Tag: ardhurat

  • Ndryshimi i madh në Champions

    Ndryshimi i madh në Champions

    Liga e Kampionëve ka ndryshuar formatin e saj dhe po luhet pa grupe për vitin e dytë, ndërkohë që UEFA ka filluar të shqyrtojë ndryshime të reja që do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave.
    Është planifikuar që Liga e Kampionëve të prezantojë një ceremoni hapjeje nga sezoni 2027/28, kështu që vetëm një ndeshje raundi do të luhet të martën, më 14 tetor.
    Kampioni në fuqi do të luajë ndeshjen hapëse të sezonit në shtëpi, dhe ekipet do të zgjidhen për secilin raund për të luajtur atë ndeshje.
    Do të jetë një ndeshje ekskluzive dhe e vetmja që do të luhet atë ditë, ndërsa të tjerat janë në repertor të mërkurën dhe të enjten.
    Është planifikuar që koncerte të organizohen si pjesë e ndeshjeve hapëse të Ligës së Kampionëve, ku do të performojnë yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, gjë që do ta pasuronte më tej përvojën e tifozëve. Pas kësaj ideje qëndron agjencia amerikane Relevent, e cila është punësuar për të gjetur mënyra për të rritur të ardhurat e këtij kompeticioni.
    Qëllimi kryesor është që të ardhurat vjetore të Ligës së Kampionëve të arrijnë në pesë miliardë euro, që përfaqëson një rritje prej 600 milionësh krahasuar me të ardhurat e mëparshme që ka gjeneruar UEFA. /tesheshi.com/

  • E shkarkoi vetingu, rikthehet në detyrë gjyqtarja Blerina Muço

    E shkarkoi vetingu, rikthehet në detyrë gjyqtarja Blerina Muço

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 13 tetor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Blerina Muço, e cila u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 1 nëntor të vitit 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin tërësor.
    Subjekti paraqiti ankim në Kolegj, ku pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të shkaqeve të ngritura, u vendos vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e bashkëshortit nga një marrëveshje bashkëpunimi me një shoqëri për ofrim të konsulencës ligjore.
    Muço parashtroi se bashkëshorti nuk kishte qenë në dijeni të moshlyerjes së detyrimeve tatimore nga shoqëria. Sipas saj, në marrëveshje kishte qenë e përcaktuar se detyrimet tatimore duhej t’i shlyente punëdhënësi dhe për këtë arsye bashkëshorti kishte qenë në kushtet e besimit të plotë. Ajo nënvizoi se vërtetohej me dokumentacion se bashkëshorti e kishte përfituar në kohë vlerën prej 73 mijë euro, si dhe se kjo gjë përputhej me deklarimet në vite. Subjekti kundërshtoi dhe konstatimet e tjera të Komisionit gjetjet e tjera dhe kërkoi konfirmimin në detyra.
    Lidhur me të ardhurat e bashkëshortit, Kolegji konstaton se subjekti i ka deklaruar rregullisht vlerën dhe përfitimin e tyre në vite e në deklaratën veting, të cilat përkojnë dhe me periudhën e deklaruar nga shoqëria. Po ashtu, u evidentua se Muço ka paraqitur dhe marrëveshjen e bashkëpunimit, ku përcaktohet se shlyerja e detyrimeve për të ardhurat do të kryhet në kohë nga ana e shoqërisë.
    Nga verifikimi i llogarisë bankare ka rezultuar se shoqëria në fjalë, ka kredituar vlerën 73 mijë euro gjatë periudhës 2005-2010. Po ashtu, përmes një vendimi gjyqësor të vitit 2024, që është lënë në fuqi po atë vit, është njohur detyrimi i shoqërisë për pagesën e detyrimit mbi të ardhurat e bashkëshortit në masën 73 mijë euro, si dhe është konfirmuar ekzekutimi i këtij detyrimi.
    Trupi gjykues i Kolegjit çmon se gjatë shqyrtimit ligjor, subjekti provoi bindshëm krijimin e këtyre të ardhurave, si me dokumente, ashtu edhe përmes deklarimeve në kohë reale. KPA argumenton se, përderisa këto të ardhura janë deklaruar rregullisht dhe provohet se vijnë nga burim i ligjshëm, si dhe se nga fakti se detyrimin për shlyerjen e detyrimeve tatimore e ka pasur shoqëria, ato e kalojnë testin dhe duhet të përfshihen në të ardhurat e ligjshme.
    Për rrjedhojë, ndryshe nga Komisioni, u konkludua se gjyqtarja Muço nuk gjendet në kushtet e e deklarimit të pasaktë.
    Pamundësia financiare e mbetur në shumën 954 mijë lekë, e shpërndarë në disa vite u çmua prej Kolegjit bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, u konkludua se nuk mund të sjellë penalizim për subjektin.
    Po ashtu, Kolegji vlerësoi të pamjaftueshme për të cënuar besueshmërinë e gjyqtares Muço, edhe gjetjet në kriterin profesional që kishin të bënin me tejkalimin e afatit në gjykime, si dhe ato të konfliktit të interesit me dy shoqëri palë në çështjet e shqyrtuara prej saj.
    Për konstatimet e KPK lidhur me mosrespektimin e praktikës unifikuese të Gjykatës së Lartë, Koelgji vërejti se qëndron vetëm një rast, por që nuk mund të sjelli penalzim. Për çështjet që kishin të bënin me shoqërinë me të cilën bashkëshorti kishte lidhur marrëveshjen e bashkëpunimit, u konstatua se ato ishin trajtuar prej subjektit disa vjet pasi ishte përmbyllur bashkëpunimi.
    Në përfundim, Kolegji çmon se konkluzuionet e KPK për pasurinë, profesionalizmin dhe gjetjet në vlerësimin tërësor, nuk janë rezultat i një vlerësimi të bazuar në akte dhe në ligj. Për rrjedhojë u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe konfirmimi në detyrë i gjyqtares Blerina Muço.

  • Rishikimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për ekonomitë në zhvillim

    Rishikimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për ekonomitë në zhvillim

    Nga Rabah Arezki, Grégoire Rota-Graziosi dhe Rick van der PloegTatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një nga risitë më të përhapura tatimore të 70 viteve të fundit. Për herë të parë u testua në fillim të viteve 1950 në Bregun e Fildishtë, atëherë një koloni franceze, dhe më pas u zbatua gradualisht në të gjithë Francën që nga viti 1954, deri në miratimin e plotë në vitin 1966. Që prej atëherë, ai është përqafuar nga 175 vende, me përjashtim të dukshëm të Shteteve të Bashkuara. Në shumë ekonomi të zhvilluara dhe në zhvillim, ai është burimi kryesor i të ardhurave nga taksat, duke tejkaluar si tatimin mbi fitimin e korporatave, ashtu edhe tatimin mbi të ardhurat personale.Aftësia globale tërheqëse e TVSH-së qëndron në karakteristikat e saj thelbësore. Si taksë mbi konsumin final të familjeve, ajo u siguron qeverive një bazë të qëndrueshme të ardhurash. Mekanizmi debit-kredit, i zbatuar përgjatë gjithë zinxhirit të vlerës, parandalon ngarkesën kumulative të tatimeve që dikur ishte e zakonshme me taksat mbi qarkullimin apo shitjet. Ky mekanizëm jo vetëm garanton neutralitetin, por edhe forcon përputhshmërinë: përmes verifikimit të ndërsjellë të transaksioneve mes furnitorëve dhe klientëve, TVSH-ja siguron një burim më të besueshëm të ardhurash, madje edhe në rastet e falimentimit të bizneseve apo mashtrimit.Përhapja e TVSH-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me liberalizimin tregtar, pasi vendet në zhvillim ulën tarifat doganore dhe u integruan në ekonominë globale. Me rënien e të ardhurave nga tarifat, TVSH-ja, e bazuar në konsumin vendas dhe e mbledhur në kufi, ofroi një zëvendësues të fuqishëm që kompensoi, madje në disa raste edhe tejkaloi, të ardhurat e humbura nga doganat.Por pas dekadash përdorimi të gjerë, TVSH-ja ka nevojë për një rivlerësim. Siç tregon një studim I fundit, rezultatet e saj kanë qenë të përziera. Në ekonomitë e zhvilluara, ajo ka qenë efektive në rritjen e të ardhurave nga tatimet, mbështetjen e industrializimit dhe nxitjen e diversifikimit ekonomik. Ndërsa në vendet në zhvillim të pasura me burime natyrore, përkundrazi, ajo nuk ka dhënë rezultatet e pritshme: nuk ka arritur të kompensojë të ardhurat e humbura nga tarifat doganore dhe ka lënë qeveritë me mungesa të ndjeshme fiskale.Meqë vendet donatore po shkurtojnë buxhetet e ndihmës së huaj, nevoja për të mobilizuar burime të brendshme, kryesisht përmes taksimit, është bërë gjithnjë e më urgjente. Kjo u theksua në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit në Addis Ababa në vitin 2015 dhe në Konferencën e Katërt në Sevilje, në korrik. Të dyja takimet theksuan rëndësinë e të ardhurave të brendshme si element kyç për arritjen e qëllimeve të Axhendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.Përtej ndikimit në të ardhurat nga taksat, TVSH-ja ka pasur pasoja strukturore të paqëllimta për vendet në zhvillim të pasura me burime natyrore. Sipas konceptimit të