Tag: ardhurave

  • Dosja ‘Bankers’ në SPAK, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia

    Dosja ‘Bankers’ në SPAK, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia

    CEO i “Bankers Petroleum” Hongping Xiao  dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, të cilët ndodhen në burg që në korrik, kërkojnë ndryshim mase në GJKKO. Përmes avokatëve të tyre, Çobo dhe CEO kinez kanë kërkuar informacion për hetimet dy mujore dhe zëvendësim të masës së sigurisë.
    Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë për dosjen e Bankers dhe e transferoi në Prokurorinë e Posaçme pasi gjatë hetimeve disa mujore dolën në dritë elementë të rinj që kanë të bëjnë me veprën penale të korrupsionit, që përfshijnë zyrtarë të lartë, si edhe grup të strukturuar kriminal.
    Aksioni në “Bankers Petroleum” në fillim të korrikut erdhi pasi kompania, e cila prej më shumë se 20 vitesh nxjerr naftë në Patos-Marinzë, ka shmangur gjatë gjithë ekzistencës së saj taksat në vend. Sipas hetimeve, gjatë periudhës 2004–2024, kompania ka eksportuar dhe shitur naftë me një vlerë totale prej 532 miliardë lekësh, rreth 5 miliardë euro, por ka deklaruar humbje prej 11.7 miliardë lekësh dhe nuk ka paguar asnjë tatim-fitimi.
    Hetimet nga prokuroria e Fierit nisën pas një kallëzimi nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, e cila evidentoi skemën e dyshuar të mashtrimit fiskal. Ndërkohë, Bankers ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për zbardhjen e çështjes.
    Personat e tjerë e përfshirë janë lënë në arrest shtëpiak dhe në detyrim paraqitje.
    “Arrest me burg”:

    Leonidha Çobo Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në, pastrim parash
    Hongping Xiao  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në

    “Arrest në shtëpi”:

    Lianyi Wang Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
    Ardit Kero Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
    Flavia Capo Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
    Kledi Xhani  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në

    “Detyrim paraqitje”

    Doina Goga  Fshehja e të ardhurave, skema mashtruese me TVSH-në
    Majlinda Thana Fshehja e të ardhurave
    Matilda Ibraliu Fshehja e të ardhurave
    Erton Ademaj Fshehja e të ardhurave

  • Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Lajm i mirë për pensionistët: 9.7 mld lekë te bonusi i fundvitit!

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot, 21 tetor, Aktin Normativ për disa ndryshimer në Buxhetin e vitit 2025, i cili tashmë ka hyrë në fuqi.
    “Ky akt vjen si pasojë e nevojës për të reflektuar ndryshimet në fushat e përgjegjësisë të disa ministrive të linjës, por edhe për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave.
    Sipas Ministrisë, ndryshimet janë përgatitur pas analizës së ecurisë 8-mujore të treguesve makrofiskalë dhe buxhetorë, si dhe pritshmërive për realizimin e tyre deri në fund të vitit.
    “Rishikimi synon harmonizimin e parametrave buxhetorë me realitetin fiskal dhe mbështetjen e prioriteteve qeveritare”, theksohet më tej.
    Nëpërmjet këtij Akti Normativ, qeveria ka shpërndarë 21.8 miliardë lekë nga kursimet dhe fondet ekzistuese, për të mbuluar shpenzime të reja dhe investime.
    Nga kjo shumë, afërsisht 8 miliardë lekë do të përdoren për projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe digjitalizim, në mënyrë që ato të vazhdojnë pa ndërprerje.
    Ndër ndryshimet kryesore përfshihet edhe financimi shtesë për  Bonusin e fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5.9 miliardë lekëve, çka e çon fondin total të dedikuar për këtë politikë në 9.7 miliardë lekë për vitin 2025.
    Në anën e të ardhurave, parashikohet rritje me 12.1 miliardë lekë e të ardhurave të përgjithshme, si rezultat i tejkalimit të të ardhurave tatimore, doganore dhe atyre nga kontributet shoqërore.
    Një tjetër zhvillim pozitiv është ulja e defiçitit buxhetor në 61.6 miliardë lekë, ose 2.4% e PBB, nga 2.6% që ishte parashikuar në buxhetin fillestar.
    Sipas Ministrisë, kjo ulje lidhet me menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe me kushtet më të favorshme të financimit, ndërsa balanca primare mbetet neutrale, në përputhje me rregullat fiskale të Ligjit Organik të Buxhetit.
    Në përfundim, Ministria e Financave thekson se do të vijojë të garantojë konsolidimin fiskal, qëndrueshmërinë e financave publike dhe stabilitetin makroekonomik të vendit.

  • Kroacia, çmimet e ushqimeve do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Kroacia, çmimet e ushqimeve do të rriten më shumë se në Eurozonë në 2026

    Çmimet e ushqimeve në Kroaci pritet të rriten dyfish krahasuar me pjesën tjetër të Eurozonës në 2026.Siç shkruajnë Poslovni Dnevnik dhe Edita Vlahović Žuvela, kroatët shpenzojnë rreth një të katërtën e të ardhurave për ushqim, dhe nëse shtohen strehimi, energjia dhe transporti, mbi gjysmën e të ardhurave totale shkon për këto nevoja bazike.Çmimet e ushqimeve në Kroaci do të rriten me 4.1% në 202…

  • Përvoja, taksimi për pasuri të paluajtshme në Itali

    Përvoja, taksimi për pasuri të paluajtshme në Itali

    Një arsye pse kemi marrë në shqyrtim rastin e Italisë është afërsia gjeografike, politike dhe sociale që ka midis dy vendeve – me kërkesë të lartë turistike dhe me zhvillim jo vetëm të zonave bregdetare, por edhe atyre të brendshme – të agroturizmit dhe fshatrave. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha midis dy vendeve, si në aspektin ekonomik dhe pozitës gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, në shumë drejtime marrëdhëniet midis të dy vendeve janë të ndërlidhura nëpërmjet shumë dimensioneve. Opinion nga Eralda MemeliNë javën e fundit, në Shqipëri është rikthyer diskutimi për çmimet referencë dhe taksën mbi pasuritë e paluajtshme. Për të ndihmuar në këtë debat, artikulli i mëposhtëm sjell në mënyrë të sintetizuar / përmbledhjen e taksimit për pasuri të paluajtshme në shtetin fqinj, Itali.Në parantezë duhet theksuar se sistemi fiskal i Italisë është ndër sistemet më të zhvilluara dhe komplekse në Europë, i cili kërkon të ruajë një ekuilibër të qëndrueshëm midis barrës fiskale dhe zhvillimit të bizneseve apo mirëqenies së individëve.Një tjetër arsye pse kemi marrë në shqyrtim rastin e Italisë është afërsia gjeografike, politike dhe sociale që ka midis dy vendeve – me kërkesë të lartë turistike dhe me zhvillim jo vetëm të zonave bregdetare, por edhe atyre të brendshme – të agroturizmit dhe fshatrave.Pavarësisht ndryshimeve të mëdha midis dy vendeve, si në aspektin ekonomik dhe pozitës gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, në shumë drejtime marrëdhëniet midis të dy vendeve janë të ndërlidhura nëpërmjet shumë dimensioneve.Në Itali, kur bëhesh pronar i një shtëpie, duhet të kesh parasysh një sërë taksash, të cilat janë të vendosura si nga autoriteti qendror ashtu edhe ai vendor. Disa prej taksave paguhen vetëm një herë, në momentin e blerjes, por ka edhe disa taksa të cilat paguhen çdo vit. Në formë të përmbledhur janë paraqitur në vazhdim taksat e aplikuara në tregun e pasurive të paluajtshme në Itali, në varësi të pozicionit blerës ose shitës.Kur blini një shtëpi në Itali, zakonisht duhet të paguhen disa taksa mbasi bëhet kontrata, të cilat varen nëse shitësi është një individ apo biznes (një subjekt i regjistruar për TVSH), dhe gjithashtu nëse prona është e destinuar si rezidencë e parë apo e dytë.Një tjetër komponent i rëndësishëm është dhe vlera kadastrale, e cila është vlera e shtëpisë në regjistrin e hipotekës ¹ dhe ndryshon në varësi të zonës gjeografike, vendndodhjes, madhësisë dhe kategorisë së pronës etj..Taksat që paguhen vetëm një herë janë:1- Taksa kadastrale (Imposta Catastale): Zakonisht është një taksë si shumë fikse prej 50 € kur shtëpia blihet nga një shitës privat (individ); dhe në shumën prej 200 € nëse blihet nga një biznes (subjekt i regjistruar për TVSH).2- Taksa e kredisë hipotekore (Imposta Ipotecaria): Praktikisht kjo taksë përfshin dy lloje taksash. Njëra është një shumë fikse, e cila është në të njëjtat nivele si taksa kadastrale dhe do të paguhet nga blerësi edhe kur nuk merret kredi.Ajo është një shumë fikse prej 50 € kur shtëpia blihet nga shitës privatë dhe 200 € nëse blihet nga një subjekt i regjistruar për TVSH, paguhet edhe në rast kur çmimi i shtëpisë përmban edhe TVSH.Ndërkohë, që në rastin e dytë, ajo është një taksë e cila aplikohet mbi shumën e kredisë së marrë për blerjen e shtëpisë. Kështu, individët paguajnë një taksë e cila llogaritet 0.2% e kredisë së marrë për shtëpinë e parë dhe 2% për shtëpinë e dytë.3- Taksa e regjistrimit / ose pullës (Imposta di Registro): Nëse po blihet shtëpia e parë (rezidenca primare ku blerësi do të jetojë) nga një shitës privat (individ) është 2% e vlerës kadastrale (minimumi 1,000 €).Nëse blihet një shtëpi e dytë (si shtëpi pushimi apo për investim) ajo është 9% e vlerës kadastrale (minimumi 1,000 €). Nëse shtëpia do të blihet nga një subjekt i regjistruar për TVSH, kjo taksë është një shumë fikse prej 200 €.4- TVSH (IVA): Nuk aplikohet kur shtëpia blihet nga një shitës privat, që nuk është i regjistruar për TVSH. Kur blihet nga zhvilluesit ose kompanitë e rinovimit (brenda 5 viteve nga ndërtimi), TVSH e paguar është 4% e vlerës për rezidencën primare; 10% për shtëpitë e dyta dhe 20% për shtëpitë luksoze.Nëse shtëpia e blerë ka më shumë se 5 vite që është ndërtuar – atëherë përgjithësisht nuk paguhet TVSH, por ka dhe raste të veçanta kur ndërtuesi / zhvilluesi mund të kërkojë aplikimin e saj.  Taksat që paguhen çdo vit janë:1- IMU (Taksa e Pronës nga Bashkia) Tatimi kryesor mbi pronën e marrë nga bashkitë në Itali:a. Përjashtohen nga kjo taksë banesa kryesore / primare, përveç rasteve kur prona klasifikohet si luks.b. Zbatohet gjithmonë për shtëpitë e dyta, pronat me qira ose pronarët që nuk janë rezidentë.c. Normat e aplikuara për këtë taksë bazohen në të ardhurat e llogaritura nga kadastra, të rregulluara me një rritje prej 5% dhe shumëzuar me një koeficient (zakonisht ×160), pastaj taksohen me normën e komunës ku ndodhet shtëpia, zakonisht në intervalin 0.4%–1.14%.2- TASI (Taksat për shërbimet e aseteve të palëvizshme)a. Një tatim për shërbime “të aseteve të pashkëputshme” (p.sh., ndriçimi i rrugëve, mirëmbajtja e rrugëve).b. Shtëpia e parë është e përjashtuar nga pagesa e kësaj takse (përveç shtëpive të kategorisë luksoze).c. Komunat e vendosin normën e kësaj takse të tillë që së bashku me IMU, totali nuk mund të kalojë 1.06% të vlerës së të ardhurave kadastrale.3- Taksë për mbeturinata. Taksë për mbledhjen e mbetjeve që bazohet në madhësinë e pronës (m²) dhe numrin e banorëve.b. Në përgjithësi varion nga 150 – 500 € në vit, megjithatë ndryshon sipas rajoneve.c. Shtëpitë e dyta mund të paguajnë tarifa më të ulëta, nëse nuk janë të banuara vazhdimisht. Pagesa kryhet kryesisht në dy këste, zakonisht më 16 Qershor dhe 16 Dhjetor.4- Tatimi mbi të Ardhurat nga Qiraja. Nëse jepni pronën tuaj me qira, ka dy regjime kryesore për taksim:a. Taksimi i sheshtë: Një tatim i sheshtë prej 21% mbi të ardhurat nga qiraja, e cila mund të aplikohet vetëm për rezidentët, nuk lejohet që të zbriten kostot e tjera dhe duhet të përcaktohet që në fillim të nënshkrimit të kontratës. Nuk mund të ndryshohet më vonë.b. Norma e taksës që aplikohet varet nga taksimi progresiv sipas skemës së të ardhurave personale (IRPEF Standard ²). Pra norma që aplikohet për taksimin e të ardhurave neto nga qiraja përcaktohet pasi të ardhurat mblidhen me të ardhurat personale nga puna dhe në varësi të intervalit në të cilin janë të ardhurat totale të individit përcaktohet norma e tatimit.Më konkretisht, sipas IRPEF të 2024, kjo normë do të ishte: 23% për të ardhura deri në 28,000 €; 35% për të ardhura nga 28,001 në 50,000 €; 43% mbi 50,000 €. Këtu norma e taksimit aplikohet mbi të ardhurat nga qiraja mbasi janë zbritur shpenzimet e lejuara, të cilat përfshijnë mirëmbajtjen, tarifat e agjentëve, etj.Kur shisni një shtëpi në Itali, zakonisht jeni përgjegjës për pagesën e disa taksave, të cilat varen nga koha (pra sa vite keni) që ju e zotëroni shtëpinë, vlera kadastrale e shtëpisë (dhe të ardhurat kadastrale); nga vendi se ku ndodhet; nëse e keni të blerë apo të përfituar si dhuratë dhe nëse jeni rezident ose jo në Itali.  1- Tatim mbi fitimin kapital Kjo është taksa kryesore që paguhet kur shitet një pronë në Itali.a. Nëse shtëpia që po shitet është brenda 5 viteve nga blerja: Mund të keni detyrime tatimore mbi fitimet kapitale për diferencën midis çmimit të shitjes (minus kostot e dokumentuara si tarifat noteriale, rinovimet) dhe çmimit të blerjes. Dhe norma e taksës që aplikohet për fitimin neto të kapitalit mund të zgjidhet njëri midis dy opsioneve si më poshtë:i. Sipas taksimit progresiv të të ardhurave personale totale. Në varësi të intervalit që i përkasin të ardhurat totale, do të jetë dhe norma e aplikuar, sikurse zbatohet në rastin e të ardhurave nga qiraja.ii. Si alternativë, mund të zgjidhet të paguhet një “normë tatimore zëvendësuese” prej 26% (imposta sostitutiva) te noteri gjatë shitjes, gjë që i thjeshton gjërat.b. Nëse shtëpia do të shitet pas 5 vitesh pronësie: Nuk kërkohet taksë mbi fitimet kapitale.c. Nëse prona që shitet ishte vendbanimi juaj kryesor (rezidenca principale), ajo është e përjashtuar nga tatimi mbi fitimet kapitale, pavarësisht se sa kohë është mbajtur në zotërim. Për t’u kualifikuar si rezidencë primare, duhet të jetë e regjistruar zyrtarisht si vendbanimi juaj, për pjesën më të madhe të periudhës së pronësisë.2- Kosto të tjera gjatë shitjesa) Tarifat e Agjencisë (nëse përdorni një agjent pasurish të paluajtshme për të gjetur blerësin). Kjo kosto zakonisht është 2–4% e çmimit të shitjes, e cila mund të paguhet nga blerësi, shitësi ose të ndahet mes tyre (e negociueshme).b) Tarifat e Noterit, e cila zakonisht paguhet nga blerësi, jo nga shitësi.c) Kostot e marrjes së Certifikatave. Shitësit duhet të paraqesin dokumente të tilla si certifikata e performancës së energjisë (APE), studimet kadastrale dhe certifikatat e përputhshmërisë – këto mund të kushtojnë disa qindra euro.3- Raste të Veçantaa) Trashëgimi / Pronë e Dhuruar: Nëse shisni një pronë të trashëguar ose të dhuruar, rregulli 5-vjeçar zbatohet edhe në këtë rast (bazuar në kohën kur i ndjeri ose dhuruesi e bleu atë fillimisht).b) Kostot e rinovimeve të shtëpive mund të njihen si të zbritshme: Kostot e dokumentuara të rinovimit mund të zvogëlojnë fitimin e taksueshëm të kapitalit neto, sepse ato i shtohen kostos së blerjes.c) Jorezidentët sikurse dhe rezidentët i nënshtrohen taksës italiane mbi fitimet kapitale sipas të njëjtave rregulla, megjithëse traktatet tatimore midis vendeve mund të shmangin taksimin e dyfishtë.Rregulli 5-vjeçar për taksimin e fitimeve kapitale nga shitjet e pronave në Itali u prezantua me Reformën Tatimore të vitit 1986. Reforma e vitit 1986 përcaktoi, nëse një pronë (përveç vendbanimit kryesor / primar) shitet brenda 5 viteve nga blerja, fitimi llogaritet nën kategorinë “të ardhura të ndryshme” dhe është i taksueshëm. Nëse shitet pas 5 vitesh, fitimi është i përjashtuar nga taksat.Nëse ka qenë vendbanimi juaj kryesor për pjesën më të madhe të pronësisë, shitja është e përjashtuar në çdo kohë, pavarësisht se mund të ketë më pak se 5 vite që është blerë. Që nga ajo kohë, rregulli ka mbetur në thelb i njëjtë, megjithëse norma e taksës ka ndryshuar me kalimin e kohës:Fillimisht, e përafruar me normat e zakonshme të taksës mbi të ardhurat (IRPEF progresive). Në vitin 1997, u prezantua opsioni i një takse të sheshtë zëvendësuese te noteri. Në vitin 2014, norma e taksës së sheshtë u rrit në 20%, dhe në vitin 2019, në 26%.Përzgjedhja e rregullit 5-vjeçar për aplikimin ose jo të taksës së fitimit kapital në tregun e pasurive të paluajtshme në Itali nuk është e rastësishme. Ai ka të bëjë kryesisht me shkurajimin e blerjeve spekulative dhe mbrojtjen e tregut të banesave, veçanërisht të blerësve për herë të parë. Ja disa nga arsyet kryesore pse qeveria italiane zgjodhi këtë periudhë:• Masa kundër spekulimit. Në të kaluarën, shumë investitorë i “ndërronin” shtëpitë shpejt, duke blerë lirë, duke i rinovuar pak dhe duke i rishitur brenda 1-2 viteve vetëm për të përfituar. Kjo sjellje rriti artificialisht çmimet, duke e bërë më të vështirë për familjet dhe të rinjtë të përballonin blerjen e shtëpive. Duke taksuar fitim kapital nga shitja e shtëpisë brenda 5 viteve, qeveria ngadalëson qarkullimin e shpejtë të pronës dhe veçanërisht shkurajon kërkesën nga ky grup blerësish në treg dhe inkurajon pronësinë për një periudhë më të gjatë.