Tag: ardhura

  • Raporti: Ja taksat që mund të rrisë qeveria për më shumë të ardhura, nga prona tek akciza e karboni

    Raporti: Ja taksat që mund të rrisë qeveria për më shumë të ardhura, nga prona tek akciza e karboni

    Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka marrë reforma të rëndësishme në sistemin tatimor të cilat kanë dhënë efektin e tyre në rritjen e të ardhurave dhe efkiasitetin e administratës tatimore. Megjithatë në raportin e saj të fundit lidhur me financat BB gjykon se sërish mbetet nën potencial dhe hapësirat për të përmirësuar këtë janë të shumta duke nisur nga heqja e përjashtimeve tek TVSH-ja tek rritja e disa taksave. “Reformat e fundit kanë forcuar sistemin tatimor të Shqipërisë, duke rritur aftësinë e tij për të thithur përfitime ekonomike dhe duke përmirësuar efikasitetin e administratës publike.
    Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka qenë në mënyrë të vazhdueshme burimi më i madh i të ardhurave tatimore, i ndjekur nga tatimi mbi fitimin (TF), akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), taksat kombëtare dhe doganat. Nga viti 2004 deri në vitin 2024, të ardhurat nga TAP janë rritur më shumë se dyfish në krahasim me rritjen nominale të PBB-së. Një dinamikë e ngjashme është vërejtur dhe në të ardhurat nga TF, ndërsa rritja e të ardhurave nga TVSH-ja ka qenë relativisht më e ulët. Këto përfitime reflektojnë masat e politikave të tilla si kalimi në tatimin progresiv në vitin 2014, krijimi i Zyrës së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe përpjekjet për formalizim që nga viti 2015. Në aspektin administrativ, dorëzimi dhe pagesa elektronike e detyrueshme e të gjitha deklaratave kryesore tatimore janë pika të forta të sistemit tatimor.
    Megjithatë, mbledhja e të ardhurave mbetet nën potencialin e vet për shkak të nivelit të lartë të informalitetit, përjashtimeve të shumta dhe zbatimit të dobët. Gjatë dekadës së fundit, të ardhurat totale kanë qenë nën mesataren rajonale, ku TAP dhe TF kanë patur produktivitet të ulët çka sugjeron se pjesë të mëdha të bazës tatimore nuk taksohen për shkak të përjashtimeve, boshllëqeve ligjore ose sfidave administrative. Efikasiteti i TVSH-së në vetëm 54 përqind tregon se vetëm pak më shumë se gjysma e të ardhurave të mundshme mblidhen sipas normës standard” thuhet në raport.
    Masat që mund të merren
    Për të adresuar këto boshllëqe, Shqipëria në fund të vitit 2024 miratoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) 2024–2027, e cila synon të rrisë në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat buxhetore nëpërmjet zgjerimit të bazës së taksueshme, përmirësimit të adminis tratës tatimore dhe doganore si dhe duke luftuar evazionin fiskal nëpërmjet nje qasjeje të koordinuar dhe strategjike. Në përputhje me SAA-në, ky dokument i Rishikimit të Financave Publike (RFP) identifikon katër burime kryesore të të ardhurave të pashfrytëzuara mjaftueshëm. Tatimi mbi të ardhurat personale nga qiratë afatshkurtra (short-term rentals: STR): Formalizimi i STR-ve mund të gjenerojë të ardhura shtesë që vlerësohen në të paktën 0.14 përqind të PBB-së. Pavarësisht rritjes së shpejtë të turizmit dhe STR-ve, mbledhja e taksave kufizohet nga informaliteti dhe rregullimi i dobët. Formalizimi përmes regjistrimit, lejeve dhe zbatimit të pajtueshmërisë tatimore do të zgjeronte bazën e TAP-it, do të përmirësonte standardet, do të rriste mbikëqyrjen mjedisore, do të siguronte shpërndarje më të barabartë të përfitimeve nga turizmi dhe do të integronte më mirë rritjen e STRve me nevojat e komuniteteve lokale.
    Ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin nr. 93/2015 për Turizmin zgjeruan përkufizimin e akomodimit për të mbështetur këto përpjekje. Duke supozuar rezervim të plotë të të gjitha strukturave akomoduese të listuara në AirDNA, potenciali i të ardhurave nga TAP për vitin 2023 do të ishte 0.14 përqind e PBB-së. Taksa e pronës: Kalimi në një taksë mbi pronën të bazuar në vlerën e tregut mund të gjenerojë të ardhura nga kjo taksë deri në 0.4 përqind të PBBsë çdo vit dhe të forcojë decentralizimin fiskal. Aktualisht, të ardhurat nga taksa mbi pronën janë vetëm 0.3 përqind të PBB-së. Baza e ngushtë tatimore tkurret akoma më shumë nga përjashtimet e tepërta. Reformat e fundit kanë tentuar të përfitojnë nga rritja e vlerave të pasurive të paluajtshme, por normat e taksave mbeten të ulëta, mbledhja është joefektive dhe kadastra fiskale është e vjetëruar. Një qasje e bazuar në vlerën e tregut është më e drejtë ndaj aftësisë paguese të tatimpaguesve, frenon ndërtimet e tepërta dhe mund të mbështesë përshtatjen klimatike. Simulimet sugjerojnë se një taksë prej 0.10 përqind mbi pronat rezidenciale mund të gjenerojë të ardhura që arrijnë në 0.4 përqind të PBB-së, përfshirë përjashtimet – dhe deri në 1.3 përqind të PBB-së pa përjashtime nga kjo taksë.
    Taksa e karbonit mbi qymyrin: Rritja e taksës së karbonit mbi qymyrin do të mundësontë mbështetjen e objektivave klimatike, krijimin e përfitimeve shtesë për shëndetin dhe gjenerimin e të ardhurave që arrijnë në 0.18-0.35 përqind të PBB-së deri në vitin 2030. Taksa aktuale e karbonit nuk reflekton në mënyrë të mjaftueshme ndikimet e jashtme, dhe qeveria ka një kalendar për rritjen e saj deri në vitin 2030. Një rritje graduale e taksës së karbonit mbi qymyrin nga viti 2026 deri në vitin 2030 e ndihmon Shqipërinë të përafrohet me çmimin e sistemit të tregtimit të emetimeve të BE-së (ETS), ndërsa një rritje më e lartë pritet të sjellë të ardhura deri në 0.35 përqind të PBB-së, duke e ndihmuar Shqipërinë të përmbushë objektivat e saj të reduktimit të emetimeve dhe njëkohësisht të përfitojë edhe në aspektin e shëndetit publik. Një pjesë e të ardhurave të gjeneruara mund të përdoret për të kompensuar familjet në nevojë. Akciza e duhanit: Rritja e akcizës së duhanit në Shqipëri për të përmbushur minimumin e BE-së mund të gjenerojë të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit. Edhe pse Shqipëria ka rritur normat e akcizës çdo vit, prevalenca e pirjes së duhanit mbetet e lartë, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik.
    RFP përshkruan tre skenarë politikash për rritjen e normës minimale të taksës së akcizës. Në skenarin e parë, Shqipëria rrit gradualisht taksën për të arritur minimumin e BE-së prej 90 eurosh për 1,000 cigare deri në vitin 2030, gjë që do të gjeneronte të ardhura shtesë në rreth 0.02 përqind të PBB-së çdo vit në periudhën 2025-2029. Megjithatë, ky ritëm është i pamjaftueshëm për të kompensuar rritjen e popullsisë, zgjerimin e të ardhurave dhe inflacionin. Si rezultat, tregu i cigareve parashikohet të rritet dhe normat e pirjes së duhanit mund të rriten. Është e rëndësishme të theksohet se minimumet aktuale të akcizës së duhanit në BE, të vendosura në vitin 2011, janë të vjetruara. Në gusht 2025, Komisioni Evropian njoftoi plane për të rishikuar Direktivën e Produkteve të Duhanit, duke përforcuar nevojën për një strategj më ambicioze tatimore. Përshpejtimi i kalendarit të akcizave të Shqipërisë për të arritur minimumin aktual të BE-së deri në vitin 2027 do të gjeneronte të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit midis viteve 2025-2029. Kjo qasje me ritëm të përshpejtuar do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e deri në 13,000 vdekjeve të parakohshme, do të reduktonte shpenzimet personale të qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe do të sillte përfitime akoma më të mëdha për grupet vulnerabël.
    Të hiqen përjashtimet
    Përmirësimi i performancës së të ardhurave të Shqipërisë do të kërkojë gjithashtu rishikimin e përjashtimeve tatimore dhe forcimin e kapacitetive administrative. Shqipëria duhet të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të përjashtimeve të saj tatimore, veçanërisht në fushën e TVSHsë, për të rikuperuar një pjesë të të ardhurave të humbura, duke siguruar njëkohësisht mbështetje të vazhdueshme për grupet vulnerabël. Njëkohësisht, thelbësore është dhe forcimi i administratës tatimore përmes thjeshtimit, dixhitalizimit dhe përmirësimit të mekanizmave të përputhshmërisë tatimore. Këto reforma jo vetëm që do të zgjerojnë bazën e të ardhurave, por gjithashtu do të zvogëlojnë informalitetin dhe do të përafrojnë praktikat fiskale të Shqipërisë me standardet ndërkombëtare. Këto reforma janë kritike për zgjerimin e bazës së të ardhurave të Shqipërisë dhe përmbushjen e objektivave të saj afatgjata të zhvillimit.

