Tag: ardhurat

  • Tatim “afrofe” mbi pagat/ Tatimet shtrijnë aksionin në të gjitha bizneset. Punonjësit duhet të plotësojnë deklarimet

    Tatim “afrofe” mbi pagat/ Tatimet shtrijnë aksionin në të gjitha bizneset. Punonjësit duhet të plotësojnë deklarimet

    “Kjo është një ndër shembujt e deklaratave qe administrata tatimore po përdor për nxitjen e formalizimit në paga si dhe ndërtimin e një liste pagash reference.

    Në këtë deklaratë kërkohet gjithashtu të përcaktohet se sa është paga minimale dhe maksimale qe ky individ që po e nënshkruan ka marrë. Në pamje të parë duket e thjeshtë… por që ngre shumë pikëpyetje: A është vullnetare? Dhe a pasqyron realisht pagesën që marrin?”
    “Në kuadër të nismave që marrin tatimet se s’ka dalë ndonjë VKM, është menduar që të bëhet ky lloj deklarimi që  të kuptohet se pagat shpërndahen një pjesë të pagës ta japin në bankë dhe një pjesë në cash”, shprehet Etleva Treska, eksperte kontabël.
    Pas publikimit të listës së referencave në ndërtim, tatimet po e shtrijnë aksionin dhe në sektor të tjerë. Ekspertët këtë deklarim përtej formalizimit e lidhin ndjeshëm me vjeljen e të ardhurave për të mbushur kështu arkën e shtetit duke u drejtuar kështu direkte bizneseve.
    “Në momentin që kemi dedikim më të lartë të buxhetit për pjesën e sigurimeve, e vetmja mënyrë e drejtpërdrejtë është rritja e sigurimeve shoqërore dhe mënyra për ta realizuar është shtrëngimi i bizneseve për ta bërë sa më reale të pagës.“, shton ajo.
    Këto mënyra të orientimit të biznesit drejt deklarimit real dhe formalizimit të tregut s’duhet të jenë të vetmet sipas analistëve.
    “Dhe jam e mendimit që jo vetëm të shikohet rritje pensionesh dhe shtrëngim të pagës duhet parë më gjerë se ku kemi mundësi ti ofrojmë biznesit që të jetë sa më real në deklarimet e tij.”, thekson Treska.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një zë i rëndësishëm në të ardhurat tatimore ku në 10 muaj u mblodhën 69.6 mld lekë, 25% se e njëjta periudhë në 2024.
    TATIMI MBI TË ARDHURAT PERSONALE
    (Burimi: Drejtoria e Tatimeve)
    10 mujori
    69.6 mld lekë
    +25%
     

    Top Channel

  • Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor, rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat

    Tatimet mbledhin 360 milionë euro në Nëntor, rriten ndjeshëm të ardhurat, efekt konsumi dhe pagat

    Administrata tatimore vijon perfomancën pozitive sa i takon rritjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit.
    Në muajin Nëntor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 36 miliardë lekë apo rreth 360 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 12.3 % në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë.
    Rritja regjistrohet në 4 miliardë lekë apo 40  milionë euro në raport me Nëntor 2024, ndërsa në raport me planin ka një rritje prej 590 milionë lekësh apo 1.7 % më shumë.
    Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
    Në 11 mujor tatimet kanë mbledhur 250 miliardë lekë në total, me një rritje të konsiderueshme në raport më janar-nëntor 2024, prej 43 miliardë lekësh.
    Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
    Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim.
    Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë performancë.

  • Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.
    Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.
    “Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
    Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian
    “Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj,
    2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.
    Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë.

  • Nga 1 Janari hyn në fuqi rritja e pagës minimale, sa do të përfitojnë shqiptarët

    Nga 1 Janari hyn në fuqi rritja e pagës minimale, sa do të përfitojnë shqiptarët

    Vetëm për muajin Tetor, qytetarët shqiptarë kanë paguar 6.3 miliardë lekë apo 65 milionë euro si tatim mbi të ardhurat që kanë krijuar.
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,  kjo vlerë ka pasur një rritje progresive dhe është në nivel rekord nëse do ta krahasojmë me muajin Tetor të dekadës së fundit. Ndërsa në raport me Tetor 2015, ku të ardhurat nga ky zë ishin vetëm 25 milionë euro, ka thuajse një trefishim.
    Ndërkohë, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 69.6 miliardë lekë apo rreth 720 milionë euro, ose 25% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.
    Po ashtu edhe në 10 mujor, ka pasur një kapërcim nga viti në vit i të ardhurave nga ky zë, duke arritur në nivel rekord të kësaj dekade.
    Sipas administratës tatimeve, rritja e të ardhurave nga sigurimet dhe TAP në vitin 2025 tregon se bizneset po reflektojnë për formalizim dhe për t’iu përgjigjur detyrimit ligjor.
    Ndikim në perfomancë ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që në fazën e parë, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre.  Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
    Nga ana tjetër vendosja e pagave të referencës në turizëm përgjatë këtij vitit, duket se ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pagesave të deklaruara nga ana e bizneseve në këtë sektor në sezon, duke sjellë kështu dhe rritje të detyrimeve të paguara.
    Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë edhe  reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi i paguar mbi pagën që punonjësit marrin  të jetë më i  lartë.
    Ndërkaq, pritet perfomancë edhe më pozitive në këtë drejtim gjatë vitit të ardhshëm, duke qenë se paga minimale rritet në 500 mijë lekë dhe do të futet në fuqi skema e indeksimit të pagave për disa sektorë në nivelin 2.5 %.    Të hyrat nga Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin edhe të ardhurat mbi qiratë apo mbi interesat. Por peshën më të rëndësishme e zënë ato nga pagat.

  • Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019

    Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019

    Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
    Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
    Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
    Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
    Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
    Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
    Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
    Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
    Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
    Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
    Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Bien të ardhurat nga interesat, bankat shqiptare humbin ritmin e artë të fitimeve

    Bien të ardhurat nga interesat, bankat shqiptare humbin ritmin e artë të fitimeve

    Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
    Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
    Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
    Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
    Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
    Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
    Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
    Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
    Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
    Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
    Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor

  • Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

    Në 10 muaj, buxheti arkëton 628 miliardë lekë

    Të ardhurat totale arritën në rreth 628 miliardë lekë në 10 mujorin e vitit 2025, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 578.8 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave.
    Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar-Tetor 2025:
    Të ardhurat totale, për periudhën Janar-Tetor 2025, arritën në rreth 628 miliardë lekë, një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 37.7 miliardë lekë më shumë ose 6.4 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 81.5 % të planit vjetor. Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 413.7 miliardë lekë, rreth 39 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Tetor 2024 janë mbledhur 34.3 miliardë lekë ose 9% më shumë.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në vlerën 199.7 miliardë lekë, 9.3 miliardë lekë ose 4.9% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, dhe me realizim në masën 99.8% të planit të periudhës për të ardhurat doganore, për vitin 2025. Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar-Tetor 2025 janë 131.8 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë ose 2.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
    Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë realizuar në shumën 58.3 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 1.7 miliardë lekë, një realizim prej 103.7% kundrejt planit të periudhës. Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në vlerën 7.9 miliardë lekë, 460 milionë lekë ose 6.2% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe realizim prej 97.2% kundrejt planit të periudhës.
    Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 214 miliardë lekë, 25 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 472 milionë lekë më shumë.

    Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 56.7 miliardë lekë, 7.5 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se periudha Janar- Tetor 2024, dhe me realizim në shumën prej 112 milionë lekë më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet e dhëna, për periudhën Janar- Tetor 2025, janë në shumën 21.1 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 7.2% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.
    Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 49 miliardë lekë, 1.9 miliardë lekë ose 4.1% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim në shumën 287 milionë lekë më shumë se plani periudhës për vitin 2025. Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 69.5 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 26.5% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.
    Të ardhurat nga taksat nacionale, për periudhën Janar–Tetor 2025, u realizuan në shumën 38.8 miliardë lekë, 969 milionë lekë ose 2.6% më shumë se Janar-Tetori i vitit 2024, si dhe me realizimin në shumën 510 milionë lekë ose 1.3% më shumë se plani i periudhës. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH, për periudhën Janar-Tetor 2025, u realizuan në shumën 149.1 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se Janar-Tetor 2024, si dhe me realizim prej 100.2% të planit të periudhës.
    Shpenzimet
    Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 578.8 miliardë lekë me një realizim në masën 96.2% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5% më i lartë ose rreth 59.6 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 10 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 70.2% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar.
    Shpenzimet korente rezultuan në rreth 511.3 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.4% më i lartë ose rreth 48.2 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 98.1%
    Shpenzimet kapitale rezultuan në rreth 66.4 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 18.7% më i lartë ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë. Krahasuar me planin ato u realizuan në masën 83.3%. Niveli i suficitit rezultoi në rreth 49.2 miliardë lekë për periudhën 10 mujore të vitit 2025. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 30.7% më i ulët ose rreth 21.8 miliardë lekë më pak./Monitor.al

  • Hoteleria: Bregdeti prodhon milionat, “braktiset” Tirana

    Hoteleria: Bregdeti prodhon milionat, “braktiset” Tirana

    Turizmi është “fati” që i trokiti në derë Shqipërisë në një moment kritik. Vendi po vuante rënien e konsumit për shkak të tkurrjes së popullsisë.
    E orientuar gjithnjë e më shumë mbi shërbimet, ekonomia do të shënonte rënie të fortë nëse milionat e turistëve nuk do të vinin të vizitonin qytetet, bregdetin e malet dhe atraksionet e tjera natyrore e kulturore që i kemi me shumicë.
    Në vitin 2024, në vend hynë një rekord prej 11.7 milionë shtetasish të huaj, dy herë më shumë se në vitin 2019.
    Turistët nxitën një sërë biznesesh, duke filluar nga akomodimi e shërbimi ushqimor e sektorët mbështetës. Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
    Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.
    Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit. Megjithatë ritmet e rritjes reale u ngadalësuan në 8.5% në 2024-n, nga 36% vitin e mëparshëm.
    Edhe efekti në ekonomi ka qenë më i ulët. Kjo tendencë lidhet me faktin që ndryshe nga të ardhurat (prodhimi, që mat xhiron e përgjithshme të sektorit, me çmime bazë, përpara se të zbriten kostot e prodhimit), vlera e shtuar e sektorit (që përfshin pagat, fitimin dhe taksat që krijohen nga ajo kompani) po rritet më ngadalë.
    Kjo tregon se shumica e rritjes së të ardhurave po shkon për të mbuluar kostot (materiale, energji, transport), jo për shtim të fitimit apo të pagave.
    Në analizat e strukturës ekonomike, ky raport përdoret shpesh për të treguar zhvillim “sasior” pa rritje cilësore në efikasitetin ekonomik.
    Rënia e Euros është një faktor kryesor, që ka ulur performancën e sektorit. Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh për nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.
    “Na është rritur kostoja e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros. Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”.
    Rënia e Euros dhe shtimi i kostove nuk arrin të kompensohet nga çmimet e dhomave, që mbeten të ulëta përballë turistëve me aftësi të ulët paguese.
    Sipas një kërkimi në booking, hotelet me 5 yje në kryeqytet shesin dhoma, duke filluar nga 180 euro nata dhe ato me 4 yje, edhe më pak se 100 euro/nata.
    Në Milano, sipas platformës KAYAK, për hotele me 5 yje në Milano, çmimi është rreth 620 euro për natë, ndërsa ato me 4 yje, në rreth 200-230 euro/nata.
    Rritja e turizmit ka nxitur dhe investimet në hoteleri, sidomos në zonat bregdetare. Vitet e fundit është shtuar numri i hoteleve që renditen në listën e më të mëdhenjve, si nga xhiro, ashtu dhe fitimi.
    Në vitin 2023, për herë të parë, një strukturë hoteliere hyri në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve. Në vitin 2024, janë dy të tilla.
    Megjithatë, norma e fitimit të tyre në pjesën më të madhe mbetet e ulët, në raport me ndërtimet rezidenciale dhe fshatrat turistikë, duke “justifikuar” dhe rendjen drejt këtyre të fundit në zonat bregdetare.
    Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë. “Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”, thotë z. Male.
    “Unë vë re që në Tiranë janë dhënë apo janë në proces shumë leje për hotele. Dyshoj që Tirana të ketë kërkesë për hoteleri apo që do të ketë trend rritës të saj. Me ato leje që janë në proces pra, që nuk janë futur ende në treg, mendoj se do të ketë shumë struktura të panevojshme”.
    Ai shton se vendi ka mangësi për struktura të mirëfillta turistike në bregdet, që janë marka. “Kemi hotele, por jo struktura që mbledhin grupe të organizuara në numër të konsiderueshëm”, pohoi ai në citimin për publikimin e “Monitor 200” për vitin 2023.
    Të dhënat e 2024-s e konfirmojnë shqetësimin e sipërmarrësit. Hotelet aktuale në kryeqytet janë për “mbijetesë”, duke deklaruar fitime minimale.
    Në kontrast, strukturat hoteliere në bregdet, sidomos ato që segmentojnë turistët me të ardhura të larta e shesin dhoma të shtrenjta, po gjenerojnë kthime të larta.
    Në vitin e dytë të plotë të aktivitetit, të ardhurat arritën në gati 1.7 miliardë lekë, me rritje prej 41.5% në krahasim me 2023, kur filloi funksionimin. Fitimet u rritën me 49%, në 334 milionë lekë. Norma e fitimit ishte 19.7%.
    Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për investime, falë vijës së saj të paprekur bregdetare, mjedisit pro-biznes dhe vendndodhjes strategjike”./Marrë nga Monitor