• Inkurajimi i rezidencës së qëndrueshme. Nëse prona e blerë është rezidenca kryesore, shitja e saj përjashtohet nga taksa mbi fitimet kapitale, edhe brenda 5 viteve. Kjo politikë shpërblen njerëzit që jetojnë në shtëpitë e tyre në vend që t’i trajtojë ato vetëm si investime të përkohshme.• Përshtatja me praktikat e tjera europiane. Shumë vende europiane kanë rregulla të ngjashme për taksimin e fitimit kapital nga shitja e shtëpisë. Kështu, Spanja aplikon taksim duke përjashtuar shtëpinë primare; Franca aplikon tatim mbi fitimet kapitale, vetëm nëse shtëpia mbahet për 22 vjet (lehtësim progresiv); Gjermania përjashton nga taksat nëse shitet pas 10 vjetësh, ose menjëherë nëse është shtëpia kryesore. Italia zgjodhi periudhën 5-vjeçare si kompromis mjaftueshëm i rreptë për të kufizuar spekulimet, por jo shumë i gjatë krahasuar me shtetet e tjera të BE-së.• Stabiliteti fiskal. Strehimi është një burim kryesor i të ardhurave tatimore në Itali. Periudha 5-vjeçare garanton që shteti mbledh të ardhura nga fitimet spekulative, ndërkohë që inkurajon investimet dhe banimin afatgjatë. Ndërkohë që duke shkurajuar spekulimet, ai ofron edhe një treg banesash më të përballueshëm për çiftet e reja dhe blerësit për herë të parë.Skema e mësipërme e tatimit të pasurive të paluajtshme, në rastin e Italisë, është një shembull i mirë i politikës fiskale që krijon një kuadër ekuilibër midis stabilitetit të të ardhurave fiskale dhe barrës fiskale për individët apo zotëruesin e banesës / pronës. Gjithashtu, kjo skemë ofron edhe një kuadër të ekuilibruar midis thjeshtësisë dhe kompleksitetit duke marrë parasysh dhe qëllimin kryesor të përdorimit të shtëpisë.Aktualisht në Shqipëri ka një diskutim të gjerë mbi rritjen e shpejtë dhe të fortë të çmimeve të banesave, e cila po bëhet gjithmonë e më e papërballueshme për familjet e reja dhe blerësit e parë.Sistemi i çmimeve referencë të banesave, i propozuar rishtas nga Ministria e Financave, përfshin një pjesë të elementeve apo të karakteristikave që merren parasysh edhe në përcaktimin e vlerës kadastrale në Itali.Por, ndërkohë, vihet re se propozimit aktual i mungojnë dy elemente të rëndësishme të shembullit italian që e bëjnë mekanizmin efektiv. Elementi i parë është mungesa e diferencimit / dallimit në taksimin e shitjeve të shtëpive të para / kryesore ose jo.Elementi i dytë po kaq i rëndësishëm është aplikimi i tatimit të fitimit kapital brenda një periudhë fikse prej 5 vjetësh, duke eliminuar mekanizmin që nxit kërkesën spekulative në treg, ose të blerjes dhe shitjes së një shtëpie brenda një kohë të shkurtër, kur tregu në vend e ka të theksuar edhe këtë tipar, pra spekulimin.Ndërkohë, një tjetër element tjetër shtesë për t’u marrë parasysh mund të jetë që krahas taksimit me një normë fikse të të ardhurave nga qiraja ose të fitimit kapital, të lihet mundësia që ato të përfshihen në taksimin e të ardhurave personale, ku vetë individi mund të zgjedhë se cilën normë të aplikojë, sikurse është aktualisht në Itali.Kjo masë do të jetë e favorshme për njerëzit me të ardhura të ulëta ose të papunë, që ata të kenë një barrë më të ulët fiskale në rast të shitjes së banesës.Gjithsesi propozimet e mësipërme nuk mund thjesht të kopjohen. Ato duhet të analizohen në kompleksitetin e vet dhe e theksojmë gjithnjë të para në kuadër të plotë, jo duke përzgjedhur nga regjime të ndryshme, ato elemente që duket se qëllimin e kanë vetëm të çojnë më shumë para në buxhetin e shtetit.Kështu është e rëndësishme një analizë më e thelluar për anën pozitive dhe negative të këtyre elementeve dhe se sa ato përshtaten me stadin e zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme, me shkallën e informalitetit dhe të zhvillimit ekonomik në tërësi në Shqipëri, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit fundor dhe duke ofruar më shumë përkrahje sociale për shtresat në nevojë. ——————1. Vlera kadastrale llogaritet si një shumëfish i të ardhurave neto të shtëpisë, e cila është e ardhura hipotetike e përftuar nga dhënia me qira e saj (e cilat llogaritet nga zyra e hipotekës), shumëzuar me 5% dhe më pas shumëzuar me një multiplikator / koeficient që në më të shumtën e rasteve është 160. Ky koeficient ndryshon në varësi të kategorisë së shtëpisë që blihet; përse do të përdoret, dhe nëse është shtëpi e parë ose e dytë etj. Vlera kadastrale ndryshon ndjeshëm nga çmimi i tregut, ai është përgjithësisht më i ulët, duke përcaktuar edhe një barrë më të ulët për taksat. Kjo vlerë nuk bazohet në çmimet referencë që llogariten nga një institucion i pavarur që quhet: “Vëzhguesi i tregut të pasurive të paluajtshme” pjesë e tatimeve dhe taksave. 2. IRPEF (Imposta sul Reddito delle Persone Fisiche) është forma kryesore e taksimit të të ardhurave (personale) të individëve, e cila është progrseive dhe rishikohet rregullisht. Këtu është dhënë nivelet më të fundit të aplikuara për 2024. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘Shqiptarët në varfëri ekstreme’, Nunaj: 40% e të ardhurave shpenzohen vetëm për ushqime bazë