  • Nga pronat tek akciza, ja taksat që mund të rrisë qeveria për më shumë të ardhura

    Nga pronat tek akciza, ja taksat që mund të rrisë qeveria për më shumë të ardhura

    Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka marrë reforma të rëndësishme në sistemin tatimor të cilat kanë dhënë efektin e tyre në rritjen e të ardhurave dhe efkiasitetin e administratës tatimore. Megjithatë në raportin e saj të fundit lidhur me financat BB gjykon se sërish mbetet nën potencial dhe hapësirat për të përmirësuar këtë janë të shumta duke nisur nga heqja e përjashtimeve tek TVSH-ja tek rritja e disa taksave.
    “Reformat e fundit kanë forcuar sistemin tatimor të Shqipërisë, duke rritur aftësinë e tij për të thithur përfitime ekonomike dhe duke përmirësuar efikasitetin e administratës publike. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka qenë në mënyrë të vazhdueshme burimi më i madh i të ardhurave tatimore, i ndjekur nga tatimi mbi fitimin (TF), akcizat, tatimi mbi të ardhurat personale (TAP), taksat kombëtare dhe doganat.
    Nga viti 2004 deri në vitin 2024, të ardhurat nga TAP janë rritur më shumë se dyfish në krahasim me rritjen nominale të PBB-së. Një dinamikë e ngjashme është vërejtur dhe në të ardhurat nga TF, ndërsa rritja e të ardhurave nga TVSH-ja ka qenë relativisht më e ulët. Këto përfitime reflektojnë masat e politikave të tilla si kalimi në tatimin progresiv në vitin 2014, krijimi i Zyrës së Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe përpjekjet për formalizim që nga viti 2015. Në aspektin administrativ, dorëzimi dhe pagesa elektronike e detyrueshme e të gjitha deklaratave kryesore tatimore janë pika të forta të sistemit tatimor.
    Megjithatë, mbledhja e të ardhurave mbetet nën potencialin e vet për shkak të nivelit të lartë të informalitetit, përjashtimeve të shumta dhe zbatimit të dobët. Gjatë dekadës së fundit, të ardhurat totale kanë qenë nën mesataren rajonale, ku TAP dhe TF kanë patur produktivitet të ulët çka sugjeron se pjesë të mëdha të bazës tatimore nuk taksohen për shkak të përjashtimeve, boshllëqeve ligjore ose sfidave administrative. Efikasiteti i TVSH-së në vetëm 54 përqind tregon se vetëm pak më shumë se gjysma e të ardhurave të mundshme mblidhen sipas normës standard” thuhet në raport.
    Masat që mund të merren
    Për të adresuar këto boshllëqe, Shqipëria në fund të vitit 2024 miratoi Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) 2024–2027, e cila synon të rrisë në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat buxhetore nëpërmjet zgjerimit të bazës së taksueshme, përmirësimit të adminis tratës tatimore dhe doganore si dhe duke luftuar evazionin fiskal nëpërmjet nje qasjeje të koordinuar dhe strategjike. Në përputhje me SAA-në, ky dokument i Rishikimit të Financave Publike (RFP) identifikon katër burime kryesore të të ardhurave të pashfrytëzuara mjaftueshëm.
    Tatimi mbi të ardhurat personale nga qiratë afatshkurtra (short-term rentals: STR): Formalizimi i STR-ve mund të gjenerojë të ardhura shtesë që vlerësohen në të paktën 0.14 përqind të PBB-së. Pavarësisht rritjes së shpejtë të turizmit dhe STR-ve, mbledhja e taksave kufizohet nga informaliteti dhe rregullimi i dobët. Formalizimi përmes regjistrimit, lejeve dhe zbatimit të pajtueshmërisë tatimore do të zgjeronte bazën e TAP-it, do të përmirësonte standardet, do të rriste mbikëqyrjen mjedisore, do të siguronte shpërndarje më të barabartë të përfitimeve nga turizmi dhe do të integronte më mirë rritjen e STRve me nevojat e komuniteteve lokale. Ndryshimet e vitit 2024 në Ligjin nr. 93/2015 për Turizmin zgjeruan përkufizimin e akomodimit për të mbështetur këto përpjekje. Duke supozuar rezervim të plotë të të gjitha strukturave akomoduese të listuara në AirDNA, potenciali i të ardhurave nga TAP për vitin 2023 do të ishte 0.14 përqind e PBB-së.
    Taksa e pronës: Kalimi në një taksë mbi pronën të bazuar në vlerën e tregut mund të gjenerojë të ardhura nga kjo taksë deri në 0.4 përqind të PBBsë çdo vit dhe të forcojë decentralizimin fiskal. Aktualisht, të ardhurat nga taksa mbi pronën janë vetëm 0.3 përqind të PBB-së. Baza e ngushtë tatimore tkurret akoma më shumë nga përjashtimet e tepërta. Reformat e fundit kanë tentuar të përfitojnë nga rritja e vlerave të pasurive të paluajtshme, por normat e taksave mbeten të ulëta, mbledhja është joefektive dhe kadastra fiskale është e vjetëruar. Një qasje e bazuar në vlerën e tregut është më e drejtë ndaj aftësisë paguese të tatimpaguesve, frenon ndërtimet e tepërta dhe mund të mbështesë përshtatjen klimatike. Simulimet sugjerojnë se një taksë prej 0.10 përqind mbi pronat rezidenciale mund të gjenerojë të ardhura që arrijnë në 0.4 përqind të PBB-së, përfshirë përjashtimet – dhe deri në 1.3 përqind të PBB-së pa përjashtime nga kjo taksë.
    Taksa e karbonit mbi qymyrin: Rritja e taksës së karbonit mbi qymyrin do të mundësontë mbështetjen e objektivave klimatike, krijimin e përfitimeve shtesë për shëndetin dhe gjenerimin e të ardhurave që arrijnë në 0.18-0.35 përqind të PBB-së deri në vitin 2030. Taksa aktuale e karbonit nuk reflekton në mënyrë të mjaftueshme ndikimet e jashtme, dhe qeveria ka një kalendar për rritjen e saj deri në vitin 2030. Një rritje graduale e taksës së karbonit mbi qymyrin nga viti 2026 deri në vitin 2030 e ndihmon Shqipërinë të përafrohet me çmimin e sistemit të tregtimit të emetimeve të BE-së (ETS), ndërsa një rritje më e lartë pritet të sjellë të ardhura deri në 0.35 përqind të PBB-së, duke e ndihmuar Shqipërinë të përmbushë objektivat e saj të reduktimit të emetimeve dhe njëkohësisht të përfitojë edhe në aspektin e shëndetit publik. Një pjesë e të ardhurave të gjeneruara mund të përdoret për të kompensuar familjet në nevojë.
    Akciza e duhanit: Rritja e akcizës së duhanit në Shqipëri për të përmbushur minimumin e BE-së mund të gjenerojë të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit. Edhe pse Shqipëria ka rritur normat e akcizës çdo vit, prevalenca e pirjes së duhanit mbetet e lartë, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin publik. RFP përshkruan tre skenarë politikash për rritjen e normës minimale të taksës së akcizës. Në skenarin e parë, Shqipëria rrit gradualisht taksën për të arritur minimumin e BE-së prej 90 eurosh për 1,000 cigare deri në vitin 2030, gjë që do të gjeneronte të ardhura shtesë në rreth 0.02 përqind të PBB-së çdo vit në periudhën 2025-2029.
    Megjithatë, ky ritëm është i pamjaftueshëm për të kompensuar rritjen e popullsisë, zgjerimin e të ardhurave dhe inflacionin. Si rezultat, tregu i cigareve parashikohet të rritet dhe normat e pirjes së duhanit mund të rriten. Është e rëndësishme të theksohet se minimumet aktuale të akcizës së duhanit në BE, të vendosura në vitin 2011, janë të vjetruara. Në gusht 2025, Komisioni Evropian njoftoi plane për të rishikuar Direktivën e Produkteve të Duhanit, duke përforcuar nevojën për një strategj më ambicioze tatimore. Përshpejtimi i kalendarit të akcizave të Shqipërisë për të arritur minimumin aktual të BE-së deri në vitin 2027 do të gjeneronte të ardhura shtesë prej 0.07 përqind të PBB-së çdo vit midis viteve 2025-2029. Kjo qasje me ritëm të përshpejtuar do të ndihmonte gjithashtu në parandalimin e deri në 13,000 vdekjeve të parakohshme, do të reduktonte shpenzimet personale të qytetarëve për kujdes shëndetësor dhe do të sillte përfitime akoma më të mëdha për grupet vulnerabël.
    Të hiqen përjashtimet
    Përmirësimi i performancës së të ardhurave të Shqipërisë do të kërkojë gjithashtu rishikimin e përjashtimeve tatimore dhe forcimin e kapacitetive administrative. Shqipëria duhet të ndërmarrë një rishikim gjithëpërfshirës të përjashtimeve të saj tatimore, veçanërisht në fushën e TVSHsë, për të rikuperuar një pjesë të të ardhurave të humbura, duke siguruar njëkohësisht mbështetje të vazhdueshme për grupet vulnerabël. Njëkohësisht, thelbësore është dhe forcimi i administratës tatimore përmes thjeshtimit, dixhitalizimit dhe përmirësimit të mekanizmave të përputhshmërisë tatimore. Këto reforma jo vetëm që do të zgjerojnë bazën e të ardhurave, por gjithashtu do të zvogëlojnë informalitetin dhe do të përafrojnë praktikat fiskale të Shqipërisë me standardet ndërkombëtare. Këto reforma janë kritike për zgjerimin e bazës së të ardhurave të Shqipërisë dhe përmbushjen e objektivave të saj afatgjata të zhvillimit./Monitor

