Tag: ardhme

  • Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën

    Propozimi amerikan për paqe/ Sekretari i Shtetit, Rubio: Për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën

    Bisedimet e paqes mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas të cilat po mbahen në Florida, janë shoqëruar me një fjalim të sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se dialogu do të shërbejë për të garantuar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për Ukrainën.

    Sipas ‘Sky News’, Rubio tha se pret që raundi i ri i negociatave të sjellë “më shumë përparim” drejt një marrëveshjeje që mund t’i japë fund luftës gati katërvjeçare.
    “Ky proces nuk ka të bëjë vetëm me përfundimin e një lufte. Ka të bëjë me përfundimin e saj në një mënyrë që krijon mekanizma dhe një rrugë të qartë përpara, e cila i lejon ukrainasit të jenë të pavarur, sovranë dhe prosperues, duke shmangur kthimin e konfliktit në të ardhmen,” deklaroi Rubio.
    Ai shtoi se qëllimi është jo vetëm rindërtimi i vendit, por edhe hapja e një epoke të re zhvillimi ekonomik.
    Përballë Rubios, shefi i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, theksoi se delegacioni ukrainas po punon për “sigurimin e një paqeje të vërtetë” për vendin e tij. Ai shprehu mirënjohje për “iniciativën e paqes” të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e administratës së tij.
    “Po diskutojmë për të ardhmen e Ukrainës: sigurinë, parandalimin e agresionit, prosperitetin dhe mënyrën e rindërtimit të vendit,” tha Umerov.
    “Jemi mirënjohës për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara. SHBA-të po na dëgjojnë, po na mbështesin dhe po ecin pranë nesh”, shtoi ai.
    Në takimet që po zhvillohen në një klub privat pranë Miamit, të pranishëm janë edhe i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, si dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

    Top Channel

  • Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Pse ju tërheqin njerëzit edhe pse e dini që nuk mund të keni të ardhme me ta

    Shumë njerëz janë në marrëdhënie ku dashuria nuk është e qetë, por plot dyshime. Dhe çuditërisht, ata ndihen më të gjallë aty sesa aty ku çdo gjë është stabile.
    Njerëzit e paarritshëm emocionalisht krijojnë distancë dhe kjo distancë bëhet obsesion. Truri fillon t’i interpretojë momentet e vogla vëmendjeje si shpresë të madhe.
    Përshembull një vajzë që merr mesazhe vetëm natën vonë. Ai nuk flet për ndjenjat, por herë pas here thotë “më pëlqen të flas me ty”. Kaq mjafton që ajo të presë orë dhe ditë mesazhin tjetër.

  • Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

    Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji” (P-TEC), që u zhvillua në Athinë nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.
    Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, reduktimi i varësisë nga gazi rus në Europë, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit.
    Në reagimin e saj, në një postim në rrjetin e saj zyrtar Facebook, ministrja Balluku theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta në rajon.
    “Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.
    Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.
    Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme”, shkruan Balluku.

  • Papa Leoni XIV thirrje për Gazën: S’ka të ardhme mbi dhunë, shpërngulje e hakmarrje!

    Papa Leoni XIV thirrje për Gazën: S’ka të ardhme mbi dhunë, shpërngulje e hakmarrje!