    ‘Shqiptarët në varfëri ekstreme’, Nunaj: 40% e të ardhurave shpenzohen vetëm për ushqime bazë

    E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, foli mbi situatën ekonomike në vend dhe ndikimin e saj real te qytetarët, ku u shpreh se problemi më i madh nuk qëndron te vlera e pagës, por te fuqia blerëse e saj, e cila është më e ulëta në rajon dhe në Europë.

    Sipas Nunajt, familjet shqiptare shpenzojnë deri në 40% të të ardhurave të tyre vetëm për ushqime bazë, një tregues alarmant i varfërisë strukturore dhe mungesës së mirëqenies. Ajo theksoi se rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe kostove të jetesës, krahas pagave të ulëta dhe informalitetit të lartë në tregun e punës, e kanë mbajtur popullatën në të njëjtin nivel mbijetese prej vitesh, pavarësisht propagandës për rritje ekonomike.

    Ekspertja paralajmëroi se kjo situatë do të përkeqësohet më tej në të ardhmen, kur një pjesë e madhe e punonjësve të sotëm do të përballen me pensione minimale, si pasojë e sistemit të deformuar të pagave dhe informalitetit në rritje.

    Pjesë nga deklarata:

    Në të gjithë analizën, problemi më i madh nuk është te vlera e pagës, por te fuqia blerëse e saj. Sipas të dhënave, në Shqipëri kemi pagën me fuqi blerëse më të ulët në rajon dhe në Europë njëkohësisht. Ky është problemi më i madh dhe problematika e dytë që kemi është përqindja e të ardhurave që ne shpenzojmë për produkte ushqimore.

    40% e të ardhurave mesatare të dhëna nga INSTAT 40% e të ardhurave të familjeve shqiptare shpenzohen për ushqime bazë, për të jetuar. Kjo është ndër nivelet më të larta nëse e krahasojmë me vendet e tjera në rajon dhe Europë, që e kanë sa gjysma.

    Kjo do të thotë që ende familjet shqiptare punojnë, jetojnë për t’u ushqyer, dhe e gjithë pjesa e rritjes ekonomike të vazhdueshme që ka qenë në vend para dhe pas pandemisë, sërish nuk është reflektuar në një rritje të mirëqenies së popullatës.

    Popullata pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare duke qenë se ka paga të ulëta dhe kemi një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe kostove të jetesës, ka ngelur prej vitesh në të njëjtin nivel të shpenzimeve të të ardhurave për ushqim. Dhe kjo e bën edhe më pak të mundshëm një përmirësim të jetës, të cilësisë së jetesës, pra për më pak para që më pas mund të përdoren për gjëra të tjera.

    E njëjta gjë lidhet, në këtë rast, edhe me rritjen e kostos familjare në vlerat që përmendim. Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, sërish për katër familjarë, vlera e të ardhurave që nevojiten është gjithmonë e më e lartë.

    Paga minimale është një atribut. Ne flasim për të dhëna zyrtare, kur kemi një treg pune i cili është në një nivel shumë të lartë informaliteti, dhe kjo do të thotë që paga reale nuk është e pasqyruar në atë që hyn në të dhënat zyrtare.

    Pra, nëse kemi një numër të konsiderueshëm ku kemi gati gjysmën e popullatës me pagë minimale ndërkohë që kemi nivele shumë të larta informaliteti, ne kemi probleme sot me paga të kufizuara, por do të kemi sërish nesër me këta individë që sot janë punonjës dhe nesër do të dalin në pension do të kenë sërish pensione të ulëta.

  • Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie – jetojnë me më pak se 324 mijë lekë në vit

    Gati 1 në 5 shqiptarë në rrezik varfërie – jetojnë me më pak se 324 mijë lekë në vit

    Treguesit e varfërisë rezultojnë të ketë shfaqur përmirësim në vitin 2024. Në vitin 2024, janë vlerësuar rreth 4,7% më pak individë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, krahasuar me vitin 2023.INSTAT raportoi se në vitin 2024, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,2 %, duke pësuar një rënie prej 0,6 pikë përqindje, krahasuar me të dhënat e rivlerësuara për vitin 2023. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2024 është vlerësuar me 324.336 lekë, në krahasim me 262.325 Lekë që ishte në vitin 2023.INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2024 të anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në njësitë ekonomike familjare në Shqipëri. Treguesit kryesorë për monitorimin e varfërisë relative, shpërndarjen e të ardhurave dhe të treguesve të tjerë të nivelit të jetesës bazohen në objektivin e agjendës së Evropa 2030.Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Evropa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social. Për vitin 2024, ky tregues është vlerësuar 32,8 %, kundrejt 35,9 % vlerësuar në vitin 2023.Sipas agjendës EU 2030 individët e grupmoshës 18-64 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2024, sipas vlerësimeve përbëjnë 8,4 %, kundrejt 9,7 % në vitin 2023, me një rënie prej 1,3 pikë përqindje.Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim:• Ky tregues, në vitin 2024, sipas agjendës Evropa 2030, është vlerësuar 40,5 %, kundrejt 43,2 % vlerësuar në vitin 2023.INSTAT sqaron se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër. Ndikimi i përfitimeve sociale është i dukshëm nëse do të vlerësonim rrezikun për të qenë i varfër para dhe pas transfertave:• Në vitin 2024, 36,7% e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqerisë/familjare);• Nëse në nivelin e të ardhurave të disponueshme do të përfshiheshin pensionet e pleqërisë/familjare por jo përfitime të tjera sociale, rreziku për të qënë i varfër do të vlerësohej 22,7 %.Rreziku për të qenë i varfër sipas grupmoshave dhe gjinisë Trendi në zbritje vihet re përgjatë grupmoshave, por një zbritje më të madhe kanë grupmoshat 0-17 vjeç ku, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2024, në krahasim me vitin 2023, është zvogëluar me rreth 0,9 pikë përqindje në këtë grupmoshë. Grupmosha mbi 65 vjeç ka pësuar një rritje të lehtë në vitin 2024 me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2023.Rreziku për të qenë i varfër sipas llojit të NjEF Në vitin 2024, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në NjEF pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët, krahasuar me NjEF me fëmijë në varësi.Niveli i pabarazisë Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat:• Në vitin 2024, Gini është vlerësuar 29,8 %, duke pësuar rënie me 0,8 pikë përqindje nga viti 2023.Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë):• Në vitin 2024 raporti S80/S20 është vlerësuar 4,8, kundrejt raportit 5,0 që u vlerësua në vitin 2023.Të ardhurat mesatare mujore të disponueshme Në vitin 2024, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 23,2 %, krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 51 mijë lekë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • BSH kufizoi kredinë për pasurinë e paluajtshme, Sejko: Të parandalojmë mundësinë e përsëritjes së krizës së 2008

    BSH kufizoi kredinë për pasurinë e paluajtshme, Sejko: Të parandalojmë mundësinë e përsëritjes së krizës së 2008

    Nga 1 korriku kredia për blerje banesash u kufizua me vendim të Bankës së Shqipërisë në mënyrë që bankat të mos ekspozohen më tej në këtë treg, pasi volumi më i lartë i kredisë që japin bankat shkon për këtë sektor. 
    Guvernatori tha në Komisionin e Ekonomisë se masat e marra, janë më shumë parandaluese ose mbrojtëse të sistemit bankar që të mos përsëritet kriza e 2008-ës. 
    “Për tregun e pasurive të paluajtshme, është një treg që po zhvillohet. Ne e shohim tregun në tërësi në raport me sektorin financiar. Shqetësimi ynë parësorë është që mos të ndikojë në kreditim, ngjashmërisht me krizën e 2008-ës kur në Amerikë falimentuan bankat dhe tregu u fry u fry deri në momentin kur çmimet ranë, ra vlera e kolateralit dhe natyrisht kreditë nuk paguheshin më. Ndaj ne kemi marrë masat tona”, thotë guvernatori. 
    Përpos kufizimeve Sejko tha se bankat aktualisht janë në kushte të mira ekspozimi ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme. 
    “Sistemi bankar është i kontrolluar nga ekspozimi në këtë treg, por ne kemi marrë masa për të rregulluar ekspozimin më tej në këtë treg. E rëndësishme është që rritja e çmimeve të pronave duhet të shkojë në paralele me rritjen e të ardhurave të familjeve”, tha Sejko. 
    Kur kredia kërkohet në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%.  
    Kufizimi tjetër i caktuar nga Banka Qendrore është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa për kredinë e dytë etj. ulet në 35%.  
    Kurse për huanë në valutë tavanet do të jenë 75% dhe 70% në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë. Sa u përket kësteve mujore, ato do të jenë sa 35% e totalit të të ardhurave të individin për huanë e shtëpisë së parë, dhe 30% kur është kredi për të blerë një pronë të dytë apo më shumë. 
     

  • Rishikimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për ekonomitë në zhvillim

    Rishikimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për ekonomitë në zhvillim

    Nga Rabah Arezki, Grégoire Rota-Graziosi dhe Rick van der PloegTatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një nga risitë më të përhapura tatimore të 70 viteve të fundit. Për herë të parë u testua në fillim të viteve 1950 në Bregun e Fildishtë, atëherë një koloni franceze, dhe më pas u zbatua gradualisht në të gjithë Francën që nga viti 1954, deri në miratimin e plotë në vitin 1966. Që prej atëherë, ai është përqafuar nga 175 vende, me përjashtim të dukshëm të Shteteve të Bashkuara. Në shumë ekonomi të zhvilluara dhe në zhvillim, ai është burimi kryesor i të ardhurave nga taksat, duke tejkaluar si tatimin mbi fitimin e korporatave, ashtu edhe tatimin mbi të ardhurat personale.Aftësia globale tërheqëse e TVSH-së qëndron në karakteristikat e saj thelbësore. Si taksë mbi konsumin final të familjeve, ajo u siguron qeverive një bazë të qëndrueshme të ardhurash. Mekanizmi debit-kredit, i zbatuar përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, parandalon ngarkesën kumulative të tatimeve që dikur ishte e zakonshme me taksat mbi qarkullimin apo shitjet. Ky mekanizëm jo vetëm garanton neutralitetin, por edhe forcon përputhshmërinë: përmes verifikimit të ndërsjellë të transaksioneve mes furnitorëve dhe klientëve, TVSH-ja siguron një burim më të besueshëm të ardhurash, madje edhe në rastet e falimentimit të bizneseve apo mashtrimit.Përhapja e TVSH-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me liberalizimin tregtar, pasi vendet në zhvillim ulën tarifat doganore dhe u integruan në ekonominë globale. Me rënien e të ardhurave nga tarifat, TVSH-ja, e bazuar në konsumin vendas dhe e mbledhur në kufi, ofroi një zëvendësues të fuqishëm që kompensoi, madje në disa raste edhe tejkaloi, të ardhurat e humbura nga doganat.Por pas dekadash përdorimi të gjerë, TVSH-ja ka nevojë për një rivlerësim. Siç tregon një studim I fundit, rezultatet e saj kanë qenë të përziera. Në ekonomitë e zhvilluara, ajo ka qenë efektive në rritjen e të ardhurave nga tatimet, mbështetjen e industrializimit dhe nxitjen e diversifikimit ekonomik. Ndërsa në vendet në zhvillim të pasura me burime natyrore, përkundrazi, ajo nuk ka dhënë rezultatet e pritshme: nuk ka arritur të kompensojë të ardhurat e humbura nga tarifat doganore dhe ka lënë qeveritë me mungesa të ndjeshme fiskale.Meqë vendet donatore po shkurtojnë buxhetet e ndihmës së huaj, nevoja për të mobilizuar burime të brendshme, kryesisht përmes taksimit, është bërë gjithnjë e më urgjente. Kjo u theksua në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit në Addis Ababa në vitin 2015 dhe në Konferencën e Katërt në Sevilje, në korrik. Të dyja takimet theksuan rëndësinë e të ardhurave të brendshme si element kyç për arritjen e qëllimeve të Axhendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.Përtej ndikimit në të ardhurat nga taksat, TVSH-ja ka pasur pasoja strukturore të paqëllimta për vendet në zhvillim të pasura me burime natyrore. Sipas konceptimit të saj, TVSH-ja zbatohet vetëm mbi konsumin vendas, ndërsa eksportet përjashtohen. Sipas parimit të destinacionit, eksportuesit kanë të drejtë të marrin rimbursim të plotë për TVSH-në e paguar për pajisje dhe mallra ndërmjetëse.E kombinuar me uljen e tarifave doganore, kjo strukturë ka ulur koston e nxjerrjes së burimeve natyrore dhe ka thelluar varësinë e këtyre vendeve nga eksportet e papërpunuara të lëndëve të para si nafta dhe mineralet, në vend që të nxiste zhvillimin e industrive përpunuese që do të shtonin vlerë. Rezultati ka qenë “kurthi i burimeve natyrore”: një cikël ku varësia nga eksportet pengon zhvillimin e industrive të tjera dhe mban ekonominë të varur.Gjetjet e studimit theksojnë një çështje themelore: sistemet tatimore nuk mund të importohen thjesht si modele të gatshme nga një ekonomi në tjetrën. Për këtë arsye, TVSH-ja ka kaluar nëpër shumë përshtatje që prej krijimit të saj në fillim të viteve 1950, për t’iu përgjigjur konteksteve të ndryshme kombëtare.Kina ofron një shembull domethënës. Kur vendi prezantoi një TVSH me normë 17% në vitin 1994, fillimisht zbatonte rreptësisht parimin e destinacionit, duke u dhënë eksportuesve rimbursim të plotë për TVSH-në e paguar për lëndët e para dhe pajisjet. Vetëm dy vjet më vonë, qeveria kineze filloi të kufizojë rimbursimet e TVSH-së për disa eksporte, për shkak të presioneve të mëdha buxhetore.Me kalimin e kohës, ajo që nisi si një masë emergjente u shndërrua në një instrument të qartë të politikës industriale kineze, i përdorur herë për të nxitur eksportet e herë për të rritur të ardhurat nga taksat, në varësi të rrethanave ekonomike. Në dhjetor 2024, për shembull, Kina ndaloi rimbursimet e TVSH-së për eksportuesit e bakrit dhe aluminit. Ndërsa kjo rriti koston e dërgimit të këtyre lëndëve të para jashtë vendit, krijoi gjithashtu nxitje të fuqishme për t’i përpunuar ato brenda vendit, duke i mundësuar Kinës të kapë më shumë vlerë brenda zinxhirit të saj të furnizimit.Përvoja e Kinës ofron një model të dobishëm për vendet e pasura me burime natyrore që synojnë të përshtatin TVSH-në për të përmbushur objektivat fiskale dhe zhvillimore. Ajo tregon se, me strategji dhe zbatim të kujdesshëm, këto taksa mund të riformulohen për të nxitur industrializimin, për të inkurajuar diversifikimin dhe për të siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë.Për ekonomitë në zhvillim, shumë prej të cilave po përballen sot me kufizime të forta buxhetore dhe nevojën për të krijuar vende pune produktive dhe me pagesë të mirë për popullata në rritje, mësimi është i qartë: për të thyer ciklin e varësisë që i mban pas, ato duhet të reformojnë TVSH-në.* Rabah Arezki, ish-nënkryetar i Bankës Afrikane të Zhvillimit, është drejtor kërkimesh në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore dhe studiues i lartë në Shkollën Kennedy të Harvardit.Grégoire Rota-Graziosi është profesor ekonomie në Universitetin Clermont-Auvergne.Rick van der Ploeg është profesor ekonomie në Universitetin e Oksfordit dhe profesor i ekonomisë mjedisore në Universitetin e Amsterdamit./ Project Syndicate  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pasuria neto e Travis Kelce: Sa para ka dhe cilat janë të gjitha burimet e tij të të ardhurave?