  • Shpenzime luksoze, pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro; pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama

    Shpenzime luksoze, pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro; pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat tha se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme.
    Sipas PD, në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.
    Vangjeli u shpreh se ky kontrast i fortë mes realitetit të shumicës së qytetarëve dhe rritjes së vazhdueshme të pasurisë së familjes qeverisëse është një arsye tjetër që tregon, sipas saj, se në Shqipëri mungon transparenca dhe lufta e vërtetë kundër korrupsionit.
    “Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit.
    Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro . Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj.
    Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.
    Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024. Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror.
    Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro. Në përfundim, sipas vetëdeklarimeve zyrtare, bashkëshortja e Kryeministrit rezulton pronare e:
    Një apartamenti me sipërfaqe 146 m²
    Gjysmës së shtëpisë së banimit në Surrel, me sipërfaqe ndërtese 490 m² dhe 8390 m² tokë
    Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2023 me sipërfaqe 107.33 m²
    Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2024 me sipërfaqe 118 m²
    Gjithashtu, tokë në pronësi 100% të saj me sipërfaqe totale 9570 m².
    Toka në bllok blerë me 310 euro për m2 apo pasuri të paluajtshme me vlerë 910 euro për m2 janë çmime që për qytetarët e thjeshtë mbeten ëndrra në sirtar por për familjen e Kryeministrit është një pasuri e prekshme.”, tha Vangjeli.

  • Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”

    Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq bisnesin “Buzi Store”, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

    Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore.
    Kjo veprimtari rezultoi e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit dhe përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin “Buzi Store” dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Hetimet treguan se “Buzi Store” përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore.
    Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
    Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.
     

    Top Channel

  • Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria dërgon në gjyq biznesin e njohur për evazionin fiskal

    Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria dërgon në gjyq biznesin e njohur për evazionin fiskal

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim subjektin tregtar “Buzi Store”, i akuzuar për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, kryer në bashkëpunim me ekonomistin e kompanisë.
    Hetimet zbuluan se kompania ka shmangur deklarimin e rreth 3.7 milionë eurove të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore.
    Prokuroria thote se gjatë hetimeve u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me kompaninë dhe shoqërinë e saj të fiskalizimit.
    Gjatë kontrolleve u sekuestruan prova materiale, përfshirë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe shuma monetare prej 8 milionë lekësh në valuta të ndryshme, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Njoftimi: 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
    Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
    Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
    Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
    Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.

  • Hiqet ‘privilegji’ për prodhuesit e softuerëve/ Nga 2026-ta tatimi mbi fitimin do jetë 15% dhe jo më 5%

    Hiqet ‘privilegji’ për prodhuesit e softuerëve/ Nga 2026-ta tatimi mbi fitimin do jetë 15% dhe jo më 5%

    Nga viti 2026 të gjitha bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë së informacionit do të paguajnë më shumë tatim mbi fitimin.
    Prej vitit 2019 të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike për prodhimin apo zhvillimin e software-ve, paguajnë tatimi mbi fitimin me normën 5%. Por kjo lehtësi mbaron më 31 dhjetor 2025, dhe prej vitit të ardhshëm ato do të paguajnë 15%.
    Në relacionin e projektbuxhetit thuhet se vetëm prej rikthimit të tatimit 15% për këro sipërmarrje pritet të mblidhen 523 milionë lekë më shumë të ardhura. Për vitin 2026, Ministria e Financave pret që nga tatimi mbi fitimin të mblidhen 65.1 miliardë lekë.
    Parashikimi i tatimit mbi fitimin për vitin 2026 bazohet në:
    * të ardhura nga miradministrimi në kuadër të zbatimit të masave të strategjisë afatmesme të ardhurave, për vitin 2026, në shumën 3.3 miliardë lekë.
    * të ardhura të pritshme për tu arkëtuar nga zbatimi i ligjit të faljes, në masën 0.9 miliardë lekë.
    • të ardhura nga zbatimi i politikave të mëparshme tatimore dhe konkretisht nga heqja e zbatimit të normës së reduktuar të tatim fitimit prej 5% për sektorin e IT.
    Nga 1 janar 2026, për tatimpaguesit që operojnë në këtë sektor, do të zbatohet norma e plotë e tatimit mbi të ardhurat e korporatës prej 15% dhe parashikimi në të ardhura është rreth 523 milionë lekë”, thuhet në relacion.
    Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2024, në vend operonin 3574 biznese me aktivitet “Shërbime të teknologjisë së informacionit”, si dhe 556 të tjera me “Aktivitete të shërbimit të informacionit”.

  • Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

    Rritje rekord në buxhet, tatimet sjellin 13% më shumë të ardhura se vjet

    Vjeshta ka hyrë me “këmbë të mbarë” sa i takon të ardhurave në buxhet të mbledhura nga administrata tatimore, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së konsumit dhe taksimit të pagave.
    Në muajin Tetor, të ardhurat nga tatimet regjistrohen në 37.9 miliardë lekë apo rreth 379 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 13.1% në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë.
    Kjo shifër ka vijuar në trendin pozitiv të muajve të verës, ku pavarësisht faktit se sezoni veror dhe efekti i turizmit masiv nuk është më prezent, sërish tregon konsum të lartë, duke qenë se peshën kryesore në të ardhura dhe në rritje e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.
    Në muajin shtator të ardhurat u regjistruan 392 milionë euro, ndërsa në gusht 385 milionë euro.
    Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sa i takon 10-mujorit, të ardhurat tatimore regjistrohen në 379 miliardë lekë lekë të ardhura,  duke u rritur me 12.1% krahasuar me Janar-Tetor 2024.
    Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë gjithë vitit.
    Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar, çka është reflektuar në TVSH-në e brendshme dhe tatimin mbi fitimin.
    Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.  Po ashtu deklarimi dhe pagesa e detyrimit të DIVA-s nga të punësuarit në vend duke se ka ndikuar në këtë perfomancë.
    Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.
    Ndërsa me rritjen e pagës minimale nga 1 Janari 2026 në 50 mijë lekë, parashikohet gjithashtu një rritje e ndjeshme e të ardhurave nga kontributet si dhe nga tatimi mbi pagat.

  • E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve

    E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve

    Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fejza. Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.
    Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.

    “Më shkruajti një herë një miku im, i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.

    Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka kaq shumë popullaritet.