    Papa Leoni XIV duke u rreshtuar krah atyre që ndihmojnë popullin e Gazës përsëriti edhe një herë thirrjen:
    Nuk ka të ardhme mbi dhunë, mbi shpërngulje të detyruar, apo mbi hakmarrje!
    “Popujt kanë nevojë për paqe”, theksoi ai, duke shtuar: Ata që i duan me të vërtetë, punojnë për paqe!
    Papa përshëndeti për herë të parë përfaqësuesit e disa shoqatave katolike që shfaqin solidaritet me banorët e Gazës.
    “E vlerësoj nismën tuaj dhe shumë të tjera që shprehin afërsi ndaj vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë në atë tokë të munduar”, tha Ati i Shenjtë.
    Gaza nën flakë: 60 të vrarë në një ditëTë paktën 60 palestinezë u vranë të shtunën, 20 shtator, gjatë ofensivës së re të ushtrisë izraelite mbi qytetin e Gazës. Forcat izraelite kanë shkatërruar pallate shumëkatëshe dhe po synojnë të eliminojnë tunelet dhe ndërtesat e minuar. Reuters raporton se Izraeli kontrollon tashmë periferitë lindore të qytetit dhe synon të përparojë drejt qendrës dhe perëndimit.
    Qeveria izraelite pretendon se gati 500 mijë persona kanë ikur nga Gaza që prej fillimit të muajit, por Hamasi e hedh poshtë këtë shifër, duke thënë se kanë ikur vetëm 300 mijë, ndërsa mbi 900 mijë banorë ende qëndrojnë, përfshirë më pak se 50 pengje izraelite që mbahen nga Hamasi ose grupe të tjera palestineze.
    Që prej nisjes së pushtimit dy vjet më parë, pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit ku mbetën të vrarë 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerë, më shumë se 65 mijë palestinezë kanë humbur jetën.

  • “Berisha po justifikon humbjen”/ Nura: Kërkon skema për të manipuluar

    “Berisha po justifikon humbjen”/ Nura: Kërkon skema për të manipuluar

    Analisti Artur Nura thotë se Sali Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë, Nura u shpreh se Berisha nuk ka të ardhme politike.
    “Berisha nuk ka moshën e Ramës. Politikisht, nuk ka hapësirën biologjike për të qenë eficent. Berisha do dalë çdo ditë për manipulimin e zgjedhjeve. Berisha hyri në garë për fitore, sot jemi në lajm motivin e farsës elektorale. Fakti është që në shkresën origjinale, është orientim diplomatik i palëve. Me adminsitratën Trump kemi një lloj autoritarizmi të SHBA. SHBA po shkojnë drejt një zhvillimi të pamenduar më parë. Në Ballkan ka interes të caktuar. Unë nuk e shoh të mbyllur këtë histori. Besoj se nuk ka të ardhme për zotin Berisha. Për të ardhme politike, unë nuk e besoj”, theksoi ai.

  • Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme

    Samiti i Shkupit, Rama: Bashkimi evropian më afër se kurrë/ Plan i përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme

    Në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama shprehu optimizëm për rrugën e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    Ai theksoi se aspirata shekullore për t’u bërë pjesë e BE-së është më afër se kurrë dhe se atmosfera pozitive është shenjë e progresit të ndërtuar së bashku.
    Rama u shpreh i bindur se të gjitha detyrimet do të përmbushen dhe plani i përbashkët i integrimit do të realizohet plotësisht, duke rritur shpresën për një të ardhme europiane të suksesshme për rajonin.

  • “Yildiz ka të ardhme të madhe përpara, Kolo Muani e meriton të luajë para Vlahovic”

    “Yildiz ka të ardhme të madhe përpara, Kolo Muani e meriton të luajë para Vlahovic”

