Tag: ardhmen

  • Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    Neuer: Është ende herët për të thënë nëse do të tërhiqem apo jo, janë shumë faktorë në lojë

    4 Nëntor 2025

    9:44

    Telesport

    Ndërsa Manuel Neuer i afrohet moshës 40 vjeç, të cilën do ta mbushë në mars të vitit 2026, nuk është ende koha për të menduar për daljen në pension.
    Legjenda e Bayern Munich iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me një dalje të mundshme në pension në fund të këtij sezoni.
    “Jam plotësisht i qetë për të ardhmen time. Po marr kohën time gjatë dimrit dhe pastaj gjithmonë mund të flasim për këtë”, tha Neuer.
    “Shumë faktorë hyjnë në lojë. Është çështje shëndeti, fitnesi dhe motivimi. Por edhe për atë që do të ndodhë në klub sezonin e ardhshëm”, shtoi portieri veteran.
    Në fund, Neuer deklaroi se një përgjigje më të saktë për të ardhmen e tij do të japë në një moment tjetër: “Nuk mund t’i përgjigjem vetë kësaj sepse është ende shumë herët.”

  • Rama të martën në Bruksel për Forumin mbi Zgjerimin e BE-së

    Rama të martën në Bruksel për Forumin mbi Zgjerimin e BE-së

    Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Brukselit për të marrë pjesë në forumin mbi zgjerimin e BE-së. 
    Komisioni Evropian do të mbledhë udhëheqës evropianë, përfaqësues të shteteve kandidate dhe ekspertë për të diskutuar të ardhmen e familjes evropiane. 
    Temë diskutimi do të jenë progres-raportet që publikohen në po të njëjtën ditë, së bashku me paketën e re të zgjerimit. 
    Forumi do të mbahet nën moton “Përmes zgjerimit të sigurojmë të ardhmen tonë” dhe do të kryesohet nga Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dhe Kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa. 
    Eventi do të përfundojë me një fjalim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama, një fjalim do të kenë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si dhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. 
     
     

  • Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? Ja çfarë paralajmëron sektori i ndërtimit

    Pritet rënie e çmimeve të banesave në vijim? Ja çfarë paralajmëron sektori i ndërtimit

    Bizneset janë më optimiste për gjendjen aktuale dhe të ardhmen e ekonomisë, ndërsa qytetarët jo. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1.9 pikë në muajin tetor. Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së besimit nga bizneset në tregti, industri dhe ndërtim, ndërsa konsumatorët dhe bizneset në sektorin e shërbimeve janë shprehur më pak optimistë.
    Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.4 pikë përqindje në tetor. Kjo rritje u përcaktua nga vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja. Kjo mund të sjellë një rritje të ofertës në tregun e banesave, prandaj bizneset në ndërtim kanë shfaqur pritshmëri për ulje të çmimeve në vijim.
    Po ashtu, besimi në industri u rrit me rreth 6 pikë përqindje dhe kjo për shkak të vlerësimeve të përmirësuara për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual.
    Treguesi i besimit në tregti ka shfaqur të njëjtën prirje. Niveli i tij qëndron aktualisht rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren, duke u ndikuar në kahun rritës nga vlerësimet më të mira për ecurinë e biznesit aktual. Bizneset në tregti presin rritje të çmimeve dhe punësimit në të ardhmen, njëlloj si ato në industri.
    E kundërta ka ndodhur me besimin në shërbime, i cili ra me 2 pikë përqindje muajin që lamë pas. Rënia e treguesit të besimit në shërbime u përcaktua kryesisht nga balancat më pak pozitive të ecurisë aktuale të aktivitetit të tyre dhe nivelit aktual të kërkesës. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e pritur të çmimeve në të ardhmen.
    Gjithashtu, edhe besimi i konsumatorëve regjistroi një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje. Konsumatorët janë pesimistë si për situatën ekonomike të vendit, ashtu edhe për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen. Vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha, aktuale dhe në të ardhmen, gjithashtu ranë në muajin tetor, ndërsa presin edhe rritje të çmimeve.

  • Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen

    Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen

    31 Tetor 2025

    14:12

    Telesport

    Defensa Central raporton se Real Madrid ka një objektiv të ri për të ardhmen. Ai quhet Lennart Karl.
    Sulmuesi gjerman i ka shtangur të gjithë me performancat e tij këtë sezon. Ai luan te Bayern dhe është vetëm 17 vjeç. Dy golat e tij të fundit në javën e kaluar tregojnë se po flasim për një fenomen të ri.
    Drejtuesit e klubit madrilen mendojnë se Karl është talenti më i madh i futbollit europian dhe duhet investuar fuqimisht. Edhe pse Xabi Alonso ka talente si Arda Guler dhe Mastantuono, në Madrid nuk ngopen.
    Karl është e ardhmja. Real Madrid është gati të investojë një shifër të majme për gjermanin, por a do të pranojë Bayern?

  • E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    E kërkojnë ekipet “big” në Europë, agjenti i Julian Alvarez zbulon të ardhmen e sulmuesit

    31 Tetor 2025

    13:14

    Telesport

    Në fillim të këtij sezoni, sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, po e vendos veten si një nga lojtarët më të mirë në botë. Ky kërcim në cilësi ka tërhequr interes të konsiderueshëm dhe thashetheme transferimi rreth argjentinasit.
    Agjenti i tij, Fernando Hidalgo, megjithatë, i ka mohuar të gjitha këto zëra. “Asgjë nga ato që janë shkruar kohët e fundit nuk është e vërtetë, janë vetëm spekulime të çmendura“, tha agjenti për mediat spanjolle.
    Më tej, kur u pyet për të ardhmen e Julian Alvarez, ai sqaroi se ajo do të jetë ende me fanellën “colchopneros”. Madje ai tha se Atletico Madrid synon të sigurojë Julian: Fanellën me numër 10 dhe një rinovim kontrate me një rritje page.

  • Shpërthen Bruno Fernandes: Mjaft me thashetheme, ja kur do të vendos për të ardhmen time

    Shpërthen Bruno Fernandes: Mjaft me thashetheme, ja kur do të vendos për të ardhmen time

    27 Tetor 2025

    11:32

    Telesport

    Bruno Fernandes nuk dëshiron të bëjë asnjë angazhim në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk do të marrë një vendim deri verën e ardhshme. Portugezi ka njoftuar qëllimin e tij për të qëndruar te Manchester United deri atëherë, siç raportohet nga BBC.
    “Siç e kam thënë gjithmonë, ndihem mirë këtu. Dua ende të arrij ëndrrat e mia. Nuk mund të flas në emër të klubit. Kam dëgjuar shumë njerëz të thonë se kisha një marrëveshje për t’u larguar sezonin e ardhshëm”, tha Fernandes.
    Më tej, kapiteni i “djajve të kuq” komentoi: “Nëse klubi ka arritur atë marrëveshje, nuk është bërë ende me mua. Nuk kam folur me askënd“.
    “Edhe agjenti im e di se si punoj. Nëse ai dëshiron të flasë me mua, do të jetë pas Kupës së Botës. Deri atëherë, nuk do të flas me askënd për të ardhmen time”, deklaroi Bruno Fernandez, që mban shiritin e kapitenit.

  • Gjekmarkaj: Berisha është aset i pashmangshëm i PD-së, nuk duhet të largohet

    Gjekmarkaj: Berisha është aset i pashmangshëm i PD-së, nuk duhet të largohet

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur për situatën politike në vend dhe për të ardhmen e PD-së, duke u ndalur në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda forcës politike që ai themeloi.
    Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare, duke theksuar se askush nuk ka luftuar më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pas një periudhe të vështirë që ai kaloi në arrest shtëpiak.
    “Askush nuk ka luftuar në mënyrë kaq të paepur si Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai është futur në zgjedhje pas një viti arresti shtëpiak të padrejtë, pas ndarjes nga partia dhe elektorati. Si askush tjetër, e ka argumentuar çdo ditë gjatë verës me prova të pafundme se zgjedhjet ishin një farsë,” deklaroi Gjekmarkaj.
    Në lidhje me të ardhmen e Berishës në Partinë Demokratike, Gjekmarkaj tha se roli i tij në parti nuk përcaktohet nga dëshira e individëve, por nga mbështetja që ai vazhdon të ketë në bazën demokrate.
    “Berisha është një aset i pashmangshëm i historisë dhe i PD-së. Raportin e tij me partinë nuk e përcakton vullneti i askujt, por e ndan mbështetja e demokratëve,” shtoi ai.
    Sipas Gjekmarkajt, PD përballet me sfida shumë më të mëdha se sa debatet mbi drejtimin e saj, duke theksuar nevojën që opozita të përqendrohet në luftën për një jetë më të mirë për qytetarët.
    “Ne kemi sfida shumë më të mëdha sesa të hamendësojmë për të ardhmen. Çdo ditë duhet të luftojmë për t’u dhënë shqiptarëve një jetë më të mirë,” përfundoi deputeti demokrat.

