Tregu i punës po përballet me pasiguri në shumë vende, me rritje të papunësisë, më pak vende pune të reja dhe sektorë të caktuar që po shkurtojnë fuqinë punëtore.Teknologjitë e reja, sidomos inteligjenca artificiale, po zëvendësojnë role tradicionale, ndërsa sfida të tjera si inflacioni, tarifat tregtare apo shpenzimet publike po e bëjnë tregun më konkurrues.Në këtë klimë, shumë profesionistë ndihen të pasigurt dhe zgjedhin të qëndrojnë në punë që nuk u pëlqejnë, vetëm për të shmangur rrezikun e mbetjes pa të ardhura, një fenomen që quhet “job-hugging”.Por karriera nuk ka pse të mbetet peng i pasigurive ekonomike. Ekzistojnë hapa konkretë, që mund t’i ndërmerrni për ta mbrojtur veten dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.Rrisni aftësitë në profesione të kërkuara – investoni në certifikime dhe trajnime për aftësi si analiza e të dhënave, mendimi kritik, menaxhimi i projekteve, siguria kibernetike apo përdorimi i inteligjencës artificiale (IA).Bëni një kthesë karriere – orientohuni drejt sektorëve më rezistentë ndaj krizave dhe që paguajnë mirë, si teknologjia, shëndetësia, energjia e rinovueshme apo siguria dixhitale.Ndërtoni praninë tuaj online – krijoni një identitet profesional në rrjete si LinkedIn, ku mund të ndani njohuri dhe të bëheni të dalloheni për punëdhënës e klientë potencialë.Eksperimentoni me freelancing (punë për profesionistët e pavarur) – platforma si Upwork, Toptal ose Fiverr ofrojnë mundësi të krijoni të ardhura shtesë dhe ndoshta të ngrini një biznes të vogël.Siguroni të ardhura pasive – krijoni burime shtesë fitimi, që nga investimet e vogla deri te shërbime ose produkte, që sjellin të ardhura në mënyrë të qëndrueshme.Zgjidhni kompani me prani globale – kërkoni punë në distancë në kompani që operojnë ndërkombëtarisht dhe kanë politika fleksibile punësimi.Optimizoni profilin në LinkedIn – përditësoni informacionin, krijoni kontakte në mënyrë strategjike dhe postoni rregullisht për të forcuar markën personale.Rifreskoni CV-në – bëjeni këtë të paktën një herë në vit, në mënyrë që të jeni gjithmonë gati për mundësi të reja.Krijoni një ‘jastëk’ financiar – kurseni për emergjenca dhe për investime të mundshme në projekte apo biznese personale.Shfrytëzoni konsulencën – përdorni përvojën profesionale për të ofruar shërbime konsulence apo kontrata afatshkurtra.Qëndroni të përditësuar – ndiqni trendet e sektorit tuaj përmes artikujve, podcasteve dhe eventeve të specializuara.Krijoni vazhdimisht kontakte profesionale (networking) – bëhuni pjesë e organizatave profesionale dhe merrni pjesë në takime që hapin dyer për mundësi pune.Synoni rolet strategjike – pozicionet që kërkojnë mendim kritik, vendimmarrje dhe aftësi udhëheqëse janë më pak të rrezikuara nga automatizimi.Në vend që të kapeni pas një pune nga frika e humbjes, ndërmerrni hapa të vetëdijshëm për të forcuar karrierën tuaj.Me aftësitë e duhura, një prani të fortë profesionale dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me ndryshimet, mund të ndërtoni një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme, pavarësisht sfidave të tregut të punës. / Forbes, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: ardhura
-

Çipa: Numri i turistëve s’ka rënë, por nuk gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës, Arben Çipa, thotë se pritshmëritë e turizmit për qytetin bregdetar kanë qenë më të larta.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se numri i turistëve nuk ka rënë këtë vit, por se nuk kanë gjeneruar të ardhura të konsiderueshme.
Pritshmëritë kanë qenë më të larta në Sarandë, por nuk na rezultoi i tillë lidhur me gjeneratorin ekonomik, numri nuk ka pasur rënie.
Rënie e vogël u shënua në qershor, ndërkohë shtatori vazhdon me ritme pozitive. Nga 1 deri në 10 tetor mbyllet sezoni, por ndërkohë jemi aktiv në terren.
Përshtypja te operatorët dhe politika lokale lidhet me tipologjinë e turistit i cili nuk gjeneron të ardhura të konsiderueshme.
Operatori duhet të krijojë ide të reja për tu eksploruar. Një turist në Shqipëri qëndron mesatarisht nga një javë deri në 10 ditë, i të gjitha tureve kulturore që në përgjithësi fillojnë në Tiranë dhe përjeton eksperienca si gastronomi, hiking etj.
Duhet të ketë progres me rritjet e çmimit por vetëm duke studiuar tregun. Çdo gjë e re që fillon për turizmin, nis nga Saranda.
Në çdo vend të botës në periudhën e pikut të sezonit, sjell dhe mbingarkesën. Është e vërtetë që Saranda e ka problem parkimin dhe trafikun. Kemi dalë në terren për të përfshirë politika të reja për terminalin, i cili përfshin edhe një parkim.
Edhe në zonën veriore të Sarandës është planifikuar një parkim. Ne nuk disponojmë hapësira publike që t’i shfrytëzojmë.
Saranda ka një tipologji krejt ndryshe afron shumë gjëra dhe ta nxjerrë lekun shumë më kollaj nga xhepi se shumë destinacione të tjera, pasi çdo gjë është e prekshme në një kohë shumë të shkurtër.
Kur ekziston produkt i pasur turistik, konsiderohet destinacion i pasur në vetvete. Ne jemi destinacion në Mesdhe, por ata kanë diferencë, qëndrojnë në sistem dhe reagojnë në kohë. Ne jemi më klasik, ne reagojmë nga feedbacku.
Eksperienca e operatorëve shqiptarë është maksimumi 20 vjet. Për aq sa Saranda mbarte turizëm familjar të moshave të treta dhe një pjesë të moshave të reja, ka qenë më i pastër.
Ndërsa tashmë shohim një sjellje krejt ndryshe nga turisti i cili është i pasjellshëm. Kjo tipologji turisti me sjelljen e tyre gjeneron papastërti.
Kjo na detyron të ulemi në dimër në tavolina të rrumbullakëta, për një strategji për vitin e ardhshëm. Të gjitha çështjet duhen parë në periudhën e dimrit, për tu zgjidhur për sezonin e ardhshëm.
Sa i takon deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për të kthyer Dhërmiun dhe Ksamilin në plazhe publike, ai vlerësoi rikthimin e menaxhimit te pushteti vendor. -

Turizmi rriti konsumin/ Tatimet: 38.5 miliardë lekë të ardhura, ndikoi TVSH në import dhe pagat
Sezoni turistik i shoqëruar edhe me rritje të konsumit ka ndikuar në të ardhurat buxhetore.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, administrata tatimore ka mbledhur për muajin gusht rreth 38.5 miliardë lekë të ardhura ose 385 milionë euro.)
Rritja e konsumit të popullatës vërehet duke u reflektuar edhe në kërkesën më të lartë edhe për mallra importi. Kjo vërehet edhe nga shtimi i gjenerimit të të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar, akciza dhe taksat doganore.
Një ndikim në shtimin e të ardhurave në buxhet kanë dhënë edhe fitimet e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale, tregues që reflekton edhe shtimin e pagave të deklaruara si dhe rritjen e tyre por dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Gjithashtu sipas ekspertëve ndikon edhe reforma në sektorin e turizmit.
Në total në këtë 8 mujor të ardhurat tatimore arrijnë në 188.5 miliardë lekë, me rritje prej 36.4 miliardë lekë në raport me janar-gusht 2024.Top Channel
-

Tatimet gjobisin subjektin në Tiranë, fshehu 810 mijë euro të ardhura në mbi 3 vjet
Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore e blektorale në vend.
Nga inspektimet në Tiranë, u konstatua dhe gjobit një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, që për një periudhë 3 vite e gjysmë ka fshehur të ardhura në vlerën 810 mijë euro. Gjatë kontrollit, Task Forca e Terrenit konstatoi edhe mallra pa faturë.
Sipas Tatimeve, shuma u zbuluar pas analizës së pajisjes elektronike DVR, që biznesi e përdorte në mënyrë të paligjshme duke kryer evazionin fiskal në vitet 2022-2025.
“Administrata Tatimore vijon aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore e blegtorale në çdo cep të vendit. Në Tiranë, një biznes që tregton produkte dhe nënprodukte mishi, por jo vetëm, u kap me 810 mijë € të ardhura të fshehura për 3 vite e gjysmë dhe mall pa faturë. U bëjmë thirrje bizneseve të zbatojnë ligjin, për të shmangur penalitetet që vijnë si pasojë e moszbatimit të tij.”, thonë Tatimet. -

810 mijë euro të ardhura të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë
Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte mishi u kap me 810 mijë euro të ardhura të fshehura për një periudhë prej 3 vitesh e gjysmë, si dhe me mall pa faturë.
Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve që të respektojnë legjislacionin tatimor, për të shmangur penalitetet që lindin nga moszbatimi i ligjit. -

Kallëzimi nga qytetari, Tatimet: Biznesi fshehu 585 mijë € të ardhura për më shumë se 1 vit
Pamje nga operacioni
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbuluar një biznes që kishte fshehur 585,000 euro, të ardhura të padeklaruara. Hetimi u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal. Nga kontrolli, Tatimet dolën në përfundimin se ky biznes nuk lëshonte faturë dhe kishte punonjës të pasiguruar. Si pasojë, ia kishte dalë që të fshihte gati 600 mijë euro.
PAMJE NGA OPERACIONI:POSTIMI I TATIMEVE:
585,000 EURO të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë. Hetimi u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal. Falënderojmë qytetarët që i janë bashkuar përpjekjes sonë të vazhdueshme për të vendosur ligjshmëri fiskale./ZËRI -

Dogana e Kosovës tejkalon 1 miliard euro të ardhura, rritje prej 9.7% krahasuar me vitin e kaluar
Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin mbledhur 912 milionë euro.Dogana e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm fiskal duke mbledhur mbi 1 miliard euro të ardhura deri në javën e tretë të korrikut 2025, që përfaqëson një rritje prej 9.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Në vitin 2024, në këtë periudhë ishin mbledhur 912 milionë euro, ndërsa këtë vit tejkalimi është konsiderueshëm edhe ndaj planit vjetor të paraparë.Sipas komunikatës zyrtare të Doganës, ky rezultat është dëshmi e qartë e përmirësimeve strukturore dhe efikasitetit në menaxhim, përkundër faktit se “politikat fiskale efektivisht në norma tatimesh janë ulur ndjeshëm”.“Pas pandemisë, Dogana e Kosovës ka arritur që rritja në mbledhjen e të hyrave të tejkalojë ritmin e rritjes ekonomike mbi dyfishin e vlerës”, thuhet në komunikatë, duke theksuar edhe ndërhyrjet e suksesshme në ekonominë informale.Një element tjetër i rëndësishëm është angazhimi i vazhdueshëm institucional për luftimin e ekonomisë joformale dhe forcimin e sundimit të ligjit.Sipas Doganës, kontributi në zonat më sfiduese, si Mitrovica Veriore, dhe pezullimi i disa veprimtarive të dyshuara në sektorin e derivateve, ka ndikuar dukshëm në rezultatet e arritura.“Këto rezultate janë fryt i efikasitetit në performancë, masave konkrete për lehtësimin e tregtisë, si dhe një përkushtimi të vazhdueshëm në modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve,” thekson më tej Dogana.Institucioni ka shprehur mirënjohje për Qeverinë e Kosovës, për institucionet e zbatimit të ligjit si dhe për partnerët ndërkombëtarë që mbështesin në operacionet doganore dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.Po ashtu, është vlerësuar kontributi i stafit si element thelbësor i këtij suksesi:“Stafi ynë mbetet shtylla kryesore e këtij suksesi. Me përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, ata sigurojnë rezultate që i shërbejnë drejtpërdrejt publikut,” thuhet në deklaratë.Duke parë trendin e deritanishëm, Dogana e Kosovës parashikon që ky ritëm i mbledhjes së të hyrave do të vazhdojë edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, duke garantuar qëndrueshmëri buxhetore dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë e vendit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Shqipëria vend me të ardhura të larta? Ja çfarë klasifikimi i bën Banka Botërore
Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta, në raportin e publikuar së fundi nga Banka Botërore, “Kuptimi i të ardhurave të vendit: Klasifikimet e të ardhurave të Grupit të Bankës Botërore për vitin fiskal 2026 (1 korrik 2025–qershor 2026)”.
Çdo vit, grupi i Bankës Botërore klasifikon ekonomitë e botës në katër grupe të ardhurash: të ulëta, të ulëta-të mesme, të larta-të mesme dhe të larta. Ky klasifikim përditësohet çdo vit bazuar në të Ardhurat Kombëtare Bruto për Frymë (GNI) të një viti më parë.