    Gjatë një interviste dhënë për numrin e sotëm të “Tuttosport”, David Trezeguet ka folur për disa nga lojtarët e Juventusit, duke filluar nga Yildiz: “Është një djalë vërtet interesant, përpara ka të ardhme të madhe. Duhet vazhduar të punohet me të në mënyrën më të mirë, t’i bëhet e qartë, përtej cilësisë së tij të padiskutueshme, se ku ndodhet dhe cili është roli i tij te Juventusi.
    Besoj se po tregon se është një talent premtues, por është në fillimet e karrierës. Duhet lënë i qetë dhe i lirë të argëtohet, të bëjë lojën e tij. Këto janë parakushte themelore për të bërë diferencën te klubi bardhezi”.
    Nga Thuram te Kalulu, duke kaluar te Comolli e Kolo… Juventusi po ruan atë ADN franceze që ju, i pari, kontribuat ta përhapnit në arteriet bardhezi. A është ish-lojtari i PSG-së njeriu i duhur për sulmin?Është e qartë që Kolo Muani e ka rifituar besimin e humbur pas sezonit te PSG. Që nga mbërritja në Torino ka pasur mundësi të tregojë cilësinë e tij. Është një lojtar i rëndësishëm, i denjë për kombëtaren franceze. Po tregon vlerat e tij, më duket se është i lumtur te Juve. Sistemi i lojës i Tudor e nxjerr në pah, në fushë duket rehat. Është një lojtar i rëndësishëm për klubin, i takon atij ta mbajë nivelin lart, duke vazhduar të përmirësohet stërvitje pas stërvitjeje.
    Po Vlahovic? Përtej golit ndaj Manchester City, duket si një “mish i huaj” në formacionin e Tudor-it…Dusan duhet ende të tregojë se e meriton fanellën e Juves. Si mund të dalë nga ky moment? Duke punuar fort, me shpresën që të rifitojë vendin që, tashmë, i takon Kolo Muani-t.

  • ‘Të blesh një shtëpi në Shqipëri është përtej ëndrrës’/ Guxholli: Të rinjtë nuk ikin nga dëshira, por për mungesë mundësish në vend

    ‘Të blesh një shtëpi në Shqipëri është përtej ëndrrës’/ Guxholli: Të rinjtë nuk ikin nga dëshira, por për mungesë mundësish në vend

    Zana Guxholli, profesore ekonomie, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar për situatën alarmante të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë për politikat që kanë sjellë një rënie drastike të popullsisë dhe një plakje të shpejtë të saj.

    Sipas Guxhollit, kjo nuk është një zgjedhje e të rinjve për të emigruar, por një pasojë direkte e mungesës së mundësive brenda vendit.

    Ajo theksoi se të rinjtë janë të detyruar të kërkojnë një të ardhme jashtë Shqipërisë, pasi nuk gjejnë mundësi për një jetë dinjitoze dhe për të zhvilluar karrierën e tyre.

    Emigrimi, sipas saj, nuk është thjesht një dëshirë, por një nevojë për të shpëtuar nga pasiguria dhe nga mungesa e shpresës për një të ardhme më të mirë në vend.

    Deklarata e saj:

    “Kjo rënie drastike e moshës së popullsisë, domethënë shkuarja drejt plakjes, shpjegohet me emigrim dhe me uljen e lindjeve që po shkon drejt rritjes negative.

    Kjo nuk është e thjeshtë, kjo do të thotë se njerëzit kanë humbur shpresën, vrapojnë drejt vendeve të tjera ku mund të gjejnë një jetë më të mirë, e popullsia e re që janë në këtë lloj rritjeje, duke mos gjetur një të ardhme, kërkojnë emigrimin.

    Pasojat e kësaj plakjeje dhe tkurrjeje të popullsisë janë të gjithanshme, janë pasojat ose shkaqet e kësaj janë më të thella te ekonomia, pasi qytetarët nuk kanë një rrogë që të jetojnë me dinjitet e ndershmëri.

    Rrogat, krahasuar me rajonin, janë të ulëta, sistemi i pensioneve aq garanton dhe të rinjtë detyrohen të gjejnë zgjidhje jo vetëm për veten e tyre, që nuk kanë të ardhme, por edhe për familjen dhe prindërit që i ndihmojnë me remitanca nga jashtë.

    Kjo ka sjellë që tregu i punës të jetë i dobët e i pastrukturuar mirë, të çoroditet, sepse të rinjtë që përqafojnë dhe zhvillojnë profesionet e reja, që janë aktivë dhe kontribuojnë jo vetëm në rritjen ekonomike, por edhe në skemën e pensioneve, ata vetë largohen pasi nuk gjejnë edukimin e duhur me ato aftësi që i bëjnë të vlefshëm në tregun e punës.