  • A duhet të largohet Berisha nga drejtimi i partisë? Ja si përgjigjet  Gjekmarkaj

    A duhet të largohet Berisha nga drejtimi i partisë? Ja si përgjigjet Gjekmarkaj

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për situatën politike në vend dhe për të ardhmen e PD-së, duke u ndalur në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda forcës politike që ai themeloi.
    Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare, duke theksuar se askush nuk ka luftuar më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pas një periudhe të vështirë që ai kaloi në arrest shtëpiak.
    “Askush nuk ka luftuar në mënyrë kaq të paepur si Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai është futur në zgjedhje pas një viti arresti shtëpiak të padrejtë, pas ndarjes nga partia dhe elektorati. Si askush tjetër, e ka argumentuar çdo ditë gjatë verës me prova të pafundme se zgjedhjet ishin një farsë,” deklaroi Gjekmarkaj.
    Deputeti demokrat u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon problemet e ngritura nga opozita në lidhje me procesin zgjedhor, duke theksuar se “kush kishte sy për të parë e veshë për të dëgjuar e kuptoi që kishte një farsë”.
    Në lidhje me të ardhmen e Berishës në Partinë Demokratike, Gjekmarkaj tha se roli i tij në parti nuk përcaktohet nga dëshira e individëve, por nga mbështetja që ai vazhdon të ketë në bazën demokrate.
    “Berisha është një aset i pashmangshëm i historisë dhe i PD-së. Raportin e tij me partinë nuk e përcakton vullneti i askujt, por e ndan mbështetja e demokratëve,” shtoi ai.
    Sipas Gjekmarkajt, PD përballet me sfida shumë më të mëdha se sa debatet mbi drejtimin e saj, duke theksuar nevojën që opozita të përqendrohet në luftën për një jetë më të mirë për qytetarët.
    “Ne kemi sfida shumë më të mëdha sesa të hamendësojmë për të ardhmen. Çdo ditë duhet të luftojmë për t’u dhënë shqiptarëve një jetë më të mirë,” përfundoi deputeti demokrat.

  • “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    “Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se në të ardhmen do të kemi udhëtime nga Zvicra drejt Shqipërisë.

    Gjatë udhëtimit me tren nga Zyrihu në Bern, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret hekurudhore europiane dhe bashkëpunimin e ardhshëm me hekurudhën zvicerane për zhvillimin e transportit hekurudhor në vendin tonë.
    “Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku.
    Deklarata e plotë e Belinda Ballukut: 
    “Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve Europiane, ku Shqipëria do bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin këtu në Zvicër.
    Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, për sa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor dhe duke nisur me projektin e parë hekurudhor nga Tirana në Durrës”.

    Top Channel

  • VIDEO / Balluku, me tren nga Zyrihu në Bernë: Bashkëpunim me Zvicrën për rrjetin hekurudhor në Shqipëri

    VIDEO / Balluku, me tren nga Zyrihu në Bernë: Bashkëpunim me Zvicrën për rrjetin hekurudhor në Shqipëri

    Zëvendës/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës.
    Përmes një prononcimi për qytetarët, Balluku shprehet se Qeveria shqiptare është duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur sipas saj me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.
    Balluku premtoi se në të ardhmen, përmes korridoreve hekurudhore europiane, qytetarët do të mund të udhëtojnë me tren nga Zvicra në Shqipëri.

    Prononcimi Ballukut:
    Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet dhe me autostradat, por sot jemi në një udhëtim me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe atë të Hekurudhës Shqiptare për të bërë një takim bilateral me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, këtu në Zvicër.
    Po bëjmë një udhëtim nga Zyrihu në Bern duke provuar kështu edhe efikasitetin, efiçencën që hekurudha ka dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës.