Tag: ardhshme

  • Guardiola bën përditësimin e dëmtimeve: Haaland nuk do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme

    Guardiola bën përditësimin e dëmtimeve: Haaland nuk do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme

    19 Prill 2025

    8:22

    Alfred Lleshi

    Manchester City vazhdon garën e çmendur në Premier League për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Një ditë para ndeshjes delikate ndaj Evertonit, me Newcastle që luan njëkohësisht në transfertë ndaj Aston Villa, Pep Guardiola bëri disa përditësime mbi gjendjen e skuadrës.
    Së pari, Phil Foden dhe Manuel Akanji janë rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të vendoset sot nëse do të jenë të gatshëm për transfertën e kampionatit. Mbrojtësi zviceran nuk ka luajtur që kur doli i dëmtuar në ndeshjen e Champions League ndaj Real Madridit, më shumë se dy muaj më parë. Mesfushori ofensiv anglez, ndërkohë, pësoi dëmtim në derbin e Manchesterit në “Old Trafford” në fillim të muajit dhe mungoi në fitoren 5-2 ndaj Crystal Palace fundjavën e kaluar.
    “Phil u rikthye të enjten dhe do të marrë pjesë në stërvitjen e sotme (djeshme), pas episodit të ‘Old Trafford’. Manu ka bërë dy ose tri seanca me ne. E shoh që lëviz shumë mirë, – tha Guardiola. – Ederson? Nuk është gati për këtë ndeshje. Nuk e di kur do të jetë. Për këtë ndeshje nuk është i disponueshëm”.
    Për sa i përket Erling Haaland, trajneri Guardiola sqaroi se rikuperimi i tij nuk ka avancuar ende: “As ai nuk është duke u stërvitur. Nuk do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”. Ndërsa për Stones dhe Aké, trajneri spanjoll tha: “Po përmirësohen, por ende nuk janë gati.”

  • Ambasada Britanike për zyrën e shtypit të SPAK: Do t’i ndihmojmë në strategjinë e komunikimit për 3 vitet e ardhshme

    Ambasada Britanike për zyrën e shtypit të SPAK: Do t’i ndihmojmë në strategjinë e komunikimit për 3 vitet e ardhshme

    Ambasada britanike në Shqipëri ka përcjellë një mesazh mbështetjeje ndaj SPAK. Ambasada komunikon se do të mbështesë Zyrën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lidhur me përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit. Nga ana tjetër, ambasada bën me dije se do të ndihmojë SPAK për strategjinë e 3 viteve të ardhshme me median.
    Postimi i plotë

    Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë sundimin e ligjit në Shqipëri dhe, përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCSI), kemi mbështetur Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të komunikuar përparimin e saj në reduktimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Kjo Strategji e Komunikimit është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e saj gjatë tre viteve të ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara.

