë eurove, në rënie me 0.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën. Rënia e të ardhurave nga investimet u përcaktua nga tremujori i dytë i vitit, ndërkohë që tremujori i parë kishte shënuar sërish një rritje të vogël.Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (fitimet e subjekteve shqiptare nga investimet jashtë vendit) për gjysmën e parë të këtij viti ranë lehtë në 156 milionë euro, 2.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte përsëri negativ në vlerën e 394 milionë eurove, shumë kjo e njëjtë me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.Në vitet e pas pandemisë, fitimet e investitorëve të huaj kanë ndjekur një tendencë në rritje. Kjo mund të shpjegohet me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ecurinë e mirë të aktivitetit ekonomik, por pjesërisht edhe me rritjen e normave të interesit, që ka ndikuar pozitivisht sidomos fitimet e institucioneve financiare me kapital të huaj.Megjithatë, një pjesë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të Lekut në kursin e këmbimit me Euron, që ka rritur statistikisht fitimet të shprehur në monedhën europiane. Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i Lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit. Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.Por, gjatë gjysmës së parë të vitit 2025 ecuria e normave të interesit dhe kursit të këmbimit kanë qenë më pak të favorshme. Normat e interesit kanë lëvizur në rënie, duke ndjekur politikat monetare të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore Europiane. Ndërkohë, forcimi i Lekut në kursin e këmbimit është ngadalësuar ndjeshëm. Në fund të qershorit, rënia vjetore e kursit Euro-Lek u ngadalësua në 2.2%.Këta faktorë, së bashku me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe presionet e vazhdueshme për rritjen e pagave, duket se kanë sjellë një frenim të rritjes së fitimeve të investitorëve të huaj./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më “dorështrënguara” dhe “dorëlëshuara”

    Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më “dorështrënguara” dhe “dorëlëshuara”

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për herë të pas pandemisë, të ardhurat neto të sektorit bankar nga interesat pësuan rënie në 6-mujorin e këtij viti. Kjo ndodhi sepse shpenzimet për interesa u rritën më shumë se të ardhurat prej interesave.Duke qenë se struktura e detyrimeve të sektorit bankar dominohet nga depozitat e publikut, në pjesën më të madhe shpenzimet për interesa i takojnë pikërisht depozitave.Raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat për sektorin bankar në 6-mujorin 2025 ishte afërsisht 22%, nga më pak se 20% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme.Banka që kishte raportin më të ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ishte Raiffeisen Bank Albania, në nivelin 9%. Kjo tregon që për çdo 100 lekë interesa të përfituara nga kreditë apo investimet në letra me vlerë, Raiffeisen shpenzon vetëm 9 lekë për interesa të depozitave apo detyrimeve të tjera.Banka me raportin e dytë më të ulët është Banka OTP Albania, në nivelin 12%.Ndërkohë, për bankat e tjera ky raport rritet ndjeshëm dhe është sipër nivelit të 20%. E treta renditet Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 22%, e