Tag: ardhshme

  • Berisha takim me Zv.presidentin e PPE:Mbështetje dhe ndihmë për zgjedhjet e ardhshme

    Berisha takim me Zv.presidentin e PPE:Mbështetje dhe ndihmë për zgjedhjet e ardhshme

    Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Spanjë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të PPE. Konkretisht, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane në Valencia, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zv.presidentin e PPE Siegfried Mureșan.
    Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.
    Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shtoi se PPE do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
    “Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.
    Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, shkruan Berisha.

  • Bisedimet Iran-SHBA mbi programin bërthamor do të vazhdojnë javën e ardhshme

    Bisedimet Iran-SHBA mbi programin bërthamor do të vazhdojnë javën e ardhshme

    Irani dhe SHBA-ja kanë planifikuar të vazhdojnë negociatat e tyre mbi programin bërthamor iranian javën e ardhshme, tha dje në mbrëmje ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi pas raundit të tretë të negociatave, në Oman.
    “Negociatat u zhvilluan shumë profesionalisht”, tha Araghchi pas takimit me të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff, i cili zgjati disa orë.

    Negociatat pritet të vazhdojnë në të njëjtën konstelacion të shtunën e ardhshme në Oman.
    “Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike, Mohammed Eslami pritet gjithashtu të marrë pjesë në bisedime”, tha Araghchi, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.
    Krahas bisedimeve politike, u zhvilluan edhe negociata teknike – dhe Araghchi tha se fokusi fillestar ishte identifikimi i pikave të mosmarrëveshjes në mënyrë që ato të sqarohen gradualisht në raundet e ardhshme të negociatave.
    “Ne jemi optimistë”, tha ai.
    Sipas Presidentit të SHBA-së Donald Trump, qëllimi kryesor i negociatave është të parandalojë Teheranin nga zhvillimi i një bombe bërthamore. Nëse negociatat dështojnë, ai e ka kërcënuar Iranin me veprime ushtarake.
    Irani tha se nuk po ndjek një program armësh bërthamore, por refuzon të heqë dorë plotësisht nga teknologjia bërthamore civile.
    Më herët, Araghchi tha përpara se të nisej në Muskat – se Teherani ishte i përgatitur të nënshkruante një marrëveshje të përkohshme për të përshpejtuar procesin e negociatave dhe u premtoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës investime me vlerë miliarda dollarë në Iran në rast të një marrëveshjeje.
    Sipas marrëveshjes historike bërthamore të negociuar nën administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2015, Iranit iu lejua një nivel maksimal pasurimi prej 3,67% dhe një rezervë deri në 300 kilogramë uranium.
    Pasi Trump, në mandatin e tij të parë, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2018, Teherani gjithashtu braktisi angazhimet. Pasurimi u rrit në 60% dhe rezervat tani tejkalojnë 8,000 kilogramë.
    “Megjithatë, ditët e fundit ka pasur shenja lëshimesh nga Irani”, sipas vëzhguesve.
    Thuhet se Teherani është i gatshëm t’i kthehet kërkesave teknike të vitit 2015 dhe të riaktivizojë kamerat e mbikëqyrjes së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në objektet e tij bërthamore.
    Në këmbim, Irani po kërkon heqjen e sanksioneve të SHBA-së, të cilat e kanë zhytur vendin në një krizë të rëndë financiare.
    Teherani kërkon të rifillojë eksportet e naftës – burimin e tij më të rëndësishëm të të ardhurave – dhe të sigurojë lirimin e aseteve të ngrira të huaja, të cilat vlerësohen të arrijnë në më shumë se 100 miliardë dollarë. //a.i/ ATSH

  • “E ardhmja ime do të jetë temë e ditëve në vijim”, Ançeloti pas humbjes: Bëmë atë që duhet të bënm, shkuam shumë afër

    “E ardhmja ime do të jetë temë e ditëve në vijim”, Ançeloti pas humbjes: Bëmë atë që duhet të bënm, shkuam shumë afër

    Karlo Ançeloti ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Mbretit. Pavarësisht se nuk arritën të fitonin dot trofeun, trajneri italian ka deklaruar në konferencë për shtyp se lojtarët e tij bënë atë që duhet të bënin në fushë. Sa i përket të ardhmes së tij në stolin e madrilenëve, Ançeloti ka lënë të hapur çdo mundësi. Ai ka theksuar se kjo është një temë diskutimi e ditëve të ardhshme.
    “Kemi garuar mirë. Bëmë atë që duhet të bënim. Shkuam shumë afër, por duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jemi mbrojtur mirë. Kur ata kanë shumë energji, ushtrojnë presion mirë dhe ndërlikohet situata. Nuk e ngritëm Kupën, por bëmë ndeshjen që duhet të bënim. Shpresë? Për çfarë të kem shpresë?! E kam thënë që mund të vazhdoj ose mund të largohem. Është një temë e ditëve të ardhshme, jo e sotmja. Arbitri? Nuk dua të flas për arbitrin”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/

