Tag: ardhshme

  • PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

    PSG gati të “tronditë” botën e futbollit, 200 milionë euro për të forcuar sulmin

    18 Nëntor 2025

    17:07

    Telesport

    Pavarësisht se ka një ekip të kompletuar dhe i aftë për të fituar çdo trofe të mundshëm, PSG po mendon të “tronditë” edhe njëherë botën e futbollit gjatë merkatos së ardhshme të verës.
    Mediet franceze raportojnë se objektivi i madh i PSG-së për verën e ardhshme është Erling Haaland Manchester City, për të cilin parizienët janë gati të ofrojnë 200 milionë euro.
    Luis Enrique e sheh norvegjezin si lojtarin ideal për të plotësuar linjën sulmuese që tashmë përfshin Ousmane Dembele, Kvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Me Haaland si pikë qendrore, te PSG duan të krijojnë një sulm dominues, fizik dhe të frikshëm, i aftë të konkurrojë me çdo kundërshtar në botë.

  • Moti i keq/ Mbrojtja Civile jep alarmin: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në 24 orët e ardhshme në këto zona

    Moti i keq/ Mbrojtja Civile jep alarmin: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në 24 orët e ardhshme në këto zona

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën bilancin e reshjeve të para, ku rendit zonat ku pati probleme dje.
    Ndërkaq Agjencia jep alarmin pë 24 e ardhshme ku pritet përkeqësim i motit.
    Situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar.
    Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA.
    Në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së fortë.
    Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj.
    Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.
    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë, në koordinim të strukturave për përballimin e pasojave të mundshme nga moti i keq. Ju lutemi banorëve të zonave, ku mund të paraqiten probleme të kontaktojnë me autoritetet vendore!

  • Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake, Ukraina do blejë 100 avionë nga Franca në 10 vitet e ardhshme

    Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake, Ukraina do blejë 100 avionë nga Franca në 10 vitet e ardhshme

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron nënshkruan sot në Paris një deklaratë për blerjen e ardhshme të deri në 100 avionëve luftarakë Rafale nga Kievi, duke hapur rrugën për furnizimin e parë të avionëve francezë për Forcën Ajrore Ukrainase.

    Sipas Pallatit Elize, marrëveshja, e cila është caktuar për një periudhë prej rreth dhjetë vjetësh, parashikon perspektivën e kontratave të ardhshme për furnizimin me pajisje të reja mbrojtëse franceze. Këto përfshijnë “blerjen e rreth 100 Rafale, me sistemet e tyre përkatëse të armëve”, si dhe armë të tjera si sistemi anti-ajror SAMP/T i gjeneratës së re në zhvillim, radarë të përparuar dhe mjete ajrore pa pilot.
    Nënshkrimi i deklaratës u zhvillua në një ceremoni në bazën ushtarake Villacoublay, në prani të dy udhëheqësve. Përmbajtja e plotë e marrëveshjes nuk u bë menjëherë publike. Megjithatë, burime qeveritare franceze konfirmojnë se ajo sinjalizon qëllimin e Kievit për të forcuar në mënyrë drastike fuqinë e saj ajrore duke futur avionë luftarakë francezë për herë të parë.
    Plani i Ukrainës për të blerë deri në 100 avionë luftarakë Rafale është pjesë e strategjisë së saj për të rritur gradualisht flotën e saj luftarake në një total prej 250 avionësh, duke përfshirë avionë amerikanë F-16 dhe Gripen suedezë. Miratimi i avionëve luftarakë francezë konsiderohet thelbësor për forcimin e aftësive operacionale të forcës ajrore ukrainase, veçanërisht në një kohë kërcënimesh në rritje për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus.
     

    Top Channel

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 17 nëntor 2025…

    HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 17 nëntor 2025…

    DASHI
    Java fillon me vendosmëri. Gjatë orëve të ardhshme të së hënës, 17 nëntor 2025, do të rifitoni vetëbesimin dhe dëshirën për veprim pas një periudhe pasigurie. Lidhur me punën, mbërrijnë lajme që sqarojnë situatat në pritje.
    DEMI
    Ditët e ardhshme të këtij muaji do t’i kushtohen stabilitetit dhe gjetjes së ekuilibrit. Yjet po ju ftojnë të merrni pak kohë për të kuptuar më mirë prioritetet tuaja.
    BINJAKËT
    Kjo javë e mesit të nëntorit 2025 do të jetë e gjallë dhe dinamike për ju. Yjet favorizojnë kontaktet, udhëtimet dhe bashkëpunimet. Sa i përket karrierës, mund të merrni një propozim ose njohje interesante për idetë tuaja.
    GAFORRJA
    Po përballeni me ditë veçanërisht intensive emocionalisht. Qielli po ju nxit të sqaroni keqkuptimet e vjetra dhe të çliroheni nga barrët e së kaluarës. Lidhur me punën, mund të thirreni për të marrë një vendim të rëndësishëm në orët e ardhshme.
    LUANI
    Po përjetoni një periudhë rilindjeje. Forca juaj e brendshme shkëlqen përsëri, duke ju bërë një lider në çdo fushë. Sa i përket karrierës, ju presin perspektiva të shkëlqyera: një projekt që dukej i bllokuar do të fitojë vrull gjatë orëve të ardhshme.
    VIRGJËRESHA
    Kjo është një periudhë stabiliteti dhe vendosmërie të madhe. Pas javësh veçanërisht të mbushura me ulje-ngritje, tani mund të përqendroheni në qëllime konkrete. Sa i përket punës, përpjekjet tuaja po fillojnë të japin fryte. Java përfundon me një ndjenjë kënaqësie dhe qetësie më të madhe.
    PESHORJA
    Java që vjen do t’ju sjellë ekuilibër dhe perspektiva të reja. Është kohë e mirë për të sqaruar marrëdhëniet personale dhe për të forcuar bashkëpunimet në punë. Gjatë orëve të ardhshme, romanca do të rigjallërohet dhe beqarët mund të takojnë dikë të veçantë.
    AKREPI
    Po përjetoni një periudhë intensive, por pozitive. Po përjetoni një periudhë force dhe transformimi. Lidhur me punën, është koha për të ndërmarrë veprime, për të bërë diçka: projektet dhe idetë më në fund mund të realizohen. Kurajo!
    SHIGJETARI
    Po përjetoni një periudhë lëvizjeje dhe optimizmi. Qielli favorizon udhëtimet, takimet dhe perspektivat e reja të karrierës. Në dashuri, ata që kanë përjetuar keqkuptime mund të gjejnë përsëri harmoninë.
    BRICJAPI
    Ditët në vijim do të jenë ditë fokusi dhe konkretizimi. Gjatë këtyre orëve të nëntorit, ju jeni të vendosur dhe të gatshëm për të kapërcyer çdo pengesë. Lidhur me punën, po mbërrijnë konfirmime të rëndësishme. Klima është e qetë, por nevojitet më shumë komunikim.
    UJORI
    Java që vjen do të jetë e shkëlqyer dhe plot ide. Yjet mbështesin kreativitetin dhe fillimet e reja. Kushdo që ka pasur dyshime do të jetë në gjendje t’i sqarojë ato me ndershmëri. Sa i përket punës, inovacioni është forca juaj: mendoni jashtë kornizave dhe rezultate të papritura do të pasojnë.
    PESHQIT
    Po përjetoni një javë të thellë dhe të ngarkuar emocionalisht. Intuita juaj është e fortë dhe ju udhëzon në vendimet tuaja më të rëndësishme. Është një kohë për qartësi dhe ndershmëri. Lidhur me punën, shmangni lejimin e pasigurive që t’ju pengojnë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021

    Trump paralajmëron padi ndaj BBC-së, nisur qe nga viti 2021

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 21:18
    Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do ta padisë BBC-në javën e ardhshme, pas një versioni të redaktuar të fjalimit të tij të vitit 2021, të transmetuar nga programi “Panorama”. BBC kërkoi falje për gabimin, por refuzoi të ofronte kompensim financiar.
    Duke folur me gazetarët në bord të Air Force One, Trump deklaroi: “Ne do t’i padisim ata mes një dhe pesë miliardë dollarë, ndoshta javën e ardhshme.”