ndjekur nga BKT, me 23%.Nga ana tjetër, bankat që kanë raportin më të lartë mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat janë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 52%, e ndjekur nga ProCredit Bank, me 39% dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank), me 35%.Një raport i ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesi ka më shumë gjasa të shpjegohet me norma më të ulëta interesi të paguara për depozitat, duke qenë se të ardhurat nga interesi tentojnë të jenë më të ndjeshme ndaj konkurrencës dhe ecurisë së treguesve benchmark të tregjeve.Shpenzimet për interesa mund të ndikohen edhe nga elementë specifikë, si struktura e depozitave sipas maturitet dhe ato sipas monedhës. Depozitat me afat kanë norma më të larta interesi krahasuar me llogaritë rrjedhëse ose ato pa afat. Gjithashtu, në terma mesatarë depozitat në Lekë kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat në Euro.Një element tjetër mund të jetë edhe shkalla e përdorimit të instrumenteve të huamarrjes që njihen si pjesë e kapitalit rregullator, kryesisht të obligacioneve. Veçanërisht në rastin kur këto instrumente klasifikohen si borxh i varur, ato kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat e të njëjtit maturitet.Shpenzimet për interesa janë edhe një lloj barometri i konkurrencës në sektorin bankar. Në përgjithësi, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat është më i lartë për bankat e mesme dhe të vogla dhe sidomos ato që kanë ambicie për të rritur pjesën e tyre të tregut. Kjo kërkon domosdoshmërisht zgjerim të bazës së depozitave për të siguruara burime për financimin e huadhënies ose të investimeve në aktive të tjera financiare. Elementi kryesor për rritjen e depozitave është ofrimi i normave më të larta të interesit.Një gjë e tillë është shfaqur qartë edhe gjatë sezonit veror, periudhë që historikisht shoqërohet me rritje të prurjeve të depozitave në sektorin bankar. Disa prej bankave kanë dalë me oferta agresive për të tërhequr sa më shumë depozita gjatë kësaj periudhe.Nga ana tjetër, bankat që kanë pjesë më të madhe tregu në depozita kanë më pak stimuj për të ofruar interesa më të larta. Pavarësisht se paguajnë më pak për depozitat, ato mund të shfrytëzojnë avantazhin që u jep madhësia, reputacioni apo edhe status quo-ja, duke qenë se jo të gjithë depozituesit udhëhiqen nga niveli i normave të interesit në zgjedhjen e bankës ku mbajnë paratë.Megjithatë, ndoshta në një masë më të vogël, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat mund të ndikohet edhe nga struktura e aktiveve. Një oreks më i madh për rrezik, nëpërmjet investimit në hua apo instrumente me rrezik më të lartë, mund të sigurojë kthime më të larta dhe të ardhura më të mëdha nga interesat.Marzhi neto nga interesat (si burimi kryesor i të ardhurave për bankat) është parakusht i rëndësishëm për ecurinë e fitimeve të një banke. Në fakt, Raiffeisen dhe OTP Albania janë ndër bankat me fitimet dhe kthimet më të larta për gjysmën e parë të këtij viti.Nga ana tjetër, një marzh i ulët neto nga interesat e bën të vështirë sigurimin e fitimeve të kënaqshme për aksionerët dhe për të mbështetur me kapital rritjen e bankës.  / E.ShehuBurimi: Shoqata Shqiptare e BankaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë,ja shembujt

    Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA! Këto kategori përfitojnë,ja shembujt

    Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.
    Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.
    Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.
    Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.
    Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.
    Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat.
    Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.
    Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.
    Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.
    Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.
    Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor.
    Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimi
    Së pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.
    Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.
    Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.
    Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.
    Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.
    (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.
    Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ). Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./Monitor

  • Nga 2026, rimbursim për arsimin e fëmijëve pas rillogaritjes të tatimit me DIVA; Dokumentet

    Nga 2026, rimbursim për arsimin e fëmijëve pas rillogaritjes të tatimit me DIVA; Dokumentet

    Nga 2026 për arsimin e fëmijëve prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë. Po ashtu për çdo fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pavarësisht nivelit të të ardhurave vjetore të siguruara, prindërit do të përfitojnë 48 mijë lekë në vit zbritje shpenzimesh.Kjo do të sjellë rillogaritje të tatimit për të ardhurat, që pas zbritjes të shpenzimeve për kategoritë përfituese tatimi do të rezultojë më i ulët. Për këta individë do të krijohet tepricë kreditore që më pas pritet të rimbursohet pas 3 muajsh, pas dërgimit të kërkesës në tatime.Pra, zbritjen e shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë në vit për çdo fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç, do ta përfitojë çdo individ, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Ndërsa shpenzimet fikse për arsimin me vlerë 100 mijë lekë në vit, pavarësisht numrit të fëmijëve, do ta përfitojnë vetëm individët me të ardhura deri 1,2 milionë lekë në vit.Shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.Njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve dhe njohja e shpenzimeve për fëmijët në ngarkim përcaktohen në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat. Si do të rillogaritet tatimi Skema në praktikë do të funksionojë në këtë mënyrë.Së pari, në një çift bashkëshortësh të drejtën për zbritjen e shpenzimeve të fëmijëve në ngarkim dhe për arsimimin nëse plotësohet kufiri i të ardhurave e ka anëtari me të ardhura më të larta vjetore. Pra zbritja e shpenzimeve për fëmijët nga baza vjetore e tatueshme nuk përfitohet nga të dy prindërit e fëmijëve në ngarkim, por vetëm ai që ka të ardhurat më të larta të deklaruara.Për të ardhurat vjetore të 2025 është paguar tatimi çdo muaj. Me deklarimin e DIVA-s individëve përfitues të njohjes së shpenzimeve për rritjen e fëmijëve dhe arsimin e tyre do t’u rillogaritet tatimi. Pas zbritjes së shpenziemeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore do të jetë më i ulët, çka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit individëve përfitues do t’u kthehet si rimbursim.Por kujdes nëse njohjen e shpenzimeve për çdo fëmijë në ngarkim me vlerë 48 mijë lekë në vit e përfiton çdo individ pavarësisht të ardhurave vjetore bruto të deklaruara, shpenzimet fikse për arsim me vlerë 100 mijë lekë do t’i përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Po ashtu kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet për arsim nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore. Kontratat nuk ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ruhen në raste të kontrollit tatimor. Sa ulet tatimi nga zbritja e shpenzimeve fikse prej 100 mijë lekë në vit për arsimiShembullSë pari, individi me të ardhurat personale nga punësimi dhe/ose biznesi me më shumë se 1,200,000 lekë në vit nuk përfiton nga zbritje shpenzimesh për arsim.Nëse një individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.Tatimi i paguar në çdo muaj është (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekë dhe në vit 62,400 lekë.Individi për të përfituar zbritjet për arsimin e fëmijëve duhet të plotësojë dhe dorëzojë deklaratën e të ardhurave personale deri në datë 31 mars të vitit pasardhës (viti I fillimit që përfiton zbritjet për arsim dhe kompensimin për fëmijë është vitit 2025), pra deri në 31 mars 2026.Shuma maksimale që zbritet për arsim është 100,000 lekë pavarësisht nga numri i fëmijëve në moshë nën 18 vjeç.(840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekë/muaj. Tatimi 4,117 lekë (vjetor 49,400 lekë). Në këtë rast sipas pikës 1 të nenit 22, përveç shpenzimeve për arsim nga baza tatimore është zbritur një shumë prej 360, 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720, 000 lekë, ose një shumë prej 30,000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60,000 lekë.Individi do të rezultojë në Deklaratën individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).Këtë gjendje kreditore e kërkon brenda një afati 3 muaj./ D.Azo Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shpenzimet e paparashikuara dhe uljet e të ardhurave, gjysma e dytë e shtatorit “torturon” këtë shenjë Horoskopi

    Shpenzimet e paparashikuara dhe uljet e të ardhurave, gjysma e dytë e shtatorit “torturon” këtë shenjë Horoskopi

    Shtatori është muaji i fillimeve të reja, por siç thonë ata “çdo fillim është i vështirë” dhe këto shenja do ta ndiejnë kuptimin e kësaj thënieje.

    Muaji i parë i vjeshtës 2025 nuk do të jetë më i miri për ta. Zgjedhje të gabuara, rrugë qorre, ndryshime dhe sfida i presin.
    GaforrjaTensioni dhe paqëndrueshmëria mbizotërojnë në marrëdhëniet tuaja personale, me familjen në qendër. Pasiguria për të ardhmen e karakterizon këtë muaj. Për të përballuar, jepni përparësi nevojave tuaja, kujdesit për veten dhe mirëqenies. Ruani qetësinë dhe mbani mend se secili person ka nevojat e veta, tregoni mirëkuptim.

