Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Tiranës, Klevis Balliu, vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale. Sot ai ka takuar të rinj kryeqytetas, ku sipas tij, janë prioritet.
Postimi i Klevis Balliut:
“Të rijntë nuk do të largohen më, ata do të jenë prioritet absolut.
Të rijntë me qeverinë aktuale në pushtet janë lënë në harresë dhe ata zgjedhin të largohen.
Pas 11 Maj të rinjtë do të jenë pritoritet i qeverisë.
Për rininë nën 30 vjec do të ketë 0 detyrime per sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjec.
Stimuj financiarë dhe investitorët nën 35 vjec që duan të investojnë në start up inovaciom blu dhe green energy.
Mbështetje e arsimit profesional në fushat prioritare si teknologjia e informacionit dhe inovacionit, çdo vit 50 studentët më të mirë do të marrin mbështetje financiare për të hap një biznes nga 5 deri ne 30 mijë euro, 50 studentet e tjerë do ti paguhet për dy vite interesi i kredisë sipërmarrëse nga bankat.
Rinia prioritet absolut për ne.
Voto 1”
Tag: ardhurat
-

“Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç”/ Klevis Balliu: Të rinjtë janë prioriteti ynë
-

Berisha: Ne i dyfishuam të ardhurat në 2 mandatet tona edhe pse ulëm ndjeshëm taksat!
Berisha: Ne i dyfishuam të ardhurat në 2 mandatet tona edhe pse ulëm ndjeshëm taksat!
Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se qeverisja e tij ka qenë një ndër më efikaset në historinë ekonomike të vendit, duke theksuar se gjatë dy mandateve të tij të ardhurat u dyfishuan, pavarësisht uljes së ndjeshme të taksave.
Në konferencën me gazetarët, Berisha kritikoi qeverisjen aktuale për dështimin në menaxhimin ekonomik dhe theksoi se Shqipëria ka nevojë për një kthesë rrënjësore, duke filluar me uljen e barrës fiskale dhe kthimin e fondeve te qytetarët.
Ai shtoi se plani i opozitës për rimëkëmbje ekonomike përfshin rritjen e pagave e pensioneve, frymëmarrje për biznesin dhe një politikë të fortë demografike për të ndalur zbrazjen e vendit.
“Pyetje e drejtë.
Në qoftë se kjo platformë do ishte zbatuar vite më parë, Shqipëria sot do ishte absolutisht një Shqipëri tjetër nga ajo e vitit 2013.
Por, kemi një fjalë ne, e keqja nuk ka fund.
Me këtë fjalë dua të them që ne duhet të ndalojmë me çdo kusht këtë të keqe dhe të ndahemi me të keqe.
Së dyti, me ndarjen nga kjo e keqe, ne kemi bindje absolute se do shënojmë një kthesë rrënjësore.
Ku e bazojmë? Në realitetin që kemi. Ne kemi një buxhet 8 miliardë euro.
Ne do e zbresim buxhetin, nuk shkojmë 8 miliardë euro. Do ua lëmë bizneseve, do ua lëmë qytetarëve, do ulim taksat.
Por me ato që mbeten, supozojmë se mbeten 6 miliardë apo 5 miliardë, akti i parë, t’u kthejmë paratë që u kemi marrë qytetarëve.
Paratë qytetarëve u kthehen me paketën e dhembshurisë, me rritjen e pagave dhe pensioneve.
Këtë e bën çdo qeveri e përgjegjshme në botë.
Çdo qeveri!
Vonë është, por efekti do jetë i menjëhershëm.
Së dyti, biznesi. Ju e patë çfarë ulje të madhe që i bëjmë barrës fiskale. Frymëmarrje më e madhe, çmime më të arsyeshme, mundësi punësimi më shumë, mundësi për të paguar punëtorët më mirë.
Pra janë të gjitha këto masa konkrete që bëjnë plotësisht të besueshme kthesën.
Unë nuk them se Shqipëria demografikisht do shërohet për 4 vite.