    Avokatët e tij kishin dhënë një afat BBC-së deri të premten në orën 22:00 GMT për t’u përgjigjur, ndërsa kërcënuan me padi njëmiliardëshe nëse nuk publikohej një tërheqje dhe kërkim falje.

    Trump akuzoi BBC-në për mashtrim ndaj publikut, duke bërë të dukej sikur ai po nxitonte në mënyrë të qartë njerëzit të sulmonin Capitol-in, më 6 janar 2021. Ai tha gjithashtu në një intervistë për “GB News”: “Nuk po kërkoj të bëj padi, por mendoj se kam detyrimin ta bëj. Nëse nuk e bëj, nuk e ndalon që të ndodhë përsëri me njerëz të tjerë.”

    Skandali i “Panorama” çoi në dorëheqjen e dy drejtuesve të lartë të BBC-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm Tim Davie dhe shefen e lajmeve Deborah Turness.

  • Igli Tare po përgatit goditjen e madhe për janarin, një yll i klasit botëror drejt Milanit

    Igli Tare po përgatit goditjen e madhe për janarin, një yll i klasit botëror drejt Milanit

    12 Nëntor 2025

    20:05

    Telesport

    Milan duket se ka shumë seriozisht për transferimin e Robert Lewandowski-t gjatë merkatos së janarit. Sacha Tavolieri, por edhe shumë prej medieve italiane raportojnë se javën e ardhshme pritet një takim zyrtar mes Igli Tares dhe Pini Zahavi-t, agjentit të sulmuesit polak.
    Edhe pse dëshira e Lewandowsik-t është të vazhdojë ehde për një sezon tjetër te Barcelona, kjo gjë duket se nuk është miratuar nga drejtuesit e klubit katalanas, të cilët kanë plane të tjera për verën e ardhshme.
    Në këtë situatë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të Lewandowski-t që në merkaton e janarit, duke qenë se i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni.

  • Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    Rafa Leao drejt largimit nga Milan, kuqezinjtë i vendosin çmimin e habitshëm

    11 Nëntor 2025

    19:39

    Telesport

    Pavarësisht se është lojtari i tyre kryesor, Rafael Leao mund të largohet nga Milan gjatë merkatos së ardhshme të verës.
    Edhe pse klauzola e vendosur nga Milan për sulmuesin portugez është 150 milionë euro, mediet italiane raportojnë se kuqezinjtë janë të gatshëm të lejojnë largimin e Leao-s për një shifër 80-85 milionë euro.
    Për 26-vjeçarin portugez ka interes të madhe nga klubet e Premier League si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Milan.
    Vendimtare do të jetë dëshira e Leao-s, se ku dëshiron të transferohet. Gjatë verës së ardhshme, portugezi pritet të jetë një personazhet kryesore të merkatos.

  • Vonesat në numërim, Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

    Vonesat në numërim, Celibashi thirrje partive politike dhe Kuvendit: Të gjejmë zgjidhje të tjera

    Vendoret e pjesshme në Shqipëri ditën e djeshme u zhvilluan paralelisht me ato në Kosovë. Kosova e mbylli procesin e votimit një orë më vonë, por rezultati përfundimtar për 18 komuna, doli në kohë rekord, krahasuar me 5 bashkitë në Shqipëri që u zhvilluan zgjedhjet.
    Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli nuk ndryshon, që ka vendi i numërimit, apo vetë procesi i numërimit dhe përdorimi apo jo i pajisjeve elektronike, rezultati gjithmonë do të dalë 1 ose 2 ditë me vonesë.
    Ilirjan Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.
    “Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e  pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
    Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 10 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 nëntor 2025