Sipas BB, ky indikator reflekton jo vetëm nivelin e zhvillimit për secilin vend, por ka edhe potencialin për të ndikuar trajektoren e zhvillimit të tij.
Ai ndikon në kriterin e përzgjedhjes zyrtare për financim dhe asistencë për zhvillim.
BB bën të ditur se gjatë dekadave, numri i vendeve me të ardhura të ulëta është ulur me ritëm të qëndrueshëm, ndërsa numri i vendeve me të ardhura të larta është rritur për shkak të zhvillimeve të gjera ekonomike globale, integrimit më të madh në ekonominë botërore dhe efektet e politikave reformuese dhe mbështetjes së organizatave botërore.
Referuar të dhënave zyrtare, ekonomia shqiptare vitet e fundit ka shënuar një kthesë të fortë në rritjen e treguesve makroekonomikë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë në fund të vitit 2024, shënoi 25 miliardë euro vlerë dhe objektivi i qeverisë është që vitin 2030 ky tregues (PBB) të shkojë në vlerën e 35 miliardë euro.
Sa i përket të ardhurave për frymë, ato janë rritur në 2024 në 10 300 euro kundrejt 3 330 euro që ishin në 2013 dhe qeveria ka objektiv ta çojë në 15 mijë euro në vitin 2030.
Gjithashtu borxhi publik, nga niveli 70,4% në 2013-ën, ka zbritur në 54,0 % në fund të 2024-ës dhe objektivi është që në 2030, Shqipëria ta ulë nivelin e borxhit publik në 50% që është norma mesatare krejtësisht e shëndetshme edhe e vendeve të BE-së.
Tregues pozitiv në këto vite ka regjistruar edhe sektori bankar.
Kreditë me probleme në fund të 2024-ës zbritën në nivelin 4,2%, kundrejt nivelit 24,8% që ishin në 2013-ën. Ndërsa kreditimi i ekonomisë vijon të jetë në rritje të qëndrueshme dhe rritja ekonomke shënoi 3,9% në Shqipëri në vitin 2024 dhe pritshmëritë e Bankës Qendrore janë për rritje të ekonomisë në rreth 4 % në 2025. -

Nuk deklaroi 2.3 mln të ardhura gjatë 5 viteve, Tatimet kallëzojnë në Prokurori pronarët e hotelit në Velipojë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zbulon hotelin në Velipojë të Shkodrës, që nuk kishte deklaruar 2,3 mln euro të ardhura përgjatë pesë viteve të fundit, duke i shkaktuar dëm financiar me evazion fiskal buxhetit, duke e denoncuar edhe në Prokurori.
Gjithashtu administrata tatimore në operacionin e ndërmarrë, zbuloi se subjekti jo vetëm që e kishte ndarë aktivitetin në dy NIPT-e brenda familjes, por nuk lëshonte as fatura dhe mbante punonjës të padeklaruar. Për të dyja rastet u gjobit me 25 mijë lekë në secilin NIPT për moslëshim faturash dhe 50 mijë lekë në një prej tyre për punonjësit e padeklaruar.
“Hotel me 52 dhoma, 2 nipte nga dy persona me lidhje familjare, që ngrinte dyshime për fragmentarizim artificial për të shmangur tatimet. Subjekti deklaronte 11-29% të përdorimit të kapaciteteve në zonën shumë të frekuentuar. Rezultoi se 20 dhoma në secilin NIPT nuk ishin të regjistruara. Nuk lëshoheshin fatura dhe kishte punonjës të padeklaruar. 25 mijë lekë gjobë për moslëshim fature dhe 50 mijë lekë gjobë për punonjës të padeklaruar. Subjekti rezultoi nga analiza se nuk kishte deklaruar rreth 2,3 mln euro të ardhura përgjatë periudhës 2020-2025. Për këtë shkak dosja iu referua për veprime të mëtejshme penale me denoncim në Prokurorinë e Shkodrës”, njoftoi ndër të tjera DPT-ja ditën e sotme (12 korrik).
Institucioni ndau në rrjetin Facebook edhe një video të aksionit dhe detajet e tij.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:
“Në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, Administrata Tatimore ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike me në fokus pagat indikative, në kuadër të luftës kundër informalitetit të pagave dhe evazionit fiskal.