Por për 4 vite ne do bëjmë gjithçka që numri i qytetarëve në Shqipëri të fillojë të rritet se ne kemi rënë sot, jemi në treguesit demografikë të vitit 1960. I bie 65 vite humbje, kthim prapa. Nuk kompensohen për 4 vite, duhet një politikë shumë e fortë demografike të arrijë kompensimin…
…Këtu ne jemi në një fushë jo të panjohur, por të njohur fare.
Në vitin 2005, ne erdhëm në pushtet dhe vendosëm për herë të parë në Europë taksën e sheshtë.
Të gjithë na panë me mosbesim të madh, me skeptizicëm, me xhelozi, por edhe me lakmi. Por përgjegjësinë e keni vetë, na thanë. Ne nuk u mbështesim. Po pësuat probleme nga kjo, kolaps, jeni përgjegjës ju. Po, u thamë, ne jemi përgjegjës.
Çfarë ndodhi? Pas 6 muajsh, ne atë vit patëm një shtim prej 300 milionë eurosh në buxhet, jashtë parashikimit. Dhe ata e panë. Fondi që është një aleat shumë i mirë, e pa se eksperimenti ynë ishte një sukses.
Dhe ne u thamë, tani ne prapë do të vazhdojmë. Këtë 300 milionë do ia ulim taksa të tjera biznesit. Dha ia ulëm. Dhe prapë taksat u shtuan.
Gënjen. Po t’i thuash Edi Ramës gënjeshtar, nuk thua gjë të re.
Të ardhurat e vërteta, reale, në dy mandatet tona u dyfishuan.
Të ardhurat megjithëse dyfishuan taksat, në 3 mandate, në 12 vitet e tyre, ende nuk janë dyfishuar plotësisht. Pra edhe me dyfishimin e taksave, që në qoftë se ti mblidhje me korrektesë, duhet të dyfishoheshin që në mandatin e parë.
Por ai jep shifrave, se çfarë bën ai… se është i pakët edhe nga ana e njohurive, ai merr euron që kushtonte në atë kohë 138 lekë me euro që kushton sot 98 lekë dhe bën spekulime me kurset. Por nuk ke se çfarë i bën, nuk heq dorë”, u shpreh Berisha.
-

Sllovaki/ Miratohet ligji që i detyron OJQ-të të deklarojnë të ardhurat dhe donatorët e tyre
Parlamenti i Sllovakisë miratoi ditën e sotme një ligj të ri që i jep autoriteteve kompetenca për të gjurmuar të ardhurat dhe burimet e financimit të organizatave joqeveritare OJQ-ëve.
Ky vendim vjen pas akuzave se disa prej këtyre organizatave bënin plan për të rrëzuar qeverinë në mënyrë të dhunshme.
Ligji, i cili sipas kritikëve bazohet në një model të ngjashëm me atë të zbatuar në Rusi, u miratua me 76 vota pro. Ai u mbështet nga deputetët e partisë në pushtet Smer-SD të kryeministrit Robert Fico, aleatit të tij Hlas-SD, si dhe partisë nacionaliste SNS,. Parti të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës. Mbështetësit e ligjit e kanë cilësuar atë si një masë për të garantuar ‘transparencën’.
“Shumë OJQ janë të afta të përpiqen të përmbysin me forcë një qeveri të zgjedhur ligjërisht dhe financohen nga jashtë për këto qëllime,” deklaroi deputetja Zuzana Plevikova nga Smer-SD gjatë debatit në parlament.
Kryeministri Fico fillimisht kishte propozuar që OJQ-të të etiketoheshin si ‘agjentë të huaj’ dhe ‘lobistë’, duke u frymëzuar nga masa të ngjashme të ndërmarra në Rusi dhe Hungari. Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo ide pas paralajmërimeve nga Komisioni Evropian për rrezikun që mund të përbënte një qasje e tillë për të drejtat demokratike dhe lirinë e shoqërisë civile.
Opozita ka denoncuar ashpër ligjin, duke e konsideruar një hap pas në raport me liritë themelore dhe një kërcënim ndaj veprimtarisë së pavarur të shoqërisë civile në vend. Syri.net-iefimerida.