    Të blesh një shtëpi sot në vend është përtej një ëndrre, sepse e para mund të mos kenë një punë dhe e dyta, edhe kur kanë një punë, rrogat nuk janë të mjaftueshme.

    Kreditë nga bankat jepen me garanci dhe kolateral që nuk i përballojnë dot”.

  • Shkencëtarët argjentinas protestojnë kundër shkurtimeve buxhetore: Nuk ka të ardhme pa shkencë

    Shkencëtarët argjentinas protestojnë kundër shkurtimeve buxhetore: Nuk ka të ardhme pa shkencë

    Të veshur si personazhe të serialit të njohur të Netflix-it “The Eternaut”, qindra shkencëtarë marshuan të mërkurën nëpër rrugët e Buenos Aires për të protestuar ndaj shkurtimeve drastike në buxhetin e shkencës në Argjentinë. Demonstrata, e cila u drejtua nga studiues të CONICET – institucioni më i lartë kërkimor shkencor në vend – ishte një thirrje alarmi për kolapsin e afërt të sektorit të shkencës dhe teknologjisë.

    Mesazhet e protestuesve ishin të qarta: “Nuk ka të ardhme pa shkencë” lexohej në pankartat që ata mbanin, ndërsa shpërndanin mesazhin e tyre edhe nën tokë, duke udhëtuar me metronë e qytetit. Veshjet simbolike nga “The Eternaut”, një histori post-apokaliptike argjentinase, përforcuan frikën e shkencëtarëve për të ardhmen e errët që mund të vijë në mungesë të mbështetjes shtetërore për shkencën.

    Sipas të dhënave të grupit EPC, buxheti shtetëror për shkencën ka rënë nga 0.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2023, në një parashikim alarmant prej vetëm 0.15% për vitin 2025. Kjo rënie ka shkaktuar jo vetëm shkurtime të mëdha të vendeve të punës në sektorin shkencor, por ka nxitur edhe frikën për një valë të re të emigrimit të trurit nga vendi.

    Protesta erdhi si reagim ndaj politikave të reja të qeverisë, që sipas komunitetit shkencor po rrezikojnë të shkatërrojnë dekada përparimi në kërkimin shkencor dhe inovacion. Ndërkohë, kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë rikthimin e financimit të mëparshëm dhe një strategji afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të shkencës në Argjentinë.

  • “PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme me të në krye”, Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e Berishës

    “PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme me të në krye”, Rudina Hajdari kërkon dorëheqjen e Berishës

    Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.

    “Kemi një PD të tkurrur. Nuk shoh një të ardhme. Sa kohë që Berisha të jetë në krye, PD do të ketë vetëm një të shkuar dhe jo një të ardhme. Me dorëheqjen e Berishës do të ketë zhvillime të tjera. Flasim për një parti që është kthyer në një parti që është rreth individit dhe jo rreth ideve. Berisha rreth vetes ka njerëz që i binden dhe e dëgjojnë”, tha Hajdari në një intervistë televizive.

    Teksa e cilësoi Berishën si të shkuarën që mban rreth vetes njerëz të bindur, ish-deputetja Hajdari tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një hap pas.

    “11 maji tregoi që demokracia në vend nuk funksionon. Është për të ardhur keq. Edhe sot kemi mbetje të komunizmit dhe nuk po i përmbysim dot. Edhe sot liderët politikë kanë ngjashmëri me ata që luftuam fort që t’i hiqnim. Rama përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të qëndruar në pushtet. Sistemi duhet ndryshuar dhe PD duhet të kishte bërë një përpjekje më të madhe për ta ndryshuar atë. Sistemi elektoral është gjeneza e të gjitha gjërave. Është e paprecedentë sesi Rama forcohet nga mandati në mandat. Këto zgjedhje ishin regres, bandat bashkëpunuan me pushtetin. PD duhet të kishte një program të konsoliduar kundër krimit të organizuar dhe duhet të shfaqte problemet që do të hasnin gjatë zgjedhjeve”, tha Hajdari.

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!