    “Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë, atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistuar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di”, shprehet i indinjuar Gjoshi.
    Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.
    Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.
    Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.
    “Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.
    Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.
    Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.
    Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo cdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.
    Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.
    Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.
    Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.
    Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.
    E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.
    Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet t’i kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.
    “U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.
    Në fakt, “Albautor” është një organizatë e rrethuar nga hijet e skandalit sepse akuzohet nga artistët se nuk shpërndan të ardhurat për veprat e tyre.
    “Albautor” mbledh tarifat për përdorimin e veprave muzikore, letrare apo audiovizuale dhe më pas i shpërndan ato tek krijuesit. Kjo organizatë është përgjegjëse për të mbrojtur repertorin shqiptar, por edhe atë të huaj, duke siguruar licenca për çdo subjekt që dëshiron të përdorë muzikë ose tekst të mbrojtur me të drejtë autori. Presidenti i Albautor është Elton Deda, Drejtor i Përgjithshëm Erion Muka dhe Drejtor Ekzekutiv Oltion Spiro.
    “Albautor” ka një rol praktik shumë të rëndësishëm sepse mbledh tarifat që televizione, radio, lokale, platformat online apo organizatorë koncertesh duhet të paguajnë kur përdorin muzikë apo vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit. Më pas, këto të ardhura shpërndahen te autorët përkatës, tekstshkruesit, kompozitorët apo producentët.
    Në thelb, Albautor duhet të kujdeset që krijimtaria e autorëve të vlerësohet dhe të ardhurat e mbledhura nga ajo vetë tu shpërndahen. Por nuk është kjo ajo që po ndodh pasi artistët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin që nuk marrin të ardhura nga organizata për veprat e tyre më të transmetuara.
    Sipas kompozitorit dhe Mjeshtrit të Madh, Osman Mula, vetëm në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit, shpërdorohet dhe mund të merret çohet kudo, e ti vihet emri i një personi që nuk është autori.
    “Ne te shtëpia kemi dy sahata, kemi sahatin e ujit dhe sahati i elektrikut. Po kështu duhet moniturar dhe e drejta e autorit. Nuk guxon. Dhe nqs ti nuk paguan dritat, futesh në burg për 20 mijë lekë. Si është e munduar që e gjithë krijimtaria jote 20-30 vjeçare,a kupton, të mos paguhet, të nëpërkëmbet dhe të zhvatin shokët e tu?” shprehet i revoltuar Mjeshtri i Madh Osman Mula.
    Një tjetër kompozitor dhe Mjeshtër i Madh, Vladimir Kotani pohon se nuk ndjehet i vlerësuar nga mënyra se si puna e tij vlerësohet rreth 100 euro në vit.
    “Jam i ofenduar dhe i indinjuar dhe nuk e ndjej dhe as që e shikoj të mbrojtur të drejtat e mia krijuese dhe as që vlerësohet ekonomikisht transmetimit i krijimeve të mia, por tjetërsohet.
    Bile nga disa institucione artistike, jo vetëm që nuk vihet në dijeni dhe të merret miratimi nga krijuesi, por mohohet edhe autorësia duke mos përmendur fare emrin e krijuesit kur e transmetojnë krijimtarinë,”, tha për “Vetting” kompozitori Kotani.
    Madje dirigjenti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Edmond Doko shprehet se e drejta e autorit nuk ka asnjë lloj transparence.
    “Unë jam anëtar si dirigjent i një shoqate interpretësh dhe është gati qesharake kur në fund të vitit, diku në numrin tim të llogarisë, në konton time bankare diku rreth 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që unë s’e di sa opera e sa koncerte në këto televizione kam realizuar. Nuk i kam ndjekur, nuk kam qenë i kujdesshëm dhe unë s’e kam mbrojtur të drejtën time”, deklaron për “Vetting” Edmond Doko./BW/

  • Kush po i vjedh artistët shqiptarë?

    Kush po i vjedh artistët shqiptarë?

    EMISIONI VETTING
    Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fezaj.Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.
    Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.
    “Më shkruajti një herë një miku im i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.
    Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka kaq shumë popullaritet.
    “Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistruar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di.”, shprehet i indinjuar Gjoshi.
    Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.
    Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.
    “Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.
    Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.
    Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.
    Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo çdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.
    Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.
    Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.
    Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.
    E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.
    Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet ti kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.
    “U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.