Presidenti francez Emannuel Macron i është përgjigjur nga Tirana kritikave të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani se BE-ja sipas saj po lëshon mesazhe të këqija për rajonin tonë, duke thënë se po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini dhe bllokohet Kosova. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha se shpreson që javën e ardhshme të nisë dialogu mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe problematikat politike dhe sociale të tyre.
“Udhërrëfyesi është i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun mes Beogradit e Prishtinë BE kërkon avancime konkrete mbi zgjedhjet komunave që nuk kanë qenë të kënaqshme mbi çështjet e sigurisë. Duhet të dalë nga kjo përballjeje që bllokon situatën. Uroj që javën e ardhshme të fillojë dialogu me Prishtinë dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike e sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin. Mendoj që kërkesat janë legjitime nuk duhet të lëmë të vendoset një dialog i tërthortë”, u shpreh Macron.
Një ditë më parë Osmani tha se: “Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së.
Tag: ardhshme
-

Kritikat ndaj BE nga Vjosa Osmani, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu
-

Partneriteti mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së, presidenti arab: Do investojmë 1.4 trilionë dollarë në Amerikë në 10 vitet e ardhshme
Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se do të investojnë 1.4 trilionë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë dekadës së ardhshme.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, i tha homologut të tij amerikan Donald Trump të hënën se vendi i tij synon të investojë këtë shumë “gjatë dhjetë viteve të ardhshme” kryesisht në sektorët e energjisë, teknologjive të përparuara dhe inteligjencës artificiale.
Premtimi u bë në mars dhe bin Zayed tha se vendi i tij dëshironte të “zgjeronte” miqësinë e tij me Uashingtonin për të mirën e të dy vendeve. Ai gjithashtu vuri në dukje se Emiratet kërkojnë të vazhdojnë të punojnë me Shtetet e Bashkuara për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Trump po viziton Abu Dhabin sot, ndalesën e fundit të turneut të tij në vendet e Gjirit.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake që do t’i japë Abu Dhabit akses të zgjeruar në gjysmëpërçuesit e inteligjencës artificiale të përparuar nga Shtetet e Bashkuara.
Drejtori ekzekutiv i NVIDIA, Jen Xun Huang, ndodhet gjithashtu në Abu Dhabi dhe foli për disa minuta me Presidentin Trump dhe Kryeministrin bin Zayed.Top Channel
-

Shqipëria zgjedh qeverinë e ardhshme, 401 votues në burgun e Fierit, në orën 08:00 voton Salianji
Shqipëria zgjedh sot qeverinë e ardhshme. Këtë të diel në 11 maj prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët shqiptarë u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të mandatuarit e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për 4-vjeçarin e ardhshëm, si dhe forcën politike që do të qeverisë vendin.
Gazetari i Vizion Plus, Ervin Sina raporton se në burgun e Fierit do të votojnë 401 persona.
Në orën 08:00 pritet të votojë demokrati Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit.Ndërsa 500 të burgosur të tjerë nuk do të munden të votojnë.
3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri të Shqipërisë dhe forcën politike që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Në këto zgjedhje janë regjistruar 8 parti dhe 3 koalicione dhe në total janë në garë 2.046 kandidatë të cilët garojnë për 140 vendet e Kuvendit të Shqipërisë që do të zgjidhen në bazë të sistemit proporcional rajonal.
Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi; ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.
Në listën e zgjedhësve 114.642 janë votues për herë të parë. Ndërkohë që për shkak të ligjit të dekriminalizimit 1.081 shqiptarë që janë dënuar për krime të rënda nuk kanë të drejtë të votojnë.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, 246 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë elektorale./vizionplus.tv -