    LuaniPër muajin shtator parashikohen probleme në jetën tuaj personale, pasi puna përfshihet dhe ndikon në marrëdhëniet tuaja. Shikoni fjalët tuaja dhe jepini marrëdhënies tuaj vëmendjen që meriton. Sapo të arrini të gjeni sërish ekuilibrin personal dhe profesional, gjithçka do të jetë më mirë.
    PeshorjaFinancat po ju mundojnë këtë muaj. Shpenzimet e paparashikuara, uljet e të ardhurave dhe rrugët pa krye me paratë krijojnë stres. Planifikoni me kujdes shpenzimet tuaja në mënyrë që t’ia dilni mbanë dhe mos lejoni që stresi t’ju bëjë më të mirën. Kërkoni nga njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju për mbështetje për t’i bërë gjërat më të lehta./vizionplus.tv

  • 45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

    45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

    Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim. Kërkesa mund të bëhet në platformën E-Albania,  ne seksionin “Kërkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përveç rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit.
    Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit,  pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike. Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin ekspertët e sigurimeve shoqërore, të cilët përzgjidhnin në mënyrë rastësore një sërë dosjesh në agjencitë rajonale. Të dhënat zyrtare tregojnë se gabimet në llogaritjen e pensioneve janë në nivelin 5% ose rreth 45 mijë pensione bazuar në numrin e përgjithshëm të të moshuarve në vend. Ndërkohë, kategoritë më të prekura janë punonjësit në sektorin privat, punonjësit sezonalë, emigrantët dhe punonjësit e viteve 1990-2000.
    Shtohen të ardhurat, mbi 1 miliard euro për pensionet
    Ndërkohë nga ana tjetër, në periudhën janar-korrik 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke arritur një total prej rreth 104 miliardë lekë (afro 1 miliard euro). Kjo shifër shënon një rritje prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje prej 118 milionë eurosh. Ky rezultat është një rekord në dekadën e fundit dhe është 152% më i lartë se në vitin 2015, kur të ardhurat ishin vetëm 416 milionë euro. Rritja e të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është një tregues pozitiv për ekonominë shqiptare.
    Megjithatë, për të siguruar që ky sistem të jetë i qëndrueshëm dhe të ofrojë mbështetje të mjaftueshme për pensionistët është e nevojshme një reformë e thellë që adreson balancën mes kontributeve dhe përfitimeve. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga disa faktorë kryesorë, rritja e pagave. Paga mesatare në Shqipëri ka tejkaluar nivelin prej 900 euro në muaj, duke ndikuar në rritjen e kontributeve nga punonjësit në sektorin publik dhe privat. Një ndikim të ndjeshëm ka pasur lufta kundër informalitetit. Reformat e ndërmarra për të reduktuar nëndeklarimin e pagave kanë çuar në një rritje të deklarimeve dhe, si pasojë, të të ardhurave nga kontributet. Po ashtu, ndikimin e sa ka pasur rritja e numrit të bizneseve. Hapja e bizneseve të reja dhe administrimi më i mirë nga ana e administratës tatimore kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.
    Deficiti në skemë
    Megjithatë, shpenzimet në skemën e pensioneve janë rritur gjithashtu, duke arritur në 148 miliardë lekë (rreth 1.5 miliardë euro), duke krijuar një deficit prej rreth 440 milionë euro. Ky deficit është një pasqyrë e nevojës për një reformë të thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Për të adresuar këto sfida, qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore, po përgatit një reformë të re të mbrojtjes sociale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e mbështetjes për individët dhe sigurimi i një raporti më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.

  • Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së

    Raporti/ Bie me 37% kredia për blerje banese në korrik, bankat tregohen ‘dorështrënguara’ pas kufizimeve të BSH-së

    Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar vlerën e kredive për banesave, u reflektua menjëherë në muajin e parë që hyri në fuqi. Pas muajve në rritje, vlera e kredive për blerje banese ka shënuar rënie në korrik. Bankat dhanë 27.4 milionë euro më pak kredi për shtëpi

    ***
    Epoka e kredive sa 90% apo 100% e vlerës së pronës duket se mbaroi! Menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës së Shqipërisë për kufizimin e huave me qëllim blerje banese, vlera e huasë ka rënë me 37% nga muaji qershor në muajin korrik.

    Në total në korrik bankat kanë aprovuar vetëm 46.6 milionë euro kredi të reja për blerje banese, me rënie prej 27.4 milionë euro krahasuar me muajin qershor po të këtij viti, kur u miratuan gati 74 milionë euro kredi për të blerë banesë.