  • Malajzia heq vizat për shtetasit e Kosovës. Osmani: Lidhjet po forcohen çdo ditë

    Malajzia heq vizat për shtetasit e Kosovës. Osmani: Lidhjet po forcohen çdo ditë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka marrë vendim për të hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke lejuar udhëtimet pa vizë për qëndrime deri në 30 ditë.Në një postim në platformën “X”, Osmani e cilësoi këtë si një zhvillim të rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, veçanërisht përpara vizitës së saj zyrtare në Malajzi javën e ardhshme.“Përpara vizitës time zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, u jam thellësisht mirënjohëse autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Osmani.Presidentja e Kosovës ka shprehur mirënjohje të sinqertë ndaj institucioneve malajziane, duke theksuar se ky vendim forcon më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe përmirëson lëvizshmërinë e qytetarëve të saj në rajon dhe më gjerë.“Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, përfundoi Osmani.Vendimi i Malajzisë shihet si një hap domethënës për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe një fitore për politikën e jashtme të Kosovës në skenën ndërkombëtare.Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se shteti i Malajzisë ka marrë vendim për të hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke lejuar udhëtimet pa vizë për qëndrime deri në 30 ditë.Në një postim në platformën “X”, Osmani e cilësoi këtë si një zhvillim të rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, veçanërisht përpara vizitës së saj zyrtare në Malajzi javën e ardhshme.“Përpara vizitës time zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, u jam thellësisht mirënjohëse autoriteteve të Malajzisë për vendimin e tyre për të lejuar lirim nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë. Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Osmani.Presidentja e Kosovës ka shprehur mirënjohje të sinqertë ndaj institucioneve malajziane, duke theksuar se ky vendim forcon më tej pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe përmirëson lëvizshmërinë e qytetarëve të saj në rajon dhe më gjerë.“Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, përfundoi Osmani.Vendimi i Malajzisë shihet si një hap domethënës për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe një fitore për politikën e jashtme të Kosovës në skenën ndërkombëtare.Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025

  • Futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë:Gola, spektakël dhe paraqitje dinjitoze

    Futbollistët kuqezi shkëlqejnë në Europë:Gola, spektakël dhe paraqitje dinjitoze

    Futbollistët e Kombëtares shqiptare vijojnë të tregojnë formë të mirë në kampionatet europiane, duke dhënë sinjale pozitive në prag të grumbullimeve të ardhshme me ekipin kombëtar.Adrion Pajaziti realizoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës në Kroaci, duke lënë gjurmë që në paraqitjet e para. Një tjetër mbrojtës që tregoi formë të lartë ishte Marash Kumbulla, i cili gjeti rrugën e rrjetës për Espanyolin në ndeshjen kundër Getafes.Në Premier League, Armando Broja regjistroi paraqitjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, duke luajtur për 63 minuta. Nga Rusia, Mirlind Daku dhuroi një asist të rëndësishëm në përballjen ndaj Dinamos së Moskës, duke konfirmuar ndikimin e tij në sulm.Fundjava ishte aktive për emra të njohur si Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe portieri Elhan Kastrati. Ndërkohë, Enea Mihaj jo vetëm që ishte titullar për Famalicaon në Portugali, por mbajti edhe shiritin e kapitenit, një tregues i besimit dhe rëndësisë që ka për skuadrën.Medon Berisha dhe Jasir Asani u aktivizuan gjatë pjesës së dytë për ekipet e tyre, duke kontribuar në fushë me energji dhe angazhim.Paraqitjet e mira të kuqezinjve në klubet respektive janë një ogur i mirë për Kombëtaren, që shpreson të mbështetet te forma e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme zyrtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Futbollistët e Kombëtares shqiptare vijojnë të tregojnë formë të mirë në kampionatet europiane, duke dhënë sinjale pozitive në prag të grumbullimeve të ardhshme me ekipin kombëtar.Adrion Pajaziti realizoi golin e tij të parë me fanellën e Goricës në Kroaci, duke lënë gjurmë që në paraqitjet e para. Një tjetër mbrojtës që tregoi formë të lartë ishte Marash Kumbulla, i cili gjeti rrugën e rrjetës për Espanyolin në ndeshjen kundër Getafes.Në Premier League, Armando Broja regjistroi paraqitjen e tij të dytë si titullar me Evertonin, duke luajtur për 63 minuta. Nga Rusia, Mirlind Daku dhuroi një asist të rëndësishëm në përballjen ndaj Dinamos së Moskës, duke konfirmuar ndikimin e tij në sulm.Fundjava ishte aktive për emra të njohur si Rey Manaj, Myrto Uzuni, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe portieri Elhan Kastrati. Ndërkohë, Enea Mihaj jo vetëm që ishte titullar për Famalicaon në Portugali, por mbajti edhe shiritin e kapitenit, një tregues i besimit dhe rëndësisë që ka për skuadrën.Medon Berisha dhe Jasir Asani u aktivizuan gjatë pjesës së dytë për ekipet e tyre, duke kontribuar në fushë me energji dhe angazhim.Paraqitjet e mira të kuqezinjve në klubet respektive janë një ogur i mirë për Kombëtaren, që shpreson të mbështetet te forma e lojtarëve në ndeshjet e ardhshme zyrtare.