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
DASHI
Je nën krahun mbrojtës të Jupiterit, veçanërisht në punë. Ata që dëshirojnë të lëvizin, të rishikojnë një projekt ose të çojnë përpara një program do të kenë intuitën e duhur në orët e ardhshme. Është për të ardhur keq që Marsi dhe Venusi në aspekt të kundërt sjellin disa dyshime në aspektin e marrëdhënieve shoqërore.
DEMISipas horoskopit të Paolo Fox, ajo që po përjetoni është një muaj veçanërisht sfidues që do të sjellë disa kënaqësi të rëndësishme në një kohë të shkurtër. Marrëdhëniet që janë oksiduar nga koha midis partnerëve ose me shefin mund të pësojnë ndryshime të thella.
BINJAKËT
Jupiteri vazhdon të kalojë nëpër shenjën tuaj. Lajm i shkëlqyer për ju: dyshimet që ju mundonin prej kohësh mund të lehtësohen. Sa i përket punës, nëse ka hezitime për të vazhduar një angazhim, nuk përjashtohet që pas një muaji të heshtur të vijë një përgjigje përfundimtare dhe vendimtare. Muaji do të mbyllet me një notë pozitive, madje edhe për sa i përket ndjenjave.
GAFORRJA
Ata që janë të lodhur nga një aktivitet gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji mund të kërkojnë diçka të ndryshme. Bashkëpunime të reja do të lindin nën një prirje interesante. Jupiteri thotë se edhe ata që po përpiqen të rikuperojnë një punë të ndërprerë vitin e kaluar do të jenë në gjendje të kthehen në vendngjarje me idenë e duhur.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, Jupiteri do të jetë ende në një aspekt të shkëlqyer dhe do t’ju japë një dorë të madhe. Duhet të përfitojmë nga kjo prirje ideale për të bërë kërkesa, meqenëse pjesa e parë e vitit u dominua kryesisht nga eksperimente ose probleme.
VIRGJËRESHA
Vazhdoni të mbani një qëndrim të kujdesshëm në punë. Vëmendje ndaj gjithçkaje, madje edhe detajeve. Mërkuri do të jetë aktiv në shenjën tuaj. Ka kohë që ka pasur njerëz të rinj referimi dhe ne ende duhet të përballemi me disa dyshime dhe të përshtatemi me një stil të ri jetese.
PESHORJA
Prsonat e lindur nën këtë shenjë do të kenë mundësi të mira në orët në vijim. Venusi do të sjellë më shumë besim në aftësitë tuaja. Investimet e bëra vitin e kaluar po fillojnë të japin fryte dhe ata që duan të shesin ose të blejnë mund të mbështeten në një Jupiter të favorshëm. Kreativiteti do të favorizohet fuqimisht.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox, Marsi dhe Mërkuri kanë fuqinë të largojnë shqetësimet, madje edhe ato të rëndësishme. Ata që janë çliruar nga një barrë dhe duan të çojnë përpara një iniciativë do të kenë një mundësi shtesë. Ky muaj do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, çështjeve ligjore ose problemeve financiare.
SHIGJETARI
Në këtë kohë të vitit mund të keni një vizion më të qartë për të ardhmen; jo pak veta kanë pasur nevojë të debatojnë për të rinovuar një marrëveshje. Angazhimet që sapo ka filluar do të jenë shumë të lodhshme.
BRICJAPI
Opozita e Marsit mund t’i tensionojë disa situata gjatë orëve të ardhshme… Nxitimi nuk duhet të bëhet një këshilltar i keq. Jo tani. Të pëlqen të japësh më të mirën nga vetja, por je shumë i lodhur, veçanërisht nëse ke punuar shumë gjatë muajit të kaluar. Marsi në kundërshtim sjell ditë të lodhshme. Rrethanat e vogla mund t’ju bëjnë nervozë.
UJORI
Do të ketë (ose tashmë ka) një provim për t’u kaluar, kontakte me njerëz të ligjit, kontabilistë, noterë ose njerëz me të cilët do të zgjidhen çështjet në lidhje me pronën, shtëpinë ose të tjera. Shpenzimet e shtëpisë, një rinovim i vogël nëse është në pronësi, përndryshe qira. Me Jupiterin në favorin tuaj, zgjidhjet janë të mundshme.
PESHQIT
Disonanca midis Jupiterit dhe Saturnit do të ndihet për një kohë më të gjatë në orët e ardhshme, dhe punonjësit do të mbeten të lodhur nga ritmi i ngutshëm i punës. Ata që kanë lindur nën këtë shenjë, të rraskapitur nga muaj keqkuptimesh, do të jenë në gjendje të ndërmarrin veprime në orët e ardhshme. Vetëm ata që kishin frikë nga mundësia e një ndarjeje tani do të ndërmarrin veprime. -

Mos mendoni që erdhi vera, java e ardhshme do ju surprizojë, moti bënë kthesën drastike
Ditën e hënë (5 maj) pritet të ketë me mot relativisht të paqëndrueshëm.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fryjë shpejtësi deri 12 m/s.Më poshtë tabela me temperaturat për nesër
-

Spiropali kërkon votën për PS-në në 11 maj: Për ata që ikën me kokën pas…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, përmes një postimi në rrjetet sociale, u bën thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në 11 maj, me argumentin se vetëm kështu vazhdon ëndrra europiane.
“Edhe një javë për t’u bashkuar rreth ëndrrës sonë europiane, edhe për ata që kaluan kufijtë e ata që mbetën në telat me gjemba, për ata që kaluan detet e ata që deti i treti, për ata që ikën me kokën gjithmonë pas në vendin më të bukur në botë”, shkruan Spiropali.
Të dielën e ardhshme, në 11 maj, zhvillohen zgjedhjet parlamentare, prej nga do të dalë qeveria e katër viteve të ardhshme. -