  • Raporti i Bankës Botërore, shqiptarëve iu duhen shumë vite për të arritur standardin e europianëve

    Raporti i Bankës Botërore, shqiptarëve iu duhen shumë vite për të arritur standardin e europianëve

    Të ardhurat e shqiptarëve janë sa vetëm një e treta e qytetarëve europianë. Shqiptarëve iu duhen disa dekada për të arritur cilësinë e jetesës së popujve pjesë e “unionit”. 
    Në këtë përfundim ka arritur Banka Botërore në raportin “Rishikimi i Financave Publike” 
    Sipas dokumentit, nëse politika ndërmerr vendimet dhe reformat e duhura, shqiptarët do mund të kenë të ardhura sa gjysma e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Evropian.  
    Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore në Shqipëri, tha: “Perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë varen nga forcimi i kapitalit njerëzor, përmirësimi i infrastrukturës dhe avancimi i politikave klimatike për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në, veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve demografike. Reformat e ndërmarra kanë forcuar sistemin tatimor, por të ardhurat mbeten nën nivelin e potencialit të tyre, si pasojë e mosdeklarimit të pagave, informalitetit, përjashtimeve dhe mangësive në zbatim”. 
    Në prezantimin e raportit, ekonomistja e lartë e Bankës Botërore, Angella Montfaucon, tregoi edhe hapat që Shqipëria duhet të hedhë për të ngushtuar hendekun me Bashkimin Evropian: “Presionet demografike po rriten: deri në vitin 2060, rreth 29–34% e popullsisë parashikohet të jetë mbi moshën e pensionit. Pensioni mesatar zë vetëm 32% të pagës – niveli më i ulët në rajon. Rekomandohet zgjerimi i bazës së kontribuesve përmes stimujve për kontribute afatgjata, rritjen e nivelit të përfitimeve, përmirësimin e barazisë dhe shtimin e një skeme me kontribute të përcaktuara për kontribuesit e rinj dhe thjeshtimin e formulave për llogaritjen e pensionit”. 
    Nga gati 46 mijë euro në vendet europiane, të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri, pra raporti mes Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe popullsisë është vetëm 8 mijë e 800 euro. 
    Kjo në një kohë që rritja ekonomie e vendit ka qenë në nivele të kënaqshme. 
    Petrit Malaj, ministër i Financave, deklaroi: “Rruga e zhvillimit të Shqipërisë është, mbi të gjitha, një proces për të çliruar potencialin e njerëzve tanë. Kemi bërë përparim të rëndësishëm, por mbetet ende shumë punë. Ne jemi të përkushtuar ndaj politikave të bazuara në prova dhe ndaj reformave që rrisin cilësinë dhe efikasitetin e financave publike. Reformat kërkojnë vullnet politik, kapacitet teknik dhe këmbëngulje. Por kostoja e mosveprimit është shumë më e lartë se sfidat e ndryshimit”. 
    Hendeku mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian shtrihet edhe në të tjera drejtime. Nga 3.9 euro që mesatarisht merr në i punësuar në vend, në BE paga mesatare në euro është plotë 16.8 euro apo 4.4 herë më e lartë.