    Më 1 korrik në të gjithë sektorin bankar nisi zbatimi i vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që kufizon kredidhënien për blerje banese në disa tavane.

    85% të vlerës së pronës mund të financojë banka nëse është banesë e parë dhe huaja kërkohet në lekë, dhe për këtë kësti mujor nuk mund të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit.

    Ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia ulet në 80% të vlerës së saj dhe kësti maksimumi sa 35% e të ardhurave mujore.

    Pra kur banesa kushton 100 mijë euro, nëse kredia kërkohet në lekë, banka të financon maksimumi 85 mijë euro me kredi. Ndërsa kësti mujor varet tërësisht nga e ardhura mujore, nëse është 1000 euro në muaj, kësti do jetë maksimumi 400 euro. Duke limituar këstin mujor të kredimarrësit, ulet edhe vlera e kredisë pasi maksimumi shlyerjes së saj është 30 vite.

    Kurse për huatë në monedhë të huaj, financimi për banesën e parë ulet në 75% dhe kësti mujor 35%, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim kredia mbulon vetëm 70% të vlerës që ka prona dhe kësti jo më shumë se 30% të ardhurave mujore të kredimarrësit.

    Ky kufizim u bë sipas bankave për të kthyer në normalitet çmimet e pronave pasi gjykohet se shtrenjtimi i tyre është mbështetur edhe nga rritja e shpejtë e kredisë për blerjen e tyre, por edhe për të mbrojtur vetë bankat nga ekspozimi i lartë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

    KREDIA PËR BLERJE BANESE

    Qershor 2025        74 mln euro

    Korrik 2025       46.6 mln euro

    Rënia                -27.4 mln euro

    TAVANET PËR BLERJE BANESE (KREDI NË LEKË)

    Banesa 1            85% kredi

    Kësti i kredisë     deri 40% e të ardhurave

    Banesa 2 +        80% kredi

    Kësti i kredisë      deri 35% e të ardhurave

    TAVANET PËR BLERJE BANESE (KREDI NË VALUTË)

    Banesa 1                75% kredi

    Kësti i kredisë      deri 35% e të ardhurave

    Banesa 2 +            70% kredi

    Kësti i kredisë      deri 30% e të ardhurave

     

  • Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

    Rroga mesatare 900 euro? Tabaku: 40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se gjendja ekonomike e familjeve është e rrënuar, teksa për të mbuluar kostot mujore nuk mjaftojnë as dy rroga minimale. Sipas të dhënave të INSTAT, për të 40% e të ardhurave shkojnë për bukën dhe ushqimet, pa llogaritur transportin, shkollën, shëndetin dhe llogaritë e tjera. Tabaku nënvizon se qeveria thotë që paga mesatare është 900 euro në Shqipëri, por rezliteti flet ndryshe.
    Postimi i plotë

    Prej 1 viti kemi dëgjuar refrenin: “paga mesatare 900 euro”. Studio, grafika, spote. Pastaj del nga shtëpia. Shporta, energjia, karburanti. Realiteti të flet ndryshe. INSTAT thotë se një familje me të ardhura mesatare shpenzon rreth 96 mijë lekë në muaj (pa qira). Paga minimale është 40 mijë. Dy paga minimale = 80 mijë. Hendeku? 16 mijë lekë çdo muaj. Çdo muaj.
    40% e të ardhurave ikin te buka dhe ushqimet. Qiratë? Edhe larg qendrës nisin rreth 45 mijë lekë. Shtoji transportin, faturat, shkollën, shëndetin… llogaria nuk del në fund të muajit.
    Monopolet vendosin çmimin, qeveria mbron sistemin e pandershëm të taksimit; buxheti punon vetëm për të mbrojtur oborrin e socialistëve nga rritja e çmimeve, ndërsa familjet shqiptare paguajnë propagandën, rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. Dhe shtresa e mesme ikën—jo për luks, por për jetesë.
    U premtua për një vit rresht nëpër ekrane se “rroga mesatare do të ishte 900 €”. Sot, familjet përballen me shpenzime që shkojnë në 96 mijë lekë në jetën reale. Kjo është fatura e kripur e qeverisjes socialiste!