  • Vajza nga komuniteti rom, që pritet të jetë në qeverinë e ardhshme socialiste

    Vajza nga komuniteti rom, që pritet të jetë në qeverinë e ardhshme socialiste

    Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka ‘konfirmuar’ ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.
    Bëhet fjalë për Ina Majkon, e cila kandidon për deputete në qarkun e Vlorës dhe nëse nuk merr votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse, atëherë Rama tha se do ta bëjë pjesë të qeverisë.
    “Unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama gjatë një takimi me vajzat dhe gratë në Korçë.
    Ina Majko është e para kandidate e komunitetit rom.

  • SHBA-Iran, progres në bisedime/ Përparojnë negociatat për programin bërthamor të Teheranit

    SHBA-Iran, progres në bisedime/ Përparojnë negociatat për programin bërthamor të Teheranit

    Pas katër orë diskutimesh në Romë, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe të Iranit ranë dakord që gjatë javës së ardhshme të mbajnë raund tjetër bisedimesh rreth frenimit të programit bërthamor të Republikës Islamike.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Arakçi dhe emisari presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, negociuan në mënyrë indirekte, nëpërmjet një zyrtari nga Omani.
    Pas përfundimit të bisedimeve, Arakçi ka njoftuar se rundi tjetër do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme.
    “Ishte takim i mirë, si edhe ai i mëparshmi. Mund të them se negociatat po ecin përpara. Kësaj radhe, arritëm të kuptojmë më mirë disa parime dhe synime. Në fund ramë dakord që bisedimet të vazhdojnë dhe të hyjmë në fazën tjetër ku do të fillojnë takimet e ekspertëve. Duke filluar nga kjo e mërkurë, takimet teknike në nivel ekspertësh do të fillojnë në Oman”, ka njoftuar Arakçi.
    Pas këtyre takimeve në nivel ekspertësh, të shtunën e ardhshme do të mblidhet niveli më i lartë për të rishikuar punën e tyre.
    Teherani zyrtar pati njoftuar se pritshmëritë që të arrihet një marrëveshje e shpejtë nuk duhet të jenë të mëdha. Autoriteti më i lartë i Iranit, udhëheqësi suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, pati thënë këtë javë se nuk ishte as tepër optimist dhe as pesimist sa u përket këtyre negociatave.
    Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar vazhdimisht që Irani t’i ndalojë armët bërthamore dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, atëherë ai do të ndërmarrë veprime ushtarake.
     
     

    Top Channel

  • Horoskopi për sot, çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi për sot, çfarë parashikojnë yjet

    Dashi
    Po përjetoni një fundjavë plot energji dhe dëshirë për t’u përfshirë. Koha e shkëlqyer për të bërë njohje të reja dhe për të forcuar marrëdhëniet ekzistuese. Bëhuni të zënë!
    DemiYjet ju këshillojnë të bëni një pushim dhe të reflektoni për lëvizjet tuaja të ardhshme, veçanërisht në sferën sentimentale. Sa i përket punës, bëni kujdes me shpenzimet tuaja. Moderoni veten.

    Binjakët
    E juaja është një fundjavë plot mundësi, veçanërisht për shoqërim. Dashuria dhe miqësitë do jenë të favorizuara, por shmangni marrjen e vendimeve shumë të nxituara. I qetë dhe i ftohtë.
    Gaforrja
    Fundjava aktuale ju fton të jeni të kujdesshëm në marrëdhënie. Më mirë të shmangni konfliktet e panevojshme dhe të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi në jetë. Mos u humbni në një gotë me ujë.
    Luani
    Vendosmëria do të jetë aleati juaj në këto ditë mes/fund të prillit. Perspektiva të shkëlqyera për punë, ndërsa në dashuri mund të ketë një surprizë të papritur. E bukur apo e shëmtuar? Do të shohim…
    Virgjëresha
    Yjet sugjerojnë një qasje më të relaksuar se zakonisht: kushtojuni vetes dhe mbushni bateritë. Një kohë pozitive për të reflektuar mbi mundësitë e reja që janë shfaqur në të kaluarën e afërt.
    Peshorja
    Harmonia do të jetë fokusi i kësaj fundjave në mes/fund të prillit 2025. Në dashuri, komunikimi do të jetë thelbësor për të shmangur keqkuptimet me partnerin. Për sa i përket punës, gjithçka do të shkojë mirë. Përveshni mëngët.
    Akrepi
    Një fundjavë emocionalisht intensive për shumë prej jush. Disa situata mund të kërkojnë sqarime, por me qëndrimin e duhur gjithçka do të funksionojë për të mirë. Bëhu i zënë.
    Shigjetari
    Nuk do t’ju mungojë energjia gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave, por bëni kujdes që të mos e shpërdoroni me shumë aktivitete. Kjo është një kohë e mirë për të planifikuar për të ardhmen, si në dashuri ashtu edhe në punë.
    Bricjapi
    Një ekuilibër mes jetës personale dhe asaj të punës. Bëje tani. Nuk ka kuptim ta shtysh atë. Kaloni kohë duke bërë atë që ju bën të ndiheni mirë. Vërtet mirë.
    Ujori
    Sipas horoskopit të Paolo Fox, një fundjavë perfekte për kreativitet dhe ide të reja. Takimet mund të jenë veçanërisht stimuluese gjatë orëve të ardhshme, veçanërisht në një nivel sentimental.
    Peshqit
    Kjo është koha ideale për t’iu përkushtuar ndjenjave. Çiftet do mund të forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa beqarët mund të kenë një takim të veçantë.

  • Raundi i ri i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA do të zhvillohet në Oman javën e ardhshme

    Raundi i ri i bisedimeve bërthamore Iran-SHBA do të zhvillohet në Oman javën e ardhshme

    Sipas kreut të diplomacisë iraniane, Irani dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët zhvilluan sot bisedime në Romë për programin bërthamor të Teheranit, do të vazhdojnë diskutimet më 26 prill në Oman.

    “Ne do të takohemi të shtunën e ardhshme në Oman,” tha Abbas Araghchi për televizionin shtetëror iranian, duke sqaruar se “bisedimet në nivel teknik midis ekspertëve do të fillojnë të mërkurën”.
    Sulltanati i Omanit ka marrë një rol ndërmjetësues në këto negociata. Më herët, rrjetet televizive iraniane raportuan se bisedimet midis Teheranit dhe Uashingtonit u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive”.
    “Atmosfera e bisedimeve ishte konstruktive,” raportoi një korrespondent i televizionit iranian, duke shtuar se negociatat e reja mund të zhvillohen “brenda ditëve të ardhshme”.
    Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim flet gjithashtu për një “atmosferë konstruktive”.

    Top Channel

  • “S’ka asnjë çudi”/ Premtimi i Berishës: Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda…

    “S’ka asnjë çudi”/ Premtimi i Berishës: Qeveria e ardhshme do t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura brenda…

    Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve nga Dibra që do t’u kthejë, sipas tij, paratë e vjedhura. Berisha u shpreh se paratë do të kthehen nga qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve nga marrja e pushtetit.
    “S’ka asnjë çudi, qeveria e ardhshme brenda 100 ditëve do tu kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura.
    Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi bazohet në parimin “paratë qytetarëve”. Sali Berisha s’ka shpikje, por zbaton parimin e hekurt për çdo qytetar. Kushdo që dyshon i them gjej një mësuese që nuk ju mbidyfishua rroga, gjej një mjek, një punonjës, gjej një pensionist.
    Të kërkojë një me qiri, s’do e kërkojë kurrë”, tha Berisha.