-

Gjermani: Katër në dhjetë familje të mbiborxhuara
Një raport i Bankës Federale Gjermane (Bundesbank) për financat e familjeve në vitin 2023 tregon se të ardhurat neto të gjysmës më të varfër të familjeve ranë me më shumë se 20% midis 2021 dhe 2023. Të ardhurat mesatare të familjeve gjermane u rritën nominalisht me 2.2% në 324,800 euro në periudhën në fjalë. Megjithatë, nëse nuk merren parasysh ndryshimet e çmimeve, të ardhurat u ulën me gati 11%.
Sipas Bundesbank, pasuria në Gjermani mbetet e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë edhe në krahasim me vendet e tjera evropiane.
Në mënyrë indikative, 10% e familjeve gjermane ende zotërojnë mbi 60% të pasurisë. Vetëm Austria ka një shpërndarje edhe më të pabarabartë në krahasimin e 20 vendeve evropiane.
Mbështetje e fortë për pronësinë e pasurive të paluajtshme
Familjet më të varfra i vënë paratë e tyre kryesisht në investime me kthim të ulët dhe me rrezik të ulët. Të tilla si, për shembull, kursimet, llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat.
Me rritjen e të ardhurave, rriten edhe format më të rrezikshme të investimit, në aksione ose pjesëmarrje në kompani, të cilat japin kthime më të larta. Me të ardhura më të larta, pronësia e pronës luan gjithnjë e më shumë një rol stabilizues.
Pavarësisht rritjes së lehtë të pronësisë së pasurive të paluajtshme në Gjermani (18% e familjeve) dhe aksioneve të fondeve të përbashkëta (24%), investime të tilla janë ende një pakicë. Në të kundërt, llogaritë e kursimit (67%) dhe sigurimet e jetës (39%) lëvizin në të njëjtin drejtim në të njëjtën kohë.
Borxhi 39%, kursimet 83%
Si pjesë e raportit, familjet dhanë informacion për asetet e tyre në intervistat me kolegët e Bundesbank: pasuri të paluajtshme, makina, koleksione të vlefshme, bizhuteri, llogari bankare, aksione, sigurime jete. Përgjigjet tregojnë se 39% e amvisërive janë të mbi-borxhuara dhe se 83% kursejnë, të paktën herë pas here.
Banka qendrore gjermane ka përpiluar për herë të pestë një raport mbi shpërndarjen e pasurisë. Intervistat me 3,985 familje janë kryer nga maji 2023 deri në shkurt 2024. Për rrjedhojë, trazirat në bursat ndërkombëtare si rezultat i politikës tarifore të presidentit amerikan Donald Trump nuk janë marrë parasysh. Raporti i ardhshëm i Bundesbank është planifikuar për vitin 2026. /tesheshi.com/ -

Qiradhënia e pasurive të konfiskuara, interesi i qytetarëve sa vjen e rritet, dyfishohen të ardhurat në tremujorin e…
Është shtuar interesi i qytetarëve për të marrë me qira pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara nga shteti. Në tre muajt e parë të 2025 rezulton të jenë dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e këtyre pronave. Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, të ardhurat kanë arritur në rreth 50 milionë lekë në periudhën janar-mars, rreth 105% më shumë se në tremujorin e parë të 2024, ku paratë e fituara nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara ishte vetëm 24.4 milionë lekë. Kështu, Agjencia vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi. Në vitin që lamë pas, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka mbledhur 159 milionë lekë të ardhura nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.
Sipas Scan, rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, por edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia. Këto shifra tregojnë se po bie skepticizmi që i ka shoqëruar gjithmonë qytetarët kur vjen çështja te marrja me qira e këtyre pronave, skepticizëm që buronte nga fakti se ishin prona të sekuestruara dhe konfiskuara grupeve të krimit. Të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale të Agjencisë, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, por edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese. Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin përfitime për komunitetin dhe për buxhetin e shtetit. Agjencia menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta, por pa i tjetërsuar ato. -

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara
Angjencia për Administrim e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara njofton se të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara për tre mujorin e parë të 2025, kanë arritur në rreth 50 milionë lekë, krahasuar me 24.4 milionë lekë që ishin për vitin e kaluar.Kështu, Agjencia vijon të ruajë ritmin e rritjes së të ardhurave nga mirëadministrimi. Në vitin që lamë pas, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka mbledhur 159 milionë lekë të ardhura nga lëshimi me qira i këtyre pronave, rreth 96.2% më shumë sesa në vitin 2023, ku të ardhurat e siguruara nga qiradhënia ishin vetëm 81 milionë lekë.
Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, si edhe rritjes së numrit të pronave të sekuestruara ose konfiskuara që janë dhënë me qira nga Agjencia.Të ardhurat e mbledhura, përveç përdorimit për detyrat funksionale të Agjencisë, shkojnë edhe për kompensimin e viktimave të krimit, në përfitim të komunitetit, si edhe si mbështetje financiare dhe infrastrukturore për agjencitë ligjzbatuese.
Dhënia me qira e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara bën të mundur që këto pasuri të shfrytëzohen dhe të sjellin përfitime për komunitetin dhe për buxhetin e shtetit.
AAPSK menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta, por pa i tjetërsuar ato. -

Fondi i sigurimit të depozitave në SHKK arrin në 2.6 milionë euro
Fondi i sigurimit të depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) u rrit me pothuajse 16% vitin e kaluar. Sipas informacionit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) ky fond arriti vlerën e 257 milionë lekëve ose rreth 2.6 milionë eurove.Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e fondit të sigurimit të depozitave në SHKK janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare.Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2024 arritën në rreth 23.5 milionë lekë, 6.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa të ardhurat nga investimi i fondit të akumuluar ishin 10.9 milionë lekë, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë.Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara për SHKK-të ishin rreth 8.05 miliard lekë ose 3.5% më të larta se një vit më parë.Tashmë, raporti i mbulimit të depozitave të siguruara në SHKK prej fondit të administruar nga ASD ka arritur në 3.19%, nga 2.86% që kishte qenë një vit më parë.Raporti i mbulimit është ndjeshëm më i ulët krahasuar me atë të depozitave në banka, që në fund të vitit 2024 arriti në 7.61%. Megjithatë, skema e sigurimit të depozitave në SHKK është më e re në kohë.Ngritja e këtij fondi nisi në vitin 2015, me ndryshimet e ligjit “Për sigurimin e depozitave”, që përfshinë edhe SHKK-të në skemën e sigurimit të depozitave, deri në 2 milionë lekë për çdo depozitues. Në janar të vitit 2015, u arkëtua nga Buxheti i Shtetit fondi themeltar për sigurimin e depozitave në SHKK në vlerë 76 milionë lekë, që siguroi bazën fillestare financiare të ngritjes së fondit të sigurimit të depozitave në SHKK.Duke nisur nga viti 2015 e në vazhdim, ASD ka administruar mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave në SHKK. Megjithatë, SHKK-të e para hynë në skemë vetëm në fillim të vitit 2017, për shkak të kohës së nevojshme për përmbushjen e kritereve ligjore për përfshirjen në të.Sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të ASD-së. Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së.Aktualisht, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) raporton nëntë subjekte të nëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave.Shoqëritë e kursim-kreditit janë institucione të lejuara me ligj të pranojnë depozita nga anëtarët dhe të ofrojnë kredi për ta. Modeli i SHKK-ve ka rezultuar efikas për financimin e atyre segmenteve të shoqërisë që, për arsye të ndryshme, kanë akses të kufizuar në sektorin bankar. Ato janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore.Përfshirja në skemën e sigurimit të depozitave vlerësohet se ka patur një rol të rëndësishëm në rritjen e sektorit të SHKK-ve në vitet e fundit.Megjithatë, viti i kaluar tregoi një ngadalësim të ndjeshëm në rritjen e tregut, duke reflektuar ndoshta edhe tkurrjen e popullsisë rurale dhe ecurinë e dobët të sektorit të bujqësisë.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të vitit 2024 arriti vlerën e 16 miliardë lekëve ose rreth 163 milionë eurove, në rritje me 2.8% krahasuar me një vit më parë.Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në fund të vitit 2024, depozitat përbënin afërsisht 69% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë, ato prekën shifrën e 11 miliardë lekëve, pothuajse në të njëjtën vlerë me një vit më parë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Vlorës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe e shkarkoi nga detyra këtë subjekt rivlerësimi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 5 prill 2024, pasi u vlerësua se të gjitha rrethanat e konstatuara lidheshin me të ardhurat e bashkëshortit të subjektit në Itali dhe shitjen e një aktiviteti të tij vitin 2004.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM rekomandoi ankimin e kësaj vendimarrjeje duke çmuar se vendimi i shumicës tregon keqinterpretim të provave dhe arsyetim të pamjaftueshëm. Në ankimin e ushtruar nga sh-institucioni i Komisionerëve Publikë u ngritën shkaqe në kriterin e pasurisë dhe u kërkua shkarkimi i Mishgjonit. Subjekti i kundërshtoi shkaqet si të pabazuar dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj.