saj, TVSH-ja zbatohet vetëm mbi konsumin vendas, ndërsa eksportet përjashtohen. Sipas parimit të destinacionit, eksportuesit kanë të drejtë të marrin rimbursim të plotë për TVSH-në e paguar për pajisje dhe mallra ndërmjetëse.E kombinuar me uljen e tarifave doganore, kjo strukturë ka ulur koston e nxjerrjes së burimeve natyrore dhe ka thelluar varësinë e këtyre vendeve nga eksportet e papërpunuara të lëndëve të para si nafta dhe mineralet, në vend që të nxiste zhvillimin e industrive përpunuese që do të shtonin vlerë. Rezultati ka qenë “kurthi i burimeve natyrore”: një cikël ku varësia nga eksportet pengon zhvillimin e industrive të tjera dhe mban ekonominë të varur.Gjetjet e studimit theksojnë një çështje themelore: sistemet tatimore nuk mund të importohen thjesht si modele të gatshme nga një ekonomi në tjetrën. Për këtë arsye, TVSH-ja ka kaluar nëpër shumë përshtatje që prej krijimit të saj në fillim të viteve 1950, për t’iu përgjigjur konteksteve të ndryshme kombëtare.Kina ofron një shembull domethënës. Kur vendi prezantoi një TVSH me normë 17% në vitin 1994, fillimisht zbatonte rreptësisht parimin e destinacionit, duke u dhënë eksportuesve rimbursim të plotë për TVSH-në e paguar për lëndët e para dhe pajisjet. Vetëm dy vjet më vonë, qeveria kineze filloi të kufizojë rimbursimet e TVSH-së për disa eksporte, për shkak të presioneve të mëdha buxhetore.Me kalimin e kohës, ajo që nisi si një masë emergjente u shndërrua në një instrument të qartë të politikës industriale kineze, i përdorur herë për të nxitur eksportet e herë për të rritur të ardhurat nga taksat, në varësi të rrethanave ekonomike. Në dhjetor 2024, për shembull, Kina ndaloi rimbursimet e TVSH-së për eksportuesit e bakrit dhe aluminit. Ndërsa kjo rriti koston e dërgimit të këtyre lëndëve të para jashtë vendit, krijoi gjithashtu nxitje të fuqishme për t’i përpunuar ato brenda vendit, duke i mundësuar Kinës të kapë më shumë vlerë brenda zinxhirit të saj të furnizimit.Përvoja e Kinës ofron një model të dobishëm për vendet e pasura me burime natyrore që synojnë të përshtatin TVSH-në për të përmbushur objektivat fiskale dhe zhvillimore. Ajo tregon se, me strategji dhe zbatim të kujdesshëm, këto taksa mund të riformulohen për të nxitur industrializimin, për të inkurajuar diversifikimin dhe për të siguruar stabilitet ekonomik afatgjatë.Për ekonomitë në zhvillim, shumë prej të cilave po përballen sot me kufizime të forta buxhetore dhe nevojën për të krijuar vende pune produktive dhe me pagesë të mirë për popullata në rritje, mësimi është i qartë: për të thyer ciklin e varësisë që i mban pas, ato duhet të reformojnë TVSH-në.* Rabah Arezki, ish-nënkryetar i Bankës Afrikane të Zhvillimit, është drejtor kërkimesh në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore dhe studiues i lartë në Shkollën Kennedy të Harvardit.Grégoire Rota-Graziosi është profesor ekonomie në Universitetin Clermont-Auvergne.Rick van der Ploeg është profesor ekonomie në Universitetin e Oksfordit dhe profesor i ekonomisë mjedisore në Universitetin e Amsterdamit./ Project Syndicate  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

    Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

    Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar.  Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin turistik veror në vend, duket se kjo nuk është ndjerë, pasi të ardhurat në arkën e tatimeve janë më të larta se ato të mbledhura në muajin Korrik dhe Gusht.
    Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale e realizuar për muajin Shtator 2025 , kanë kapur shifrën 39.2 miliardë lekëve apo 392 milionë euro. Ndërsa në muajin Gusht, të ardhurat tatimore u regjistruan në 385 milionë euro, duke regjistruar kështu një kapërcim me 7 milionë euro. Po ashtu, është në rritje edhe në raport me muajin Korrik, ku të ardhurat ishin 390 milionë euro.
    Në krahasim me Shtator  2024 të ardhurat janë tejkaluar me 53 milionë euro. E shprehur në përqindje, kapërcimi në raport me vitin e kaluar regjistrohet në 15.7 %.
    Ndërsa në raport me planifikimin e bërë rritja e të ardhurave regjistrohet në 27 milionë euro apo 7.4 %.
    Në 9 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 212.6 miliardë lekë, me rritje prej 42 miliardë lekë apo 420 milionë euro në raport me janar-shtator 2024.
    Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
    Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
    Peshën kryesore në rritje e kanë mbajtur të ardhurat e gjeneruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar çka tregon edhe konsumin në rritje në popullatë. Ndërsa shtatori, përveç turizmit, është edhe muaji kur fillon viti i ri shkollor për nxënësit e arsimit para universitar çka nxit edhe blerje të shtuara.  Turizmi po ashtu ka rritur të ardhurat nga shërbimet, TVSH dhe akciza.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë perfomancë.
    Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.Tatimi mbi fitimin dhe Taksat nacionale gjithashtu e kanë pasur performancë pozitive.
    Ndërkohë që përdorimi i teknologjisë dhe analizës së riskut duket se ka përmirësuar ndjeshëm administrimin e të ardhurave.

  • Industria përpunuese në rënie – Nafta, kromi dhe çeliku sjellin më pak të ardhura

    Industria përpunuese në rënie – Nafta, kromi dhe çeliku sjellin më pak të ardhura

    Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë.
    Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i cili ra në 343,000 ton nga 474,000 ton në vitin 2023, me të ardhurat nga shitjet që ranë në 20 miliardë lekë.
    Prodhimi i kromit gjithashtu u tkurr, duke rënë në 588,000 ton nga mbi 822,000 ton një vit më parë. Të ardhurat nga shitjet nga kromi u vlerësuan në 15 miliardë lekë, krahasuar me më shumë se 20 miliardë lekë në vitin 2023.
    Ndërkohë, industria e materialeve të ndërtimit tregoi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti në gati 1.94 milionë ton, një rënie e lehtë nga viti 2023, ndërsa të ardhurat nga shitjet mbetën pothuajse të pandryshuara në 19.2 miliardë lekë. Prodhimi i betonit të gatshëm regjistroi 1.7 milion ton, me shitje me vlerë mbi 13 miliardë lekë. /BIRN

  • E gjithë industria në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

    E gjithë industria në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

    Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë.

    Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i cili ra në 343,000 ton nga 474,000 ton në vitin 2023, me të ardhurat nga shitjet që ranë në 20 miliardë lekë.

    Prodhimi i kromit gjithashtu u tkurr, duke rënë në 588,000 ton nga mbi 822,000 ton një vit më parë. Të ardhurat nga shitjet nga kromi u vlerësuan në 15 miliardë lekë, krahasuar me më shumë se 20 miliardë lekë në vitin 2023.

    Ndërkohë, industria e materialeve të ndërtimit tregoi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti në gati 1.94 milionë ton, një rënie e lehtë nga viti 2023, ndërsa të ardhurat nga shitjet mbetën pothuajse të pandryshuara në 19.2 miliardë lekë. Prodhimi i betonit të gatshëm regjistroi 1.7 milion ton, me shitje me vlerë mbi 13 miliardë lekë./euronews

  • Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve

    Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve

    Në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025.Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pavarësisht të ardhurave të individit.
    “Kjo përfitohet individët e vetëpunësuar, por edhe një individ i punësuar. Kjo zbritje është 48 mijë lekë për çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, sado të jenë të ardhurat”, tha eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani.Sipas ekspertit Edvin Stefani, për të përfituar këtë rimbursim, deklaratën e të ardhurave mund ta plotësojnë edhe personat me të ardhura më të ulëta, që nuk e kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, por e bëjnë për efekt që të kërkojnë rimbursimin prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë të mitur, vlerë e cila arrin në gati 6 mijë lekë.
    “Nuk është 48 mijë lekshi që rimbursohet, rimbursohet tatimi përkatës i 48 mijë lekshit. Pra, 13% e 48 mijë lekshit shkon diku tek 5 mijë lekshi”, sqaroi eksperti.Ndërkohë që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim të fëmijëve deri në 100 mijë lekë në vit, për individët me të ardhura vjetore më pak se 1.2 milionë.
    “Jemi në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, e po bëhen pagesat. Të gjithë të interesuarit duhet të kenë parasysh që kanë mundësi në mars të 2026-ës të realizojnë një zbritje të detyrimit të tyre tatimor. Bëhet deklarata personale e të ardhurave dhe krijohet një rimbursim i caktuar në një vlerë e cila është maksimalisht 13% e 100 mijë lekshit të reja”, tha ai.Eksperti Stefani shpjegon rastet e përfitimit dhe dokumentet që duhen, ku përfshihen edhe kurset private të gjuhëve të huaja.
    “Unë do të rekomandoja arsimin e fëmijëve nëpër shkolla private. Edhe pagesat që bëhen në shkollat shtetërore vlejnë por duhet pasur kujdes. Duhet të kemi kujdes të ruajmë kontratën, mandatin e pagesës dhe një certifikatë familjare”, tha Stefani.Kjo skemë e re synon të mbështesë familjet shqiptare duke ulur barrën tatimore dhe duke njohur shpenzimet e nevojshme për edukimin e fëmijëve. Referuar të dhënave nga Tatimet, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin në rreth 20 milionë euro.

  • Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

    Ulen të ardhurat në pushtetin vendor, bashkitë vijojnë të mbeten të varura nga shteti

    Te ardhurat e mbledhura nga pushteti vendor kanë pësuar rënie përgjatë këtij viti, duke reflektuar një performancë jo shumë të kënaqshme.
    61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 25.3 miliardë lekë apo 253 milionë euro në 8 muajt e parë të vitit.  Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në raport me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat e pushtetit lokal regjistrohen më rënie në rreth 22 milionë euro.
    Ndikimin kryesor në këtë performancë e ka rënia e të ardhurave nga taksat lokale me afro 26 milionë euro.
    Megjithatë nëse do të marrim në analizë të njëjtën periudhë të dekadës së fundit vihet re një rritje progresive e të ardhurave nga pushteti vendor, dhe 3-fishim nga viti 2015.
    Të ardhurat nga pushteti vendor, të cilat përfshijnë taksa lokale si taksa mbi pasurinë dhe taksa mbi biznesin e vogël, mbeten të varura në masë të madhe nga transfertat buxhetore të shtetit. Ky varësi është një tregues i pafavorshëm për buxhetin lokal, pasi autoritetet vendore shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë burime të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e nevojshme lokale.
    Po ashtu, varësia e pushtetit vendor, nga transfertat e buxheti i shtetit, ka sjellë kufizime në lidhje me autonominë financiare dhe mbështetjen e pensioneve dhe shërbimeve sociale në nivel lokal. Rritja e këtyre të ardhurave, veçanërisht nga taksat lokale, është shumë e varur nga politikat fiskale dhe ekonomike të qeverisë qendrore, dhe shpesh këto transfertat nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e rritura për pensione.
    Po ashtu, decentralizimi fiskal si raport i shpërndarjes së të ardhurave ndërmjet dy niveleve të qeverisjes vazhdon të mbetet akoma shumë i ulët.
    Referuar raportit vjetor të financave vendore, dy burimet kryesore që furnizojnë bashkitë që janë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksa e ndërtesave.
    Rritjen më të madhe në burimet e të ardhurave të veta të pushtetit vendor e ka “taksa e ndikimit në infrastrukturë”. Në këtë burim peshën më të rëndësishme me 77.4% e zë bashkia Tiranë.

  • Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

    Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

    Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një vit më parë, të ardhurat nuk janë rritur.Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.“Na është rritur kosto e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros.Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”. Ai shton se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku për shkak të forcimit të Euros janë rritur kostot e çdo produkti.Edhe turistët, sidomos ata nga Kosova, po përballen me shtrenjtim indirekt të çmimeve.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Euro u këmbye mesatarisht 100.7 lekë në 2024-n, nga 123 lekë në 2019-n, kur dhe filloi bumi i turizmit, që u ndërpre përkohësisht nga pandemia.Kjo ka bërë që të ardhurat e operatorëve të jenë automatikisht rreth 18-20% më të ulëta vetëm nga efekti i zhvlerësimit të monedhës së përbashkët.Z. Male thotë se nuk është vetëm turizmi që është dëmtuar nga Euro e dobët, por edhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia, apo industria e fasonit. “Rreth 70% e ekonomisë po dëmtohet.Të vetmit që po dalin të fituar janë importuesit”.Z. Male, ekonomist, nuk arrin të kuptojë se si qeveria ka ndërmarrë vetëm politika që kanë çuar në zhvlerësimin e Euros.“Pse qeveria duhet të rrisë peshën e borxhit në valutë dhe të emetojë eurobonde, ndërkohë që ka të paktën dy vjet që buxheti është me suficit dhe nuk arrin të shpenzojë paratë. Pse nuk i rrit pensionet që të shtojë qarkullimin e parasë në ekonomi?!”Edhe për 2025-n, hoteleria, të paktën në kryeqytet, nuk po sheh rritje, sipas tij. Në muajt e parë kishte rënie rreth 5%, ndërsa në gusht ishte pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë.Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë.“Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”.Për më tepër, turistët që vijnë në Shqipëri, janë me kosto të ulët. “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend, ku 80% e tregut ajror zotërohet nga kompanitë me kosto të ulët, të cilat sjellin turistë që shpenzojnë pak”.Rritje të fortë të aktivitetit të hotelerisë nuk presin më as bizneset e bregdetit. “Viti 2024 ishte një vit mjaft i mirë për turizmin, me një rritje 10%, që në fillim as nuk e mendonim. Gjithsesi, mendoj që nuk do të kemi një rritje të tillë dyshifrore në vazhdim.Për hotelerinë, shifrat e rritjes së turizmit duhet të lexohen me kujdes pasi vetëm 17-18% e të huajve që vijnë në Shqipëri qëndrojnë në struktura të kategorizuara si hotele.Pjesa tjetër qëndrojnë në apartamente me qira ditore ose shkojnë takojnë familjarë. Pra numri i hyrjes së të huajve në vend jo domosdoshmërish shfaqet edhe në hotele”, pohon Fatos Çerenishti, nga “Fafa Group”.Pavarësisht potencialit, sektori i hotelerisë përballet me shumë sfida.“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit ku unë kam edhe aktivitetin. Si fillim ishte mungesa e ujit, për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri.Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar, pasi duke qenë një biznes sezonal, si dhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojnë në zinxhir të gjithë.Edhe për infrastrukturën shumë punë është bërë, por ka ende shumë për t’u bërë. Sezoni veror 2025 mendoj se pak a shumë do të jetë në të njëjtat nivele si viti 2024 pa ndonjë rritje domethënëse”, pohon z. Çerenishti i “Fafa Group”. Burimi: Banka e Shqipërisë  Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësveHotelet, si po rriten në Durrës e Shëngjin, dobët kryeqyteti; Vilat dominojnë Jugun   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, eksperti: Ja si do bëhet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç

    Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, eksperti: Ja si do bëhet zbritja 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç

    Në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025.

    Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pavarësisht të ardhurave të individit.

    “Kjo përfitohet individët e vetëpunësuar, por edhe një individ i punësuar. Kjo zbritje është 48 mijë lekë për çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, sado të jenë të ardhurat”, tha eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani.

    Sipas ekspertit Edvin Stefani, për të përfituar këtë rimbursim, deklaratën e të ardhurave mund ta plotësojnë edhe personat me të ardhura më të ulëta, që nuk e kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, por e bëjnë për efekt që të kërkojnë rimbursimin prej 48 mijë lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë të mitur, vlerë e cila arrin në gati 6 mijë lekë.

    “Nuk është 48 mijë lekshi që rimbursohet, rimbursohet tatimi përkatës i 48 mijë lekshit. Pra, 13% e 48 mijë lekshit shkon diku tek 5 mijë lekshi”, sqaroi eksperti.

    Ndërkohë që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” përfshin edhe zbritjen e shpenzimeve për arsim të fëmijëve deri në 100 mijë lekë në vit, për individët me të ardhura vjetore më pak se 1.2 milionë.

    “Jemi në momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, e po bëhen pagesat. Të gjithë të interesuarit duhet të kenë parasysh që kanë mundësi në mars të 2026-ës të realizojnë një zbritje të detyrimit të tyre tatimor. Bëhet deklarata personale e të ardhurave dhe krijohet një rimbursim i caktuar në një vlerë e cila është maksimalisht 13% e 100 mijë lekshit të reja”, tha ai.

    Eksperti Stefani shpjegon rastet e përfitimit dhe dokumentet që duhen, ku përfshihen edhe kurset private të gjuhëve të huaja.

    “Unë do të rekomandoja arsimin e fëmijëve nëpër shkolla private. Edhe pagesat që bëhen në shkollat shtetërore vlejnë por duhet pasur kujdes. Duhet të kemi kujdes të ruajmë kontratën, mandatin e pagesës dhe një certifikatë familjare”, tha Stefani.

    Kjo skemë e re synon të mbështesë familjet shqiptare duke ulur barrën tatimore dhe duke njohur shpenzimet e nevojshme për edukimin e fëmijëve. Referuar të dhënave nga Tatimet, vlera totale e parashikuar për rimbursim nga kjo skemë arrin në rreth 20 milionë euro.