Horoskopi 3 maj 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë
DASHI
Së shpejti do të hapen perspektiva të mira për dashurinë. Nëse jeni beqarë, mund të takoni një person interesant. Sa i përket punës, është më mirë të shmangni diskutimet gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji maj.
DEMIYjet sugjerojnë pak durim në dashuri: mund të shfaqen disa tensione. Sa i përket punës, dita do të jetë e favorshme për reflektime dhe ide të reja.
BINJAKËT
Eenergji e madhe dhe dëshirë për t’u argëtuar do ta karakterizojnë këtë të shtunë. Megjithatë, kini kujdes të mos jeni shumë impulsiv në vendimet tuaja romantike.
GAFORRJA
Hëna e favorshme gjatë orëve të ardhshme do të sjellë emocione intensive në dashuri. Ata që janë në një lidhje do të jenë në gjendje të përjetojnë momente të veçanta, ndërsa ata që janë beqarë mund të kenë takime interesante. Guxoni.
LUANI
Dita do të jetë e dedikuar për socializim: kjo do të jetë një kohë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet ekzistuese dhe për të krijuar të reja. Sa i përket punës, mund të dalin disa lajme interesante.
VIRGJËRESHA
Yjet ju këshillojnë të shmangni debatet e panevojshme, veçanërisht me partnerin/en tuaj. Në frontin e punës, një projekt i rëndësishëm mund të kërkojë vëmendje shtesë gjatë orëve të ardhshme.
PESHORJA
Ditë pozitive pranverore, veçanërisht për ndjenjat. Një harmoni e ripërtërirë në çift është e mundur. Sa i përket punës, mund të merrni lajme inkurajuese.
AKREPI
Momente pasioni dhe romance do të karakterizojnë këto ditë në fillim të muajit. Megjithatë, kini kujdes që të mos rrëmbeheni nga impulsiviteti në diskutime.
SHIGJETARI
Yjet në orët e ardhshme shpërblejnë guximin: nëse keni një ëndërr në sirtarin tuaj, kjo ditë mund t’ju japë frymëzimin e duhur për të filluar ta bëni atë realitet.
BRICJAPI
Relaksimi dhe vetëanaliza do të jenë protagonistët e kësaj fundjave. Shmangni diskutimet e panevojshme dhe gjeni kohë për veten tuaj.
UJORI
E shtuna nis plot energji dhe dëshirë për të pasur përvoja të reja. Në dashuri, mund të merrni një surprizë të papritur në orët në vijim.
PESHQIT
Yjet gjatë orëve të ardhshme do të favorizojnë romancën dhe kreativitetin. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të ndjekur një projekt që është afër zemrës suaj. -

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, çfarë përmban dokumenti
Ukraina dhe SHBA pritet që në 24 orët e ardhshme të mund të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet.
Ka qenë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili ka konfirmuar se ministrja e Ekonomisë së vendit, Yulia Svyrydenko është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa ka shtuar se shpreson që marrëveshja për mineralet mes SHBA-së dhe Ukrainës të nënshkruhet në “24-orët e ardhshme”.
“Po punojmë në detajet përfundimtare me partnerët tanë amerikanë. Pas kësaj, do të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve të tjera teknike, sa i përket krijimit të fondit të përbashkët, financimit dhe mbushjes së tij”, ka shtuar Shmyhal.Ndërkohë BBC ka siguruar draftin e marrëveshjes mes SHBA dhe Ukrainës, ku disa prej pikave të përmendura në dokument janë:
–Bashkëpunim i mëtejshëm ekonomik mes SHBA-së dhe Ukrainës.
–Forcimi i partneritetit që ndihmon në rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë.
-Mirëkuptim i nevojës së Ukrainës jo vetëm për investime financiare, por gjithashtu edhe për transformime strukturore, institucionale dhe teknologjike.
-Rreshtim më të gjerë dhe strategjik ndërmjet dy popujve dhe qeverive, me shfaqjen e mbështetjes së SHBA-së për sigurinë dhe integrimin e Ukrainës në kornizat globale ekonomike.
-Të shërbejë si një mekanizëm kryesor për nxitjen e investimeve transparente, të përgjegjshme dhe të orientuara drejt sektorëve kritikë të ekonomisë së Ukrainës. -

Ukraina e konfirmon: Marrëveshja për mineralet me SHBA do të nënshkruhet brenda 24 orëve të ardhshme
Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara mund të nënshkruajnë një marrëveshje për mineralet brenda 24 orëve të ardhshme, pasi të përpunohen detajet përfundimtare, tha kryeministri i Ukrainës.
Marrëveshja, e cila është ripunuar, është bërë një “marrëveshje e vërtetë partneriteti”, tha kryeministri Denys Shmyhal.
Kushtet mund të konsiderojnë ndihmën e ardhshme të SHBA-së si pjesë të kontributeve në fond, tha ai në komentet televizive.
Zëvendëskryeministrja e parë e Ukrainës është duke shkuar në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen, sipas burimeve të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters.
Kushtet e sakta të marrëveshjes mbeten të paqarta, me marrëveshjen që has në disa pengesa – përfshirë një përplasje tani famëkeqe midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë – të cilat e kanë vonuar atë.Top Channel
