Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: ardhmes
-

AI do na lërë pa punë? Eksperti parashikon profesionin më të kërkuar të së ardhmes: Do të na paguajnë…
Inteligjenca Artificiale është risia që çdo ditë përparon, zhvillohet duke e bërë hera-herës ‘të pakapshme’ dhe të pakuptueshme. Ndikimi i saj në jetën e përditshme ka filluar të ndihet pasi shpesh njerëzit po zgjedhin më shumë ChatGPT për të bërë kërkime sesa motorët e zakonshëm të kërkimit, janë krijuar robotë që mund të kryejnë ndërhyrje apo detyra të ndryshme duke përdorur IA dhe lista vetëm rritet.
Me zhvillimin, ndihet edhe frika e zëvendësimit të burimeve njerëzore nga Inteligjenca Artificiale apo fokusimin e punësimit dhe degëve të së ardhmes te teknologjia. Kjo mund të ndryshojë tërësisht tregun dhe sipas ekspertit Tomi Kallanxhi i ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, profesionet e së ardhmes do të jenë ndjenjat tona.
Tomi Kallanxhi: Unë besoj që profesionet e së ardhmes do të jenë ato profesione që tani janë vullnetarizëm, për shembull, të ndihmosh njerëzit. Për shembull, të dhënët dashuri dhe të krijuarit romanca, ndoshta në të ardhmen do të jetë profesion. Ndoshta emocionet në të ardhmen do të jenë ato që do të paguhen më shtrenjtë, çdo gjë mund ta kemi, por emocionet ndoshta në të ardhmen nuk do t’i kemi. -

Guardiola gjen portierin e së ardhmes, kushton 50 mln euro
20 Prill 2025
9:50
Telesport
Pep Guardiola ka gjetur pasuesin e portierit Ederson. Ky i fundit është në perëndim të karrierës, sidomos sepse ka shumë probleme me dëmtimet.
Ederson ka qenë zgjedhja e parë e portës te Manchester City që nga viti 2017, por tani ka ardhur momenti që dikush tjetër të marrë stafetën.
The Mirror raporton se drejtuesit e klubit anglez po planifikojnë të transferojnë portierin e Portos, Diogo Costa, i cili ka një klauzolë largimi prej 63 milionë eurosh.
Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2027, kështu që City shpreson ta blejë për 50 mln euro. -

“Hap rrugën e të ardhmes”/ Elisa Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës
Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan sot pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.
“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.
Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.
Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre.
Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.
Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, u shpreh Spiropali. -

12:12:12 – E ardhmja nuk e pret më të shkuarën
Nga Donar Dibra
Që në ditën e parë të fushatës zyrtare, shqiptarët panë qartë kontrastin mes dy botëve: njëra që sheh përpara drejt së ardhmes dhe tjetra që ngulmon të ringjallë të shkuarën.
Në sheshin “Skënderbej”, më 12 prill, në orën 12:00, nën 12 yjet e flamurit të BE-së – pra 12:12:12 – Partia Socialiste hapi fushatën për zgjedhjet e 11 majit me një vizion të qartë: Shqipëria në Europë në 2030. Një pasaportë europiane për çdo shqiptar.
PS nuk bëri thjesht një hapje fushate – dha sinjalin e një etape të re për Shqipërinë. Një marsh drejt Europës, jo mbi premtime, por mbi një rrugëtim të kryer – me sfida dhe suksese – që ka sjellë një të vërtetë të pakundërshtueshme: në 2030 Shqipëria do të jetë BE dhe BE do të jetë Shqipëri !
Ky nuk është premtim elektoral. Është vendim i shpallur nga vetë Europa. Dhe Europa nuk shpërblen fjalët, por rezultatet. Jo Ramën, por reformat. Jo PS-në, por institucionet. Por këto janë fryt i një qeverisjeje që nuk u tremb nga sfidat dhe nuk hoqi dorë nga vizioni europian.
Kjo është esenca e “12:12:12” – një datë, një orë, një shifër yjesh që përfaqësojnë rrugën drejt së ardhmes dhe që shumë shpejt do të shndërrohet në simbolikën e një fitoreje historike.
Sepse më 12 maj, në të njëjtin shesh, në të njëjtën orë, me të njëjtën skenografi që ndriçon me 12 yjet e Europës, do të shpallet jo vetëm fitorja e Edi Ramës, por edhe fitorja e Shqipërisë që zgjedh të ardhmen.
Nga 12 prilli në 12 maj – një rrugëtim 30-ditor, një marshim drejt historisë. Dhe historia nuk e pret më të shkuarën.
Në të njëjtin shesh, midis dy 12-ave, ndodh një realitet tashmë i dukshëm: Rama e mundi rivalin që në hapje të fushatës, në formë, në mesazh dhe në vizion. Dhe do ta mundë sërish më 11 maj – në përmbajtje, në besim, në votë.
Në anën tjetër, Berisha ofroi një deja-vu politike: pa jetë, pa energji, pa vizion. Ai u shfaq në sheshin “Nënë Tereza” jo si njeri i së ardhmes, por si figurë e së shkuarës që kërkon të rikthehet për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe për të marrë peng të ardhmen. Ai nuk ka më as forcën, as kredibilitetin, as inspirimin për shqiptarët.
Shqiptarët do të votojnë më 11 maj, por do të festojnë më 12, në orën 12, në sheshin e Europës, në zemër të Tiranës, ku do të shkëlqejnë 12 yjet e BE-së krah flamurit shqiptar dhe Skënderbeut mbi kalë – si garancia historike e kësaj aleance që shqiptarët e kanë ëndërruar që nga zanafilla e tyre në trojet arbërore.
Aty ku u ndez shpresa, do shpallet edhe fitorja.
zeri.ai
-

Arritjet dhe sfidat e të ardhmes në fushën e mbrojtjes, Rama dhe Vengu në Zall Herr, njihen me kapacitetet e ushtrisë
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ditën e sotme ndodhen në Zall Herr, në prezantimin e arritjeve dhe sfidat e të ardhmes në fushën e mbrojtjes.
Gjatë aktivitetit po prezantohen edhe pajisjet më të cilat është e pajisur ushtria shqiptare.Lajmi do te perditesohet se shpejti…
-

De Zerbi: Askush nuk më ka kontaktuar nga Milani
Emri i Roberto De Zerbit ka qarkulluar gjerësisht në mediat italiane në ditët e fundit si trajneri i të ardhmes së Milanit. Tekniku i Olimpik Marsejës, i cili nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, shihet si emri i duhur që të kthejë këtë klub te suksesi dhe identiteti i lojës së tij.
Por duket se dëshira dhe realiteti janë gjëra të ndryshme, pasi vetë De Zerbi ka mohuar sot publikisht se dëshiron t’u ribashkohet kuqezinjve, pjesë e të cilëve ka qenë kur ishte futbollist
“Çdokush është i lirë që të thotë atë që dëshiron. Askush nuk më ka telefonuar, asnjë skuadër. Ashtu siç kam bërë gjithmonë, nuk flas dhe flirtoj me asnjë skuadër. Qëllimi im është të qëndroj këtu për shumë vite. Martesat bëhen me dy palë, të shohim si do të përfundojë sezoni.Lajmi mbi Milanin? E kam thënë me forcë që nuk është i vërtetë. Nuk kam folur me askënd dhe nuk po flas me askënd”, tha sot De Zerbi para gazetarëve duke mbyllur të paktën për momentin këtë diskutim rreth të ardhmes së tij.
