Tag: ardhmen

  • Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi

    Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi

    Pesimizmi për të ardhmen e vendit është rritur në qytete krahasuar me një vit më parë, ndërsa Amerika rurale shfaq më shumë optimizëm për të ardhmen e SHBA-së, sipas një sondazhi të ri të Projektit të Komuniteteve Amerikane.

    Me gjithë këmbënguljen e Presidentit Donald Trump se krimi është jashtë kontrollit në qytetet e mëdha, banorët e zonave metropolitane kanë më pak gjasa ta rendisin krimin dhe dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore, krahasuar me disa vite më parë.
    Këto janë disa nga gjetjet e sondazhit të ri ACP/Ipsos, i cili ofron një panoramë të detajuar të shqetësimeve lokale, duke i ndarë qarqet e SHBA-së sipas llojit të komunitetit, bazuar në të dhëna si raca, të ardhurat, mosha dhe përkatësia fetare. Sondazhi vlerësoi disponimin dhe prioritetet në 15 lloje të ndryshme komunitetesh, qytetet e mëdha dhe disa kategori të komuniteteve rurale.
    Emëruesi i përbashkët për të gjitha komunitetet? Rritja e kostove të jetesës.
    “Shqetësimet për inflacionin janë të gjithanshme,” tha Dante Chinni, themelues dhe drejtor i ACP. “Një gjë që vërtet e bashkon vendin është ankthi ekonomik”, shtoi ai.
    Banorët e zonave rurale ndihen më optimistë për trajektoren e vendit, edhe pse shumica nuk po e shohin ringjalljen ekonomike të premtuar nga Trump.
    Çmimi prej 15 dollarësh për një pako karamelesh për Halloëeen muajin e kaluar në një supermarket Kroger i bëri përshtypje Carl Gruberit. 42-vjeçari nga Neëark, Ohio, i cili jeton me aftësi të kufizuara dhe merr ndihmë ushqimore federale, zakonisht nuk ishte i vetëdijshëm për ngritjen e çmimeve.
    Por Gruber, gruaja e të cilit është gjithashtu e papunë për shkak të paaftësisë, mbetet optimist për të ardhmen e vendit, kryesisht sepse beson se çmimet do të stabilizohen, siç ka sugjeruar Trump.
    “Presidenti po përpiqet të bindë kompanitë që kanë zhvendosur bizneset jashtë vendit t’i sjellin përsëri. Ndoshta së shpejti do të shohim uljen e çmimeve”, tha Gruber, një votues i Trump-it, mbështetja e të cilit u lëkund pas mbylljes federale që vonoi pagesën e përfitimeve të ushqimit
    Rreth 6 në 10 banorë të komuniteteve rurale të Amerikës së Mesme, ku përfshihet edhe Neëark, thonë se janë optimistë për të ardhmen, një rritje nga 43% në sondazhin ACP 2024. Edhe komunitete të tjera rurale, si zonat shumë ungjillore apo ato të klasës punëtore, kanë shënuar rritje të optimizmit.
    “Kam ankth sa herë që shkoj në supermarket”, tha një nënë 33-vjeçare e papunësuar.
    Megjithatë ajo mbetet me shpresë.
    “Trump është në krye dhe unë i besoj atij, edhe pse ende nuk po i shohim përfitimet”, tha ajo.
    Në të kundërt, optimizmi mes banorëve të qyteteve të mëdha ka rënë nga 55% vitin e kaluar në 45% këtë vit.
    Robert Engel nga San Antonio, qyteti i dytë më i populluar i Teksasit, është i shqetësuar për të ardhmen e vendit, më pak për brezin e vet dhe më shumë për fëmijët e tij. Punonjësi federal 61-vjeçar, i paprekur nga mbyllja e qeverisë dhe nga përpjekjet e Trump për të reduktuar fuqinë punëtore federale, ndien një stabilitet financiar teksa i afrohet pensionit.
    Ai liston si prioritete një treg pune të shëndetshëm, akses të qëndrueshëm në kujdes shëndetësor dhe një ekonomi të drejtë për fëmijët e tij të rritur.
    Inflacioni është përkeqësuar kohët e fundit nën presidencën e Trump, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 3% nga viti në vit, krahasuar me 2.3% në prill, kur filluan të zbatoheshin tarifat e reja që shtuan pasiguri ekonomike.
    “Nuk është vetëm ekonomia, por edhe gjendja e demokracisë dhe polarizimit,” tha Engel. “Përpiqem të jem optimist i kujdesshëm, por është shumë e vështirë.”
    Trump ka kërcënuar të dërgojë Gardën Kombëtare në disa qytete të mëdha për të frenuar atë që ai e ka quajtur krim në rritje.
    Por të dhënat tregojnë se krimet e dhunshme kanë rënë, gjë që përputhet me rezultatet e sondazhit: banorët e Qyteteve të Mëdha dhe të zonave metropolitane të Mesme të Amerikës kanë më pak gjasa t’i rendisin krimin ose dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore.
    Banorët e qyteteve të mëdha shqetësohen më shumë për imigracionin dhe kujdesin shëndetësor.Rreth 65% e tyre raportojnë ndryshime të dukshme në imigracion në 12 muajt e fundit, krahasuar me rreth 40% në komunitetet ungjillore ose rurale.

    Top Channel

  • Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Tre pista për të ardhmen e Lewandoski-t, agjenti i tij mohon lajmin e hidhur

    Robert Lewandowski u rikthye me një hat-trick ndaj Celta Vigo, pas dëmtimit që e la jashtë për në muaj. Sulmuesi polak është në dilemë të madhe për të ardhmen.
    “SPORT” raporton se Lewandowski ka në tavolinë tre pista. Së pari vetë sulmuesi dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër te Barcelonë, madje për këtë gjë është i gatshëm të pranojë edhe uljen e rrogës.
    Pista e dytë është transferimi diku tjetër brenda Europës, pasi sulmuesi nuk preferon të shkojë në Arabinë Saudite apo në Amerikë, ku interesi për të është shumë i madh. Në ligat elitare, deri tani është përfolur për një interesim të madh nga Milan.
    Mundësia e tretë është tërheqja përfundimtare nga futbolli, në rast se nuk gjen asnjë pistë që i përshtatet jetës dhe karrierës së tij.
    Menjëherë pas këtij lajmi të publikuar nga “SPORT”, ka reaguar dhe agjenti i polakut, Pini Zahavi, duke e hedhur poshtë mundësinë e tërheqjes në fund të sezonit.
    “Ai është një sulmues i nivelit të lartë, por ende nuk ka asnjë përditësim në lidhje me rinovimin e kontratës së tij ose të ardhmen me Barcelonën”, ka thënë Zahavi në një reagim të shkurtër.

  • “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    “Hat-trick” i Lewandowskit, kontrata në skadim. Flick: Është herët për të folur për të ardhmen e tij

    10 Nëntor 2025

    10:25

    Alfred Lleshi

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, analizoi fitoren 4-2 ndaj Celta Vigos: “Jam i kënaqur me ekipin. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por përmirësuam në të dytën; mbrojtëm më mirë. Edhe në pjesën e parë pati gjëra pozitive dhe luajtëm mirë me topin”. Me këtë fitore, Barça afrohet në -3 pikë nga Real Madridi: “Ne fokusohemi te vetja, por është mirë të ushtrojmë presion ndaj rivalit për titull. Kjo fitore para pushimit është shumë pozitive”.
    Lewandowski ishte vendimtar me hat-trick: “Për të ardhmen e tij është herët të flasim. Të gjithë e dinë situatën e tij. Pashë një Lewandowski më pozitiv, që u rikthye më shpejt nga dëmtimi. Tre golat e sotëm janë të rëndësishëm për besimin e tij dhe për ne”.
    Për kartonin e kuq të De Jong: “Luajti një ndeshje shumë të mirë, kontrolloi lojën, po tregon nivel të jashtëzakonshëm. Nuk është e mirë që nuk do të jetë për ndeshjen e ardhshme, por duhet ta menaxhojmë. Do të shohim për rikthimin e Raphinha, Pedri dhe Joan García”.

  • Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, kryetari i PS- qytetarëve: Votoni, ju takon juve për të ardhmen e qytetit

    Pjesëmarrja e ulët në Vlorë, kryetari i PS- qytetarëve: Votoni, ju takon juve për të ardhmen e qytetit

    Kryetari i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Klevis Kaso u ka bërë apel qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
    Kur kanë mbetur edhe pak çaste nga mbyllja e procesit të votimit, Vlora mbetet qarku me pjesëmarrjen më të ulët. Për këtë, Kaso shprehet se qytetarët kanë në dorë të drejtën e tyre për të ardhmen e Vlorës.Lexo edhe :Related Posts
    “Qytetarë të Vlorës. Kanë ngelur edhe pak çaste nga mbyllja e procxesit zgjedhor. Do ju lutesha ti drejtoheshit kutive të votiumit për të shprehur vullnetin me votë. Vota është e drejtë legjitime dhe kjo u takon juve për të ardhmen e Vlorës”, u shpreh Kaso./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet në Prishtinë, voton Rama: Të fitojë më i miri, këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen

    Zgjedhjet në Prishtinë, voton Rama: Të fitojë më i miri, këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka ushtruar sot të drejtën e votës në Fakultetin Ekonomik. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.
    Pas votimit, Rama tha se dita e sotme është e rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit dhe për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e pjekurisë demokratike që qytetarët kanë treguar gjatë procesit zgjedhor.
    Ai falënderoi gjithashtu mediat për punën profesionale gjatë zgjedhjeve, duke uruar që procesi të përfundojë me qetësi dhe dinjitet.
    “Sot, pak më parë, bashkë me Kristalen dhe fëmijët isha me tregua respekt për ushtarët britanez që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë në kryeqytet e në gjithë Kosovën. Ju urojë të gjithë qytetarëve për pjekurinë dhe maturinë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve. Uroj që më i miri të fitojë. Të fitojë zhvillimi, progresi, një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin tonë, për vendin tonë. Në të njëjtën kohë i falënderoj të gjithë juve, mediat për një punë të shkëlqyeshme që e keni bërë. E në priftë e mbara së bashku të gjithëve…Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, zgjedhjet e sotme nuk e definojnë vetëm të ardhmen e afërt të kryeqytetit, sot këto zgjedhje definojnë edhe të ardhmen e të gjithë vendit. Prandaj, është me rëndësi të madhe që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë”, theksoi Rama.
    Të drejtë vote në Prishtinë kanë mbi 222 mijë qytetarë. Ndërkaq, jashtë Kosovës të drejtë vote për raundin e dytë zgjedhjeve kanë mbi 1700 qytetarë.
    Në Prishtinë gara në këtë balotazh për zgjedhje lokale po zhvillohet mes Përparim Ramës të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Hajrulla Çekut të Lëvizjes Vetëvendosje.
    Sot gara për kryetarë komunash zhvillohet në 18 komuna të Kosovës.
    Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues.

  • “Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti”, kandidati i pavarur për Beratin: Bashkia do të jetë e popullit

    “Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti”, kandidati i pavarur për Beratin: Bashkia do të jetë e popullit

    Kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, votoi sot në Shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
    Ai theksoi se synon të projektojë të ardhmen e qytetit dhe të punojë për të mirën e qytetarëve, duke theksuar se bashkia duhet të jetë në shërbim të popullit të thjeshtë dhe jo e individëve të pasur me taksat e qytetarëve.
    Shkarpa: Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë në diktaturë, edhe pse thuhet që jetojmë në demokraci. Berati është  i yni, ne kemi nevojë për këtë qytet, Berati s’ka nevojë për ne. Berati sot duhet të zgjedhë njeriun më të mirë. Unë kam projekte të mëdha për këtë qytet, se kam dëshirë ta ndryshoj. Po e mora unë bashkinë, bashkia do të jetë e popullit të thjeshtë.

  • Zgjedhjet e pjesshme në Mat, voton kandidati socialist: Ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë

    Zgjedhjet e pjesshme në Mat, voton kandidati socialist: Ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë

    andidat zyrtar i Partisë Socialiste Altin Bojni ka votuar në QV pranë Lagjes së re, për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Matit.
    Në një deklaratë për media pas votimit, Bojni vlerëson se kjo ditë votimi, është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Bashkisë së Matit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës së lirë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Bashkisë Mat.
    “Sapo votova, sot është një ditë shumë e rëndësishme për të ardhmen e bashkisë sonë. E diela është dita e votuesve, dita e vendimit, dita e fjalës së qytetarëve. Ju ftoj të dilni të gjithë në votime me qetësi e dinjitet”, deklaroi Bojni pas votimit.
    Numri i qytetarëve me të drejtë vote është mbi 29 mijë në Mat. Altin Bojni garon përballë Suzana Pashës, kandidate e pavarur, ish-drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste në Mat, dhe Eduart Brahilikës kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita.
    Eduart Brahilika pritet të votojë rreth orës 10:00, ndërsa Suzana Pasha pritet të votojë rreth orës 11:00.
    Vakanca në Mat u krijua pasi kryetari i zgjedhur në 2023, Agron Malaj dha dorëheqjen pasi u zgjodh deputet më 11 maj duke lënë postin e bashkisë të lirë.

  • “Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

    “Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

    Robert Lewandowski është një nga emrat më të lakuar këtë periudhë, kjo për shkak të kontratës së tij që i përfundon në fund të këtij sezoni, por edhe për faktin se Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për “bomberin” polak.
    I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Lewandowski u shfaq i qetë:

    “Ndihem mirë pas dëmtimit që kalova. Gjëja më e rëndësishme tani është se si të ndihmoj skuadrën. Sa i përket të ardhmes time, jam i qetë. Në moshën time gjëja më e rëndësishme është shëndeti, të jem mirë fizikisht, nuk e kam me nxitim. Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen, mund të ndodhin shumë gjëra në jetë”, u shpreh Lewandowski.
    ()

  • Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    5 Nëntor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bruges, polaku Robert Lewandowski foli për gjendjen e tij dhe të ardhmen te Barcelona: “Ndihem mirë pas dëmtimit. Tani gjëja më e rëndësishme është si mund ta ndihmoj skuadrën”.
    Sa i përket rinovimit të kontratës, ai u shpreh me qetësi: “Jam i qetë, në moshën time mendoj për atë që është më e mira. Nuk kam asnjë nxitim. Aktualisht nuk dua të mendoj për të ardhmen, sepse mund të ndodhin shumë gjëra në jetë. Për mua, më e rëndësishmja është të jem mirë fizikisht dhe mendërisht”.

  • Cristiano Ronaldo bën llogaritë me të ardhmen: Tërheqja? Do të jetë e vështirë, me siguri do të qaj

    Cristiano Ronaldo bën llogaritë me të ardhmen: Tërheqja? Do të jetë e vështirë, me siguri do të qaj

    Edhe kampionët qajnë, ose më mirë do të qajnë kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.
    Ylli portugez i futbollit foli për të ardhmen e tij në intervistën e paralajmëruar me gazetarin anglez Piers Morgan në kanalin e tij në Youtube duke shpjeguar se sa e vështirë do të jetë dita për tërheqjen e tij nga futbolli, sic ka qenë edhe për shumë kolegë të tij.
    ‘Tërheqja? Do të jetë e rëndë, sigurisht. A do të jetë e vështirë? Po.
    Me shumë mundësi do të qaj, po…por unë jam një person i hapur-tha Cristiano Ronaldo-do të jetë shumë, shumë e vështirë, po.
    Por po e përgatis të ardhmen time që kur isha 25, 26, 27 vjeç.Kështu që mendoj se do të jem në gjendje që të përballoj këtë presion’.
    Edhe pse nuk e ka vendosur se kur do të bëjë këtë ‘hapin e madh’, sulmuesi i Al Nassr e ka programuar se cfarë do të bëjë më pas, sic ka bërë shpesh në karrierën e tij.
    ‘Asgjë nuk mund të krahasohet me adrenalinën që ndjejmë në futboll kur shënojmë një gol.
    Sic thashë, gjithcka e ka një fillim dhe një fund, kështu që besoj se do të jem gati-vijoi Ronaldo-do të kem më shumë kohë për veten, familjen time, për të rritur fëmijët e mi’.
    Cristano Ronaldo hodhi një vështrim edhe tek e kaluara duke mos e fshehur trishtimin e tij për situatën e Manchester United që prej vitesh është në vështirësi.
    ‘Jam i trishtuar për klubin, një ndër më të rëndësishmit në botë që e kam akoma në zemër-tha Cristiano Ronaldo-është e nevojshme të punosh me persona inteligjentë për të krijuar një bazë për të ardhmen sic ka përë Manchester United vite më parë me lojtarë si Nicky Butt, Gary Neville, Roy Keane, David Beckham, që u bënë futbollistë të mëdhenj, por që ishin shumë të rinj’