Gjatë shpalljes së vendimit, u deklarua se në vlerësimin e pasurisë, Kolegji ka mbajtur në konsideratë faktin se për periudhën 1995-2002, subjekti ka punuar si ndihmësgjyqtare dhe gjyqtare. Në 2002-in është shkarkuar me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe pasi ka ndjekur gjithë procedurat e ankimit ka fituar të drejtën e rikthimit në detyrë në vitin 2009, si dhe përfitimin e pagës së gjyqtares.
Lidhur me blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 111.6 m në Vlorë, ka rezultuar se pagesat për shlyerjen e çmimit të kësaj pasurie kanë filluar në vitin 2005, kur subjekti ka filluar bashkëjetesën me bashkëshortin. Po ashtu, është konstatuar se Mishgjoni, në cilësinë e blerëses së kësaj pasurie ka kryer personalisht pagesat, së bashku me bashkëshortin.
Kolegji i vlerëson të bazuar pretendimet e subjektit lidhur me burimet financiare të deklaruara se kanë shërbyer për blerjen e këtij apartamenti. Për të ardhurat e bashkëshortit nga shitja e një aktiviteti në Itali, KPA vlerëson se është arritur të vërtetohet ky transaksion, por jo përfitimi i 80% të vlerës nga ana e bashkëshortit. Për rrjedhojë është konsideruar si burim i ligjshëm vetëm shuma 23 mijë e 867 euro, që dhe është deklaruar para organeve tatimore. Duke konsideruar të ardhurat nga puna në Itali, KPA ka arritur në përfundimin se bashkëshorti subjektit nuk ka pasur mundësi kursimi në shtetin fqinj.
Po ashtu, Kolegji konkludon se nuk u arrit të provohej punësimi i bashkëshortit të subjektit në Shqipëri dhe për rrjedhojë nuk janë përfshirë në analizë të ardhurat e pretenduara.
Kolegji vëren se të ardhurat nga shitja në vitin 1997 e pjesës takuese të bashkëshortit nga fabrika e përpunimit të ullirit, nuk janë përfshirë në analizë as prej KPK dhe për rrjedhojë nuk qëndron shkaku i ankimit për moskonsiderimin e tyre. Megjithatë, edhe KPA çmon se këto të ardhura nuk përmbushin kushtet për t’u konsideruar si burime financiare të ligjshme.
Për të ardhurat e Mishgjonit nga avoktia nuk janë provuar pagesat e detyrimeve tatimore e për rrjedhojë nuk janë konsideruar në analizë.
Në analizën përfundimtare të këtij apartamenti, Kolegji ka arritur në konkluzionin se subjekti gjendet në pamundësi financiare.
Lidhur me një hua dhënë motrës, shumë për të cilën Mishgjoni ka deklaruar se, kur i është kthye, ka shërbyer si burim për blerjen e një mjeti, ka rezultuar se subjekti nuk ka pasur mundësi për kursimin dhe dhënien e vlerës 17 mijë euro. Për rrjedhojë rezulton pamundësi dhe për blerjen e makinës.
Për likujditetin cash, të deklaruar para fillimit të detyrës dhe në veting, në kushtet kur të ardhurat e pretenduara nuk janë provuar, ka rezultuar që subjekti të mos ketë pasur mundësi për kursimin e kësaj shume.