  • Tre profesione mund të zhduken 20 vitet e ardhshme për shkak të IA

    Tre profesione mund të zhduken 20 vitet e ardhshme për shkak të IA

    Më shumë se 1000 ekspertë të IA mendojnë se këto janë punët që IA do të zëvendësojë së shpejtiQë kur ChatGPT doli në skenë në nëntor 2022, punonjësit kanë përdorur chatbotin e IA dhe variacione të tjera nga Google, Microsoft, Apple dhe të tjerë, për të mbajtur shënime, për të shkruar emaile dhe për të përkthyer.Por a mundet që mjetet që po përdorni për të ndihmuar punën tuaj t’ju zënë vendin?Goldman Sachs vlerësoi në një raport të vitit 2023 se inteligjenca artificiale mund të automatizojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë, ndërsa McKinsey shkroi në të njëjtin vit se deri në 375 milionë punëtorë mund të zhvendosen nga IA deri në vitin 2030.Ndërsa IA mund të marrë përsipër punët në Wall Street ose rolet e zhvilluesit të softuerit në firmat Big Tech, një studim i fundit i Pew Research zbuloi se ekspertët e inteligjenës artificiale konsiderojnë tre profesione më të rrezikuara për t’u zhdukur në 20 vitet e ardhshme për shkak të IA: arkëtarët, gazetarët dhe punëtorët e fabrikës.Pew Research anketoi mbi 5,400 të rritur në SHBA dhe më shumë se 1,000 ekspertë të IA, që folën ose prezantuan në 21 konferenca të lidhura me IA në 2023 ose 2024.Sondazhi, i cili u krye nga gushti deri në tetor 2024, zbuloi se kur bëhet fjalë për profesionet, ekspertët e IA dhe popullata e përgjithshme ndanë pikëpamje të përbashkëta se cilat punë ka më shumë gjasa të zëvendësojë IA. Si 73% e të rriturve në SHBA dhe ekspertëve të IA deklaruan, se IA do të çojë në më pak punë për arkëtarët gjatë 20 viteve të ardhshme, ndërsa gati 60% e secilit grup dhanë të njëjtin parashikim për gazetarët.Më shumë nga publiku, 67% krahasuar me 60% për ekspertët e IA, thanë se inteligjenca artificiale mund të zëvendësonte punën në fabrikë, ndërsa gati gjysma e secilit grup tha se IA mund të zëvendësonte disa punë në inxhinieri softuerike.Më pak se gjysma e ekspertëve të IA dhe publikut të gjerë parashikuan humbjen e punës për terapistët e shëndetit mendor, avokatët, muzikantët, mësuesit dhe mjekët në njëzet vitet e ardhshme.Sondazhi tregoi gjithashtu se ekspertët janë përgjithësisht më optimistë për IA sesa publiku i gjerë.Për shembull, ndërsa shumica e ekspertëve (73%) thanë se inteligjenca artificiale do të kishte një ndikim pozitiv në punë në 20 vitet e ardhshme, vetëm 23% e të rriturve në SHBA thanë se IA do të ndikonte pozitivisht në punën e tyre.Më shumë se gjysma e publikut thanë se ishin të shqetësuar për shkak të humbjes së punës nga IA, ndërsa vetëm 25% e ekspertëve ishin të shqetësuar. Ndërkohë, shumica e të rriturve në SHBA (64%) thanë se IA do të ulte numrin e vendeve të punës, por vetëm 39% e ekspertëve ndajnë të njëjtën pikëpamje.Në përgjithësi, shumica e ekspertëve (56%) thanë se inteligjenca artificiale do të ketë një ndikim pozitiv në SHBA gjatë dy dekadave të ardhshme, ndërsa më pak se një në pesë të popullsisë së përgjithshme (17%) treguan të njëjtën gjë./ Entrepreneur, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tronditet qeveria amerikane! Musk tërhiqet nga funksionet, Trump: Ikën javën e ardhshme pas pakënaqësive, por…

    Tronditet qeveria amerikane! Musk tërhiqet nga funksionet, Trump: Ikën javën e ardhshme pas pakënaqësive, por…

    Presidenti Donald Trump i ka thënë rrethit të tij të brendshëm se Elon Musk do të tërhiqet nga roli i tij në qeverinë amerikane javën e ardhshme.
    Megjithatë Trump mbetet i kënaqur me Musk dhe iniciativën e tij të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, por të dy kanë vendosur ditët e fundit se së shpejti do të jetë koha që Musk të kthehet në bizneset e tij dhe të marrë një rol mbështetës.
    Tërheqja e Musk vjen pasi disa të anëtarë të administratës Trump dhe shumë aleatë të jashtëm janë të pakënaqur me paparashikueshmërinë e tij.
    Lëvizja përfaqëson një ndryshim të fortë në marrëdhëniet Trump-Musk nga një muaj më parë, kur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe aleatët parashikonin se miliarderi do e mbante detyrën për një kohë të gjatë.
    Një zyrtar i lartë i administratës tha se Musk ka të ngjarë të mbajë një rol jozyrtar si këshilltar. Një tjetër paralajmëroi se kushdo që mendon se Musk do të zhduket tërësisht nga orbita e Trump, po “mashtron veten”.
    Tranzicioni ka të ngjarë të korrespondojë me fundin e kohës së Musk si “punonjës i posaçëm qeveritar”, një status i veçantë që e përjashton atë përkohësisht nga disa rregulla të etikës dhe konfliktit të interesave.
    Kjo periudhë 130-ditore pritet të përfundojë në fund të majit ose në fillim të qershorit.