Në Velipojë, pas një analize të thelluar të riskut, u identifikua 1 hotel, që operonte me 2 NIPT-e, duke ngritur dyshime për ndarje artificiale të aktivitetit me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Gjatë kontrollit të zhvilluar me kamera trupi nga Task-Forca e Terrenit dhe Hetimi Tatimor, u konstatuan shkelje të rënda si: Moslëshimi i faturave tatimore;
Dhoma të paregjistruara në përgjegjësinë e TVSH-së;
Mosdeklarim real i kapaciteteve dhe qarkullimit.
Administrata Tatimore mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një klime të ndershme dhe transparente për biznesin, ndaj fton të gjithë tatimpaguesit të respektojnë detyrimet ligjore për të shmangur pasojat administrative apo penale, që rrjedhin nga ligji”. -

“Dashuria dhe emocionet janë në horizont”, si parashikohet Horoskopi për sot
DASHI – Hapet një periudhë shumë e favorshme për të filluar ndërtimin e diçkaje tuajën. Lërini mënjanë pasiguritë dhe përpiquni të merrni disa rreziqe më shumë. Një ndjenjë ankthi dhe shqetësimi ju pushton; keni përshtypjen se dikush nuk po ju thotë të vërtetën.
DEMI – Dashuria dhe emocionet janë në horizont. Ke kohë që je përpjekur ta fshehësh dhe ta shtypësh atë që ndjen. Në ditët në vijim, mund të kesh mundësinë e duhur për ta kompensuar këtë.
BINJAKËT – Nuk mund të relaksoheni, pavarësisht qetësisë së sheshtë të këtij fillimjave. Një ndjenjë ankthi dhe shqetësimi ju pushton; keni përshtypjen se dikush nuk po ju thotë të vërtetën.GAFORRJA – Jeni i ngopur me monotoninë e përditshme. Dëshironi ta shfrytëzosh sa më shumë verën për të eksploruar vende të reja dhe për të jetuar përvoja të paharrueshme. Lëri mënjanë përgjegjësitë për një kohë dhe përkushtoju vetes ushqyerjes së shpirtit tënd me kujtime të mrekullueshme.
LUANI – Ju presin shumë pengesa të pakëndshme që do të kishit preferuar t’i shmangnit. Qëllimi juaj ju jep vullnetin e nevojshëm për të përveshur mëngët dhe për t’u përballur me këto sfida drejtpërdrejt.
VIRGJËRESHA – Premtimet e mëdha për të ardhura ju shtyjnë të festoni dhe të kënaqeni me ndonjë tekë, ndonjë dëshirë që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Këshillohet të jeni të kujdesshëm përpara se të hidheni në shpenzime të çmendura.
PESHORJA – Keni nevojë për pak hapësirë për të marrë frymë, por ke shumë përgjegjësi që të rëndojnë. Nëse nuk mund të ndalesh, ki guximin të kërkosh mbështetje nga ata përreth teje.
AKREPI – Takime të veçanta po vijnë. Dashuria është gati t’ju godasë kur më pak e prisni. Zemra juaj mund të fillojë të rrahë përsëri për një person të rëndësishëm, një dashuri të vjetër ose një pasion të ri.
SHIGJETARI – Ndiheni të fortë, të pandalshëm, gati për t’u zhytur në të panjohurën. Në punë nuk keni frikë të merrni rreziqe, të provoni diçka të re për të përmirësuar situatën. Në dashuri jeni shumë aventureskë…
BRICJAPI – Të dashur Bricjapë, konkretësi dhe vendime të reja. Nuk keni kohë për ata që hezitojnë dhe përpiqen t’i shmangin pyetjet tuaja, keni nevojë për një përgjigje të saktë dhe të menjëhershme.
UJORI – Ndiqni intuitën tuaj të duhur dhe do të jeni në gjendje të siguroni të ardhura të reja e të konsiderueshme. Ata që janë afër jush përpiqen t’ju kuptojnë, por kohët e fundit keni qenë shumë të turpshëm dhe mosbesues: përpiquni të bëni vetë hapin e parë.
PESHQIT – Jeni gati të hiqni pluhurin nga vetja dhe të riktheheni në rrugën e duhur. Yjet ju japin energji dhe vetëbesim të tepërt. Ndiqni intuitën tuaj të duhur dhe do të jeni në gjendje të siguroni të ardhura të reja dhe të konsiderueshme. Njerëzit pranë jush përpiqen t’ju kuptojnë, por kohët e fundit keni qenë shumë të turpshëm dhe mosbesues: përpiquni të bëni vetë hapin e parë.