    Pasuria neto e Travis Kelce: Sa para ka dhe cilat janë të gjitha burimet e tij të të ardhurave?

    Travis Kelce, lojtari i njohur i Kansas City Chiefs, jo vetëm që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në fushën e futbollit, por ka ndërtuar edhe një portofol të konsiderueshëm financiar përmes burimeve të ndryshme të të ardhurave. Që nga janari i vitit 2025, pasuria neto e Kelce vlerësohet të jetë rreth 90 milionë dollarë.
    Burimi kryesor i të ardhurave të Kelce rrjedh nga karriera e tij profesionale në futboll. Në prill të vitit 2024, ai nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës me Kansas City Chiefs me vlerë 34.25 milionë dollarë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar të NFL-së. Kjo kontratë përfshin 17 milionë dollarë të garantuara dhe një pagë mesatare vjetore prej 17.125 milionë dollarësh.
    Përtej pagës së tij në NFL , Kelce ka siguruar marrëveshje të shumta reklamimi që i rrisin ndjeshëm të ardhurat. Ai është shfaqur në reklama për marka të mëdha si Nike, Old Spice, McDonald’s dhe State Farm. Këto reklama kontribuojnë me afërsisht 5 milionë dollarë në vit në të ardhurat e tij.
    Në vitin 2022, Travis, së bashku me vëllain e tij Jason Kelce, lançuan podkastin “New Heights”. Shfaqja fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm, duke çuar në një marrëveshje trevjeçare me Wondery të Amazon në vitin 2024, me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Kjo marrëveshje i jep Wondery të drejtat ekskluzive për të shpërndarë dhe për të fituar para nga podkasti, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e Kelce.
    Kelce i ka diversifikuar të ardhurat e tij përmes sipërmarrjeve dhe investimeve të ndryshme biznesi. Ai është bashkëpronar i Club Car Wash, një zinxhir që operon në disa shtete në të gjithë SHBA-në. Përveç kësaj, ai ka lançuar markën e tij të veshjeve, Tru Kolors, dhe një kompani të fokusuar në shëndet, Hilo Nutrition, e cila ofron shtesa për performancën. Kelce ka investuar gjithashtu në marka si Cholula Hot Sauce, makina kanotazh Hydrow dhe modë për meshkuj Indochino.
    Duke u zgjeruar në industrinë e argëtimit, Kelce do të jetë prezantuesi i emisionit të lojërave “Are You Smarter Than a Celebrity?” në Amazon Prime Video. Ndërsa paga e tij për këtë rol nuk është bërë publike, parashikohet të jetë në rangun e ulët prej shtatë shifrash, duke kontribuar më tej në rrjedhat e tij të larmishme të të ardhurave.
    Suksesi financiar i Travis Kelce është një dëshmi e talentit, mprehtësisë në biznes dhe aftësisë së tij për të shfrytëzuar mundësitë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Përmes një kombinimi kontratash fitimprurëse të NFL-së, marrëveshjeve të sponsorizimit, sipërmarrjeve biznesore dhe angazhimeve në media, ai ka ndërtuar një portofol të larmishëm që vazhdon të rritet.

  • Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve

    Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve

    Në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025.Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pavarësisht të ardhurave të individit.
    “Kjo përfitohet individët e vetëpunësuar, por edhe një individ i punësuar. Kjo zbritje është 48 mijë lekë për çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, sado të jenë të ardhurat”, tha eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani.Sipas ekspertit Edvin Stefani, për të përfituar këtë rimbursim, deklaratën e të ardhurave mund ta plotësojnë edhe personat me të ardhura më të ulëta, që nuk e kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, por e bëjnë për efekt që të kërkojnë rimbursimin prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë të mitur, vlerë e cila arrin në gati 6 mijë lekë.
    “Nuk është 48 mijë lekshi që rimbursohet, rimbursohet tatimi përkatës i 48 mijë lekshit. Pra, 13% e 48 mijë lekshit shkon diku tek 5 mijë lekshi”, sqaroi eksperti.Ndërkohë që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim të fëmijëve deri në 100 mijë lekë në vit, për individët me të ardhura vjetore më pak se 1.2 milionë.
    “Jemi në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, e po bëhen pagesat. Të gjithë të interesuarit duhet të kenë parasysh që kanë mundësi në mars të 2026-ës të realizojnë një zbritje të detyrimit të tyre tatimor. Bëhet deklarata personale e të ardhurave dhe krijohet një rimbursim i caktuar në një vlerë e cila është maksimalisht 13% e 100 mijë lekshit të reja”, tha ai.Eksperti Stefani shpjegon rastet e përfitimit dhe dokumentet që duhen, ku përfshihen edhe kurset private të gjuhëve të huaja.
    “Unë do të rekomandoja arsimin e fëmijëve nëpër shkolla private. Edhe pagesat që bëhen në shkollat shtetërore vlejnë por duhet pasur kujdes. Duhet të kemi kujdes të ruajmë kontratën, mandatin e pagesës dhe një certifikatë familjare”, tha Stefani.Kjo skemë e re synon të mbështesë familjet shqiptare duke ulur barrën tatimore dhe duke njohur shpenzimet e nevojshme për edukimin e fëmijëve. Referuar të dhënave nga Tatimet, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin në rreth 20 milionë euro.