    Showbiz E Hënë, 10 Nëntor 2025 09:02
    DashiKe arritur një pikë kthese dramatike në ciklin tënd vjetor. Për katër javët e ardhshme, do të korrësh përpjekjet e gjashtë muajve të fundit. Ose do të festosh suksesin tënd ose do të ndjesh zhgënjimin e dështimit tënd. Kjo është një kohë vendimtare.
    DemiJe në fillim të një periudhe katër-javore gjatë së cilës nuk do të ndihesh shumë i lidhur me aspekte të karrierës. Nuk do të gjesh rezonancë të mirë me njerëzit ose situatat në të cilat përfshihesh. Në përgjithësi, kjo është një kohë rritjeje. Ji i hapur ndaj saj.

    BinjakëtNjë periudhë fantastike katër-javore fillon sot që lançon një fazë të re të mrekullueshme në karrierën tuaj. Kjo është mundësia juaj e madhe për të ecur përpara me objektivat vjetore. Mund të arrini shumë gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht energjike dhe plot gjallëri.

    GaforrjaSot shënohet fillimi i një periudhe katër-javore që ju kërkon të shtoni më shumë argëtim dhe kreativitet në karrierën tuaj. Lejoni që puna juaj të jetë një zgjatim i shprehjes suaj krijuese. Përdoreni këtë kohë për të lejuar që shpirti juaj artistik të shkëlqejë. Shprehni veten në botë.

    LuaniKjo është një ditë e mrekullueshme për ju në shumë nivele. Më e rëndësishmja është fakti që filloni një fazë të re katër-javore. Kjo fazë ju inkurajon të kombinoni përpjekjet tuaja me të tjerët. Tendencat tuaja të “fluturës sociale” do të jenë aseti juaj më i madh.
    VirgjëreshaNdërsa fillon një cikël i ri katër-javor, ndien nevojën të dalësh nga foleja. Gjatë kësaj faze të re në ciklin vjetor, duhet të dalësh me besim. Mos shiko prapa. Në vend të kësaj, shiko me besim drejt së ardhmes.Peshorja
    Për katër javët e ardhshme është një kohë kur duhet të mbillni fara që dëshironi të rriten gjatë vitit të ardhshëm. Kjo është një kohë për të lënë pas të vjetrën në mënyrë që të lajmëroni diçka të re.
    AkrepiGjatë katër javëve të ardhshme, ka të ngjarë të ndjeni një rënie të energjisë. Mos e shtyni veten shumë për të arritur ndonjë gjë të rëndësishme. Ky do të jetë më shumë një muaj për t’u argëtuar sesa për t’u shqetësuar për karrierën ose situatën tuaj në punë.
    ShigjetariMund të vini re një ndryshim në energji – një ndryshim mjaft domethënës. Ky është fillimi i një periudhe katër-javore gjatë së cilës duhet të bëni një përpjekje të fundit drejt arritjes së qëllimeve tuaja vjetore. Punoni me të tjerët për të përfunduar projektet e mëdha që keni filluar.
    BricjapiNjë periudhë e re katër-javore fillon sot, për të cilën duhet të jeni shumë të vetëdijshëm. Ky trend afatgjatë mund të jetë pak i vështirë për ju, prandaj kini kujdes. Njerëz të tjerë po punojnë kundër qëllimeve tuaja. Në përgjithësi, nuk do të merrni mbështetjen e plotë që shpresoni.
    UjoriKeni shumë për të pritur gjatë katër javëve të ardhshme! Sot shënohet fillimi i kësaj periudhe të mrekullueshme gjatë së cilës do të arrini shumë në sektorin tuaj të karrierës. Do të bëhen hapa të mëdhenj përpara dhe madje do të mahnitni veten.
    Peshqit
    Një trend afatgjatë fillon sot, duke ju kërkuar të merrni një rol më të madh udhëheqës gjatë katër javëve të ardhshme. Drejtojeni energjinë tuaj jashtë në vend që ta ktheni atë nga brenda. Përdorni fuqinë e këtyre katër javëve për t’u transformuar dhe për të qenë të guximshëm.