Pamundësi financiare ka rezultuar edhe për shumën 3 milionë lekë, deklaruar se i është dhënë hua babait të subjektit. Për rrjedhojë konstatohet pamundësi dhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë, pasuri për krijimin e të cilës është deklaruar si burim dhe vlera e kthyer nga babai.
Për një sipërfaqe toke të blerë nga bashkëshorti, KPA konstaton se në kontratat e shitblerjeve, përcaktohen dy çmime, ai de facto dhe i referencës. Sipas Kolegjit, duket se është ndërtuar një mekanizëm për caktimin e çmimeve fiktive, përtej logjikës ekonomike për këto pasuri, që duket se ka pasur si qëllim mbulimin e mungesës së burimeve të ligjshme.
Çmimi i blerjes së kësaj pasurie është llogaritur sipas vlerave të referencës, prej nga ka rezultuar pamundësi financiare.
Në përfundim, KPA vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, si gjendet e pabesueshme në këtë kriter dhe duhet shkarkuar.
Kolegji vërejti se shkaqet e tjera të patrajtuara në vendim nuk u gjetën të bazuara.
/reporter.al/ -

Studimi: Paratë e blejnë lumturinë…tek ata që s’kanë para!
Foto Ilustruese
TIRANË- A e blen paraja lumturinë? Edhe pse duket si një pyetje e drejtpërdrejtë, hulumtimet e mëparshme na kanë vënë përpara gjetjeve kontradiktore, duke na lënë me një pasiguri për përgjigje.
Puna themelore e botuar në vitin 2010 nga Daniel Kahneman dhe Angus Deaton i Universitetit të Princeton-it kishte zbuluar se lumturia e përditshme rritej me rritjen e të ardhurave vjetore dhe se limiti ishte 75 mijë dollar në vit për të arritur një lumturi të caktuar. Hulumtimi i botuar në vitin 2021 nga Matthew Killingsworth i Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se lumturia rritej në mënyrë të qëndrueshme nëse të ardhurat ishin më të larta se 75,000 dollarë në vit dhe pa një limit të caktuar.
Për të kuptuar dallimet, Kahneman dhe Killingsworth u bashkuan në atë që njihet si një bashkëpunim kundërshtar, duke bashkuar forcat me profesoren e Universitetit Penn Integrates Knowledge Barbara Mellers si arbitre. Në një artikull të ri Proceedings of the National Academy of Sciences, treshja tregon se, mesatarisht, të ardhurat më të mëdha shoqërohen me nivele gjithnjë në rritje të lumturisë. Megjithatë, marrëdhënia bëhet më komplekse, duke zbuluar se brenda kësaj tendence të përgjithshme, pasi do të ketë gjithmonë një grup të pakënaqur në çdo grup.
“Me fjalë më të thjeshta, kjo sugjeron që për shumicën e njerëzve të ardhurat më të mëdha shoqërohen me lumturi më të madhe”, thotë Killingsworth, një bashkëpunëtor i lartë në Wharton dhe autor kryesor i studimit. “Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të pakënaqur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë. Për të gjithë të tjerët, më shumë para u shoqëruan me lumturi më të lartë në shkallë disi të ndryshme.”
Mellers gërmon në këtë nocion të fundit, duke vënë në dukje se mirëqenia emocionale dhe të ardhurat nuk janë të lidhura nga një marrëdhënie e vetme. “Funksioni ndryshon për njerëzit me nivele të ndryshme të mirëqenies emocionale,” thotë ajo. Në mënyrë të veçantë, për grupin më pak të lumtur, lumturia rritet me të ardhurat deri në 100,000 dollarë, më pas nuk tregon rritje të mëtejshme ndërsa të ardhurat rriten. Për ata që janë në rangun e mesëm të mirëqenies emocionale, lumturia rritet në mënyrë lineare me të ardhurat, dhe për grupin më të lumtur në fakt përshpejtohet me të ardhura mbi 100,000 dollarë.
Dhe tani pyesim: A blejnë paratë lumturi?
Studiuesit pranuan se punët e tyre të mëparshme kishte nxjerrë përfundime të ndryshme. Killingsworth, Kahneman dhe Mellers u përqendruan në një hipotezë të re se ekziston një shumicë e lumtur dhe një pakicë e pakënaqur. Për të parët, supozuan ata, lumturia vazhdon të rritet ndërsa vijnë më shumë para; lumturia e këtij të fundit përmirësohet me rritjen e të ardhurave, por vetëm deri në një prag të caktuar të ardhurash, pas së cilës nuk përparon më.
Duke marrë një mesatare të lumturisë dhe të ardhurave të personit, Killingsworth nxjerr përfundime se si janë të lidhura dy variablat.
“Është më e lehtë për t’u kuptuar me një shembull,” thotë Killingsworth. Imagjinoni një test kognitiv për demencën që shumica e njerëzve të shëndetshëm e kalojnë lehtësisht. Ndërsa një test i tillë mund të zbulojë praninë dhe ashpërsinë e mosfunksionimit kognitiv, ai nuk do të zbulonte shumë për inteligjencën e përgjithshme pasi shumica e njerëzve të shëndetshëm do të merrnin të njëjtin rezultat perfekt.
A ka rëndësi nëse paratë mund të blejnë lumturinë?
Nxjerrja e këtyre përfundimeve do të kishte qenë sfiduese nëse dy ekipet kërkimore nuk do të bashkoheshin, thotë Mellers, i cili sugjeron se nuk ka mënyrë më të mirë se bashkëpunimet kundërshtare për të zgjidhur konfliktin shkencor.
“Ky lloj bashkëpunimi kërkon vetëdisiplinë dhe saktësi shumë më të madhe në mendim sesa procedura standarde,” thotë ajo. “Bashkëpunimi me një kundërshtar – apo edhe një jo kundërshtar – nuk është i lehtë, por të dyja palët kanë më shumë gjasa të njohin kufijtë e pretendimeve të tyre.” Në të vërtetë, kjo është ajo që ndodhi, duke çuar në një kuptim më të mirë të marrëdhënies midis parasë dhe lumturisë.
Dhe këto gjetje kanë implikime të botës reale, sipas Killingsworth. Së pari, ata mund të informojnë për të menduar për normat e taksave ose si të kompensojnë punonjësit. Dhe, sigurisht, ato kanë rëndësi për individët ndërsa lundrojnë në zgjedhjet e karrierës ose peshojnë të ardhura më të mëdha kundrejt prioriteteve të tjera në jetë, thotë Killingsworth.
Megjithatë, ai shton se për mirëqenien emocionale paratë nuk janë të gjitha. “Paraja është vetëm një nga përcaktuesit e shumtë të lumturisë,” thotë ai. “Paratë nuk janë sekreti i lumturisë, por ndoshta mund të ndihmojnë pak.” -

Një humbje e izraelitëve brenda dhe jashtë fushës
Klubi i futbollit Bodo/Glimt nga Norvegjia ka njoftuar se do të dhurojë të ardhurat nga biletat e ndeshjes së tyre në UEFA Europa League kundër Maccabi Tel Aviv të Izraelit më 23 janar për ndihmën humanitare në Gaza.
“Glimt nuk mund dhe nuk do të jetë i paprekur nga vuajtjet dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar që ndodhin në pjesë të tjera të botës”, thuhet në deklaratën e Bodo/Glimt, duke shtuar:
“Ne do t’i dhurojmë të gjitha të ardhurat e rregullta të biletave nga ndeshja në shtëpi kundër Maccabi Tel Aviv për Kryqin e Kuq dhe do të caktojmë ndihmën për Rripin e Gazës. Donacioni arrin në 735,000 korona (62,500 euro)”.
Bodo/Glimt mposhti Maccabi Tel Aviv 3-1 javën e kaluar, duke zënë vendin e nëntë me 14 pikë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.
Norvegjia, së bashku me Spanjën dhe Irlandën, njohën shtetin e Palestinës në maj 2024. Ishte ndër vendet e para perëndimore që bëri thirrje për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 47,000 njerëz që nga 7 tetori 2023 dhe ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në gërmadha. /tesheshi.com/